Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vdiq Little TOni! R.I.P

    Vdiq Little Toni,

    I semure prej kohesh nga nj tumor.

    Autor I " Cuore Matto".

    R.I.P
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Vdiq Little TOni! R.I.P

    Il Cuore matto della nostra musica


    Emri:  576608_573358352684369_279449594_n.jpg

Shikime: 245

Madhėsia:  36.3 KB

  3. #3
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Vdiq Little TOni! R.I.P


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Vdiq Little TOni! R.I.P

    U rritem me kenget e tij..

    E degjoj Core matton cdo dit ne makine..

    Ngushllime amatoreve te tij..

    Draguja thot.. Dhe Lucia e donte Core maton..

    Interesant..

    ishin kenge qe i pelqenim shum breza..

    dhe prinderit tan dhe ne i donim kete gjenerat artistesh..

    shoh ne tv te shqiperise tani qe dhe te rinj fare i din kto kenge..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-06-2013 mė 18:28

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Vdiq Little TOni! R.I.P

    Rudolf Stambolla: Pse Little Tony ishte kėngėtari im i preferuar

    6 Qershor, 2013 | Kategoria: Kulturė | U postua nga: T.O

    Flet Rudolf Stambolla, kėngėtari i tangos shqiptare

    Intervistoi: Oralda Lahe

    0Rudolf Stambolla ėshtė njė kėngėtar me njė zė tė veēantė dhe emėr i suksesshėm i muzikės shqiptare. Nė krijimtarinė e tij muzikore numėrohen disa kėngė “Kur bien gjethet nė vjeshtė”, “Kėndo kitara ime”, “Dashuria e parė”mes tyre dhe duete. Angazhimet e tij nė radio Tirana kanė nisur nė shtatorin e vitin 1957. Mė pas ai do tė rezultonte i suksesshėm me pjesėmarrjen nė Festivalin e Parė tė Radio Tiranės. Aktualisht, Rudolf Stambolla ėshtė 80 vjeē dhe pavarėsisht moshės ai ruan kujtimet dhe vitalitetin e njė artisti tė vėrtetė.

    Ēdo artist ka njė pikėnisje nė rrugėn e tij artistike. Si ka nisur rrugėtimi tuaj nė fushėn e muzikės?
    Fillimet e mia kanė qenė fare spontanisht isha i vogėl rreth moshės 12 vjeē nė njė konvikt nė Shkodėr. Mes fėmijėve tė tjerė tė cilėt kėndonin tė gjithė sė bashku mė dalluan dhe mua dhe nė njė skenė tė improvizuar kam kėnduar kėngėn e Salepit. Kėnga ishte humoristike me kompozim tė Pjetėr Gjinit, i cili shkruante poezi dhe pėrkthente nga italishtja nė shqip. Mė pėlqeu kėnga dhe e kėndova por mė pas kjo gjė u ndėrpre. Tė them tė drejtėn, unė jam marrė me teatėr nė Tiranė duke luajtur disa pjesė teatrale. Nė vitin 1957 ėshtė krijuar Teatri Popullor po nė tė njėjtė kohė dhe Estrada, duke u krijuar njė teatėr gjysmė profesionist. Nė disa qytete tė vendit si nė Durrės, Vlorė, Shkodėr, Elbasan dhe Korēė mbanin katėr apo pesė aktorė. Megjithatė, sot ka mundėsi dhe media po zhvillon emisione enkas pėr muzikėn shqiptare. Pasi nė atė kohė kishte vetėm radio dhe nuk dukeshin me figurė dhe televizioni doli nė vitet 60-62.
    Si e kujtoni pjesėmarrjen tuaj nė Festivali e Parė tė Radio Tiranės?
    Festivali i Parė dhe i Dytė ishte nė Radio Tirana, jo nė televizion. Madje unė nuk kam asnjė kujtim me foto nė daljet e mia nė skenė. Festivali nisi mė vonė po fillimet e mia ishin nė shtator tė vitit 57-tė pasi ishte njė mendim, atė kohė se u grumbullua Radio Tirana qė tė krijohej njė grup institucional. Pėrmend kėtu disa emra si Baki Kongoli, Abdylla Grimci, Tasim Oshafi, Vas Ēangu e shumė emra tė tjera. Qėllimi kryesor ishte krijimi i njė orkestracioni muzikor. Fillimisht u krijua njė kuartet instrumental i krijuar nga Agim Prodani njėherėsh dhe drejtues i tij. Tė pranishėm ishin katėr instrumentistė si Agim Prodanin nė firzamonikė, Medi Prodani nė kitarė akustike, Mustafa Zyberi nė klarinetė dhe nė saks, Njaz Guralumi nė kontrabas. Provat i bėnim nė bodrumin e Radio Tiranės dhe kishte disqe tė cilat ishin prej kohėsh. Fatkeqėsisht disqet u thyen nga koha. Incizimet e para kishin zhurmė punonim me bobina tė mėdha 8 dhe 16 milimetra. Kemi regjistruar shumė kėngė duke filluar nga viti 1957-tė deri nė 1959. Kėngėt transmetoheshin nė Radio Tirana nė njė orar tė caktuar. Unė jam kėngėtar i zhanrit tė lehtė duke iu dedikuar asaj. Regjistronim me shirita dhe mė pas kėto shkonin nė vende tė tjera si p.sh nė Ēeki, Rusi,Sofje, Lituani, Varshavė. Ajo kohė ishte e suksesshme pasi dhe miku im Pirro Mani regjisori i mirėnjohur kur ishte student nė Moskė. Ai mė thoshte se kėto kėngė kishin marrė njė famė, duke i konsideruar si tango shqiptare. Madje kam marrė letra dhe kartolina nga njė artiste e madhe si Tatjana Samolova. Jam ndjerė i emocionuar unė atėherė nė krahasim me tė isha njė i ri nga Shqipėria. Kėngėt patėn sukses nė atė kohė por ne dilnim pa figurė, vetėm me zė. Festivali i Parė i pėrket vitit 62 pra 11 vjet pas Sanremos qė nuk e shihnim. Nėse dikush e shihte vetėm dėgjonte fjalėt nuk dilte figura. Madje dhe magnetofon nuk kishim ishte vėshtirė. Ndėr kėngėtarėt e kėtij festivali kujtoj Vaēe Zelėn njė panterė e vėrtetė e muzikės shqiptare duke e krahasuar me Milvėn e Italisė. Kėngėtarė tė tjerė gjithashtu ishin Pavlina Nika, Anita Take, Besnik Taraneshi, Qemal Kėrtusha, Pranvera Bengu. Mė pas ishin dhe dekadat e majit ku mblidheshin rajonet e Tiranės. Madje kishte dhe dopio sekstete, nė atė kohė unė nisa nė rajonin numėr dy, ku u njoha dhe me bashkėshorten time tė ardhshme. Nė familjen time unė kam gruan, vajzėn dhe djalin. Njė tjetėr gėzim ėshtė dhe mbesa ime Bora e cila mė bėn tė lumtur.
    Ju konsideroheni kėngėtar i dashurisė si e pėrjetoni kėtė pėrcaktim?
    Nė atė kohė kėngėt i kėndoheshin dashurisė, pasi ajo ka aspektin e veēantė. I kėndonim dashurisė, hėnės, diellit dhe i kėndoja me dėshirė tė madhe. Madje nuk mund tė kėndoje mė shumė se njė voxtrot, tango, foxtrot. Nuk mund tė mendoje njė rokenroll po tė kėndoje me gjestikulacione nuk lejohej. Madje dhe kėngėtarja Vaēe Zela lėvizte shumė gjatė kėngės dhe i bėn vėrejtje, kaq e ke hapėsirėn. Mė pas ishin tė pranishėm dhe kėngėtarėt lirikė si Avni Mula, Gaqo Ēako, Mentor Xhemali, Xhoni Athanas. Kėta kėngėtarė morėn pjesė nė muzikė tė lehtė sepse aktiviteti i tyre ishte i kufizuar. Madje dhe ata donin tė ishin mė shumė tė pranishėm nė festival. Duetet e famshme ishin me Ibrahim Tukiēit dhe Avni Mulėn. Triot e tyre u kėnduan dhe nė estradė. Dua tė kujtoj dhe kėngėn “Kur gjethet bien nė vjeshtė’’ kėngė dashurie me refren pesimist.
    Ti me ke braktis, qofshin harram ndjenjat e mija
    Se larg dashnis, tė lindin n’zemėr pabesia
    Ke me u pendue, por ateher ka me qenė vonė
    dhe tuj lotue do tė vij nermen dashnia jon
    Kėtė kėngė e kam kėnduar me Anita Taken nė kohėn kur ajo u vesh nuse nė njė ambient tė vogėl. Pėrmend dhe njė tjetėr kėngė me titull “Njė flutur” nga Baki Kongoli. Teksti i kėsaj kėnge ėshtė bėrė nga Xhanfize Proja njė poete dhe shkrimtare njėkohėsisht. Tekstin e kėsaj kėnge e vuri nė librin e saj me titull “Dallgėt e jetės” e marrė nga kompozitori Kongoli. Gjithashtu dhe kėtė kėngė e kam kėnduar nė duet me Anita Taken nė Radio Tirana. Fatmirėsisht mė pas u bėnė dhe shumė disqe jashtė shetit mund tė them me dhjetra e qindra.
    Kėngėt qė ju keni kėnduar janė tė veēanta. Megjithatė jeni ndikuar dhe nga kėngėt e huaja. Cilat janė disa prej tyre qė kanė lėnė gjurmė nė memorien tuaj?
    Kujtim tė madh kam nga njė kėngė e kėnduar nga Claudio Villa me titull “Buongiorno Tristezza”, (Mirėmėngjesi Trishtim). Ai e kėndonte nė njė mėnyrė tė shkėlqyer. Mė pas mua mė ka rėnė nė dorė njė nga disqet e tij asokohe. Meqenėse unė e pėlqeja kėtė kėngėtar e kam dėgjuar pėr disa herė rresht nė gramafonėt e kohės. Madje dhe vdekja e tij nga njė atak kardiak mė ka shkaktuar shqetėsim. Unė kam dashur qė t’i merrja dhe njė autograf. Njė kėngė tjetėr ėshtė dhe “Il Pullover” njė kėngė qė kujton historinė e njė ēifti, ku vajza i dhuron njė pulovėr djalit. Nė kujtim tė saj ai e mban tė veshur pėr disa kohė dhe mua mė ka ndodhur njė gjė e tillė.
    Ju jeni ndikuar nga muzika e huaj dhe perėndimore kryesisht ajo italiane. Cilėt janė kėngėtarėt qė ju pėlqeni mė shumė?
    Mė i preferuar pėr mua ėshtė dhe kėngėtari Little Tony i cili ėshtė ndarė nga jeta para pak ditėsh. Fatkeqėsisht, ai vuante nga tumori nė mushkėri. Njė zė tepėr brilant me gjestikulacion tė justifikuar unė mahnitesha pas tij dhe e pėrjetova shumė ikjen e tij.
    Rinia nė kohėn tuaj dhe ajo e ditėve tė sotme ka ndryshimet e saj. Si e kujtoni ju rininė tuaj nė krahasim me tė sotmen?
    Rinia sot ėshtė e lirshme si nė veshje ashtu dhe nė sjelljen e saj nė shoqėri. Madje dhe lėvizjet jashtė shteti. Unė kam lėvizur me aeroplan pasi dola nė pension. Ndėrsa nė autoveturė mund tė kem qenė rreth 30 herė. Rinia ka dhe mundėsinė e zgjedhjes sė kėngėve qė kėndojnė nė lokale tė ndryshme. Njė gjė mė bėn pėrshtypje qė kompozitorėt e rinj nuk marrim shumė nga folklori shqiptar. Tė rinjtė kėndojė kėngė nė gjuhėn angleze, gjithsesi dhe ato kanė vlerėn e tyre po pa harruar atė shqipe. Ne nė kohėn tonė ishim tė prirur ndaj kėngėve italiane dhe greke pasi kishin shumė influencė. Rinia e kohės qė unė kam jetuar ishte mė e ndrydhur si pasojė e izolimit tė atėhershėm. Pavarėsisht kėsaj ishim shumė kėrkues, por mbeteshim brenda njė rrethi tė caktuar qė nuk mund ta shkelnim.

    http://www.tiranaobserver.al/2013/06...m-i-preferuar/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •