Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kompleksi i Edipit

    - Hansi i vogel (ky rast perfaqson fobine histerike feminore te kafshes) Hansi i vogel nuk do te dale perjashta se ka frike nga kali. Ky eshte fakti shqeto.

    Duhet te bejme njefare pune per te kuptuar.

    • Ē'eshte levizja shpirterore e shtypur ?

    • Ē'eshte simptoma qe e zevendeson ate ?

    • Ē'eshte motivi i shtypjes ?

    Me nje studim me te sakte ne do te mesojme se nuk eshte nje frike e papercaktuar nga kali por per nje ndroje frike te percaktuar qarte: "kali do ta kafshoje".

    Mund te pergjigjemi lehte ne kete rast pasi nuk ka shume enigma.

    FRIKA NGA KALI – simptome
    PAMUNDESIA PER TE DALE PERJASHTA – dukuri e frenimit

    Ne kete rast kjo permbajtje perpiqet te fshihet nga vetedija dhe te zevendesoet me nje fobi te papercaktuar, ne te cilen fshihet vetem frika nga objekti.

    A mundet kjo permbajtje te perbeje objektin?

    - Ishte nje femije qe ne gjume ai nuk flinte i qete por iu zhvillua frika se do ta shqyej ujku "si beri me 7 kecat ne perralle". Dhe sipas ketij djali kafsha qe u ngjallte tmerrin kafsheve ishte ujku.

    ...

    Sipas trajtimit psikoanalitik(Frojd) ne stadin fallik(3-5,6) detyrimi me i veshtire ku ka me shume te ngjare te dalin probleme eshte KOMPLEKSI I EDIPIT.

    Objekti i pare i dashurise per te gjithe ne eshte nena...
    Djali i vogel ka nje rival per magjepsjen e nenes te atin...i ati eshte armiku.
    Ne kete kohe qe vogelushi njeh kete situate arketipike behet i vetedijshem...
    Ne kete ēast te jetes atij i duket se te kesh diēka eshte me mire se mos te kesh...por shtrohet pyetja:
    Ku eshte penisi i vajzave?
    Mos ndoshta ajo e ka humbur?
    Mos ndoshta u eshte prere?
    Mos ndoshta kjo mund ti ndodh dhe atij...?

    KY ESHTE FILLIMI I ANKTHIT TE TREDHJES

    Po te vajza?
    Djali ne kete faze di ti jap kenaqesi vetes me ane te penisit te tij duke e lidhur eksitimin e tij me perfytyrimet per mardhenien seksuale.
    Te njejten gje ben dhe vajza me klitorin e saj. Kurse vagina femerore ngelet e pazbuluar per te dyja sekset.

    • Ne fazen fallike te nje vajze zone erogjene eshte klitori
    • Por e situaten e kompleksit te edipit objekt dashurie per vajzen behet babai dhe ajo do te kaloje nga objekti baba – ne zgjedhjen perfundimtare. VAJZA DUHET TE NDRYSHOJE ZONEN EROGJENE ME OBJEKTIN NDERSA TE DJALI ATO RUHEN.
    • Por si kalon ?

    Ne nje moshe te caktuar fillon te veproj forca fillestare e terheqjes ndaj njeri-tjetrit e sekseve te kunderta qe e ben nje grua joshese per nje burre ne te njejten kohe qe i njejti ligj e lejon mashkullin te kapet fort pas se emes.
    Por ka dhe gra qe mbeten per nje kohe te gjate ne vartesine e embel te objektit baba dhe ky numer eshte relativisht i madh.

    VERTET OBJEKTI I DASHURISE SE VAJZES ESHTE BABAI POR NUK DUHET ANASHKALUAR DHE LIDHJA PARAEDIPJANE ME NENEN.

    Le ta analizojme:

    • Mardheniet libidinoze te vajzes me nenen jane teper te larmishme.
    • Ekziston frika se nena mund te vritet apo helmohet.
    • Nena duke u kujdesur per trupin e femijes shkakton ne gjenitalet e tij ndjesine e kenaqesise duke i zgjuar atij per here te pare.
    • Pse vdes lidhja e fuqishme e vajzes me nenen ?
    • Ne e dime se kjo do tja leri vendin babait.

    - Largimi nga nena behet ne shenje armiqesie.
    - Lidhja me nenen shnderrohet ne urrejtje.
    - Urrejtja mund te behet aq e fuqishme sa mund te ruhet gjithe jeten.
    - Ka dhene pak qumesht femijes – deshmon per mungese dashurie (gryksia e femijes per ushqimin e tij te pare ne pergjithsi eshte e pashuar).
    - Mendohet se me shkeputjen nga gjiri lidhet frika e helmimit.
    - Akuza tjeter lind kur del ne jete nje femije tjeter. Ne vitet e mepasme kjo xhelozi ushqehet nga burime te reja dhe e gjithe kjo tronditje perseritet me lindjen e ēdo vellai ose motre.
    - Deshirat e tij te larmishme seksuale qe ndryshojne ne varesi te fazes se libidos e qe ne pjesen me te madhe nuk mund te plotesohen (duke e shoqeruar ate me kercenime te egra – manipulimet me gjenitalet qe shkaktojne kenaqesi te te cilat ē'eshte e verteta ajo e ka cuar vete.

    Te gjithe faktoret fyerjet, zhgenjimet ne dashuri, xhelozia, ndalimi i kenaqesive, veprojne edhe mbi mardheniet midis djalit dhe nenes por nuk mund te shkaktojne tjetersimin e tij ndaj objektit – nene.

    Ndryshimi anatomik seksual duhet te shprehet edhe ne pasojat psikike.

    - Vajza quan nenen pergjegjese per mungesen e penisit dhe nuk ia fal kete gje.
    - Te djali kompleksi i tredhjes shfaqet pasi sheh gjenitalet femerore, ka mesuar se organi i tij aq i ēmuar nuk duhet medoemos bashke me trupin.
    - Pastaj kujton kercenimet kur eshte marre me te, fillon t'u besoj atyre dhe bie nen ndikimin e FRIKES SE TREDHJES.
    Qe behet forca levizese me e fuqishme e zhvillimit te metejshem.
    - Te vajza kompleksiteti i tredhjes lind ngaqe ajo shikon gjenitalet e tjetrit. Ajo veren menjehere ndryshimin dhe duhet pranuar edhe rendesine e tij, ajo ndihet thellesisht e prekur dhe e varfer, madje shpesh le te kuptoj se do te donte dhe ajo te kishte nje te tille, tek ajo lind ZILIA NDAJ PENISIT qe le gjurme te pashlyeshme ne zhvillimin e saj dhe ne formimin e karakterit.
    - Kur vajza pranon faktin e mungeses se penisit nuk pajtohet me te por ajo vazhdon te kapet dhe per shume kohe pas deshires per t'a patur kete organ. Ne vetedije te saj ajo ka ruajtur nje rezerve shume te madhe energjie.
    - Mundesine per t'u marre me veprimtari intelektuale shpesh mund te interpretohet si variant i sublimuar i kesaj deshire te shtypur.
    - Ska pse te dyshojme per rendesine e zilise ndaj penisit pa sjell si shembull pohimin se zilia dhe xhelozia ne jeten shpirterore te gruas luajne nje rol shume me te madh se te burri.

    Zbulimi i tredhjes te femra dallon tri drejtime zhvillimi

    1. shtypjen e seksualitetit ose neuroze
    2. ndryshimin e karakterit ne kuptimin e kompleksit te mashkullores.
    3. feminiliteti normal

    1. Vajza e vogel ka jetuar ne menyre mashkullore ka ditur te kenaqet duke ngacmuar klitorin, e ka lidhur kete vleresim me deshirat e saj seksuale. Ne ndikimin e zilise se penisit humbet kenaqesia nga seksi. Stadi i saj fallik. Flak tej dashurine per nenen dhe shtyp shumicen e rasteve nje pjese te mire te synimeve te saj seksuale.
    Shume vite me vone kur veprimet onaniste jane shtypur prej kohesh interesi vazhdon te ruhet dhe duhet interpretuar si mbrojtje nga frika e mekatit qe vazhdon te ekzistoj. Kjo shprehet ne lindjen e simpatise ndaj personave te tjere qe mendohet se kane te njejtat veshtresi: PIKERISHT KJO BEHET MOTIV PER MARTESE DHE PERCAKTON ZGJEDHJEN E PARTNERIT PER TE LIDHUR JETEN BASHKSHORTORE APO PER TE BERE DASHURI.

    Nderprerja e dredhjeve klitoriale perfaqeson largimin nga nje pjese e aktivitetit tone, pasiviteti fiton.
    • Deshira me te cilen vajza i drejtohet babait eshte deshira fillestare per te patur penis te cilen ia ka refuzuar nena dhe e pret nga i ati.
    • Por situata femerore rivendoset vetem kur deshira per te patur penis zevendesohet me deshiren per te patur femije.
    • Vajza e ka dashur femijen qysh me pare veēse ky ka qene kuptimi i lojes se pare me kukullat(ajo ka luajtur rolin e nenes dhe kukull ka qene ajo vet). Ajo ben me femijen gjithēka nena bente me te.
    • Vetem me deshiren per te patur penis kukulla-femije behet femije nga babai dhe prej atij ēasti QELLIMI FEMEROR ME I DESHIRUAR.

    KOMPLEKSI I EDIPIT TE DJALI KUR DESHIRON TE EMEN DHE TE ATIN DO TE DONTE TA MENJANONTE SI RIVAL ZHVILLOHET FAZA E SEKSUALITETIT. POR RREZIKU I TREDHJES E DETYRON TE HEQ DORE NGA KJO PREMISE. NEN NDIKIIN E RREZIKUT PER TE HUMBUR PENISIN K.E. MBETET SHTYPET DHE NE RASTIN NORMAl SHKATERROHET PLAOTESISHT DHE SI TRASHGIMTAR I TIJ MERR FUQINE MBIUNI I RREPTE.

    TE VAJZA NDODH KREJT E KUNDERTA. KOMPLEKSI I TREDHJES PERGATIT K.E NE VEND QE TA SHKATERROJ ATE NEN NDIKIMIN E ZILISE NDAJ PENISIT PRISHET LIDHJA ME NENEN DHE VAJZA GJENDET SI NE NDONJE LIMAN.
    VAJZA SUNDOHET NGA AI PER NJEFARE KOHE RELATIVISHT TE PAPERCAKTUAR MADJE DHE ATEHERE JO PLOTESISHT. NE KETO KUSHTE VUAN FORMIMIN E MBIUNIT.

    2. Vajza refuzon ta pranoj kete fakt dhe shton me shume elementin e saj te meparshem, nuk do te heq dore nga veprimet klitorale dhe strehohet ne identifikimin me nenen fallike apo me babain (shfaqja e skajshme mund te ēoj ne homoseksualizem), veprimet e preferuara te grave homoseksuale riprodhojne mardheniet midis nenes dhe femjes.

    Ne zbrazetine fizike te femres vazhdon te shprehet efekti i zilise se penisit, meqenese bukurite e veta ajo i vlereson sa me shume qe i duken si kompensim ndaj paplotesise seksuale te trupit qe quhet cilesi dalluese femerore.

    Faza e lidhjes se embel paraedipjane per gruan e ardhshme eshte vendimtare
    - Pergatitet sigurimi i cilesive qe do ti duhen me vone per te kryer rolin e saj per funksionon sex dhe per te arritur suksese shoqerore te mahnitshme.
    - Ne kete identifikim ajo fiton edhe aftesine per te qene terheqese per nje burre dhe e shnderron lidhjen e saj edipjane me nenen ne ndjenje te fuqishme dashurie per nje mashkull.

    KEMI 2 PERSONALITETE FALLIKE.

    • Nese djali refuzohet vrazhde nga e ema dhe kercenuar nga i ati te mos e vleresoj si duhet veten nga ana seksuale.
    • Nje vajze e refuzuar nga i ati dhe e kercenuar nga e ema mund te ndihet keq ne vetvete dhe mund te kthehet ne nje kukull.
    • Nese nje djali nuk i mungon dashuria e nenes por favorizohet me teper ai mund te formoj nje opinion per veten e tij (do vuaj ne jeten praktike) dhe do te paraqitet me i zhburreruar.
    • Nese nje vajze eshte princesha e vogel per babin dhe nena eshte shnderruar ne nje sherbyese ajo do te behet shume mendjelehte .


    Hansi i vogel

    - Ai ka nje qendrim edipjan plot xhelozi ndaj te atit te cilin megjithate e do sinqerisht.
    - Fobia e tij duhet te jete orvajtje per t'a zgjidhur kete konflikt ambivalent.
    - E kendshmja qendron ne roje per t'a mbajtur te shtypur ndjenjen e kundert.
    - Hansi ka pare si u rrezua kali dhe si u rrezua miku qe ai po lozte. Ne ...
    - Le ta thjeshtojme pak rastin.
    - Problemi qendron me zevendesimin e babait nga kali.
    - Pikerisht ky na lejon ta zgjidhim kete konflikt ambivalent.
    - Konflikti ambivalent nuk zgjidhet me te njejtin person por sikur anashkalohet fale faktit qe njeri nga motivet e tij zhvendoset ne forme zevendesimi te nje tjeter person.
    - Po pse kali si objekt?
    - Fakti qe babai i Hansit luante me te kuajsh pati ndikim vendimtar.
    - Pasioni i shtypur ne rastin e kesaj fobie eshte armiqsor kundrejt babait.
    - Meqe ky agresivitet i ka rrenjet ne fazen sadiste te libidos atij i mjafton edhe njefare ulje ne drejtim te fazes orale ne perfytyrimin qe do ta kafshoj.
    - Duhet te jete shtypur edhe nje tjeter pasion i kundert pozitivisht i embel kundrejt babait.
    - Te dyja pasionet e shtypura agresiviteti sadist dhe qendrimi i dhembshur pasiv perbejne nje dyshe te kundert.
    - Perfshihen te gjithe komponentet e kompleksit te edipit.

    • Pasioni armiqesor ndaj babait
    • Pasioni i embel ndaj tij
    • Pasioni i embel ndaj nenes

    - Vetem fale fobise se tij ai i perballoi te dy pasionet kryesore te k.e.
    - Motori i shtypjes per ne eshte i njohur FRIKA NGA KERCENIMI I TREDHJES.
    - Nga kjo frike Hansi heq dore nga agresiviteti kundrejt te atit.
    - Frika qe do ta kafshoj kali mund te plotesohet lehte me perfytyrimin qe kali do t'i kafshoj gjenitalet.
    - Ne kete rast motor i shtypjes del frika e tredhjes.
    - Perfytyrimet e tmerrshme te kafshimit te kalit perfaqsojne ne vetvete nje zevendesim te shtremberuar te perfytyrimit te tredhjes nga i ati.
    - Sapo uni sheh rrezikun e tredhjes, esi jep sinjalin e frikes dhe me ndihmen e instances te “kenaqesise-pakenaqesise” nderpret he per he procesin e rrezikshem.
    - Frika e tredhjes mer nje tjeter objekt dhe nje shprehje te shtremberuar ne formen e rrezikut per t'u kafshuar nga kali ne vend te – per te qene baba i tredhur.

    • Shmang konfliktin ambivalent
    • Nderpret zhvilliin e frikes

    - Frika e fobise lind vetem atehere kur objekti i saj behet objekt perceptimi.
    - Nga babai qe mungon s'ke pse t'i trembesh tredhjes, babane s'e menjanon dot, ate e zevendeson(kali). Mjafton te shmangesh pamjen, pranine e kafshes per t'u ēliruar nga frika.
    - Hansi i ve kufizime unit te vet duke krijuar frenimin i cili nuk e le te dale perjashta.
    - Kemi projeksjon zevendesimin e rrezikut te brendshem me te jashtem pasi nga rreziku i jashtem mund te largohesh.
    - Frika e fobise se kafsheve eshte nje frike e perhershme e tredhjes.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Kompleksi i Edipit

    Kompleksi i Edipit

    Nė jetėn e pėrditshme mund tė vėrehet apo dėgjohet ngjashmėria e fėmijėve me prindėrit e tyre nė tipin “e bija i ngjan tė atit” dhe “i biri i ngjan nėnės”, duke vendosur kėshtu njė pėrkatėsi somatike, kundrejt predisponimit tė ndjenjės dhe atij tė identifikimit pėrfundimtar. Kjo ngjashmėri ndryshe mund tė quhet edhe Kompleksi i Edipit.
    I ashtuquajturi Kompleks i Edipit, nė tė vėrtetė, nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė shembull i veēantė i njė burgu tė njeriut neurotik. Nėse individėt frikėsohen tek ndeshen me problemin e dashurisė nė botėn e madhe, nuk do tė kenė shpėtim nga neurozat. Pėr shkak tė ndjenjės sė pasigurisė, ata kurrė nuk do tė vėshtrojnė pėrtej atyre pak njerėzve, me tė cilėt janė mėsuar. Ata frikėsohen qė nuk mund tė jenė tė aftė tė mbizotėrojnė mbi njerėzit e tjerė, siē janė tė mėsuar tė mbizotėrojnė nė rrethin e tyre familjar

    Kompleksi Edipit e ka marrė emrin nga mitologjia greke, prej emrit tė mbretit Edip, ku sipas mitit djali i ri vret babain dhe martohet me tė ėmėn e tij, pa ditur se kush ishin ata.

    Pėr kėtė arsye, djali ka frikė dhe ankth nga i ati se ai do ta kastrojė (tredhė).
    Pėr ta zgjidhur kėtė konflikt, sipas Frojdit, djali identifikohet me tė atin dhe shtyp ndjenjat seksuale pėr tė ėmėn. Kjo ka tė bėjė me ata fėmijė qė zhvillohen nė mėnyrė normale, ndėrsa ata qė nuk kalojnė kėtė fazėn e idit dhe fallike si duhet, ky kompleks i pėrcjell edhe mė vonė, me komplikime tė ndryshme.

    Viktima tė Kompleksit tė Edipit janė fėmijėt, tė cilėt janė tė llastuar nga prindėrit, qė janė edukuar tė besojnė se ēdo dėshirė e tyre ėshtė ligj dhe qė nuk kanė kuptuar kurrė se mund tė fitojnė dashuri nėpėrmjet pėrpjekjeve tė pavarura tė tyre jashtė kufijve tė shtėpisė. Kur rriten, kėta njerėz qėndrojnė tė lidhur me prindėrit. Nė dashuri nuk kėrkojnė njė partner tė barabartė, por njė shėrbėtor; dhe shėrbėtori, me mbėshtetjen e tė cilit ata janė mė tė sigurt, ėshtė prindi i tyre. Te njė fėmijė Kompleksi i Edipit mund tė shkaktohet kur nėna e llaston atė dhe e ndalon qė tė interesohet pėr njerėzit e tjerė dhe qė babai tė jetė mospėrfillės ose i ftohtė. Tė gjitha simptomat e neurozave japin njė pamje tė lėvizjes sė kufizuar.

    Veē tė tjerash, Frojdi theksonte se pėrvoja bazė e tė pandėrgjegjshmes, pėrreth sė cilės gjithēka nga parimi duhet tė rrotullohej, ishte nė raport me figura prindėrore: inēestuozitet protofėminor ndaj nėnės, tė cilėn vogėlushi do tė donte ta dashuronte nė mėnyrė ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, qė e nėnshtron nėnėn, njė baba i ndier njėherazi si i plotfuqishėm, shumė i dashur dhe armik.

    Rreth pesė vjeēėve, Kompleksi “evolutiv” i Edipit duhet tė tejkalohet, nė qoftė se incesti i pandėrgjegjshėm drejt nėnės dhe dashuri-urrejtja pėr babanė, edhe kjo e pandėrgjegjshme, qėndrojnė, atėherė bėhesh neurotik, thellėsisht i plagosur psikikisht dhe mbetesh i tillė deri nė tejkalimin eventual tė bllokimit fėminor qė ka bllokuar zhvillimin normal tė psikikės drejt heteroseksualitetit dhe pėrtej familizmit fėminor.

    Fėmijėt qė janė 'tė prapambetur' nė shkollė, burra ose gra qė nė moshėn 30 vjeē ose mė shumė ende nuk kanė njė punė, njerėz tė cilėt i shmangen problemit tė martesės, neurotikėt me fiksime qė vazhdimisht pėrsėrisin tė njėjtat veprime, njerėz qė vuajnė nga pagjumėsia, qė janė gjithmonė shumė tė rraskapitur pėr tė pėrmbushur detyrat e ditės.
    Tek tė gjithė kėta bėhet i njohur njė kompleks inferioriteti qė i pengon ata tė bėjnė pėrpara nė zgjidhjen e problemeve te jetės.

    Frojdi ka besuar se ēdo fėmijė nė mėnyrė simbolike duhet tė kalojė nėpėrmjet pėrvojave tė Edipit. Teoria e Frojdit ėshtė psiko-sociale pėr arsye se pikėnisja e kėtij qėndrimi lidhet me atė se ērregullimet lidhen me raportet ndėrpersonale.
    Simptomat, po ashtu psikologjike-psikiatrike, konsiderohen si shfaqje tė sipėrfaqshme tė konflikteve tė thella tė pazgjidhura.
    Po ashtu sipas psiko-dinamikės dhe psiko-analizės ērregullimet neurotike rrjedhin nga ndrydhja e pėrvojave zakonisht ose seksuale, ose agresive, tė cilat kanė lidhje me prindėrit.

    Mekanizmi i ndrydhjes shfrytėzohet pėr mėnjanimin e frikės nga dėnimi ose nga humbja e dashurisė sė prindėrve.
    1 - Meqė materiali shqetėsues kur nuk i afrohet egos, konflikti mbetet i pazgjidhur dhe si pasojė individi arrin njė shtrembėrim tė realitetit.
    2 - Mekanizmi i ndrydhjes ėshtė mekanizėm i mbrojtjes.
    Kėtu individi pėrdor shumė energji, tė cilėn do ta pėrdorte gjatė zhvillimit tė tij nga kalimi prej njė faze nė tjetrėn. Pėr shkak tė pėrdorimit tė tepėrt tė mekanizmave mbrojtės dhe mekanizmave tė tjerė, individi gjen disa pėrvoja dhe bėhet i paaftė qė tė pėrballet me shumė probleme nė moshėn madhore. Po ashtu, sipas psiko-analizės ērregullimi i sjelljes shkaktohet pėr shkak tė konflikteve tė pazgjidhura.

    Frojdi mendonte se shumė ērregullime e deformime seksuale dhe shpirtėrore nė jetėn e mėvonshme, e kanė bazėn nė kėto komplekse, nė faktin se kėto kalojnė prej vetėdijes nė pavetėdije (ndėrdije) dhe atje ndrydhen, derisa njė moment nuk shpėrthejnė. Frojdi, lidhur me shtypjen e instinkteve thotė: "Ato nuk lejojnė t’i shtypėsh dhe ėshtė e kotė tė mendosh se kur i shtyp, ato ikin pėrgjithmonė. Mė sė shumti mund t’i ndrydhėsh, duke i kaluar nga vetėdija nė pavetėdije (ndėrdije)”.

    Simotra tjetėr e Kompleksit tė Edipit ėshtė dhe Kompleksi i Elektrės, i cili manifestohet tek vajzat nė fazėn fallike dhe qė, po sipas Frojdit, qėndron nė ndjenjėn inferiore tė tyre ndaj djemve, pse nuk e kanė organin gjenital si tė tyre. Vajzat, zakonisht, fajėsojnė nėnėn e tyre pėr tė qenit femėr dhe e duan babain mė shumė, sepse ai ka organin gjenital si tė djemve. Ky konflikt, nė personalitetin e vajzės shtypet duke u identifikuar me tė ėmėn. /Telegrafi/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •