Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 100
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    EULEX prangos 5 ish-komandantë të UÇK, në pyetje dhe ambasadori, Selimi


    PRISHTINE - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, njoftoi sot për arrestimin e pesë personave, nën dyshimet për krime lufte.
    Bashkë me arrestimet e UCK-së, EULEX ka ngritur aktakuza dhe ndaj deputetit te PDK, Fadil Demaku dhe ambasadorit kosovar në Tiranë, z Sylejman Selimi.

    Në një njoftim të EULEX thuhet se “pesë personat janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Likoc të komunës së Skenderajt. Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”.

    Në njoftim thuhet se arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ndërsa rasti po hetohet nga një prokuror i posaçëm i EULEX-it nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.

    Burimet lokale thanë se në mesin e të arrestuarve janë disa nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Drenicës, përfshirë edhe kryetarin aktual të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ndersa ceshtje eshte hapur dhe ndaj ambasadorit kosovar ne Tirane, Sylejman Selimit.

    Mediat kosovare pohojne se Sylejman Selimi pritet të paraqitet nesër në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të marrë vendim nëse Ambasadorit do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë.

    Seanca do të mbahet në orën 15:00 dhe aty, bashkë me Selimin, do të jenë edhe Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi – të cilët aktualisht po mbahen në mbajtje.

    Avokati i Selimit, Tomë Gashi, tha se Prokurori që po heton këtë rast nuk ka kërkuar që Selimi të paraqitet sonte.

    Personat e arrestuar

    Te arrestuar jane shtetasit Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi

    Emri:  68135.jpg

Shikime: 1030

Madhësia:  39.0 KB

    Mediat kosovare bejne me dije se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë sot ndaj Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Sahit Jashari, Ismet Haxhes, e disa të tjerëve.

    Ndërkohë raportohet se përveç Sylejman Selimit dhe Fadil Demakut, të gjithë të akuzuarit e tjerë nga “Grupi i Drenicës” janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it.

    Ambasadori Sylejman Selimi urgjent në Kosovë

    Emri:  68136_3.jpg

Shikime: 1061

Madhësia:  17.9 KB
    Ne foto ambasadori qe sapo ka mberritur ne Prishtine

    Burimet e Indeksonline kanë treguar se ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z Sylejman Selimi ka arritur në Kosovë.

    Ndërkohë avokati i tij Tomë Gashi ka deklaruar se ndodhet në EULEX dhe pas pak pret te njihet zyrtarisht per cfare dyshohet Selimi.

    "Nuk e di ende a është e nevojshme ardhja e klientit tim në EULEX, por më vonë do t’u informoj", ka thënë Gashi për Indeksonline.

    Pesë të arrestuarit nga EULEX-i për krime lufte, përfshirë këtu edhe kreu i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku, sapo janë dërguar në qendrën e paraburgimit, në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ata nesër pasdite do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake

    Mësohet se EULEX-i, fillimisht do të merret me të dyshuarit kryesor të “Grupit të Drenicës” dhe pas disa ditëve do të intervistohen edhe të tjerët, që në total janë 17 të dyshuar.

    Avokati i ambasadorit, Gashi: Mbi Selimin rendojne akuza per krime lufte
    Sylejman Selimi, Ambasador i Kosovës në Shqipëri, duket se nuk do të takohet sonte me hetuesit europianë të EULEX-it.

    Avokati i tij, Tomë Gashi, ka thënë se Selimi nuk ka ftesë për t’u paraqitur, por ai ka konfirmuar se mbi klientin e tij rëndojnë dyshime për krime lufte.

    “Unë mund t’ju them zyrtarisht se z. Syla është i dyshuar për krime lufte, por zyrtarisht ai nuk është ftuar nga EULEX që të paraqitet”, ka thënë Gashi.

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Gjahu ndaj komandantëve

    PRISHTINE-EULEX-i është vënë në gjah të komandantëve të UÇK’së. Misioni Europian për Rend dhe Ligj po heton 101 raste të krimeve të luftës, ku prej tyre 36 raste janë për krim të organizuar dhe 42 të tjera për korrupsion. Organizatat e ish-luftëtarëve thonë se Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca nuk kanë bërë asgjë për t'i mbrojtur vlerat e luftës së fundit.

    Emri:  68143.jpg

Shikime: 1365

Madhësia:  41.0 KB

    Para pak ditësh, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi kishte kontaktuar me miqtë e tij në Prishtinë dhe i kishte pyetur për rrezikun e arrestimit të tij nga EULEX-i nëse kthehet në vendlindje.
    Në këtë formë, ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Shefi i TMK-së, i cili ka kaluar qindra herë kufirin me Shqipërinë edhe në kohë lufte, pesëmbëdhjetë vite më po ndihet i rrezikuar të vizitojë Kosovën.

    Megjithëkëtë, ai ka ardhur në Kosovë dhe nuk është arrestuar.

    Por, ndaj tij, tashmë janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimin për krime të luftës.

    "Për këtë çështje nuk mund të komentojmë", është përgjigja e vetme e EULEX-it, kur pyeten se deri ku kanë shkuar hetimet për njërit prej ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    Rasti i Sylemjan Selimit është vetëm njëri prej më shumë se njëqind hetimeve tjera që janë duke u zhvilluar për krime të luftës.

    EULEX konfirmoi se Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë është duke i hetuar edhe 101 (Njëqindenjë) raste të krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës.

    "Prokurorët e EULEX-it momentalisht janë duke hetuar 101 raste të krimeve të luftës, përfshirë hetimet që janë në fazën preliminare. Deri më tani, nga kolegjet gjyqësore ku gjykatësit e EULEX janë kryesues dhe pjesëmarrës, janë shpallur 27 aktgjykime në raste të krimeve të luftës", thuhet në përgjigjen e EULEX-it dhënë Gazetës Express, të mërkurën.

    Sidoqoftë, një ish-komandant tjetër i UÇK-së po ballafaqohet me drejtësinë qe dhjetë vite nën akuza për krime të luftës.

    Fatmir Limajt i ishte ngritur aktakuza për krime të luftës në shkurt të vitit 2003, ndërsa ishte shpall i pafajshëm në nëntor të vitit 2005. Atij përsëri i është riaktualizuar e njëjta akuzë dhe tash po përballet përsëri me rigjykim nën akuzën për krime gjatë kohës së luftës.

    Pas arrestimit të fundi të Limajt, Kryeministri dhe Lideri i PDK'së, Hashim Thaçi ka lëshuar akuza në drejtim të EULEX-it, por prej atëherë më nuk ka folur për këtë temë.

    “Kjo nuk është drejtësi, ky është turp. Kjo është fyerje që na bëhet në këto ditë feste”, kishte akuzuar Thaçi Misionin e BE'së.

    Tani, në Qeveri dhe as në PDK nuk dëshirojnë të flasin për këtë temë.
    "Qëndrimi i PDK-së ka qenë gjithmonë i ditur për këto procese. Vlerësimet që janë dhënë më herët s'kam nevojë t'i përsërisë", thotë Musmurati, i cili mban pozitën e Zëvendësministrit në kabinetin qeveritar.

    Megjithëkëtë, organizatat që mbrojnë veteranët dhe ish-pjesëtarët e UÇK'së deklarojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për t'i mbrojtur njerëzit që e kanë bërë luftën.

    "As Qeveria, as Kuvendi dhe as Presidenca, jo pak, por nuk kanë bërë asgjë për t'u ndalur persekutimet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Muharrem Xhemajli i Veteranëve të UÇK-së.

    Për dallim prej krimeve të luftës, EULEX-i më pak prioritet i ka dhënë luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

    Tri herë më pak se për krimet e luftës, EULEX po heton për krim të organizuar, ndërsa vetëm 42 raste po i heton për korrupsion.

    "Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar 36 raste të krimit të organizuar, dhe 42 raste të korrupsionit. Deri më tani janë shpallur 37 aktgjykime në raste të korrupsionit, dhe 20 aktgjykime në raste të krimit të organizuar", njofton EULEX'i.

    Në këtë situatë, Muharrem Xhemajli i veteranëve thotë se Misioni i BE-së më shumë do t'i ndihmonte Kosovës sikur të zbardhte krimin, korrupsionin dhe vrasjet politike të pasluftës e jo të "merren me luftën e pastër të UÇK-së".

    "Edhe për të mirën e popullit të Kosovës do të ishte sikur EULEX-i të punonte në hetimin e dukurive të pasluftës si korrupsioni, krimi i organizuar, vrasjet politike dhe jo të merren me luftën e drejtë të UÇK'së", propozon Xhemajli.

    Ai ka propozuar të miratohen ligje, me të cilat përcaktohet fati i njerëzve që kanë qenë pjesë e luftës.

    "Institucionet e Kosovës, pavarësisht se kush është në krye, është dashur të nxjerrin ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës", ka shtuar ai.

    "As shumë, as pak, këta pushtetarë s'kanë bërë asgjë për ish-luftëtarët", ka thënë Xhemajli.

    Marre nga KosovaPress

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Komuna Skënderaj kundërshton arrestimin e kryekomunarit, Lushtakut

    SKENDERAJ-Komuna e Skënderajt reagoi menjëherë pas arrestimit të Sami Lushtakut nga ana e EULX-it.

    Nëpërmjet një reagimi, Komuna, të cilën e udhëheq Lushtaku, thuhet se ish-Komandanti i Zonës së Drenicës po hetohet padrejtësisht.

    “Me shqetësim ka marrë lajmin për ngritjen e hetimeve për krime lufte nga EULEX, ndaj Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku", thuhet në komunikatë.

    Sipas Skenderajt, Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka qenë komandanti UÇK-së Zonës së Drenicës dhe kontributi i tij në luftë çlirimtare ka qenë i madh, në shërbim të Luftës për çlirim dhe në mbrojtje të popullatës civile në Drenicë dhe më gjerë.

    "Mision i luftës së tij për çlirim nga okupatori serb, ka qenë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Me aktivitetin e tij z. Lushtaku ka ndihmuar në vazhdimësi popullatën e Drenicës në momentet më të vështira dhe llogaritet si një ndër heronjtë e gjallë të luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e Komunës.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Thaci e Kuci nuk komentojnë arrestimet

    PRISHTINE-Kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij në Qeveri dhe Parti, Hajredin Kuçi nuk kanë dashur të japin asnjë koment për arrestimet që kanë ndodhur sot ndaj ish ish-mandantëve të UÇK-së, në Drenicë.

    Thaçi pas ceremonisë për nder të Holokaustit i është shmangur mediave dhe nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këto arrestime.

    Të njëjtin veprim e ka bërë edhe Hajredin Kuçi pas mbledhjes së Bordit për Sundimin e Ligjit. Ai nuk ka pranuar asnjë pyetje për arrestimet.

    Kryeministri, gjatë fjalimit për Holokaustit tërthorazi ka folur edhe për krimet dhe viktimat e luftës.

    Ai ka thënë se krime ka në çdo luftë, por jo të gjithë janë fajtor.

    "Krime ka në çdo luftë, por kjo nuk do të thotë se çdokush gjatë luftës është fajtor. Të insistojmë në barabarësi të fajësisë është krim po aq i madh si dhe harresë e viktimave dhe arsye se pse ata u viktimizuan", ka thënë Thaçi.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    shum mir qe osht arrestu krimineli ma i madhh.. edhe nje herit kryeAnalfabetizmi si kryetar i komunes se skenderajt,,,nje + i madh per kosoven
    Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Jam kureshtare me dite a kane me arrestu edhe Bashkimin e Besarten keta eulexi. Se del naj spiun i Serbise qe e ka pa Besarten tu ia mbushe kallashnikovin Kushtrimit , e Bashkimin tu gjujte me 5,6 e 7 Mars. Spo mpritet me e pa punen e Eulexit matutje.

    Epo kur populli harroon shpejt historia perseritet.
    AUTOCHTHONOUS

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga ms13 Lexo Postimin
    shum mir qe osht arrestu krimineli ma i madhh.. edhe nje herit kryeAnalfabetizmi si kryetar i komunes se skenderajt,,,nje + i madh per kosoven
    Ku e ke studiu ti gjuhen shqipe qe po shkrun kaq bukur n'shqip, nese me lejohet pyetja? Se nuk qenke fare analfabet ti. Ke 13 gabime ne nese mund ta quajme kete fjaline tende pa llogaritur ato qe jane shkru ne dialekt dhe pa llogarite e me pika qe ndoshta sit nxjerr kompjuteri si mu.
    AUTOCHTHONOUS

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Vete fakti qe fletarrestet mbajne daten 25 Prill dhe nuk jane zbatuar deri pikerisht ne diten kur Thaci&Dacic jane pajtuar per planin e implementimit te "marreveshjes", eshte indice e qarte per natyren dhe rolin e ketij "arrestimi" simbolik...
    Sic duket, ky "arrestim" ishte nje der "kushtet" e rendesishme te Thacit dhe te PDK-se per te nenshkruar faljen e nje territori te Kosoves.
    Tani disa dite me radhe mund te ankohen (ose te bejne bashing) ndaj EULEX-it te urryer ne popull, i cili po i perndjeke "clirimtaret" (shoket e tyre te luftes) dhe njekohesisht te justifikojne veprimet e tyre antikombetare.

    Pas "marreveshjes" Thaci deklaronte parreshtur:
    "Thaçi: Plani për zbatimin e marrëveshjes me 26 prill"

    Njekohesisht EULEXi (Misioni ndihmes i pushtetit per mashtrimin e popullit te Kosoves) ben gati fletarrestet , ne menyre qe ti zbatoje posa ta jep urdherin Thaci nga Brukseli.
    Keshtu edhe ndodhi.

    Pavaresisht kesaj, shume nga keta te arrestuarit do te meritonin me keq se arrestime te tilla. Jo per shkak te ndonje krimi te pretenduar lufte, pasi qe shumica s'kane pa ushtare te Serbise me sy gjate kohes se luftes, por per shkak te krimeve (vjedhjeve) qe kane kryer pas luftes kunder qytetareve te Kosoves, shtetit dhe kombit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Edhe po te arrestohen ,duhet te arrestohen nga policiae Kosoves e jo EULEKSI
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  10. #10
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Ti hengert dreqi kriminellat

    Juleksi, eshte duke e vulosur me vule, qe eshte mision i deshtuar qe nuk ke ku e qon! 15 Vite pas luftes, vjen fillon procedura per krime lufte, kjo paraqet kulmin e teatrit dhe cirkut. Keta mund te ken vrare e te kene prere, ndoshta edhe mund te jene kriminel, por menyra e inicimit dhe koha e inicimit hyhyhyyyyyyyy nuk e kane lene ta hapin pas nje 50 viteve... Keta i kishin ne skene qe nga fillimi dhe nese kane pasur fakte, nuk duheshin lejuar te pritej kaq gjate per ta filluar me nje cirkusiade, qe i humb ne menyre komplete seriozitetin dhe besueshmerine e aktakuzave!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Portalet informative dhe mediat elektronike sot janë te stërmbushura me komente e komente nga më të ndryshmet.... te paktat kishin logjike brenda tyre. Rasti është mbreti i botës thotë një fjalë e urtë. Edhe mund te jete ashtu sepse rasti (apo dikush tjetër) e deshi që e gjithë kjo gullufi të ndodhë paralel me ngjarjet më të rëndësishme për vëndin tonë.

    Në të njëjtën frymë vajzat dhe djemtë më të mirë të kombit po ngritën në piedestal por një pjesë e tyre edhe po shahen në formën më të turpshme. Në të njëjtën frymë ata po cilësohen drita dhe turpi. Në të njëjtën frymë ata po cilësohen çlirimtarë dhe tradhtarë. E gjitha kjo ka krijuar një konfuzion të paparë ndonjëherë (apo edhe të parë shumë herë, e kjo është e meta jonë historike) tek qytetarët shqiptarë.

    Personalisht me bënë përshtypje se si funksionon logjika e disa personave të cilët sikur jetojnë me të vetmin qëllim që të vjellin vrerin e dështimit të tyre mbi gjithçka mund të jetë me vlerë. Ata ne manifestime te shumta perkujtimore ende duke ju dhembur mushkëritë së bërtituri për patriotizëm për heronjtë e Kosovës të ngrirë në pllaka e banera të mëdha në muret e shumë sallave anë e kënd trojeve tona, me të njëjtën eufori dhe pa marrë në konsideratë volumin e mushkërive të tyre po shajnë e ndotin gjithçka qe ka mbetur gjalle nga një luftë që u bë për të mirën e ne të gjithëve.

    Vetëm disa shembuj sa për ilustrim:

    " Ata kanë vdekur" , "Hallall ju qoftë" , " "Trimat vdesin", "Ata janë heronjtë" etj etj.

    Parulla të llojit të tillë, të cilat i gjuajnë në masë sa për sy e faqe si justifikim për sjelljet e tyre hipokrite.
    Sipas një logjike të thjeshtë kjo do të thotë se të gjithë te vdekurit janë të mirë.

    Për të gjallët nuk lamë gjë pa dëgjuar: janë të pashkolluar, janë hajna, janë kriminelë janë vrasës janë mafi janë dhunues janë turpi etj etj parulla të tilla që e mundojnë çdo tru me tri qeliza të shëndosha ....dhe çdo damarë me gjak shqiptari brenda....

    Në vend qe të mburremi ne kukasim. Në vend që të punojmë ne presim belesh nga qeveria nga diaspora nga OJQ te ndryshme ndërkombëtare, në vend qe të mendojmë ne sulmojmë njeri tjetrin si hienat.

    Një nga këta komentues, një “aristotel” i vetëshpallur në një portal kishte komentuar: "Per lufte doren jau jap!! hallall, aferim!".... po si!!!!. Ata po u dashkan të luftojnë e të lënë kokat qe ti të hapësh gojën e të filozofosh sikurse ti paske formulën për gjithçka bënë botën. Ata po u dashka ta japin jetën qe ti zotrote dhe fara e llojit tënd të gëzojnë mundësisht sa më shumë privilegje. Dhe a din ti o “aristoteles” se edhe lufta kërkon një shkallë të lartë të inteligjencës krahas një shpirti të madh shpirtit liridashës?

    A e din ti o “Aristotel” që asnjë luftë si përpinë të gjithë, apo ishe ti në anën tjetër dhe shpresoje se nuk do të shpëtoj njëri i gjallë? Sa më vjen keq që je zhgënjyer, por mësohu se do përjetosh edhe shumë ndjesi të tilla.

    Si nuk mendoni, të gjithë ju që sot po vjellni vrer në adresë të gabuar që po bëni krime personale duke e ndotur gjithçka që na solli dritën. Si nuk ju vjen turp të përkuleni para varreve të dëshmorëve kur në zemrat tuaja ndjeni urrejtje për ata që mbijetuan? Për shokët e tyre?

    Nuk e kuptoj një sjellje të tillë por jam duke e fituar përshtypjen se vetëm ne duam që lufta ti marrë të gjithë e ajo çka mbetet të gëzohet nga frikacakë të llojit tënd filozof pa tru....pa zemër e pa shpirt. Ku ishit ju që para 1999 nuk u dëgjuat me këto lloj deklaratash aq të mençura??? A po me siguri duke ju falënderuar policit serb se të përuli dhe të dha disa flakaresh....

    Është turp.
    Ndjej turp për sjelljet tuaja që bënë të mos përmendet burgosja e Fatmir Limajt dy ditë para 100 vjetorit kur po festonte gjithë bota shqiptare, por as lirimi i Ramush Haradinajt dhe pastërtia e luftës së UÇK-së para drejtësisë ndërkombëtare, nuk bëri bujë sa shantazhet e disa krimbave që veprojnë gjoja në emër të vlerave evropiane.

    Ndjej turp për ju edhe sot se si vjellni me terbim mllef dhe urrejtje ndaj figurave me emblematike te luftes se UÇK-se nga zona e Drenicës sikur ata te ishin dinozaur apo kanibal.

    Megjithatë kam shpresë së jo të gjithë mendojnë si ti e shokët tu. Ka shumë nga ne që krahas dhembjes për ata që ranë në frontin e nderit ndjejmë mburrje e krenari për të gjithë këta djem të UÇK-së, që sot janë burra të këtij shteti.
    Përulem para atyre që sot janë shndërruar në yje përjetësie, përulem edhe para të gjithëve që duke sfiduar sulme nga jashtë e brenda gjejnë motiv për të ndërtuar shtetin e Kosovës mbi themelet e amanetit shekullor, mbi betimin përbashkët mbi flamur.

    Respekti duhet të jetë strumbullari i falënderimeve tona çdo mëngjes që në e fillojmë të lirë. Respekti duhet të jetë strumbullari rreth së cilit ne ndërtojmë historinë tonë të lavdishme dhe të ardhmen padyshim të ndritshme për brezat që do të na pasojnë.
    Për ata që mendojnë se menjëherë pas lufte në Kosovë do të instalohej Utopia ju them: Kjo nuk ekziston prandaj zgjohuni merruni me veten punoni çdo ditë sepse nëse ende nuk e keni kuptuar këta që po i shani ju sollën lirinë.

    Po.
    Të gjithë atyre që ju ka hije lufta çlirimtare ju ka hije edhe politika ju ka hije jeta!
    E me respektin më të madh e nga zemra ju them: më mirë të sharë nga disa parazitë e gjak ndytur sesa në varre. Eulex smund ta njollosë pastertinë e UÇK-së! E ju qe ballëlartë ju bëtë ballë shumë uraganve e triumfuat e di qe do te triumfoni.


    Nga Ganimete Musliu!
    Dhuro shumë...e prit pak!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Un nuk kuptova nje gje. Kur thote "krime lufte kundër popullsisë civile" per ke popull e ka fjalen? Mundet te shpjegoj dikush kte?

  13. #13
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Nuk po due te besoj ne keto marifete!

  14. #14
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Kryeministri Thaçi: AKUZAT JANË TË PAARGUMENTUARA DHE TË PABAZUARA


    Qeveria e Republikës së Kosovës beson plotësisht në luftën e drejtë të UÇK-së, të komandantëve dhe luftëtarëve të saj, luftë kjo që bëri që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin e ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Qeveria e Republikës së Kosovës beson në drejtësi dhe në pafajësinë e komandantëve, të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beson në luftën e drejtë të UÇK-së, të qytetarëve të Kosovës, në pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto dyshime edhe më herët edhe në Hagë edhe në Prishtinë, kanë dalë të pabazuara dhe shpresojmë e besojmë plotësisht se këto dyshime janë të paargumentuara dhe të pabazuara. Qeveria e Republikës së Kosovës beson plotësisht në drejtësi, por beson plotësisht në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç besojnë qytetarët e Kosovës.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Vete fakti qe fletarrestet mbajne daten 25 Prill dhe nuk jane zbatuar deri pikerisht ne diten kur Thaci&Dacic jane pajtuar per planin e implementimit te "marreveshjes", eshte indice e qarte per natyren dhe rolin e ketij "arrestimi" simbolik...
    Sic duket, ky "arrestim" ishte nje der "kushtet" e rendesishme te Thacit dhe te PDK-se per te nenshkruar faljen e nje territori te Kosoves.
    Tani disa dite me radhe mund te ankohen (ose te bejne bashing) ndaj EULEX-it te urryer ne popull, i cili po i perndjeke "clirimtaret" (shoket e tyre te luftes) dhe njekohesisht te justifikojne veprimet e tyre antikombetare.

    Pas "marreveshjes" Thaci deklaronte parreshtur:
    "Thaçi: Plani për zbatimin e marrëveshjes me 26 prill"

    Njekohesisht EULEXi (Misioni ndihmes i pushtetit per mashtrimin e popullit te Kosoves) ben gati fletarrestet , ne menyre qe ti zbatoje posa ta jep urdherin Thaci nga Brukseli.
    Keshtu edhe ndodhi.

    Pavaresisht kesaj, shume nga keta te arrestuarit do te meritonin me keq se arrestime te tilla. Jo per shkak te ndonje krimi te pretenduar lufte, pasi qe shumica s'kane pa ushtare te Serbise me sy gjate kohes se luftes, por per shkak te krimeve (vjedhjeve) qe kane kryer pas luftes kunder qytetareve te Kosoves, shtetit dhe kombit.

    Pse clirimtaret ne thonjeza?
    te gjithe ushtaret e UCK jan CLIRIMTAR......cka kan bere pas lufte eshte tregim tjeter qe nuk ka lidhje me akuzat e euleshit.

    Edhe ju po akuzoni per vjedhje si euleshi,per shumicen e te akuzuarve per here te pare ke degju tani,nuk i njeh,nuk e din cka kan pas para lufte e cka kan sot.

    Cili prej tyre nuk ka pare ushtar serb SAHIT JASHARI,SAMI LUSHTAKU,SYLEJMAN SELIMI ,SABIT GECI?

    Keto akuza kunder pjestarve te UCK behen per shkak te shpifjeve,deshmive te rrejshme qe bejn njerez te lig per te fitu para e azil.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    VV: EULEX-i sulmon të gjithë përveç kreut të krimit



    Lëvizja Vetëvendosje theksoi të premten se në vazhdimësi e ka kundërshtuar dhe kontestuar EULEX-in si një mision jodemokratik i cili nuk u jep llogari as popullsisë dhe as institucioneve vendëse, mbi të cilët ka dhe ushtron fuqi ekzekutive të pakufizuara, ndërkohë që zyrtarët e EULEX-it kanë imunitet prej ligjit në Kosovë.
    Sipas VV-së, duke pasur parasysh që EULEX-i nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e shtetit, UÇK-në, nuk ka se si të besohet se mund të ndajë drejtësi.

    Akuzat e burgosjet e fundit të ish pjesëtarëve të UÇK-së nuk janë të parat e as të fundit. Statusi, misioni, qëndrimi dhe qasja e EULEX-it ndaj vendit, popullit e historisë sonë edhe s'mund të prodhojnë diçka tjetër edhe detyrimisht e politizojnë gjyqësinë dhe drejtësinë”, vlerëson Vetëvendosje.

    Jemi mësuar tashmë me këtë orientim të EULEX-it që mësyn gjithkë përveç kreut të korrupsionit e krimit (i cili gjithsesi është qeveritar) pikërisht që të mos prek vetë majat e krimit. Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë. Qeveria e Kosovës nuk po e mbron këtë luftë as si histori e lavdishme, as si koncept politik e vizion kombëtar, dhe as pjesëtarët e saj. Përkundrazi, Kryeministri i Kosovës merret vesh me Kryeministrin e Serbisë për Autonominë e serbëve brenda Kosovës që do të dirigjohet nga Serbia me ç'rast kriminelët e strukturave paralele të Serbisë do të amnistohen e integrohen në kuadër të sistemit e institucioneve tona. Në këtë udhë pa krye, Kryeministrit të Kosovës s'ka se si të mos i pengojë UÇK-ja dhe gjithçka që ajo shënon e kujton”, thuhet në kumtesën e kësaj lëvizje.

    Vetëvendosje kujton se vetëm në vitet 1998 e 1999, Serbia vrau rreth 12.000 shqiptarë, dhunoi mijëra gra e vajza, dogji ose shkatërroi afër 120.000 shtëpi, etj.

    “Por, EULEX-i s'merret me këto ashtu qysh nuk merret as me krimet e strukturave të Serbisë përgjatë këtyre 14 viteve të pasluftës në veri të Ibrit dhe jo vetëm atje”, shprehen nga kjo lëvizje.
    http://www.zeri.info/artikulli/6434/...reut-te-krimit

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Arrest shtëpiak për të gjithë

    Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur para pak çastesh masën e arrestit shtëpiak për të gjithë të dyshuarit, njoftoi avokati Tomë Gashi, i cili në këtë proces mbron Sylejman Selimin, raporton Express.
    ....
    http://www.telegrafi.com/lajme/arres...e-2-32415.html


  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    ...

    Cili prej tyre nuk ka pare ushtar serb ...,SAMI LUSHTAKU,SYLEJMAN SELIMI ,SABIT GECI?
    Saktesisht...
    Le te na ofojne prova per emrat, mbiemrat, numrin e ushtareve serb qe kane vra...
    Une nuk thashe se nuk ishin te veshur ne uniforme te UCK-se dhe nuk kan gjuajtur eventualisht ne drejtim te ndonje pozicioni te artilerise serbe.


    Perndryshe, keqtrajtimit i civilisteve shqiptar nga ana e disa te uniformuarave gjate luftes eshte realitet i pamohueshem. Nje gje e tille ka ndodhe ne shume komanadatura zyrtare dhe jozyrtare te UCK-se. Mohimi i ketij realiteti nuk eshte as zgjidhje afatgjate as drejtesi. Pavaresisht se ndonjeri nga civilistet, nese do te bazoheshim ne "ligjet" apo rregullat e lufterave te tilla dhe ne ndjenjat gjate luftes, mund te kete merituar trajtim edhe me te keq.
    Megjithate, askujt nuk mund ti njihet e drejta ta luaj rolin e diktatorit, aq me pak katunarve te lodhur te viseve rurale te Kosoves, as ne kohen e luftes.

    Lufta absolutisht e drejte e UCK-se nuk ka lidhje direkte me veprat kriminale te individeve, pavaresisht pozites se tyre ne UCK. Dhe kurrsesi nuk mund te zhvleftesohet permes denimit te disave qe kane keqtrajtuar civiliste gjate luftes. Zhvleftesimi me i madh behet duke mbrojtur dhe perkrahur simbolikisht dhe medialisht moszbardhjen perfundimtare dhe pa zhurme te akzuzave dhe veprave perkatese.
    Ne, po te kishim qene shoqeri e emancipuar sa duhet, vete do i kishim zgjedhur disa nga rastet me te renda te keqtrajtimit te civilisteve nga individe dhe komandatura te caktuara te UCK-se, dhe nuk ja kishim lene te huajve.
    Mbrojtja dhe perkrahja e njerezve qe kane kryer keso krimesh nuk eshte drejtesi, pavaresisht a thirremi ne pjesemarrjen e te njejteve ne luften e UCK-se, ne mungese te provave, ne Zotin etj. Te gjithe qe jane nga Kosova dhe e njohin Kosoven e dine se atje shpesh edhe per krimet me te renda te mundshme nuk eshte lehte te gjesh deshmitare dhe deshmi te duhura. Njekohesisht te gjithe ne e dime se sa dallaveret behen nder ne, te cilat ne shumicen e shteteve perendmore do perfundonin shume shpejte dhe shume lehte ne gjykata. Pra, duhet bere dallim ne mes te realitetit te hidhur dhe deshirave dhe interesave tona personale, ideologjike, partiake...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    Kryeministri Thaçi: AKUZAT JANË TË PAARGUMENTUARA DHE TË PABAZUARA
    ...
    Nje deklarate e tille e nje kryeministri te nje shteti perendimor ne shume raste do te ishte arsye e mjaftueshem per te dhene doreheqje ose per tu shkarkuar...
    Ne nje shtet demokratik dhe ligjor kryeministri dhe asnje zyrtar i larte i shtetit nuk ka te drejte te nderhyje ne menyre te tille ne punen e gjykatave.

    Deklarata e tille e Thacit eshte derhyrja me e rende e mundshme ne nje shtet demokratik dhe ligjor.

    Por, edhe ky katunari qe paraqitet si kryeminister e ka marre vesh se Kosova nuk eshte shtet, por vetem koloni e huaj ne dore te mafias dhe te krimit te organizaur qe vetem imiton shtetin. Prandaj edhe "guxon" te thote cka ti teket, perderisa nuk i prishe pune me ata qe e mbajne gjalle dhe ne pushtet, Serbine, BE-ne...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Un nuk kuptova nje gje. Kur thote "krime lufte kundër popullsisë civile" per ke popull e ka fjalen? Mundet te shpjegoj dikush kte?
    Ne radhe te pare kunder shqipetarve qe, me ose pa te drejte, jane trajtuar si bashkepunetore te Serbise...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •