Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Covic: Do te kete lufte nese Kosova behet e pavarur!!!

    Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviē tha se Beogradi vazhdon t'i pėrmbahet idesė se nuk ka vend pėr Kosovė tė pavarur dhe as pėr ndarjen e saj, por nėqoftėse ajo shkon drejt pavarėsisė, nė njė kohė qė UNMIK nuk po u thotė shqiptarėve se nuk ka Kosovė tė pavarur, atėherė konfliktet janė tė pashmangshme". "Beogradi nuk mund tė lejojė qė UNMIK-u tė punojė nė Kosovė si tė dojė, duke vėshtruar paralajmėrimin e fillimit tė kalimit tė kompetencave mė tė mėdha nė qeverinė e Kosovės dhe duke pasur parasysh mungesėn evidente tė qėllimeve serioze tė bashkėsisė kombėtare shqiptare pėr tė krijuar njė jetė shumetnike dhe pėr tė jetuar me serbėt", tha Ēoviē. Ai ka theksuar se Beogradi nuk mund tė anashkalohet nė vlerėsimet se a janė arritur apo jo nė Kosovė, standardet ndėrkombėtare. "Ai qė shpall pavarėsinė e Kosovės, ai mbart pėrgjegjėsi pėr konflikte, sepse ne atėherė duhet tė reagojmė, ta mbrojmė territorin tonė dhe popullin tonė. Duhet ta ketė tė qartė edhe bashkėsia ndėrkombėtare se ne do ta mbrojmė atė. Ne nuk jemi pėr kėtė, por mos na i merrni tė gjitha", ka thėnė Ēoviē . ro/ko (Rtv21/BalkanWeb)


    Serbet shpresojne se amerikanet humbin ne Irak dhe ta sulmojne Kosoven. Nje bindje e tille ekziston si te shqiptaret, si te serbet. Dje mora vesh ne telefon se ushtria serbe eshte stacionuar pergjat kufirit te Kosoves. Si pergjigje nga kjo 14 shtete te qe kane ushtar ne Kosove kane bere nje stervitje : " "Qėllimi kryesor i ushtrimeve ėshtė qė tė dėshmohet veprimi i pėrbashkėt i tė gjitha ushtarėve tė KFOR-it. Dhe, mos tė gabohet askush: KFOR-i dhe UNMIK- janė njė ekip, qė punojnė pėr tė jetėsuar Rezolutėn 1244"

    Te mos gabohet askush eshte replike qe i behet qendrimeve serbe....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 30-03-2003 mė 07:58

  2. #2
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Do zoti dhe e bejne se ne te miren tone eshte nese serbia e merr ate hap. Do rrime e do knaqemi prape duke pare se si bien bombat mbi beograd e se si vdesin ata qe na kane inat.
    Henri Anderson was here.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ata shpresojne se morali dobesohet dhe se reaksionet e brendshem ne Amerike do te ndikojne qe ata te mos perzihen dikund tejter. Evropianet qe jane aty lidhen menjehere per shtylla elektrike, si qente...

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ta mbrojmė territorin tonė dhe popullin tonė

    Per cilini popull e ka fjalen?
    Sipas tij shqiptaret e Kosoves qenkan populli i tyre?
    E ka fjalen gje po per ate popull qe e debuan nga shtepite e veta (1 milion njerez) dhe qe i vrane bijte e bijat apo e kam gabim?



    Perderisa arrin t'i thote keto fjale e ta beje kete deklarate, nuk i paskan punet hic mire me duket mua.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    "Poupllin tone dhe teritorin " ata sigurisht kuptojne serbet.

    Sllavet e konsiderojne te veten edhe aty ku ka vetem disa fshatra, ne nuk ekonsiderojme tonen edhe
    aty ku jemi 90 %.


    - Mali i Zi, nuk ka banore sllav me shume se sa ka Prishtina banore, por kane shtet.
    - Serbet e Bosnjes nuk paten kurre shtet, por krijuan republike sllave. Kosova historikisht ka qene "shtet", tani na garantohet autonomi e zgjeruar. Mirepo as kete nuk do ta fitojme shpejt, sepse duhet te vritemi mire ne mes vete! Per karrige e per karier, me biznes dhe me kriminalitet!!!

    - Maqedonet ekzistojne tash e 50 vite dhe krijuan shtetin, madje krijuan edhe nje gjuhe dhe e flasin mire. Ne jemi ngritur si lugeter ta prishim edhe ate gjuhe qe e beme me vonese. Jasht kufijeve te Shqiperise i behet rezistence shqipes letrare dhe as kuadri arsimor nuk e flet as si duhet, as kur duhet. Maqedonia eshte pergjysme shqiptare, por te drejtat realizohet aty ku ka me shume se 20 %. TE sllavet nuk ka perqindje, por te drjeta te plota!!!

    Per ta bere veten shtet, duhet pikesepari ta duame veten. Ne nuk dojme as veten, as fshatin tone qe kemi perballe!

    Shqiptaret flasin gjuhe te huaja, nuk i flasin dialektet e atyre gjuheve, por me shqipen sillen paturpesisht!!!

    NE kemi mbetur pa orinetim: " Leni kishat e xhamiat...." ka permbushur misionin e vet, ketij kombi i duhet orientim dhe slogane te reja!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 30-03-2003 mė 12:39

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Ky eshet orientim i drejte, ai ne fund

    Prishtinė, 24 mars 2003 - Nė katėrvjetorin e sulmeve ajrore tė tė NATO-s pėr mbrojtjen e popullit tė Kosovės, Predidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova i ka drejtuar njė mesazh qytetarėve tė Kosovės kėtė mesazh.

    Me rastin e 24 marsit, Ditės sė fillimit tė fushatės ajrore tė SHBA-ve dhe NATO-s pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės, ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.

    Sivjet e festojmė 4-vjetorin e fillimit tė fushatės ajrore pėr lirinė e vendit tonė. Dita e 24 marsit tė vitit 1999 do tė mbetet si njėra ndėr datat mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės.

    Nė kėtė 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.

    Njėherėsh nė kėtė pėrvjetor tė katėrt do theksuar objektivat e institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės, siē janė: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja tė punės pėr tė rinjtė, dhe integrimi i grupeve etnike nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.

    Poashtu, objektiv madhor pėr tė gjithė ne ėshtė njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės, qė duhet ta arrijmė sė bashku me miqtė tanė.

    Nė kėtė ditė feste, urime tė pėrzemėrta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-sė dhe organizatave joqeveritare qė po veprojnė nė Kosovė. Urime tė thella nga zemra u bėjmė komandantėve dhe ushtarėve tė NATO-s/KFOR-it, qė po bėjnė sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės.

    Njėherėsh, urimet tona ua drejtojmė pėrfaqėsive diplomatike nė Prishtinė.


    Nė kėtė ditė feste tė Kosovės, pėrshėndesim Presidentin Bush qė bashkė me Kryeministrin Bler po udhėheq forcat e koalicionit nė Irak pėr lirinė dhe demokracinė e kėtij vendi dhe pėr forcimin e paqes botėrore.

    Pėrshėndetjet tona ia drejtojmė Presidentit Shirak, Kancelarit Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, qė po pėrkrahin Kosovėn nė zhvillimin e saj.

    Si gjithmonė, pėrshėndetje tė veēantė i drejtojmė Atit tė BShenjtė Papa Gjona Pali II, qė gjithnjė kujdeset dhe lutet pėr Kosovėn Dardaninė antike.

    Zoti i bekoftė SHBA-tė dhe aleatėt e tyre!

    Zoti e bekoftė NATO-n!

    Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė dashur!

    Gėzuar 24 marsi!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Do te kishte mundur me nje fjali ta falenderoje edhe UCK-n.

    Jo per shkak te respektit qe ka, por per shkat te objetivitetit dhe sinqeritetit....

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ēka e dallon Ēoviqin nga Millosheviqi, asgjė hiē fare, edhe ai bėri luftė pėr tė njėjtėn arsye por e dijmė qė tė gjithė se ku pėrfundoi a do edhe Ēoviqi tė pėrfundoi nė tė njėjtėn mėnyrė, nėse po rrugėn e ka tė hapur dhe poashtu linja Beograd-Hagė punon dhe do tė punoj gjithė kohėn.
    Ju kisha bėrė thirrje qė pėr tė mirėn e tyre ta largojnė nga fjalori i tyre pėrgjithmonė fjalėn Kosovė dhe ta thonė tani pjesa dardane e Shqipėrisė.
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt, Ilirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Reagim i deshperuar i serbeve tani qe kartat jane hapur ne tavoline. Presidenti Bush nuk ka se si te mbeshtesi kerkesat e nje qeverie qe ndihmoi ne armatimin e ushtrise irakiane dhe ende vazhdon te mbaje maredhenie diplomatike me rregjimin e Sadam Hysein.

    Kur perpjekjet nen rrogoze diplomatike kane deshperuar, serbeve nuk u ngelet gje tjeter vecse kercenimet per gjoja "lufte ne Ballkan".

    Kunder kujt do te luftojne, kunder ushtareve amerikane apo italiane ne Kosove?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    alvi
    i/e ftuar
    O nuk ka agjo ne dore, as Covici, as RRugova, e as Moisiu, Nano apo Saliu.
    Ato pune do vendosen tjeterkund, sic jane vendosur gjithmone.
    Thuj shyqyr qe jena me Ameriken kesaj rradhe, madje me habit fakti qe qeveria e Kosoves nuk po ofron vullnetare per koalicionin e vullnetit.
    Do te ishte vertet levizje e mencur per mendimin tim, nja 4-500 trupa ne ndihme te AMerikes.

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ka mė shumė se 400-500 ushtarė shqiptaro-amerikan qė janė nė forcat e koalicionit, si dhe edhe qeveria shqiptare do tė dėrgoj 70 veta plus lejimin pėr shfrytėzim tė hapėsirave ajrore, detare e tokėsore shqiptare. Pa llogaritur kėtu se nė vetmin vend qė ėshtė protestuar vetėm pro-luftės ka qenė Prishtina.
    Amerikanėt dhe europėrėndimorėt e dijnė fare mirė dhe poashtu e kanė shprehur qartė me mijėra herė deri tani se kombi mė pro-amerikan e pro-europian janė shqiptarėt, dhe poashtu kėta do tė kenė njė rol jo tė vogėl nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Dardanisė, duke u bazuar nė vullnetin e popullit tė Dardanisė qė ėshtė bashkimin me Shqipėrinė, dhe tani bashkimi me Shqipėrinė ėshtė vetėm ēėshtje ditėsh.

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt, Ilirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    E megjithate fjalet e -Covict- nuk duhen anashkaluar.Ato jane pararoja e programit politik te Serbve,qe do te mundohen ti vene ne perdorim me te gjitha format e menirat.
    Kosova para se te presi nga bota ndihme,duhet qe ta mari serjozisht kete "deklarate"dhe te pregatitet qe ti bej ball ketij kercenimit,qe neser mos te kapet ne befasi.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nese amerikane demoralizohen dhe nese ata nga trysnia e brendshme detyrohet t“i hjekin ushtaret, atehere Serbia mund edhe te sulmoje sepse evropianet qe i kemi aty ikin me gomone per Itali, sapo ta marrin vesh. Ata nuk rrezikojne jeten per ne: as gjermanet, as italianet, aq me pak francezet!!!!


    Ata kur thojne dicka te tille, thojne duke u bazuar ne gaditshmerine per sakrifice te atyre ushtareve qe jane aty!

    Me Ameriken kemi shpresa, pa Ameriken asgje pozitive per ne nuk behet......

  14. #14
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nese amerikanet terhiqen serbet nuk kane nevoje te sulmojne...mund ta rrijne qellimin ne tavoline...prandaj ne nje rast te tille duhet te pergatitemi per te luftuar vete.

  15. #15
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    Nga Ēoviqi asgjė e re-Shkruan: Jakup Krasniqi





    Kush me vėmendje ka pėrcjellur zhvillimet politike nė mė tepėr se dy dekadat e fundit, nė hapėsirat e ish FJ, e sidomos nė Serbi, nuk e ka tė vėshtirė tė shoh se kush ishte e kush vazhdon tė jetė burim i pashtershėm konfliktesh tė armatosura.

    Nė tri konfliktet e mėdha qė kanė ndodhur nė Kroaci, nė Bosne e Hercegovinė dhe nė Kosovė, rol tė parė kanė pasur strukturat e PSS-sė nė krye me Millosheviqin. Millosheviqi ėshtė nė Hagė, por politika e tij ėshtė ende e fortė nė Beograd. Kjo u pa edhe me rastin e puqit “civil” qė u organizua mbi Kryeministrin serb, Zoran Gjingjiqin para pak dite. Implikimi i njerėzve tė Millosheviqit nė atė atentat, ėshtė mė se i sigurt. Kėtė e konfirmoi fuqishėm edhe njė herė zėvendėskryeministri serb, Nebojsha Ēoviq, nė agjensinė serbe tė lajmeve, Beta.

    Deklarata e Ēoviqit nuk ėshtė diēka e re e as e panjohur pėr shqiptarėt. Ēoviqi ėshtė lindur, ėshtė edukuar, ėshtė brumosur me politikėn dhe filozofinė mitomaniste serbe, me politikėn e filozofinė mė megalomane, mė shoveniste e kriminale tė hapsirės ballkanike dhe evropiane. Ai kėtė e ka dėshmuar para pak kohe nė Kosovėn Lindore, tani po e pėrsėrit pėr Kosovėn. Ēoviqi ėshtė prej atij tharmi hasretgji, qė Kosovėn nuk mund ta mendoi si njė vend ku ndėrtohet, zhvillohet e lulėzon jeta. Ai ėshtė prej atyre strukturave tė serbėve, qė Kosovėn e patėn kthyer nė Tokė tė djegur, nė qytete e fshatėra tė rrėnuara, nė vrasje masive e varre kolektive, nė vend ku vdekja sfidonte jetėn.

    Shumė ēka qė ka ndodhur nė Kosovėn e pas luftės, ėshtė pasojė e politikės serbe tė luftės e tė pas luftės, ėshtė pasojė e konfrontimeve ndėretnike qė kishin nxitur e ushtruar Ēoviqi me kompani. Ēoviqi nuk din as tė mendoj e as tė deklaroj ndryshe, pėrveē pėr luftėn e vdekjen. Ai ėshtė kriminel. Krimineli nuk mund tė pajtohet mė humbjen. Ai vazhdon tė ecė gjurmėve tė vazhdės sė tij – Millosheviqit.

    Pėr Ēoviqin dhe gjithė strukturat politike dhe institucionale tė PSS-sė, nuk do tė kėtė pajtim tė vullnetshėm me shtetin e pavarur dhe demokratik tė Kosovės. A nuk e pamė edhe gjatė kėtyre katėr viteve nė Kosovė? Gjatė kėtyre katėr viteve strukturat e Shėrbimeve sekrete serbe, jo vetėm qė nuk u ndoqėn, por u bėn tė paprekshme edhe mė shumė u bėn pėrndjekse dhe akuzuese tė ēlirimtarėve tė Kosovės. Ato struktura kudo hodhėn farėn e keqe nė Kosovė, nė mes qytetarėve tė saj edhe nė mesin e shqiptarėve. Nė ndonjė rast folėn e shkruan me shkronja shqipe, veēse mendėsia ishte serbe. Kjo u pa nė shumė sfera tė jetės nė Kosovė.

    Dominuese ishin nė hetuesi, prokurori dhe gjyqėsi. Kėto janė ato sfera tė jetės institucionale tė UNMIK-ut nė Kosovė, ku mund tė themi se kanė falimentuar nė Kosovė. Ky falimentim nuk vjen nga paaftėsia e gjyqėtarėve vendorė a ndėrkombėtarė, por nga pistat e gabuara tė hulumtimit, qė dikush i ka projektuar me qėllim qė tė dėshtoi edhe drejtėsia e UNMIK-ut nė Kosovė. Nga dėshtimet qė kanė ndodhur nė Kosovė gjatė kėtyre katėr viteve, qė vijnė edhe si pasojė e ndėrhyrjeve tė vazhdueshme tė regjimit serb nė Kosovėn Veriore, Enklavave dhe jashtė tyre, sikur iu kanė dhėnė krah e zemėr Ēoviqit dhe ēoviqėrve atje nė Beograd, pėr tė kėrcėnuar pėrsėri me luftė.

    Ēoviqi mė kot mundohet t’i fajėson tė tjerėt dhe t’i bėjė bisht realitetit pse shqiptarėt nuk duan tė jetojnė me serbėt e Kosovės. Shqiptarėt nė asnjė kohė nuk i kanė marrė armėt pėr tė luftuar kundėr qytetarėve serbė, ata kanė luftuar okupatorin, i cili nė Kosovė nė dekadat e fundit tė shek. XX mbante nga 70.000 deri nė 100.000 forca policore dhe ushtarake. Okupator ka qenė regjimi serb i Beogradit, makineria policore dhe ushtarake dhe i gjithė aparati i dhunshėm i atij regjimi kriminel. Deklarimi i Ēoviqit se; Prishtina nuk mund tė punojė pa Beogradin, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė realitet qė e njohim tė gjithė. Tė gjitha dėshtimet qė kanė ndodhur nė jetėn shoqėrore, politike, ekonomike dhe publike nė raport me qytetarėt serbė tė Kosovės dhe jo vetėm me ta, kanė qenė pasojė e ndėrhyrjeve tė hapta dhe tė fshehta tė Beogradit nė Kosovė. Prandaj, gabojnė tė gjithė ata qė konfliktin nė Kosovė e trajtojnė si konflikt ndėretnik, mes serbėve dhe shqiptarėve.

    Lufta ēlirimtare e popullit shqiptarė tė Kosovės, ka qenė luftė e armatosur kundėr okupimit klasik qė Serbia i kishte bėrė Kosovės, para dhe gjatė Luftės sė Parė Botėrore.

    Ēoviqi duhet tė ketė njė fakt parasysh; Ne e kemi pasur guximin tė luftojmė regjimin serb kur ai ka qenė i vendosur kudo nė Kosovė, me gjithė makinerinė e tij kriminale policore dhe ushtarake. Tani e kemi mė lehtė, ajo makineri ėshtė jashtė Kosovės, nė Kosovė janė forcat paqėruajtėse, janė TMK-ja, SHPK-ja, ėshtė vullneti dhe gatishmėria e partive politike pėr tė mbrojtur frytet e Luftės Ēlirimtare. Pacifistėt tani nuk pėrbėjnė 99% e popullsisė.

    Ēoviqi po tė ishte i menēur do tė mėsonte nga Millosheviqi, nga pėsimet e tija nė tė tri luftėrat e fundit. Nė tri luftėra qė zhvilloi Sebia, tė triat kanė qenė agresive dhe i kanė humbur. Edhe tė katėrtėn do ta humbin.

    Do tė ishte me interes pėr Ēoviqin dhe shtetin e tij, tė hartonin Kushtetutėn e re tė Serbisė, pa pėrfshirė aty territore tė huaja. Kosova ishte dhe ėshtė territor i huaj pėr Serbinė. Kosova dhe Serbia mund tė bashkjetojnė vetėm si shtete tė pavarura nė Bashkimin Evropian. (autori ėshtė studiues i shkencave tė historisė)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jakup Krasniqit!!


    Jakup ne se Serbia sulmon nuk ka nevoje populli i Kosoves ma per Komunikatat e tua dhe Shtabin Tend.

    Me udheheqjen tende o Jakup Rognero-iqi populli Kosoves del ne Stankovac i rrahur, turperuar e masakruar.

    Jakup ata qe shkruajne Shqip me mendesi Serbe jane shoket e tu.. jane ata me te cilet ti shtrohesh ne dreka e darka neper Motell-Bordellot qe jane qindfishuar prej pronareve te rinj -antare te PDK-se.

    Jakup ta pame aftesine per organizim ty dhe gjeneralve tu qe iken e lane popullin nen bajonetat SERBE.
    O Jakup ..Rogner Armani..Populli Kosoves do bej nje USHTRI tjeter qe nuk do ket nevoje per komunikatat e tua MAOISTE, qesharake-mburravece e dekonspiruese..

    Jakup shko kerko falje nenave qe Ti dhe shoket e tu ja u keni vra bijt qe dolen te luftojne Armikun.

    Jakup mos shit po-rdh se populli i eshte mirnjohes NATOS.

    Populli ju a la bijte e tije ne Ushtrine tuaj po ju as Ushtri nuk mbrojtet e as popull e as Token e KOSOVES..e as bijte e nenave..

    E vec asaj keni 4 vjet mbas ikjes se Ushtrise SErbe( E cila iku nga KLARKU sepse ti nuk mujte prej mendjemadhesise e hipokrizise) qe ju vrisni naten ATA qe nuk ju njohin juve, Banden e Demac-Thac-Qoses si "Krijues te Botes"..

    Shko JAKUP ne ROGNER ose Sarande rrezitu te shoket e tu bashibozuk.

    Jakup dorzoni Milionat Qeverise se Kosoves qe ti sherbejne Popullit.
    Pumpat e Benzines jane Pasuri e Kosoves dhe jo e Shtabit tend..

    Hajn Hipokrit..



    ......

    Jakup ty te shijojne Drekat me Sali Veselin mbasi vriten luftaret e UCK-se..


    Turp.


    ...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Brari,

    - Cili politikan ka vlere ne Kosove ?
    - Cili politikan mbrojti popullin ?
    - Cili politikan apo parti i deklaroi parate e popullit ?
    - Meqenese nen udheheqjen e J-.Krasniqit iken populli, me cilin poltikan ben populli rezistence ?
    - Kush ka qene i obliguar te mbroje popullin, ta organizoje dhe te luftoje pushtuesin ??? Sipas kushtetutes mendoj !
    -Meqenese ushtria jone nuk mbrojti popullin, cila parti shqiptare doli ne mbrojetjen e tij ? Dhe nese nuk doli pse nuk doli ?

    Brari t“i bera disa pyetje, jo per provokim, por ne emer te se vertetes, objektivitetit, dhe pse jo, per tu bere me te sinqerte....

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po ALBAn..

    Por me nje diskutim kto gjera nuk sqarohen por dal ngadale do cfaq pikpamjet e mija per ceshtjen Ushtarake..e cila ti je dakort me mua se nuk eshte loje por teper serioze..

    Sipas kushtetutes duhej Bukoshi te organizonte nje ushtri...

    Pra nuk i takonte Dautit me 4 klase te shpallte UCK.

    Sipas votave te popullit Rugova kish ngarkuar Bukoshin etj etj me organizue Forcat per mbrojtje..e sipas kesaj Bukoshi caktoi Ahmet Krasniqin me organizim..

    Dihen ato jo OSLo jo bisedat neper gjermani etj..

    Hashimi shkon ne Tirane (duke lene Popullin me Ushtri Serbe ne Shpine te cilen e ftuan me Komunikatat e famshme) dhe vret kolonel Krasniqin..

    Kjo nuk eshte aspak e drejte..

    Alban.. Kosova do Ushtri te madhe..Te forte dhe pa komisara staliniste te cilet para se me vra Armikun merren me spastrime..te llojit STALINIST.

    Kosova do ushtri qe formohet ..organizohet..e persoset si gjith USHTRITE e BOTES..NE FSHEHTESIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII ..e perseris ne fshehtesi..pse

    Sepse..Lufta eshte Shpejtesi ne goditje eshte befasi..etj etj..


    Ketu eshte MINUSI i MADH i Politikes KOSOVARE..

    Kur une vij ke ty per darke i ftuar un thrras ne RRUGE..

    OO Alban djali..a po pret miq o i zoti Shpis..
    Del ti i lidh qente e thue..
    O bujrum Brari mir se te prune kambet..eja hin mbrend..
    Oj leonore i thue grues..na i qit ato Gota rakie ose ato Kafe..

    Ne se Ti nuk je Albani por Radovani (nji serb-serbia) e une du me ardh me ta kap pushken tande e me ti kap rojet e me ti vra shoket e me te perzan nga Kosova..athere une nuk thrras ke RRUGA o RADOVAn po ku je bre ta kajsha nanen dil se kam me luftue me ty..se i kam ba gati do brigada..

    jooo

    Une duhet shum fsheht me tu afru e me ta hedh ne ere Shtepine e me tu vu ne mitraloz krejt rojet qe ti mos dijsh ku me Shkue..
    Pra Lufta nuk asht dasem..

    Nejse do diskutojme ma vone perseri..

    Tash puna komisarave politik..

    Stalini disa muaj para sulmit Gjerman beri nje spastrim te shtabit te Ushtrise Sovietike duke pushkatuar qindra oficere qe ishin ajken e Ushtarakeve..ruse..duke i akuzuar si agjenta e tj tj pralla te koheve staliniste..

    Gjermania e Hitlerit sulmoi dhe nuk e pordhi paktin e ribentrop-Molotovit e per pak Dite erdhi deri afer MOSKES..

    Ne keto kushte ZHUKOVI u detyrua te perballoje Frontin me kte menyre...

    Degjo me vemendje tani..po ta konkretizoj figurativisht..

    Perballe armates gjermane psh NR 1 te rajonit te Stalingradit vuri 4 armata ruse..
    Mbas ketyre 4 armatave Ruse vuri 6 armata te tjera Ruse qe keto 6 armata te ruajne se mos kapitullojne ose ikin 4 armatat e para ne Front.. Mbas ketyre armatave ruajtese vuri dhe armata te tjera ruajtese te ruajne se mos ruajtesit ikin.. e keshtu me radh sa e beri Stalingradin nje mal me kufoma dhe e mbajti frontin e ERDH DIMRI RUS e HITLERI Deshtoi..

    Mirpo keto jane Resurse te nje populli Rus ose kines e Kosova do strategji shume me te persosur..


    Mirpo Ruset nuk i permendnin keto por Zhukovi ashtu beri dhe meritat i merte STALINI i cili ishta i dehur TAP me votka ato dite te tmershme..
    PRA gomarlleqet e STALINIT i pagoi populli RUS, i cili u be pengese me miljonat Trupa te tije per zinxhiret e tankeve Gjermane..
    Kete tani po ban SADAMI..
    Ai ka vene nje armat perball angloamerikanvee. Mbas kesaj ARMATE qendrojne Armata fanatike qe ruan mos dorzohet Armata sulmuese e keshtu me radhe..

    Te cliroje Kosoven nga SERBIA nuk ish loj per Dautin e Selim Futbolerin .. Prandaj deshtoj UCK.
    UCk nga pikpamja e Moralit thuhet se ngriti MORALIN por ne LUFTE vepron ligji i Forces dhe keto i kuptojne oficeret e jo fshataret ..
    Ne Stankovac u pa rezultatati i strategjise se Jakup-Hashim-Demacit.

    TANI kto pune duhen menduar MIRE dhe te menduarit e kesaj Pune nuk jane mONOPOL i JAKUPIT sepse nuk duam STANKOVAC tjeter ..
    Me kupton besoj..

    NATOn nuk e kemi ne dore neve..pra kte radhe COVIQIT i duhet pergjigjur me MENCURI e me fshehtesi pregatitjesh politike-Ushtarake-Diplomatike ..
    Jakupi ta msheli squpin se e njohim qe eshte i zoti vec per dredhira ne fjalime e ne DREKA darka me hanger me Sali e Veselve neper POJATA..

    Per Lufte ai eshte nje sharlatan e asgje tjeter..

    Shihemi ma vone..

  19. #19
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    Brari
    Pergjigju per qka te pyeti Shen Albani e mos filozofo!
    Po kush tjeter pos ketyre qe i prin luftes do te duhej sipas qejfit tan te jen prijs?
    U pa fort kjart qe per fat te mier nuk pat sukses formimi i nji ushtrije tjeter qe me urdhnin e milloshit deshti ta baj rrugova me bukoshin ne krye te se siles i vun bashkpuntoret e dhanuerrt e tyre pra te serbve (KOS-it) (UDB-es) A Krasniqin dhe T Zemen per te pengue UĒK-ne e ketyre " te pashkollve "siq po i quan brari me co.
    Por fal Jakupit me shok dhe popullit edhe pse u formue ky formacion paraushtarak nuk ia arriten edhe pse mjaft i shkaktuan dame luftes dhe popullit por per ata qe u formuan nuk arriten.
    E tash brari pall si lop shterrp per prijsit e formacionit paraushtarak te quajtur FARK qe u formue me urdhnin e kryekriminelit millosheviq!!! jo brari kot e ke se Kosova eshte e lire nuk do te lejoim me bashkpuntor te UDB-es qe te na sundoin te gjith do i faroim kushdo qofshin ata nese edhe ti je i till do te vish ne radh...

  20. #20
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    Brari me shok qka mendon krijes e kujna jan keta sigurimcat tash???

    -----------------------------

    PRISHTINE, 16 janar - Nė redaksinė e RTV21 arriti sot njė komunikatė e cila ėshtė nėnshkruar nga organizata e ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut”. Nė kėtė komunikatė, qė ėshtė lėshuar nga njė organizatė deri me tani e panjohur pėr opinionin, mes tė tjerash thuhet se "nė bazė tė rrethanave tė krijuara pas luftės janė tė detyruar tė veprojnė me qėllim tė:
    -Mbrojtjes sė interesave kombėtare qė pėrputhen me interesat e SHBA-ve,
    -Tė mbrojtjes sė votės sė lirė tė qytetarėve,
    -Tė ndjekjes sė kriminelėve tė zhytur nė rrjetin e prostitucionit, korrupsionit e kėshtu me radhe."
    Komunikata pėrveē logos, s'ka nėnshkrim.






    SIGURIMI I ATDHEUT

    Prishtinė, mė 04 janar 2003
    KOMUNIKATA NR. 001

    Nė bazė tė rrethanave tė krijuara pas luftės nė Dardaninė tonė dhe pjesėve tė tjera tė banuara me shumicė shqiptare jemi tė detyruar tė veprojmė duke formuar Sigurimin e Atdheut tonė.

    1. Do t’i mbrojmė interesat tona kombėtare tė cilat pėrputhen plotėsisht me interesat e SHBA-ve dhe tė botės perėndimore.

    2. Do t’i mbrojmė intelektualėt dhe gjithė atdhetarėt e shquar kombėtarė.


    3. Do ta mbrojmė votėn e lirė tė qytetarėve tonė dhe institucionet e zgjedhura nga vota e popullit.

    4. Do t’i mbrojmė interesat e rinisė dhe studentėve tanė.


    5. Do t’i ndjekim kėmba kėmbės vrasėsit e burrave mė tė mėdhenjė tė Kosovės qė u vranė pas luftės, tė cilėt gėzuan besimin e popullit.

    6. Do t’i luftojmė kriminelėt, rrjetin e prostitucionit, korrupcionin, drogės, krimit tė organizuar politik dhe ekonomik dhe tė gjitha dukuritė tjera negative.


    7. Kundėr atyre qė nuk iu binden kėtyre urdhėrave do tė veprojmė pa mėshirshėm.

    8. Kėrkojmė nga populli ynė qė tė respektojė oficerėt e Sigurimit tė Atdheut, tė cilėt janė nė shėrbimin e tyre tė shenjtė.

    Ata tė cilėt po vrasin shqiptarė pas shpine tani e tutje duhet tė llogarisin se do tė ndeshėn drejtėpėrdrejt me oficerėt e Sigurimit tė Atdheut ! Ne kemi punuar qė moti pėr t’i identifikuar keqbėrsit, vrasėsit, kriminelėt e ēdo ngjyre, por kjo ėshtė vėrejtje shumė serioze pėr tė gjithė kėta qė u pėrmendėn mė lart, pra veprimet tona tė jenė direkte nė kokėn e krimit !

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  2. Kosova “titiste” dhe kosova “ahtisariane” – ngjajshmėri apo paradoks!?
    Nga Selami2006 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 06:02
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Ēeku: Kosova e pavarur nėn patronazhin e KB-sė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 10:21
  5. Kosova nė marrėdhėniet ndėrkombėtare
    Nga ex-x nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •