Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 100
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Hotlani Lexo Postimin
    Edhe po te arrestohen ,duhet te arrestohen nga policiae Kosoves e jo EULEKSI

    Eulex-i nuk eshte ardhe mi rujt delet ne Kosove
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Paraburgoset ‘Grupi i Drenicës’



    Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte.

    Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodheshin në arrest shtëpiak qysh më 25 maj, me vendim të Gjykatës së Apelit.

    Arrestimet janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve të premten vonë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, i cili mban edhe postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

    Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën e prokurorit, me të cilin ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masë të paraburgimit. Paraburgimi do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij viti”, ka bërë të ditur Gashi.

    Ai po ashtu ka thënë se do të apelojë këtë vendim të hënën në Gjykatën Supreme. /rel/

    http://www.zeri.info/artikulli/6892/...upi-i-drenices

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Paraburgimi, pas deklaratave të liderëve politikë

    Prishtinë, 31 maj - E plotësuar Arsyeja kryesore që Gjykata ka vendosur t’i dërgojë në paraburgim shtatë të dyshuarit, janë deklaratat publike të politikanëve në mbrojtje të tyre. Vendimin e ka shpjeguar për Interaktiv, avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi. Kanë përfunduar në burg pa asnjë paralajmërim shtatë të dyshuarit e “Grupit të Drenicës”, duke përfshirë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe kryetarin aktual të Skënderajt, Sami Lushtaku.

    Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, familja Demaku, dy anëtarë të së cilës janë në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për krime lufte, Jahir dhe Zeqir Demaku.

    Ata dy janë arrestuar në shtëpitë e tyre në Drenas sonte në orën 21 e 30 minuta. Fatin e njëjtë e kanë pasur edhe të tjerët.

    Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit, por për këtë nuk janë njoftuar avokatët. Avokati i Selimit, Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë shkresë zyrtare që tregon se është miratuar kërkesa e prokurorit për paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
    http://www.koha.net/?page=1,13,147606

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    EULEX: Arrestimi ndodhi për shkak se rrezikoheshin dëshmitarët

    Prishtinë, 2 qershor - Derisa ka kaluar dita e dytë prej që paneli gjyqtarëve të EULEX-it dhe atyre vendorë të vendosin që shtatë të arrestuarit e ish UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, t’u ndryshohet masa e arrestit, nga ai shtëpiak në paraburgim për 30 ditë, misioni BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, sqaron arsyet përse u ndryshua kjo masë.

    Në një përgjigje zyrtare për “Zhurnal”, EULEX-i konfirmon se; “arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre (të të arrestuarve) mbi dëshmitarët”.


    EULEX-i sqaron se një panel gjyqtarësh i përbërë nga vendorë e ndërkombëtarë të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë ndaj shtatë të arrestuarve, të dyshuar për krime të luftës kundër popullatës civile.

    Paneli ka pranuar ankesën e prokurorit special dhe ka refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke vendosur masën e paraburgimit për shtatë të arrestuarit”, sqaron EULEX-i në përgjigjen zyrtare për agjencinë “Zhurnal”.

    Arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre mbi dëshmitarët. Gjykata e Apelit konkludoi se duke marrë parasysh rrethanat specifike, vetëm paraburgimi mund të mjaftojë si mbrojtje kundër rreziqeve të manipulimit me prova”.

    Rasti është duke u hetuar nga prokurori special i EULEX-it nga zyra e Prokurorit Special të Kosovës.

    Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar të premten në mbrëmje shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte.

    Që nga 25 maji ata ndodheshin në arrest shtëpiak, ndërsa pas ankesës së prokurorit special të EULEX-it, Mauricio Salustro Gjykata e Apelit vendosi ta ndryshoi masën e arrestit shtëpiak me paraburgim.

    Të arrestuarit janë ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe pesë ish pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Sahit Jashari, Jahir e Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli.
    http://www.koha.net/?page=1,13,147707

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Blomeyer: Faji është individual, akuzat nuk e dëmtojnë UÇK-në




    Prishtinë, 2 qershor - “Unë mendoj se opinioni kosovar duhet ta kuptojë se faji është individual. Nuk ka faj kolektiv. Faji mund të jetë i individëve që kanë bërë krime por jo i gjithë grupit. Nganjëherë në gazetat kosovare vërej se ka mungesë kuptimi për këtë. Çdokush duhet ta dijë se nëse ka të dhëna për një krim, qoftë krim lufte apo çfarëdo krimi, ai duhet të hetohet. Nuk duhet lënë pa u hetuar krimi edhe nëse personi që hetohet ka qenë pjesë e UÇK-së. Akuzat për fajet e individëve nuk e dëmtojnë imazhin e UÇK-së”, ka thënë Peter Blomeyer, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

    Nëse janë të pafajshëm, pjesëtarët e UÇK-së që aktualisht po akuzohen për krime lufte, sipas ambasadorit gjerman në Kosovës Peter Blomeyer, nuk kanë se përse të brengosen.

    Nëse janë të pafajshëm këto hetime do të pastrojnë reputacionin e tyre”, ka thënë Blomeyer.

    Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ambasadori i shteti më të zhvilluar ekonomikisht në BE, ka folur gjerë e gjatë për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për kushtet që Gjermania ia ka vënë Serbisë nëse do që ta marrë datën e negociatave të anëtarësimit.

    Sipas Bloemeyer, deri më 15 qershor, Prishtina dhe Beogradi duhet të bëjnë hapa të dukshëm në zbatimin e marrëveshjes së prillit nëse duan vendime pozitive nga BE-ja. “Ka mbetur shumë, shumë pak kohë”, ka paralajmëruar Blomeyer.
    http://www.koha.net/?page=1,13,147720

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Antishqiptaret jane ne sulm, po mundohen te baltosin luften e shqiptareve per liri. EULEX-i realisht ka pushtuar nje pjese te territorit e Shqipnise Etnike dhe me nje prokuror italian qe i urren shqiptaret po arrestojne djemte tane.
    Jashte EULEX-i nga trojet shqiptare !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Antishqiptaret jane ne sulm, po mundohen te baltosin luften e shqiptareve per liri. EULEX-i realisht ka pushtuar nje pjese te territorit e Shqipnise Etnike dhe me nje prokuror italian qe i urren shqiptaret po arrestojne djemte tane.
    Jashte EULEX-i nga trojet shqiptare !
    na mbushe mendjen tani.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Antishqiptaret jane ne sulm, po mundohen te baltosin luften e shqiptareve per liri. EULEX-i realisht ka pushtuar nje pjese te territorit e Shqipnise Etnike dhe me nje prokuror italian qe i urren shqiptaret po arrestojne djemte tane.
    Jashte EULEX-i nga trojet shqiptare !
    Sipas kesaj qe thua ti, edhe pushteti aktual i Kosoves do te ishte gjithashtu antishqiptar, sepse e ka ftuar dhe vazhdimisht e perkrahe EULEX-in dhe pranine e tij ne Kosove. Madje edhe ne Kushtetute e ka sanksionuar (indirekt) pranine e ketij misioni?!

    Nese EULEX-i eshte pushtues, atehere pushteti i Kosoves eshte dore e zgjatur e pushtuesit.
    Bile edhe Shqiperia ne krye me Sali Berishen vazhdimisht shprehin perkrahjen per misionin e EULEX-it. Se paku sa here ju kerkohet.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Arrestimi i heronjve dhe fushata e Tiranës!
    Flash, Opinione Dielë, 2 Qershor, 2013 | 12:27 pm

    ILIR KULLA

    Tirana politike është dalldisur keq pas zgjedhjeve të 23 qershorit, aq keq, sa ajo shprehja popullore “Fshati digjet dhe kurva krihet” është shprehja që i shkon më për shtat situatës që vërtet po ndizet javën e fundit në rajon, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni. Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur këtë javë, të cilat kaluan totalisht në heshtje nga politika e ditës në Tiranë, qoftë nga opozita, qoftë nga qeveria. E para, arrestimi i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi, i cili, veç të tjerave, është edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, si dhe i pesë komandantëve të tjerë të rëndësishëm, të gjithë bashkëpunëtorë dhe miq të ngushtë të Kryeministrit Hashim Thaçi. Arrestimi i tyre nën emërtimin “Grupi i Drenicës”, në fakt është arrestim për luftën e lirisë më 1998-1999. Çështja e dytë ishte prishja e Samitit të Ohrit, ku si pasojë e presioneve që bën Serbia politike, nuk u ftua në këtë Samit Presidentja Jahjaga si përfaqësuese e Kosovës dhe Samiti u prish pas bojkotit të Presidentit Nishani, Presidentit të Kroacisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Kishte që në kohën e Millosheviçit që nuk ndodhte një ngjarje e tillë.

    * * *

    Nëse do të kishte qenë gjallë Adem Jashari, do të kishte qenë një ndër të arrestuarit e Grupit të Drenicës, se në fakt në ka pasur ndonjëherë Grup Drenice, grupi i parë ka qenë ai i Adem Jasharit dhe akuzat e para kundër këtij grupi i ngriti Prokuroria e Serbisë, duke e akuzuar për krime. Nën këtë pretekst u dërguan trupat për të arrestuar Adem Jasharin në Prekaz, kur u bë masakra e famshme, që është edhe fillimi i epopesë kombëtare të UÇK-së. Nëse është kështu, që prokurorët e Misionit Europian të Ligjit në Kosovë do të arrestojnë këdo që ka mbajtur uniformën e UÇK-së gjatë luftës dhe duan të “arrestojnë” luftën më fisnike të kombit shqiptar, le ta bëjnë, por nuk mundet që nën petkat e një integrimi fiktiv dhe jo realist shqiptar politika shqiptare të heqë të mbathurat dhe të lejojë të përdhunohet frikshëm historia jonë e përbashkët e të lejojë të përdhunohet egërsisht historia jonë e largët dhe e afërt, historia e Adem Jasharit, e Fehmi Lladrovcit dhe Shkëlzen Haradinajt e mijëra dëshmorëve dhe heronjve të tjerë, shokë e bashkëpunëtorë të komandantit të UÇKsë, Sulejman Selimit, si dhe historia e të gjithë të arrestuarve ndër vite, nga Rramushi te Fatmir Limaj e deri tek ushtarët e thjeshtë tashmë të vdekur. Nëse duan të arrestojnë historinë, le ta arrestojnë e ta përdhunojnë atëherë…

    * * *

    Kemi parë pafundësisht skena patetike ku politika e Tiranës, e majtë dhe e djathtë, me lotë krokodili vrapon të marrë pikë e të përfitojë kredite politike duke përdorur historinë e lavdishme të UÇK-së. Kemi parë Majkon që dhe pak do duket sikur e ka çliruar ai Kosovën, i cili s’ka thënë asnjë presje për këto arrestime. Kemi parë Berishën, Kryeministrin e vendit, gjithashtu i përhumbur në fushatë, fshat më fshat, si kryetar komune. Kemi parë Ramën, i cili me Rilindjen e me ngjyrat e ndryshuara të partisë së vet nuk e kupton që për t’u sjellë si kryeministër duhet të merresh me çështjen kombëtare si një Kryeministër, se Kosova është më e rëndësishme se muzika e çingijeve të Tiranës. Kemi parë Metën që ka qenë aktor politik kryesor në ato vite kur bëhej lufta e Kosovës, i cili hesht, madje na janë zhdukur nga qarkullimi Kreshnik Spahiu, Shpëtim Idrizi e Fatmir Mediu, që në programet e tyre trumbetojnë me të madhe “kauzën kombëtare”. Së bashku me Presidentin Nishani, të gjithë këta janë zhdukur dhe strukur pas fushatës elektorale. Vetëm po të vijë EULEX-i t’i arrestojë në Tiranë, rrezik lëvizin nga vendi politikanët tanë.

    * * *

    Që klasa politike në Serbi është më koheze dhe e qëndrueshme se klasa jonë politike, kjo dihet. Që serbët i mbronin ata që me të vërtetë ishin kriminelë lufte në Bosnjë, të cilët edhe pas 15-20 vitesh me zor i dorëzoi, edhe kjo dihet. Që kroatët e kanë zot mbi tokë gjeneral Ante Gotovinën, edhe kjo dihet. Që boshnjakët e kanë gdhendur në histori emrin e Alia Izetbejgoviçit, themeluesit të shtetit të tyre, edhe kjo dihet, por që klasa jonë politike nuk guxon të përmendë emrin e UÇK-së dhe të komandantëve vërtet legjendarë të saj se ka frikë nga burokratët e EULEX-it, kjo vërtetë nuk dihej. Por kjo vërtet tregon se luftërat i bëjnë heronjtë, të cilët i adhuron populli, i administrojnë dallaveraxhinjtë dhe frytet e tyre i gëzojnë vetëm maskarenjtë dhe tradhtarët
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Ushtarët e UÇK-së, akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Argita Berishës
    3 Qershor, 2013 | Postuar në: Rajoni | Shkruar nga: TemA
    Select Language​▼

    Argita-Berisha-LSA21Pas arrestimit të 5 luftëtarëve të UÇK-së në Kosovë katër ditë më parë, disa ish-drejtues dhe luftëtarë të UÇK-së kanë nisur një grevë urie, për të kundërshtuar keto arrestime që sipas tyre janë flagrante. Por ajo ç’ka bie në sy është fakti se grevistët kanë drejtuar një kërkesë ndaj EULEX-it , ku dosjet e hartuara për shokët e tyre i quajnë shpifje dhe sajesa, ndërsa si autorë të këtyre dosjeve kanë përmendur ndër të tjerë dhe emrat e Lulzim Bashës dhe Argita Berishës. I kanë përmendur duke I quajtur kioslingë madje. Arrestimet në Kosovë të ish luftëtarëve të UÇK-së, kanë shkaktuar shumë polemika dhe reagime. Të arrestuar janë shtetasit Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi. Mediet kosovare bëjnë me dije se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë dhe ndaj Sylejman Selimit, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demakut, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Sahit Jasharit, Ismet Haxhës e disa të tjerëve. Arrestimet dhe akuzat e ngritura ndaj disa prej luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së, kanë bërë që të nisë dhe greva e urisë e kolegëve të tyre, kjo grevë udhëhiqet nga Ibrahim kelmendi, i cili ka qenë dhe një ndër themeluesit e LPK-së, e cila është Lëvizja që më pas themeloi UÇK-në.

    Deklarata

    “Për shkak të burgosjes së mbrëmshme të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Sylejman Selimi, kryetarit të komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku dhe të tjerëve vendosëm të hymë në grevë të urisë për të shpreh protestën tonë kundër kësaj padrejtësie flagrante.

    Burgosja e ish-komandantëve është edhe një tentim për të kompromentuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj çlirimtare. Kot përpiqen demagogët për të mashtruar qytetarët me shpjegime se këto raste janë individuale…”, kanë deklaruar grevistët. Më pas, ata janë shprehur se akuzat janë jo vetëm të montuara por kanë ofruar dhe emrat e hartuesve të tyre, mes të cilëve spikat emri i Lulzim Bashës dhe i Argita Berishës.

    “Duke mos u zgjatur me arsyetime të përcaktimeve shoviniste e hakmarrëse të prokurorit Salustro, kërkojmë që EULEX-i të ta largoi atë nga EULEX, sepse ai tashmë e ka komprometuar rëndë misionin e EULEX-it. Ka kohë që përflitet se serbofili Salustro sikur përzgjedh vetëm lëndët kundër ish-komandantëve të UÇK-së, që i kanë përgatitur organet neofashiste të Serbisë, me sajesa edhe të kuislingëve të tyre shqiptarë, gjoja si ekspertë, siç ishin Fadil Syleviqi, Lulzim Basha, Argita Berisha- Malltezi etj. Por kjo nuk arsyeton që vetëm atyre lëndëve t’u jepet prioritet”, shkruhet në deklaratën e grevistëve.



    Deklarata e plotë e grevistëve

    (Prishtinë, 01.06.2013) Për shkak të burgosjes së mbrëmshme të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Sylejman Selimi, Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku dhe të tjerëve, vendosëm të hymë në grevë të urisë për të shpreh protestën tonë kundër kësaj padrejtësie flagrante. Burgosja e ish-komandantëve është edhe një tentim për të kompromentuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Luftën e saj çlirimtare.

    Kot përpiqen demagogët për të mashtruar qytetarët me shpjegime se këto raste janë individuale… Për këdo që kupton funksionimin e sistemit të drejtësisë, e dinë se rastet që hetohen e shqyrtohen kanë një si prioritet. Prokurori i EULEX-it, Z. Salustro, po dëshmohet se po sundohet nga paragjykimet shoviniste ndaj shqiptarëve, respektivisht ai është i përcaktuar për hakmarrje kundër Luftës sonë çlirimtare; deri tani nuk kemi dëgjuar që ai të ketë bërë qoftë edhe një padi kundër kriminelëve serbë, që kanë vrarë mbi 10 mijë shqiptarë, që kanë përdhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare, që kanë djegur mbi 100 mijë shtëpi në Kosovë… Duke mos u zgjatur me arsyetime të përcaktimeve shoviniste e hakmarrëse të prokurorit Salustro, kërkojmë që EULEX të ta largoi ate nga EULEX, sepse ai tashmë e ka komprometuar rëndë misionin e EULEX-it.

    Ka kohë që përflitet se serbofili Salustro sikur përzgjedh vetëm lëndët kundër ish-komandantëve të UÇK-së, që i kanë përgatitur organet neofashiste të Serbisë, mesajesa edhe të kuislingëve të tyre shqiptarë, gjoja si ekspertë, siç ishin Fadil Syleviqi, Lulzim Basha, Argita Berisha- Malltezi etj. Por kjo nuk arsyeton që vetëm atyre lëndëve t’u jepet prioritet.

    Nga Qeveria e Kosovës kërkojmë që urgjentisht të kërkojë nga Brukseli që të shqyrtojë profesionalizmin e prokurorit Salustro dhe ta suspendoi nga EULEX-i. Tashmë janë bërë bajat prononcimet se gjyqësia është e pavarur dhe politika nuk duhet të përzihet. Fatkeqësisht ka shumë raste, jo vetëm në Kosovë, kur në institucionet e drejtësisë depërtojnë edhe hetues, prokurorë e gjyqtarë jo profesionalist, shovinistë, racistë, të korruptuar, prandaj ndaj të tilla rasteve kudo reagohet. Urojmë që EULEX të angazhohet menjëherë për rikthim të reputacionit, që të mos i zhgënjejë dhe të mos i provokoj edhe më shumë qytetarët e Kosovës. Nga EULEX-i mirëpresim që të angazhohet drejtësisht, ndershmërisht dhe energjikisht, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë, gjithsesi edhe krimet e Luftës, por jo vetëm krimet e dyshuara e të montuara (edhe me dëshmitarë të përgatitur) të shqiptarëve. Si ish-pjesëtarë të UÇK-së, shpresojmë të mirëkuptohemi për formën që kemi zgjedh për të demonstruar hidhërimin tonë kundër angazhimeve tendencioze e hakmarrëse të prokurorit Salustro për të kompromentuar Luftën tonë të drejtë çlirimtare. Urojmë që edhe ish kuislingët shqipfolës të neofashizmit serbomadh të mos bëhen tifozë të kësaj gjuetie të orkestruar kundër ish-UÇK-së…

    *DITA

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Vete fakti qe fletarrestet mbajne daten 25 Prill dhe nuk jane zbatuar deri pikerisht ne diten kur Thaci&Dacic jane pajtuar per planin e implementimit te "marreveshjes", eshte indice e qarte per natyren dhe rolin e ketij "arrestimi" simbolik...
    Sic duket, ky "arrestim" ishte nje der "kushtet" e rendesishme te Thacit dhe te PDK-se per te nenshkruar faljen e nje territori te Kosoves.
    Tani disa dite me radhe mund te ankohen (ose te bejne bashing) ndaj EULEX-it te urryer ne popull, i cili po i perndjeke "clirimtaret" (shoket e tyre te luftes) dhe njekohesisht te justifikojne veprimet e tyre antikombetare.

    Pas "marreveshjes" Thaci deklaronte parreshtur:
    "Thaçi: Plani për zbatimin e marrëveshjes me 26 prill"

    Njekohesisht EULEXi (Misioni ndihmes i pushtetit per mashtrimin e popullit te Kosoves) ben gati fletarrestet , ne menyre qe ti zbatoje posa ta jep urdherin Thaci nga Brukseli.
    Keshtu edhe ndodhi.

    Pavaresisht kesaj, shume nga keta te arrestuarit do te meritonin me keq se arrestime te tilla. Jo per shkak te ndonje krimi te pretenduar lufte, pasi qe shumica s'kane pa ushtare te Serbise me sy gjate kohes se luftes, por per shkak te krimeve (vjedhjeve) qe kane kryer pas luftes kunder qytetareve te Kosoves, shtetit dhe kombit.
    Jo baba yt ka pa ushtare serb gjate luftes. Ne fakt e besoj qe edhe ti i ke pa. E keta qe ti i sheh me qejf nburg i kane luftu ushtaret e policet serb. Qe te gjithe. Thuaje emrin e njerit nga keta per te cilin ti garanton qe ska luftu me serb. Jane rreth 1000 ushtare e police e dreqen serb te vrare gjate luftes ne Kosove , i ke vrare ti ata?
    Je nje cope idioti ti anti... qe kerkon nje dajak te mire aq sa te mos te bie kurre ndermend te vjellesh vrer lidhje palidhje...
    AUTOCHTHONOUS

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Jo baba yt ka pa ushtare serb gjate luftes. Ne fakt e besoj qe edhe ti i ke pa. E keta qe ti i sheh me qejf nburg i kane luftu ushtaret e policet serb. Qe te gjithe. Thuaje emrin e njerit nga keta per te cilin ti garanton qe ska luftu me serb. Jane rreth 1000 ushtare e police e dreqen serb te vrare gjate luftes ne Kosove , i ke vrare ti ata?
    Je nje cope idioti ti anti... qe kerkon nje dajak te mire aq sa te mos te bie kurre ndermend te vjellesh vrer lidhje palidhje...
    Reth 600 ushtare dhe 400 police te Serbise jane vrare, sipas disa statistikave me te besueshme. Por, jo vetem nga UCK! Nje pjese e madhe jane vrare gjate sulmeve te NATO-s.
    Prandaj, nese llogarisim 50.000-60.000 luftetatre te UCK-se, sic jane lajmeruar zyrtarisht, atehere behet e qarte se shumica s'kane pa ushtare serbe me sy.
    Sigurisht se numri 1000 eshte me i vogel se numri real, pasi qe nuk llogarten edhe paramilitaret etj. Por, edhe nese do te ishin 2000 perseri shumica absolute e ushtareve te UCK-se le qe nuk kane vra ushtare te armikut, por sipas te gjitha gjasave as nuk i kane pa me sy.
    Megjithate, kontributi i secilit ushtare te UCK-se, pavaresisht a ka marre pjese ne konfrontime direkte apo jo, ka qene jashtezakonisht i vlefshem.
    Askush nuk e mohon kontributin e asnje luftetarin te UCK-se. Por ky kontribut nuk eshte justifikimi per vepra kriminale gjate dhe pas luftes, si ushtare apo si civiliste. Dhje sidomos jo per vjedhje te qytetareve dhe pasurim ne kurriz te tyre.

    Ato tentimet per ofendim dhe kercnimet virtuale jane vetem shprehje primitive te nje njeriu primitiv.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Sipas kesaj qe thua ti, edhe pushteti aktual i Kosoves do te ishte gjithashtu antishqiptar, sepse e ka ftuar dhe vazhdimisht e perkrahe EULEX-in dhe pranine e tij ne Kosove. Madje edhe ne Kushtetute e ka sanksionuar (indirekt) pranine e ketij misioni?!

    Nese EULEX-i eshte pushtues, atehere pushteti i Kosoves eshte dore e zgjatur e pushtuesit.
    Bile edhe Shqiperia ne krye me Sali Berishen vazhdimisht shprehin perkrahjen per misionin e EULEX-it. Se paku sa here ju kerkohet.
    Edhe ti po shkruan si me pas ra mbrem prej hene e nuk e din pse jan ne KOSOVE KFORI,UNMIKU,EULESHI e mekanizma tjere !!!

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    SHBA: Akuzat s’janë kundër UÇK-së, por kundër individëve



    Ne e vërejmë se akuzat aktuale nuk janë kundër UÇK-së në tërësi, por kundër individëve, për krime që pretendohet se janë kryer ndaj viktimave etnike serbe dhe shqiptare. Apelojmë në opinionin publik dhe në institucionet në Kosovë që të përmbahen nga ndërhyrja në një proces të pavarur gjyqësor dhe ta lënë këtë rast që të vazhdojë sipas sundimit të ligjit, për të cilin luftuan aq shumë njerëz”, ka thënë Ambasada amerikane për “Kohen Ditore”.

    SHBA ua kanë tërhequr vërejtjen Qeverisë, Kuvendit dhe politikanëve të tjerë që të mos ndërhyjnë në drejtësi.

    Ambasada amerikanë në Kosovë ka thënë se njerëzit në Kosove me të drejtë janë krenarë për luftën dhe se hetimet për krime të luftës nuk po bëhen kundër UÇK-së, por kundër disa individëve të dyshuar për krime lufte.

    Ambasada e SHBA-ve vëren se ka reagime të ngarkuara politike në Kuvend dhe në mediume lidhur me hetimin dhe ndalimin e të ashtuquajturit “Grupi i Drenicës”, shkruan Koha Ditore.

    Njerëzit e Kosovës me të drejtë janë krenarë me luftën e tyre të suksesshme për një shtet të pavarur dhe demokratik që bazohet në respektimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Ambasada amerikane. /IO/
    http://www.zeri.info/artikulli/7187/...der-individeve

  15. #55
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    ka thënë Ambasada amerikane për “Kohen Ditore”.
    ''Koha ditore'' me than: Uji shkon te posht , une kam me dal me kshyr ka po shkon ???!!!!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    ''Koha ditore'' me than: Uji shkon te posht , une kam me dal me kshyr ka po shkon ???!!!!
    S'po t'pelqen deklarata e ambasades a?!

    Ja ku e ke edhe me aktuale nga "miqte" e Europes:

    12:20 / 6.06.2013
    BE-ja: Të gjitha dyshimet për krime lufte duhet të hetohen

    Nëse kosovarët duan t’u bëjnë shërbim të mirë vlerave historike të luftës, duhet të lejojnë hetimet e pretendimeve për krime, ka deklaruar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, për gazetën “Koha Ditore”.

    BE-ja ia ka kujtuar Qeverisë dhe Kuvendit nenin 4 të Kushtetutës së Kosovës që fletë për ndarjen e pushteteve.

    Ne vetëm mund të përsërisim se duhet të bëhet dallim i qartë midis pushtetit gjyqësor, ekzekutiv si dhe atij legjislativ. Ky dallim paraqitet në nenin 4 të Kushtetutës së Kosovës, ku shkruan se parimi i ndarjes se pushtetit ka rëndësi kryesore”, ka deklaruar Zyra e BE-së në Kosovë. /Telegrafi/

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Grupi i Llapit” – fajtor!



    Gjykata Themelore për Krime të Luftës në Prishtinë i ka shpallur fajtor “Grupin eLlapit për krime lufte kundër popullatës civile.

    Në bazë të vendimit të kësaj gjykate, Latif Gashi është dënuar me gjashtë vjet burg, Nazif Mehmeti dënohet me tri vite burg kurse anëtari i Kryesisë së PDK-së Rrustem Mustafa Remi dënohet me katër vite burg.

    Në arsyetimin e gjykatës thuhet se të pandehurit kanë pasur përgjegjësi për veprimet që kanë ndodhur, përfshirë këtu rrahjet dhe torturimet në qendrën e paraburgimit në Prapashticë prej 1998 deri me 1999.

    Prokurori i rastit ka kërkuar që Latif Gashi të vihet menjëherë në paraburgim por trupi gjykues ka vendosur që duke marrë parasysh se të pandehurit kanë qenë në paraburgim ka vendosur që kjo mos të ndodh akoma pasi sipas tyre vendimi ende nuk është i formës së prerë.

    Nëse gjykata vendos të kompensoi paraburgimin, vuajtjen e dënimit në burg mund ta vuan vetëm i akuzuari Latif Gashi, ndërkaq të tjerët nuk do ta vuanin dënimin.

    Mbrojtja beson se aktgjykimi është i padrejtë pasi që sipas tyre të pandehurit për të tretën herë po akuzohen për pikë të njëjtë të aktakuzës. /express/
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/7368/...rupin-e-llapit

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-06-2013
    Postime
    29

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    1. Esht e vertet se ka pas vrasje dhe keqtrajtime
    2. Kush esht fajtor le ta han

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Reth 600 ushtare dhe 400 police te Serbise jane vrare, sipas disa statistikave me te besueshme. Por, jo vetem nga UCK! Nje pjese e madhe jane vrare gjate sulmeve te NATO-s.
    Prandaj, nese llogarisim 50.000-60.000 luftetatre te UCK-se, sic jane lajmeruar zyrtarisht, atehere behet e qarte se shumica s'kane pa ushtare serbe me sy.
    Sigurisht se numri 1000 eshte me i vogel se numri real, pasi qe nuk llogarten edhe paramilitaret etj. Por, edhe nese do te ishin 2000 perseri shumica absolute e ushtareve te UCK-se le qe nuk kane vra ushtare te armikut, por sipas te gjitha gjasave as nuk i kane pa me sy.
    Megjithate, kontributi i secilit ushtare te UCK-se, pavaresisht a ka marre pjese ne konfrontime direkte apo jo, ka qene jashtezakonisht i vlefshem.
    Askush nuk e mohon kontributin e asnje luftetarin te UCK-se. Por ky kontribut nuk eshte justifikimi per vepra kriminale gjate dhe pas luftes, si ushtare apo si civiliste. Dhje sidomos jo per vjedhje te qytetareve dhe pasurim ne kurriz te tyre.

    Ato tentimet per ofendim dhe kercnimet virtuale jane vetem shprehje primitive te nje njeriu primitiv.

    Te quajta cope idioti une po dhe kaq idiot sje ti jo. I iken llafit dege me dege dhe del aty ku do ti. E mendon se te tjeret hane bar.
    Nejse.....Doja te dija ne cfjali u ndjeve i kercenuar ti nga une? Mos te duket vetja kaq i rendesishem. Jo mor jo, vetme shpreha mendimin tim. Disa idiot e kane sherrin e madh dhe druri u ben mire. Kete po mnendoja une. Dhe nje nder ta je ti. Po mos mendo qe do te te japi kush dru ty.

    E lane drune keta dhe vrapun pas lekut ndaj erdhen ku erdhen. Po te vazhdonin punen fisnike me dajak ne dore edhe Kosova do te ishte me mire, se idiotet e spiunet sdo te kishin hapesire veprimi po edhe vet do te ruanin me mire ate qe e ndertun me gjak e me djerse.

    Ti cope idioti ne 50000 - 60000 ushtare te uck-s vetem dica mija ishin ushtare te mirefillite qe sipas llogarise tende i bie te kene vrare rreth 1000 a 2000 serb.I vrau NATO nga qindra metra lartesi paramilitaret ne Abri Likoc e Rezalle thua ti?
    Po cilin nga te arrestuarit nuk ka qene ushtare prej verteti ne UCk ishe pyetja. Madje isht akoma me e qarte, per cilin nga keta garanton ti qe nuk ka vrare serb. Se ne postimin qe kam citu une ti ke thene shumica prej tyre. Ata jane shtate e shumica i bie te jene te pakten 4. Cili pra nuk ka pare ushtare me sy. E njeh ti Sahit Jasharin? Po Avni Zabelin? Pyet ne Skenderaj dhe gjej dikend qe te te flase keq per Avni Zabelin. Eshte nder njerzit me te virtytshem qe ka Kosova. E une te garantoje qe jo vetem i ka pare po ka luftu ne 7 e 8 metra afersi me paramilitare.

    U ndjeve i ofenduar zotria jote. Po ti qe ofendon te tjeret duke i prekur ne piken me te ndjeshme te sedres? A llogarite ti qe ne forum k ushtare te UCK, nga ata qe e kane vene jeten ne rrezik per te mbrojtur ate qe mund te mbrohej, ne kohen qe ti e soji e sorollopi keni ikur nga syte kembet?Po ska gje se nuk ndjehen te ofenduar nga gjithkush ata. Tekefundit kush dreqin je ti qe te arrish te ofendosh ushtarin me te thjeshte te UCK-se qofte ata qe skane pare ushtare me sy. Jo per ty po per ata qe te lexojne ty e mbase i lexojne edhe keto qe po te them une do te te sqaroje nje gje te cilen ti e di, po si dhelper e poshter qe je behesh qe se di. Ne luften e Llapushnikut ne korrik te 98 tes, UCK i ka zbrapsur serbet mplot dy dite e dy net. Nje numer i vogel ushtaresh me arme primitive, secili prej tyre kishte dy tanke serbe perballe. E kam pare vet me syt e mi ( nga larg se mos po e keqinterpreton ti sic e ke zakon) tankun kur ka mbetur i djegur ne fushat me grure........ Qe te mos thuash se po flas e bazuar ne propagande gazetash. Ne mesin e ushtareve ka qene edhe vellau im 18 vjec aso kohe dhe kusheriri im. Dy muaj me vone kusheriri im eshte vrare me plumb ne fytyre dhe nga afersia , ne kohen kur bashke me shoket e tij ishin vene ne mbrojtje te popullates. Dy ore me heret iu ka premtuar njerzve aty ku ka qene se per se gjalli si tlejonin tu afroheshin serbet. Dhe su afruan ata sa ishe gjalle ai. Cdo te bente tjeter ai pos kesaj? E nuk ka qene i vetem ai.
    Apo as kete se beson ti?

    Sta ze per te madhe. Nje tip si ti nuk ze bese vepra kaq te medha.

    COPE IDIOTI!
    Ndryshuar për herë të fundit nga anita340 : 07-06-2013 më 15:50
    AUTOCHTHONOUS

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: EULEX arreston 5 ish-komandantë të UÇK. Janë akuzuar për krime lufte

    CITIM--Reth 600 ushtare dhe 400 police te Serbise jane vrare, sipas disa statistikave me te besueshme

    S'është më rëndësi tani se sa shki jan vrarë ,më rëndësi është sa shki(racë e ndyrë e Ballkanit) jan larguarë nga Kosova.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •