Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 100
  1. #81
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Un po habitem se si nuk arrestohet Xhavit Haliti me te gjitha akuzat qe i degjojm ! As Thaçi e as daja i tij !! Ketu dyshoj ne seriozitetin e Euleksit !
    … ///

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Un po habitem se si nuk arrestohet Xhavit Haliti me te gjitha akuzat qe i degjojm ! As Thaçi e as daja i tij !! Ketu dyshoj ne seriozitetin e Euleksit !
    ti nuk ishe mier ne kok breee
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    kriminelat jon kta kejtt... xhavit halit edhe hashim thaqii edhe do tjer veq edhe pakk jon ka i duhen USA e BE... edhe kta e kan vendin en BURG.. kan ba shum krime ne kosov dhunime keqTrajtime vrasje te civilve shqiptar,.. kta te arrestuar jan shok te tyre.. ja kan hup edhe imazhin UQK-S... me krimet qe i kan ba ne DRENIC ...osht kan e ditur qe luft ne drenic nuk ka qen e paster... kan shfrytzu luften per hakmarrje e dhunime te ndryshme... duhet shum shpejt mu arrestuu edhe tjer kriminel shqiptar qe e njyllosin emrin UQK . ME VEPRAT E TYRE
    Ndryshuar për herë të fundit nga ms13 : 18-11-2013 më 14:21
    Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ms13 për postimin:

    Le dévoué (19-11-2013)

  5. #84
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga ms13 Lexo Postimin
    kriminelat jon kta kejtt... xhavit halit edhe hashim thaqii edhe do tjer veq edhe pakk jon ka i duhen USA e BE... edhe kta e kan vendin en BURG.. kan ba shum krime ne kosov dhunime keqTrajtime vrasje te civilve shqiptar,.. kta te arrestuar jan shok te tyre.. ja kan hup edhe imazhin UQK-S... me krimet qe i kan ba ne DRENIC ...osht kan e ditur qe luft ne drenic nuk ka qen e paster... kan shfrytzu luften per hakmarrje e dhunime te ndryshme... duhet shum shpejt mu arrestuu edhe tjer kriminel shqiptar qe e njyllosin emrin UQK . ME VEPRAT E TYRE
    po ti a mendon qe presum qe ti te thuash naj fjal te burrave
    per trimat qe e luftuan shkaun jo jo bre bal e dim kahere per ty
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #85
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Un po habitem se si nuk arrestohet Xhavit Haliti me te gjitha akuzat qe i degjojm ! As Thaçi e as daja i tij !! Ketu dyshoj ne seriozitetin e Euleksit !
    nuk e kupton e..shume e thjeshte..po i perdor perendimi per eksperimente..kur ti shtrydhi mire e mire ka per ti flakur..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #87
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    “Me ty komandant e për ty komandant”

    Qytetarë të shumtë iu kanë bashkuar thirrjes së organizatave studentore për të marrë pjesë në marshin protestues kundër arrestimin e Grupit të Drenicë “Grupit të Drenicës” dhe të gjithë ish luftëtarëve të UÇK-së.
    Protestuesit janë duke u mbledhur tek Qendra Studentore e Prishtinës dhe tani për tani ende nuk ka filluar marshimi, pasi që siç paralajmërojnë organizatorët janë duke pritur edhe qytetarë nga komuna tjera për të iu bashkangjitur kësaj proteste.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #88
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte




    http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=76520

    Kërkohet lirimi i “Grupit të Drenicës”
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #89
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Selimi do përballet me dy procese gjyqësore



    Kërkesa e ekipit mbrojtës të Sulejman Selimit për vetëm një proces kundër ambasadorit kosovar në Tiranë është hedhur poshtë nga EULEX-i, raporton Kohavision.


    Selimi do të ballafaqohet me dy gjykime të ndara për krime lufte, lajm ky që është konfirmuar për televizionin kombëtar privat nga misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX. KTV-ja ka siguruar dy aktakuzat, atë për “Grupin e Drenicës”, ndaj 15 personave dhe tjetrën, ku përfshihet Sylejman Selimi dhe 3 persona të tjerë.

    Krahas Selimit , njëra prej aktakuzave përfshinë edhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, një komandant policie dhe truproja të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi Sipas aktakuzës së prokurorit Maurizio Salustro, ata kanë keqtrajtuar dëshmitarët në qendrën e mbajtjes në Likoc. “I pandehuri e ka vrarë një civil të burgosur shqiptar të panjohur, duke shtënë 3 herë në kokë më pistoletë në të, në një lokalitet ndërmjet fshatrave Galic-Dubovc”, thuhet në aktakuzë.

    Rrëfimin e ka bërë dëshmitari D, i cili sipas aktakuzës ka qenë mik i Sami Lushtakut, por që ka edhe lidhje familjare me të. Për vrasje akuzohet edhe Sabit Geci. Ai sipas aktakuzës ia ka prerë kokën me motosharrë një polici serb të rajonit të Drenicës. Për gjithë aktakuzën prej 38 faqesh prokurori ka propozuar 20 dëshmitarë.

    Pse e urren UÇK-në, ti je armiku jonë”, i thoshte në një rast Sabit Geci dëshmitarit B, duke e rrahur pastaj me shkop bejsbolli. Shtatë nga 15 të akuzuarit janë në paraburgim që nga maji i këtij viti, kur u arrestuan nga EULEX-i me kërkesë të prokurorit të rastit, Salustro. Për këtë rast seanca e radhës është caktuar më 6 dhjetor.
    http://www.zeri.info/artikulli/20889...cese-gjyqesore

  11. #90
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #91
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nuk e kupton e..shume e thjeshte..po i perdor perendimi per eksperimente..kur ti shtrydhi mire e mire ka per ti flakur..
    Gjarperi mbytet kur i pritet koka, e jo bishti.
    Megjithate, shpresojm qe ajo dit do te vie kur drejtesia do t'ju impunohet mafijës-politike kosovare !
    … ///

  13. #92
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po ti a mendon qe presum qe ti te thuash naj fjal te burrave
    per trimat qe e luftuan shkaun jo jo bre bal e dim kahere per ty
    Boll mo ! Se nuk ishte vetem thaci me leviska n'uck ! Pervetesimi i meritave te nje populli, eshte krim mbi krima ! Boll e ndytët sakrificen e deshmorve !
    … ///

  14. #93
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Un po habitem se si nuk arrestohet Xhavit Haliti me te gjitha akuzat qe i degjojm ! As Thaçi e as daja i tij !! Ketu dyshoj ne seriozitetin e Euleksit !
    - e po habiten edhe Delet...

    - ndersa une po habitem si nuk e arrestojn asnje Kriminel Serb, qe t'ju ithtoj edhe juve gjak prisherve !!!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  15. #94
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Boll mo ! Se nuk ishte vetem thaci me leviska n'uck ! Pervetesimi i meritave te nje populli, eshte krim mbi krima ! Boll e ndytët sakrificen e deshmorve !
    po si more jahu thu boll ma
    a ty me te degjue e propaganden serbe ketu a
    mjaft ju ma qe 14 vite ka kalue lufta e lavdishme qe e beri UÇK-ja
    e prin nga kryeqlirimtari Hashim Thaqi
    e ti ende vazhdon me ata te vjetren siq te kan porosit shkavellat
    e thua rren se Thaqi nuk ka luftue por ka viedh e shit leviska
    cili duhet ta ndalim e ti thom njeri tjetrit boll ma.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #95
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    MPJ ia paguan paraburgimin Sylejman Selimit 3.748 euro në muaj



    Prishtinë, 19 nëntor - Ministria e Punëve të Jashtme shkel ligjin mbi shërbimin e jashtëm të Kosovës. Ata janë duke i dhënë pagë ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, pavarësisht se ai që nga fundi i majit të këtij viti nuk është në vendin e tij të punës.

    I njohur si komandant Sulltani, Selimi i cili aktualisht ndodhet në paraburgim si pjesë e “Grupit të Drenicës”, i dyshuar për krime lufte, gjatë kohës sa ka qenë përfaqësues diplomatik i shtetit në Tiranë ka marrë pagë prej 3.748 eurove.

    Indeksonline ka mësuar nga burimet e veta brenda MPJ-së se paga e Selimit akoma figuron në listën e pagave të kësaj ministrie, si dhe ka siguruar listën e pagave të ambasadorëve ku shihet vlera e saktë e pagës mujore të tij.

    Sipas një përllogaritje në bazë të pagës që ka marrë, për pesë muaj sa është gjendur në paraburgim (qershor, korrik, gusht, shtator dhe tetor) Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë për të hiq më pak se 18.740 euro.

    I kontaktuar nga Indeksonline, Artan Behrami nga MPJ-ja, nuk e ka mohuar faktin se Selimi është duke e marrë pagën, mirëpo këtë veprim të MPJ-së, e ka arsyetuar, ani pse Ligji thotë ndryshe.

    Lidhur me këtë çështje, MPJ-ja do të veprojë në përputhje me aktet normative si dhe me parimet juridike e diplomatike. Ne besojmë në parimin që secili është i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta. Prandaj ne nuk do të marrim në këtë fazë vendime, por do të presim verdiktin e gjykatës kompetente. Ambasada e Kosovës në Shqipëri është funksionale. Ajo është një ndër misionet me staf të kompletuar dhe aktualisht me përgjegjësi të plotë po përmbushen obligimet e përcaktuara”, është përgjigjur ai nëpërmjet postës elektronike.

    E deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Ligji për shërbimin e jashtëm është shumë i qartë në raport me rastet kur ndonjë zyrtar shtetëror përballet me organet e drejtësisë, dhe se MPJ-ja do të duhej ta respektonte në përpikëri atë.

    Sipas nenit 24 të Ligjit për shërbimin e jashtëm në momentin kur fillon procedurë për vepër penale ndaj ndonjë nëpunësi të shërbimit të jashtëm, përfshirë këtu edhe ambasadorët, Ministria duhet ta pezullojë atë nëpunës deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Gjithashtu gjatë periudhës së pezullimit, nëpunësi i shërbimit të jashtëm sipas këtij ligji nuk paguhet”, ka deklaruare ajo.

    Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, është kthyer në Prishtinë me 31 maj me ftesë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), prokuror të së cilit kanë nisur hetimet ndaj tij, pas së cilave ka pasuar shqiptimi i masës së paraburgimit.

    http://www.koha.net/?page=1,13,166254

  17. #96
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte



    Selimi do të merr pagën

    Bota Sot | 20.11.2013 14:13


    Një ditë pasi u publiku lajmi se Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi merr pagë nga Qeveria e Kosovës, ndonëse që disa muaj është në qendër të paraburgimit, është deklaruar edhe shefi i tij.
    Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se, ambasadori Selimi do të vazhdojë të jetë në atë pozitë, derisa gjyqësori ta marr një vendim të prerë.
    Këtë deklaratë Hoxhaj e ka dhënë pas mbledhjes së Komisionit për Poltikë të Jashtme.

    Selimi sa ka qenë përfaqësues diplomatik i shtetit në Tiranë ka marrë pagë prej 3.748 eurove dhe se paga e ambasadorit akoma figuron në listën e pagave të kësaj ministrie, si dhe ka siguruar listën e pagave të ambasadorëve ku shihet vlera e saktë e pagës mujore të tij.

    Sipas një përllogaritje në bazë të pagës që ka marrë, për pesë muaj sa është gjendur në paraburgim (Qershor, Korrik, Gusht, Shtator dhe Tetor) Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë për të hiq më pak se 18.740 euro.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #97
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte




    Stigma mediale Motosharra dhe Bullatoviqi


    Ismail Syla E mërkurë, 05 Mars 2014 09:46
    Gjatë kohës së shkuarjes në punë në të përditshmen Bujku (ish Rilindja), para shkollës fillore të Komoranit, në vitin 1996 më ndaloi një polic serb, i vogël në trup dhe i zeshkët. Nga kontrolli i gjërave të dukshme i ranë në sy disa fletë të shkruara me makinë shkrimi. Në fakt ishte teksti i tregimit “Balta”, me të cilin do të merrja pjesë në një konkurs letrar.

    Polici me një shikim urrejtës, me fjalë të prera dhe të pakta kërkoi që të përkthehet titulli i tregimit. Me ironi tha se “Në Drenicë paska shkrimtar!?”, duke ma lënë në kujtesë këtë moment, për të marrë vesh më vonë se ai ishte polici Bullatoviq, fama e keqe e të cilit rritej çdo ditë e më shumë.

    Për veprimet e tij brutale dhe sjelljet antishqiptare dihet nga secili qytetar i Drenicës. Ai ishte sinonim i dhunës serbe deri në fillim të vitit 1998 kur më në fund plasi hapur lufta midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave policore dhe ushtarake serbe.

    Kujtimi i zi për Bullatoviqin ringjallet dhe bëhet objekt shkrimi më në fund për shumë arsye. Vitin e kaluar me rastin e burgosjes së komandantëve të Zonës Operative të Drenicës (Sylejman Selimi, Sami Lushtaku etj.) u organizuan protesta nëpër sheshet kryesore të Prishtinës. Në mesin e protestuesve kishte djem të rinj dhe vajza të reja me fanella në shpinat e të cilave ishte shkruar një deklaratë publike kolektive “Unë e vrava Bullatoviqin”. Kjo më bëri që në ikonën e fotove të iphone-it ta fotografoj një “parullë” të tillë, të cilën ende e mbaj të pashlyer.

    Kjo deklaratë publike është treguesi më i mirë për lehtësinë e marrjes së përgjegjësisë për vrasjen e një krimineli. Nuk duhet ngatërruar në këtë rast etikën njerëzore, ndjenjat humane, përjashtimin e gjyqësisë dhe forma tjera të qëndrimit të njeriut ndaj njeriut. Këtu kemi të bëjmë me emrin e një krimineli, pavarësisht etnisë, i cili me mjetet e dhunës shtetërore, në kuadër të institucionit të tij, kishte ushtruar padrejtësisht dhunë sistematike mbi qytetarët e kësaj ane, prej tregtarit të vogël ambulant, deri tek veprimtarët, mësuesit dhe të gjitha njerëzit që nuk pajtoheshin me sundimin e administratës, policisë dhe politikës serbe, hapur antishqiptare.

    Prej viteve 1998-1999 deri në vitin e kaluar, të burgosjes së komandantëve të UÇK-së, ka kaluar një periudhë 14, 15 vjeçare. Kohë, gjatë së cilës plagët e luftës as nuk harrohen tërësisht, as nuk kujtohen për çdo ditë, apo thënë më mirë te gjenerata që ka përjetuar atë periudhë ka një ngulitje të përhershme në kujtesë të natyrës së shtypjes, përmasave të krimit dhe natyrshmërisë së kujtimit të atyre viteve, ashtu siç ka tjetër kujtesë për brezin që në atë kohë ka qenë i moshës së
    njomë, por sot ka një moshë madhore dhe fatbardhësisht nuk ka kaluar njëjtë nëpër makinën e dhunës serbe.

    Për pjesën e brezit të dytë, është interesante të shpjegohet trajtimi medial i këtij rasti, ashtu si dhe për pjesën e brezit që e përjetoi realitetin e atyre viteve. Pa dyshim, përpjekja për denigrimin e vlerave të UÇK-së dhe të komandantëve të saj është një nga synimet strategjike të qarqeve antishqiptare dhe antikombëtare, që kanë motive të ndryshme, por objektiva të përbashkëta.

    Kur është rasti i Bullatoviqit, ka rënë në sy në një medie elektronike në Kosovë paraqitja e gjoja njoftimit të mënyrës se si është vrarë krimineli Bullatoviq. Për një kohë të gjatë, me muaj ka qëndruar “sqarimi” medial, sipas të cilit gjoja Sabit Geci paska ekzekutuar me motosharrë Bullatoviqin.

    Kjo mënyrë e pasurimit të opinionit publik me informacione dhe me metoda të caktuara, jo vetëm tek brezi që nuk i ka të freskëta kujtimet e robërisë dhe të luftës, por tek secili brez përpiqet të intonojë në mënyrë tendencioze përpjekjen për ndërrimin e roleve të aktorëve: ekzekutues - viktimë.

    Ky titull që mbijeton gjatë në medien elektronike, i nxjerrë nga akuzat e fabrikuara apo ngado që të jenë, arrin të krijojë një efekt tejet negativ, antiUÇK, antikombëtar. Në kët rast, pavarësisht si e ka emrin i akuzuari, Sabit, Hasan a Blerim, efekti i nxirosjes dhe stigmatizimit bie jo mbi kriminelin e saktë Bullatoviq, por mbi viktimën nga radhët e UÇK-së.

    Dhe si rezultat i trajtimit të tillë medial mesazhi është ky: Nuk është vëmendja tek krimineli Bullatoviq, por tek X.Y. dhe tek mjeti, motosharra. Pra, në këtë rast subjekt i informatës është X.Y. që vepron me motosharrë (si mjet tmerrues) dhe jo personazhi që ka terrorizuar (dhe tmerruara) një popullatë të tërë për vite të tëra. Kështu, duke vënë në spikamë gjoja ekzekutesin dhe mjetin, arrihet zhvendosja e urrejtjes jo mbi kriminelin Bullatoviq, por mbi X.Y. Dhe së bashku me zhvendosjen vjen edhe zbehja, kontestimi, madje kthimi i majës së urrejtjes jo mbi Bullatoviqin por mbi personin që gjoja ka ekzekutuar atë.

    I një natyre të ngjashme ishte edhe qarkullim në media i lajmit se gjoja Sylejman Selimi gjatë luftës paska dhunuar dy femra shqiptare. Mënyra e plasimit të një lajmi të tillë, të zier në kushedi se çfarë kuzhinash, dëshmish dhe deklarimesh me qëllime të caktuara, prodhon efektin medial të farkimit të urrejtjes kundër një komandanti të UÇK-së, i cili gjoja ka dhunuar femra shqiptare. Në këtë rast togëfjalëshi “femra shqiptare” sugjeron një kategori kombëtare, shumës kolektiv, me mbiemër sensitiv që prek karakterin nacional të popullatës sonë, për të mprehur tehun e urrejtjes sa më shumë kundër X.Y. komandanti.

    Në tërë këtë fabrikim medial tentohet të krijohet klima antiUÇK. Mesazhi përpiqet të mbjellë dhe krijojë këtë klimë: Ja, ata që konsiderohen çlirimtarë, ja se çfarë janë. Kanë dhunuar femra shqiptare (jo një N.N. apo X.Y.), gratë dhe nënat më të ndershme të kombit.

    I tërë ky fabrikim medial ka për qëllim kultivimin e urrejtjes, zhveshjen, heqjen e imunitetit dhe të integritetit moral të komandantëve të UÇK-së apo figurave tjera. Përbaltja bëhet me goditje sistematike, me dhënie informacioni të përdredhur, me botim tërësor të aktakuzave, ku gëlojnë të pavërtetat dhe inkriminimet. Madje në të gjitha rastet rifreskohet mabamendja, në rast aludimesh përmenden aktorët e UÇK-së, në rast arrestimesh, përshkruhen krimet, në rastin e daljes para gjykatësit hetues, përsëriten dhe ribotohen aktakuzat, në rastin e fillimit të gjyqeve sërish përsëriten “dhunimet” e femrave, motosharrat etj, në një cikël të pafund.

    Dhe cili është mesazhi përfundimtar: - asgjësimi i emrit dhe veprës së komandantëve të UÇK-së. Nëse dalin në protesta mbrojtësit dhe adhuruesit e komandantëve me parulla ku shkruhet emri i tyre, me fotot e tyre, me fotot e kohës së luftës, me uniforma të UÇK-së, tek njerëzit që rrinë anash, në trotuare, tek ata që i përcjellin nga ekranet e TV-ve të krijohet përshtypja dhe neveria
    edhe ndaj atyre që protestojnë duke thënë se ja për kë protestojnë këta njerëz!

    Shembull eklatant i këtij fenomeni është edhe gjykimi i Nazim Bllacës, i cili nëpër të gjitha fazat ka shërbyer nga një e përditshme për të përmendur vazhdimisht emrin e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, duke u paraqitur pasaktësisht dhe qëllimisht si kreun e Shërbimit Informativ të Kosovës. Sa herë që përmendet emri i N.B. ose i ndonjë personi tjetër në aktakuzën e tij, gjithmonë rifreskohet përmendja edhe emrit të Azem Sylës, pavarësisht se hetimi zyrtar kundërt tij ka pushuar muaj e vite më parë.

    Përdredhja e lajmit, trajtimi i emrave të komandantëve të UÇK-së me synime të mbrapshta, stigmatizimi dhe “lufta” e hapur kundër tyre mund të kuptohet në ndonjë medie racialisht opozitare ndaj tyre, por është e tepërt nga ajo pjesë e shtypit dhe ajo elektronike që synon të ketë objektivitet profesional, performansë nacionale dhe ndikim prej opinionbërësi.

    Kësaj të fundit duhet parë për të madhe.

    (Autori është këshilltar politik i kryeministrit Thaçi. Mendimet e shprehura në këtë shkrim janë autoriale)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #98
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte


    Vendi ku u plagos Sami Lushtaku në aksion kundër forcave serbe


    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #99
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte



    PDK reagon për rastin Drenica: Komandantët e UÇK-së u dënuan pa të drejtë


    GazetaExpress E mërkurë, 26 Tetor 2016 15:03


    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se ka përcjellë me shqetësim proceset gjyqësore ndaj luftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së në secilin rast, e në veçanti në rastin Drenica. Ish-Partia e Hashim Thaçit thekson se ndihen të shqetësuar për arsyen se pjesëtarët e UÇK-së janë dënuar padrejtësisht, shkruan Gazeta Express.

    "Shqetësim edhe më i madh për ne është se janë dënuar pa të drejtë, duke u cenuar edhe vetë sistemi i drejtësisë dhe nocioni drejtësi për qytetarin tonë", thuhet në komunikatë.

    Më tej PDK-ja thotë se "në cilindo rast të këtillë, ne kemi pasur dhe kemi bindjen e thellë se lufta e UҪK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe që ka respektuar ҁdo normë ndërkombëtare. Kjo edhe është vërtetuar në shumë raste, nga të cilat është tentuar të dëmtohen figura të larta çlirimtare dhe vetë lufta e drejtë e UҪK-së. Rasti i fundit tregon një shpërfaqje të re të një qasjeje të tillë ku jo vetëm dënimi, por edhe i tërë procesi ishte një tendencë e mohimit të vlerave tona sublime dhe dënimit të figurava të larta edhe në kundërshtim me vetë standardet e drejtësisë të njohura në botë dhe ligjet e Kosovës.

    Me këto dënime jo të drejta, haptazi vërehet tendenca e inkriminimit të luftës së drejtë të UҪK-së dhe e krijimit të baraspeshës në mes luftës së drejtë të UҪK-së dhe agresionit të Serbisë".

    PDK gjithashtu thekson: Kemi qëndrim të qartë për drejtësinë si sistem i pavarur, profesional dhe i paanshëm, por në çdo rast të cenimit të këtij parimi, si në këtë radhë, fton instituiconet relavante vendore dhe ndërkombëtare që të veprojnë sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare në çdo rast dhe të korrektojë çdo padrejtësi që është vërejtur gjatë këtij procesi gjyqësor, që nuk duhet të jetë pjesë e jetës juridike të një shteti demokratik.

    "Ne vazhdojmë të besojmë në pafajësinë e luftëtarëve dhe në luftën e drejtë të UҪK-së, si dhe kërkojmë veprime që mbrojnë imazhin e drejtësisë. Nuk do të pajtohemi me aktgjykime që kanë për bazë motive tjera jashtë drejtësisë", përfundon komunikata.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  21. #100
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte




    Vendimi i Apelit për “Drenica 1 e 2″ mbledh në seancë të jashtëzakonshme Kuvendin




    26/10/2016

    Vendimi i Apelit për ta vërtetuar dënimin ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së në dy rastet “Drenica’” pritet t`i mbledhë në një debat të jashtëzakonshëm deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    Deputetët e PDK-së kanë mbledhur nënshkrime për të kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për debat në Kuvend dhe për të diskutuar dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ata, këtë kërkesë e kanë dërguar në kryesi të Kuvendit, ndërsa, kryeparlamentari Veseli ka thirrur mbledhjen e Kryesisë për në orën 14:00 të ditës së sotme.

    Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

    “Është një kërkesë nga ana e deputetëve. Sot gjatë ditës në ora 14:00 do të mblidhet kryesia dhe ajo do të vendos lidhur me atë se a do të mbahet seanca apo jo”, ka thënë Pajaziti.

    Në rast se kryesia pajtohet, sipas kërkesës seanca mund të mbahet po të mërkurën, rreth orës 15:00 – menjëherë pas mbledhjes së kryesisë.

    Iniciativa e deputetëve të PDK-së, bëhet e ditur se ka marrë mbështetje edhe nga shumica e deputetëve të partive tjera, përfshirë edhe ata të opozitës, raporton Gazeta Express.

    Ndryshe, Gjykata e Apelit, në fillimin e kësaj jave, ka vërtetuar dënimet e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, në dy rastet e ndara “Drenica 1 dhe 2″, ku janë dënuar ish-pjesëtarët e UÇK-së për krime lufte në Kosovë.

    Apeli në vendimin e saj i ka zbritur vetëm një vit dënimin Sylejman Selimit. Të dënuar tjerë në rastin “Drenica” janë edhe kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku, ish-kryetari i Drenasit dhe deputeti i PDK-së, Fadil Demaku. Këta dy të fundit, dhanë dorëheqje, menjëherë pas publikimit të vendimit nga postet e tyre publike, të ardhur me votë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •