Petrit Llaftiu, historia e panjohur e deputetit tė Shijakut

61 tweet
Flash, Speciale e Enjte, 23 Maj, 2013 | 13:29 pm



Deputeti ngarkonte vetė kamionėt e ndihmave, punonjėsit e Caritas e ngatėrruan pėr hamall.

Gjatė sistemit komunist ishte ndėr ata inteligjentėt “me njollė biografie”, qė profesionalisht u mbajt nėn hije, por nė Parlamentin e parė pluralist ai shkėlqeu si humanist dhe deputet. Edhe pse pėr pak kohė… Petrit Llaftiu ndėrroi jetė njė vit pasi u votua si i zgjedhuri i Shijakut nė Kuvend. Mbeti viktimė e njė aksidenti automobilistik nė Itali nė vitin 1992, teksa po pėrpiqej tė furnizonte kamionėt me ndihma pėr nė Shqipėri. Kjo ėshtė historia tragjike e Petrit Llaftiut aq e njohur nė Shijak dhe, tashmė, 21 vite mė pas, ėshtė koha qė tė rrėfehet gjithkund. Tė kujtohet gjithkund. Sepse ai nuk ishte vetėm njė njeri me mandat deputeti, por njė deputet me “mandat njeriu”; profesor i shquar, iniciator pėr hapjen e shkollės sė mesme tė Peshkimit nė Durrės (e para e kėtij lloji nė vendin tonė), kryetari i parė i Bashkisė Shijak, disident, bamirės etj.

CILI QE PETRIT LLAFTIU
Ai lindi mė 31 maj 1942, nė Shijak. Pėr tė ndihmuar sadopak familjen e madhe nė numėr, ai u detyrua tė bėnte punė nga mė tė rėndat, si: kovaē, furrxhi dhe pėrfundimisht, atė tė peshkatarit. Megjithatė, ai kishte njė zell tė paparė pėr dituri. Vėllezėrit Besnik dhe Petrit Llaftiu, me gjithė varfėrinė e tejskajshme, arritėn tė krijonin bibliotekėn me emėr nė tė gjithė zonėn. Specialistėt e peshkimit, deri edhe nė dikaster, vlerėsuan lart aftėsitė e rralla tė Petritit, prandaj u piketua pėr tė ndjekur studimet e larta jashtė vendit pėr ihtiologji (shkencė pėr studimin e peshkut). Por “vigjilenca revolucionare” e drejtuesve nė Shijak zbuloi njollėn nė biografi”, e cila i shkatėrroi pa mėshirė ėndrrėn e madhe Petritit. Pushtetarėt komunistė, “tė alarmuar nga zbulimi i bėrė”, e dėrguan djaloshin nė njė drejtim tjetėr: si “i padėshiruar”, tashmė ai duhej tė kryente shėrbimin ushtarak nė brigadėn e punės, atje ku e kryenin “tė deklasuarit”, mė saktė “armiqtė e popullit”. Shkaku na qenkėsh daja i tij, Idriz Smoqi, ish-partizan i Batalionit tė Shijakut, tė cilin e kishin vrarė tradhtisht pas krahėve, nė vitin 1943, por qė dikush u interesua qė ai tė njollosej si “armik i popullit” (Pėr sqarim: Prej vitesh atdhetari Idriz Smoqi ėshtė shpallur “Dėshmor i Atdheut”). Pasi pėrfundoi shėrbimin ushtarak, Petriti u gjend nė peshkim, nė peshkarexhėn “Taraboshi” tė Stacionit tė Kėrkimit tė Peshkut. Kėmbėngulja dhe aftėsitė e rralla nė fushėn e peshkimit bėnė qė ai tė fitonte mbi pengesat shumėvjeēare tė regjimit. Mė nė fund Petriti u regjistrua me korrespondencė nė Fakultetin Bio-Kimi, nė Tiranė (kur tashmė qe bėrė prind, po kėshtu i ndodhi edhe vėllait tjetėr, Besnikut). Pas pėrpjekjeve tė vazhdueshme, ai u bė edhe iniciatori pėr hapjen e Shkollės sė mesme tė Peshkimit nė Durrės, e para e kėtij lloji nė vendin tonė. Kontributi i tij nė hartimin e programeve, teksteve e planeve mėsimore tė kėsaj shkolle qe vendimtar. Pėrvojėn e gjatė pozitive Petriti e shkriu me arritjet mė tė mira tė shkencės botėrore tė peshkimit. Kėshtu, duke i ballafaquar sukseset e tij me burime shkencore nė gjuhėt italiane, angleze dhe ruse, arriti tė bėhej autori kryesor i pesė teksteve origjinale tė botuara pėr herė tė parė nė vendin tonė pėr peshkimin: “Teknika e peshkimit-1” (1984), “Teknika e peshkimit- 2”(1985), “Mbarėshtimi i p e s h k u t – 1 ” ( 1 9 8 5 ) , “Mbarėshtimi i peshkut- 2”(1987) dhe “Teknika e peshkimit-3” (1988). Kėto punime me vlerė janė edhe sot njė ndihmesė e madhe pėr arsimin profesional. Sakaq, Petriti nuk u pajtua asnjėherė me padrejtėsitė e mėdha tė kohės dhe mendimet e tij shpesh i shprehte hapur. Kjo ishte arsyeja pse ai ishte vėnė nė shėnjestėr si “njeri qė flet shumė”. Nuk harrohet njė rast tepėr sinjifikativ, kur autoritetet mė tė larta tė rrethit inskenuan njė gjyq pėr tė demaskuar njė kuadėr lokal. Pikėrisht atėherė kur askujt nuk i shkonte mendja, Petriti me guximin qė e karakterizonte dhe gojėtarinė e tij, i doli hapur nė mbrojtje, duke rrezikuar seriozisht veten dhe familjen. Kjo ngjarje dhe disa tė tjera tė ngjashme bėnė qė Petriti tė quhej “disidenti shijakas”.

DEPUTET DHE KRYEBASHKIAK
Nė zgjedhjet e 31 marsit tė vitit 1991, populli i Shijakut ia dha votėn pėr deputet Petrit Llaftiut, ndėrsa pak kohė mė vonė e zgjodhėn kryetarin e parė tė Bashkisė pluraliste tė qytetit. Nė Kuvendin e parė pluralist tė Shqipėrisė, ai ishte ndėr deputetėt e respektuar, qė bėri pėr vete njerėzit e thjeshtė nė mbarė vendin. Tė gjithėve na kujtohen fjalėt e tij plot patos dhe vėrtetėsi, me tė cilat demaskonte diktaturėn komuniste. Nė njė rast, nga foltorja e lartė e Parlamentit, ai ngriti peshė tėrė vendin, kur pėrmendi se si pėr njė bistak rrushi apo pėr njė dorė qershish, gjyqi famėkeq partizan pushkatonte bijtė e popullit, gjoja nė emėr tė drejtėsisė komuniste. Petriti ishte gjithmonė aktiv, gjithmonė nė lėvizje. Me njė grup shijakasish ai shkoi pėr ngushėllim te familjarėt e dėshmorėve tė demokracisė nė Shkodėr, u takua me ishtė pėrndjekur politikė, zbriti nė galeritė e minierės sė Valiasit, ku ndodheshin tė ngujuar minatorėt e grevės sė urisė, bisedoi ngrohtėsisht me punonjės tė Radio- Televizonit dhe vizitoi kampet e tė burgosurve ordinerė nė Lezhė e Kavajė. Nė tė gjitha rastet, ai ngriti zėrin e protestės pėr padrejtėsitė qė kishin arritur kulmin dhe qė e kishin ēuar popullin nė varfėrim tė tejskajshėm.

ANA HUMANISTE
Njė kapitull i veēantė dhe shumė domethėnės pėrbėn pėr tė paharruarin Petrit Llaftiu veprimtaria qė ai zhvilloi nė Itali, pėr tė siguruar ndihma pėr popullin shqiptar. Zor se mund tė gjendet njė rast tjetėr, qė njė deputet pa dieta, me pak para nė xhep, tė udhėtojė nėpėr Itali pėr tė grumbulluar ndihma jetike pėr popullin e tij. Zor se mund tė ketė njė shembull tė dytė qė njė njeri i tillė, njė pėrfaqėsues i popullit si Petrit Llaftiu, tė flejė jashtė, nė qiell tė hapur apo nėpėr stolat e stacioneve tė trenit, nė mjaft raste edhe pa ngrėnė dhe qė ndihmat t’i ngarkonte vetė nė maunet dhjetėratonėshe! Kjo ėshtė arsyeja e habisė sė madhe qė shfaqnin punonjėsit e Caritas-it nė Itali, kur mėsonin se njeriu me trup muskuloz, i mbuluar nga pluhuri, qė pėr orė tė tėra pa u lodhur i ngarkonte vetė automjetet me ndihma bujare tė popullit italian, duke ia kaluar edhe njė “hamalli tė vėrtetė”, ishte “deputet nė Parlamentin shqiptar”. Pėrveē kėsaj, Petriti tregoi njė pėrkujdesje tė veēantė pėr qindra refugjatė, tė cilėt kishin marrė rrugėn e mėrgimit, pa e ditur se si do tė ishte e ardhmja e tyre.

DITARI I FUNDIT
Nė Itali, Petriti u njoh dhe u lidh ngushtė me atdhetarin e shquar mirditor, Zef Margjinaj. Tė dy ata, ndonėse pėr njė periudhė tė shkurtėr, bėnė shumė pėr popullin shqiptar. Shqetėsimet e ditės Petriti i hidhte nė ditarin e vet personal, qė edhe sot ruhet si relikte e shtrenjtė nga ana e familjes. Mė datė 7.02.1992 ai shkruan: “Po marrim ngarkesėn e parė nga Spilimbergu… Shqetėsim pėr ne janė makinat e ndihmave”. Nė njė faqe tjetėr lexojmė: “Mė datėn 9.2.1992 kam kaluar njė natė pa gjumė. Truri mė punon vetėm te makinat. Morėm njoftim se na kanė dėrguar edhe njė makinė”, kurse tė nesėrmen do tė shkruante vetėm: “10.2.1992… dhe asgjė tjetėr. Nė mbrėmjen e kėsaj dite, kur ai nė ditar si zakonisht shėnonte mbresat e njė pune tė lodhshme apo diskutonte me mikun e vet tė ngushtė, Zefin, televizioni italian dha mandatėn. Nė aksidentin automobilistik nė Gorica, ndėrkohė qė udhėtonin nga Cividale pėr nė Trieste, ku do tė prisnin ardhjen e makinave pėr t’i ngarkuar me ndihma humanitare pėr popullin shqiptar, Petriti dhe Zefi kishin humbur jetėn. Shtypi, radioja dhe televizioni italian, si edhe media shqiptare e asaj kohe, i bėnė jehonė tė gjerė kėsaj ngjarjeje tepėr tė dhimbshme, duke dhėnė vlerėsime tė larta pėr kontributin e shquar tė deputetit demokrat, Petrit Llaftiu dhe bashkėpunėtorit tė tij, Zef Margjinaj. Me dhjetėra telegrame ngushėllimi nga personalitete tė larta tė vendit e tė huaj, nga parti apo individė tė thjeshtė i erdhėn familjes, ku shprehej konsiderata mė e lartė pėr kėtė bir tė denjė, jo vetėm tė Shijakut, por tė gjithė Shqipėrisė. Varrimi madhėshtor tregoi edhe njė herė se sa lart i vlerėson demokracia bijtė e saj tė vėrtetė.

NIKOLLA SUDAR
*Historian dhe pėrkthyes

http://www.panorama.com.al/2013/05/2...t-te-shijakut/