Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Gėzuar dita e abetares

    Citim Postuar mė parė nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Tė dashur miq tė vegjėl – ju qė sapo keni mėsuar alfabetin e gjuhės sonė tė bukur – shqipe;
    Tė dashur sivėllezėr mėsues, ju qė keni udhėhequr klasat e para,

    Ju uroj nga zemra,

    Gėzuar Dita e Abetares!

    P.S. Tė dashu miq ( prindėr ), sapo mabrova sė punuari njė klip pėr tė vegjėlit tanė, tė cilėt sapo kanė mėsuar alfabetin. Atyre tani u ėshtė hapur rruga pėr nė jetė. Ia vlente tė humbisja kohė ( mbi 3 orė) pėr ta. Ata janė ardhmėria jonė. Mos hezitoni, nė emrin tim i pėrshėndesni dhe i pėrqafoni fort ata, duke u treguar se ju pėrshėndet nga larg njė mėsues qė kurrė s'i ka harruar nxėnėsit e vet.

    http://www.youtube.com/watch?v=aZbFXWaYYP0
    .
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  2. #2
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Gėzuar dita e abetares

    Si sot e mbaj mend Festen e Abetares sime, ndonese kane kaluar shume vite. Si per te ma prishur gjith gezimin me te cilin prisja diten e festes, nje dite perpara me ra nje nga dhembet e pare. Mesuesja ime aq e dashur dhe e duruar, kish mbi nje muaj qe na pergatiste cdo pasdite me provat e pjeseve qe duhej te memorizonim. Sa e pasur me dukej vetja qe e dija jo vetem pjesen time permendesh , por te gjith koncertin qe do te jepnim.. qe nga prezantimi e deri ne mbyllje... Nje gezim i papare kur e ndjen veten femija te sigurt te lexoje pa kerkuar ndihme.

    Sa te varfer do te ishim pa mesuesit tane te mrekullueshem. Adem me behet qefi qe s'i ke harruar nxenesit e tu. Te jesh i sigurt se edhe ata kurre s'do te te harrojne. Une e kam modelin e mesuesit te skalitur ne emrin e mesueses sime te pare. Zoti i bekofte mesuesit !
    What goes around---comes around

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Gėzuar dita e abetares

    Sorkadhe shenimet e juaja me kane lene pershtypje shum mbreslanse,jane shenime me plot urtesi dhe dashuri ndaj Mesuesit,ne ket kategori bej pjes edhe une prandaj ndihem shum i respektuar nga ju,faleminderit.
    VENI,VIDI,VICI

  4. #4
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Gėzuar dita e abetares

    Citim Postuar mė parė nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Sorkadhe shenimet e juaja me kane lene pershtypje shum mbreslanse,jane shenime me plot urtesi dhe dashuri ndaj Mesuesit,ne ket kategori bej pjes edhe une prandaj ndihem shum i respektuar nga ju,faleminderit.
    Me behet qefi shume qe ne forum kemi mesues midis edhe shume antareve te tjere. Une vete jam vajze mesueseje dhe dashuria per arsimin me eshte servirur njesoj si ushqimi qysh nga ditet e para qe memorja e njeriut fillon. Jemi te bekuar qe ju kemi Z. Fehmi . Durimi dhe dashuria juaj per te mencuruar mendjet tona jane dhurata me e bukur qe mund t'i besh nje brezi.

    Respekte
    What goes around---comes around

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •