Vajza e Liri Gegės: Nėnėn ma pushkatuan shtatzėnė, ia dogjėn eshtrat me acid
0
Flash, Lajmi i Fundit, Specialee Hėnė, 13 Maj, 2013 | 08:34 am
Lavdie Ndreu / Liri Gega e Dali Ndreu me familjen
Flet Lavdie Merlika (Ndreu), e bija e ēiftit qė u dėnua me vdekje. I arrestuan te shtėpia e xhaxhait nė Sllovė dhe thanė se i kapėn nė kufi duke u arratisur
Lavdie Merlika, vajza e vetme e Dali Nderut dhe Liri Gegės, dy figurave tė njohura tė lidershipit historik tė dėnuar me vdekje nė mesin e viteve 50, e rindėrton ndarjen tragjike me prindėrit duke veēuar tri momente kulmore: ēastin e arrestimit, lajmin pėr vdekjen e tyre dhe pushkatimin e nėnės shtatzėnė.
Ka qenė vetėm tetė vjeēe atėherė, por mban mend me detaje rrethanat e tragjedisė dyfishe. Sa kishim shkuar te xhaxhai nė Sllovė, kur erdhėn dhe i arrestuan papritur, kujton ajo. Thanė se i kapėn nė kufi duke u arratisur. Pas tre muajsh mbėrriti lajmi se i dėnuan me vdekje si armiq tė popullit. Ēfarė ndodhi mė tej, ishte njė fatkeqėsi mė vete, shton Lavdija duke rrėfyer kalvarin e vuajtjeve nė kampin e Shtyllasit, pėrēudnimin e tė tjerėve si familjarė tė armiqve e tradhtarėve dhe stėrmundimet sfilitėse nė kėrkim tė eshtrave tė prindėrve qė nuk i gjetėn kurrė. Sidoqoftė, pėr tė, pushkatimi i nėnės shtatzėnė ka qenė brenga mė e madhe. Pėrtej mėdyshjeve pėr kėtė akt makabėr, tė denoncuar zyrtarisht nga Hrushovi, vajza e ēiftit tė dėnuar me vdekje ska as dilemėn mė tė vogėl pėr faktin rrėqethės se nėna e saj ėshtė pushkatuar shtatzėnė. Me dėshmi e prova tė pakontestueshme, ajo tė krijon bindjen se ka ndodhur pikėrisht kėshtu, pavarėsisht pėrpjekjeve tė regjimit pėr tė pohuar tė kundėrtėn
Zonja Lavdie! Prindėrit tuaj, dy nga personazhet e njohura tė lidershipit komunist, janė pushkatuar nė njė ditė, me akuzėn pėr tradhti ndaj atdheut dhe tentativė arratisjeje. Ēfarė kujtoni nga ndarja tragjike me ta?
Kanė kaluar vite e dekada qysh atėherė. Tashmė jam bėrė nėnė e gjyshe. Koha shumė gjėra i ka venitur, vitet kanė bėrė tė tyren, por palca e ndodhive, pasojat, nuk mund tė shqiten lehtė. Tri janė momentet kulmore qė ruaj nga ajo ndarje tragjike: ēasti i arrestimit tė prindėrve, lajmi pėr vdekjen e tyre dhe pushkatimi i nėnės shtatzėnė. Jam rritur me brengėn dhe dhimbjen e tyre. Kam qenė e vogėl, shumė e vogėl kur jam ndarė me prindėrit. Pa pėrkujdesjen e njerėzve tė babait, nuk do tė isha kjo qė jam. Xhaxhallarėt, por sidomos gratė e tyre, kanė bėrė gjithēka pėr tė kompensuar dashurinė e prindėrve tė vėrtetė. E them me plot gojėn qė jetėn time ua dedikoj atyre, pėrkushtimit dhe pėrkuj-desjes sė pakursyer qė reguan pėr mua. Megjithatė
Megjithatė, pas asaj qė ndodhi, fjalėt nėnė e babė nuk ti nxuri mė goja
Nuk e di ēka ndodhur nė raste tė ngjashme, por nė rastin tim, fjalėt nėnė e babė nuk i kam shqitur kurrė nga vetja. Nė shqiptimin e tyre, kam ndier gjithnjė diēka hyjnore, tė shenjtė. Po, po. Si mund tu flisja ndryshe atyre qė smė lanė kurrė pa ngrohtėsi atėrore. Paēka se edhe vetė jetonin nė mjerim e terror tė skajshėm. I kam thirrur baba me plot gojėn, me gjithė shpirt xhaxha Beshirit dhe nėnė Mynyres, gruas sė tij. Pėr ta u bėra fėmija i tetė, por mė e privilegjuara ndėr shtatė tė tyre
E keni fjalėn pėr kohėn kur keni humbur prindėrit? Po kur jetonit me ta, ju kujtohet?
Me ta jam ndarė kur isha tetė vjeēe. Asokohe jetonim nė katin e dytė tė njė shtėpie private te Rruga e Kavajės. Prindėrit kishin ardhur aty fill pas luftės. Babai, me sa mbaj mend, ishte drejtor i ndėrmarrjes sė ndėrtimit, po shpesh i flisnin gjeneral. Mamaja punonte mėsuese nė shkollėn pedagogjike te Rruga e Elbasanit. Unė vazhdoja shkollėn te Hasan Vogli. Si fėmijė, kuptohet nuk kisha si ti dija peripecitė qė kishin kaluar prindėrit deri atėherė. Ajo qė ndieja ishte rrallimi i vizitave tė miqve dhe shokėve tė tyre, tė cilėt dikur hynin e dilnin shpesh.
Pra, njė pjesė tė fėmijėrisė e keni kaluar nė Tiranė, madje nė kushte relativisht komode po tė kemi parasysh kohėn
Si fėmijė i dy zyrtarėve, krahasuar me moshatarėt e tjerė, kuptohet, jetoja mė mirė. Tė tjerėt, nė pjesėn mė tė madhe, nuk e kishin kėtė privilegj. Kam mbresat mė tė bukura nga ajo periudhė. Ndėr to mbaj mend dhuratat e prindėrve pėr ditėlindje. Babai sidomos ishte shumė i dhėnė pėr to. Kur mbusha shtatė vjeēe, ai mė bleu njė fizarmonikė. E ruaj edhe sot atė. Ėshtė e vetmja relikte qė kam nga ato vite. Ishte dėshira e babit tė bėhesha instrumentiste. Mamaja nga ana tjetėr kujdesej tė isha e rregullt nė shkollė, por edhe nė veshje e sjellje. Ajo ishte shumė e dhėnė pas kuzhinės. Gatimin e kishte pasion. Mbaj mend sidomos byrekun me shumė petė. E tėhollte vetė, e pėrgatiste me kujdes dhe i rrinte te koka derisa piqej. I hidhte pak yndyrė. Shpesh pėr kėtė babai e xhaxhallarėt e thumbonin me shaka, duke i kujtuar origjinėn si gjirokastrite. Shumė herė mamaja mė merrte me vete nė shkollėn e saj. Aty mė linte pėr orė tė tėra nė shoqėrinė e vajzave tė Pedagogjikes. Pak a shumė kėshtu rrodhi ajo pjesė e fėmijėrisė deri ditėn kur ata i arrestuan
Keni qenė e pranishme kur janė arrestuar?
Atė skenė e kam parė nga afėr. Atėherė isha tetė vjeēe.
(Specialen e plote nga Afrim Imaj e lexoni sot ne Panorama)
Krijoni Kontakt