Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Po tė vjen fundi, Sali Berisha!

    Leter publike nga Mustafa Nano

    Kam njė parandjenjė qė po tė vjen fundi, Berisha, e prandaj po ngutem tė tė shkruaj njė letėr publike (po tė drejtohem nė njėjės thjesht ngaqė kėshtu po mė vjen, e jo pėr ndonjė shkujdesje tė kėrkuar etike). Kėsaj letre mund t’i jepja dhe formėn e njė artikulli, por nuk di pse mė vjen qė tė tė drejtohem me njė letėr, sido qė kohė mė parė, me sa mbaj mend, kam bėrė premtimin se nuk do tė kem asnjėherė arsye pėr tė tė dėrguar njė letėr tė dytė publike. Letrėn e parė, gjithnjė publike, ta kam shkruar vite mė parė, dhe po aty thoja se nuk ka pėr tė pasur njė tė dytė. Por nuk po e mbaj kėtė premtim. Po ta dėrgoj dhe njė tė dytė.

    Tė shoh qė vjen vėrdallė nėpėr Shqipėri, i pėrndezur dhe i eksituar si njėzet e kusur vite mė parė, dhe gati-gati mė duket e pabesueshme qė ti je akoma aty, nė krye tė asaj partie qė ish e para qė u ngrit kundėr komunizmit, qė kėrkoi rrėzimin e atij regjimi, e qė premtoi ndėrtimin e njė rendi demokratik. Mė kujtohet njė konferencė e jashtėzakonshme e PD-sė fill pasi ti u zgjodhe President i Republikės, nė tė cilėn do tė zgjidhej kryetari i ri i PD-sė (u zgjodh Eduardi, qė ish kanakari yt). Nė atė konferencė, ku isha dhe unė, po diskutoheshin dhe disa norma statutore, e teksa po flitej pėr mandatin e kryetarit tė partisė, ishe ti qė e more fjalėn dhe hodhe e mbrojte idenė qė “askush nuk duhej tė qėndronte nė krye tė njė partie mė shumė se dy mandate tė njėpasnjėshme; ne kemi dalė nga komunizmi, qė dallohej mė sė pari pėr kultin e njėshit, pėr kultin e udhėheqėsit, dhe ne duhet tė ngrihemi dhe me statut kundėr idesė qė njė njeri mund tė jetė nė krye tė partisė mė shumė se dy mandate”.

    E mbaj mend mirė kėtė moment, Berisha, dhe duhet tė jetė me siguri nė arkivat e Televizionit Publik Shqiptar, i cili, edhe sot nė vitin 2013, si atėherė, i fillon lajmet me ty e i mbaron me ty. E mbaj mend edhe ngaqė nuk ish hera e parė qė e dėgjoja tė dilte nga goja jote njė ide e tillė. Ma kishe thėnė dhe nė njė bisedė qė kemi pasur andej nga gushti i vitit 1991, nė Skrapar. “Nėse ka njė gjė qė duhet t’i japim munxėt, kjo gjė ėshtė kulti i njėshit”, mė ke thėnė nė thelb.

    E di? Kam besuar se mund tė ndodhte dhe Armageddon-i kėto vite, Berisha, por nuk kam besuar kurrė se njėzet vjet mė pas, nė vitin 2012, do tė tė shihja qė tė thoje nė Parlament nga pozitat e kryetarit tė PD-sė e tė Kryeministrit tė vendit, se “edhe 35 vjet tė tjera do tė rrish nė pushtet”. Nuk e kam besuar kurrė, se njėzet vjet mė pas ti do tė ishe duke drejtuar njė fushatė elektorale nė kėrkim tė njė mandati tė tretė kryeministror.

    Pėrfytyroj sikur unė tė isha larguar nga vendi pas asaj bisede qė kemi bėrė bashkė, dhe pas asaj konference partie, ku ti, medemek i velitur prej kultit tė njėshit, ke mbrojtur idenė e stafetave tė vazhdueshme nga njėri lider nė tjetrin; pėrfytyroj sikur tė kisha ikur pa nam e nishan, nė njė vend tė largėt, pa asnjė mundėsi, apo pa asnjė dėshirė, komunikimi me Shqipėrinė, dhe tė kthehesha pikėrisht nė kėto ditė e tė tė shihja ty nė ekranin e televizorit, duke u kėrkuar votat shqiptarėve. Nuk do t’u besoja syve, dhe ti i pari, madje ti mė shumė se tė gjithė, do mund tė pėrfytyroje tronditjen time pėrballė faktit qė Berishėn, tė cilin unė e kisha lėnė President tė Republikės e kryetar de facto tė PD-sė nė vitin e largėt 1992, po e shihja tani duke kėrkuar mandatin e tretė pėr kryeministėr.

    “Ēfarė ***** ka ndodhur nė kėtė vend?”, do pyesja, dhe ndonjė shqiptar, tė cilin nuk e ka braktisur kujtesa (duket sikur kujtesa i ka lėnė tė gjithė, ē’ėshtė e vėrteta), do mė shpjegonte: “Kanė ndodhur shumė gjėra, pasi ike ti, i dashur. Berisha humbi njė palė zgjedhje lokale vetėm pak muaj pas zgjedhjeve tė marsit tė vitit 1992. Mė pas, humbi njė referendum, tė cilin ai e shpiku pėr tė miratuar njė Kushtetutė tė vetėn. Ndėrkohė, kish zėnė tė ndėrtonte njė regjim. Kontrollonte gjithēka, Partinė Demokratike, Parlamentin, qeverinė, policinė, ushtrinė, bankat, institucionet, administratėn, shėrbimet sekrete qė u bėnė njė strukturė e ndyrė pėrndjekjeje ndaj opozitarėve, Televizionin Publik Shqiptar, improvizoi njė ekonomi tregu tė kontrolluar politikisht, dhe tė gjithė kėtė pushtet e pėrdori pėr tė vjedhur zgjedhjet e vitit 1996, tė 26 majit, e pėr tė rrahur deputetėt opozitarė nė sheshin ‘Skėnderbej’ mė 28 maj; e kėshtu e trashi zullumin; u desh dhe falimentimi i firmave piramidale, qė bota tė fillonte t’i rrėshqiste nėn kėmbė. Pėr tė shpėtuar veten, futi vendin nė luftė, provokoi kaosin, hapi depot e armėve tė ushtrisė, dhe pas kėsaj, … gjeti strehė nė opozitė, ku nuk la gjė pa bėrė pėr tetė vjet me radhė. Dhe pas tetė vitesh, shfrytėzoi lodhjen e shqiptarėve prej njė qeverie tė korruptuar, shfrytėzoi dhe pėrēarjen e kundėrshtarėve, dhe rierdhi nė pushtet, pėr ta rindėrtuar nga e para atė qė nuk e lanė ta ēonte deri nė fund herėn e parė. Por kėtė radhė, rierdhi me idenė e pėrkohshmėrisė, e prandaj iu fut plaēkitjes, mobilizoi dhe gruan e fėmijėt pėr tė bėrė parį, e duke qenė se gjėrat i dolėn nga kontrolli (djali ‘i rezultoi’ ortak nė njė biznes ilegal, i cili ia bėri ‘buuum’ njė ditė, dhe … la 26 tė vdekur), ai zuri tė riprojektonte, dhe kėtė herė jo me maskėn e njė idealisti putativ (si nė vitin 1992), por me fytyrėn, dhe nga nevoja, e njė horri 24 karatėsh (siē ėshtė gjithė ditėn e ditės), zuri tė riprojektonte pra idenė e pushtetit tė pėrjetshėm. Dhe njė ditė s’e pati pėr gjė tė vriste nė bulevard katėr qytetarė tė pambrojtur, tė parrezikshėm, pėr fajin e vetėm se nuk e donin qeverinė dhe se kishin dalė tė protestonin kundėr tij. Dhe pikėrisht ky njeri po kėrkon tani mandatin e tretė kryeministor”.

    Pėr fat tė keq, Berisha, kėto bėma tė tuat nuk ėshtė se m’i ka thėnė ndokush. I kam jetuar vetė, njė e nga njė, e prandaj mezi po pres fundin tėnd. Dhe kėtė herė ėshtė njimend fundi. Nuk ėshtė se e di. Thjesht e parandiej. Nuk ke se ē’bėn mė. Nuk do tė hyjnė nė punė armėt qė ke nė dorė, paratė, policia, SHIK-u, gjykatat, KQZ-ja, miqtė ndėrkombėtarė, qė i ke blerė me paratė tona, ca kolegė tė mitė qė i shoh po aq tė pėrkushtuar sa ty nė kėtė betejė tė fundit tėnden, bandat e militantėve-gangsterė qė do tė pushtojnė rrugėt e qyteteve tė Shqipėrisė, apo dhe rrjetet sociale, blogjet e gazetat online, etj., etj.

    E nė kėtė pikė, nuk di pse mė vjen tė tė jap njė kėshillė: Mos i prek zgjedhjet! Ke ardhur nė politikė me ndihmėn e zgjedhjeve tė lira tė bėra nga komunistėt, dhe do tė tė duhej veē minimumi i minimumit tė cipės, tė skrupujve, e tė ndjenjės sė detyrės (e ke kėtė minimum tė minimumit?) qė “tė mos ikje nga politika me zgjedhje tė vjedhura e tė prishura, tė cilat ti na i fute si flamė nė praktikėn tonė politike”. E di qė s’varet gjithēka nga ty, pasi strukturat e institucionet i ke ndėrtuar me frymėn e me logjikėn e ndėrtimit tė njė bande, e rrjedhimisht mund tė tė dalin dhe duarsh, por bėj ēmos t’ua mbash dorėn (pasi tė mbash tėnden, nė radhė tė parė). Nuk duhet ta mbyllėsh kėtė punė “duke vjedhur dhe njė herė zgjedhjet”, pasi nuk ėshtė se kėshtu e shmang fundin. Pėrkundrazi, e bėn fundin shumė mė dramatik. Mund ta shtysh pak nė kohė, ca muaj ndoshta, por me vjedhjen e zgjedhjeve nuk ke pėr tė zgjidhur asgjė.

    Njerėz qė tė njohin mirė po mė thonė se edhe pas humbjes, ti do tė mbetesh nė politikė, do tė qėndrosh nė krye tė PD-sė. Por unė nuk e besoj se do tė rrish. Nuk e di se ē’zgjidhje ke menduar, por nuk besoj se e sheh si opsion qėndrimin nė krye tė PD-sė. Jo se s’mund tė rrish. E kush do tė tė pengonte? Por ti nuk do rrish, ngaqė nuk ėshtė njė gjė qė tė vlen. Pėrsėris: s’e kam idenė se ēfarė do bėsh, dhe unė vetė, sikur tė tė kisha mik, s’do isha nė gjendje tė tė jepja ndonjė kėshillė. Por ky ėshtė problemi yt. Se ē’do ndodhė me ty pas ikjes nuk ėshtė problemi ynė. Problemi ynė do tė mbetet kjo Shqipėri qė ti na lė trashėgim, kjo Shqipėri qė ka fytyrėn dhe frymėn tėnde nė ēdo qoshe, kjo Shqipėri e pėrēarė nė tė gjitha pikėpamjet. Problemi ynė ėshtė dhe klasa politike qė do vijė pas teje, e qė do tė marrė nė dorė fatet e kėsaj Shqipėrie. Por le t’i marrim gjėrat me radhė e me sėrė. Tė mbyllim hesapet me ty njėherė. Pėr tė tjerat kemi kohė.

    GAZETA SHQIP

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!

    Nje leter publike e shkruajtur nga Mustafa Nano kundra Sali Berishes nuk te jep mundimin as me e lexuar. Kot je lodhur o Mustafa.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!

    nuk eshte ashtu o mok..

    duhen lexuar letrat e bishave kanibale..

    duhen lexuar sepse ashtu kuptojme se c'pllane monstruoze kane..

    psh ti ke nje mbese..

    i thon shoqet..

    eja ne protesto paqosore qe organizon krewhnik LI Hsien Nieni muto stafo nani apo kokodhimo dulak ruco veli ngjeli.. me edvin paskalo milo zog fideli..
    ai qe lexon.. i kupton lojrat..
    dhe i thot mbeses..
    mo shko ku te kerkon tako edvin ngjeli.. se.. te cojn ne ...

    spo e them ku te cojn..

    gomari qe nuk lexon.. sikurse e shoqja e myrto ziut e nena e aleks babeziut.. thon.. shko more se nashta fiton dicka.. se ka than preci se krytar kamune ka me te ba.. e na shtohen magazet e dygajat.. hektarat e katet e villes bahen ma te mdhaja..

    pra duhen lexue cthon andre mustaf stefanat qe mos me i cu njerzit ta han si ziver hekuranat..

    e pastaj zemrohet xhaxhaj aleksit kur i dalin.. meto edvin ngjalat..

    pra mir ben korcari..qe sjell letrat nga muc-stafo katnari..

    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!

    Po ēfare ti lexosh Muē ziut, nje artikull anti-Salė te lexosh, i ke lexuar te gjitha. Imagjino qe tani i eshte thare stilolapsi, qe eshte edhe i karikuar nga ēipi anti-Sali, po kur te mos jete me, ēdo te shkruaje ky? Prandaj edhe per te miren e tij, une propozoj edhe nje mandat tjeter per PD qe edhe Muēua te kete me se te merret :-DDDD
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!

    deshira eshte e madhe
    por jo te gjitha plotesohen, me keta legenat e ps nuk ben hajr shqiperia bejne hajr vetem per karriket e tyre, lere pastaj keta te pd, sdi ca te bej shqiptari i ndershem eshte ne mes te 4 rrugve
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  6. #6
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!

    me duket se po te vjen fundi ty o Muc palla. kam njezet vjet qe te lexoj dhe akoma nuk je ne gjendje te lidhesh dy fjale logjike.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!




    Ja shėrbimet 23 vjeēare pro greko-serbe tė misionarit anti-shqiptar Sali Berisha


    Ikja e Sali Berishės nga politika pas 23 vitesh, nuk mund tė marrė me vete e tė “zhdukė” dhe poshtėrsitė, krimet dhe qėndrimet e tij antishqiptare, tė cilat i ka realizuar me devocion dhe si “misionar” pėr tė shkatėrruar Shqipėrinė e pėr tė bllokuar integrimin e vendit nė BE. Nuk ka mė asnjė dyshim, qė Sali Berisha nė kėto 23 vite post-komuniste, nuk ka punuar pėr interesat kombėtare tė Shqipėrisė, por pėr interesat e Serbisė dhe tė Greqisė, madje edhe tė disa shteteve tė tė tjera, tė cilat kanė bllokuar zhvillimet shqiptare e nuk kanė njohur pavarėsinė dhe shtetin e Kosovės. Kėtė mision ka pasur Sali Berisha jo vetėm nė kėto 22 vjet, por edhe qė prej rinisė sė tij, kur u bė dhėndėr-kollovar serb, i njė ēifti kolonelėsh tė “UDB”, tė quajtur Rexhep e Milica Ramoviē. Dhe kėtė mision, Sali Berisha e ka realizuar me devocion e pėrkushtim, duke mbajtur peng Shqipėrinė, jo vetėm kur ishte nė opozitė, por edhe gjatė 13 viteve qė ishte nė pushtet absolut. Sali Berisha ka dhėnė shumė prova me kontribute ligjore, politike e diplomatike brenda e jashtė Shqipėrisė, tė cilat konfirmojnė se ky politikan e shtetar i lartė, nuk ka pasur mision shėrbimet ndaj Shqipėrisė, vendit tė cilit i pėrket me gjendje civile, por ka pasur detyrime shėrbimesh anti-shqiptare, ndaj atyre qė e kanė rekrutuar dhe e kanė mbėshtetur aktivisht, pėr tė ardhur e pėr tė qėndruar nė pushtet, politikė e qeverisje pėr 23 vite, qysh prej vitit 1990. Dy janė shtetet tė cilave, anti-shqiptari Sali Berisha u ka shėrbyer me devotshmėri, duke sakrifikuar edhe moralin e pushtetin: Serbia dhe Greqia. Nė detyrim tė kėtyre shėrbimeve, kreu i PD Sali Berisha, ftoi brenda selisė sė PD dhe u takua e bėri pazare antishqiptare me lobisitin antishqiptar, simbolin ne “Vorio-Epirit” Nikolas Geixh. Nė zbatim tė urdhrave tė shėrbimeve sekrete greke “ASFALI”, misionari anti-shqiptar Sali Berisha, bėri pjesė tė qeverisė e tė PD misionarė grekė, duke i graduar deputetė, ministra, anėtarė kryesie tė PD, kėshilltarė nė presidencė, shefa shėrbimesh, SHIK, drejtorė nė dogana, shefa informacioni nė diplomaci, gjeneralė nė ushtri e nė polici. Kėto ditė, gazeta “SOT”, ka bėrė njė rishikim tė figurave qė kanė drejtuar e komanduar Shqipėrinė nė shekullin e fundit dhe ka konstatuar se nė 100 vitet e fundit, Shqipėria nuk ka pasur asnjė shtetar tė lartė, mė antishqiptar se Sali Berisha, madje as Esat Pashė Toptanin e Ahmet Zogollin.

    Ja 30 shėrbimet serbo-greke tė Sali Berishės, nė 23 vjet politikė e pushtet

    1. Sali Berisha, bėri ligj dhe dekretoi: “Kisha Autoqefale Shqiptare, do tė jetė nėn varėsinė e Kishės Autqefale Greke, me drejtues tė pėrhershėm Klerik Grek dhe me shėrbesa nė gjuhėn Greke”. Me kėtė dekret, Saliu zhduku dhe shkriu Kishėn Autoqefale Shqiptare brenda Kishės Autoqefale Greke, duke “pagėzuar” si Kryepeshkop Grek nė Shqipėri, anti-shqiptarin e pėrbetuar “Vorio-Epirit” Anastasios Janullatos, pasuesin mė besnik e mė agresiv tė ish-klerikut shovinist grek anti-shqiptar, Sebastianos, duke ia falur Kishėn Autoqefale Greqisė.
    2. Sali Berisha, duke pėrdorur si maskė Ligjin Agrar 7501 tė ndarjes sė tokės nė Shqipėri, dekretoi dhėnien nė pronėsi tė tokave shqiptare, pėr familjet minoritare greke nė jug tė vendit, duke i kthyer ato nė “troje greke”, madje nė vitin 1994, pas njė pakti me qeverinė greke, lejoi me ligj regjistrimin e kėtyre territoreve shqiptare edhe nė kadastrat pronėsore greke.
    3. Sali Berisha, mbi bazėn e njė pakti me qeverinė greke nė nėntor 1992, futi nė veprim skemėn e shkatėrrimit tė ekonomisė kombėtare me mbyllje ndėrmarrjesh tė mėdha dhe asfiksimin e bujqėsisė shqiptare, duke detyruar “krahun” e punės prej 700 mijė shqiptarėsh, tė nisen e tė punojnė si skllevėr pėr “1 copė bukė” nė bujqėsinė, turizmin dhe ekonominė greke.
    4. Sali Berisha, pas pazareve me Greqinė nė janar 1992, firmosi qė tė mos kundėrshtonte futjen e shoqatės “OMONIA”, si grup parlamentar nė kuvend dhe tė mos i kundėrvihej platformės sė saj shoviniste ligjvėnėse antishqiptare e pro-greke, pas pazareve me Greqinė qė nė vitin 1993, ka bėrė ligj futjen nė Shqipėri tė Arsimit tė Lartė Grek, duke dekretuar ngritje fakultetesh greke edhe brenda strukturės sė Sistemit Universitar Shtetėror Shqiptar.
    5. Sali Berisha, pas njė pakti tė bėrė mė Greqinė nė vitin 1993, bėri ligj dhe dekretoi ndėrtimin e varrezave e lapidarėve grekė nė “hartėn” e Vorio-Epirit, duke ligjėruar kėshtu pretendimin grek, se tė vrarėt nė luftėn italo-greke nė Shqipėri, ishin “ēlirimtar tė atdheut tė tyre, pra tė trojeve greke (Vorio-Epirit) nė jug tė Shqipėrisė”, kur nė fakt ishin pushtues tė Shqipėrisė si fashistėt e nazistėt.
    6. Sali Berisha, sipas njė pakti me Greqinė nė vitin 1994, nė vijim tė skemės pėr pėrfaqėsimin e dhe futjen e Greqisė nė gjithė pushtetet, shoqėrinė dhe ekonominė shqiptare, bėri ligj dhe dekretoi shkrirjen e sistemit bankar shqiptar dhe instalimin nė Shqipėri tė sistemit bankar grek.
    7. Sali Berisha, sipas pazareve me Greqinė, bllokoi e shkatėrroi tregun e konsumit ushqimor, blegtoral, industrial, ndėrtues e hidrokarburet shqiptare dhe lejoji e favorizoi tregun e konsumit ushqimor, blegtoral, industrial, ndėrtues dhe tė hidrokarbureve greke.
    8. Sali Berisha, pas pazaresh tė bėra me grekėt nė vitin 1994, kur u hodh ideja e “Korridorit 8-tė”, qė do tė kalonte nė vijėn Durrės-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, firmosi nė prezencė tė ish-presidentėve Klinton, Glikorov, Zheliev dhe Ozal, pėr devijimin e “vijės” sė kėtij Korridori nė Selanik, nė favor tė grekėve, devijim qė nisi procedurat nė vitin 1995, me hartimin e projekteve, duke e lėnė Shqipėrinė jashtė kėtij korridori gjigand.
    9. Sali Berisha, sipas njė pazari me grekėt nė vitin 1993, bėri ligj dhe dekretoi futjen e gjuhės zyrtare greke nė institucionet, rrugėt, transportin rrugor (tabelat), certifikatat e gjendjes civile, shkollat, shėrbimet publike etj, nė tė gjithė territorin shqiptar, ku kishte qoftė edhe “8-10 familje” minoritare greke, duke pranuar tė shtyhej deri nė vitin 2000, hapja e shkollave shqipe nė Greqi pėr emigrantėt shqiptarė.
    10. Sali Berisha, sipas njė pakti me qeverinė greke tė bėrė nė vitin 1993, bėri ligj dhe dekretoi ngritjen e kishave dhe simboleve publike greke, kudo qė e kėrkonte Greqia, madje dhe nė ato qytete e rajone ku nuk kishte zona minoritare, por qė minoritarė grekė kishin punuar disa vite si mėsues, shoferė, berberė, oficerė e sigurimsa.
    11. Sali Berisha, pas takimit me Nikolas Geixh nė vitin 2006, nė selinė e PD dhe nė vilėn qeveritare nė Vlorė, konfirmoi Himarėn si “troje, si zonė e popull grek”, duke dalė publikisht, pėrkrah flamurit grek e parullės: “HIMARA-GREKE” dhe nė krahė tė 3 deputetėve grekė, qė mbanin fjalime pėr Vorio-Epirin, duke bėrė koalicion paraelektoral zgjedhor pėr pushtetin lokal me “OMONIAN” nė shkurt 2007.
    12. Sali Berisha, pas pazareve me Greqinė nė vitin 1993, pranoi tė hesht e tė mos thotė asnjė fjalė pėr ēėshtjen “Ēame”, pėr pronat, trojet, gjuhėn, memorialet ēame dhe gjenocidin grek ndaj tyre, duke mos lejuar nė parlament shqiptar, hartimin dhe miratimin e rezolutės sė shtetit shqiptar, pėr kėrkimin dhe kthimin e tė drejtave tė ēamėve.
    13. Sali Berisha, pas pazareve me Greqinė, Serbinė, Malin e Zi, Maqedoninė, Bullgarinė e Rumaninė, bėri ligj dhe realizoi regjistrimin e popullsisė shqiptare mbi baza etnike e fetare, duke zbatuar skemėn anti-shqiptare greko-serbe, pėr tė rritur fiktivisht numrin minoriteteve e tė popullsive tė tyre, me qėllim shpėrbėrjen e kombit shqiptar, pėr ta kthyer Shqipėrinė nė “Vend Multi-etnik” pa ekzistencėn e popullsisė bazė shqiptarėt.
    14. Sali Berisha, nė 15 shtator tė vitit 1993, me pushtetin e plotfuqishėm si president Republike, nėnshkroi marrėveshjen kriminale me Milosheviēin, pėr furnizimin e Serbisė me karburante e armė, ndėrkohė qė Serbia kishte nisur dhe po vazhdonte pėrgjakshėm genocidin spastrues etnik tė shqiptarėve nė Kosovė, duke shkelur embargon e vendosur nga SHBA dhe ndėrkombėtarėt.
    15. Sali Berisha, me pushtetin e plotfuqishėm si president Republike, Sali Berisha zbatoi urdhėrin e Milosheviēit pėr tė zbuluar, kapur e asgjėsuar drejtuesit e UĒK qė kryenin veprimtari nga Shqipėria, duke e realizuar kėtė “akt patriotik” nėpėrmjet SHIK-ut.
    16. Sali Berisha pranoi dhe realizoi takimin me krye mafiozin krye terrorist serb, anti-shqiptarin Arkan dhe presidentin serb Slobodan Milosheviē, pėr tė ndėrtuar politika e veprimtari tė pėrbashkėta unike, kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe sabotimin e luftės ēlirimtare tė UĒK.
    17. Sali Berisha, i vetėshpalluri “patriot”, doli hapur publikisht kundėr marrėveshjes sė “Rambujesė” duke bėrė deklarata nė favor tė genocidit, interesave e politikave anti-shqiptare serbe, ndėrkohė qė Kosovėn e mbėshtetėn gjithė aleatėt ndėrkombėtarė.
    18. Sali Berisha, nė emėr tė “patriotizmit” e “atdhetarizmit”, ia ka dhėnė firmave serbe gjithė tenderėt e blerjes, shitjes dhe transmetimit tė energjisė elektrike.
    19. Kryeministri “patriot” e “atdhetar” Sali Berisha, ka marrė vendim qė gjithė sistemin e ndėrtimit tė TEC-ve, t’ia jap serbit anti-shqiptar Damir Fazlliē, duke nxjerr jashtė loje kompanitė investuese e ndėrtuese shqiptare.
    20. Sali Berisha, me pushtetin e tij absolut si kryeministėr, emėroi serbin anti-shqiptar Damir Fazlliē, si anėtar tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare Shqiptare, me tė drejtė tė plotė pėr tė marrė e kontrolluar ēdo informacion mbi zhvillimet apo sekretet qė lidhen me sigurinė kombėtare tė Shqipėrisė.
    21. Sali Berisha, ende pa u kthyer nė pushtet nė vitin 2005, me porosinė e shėrbimeve sekrete serbe, futi nė PD, nė politikėn shqiptare dhe nė kupolėn e qeverisė, eksponentin pro-serb Lulėzim Basha, i cili nė bashkėveprim me shėrbimet sekrete serbe, ka pėrgatitur sipas platformės serbe dosjet hetimore pėr arrestimin, burgosjen dhe vrasjen e 30 drejtuesve e luftėtarėve tė UĒK.
    22. Sali Berisha, me fuqinė e pushtetit absolut si kryeministėr, nė kėto 8 vite vjet pushtet, pengoi futjen e prodhimeve kosovare nė Shqipėri e ato shqiptare nė Kosovė, ndėrkohė qė ka lėnė tė lirė tregun shqiptar pėr prodhimet serbe.
    23. Sali Berisha, urdhėroi nė 26 nėntor 2011, firmosjen e marrėveshjes me Rusinė, sipas tė cilės Shqipėria pėrfshihet nė “grupin” ruso-ballkanik tė drejtuar nga Serbia, me objeksion kontrollin e zhvillimeve tė pavarėsisė nė Kosovė, maskuar ky kontroll bllokues mbi Kosovėn, nėn dekorin fals tė gjoja ”luftės rajonale kundėr drogės”.
    24. Sali Berisha, me misionin pėr t’i shėrbyer Greqisė, kryeministri inskenoi fshehtas shqiptarėve dhe bėri ligj paktin antikombėtar, pėr t’u falur grekėve ujėrat territoriale detare shqiptare.
    25. Sali Berisha, me misionin anti-shqiptar pėr tė ē’kombėtarizuar shqiptarėt, inskenoi fshehtas shqiptarėve dhe bėri ligj regjistrimin e popullsisė shqiptare sipas kombėsisė e fesė, pėr tė legalizuar botėrisht e kushtetueshmėrisht, shtimin fiktiv tė popullsive tė minoritetit grek, serb, maqedanas, rumunė, bullgarė, malazezė nė Shqipėri, me objeksion kthimin e Shqipėrisė, nė shtet multi-etnik.
    26. Sali Berisha, me misionin anti-shqiptar pėr tė shkatėrruar vendin, nė bashkėveprim me mafien italo-serbe, inskenoi dhe miratoi ligjin pėr kthimin e Shqipėrisė nė depozitė dhe super fabrikė pėrpunuese tė plehrave tė botės, duke bashkėpunuar me grupet mafioze rajonale “CAMORRA” dhe NDRAGHETA” .
    27. Sali Berisha, nė emėr tė “atdhetarizmit” e “patriotizmit” ndaj Shqipėrisė e Kosovės, bllokoi projektin pėr ndėrtimin e linjės 400-kilovoltė tė inter-konjeksionit energjetik Kosovė-Shqipėri, duke i dhėnė Serbisė monopolin e tregut tė energjisė nė Kosovė e nė rajon.
    28. Kryeministri Sali Berisha, nė emėr tė “atdhetarizmit e “patriotizmit” si shqiptar, u shiti ortakėve, miqve tė tij qė e mbajnė nė pushtet dhe grupeve tė huaja mafioze pasuritė kombėtare, nėn politikėn plaēkitėse “Shqipėria 1 euro”, duke i dhėnė kėto nė formė koncensionesh e privatizimesh kriminale.
    29. Sali Berisha, nė 8 vite pushtet, por edhe nė 5 vitet e sundimit 1992-1997, zbatoi platformė qeverisėse dhe politika ekstra regresive, duke bllokuar 3 herė Statusin e Shqipėrisė si vend kandidat nė BE, ndėrkohė qė shprehu kėnaqėsi tė madhe dhe pėrshėndeti marrjen e kėtij Statusi prej Serbisė.
    30. Sali Berisha, nė pushtetin e tij tė viteve 1992-1997 ka miratuar 345 ligje pro interesave serbe-greke dhe 975 ligje pro serbe-greke pėr energjinė, kufijtė, shtetėsinė, etninė, fenė, bankat, arsimin, tregtinė dhe monopolet. Nga Pėrparim Halili
    Friday, June 28, 2013 - 11:21

    http://www.sot.com.al/dossier/ja-sh%...r-sali-berisha
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!





    Publikuar: 09.01.2014 - 14:00
    Humbjet prej qindra miliona eurove qė ka pėsuar Kosova nga mungesa e linjės sė interkonjeksionit Kosovė – Shqipėri, e cila shėrben si linjė ndėrkombėtare pėr shkėmbim/importim apo eksport tė energjisė elektrike, pėr tė cilėn fillimisht ka raportuar gazeta “Zėri” , tė enjten ka zėnė vend qendror nė ballinėn e gazetės “Shqiptarja.com”.





    600 milionė euro pėr derivate e import tė energjisė


    Enis Veliu & Resmije Ballazhi Publikuar: 08.01.2014 - 08:04


    Ndėrtimi i linjės sė interkonjeksionit Kosovė – Shqipėri, do t’ua prishė biznesin mafisė serbe tė energjetikės, tė cilėt pėr mė shumė se njė dekadė nga buxheti i varfėr i Kosovės kanė marrė qindra miliona euro nė emėr tė shitjes sė energjisė elektrike.

    Po ashtu, realizimi i kėtij projekti do t’ua prishė qejfin edhe kompanive tjera nga shtete tė ndryshme tė Evropės, tė cilat kanė pasur hise nė tregun energjetik tė Kosovės.

    Sipas tė dhėnave tė siguruara nga gazeta “Zėri” shihet se nga viti 2001 e deri nė vitin 2012, KEK-u pėr kėtė qėllim ka shpenzuar mė shumė se 458 milionė euro.

    Por, nė kėtė shumė nuk hyjnė edhe mjetet qė janė shpenzuar pėr import tė energjisė gjatė vitit 2000.

    Sipas tė dhėnave tė siguruara nga raportet e auditorit shihet shumė qartė se gjatė vitit 2012 Korporata Energjetike e Kosovės nė emėr tė importit tė energjisė elektrike ka shpenzuar 49 milionė euro.

    Nė vitin 2011 KEK-u ka arritur kulmin pėr shpenzime tė mjeteve pėr import tė energjisė, ku pėr njė vit janė shpenzuar rreth 59 milionė euro.

    Po ashtu, nė vitin 2010 sipas tė dhėnave tė siguruara shihet se pėr import tė energjisė KEK-u ka shpenzuar 44.7 milionė euro, nė vitin 2009 i ka shpenzuar 49.9 milionė euro, nė vitin 2008 janė shpenzuar 53.9 milionė euro si dhe nė vitin 2007 KEK-u pėr kėtė qėllim ka shpenzuar hiē mė pak se 47.8 milionė euro.

    Gjatė vitit 2006 Korporata Energjetike e Kosovės ka shpenzuar dukshėm mė pak mjete pėr import tė energjisė elektrike.

    Sipas tė dhėnave tė auditorit shihet se gjatė kėtij viti pėr kėtė qėllim janė shpenzuar 24.8 milionė euro, derisa nė vitin 2005 janė shpenzuar vetėm 19.8 milionė euro, e nė vitin 2004 pėr blerje tė energjisė kompanive private u janė dhėnė 26 milionė euro.

    Ndėrkaq, mė sė paku mjete pėr blerje tė energjisė janė shpenzuar nė vitin 2003, ku totali ka qenė rreth 19 milionė euro.

    Edhe gjatė vitit 2002 pėr import tė energjisė nga vende tė rajonit, por edhe mė gjerė kompania ka shpenzuar 21 milionė euro, derisa nė vitin 2001 pėr kėtė qėllim kompanive serbe, dhe evropiane u janė dhėnė hiē mė pak sė 44.1 milionė euro.

    Interkonjeksioni krijon siguri

    Ministrit i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, thotė se nga ndėrtimi i linjės sė interkonjeksionit Kosovė – Shqipėri, pėrfundimisht arrihet njė siguri e lartė dhe stabilitet i sistemit elektro-energjetik nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri.

    “Nė rast se dėshtojnė linjat tjerat ekzistuese, atėherė nuk rrezikohet stabiliteti i sistemit, sepse mjafton lidhja me Shqipėrinė qė ne tė mundė tė na sigurojė furnizim stabil me energji elektrike.

    Mrekullia e kėsaj linje ėshtė sistemi elektro-energjetik i Kosovės fiton njė pavarėsi tė plotė, sidomos nga Serbia. Po ashtu na hap shtigje tė reja tė bashkėpunimit siē ėshtė shkėmbimi i energjisė etj.”, ka thėnė ai.

    Nė anėn tjetėr, Arben Gjukaj, drejtor menaxhues nė KEK, ka thėnė se kjo linjė me Shqipėrinė do tė ndikojė edhe nė koston e konsumatorėve tė tė dy vendeve.

    “Ndėrtimi i linjės sė interkonjeksionit me Shqipėrinė, do tė mundėsojė unifikimin e dy sistemeve elektro-energjetike qė do tė nėnkuptonte optimizmin me njė kosto mė tė ultė, e cila do tė ndikojnė drejtpėrdrejt nė tarifat e konsumatorėve tė dy vendeve”, ka thėnė ai.

    Agron Demi, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ka thėnė se ndėrtimi i linjės sė interkonjeksionit do tė mundėsojė shkėmbimet e energjisė nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė, qoftė me marrėveshje apo me tregtim energjetik, pa pėrfshirė ēmim tė transaksionit, ose edhe shkėmbime shumė mė tė lira tė energjisė.

    Sipas tij, pėrfitues mė tė mėdhenj do jenė vetė shteti shqiptar dhe ai i Kosovės, kurse humbės nė kėtė mes do
    tė jenė kompanitė pėr tregtimin e energjisė dhe shteti i Serbisė.

    Interkonjeksioni lidh Kosovėn dhe Shqipėrinė

    Ibrahim Rexhepi, njohės i rrethanave ekonomike nė vend, thotė se ēėshtja e importit nuk ėshtė edhe aq shumė e lidhur me linjėn e interkonjeksionit. Sipas tij, kjo mė shumė do tė shėrbejė pėr shkėmbim tė energjisė elektrike nė mes tė dyja shteteve.

    “Meqenėse deri mė tani Kosova dhe Shqipėria nuk ka pasur import dhe eksport klasik, mirėpo kanė pasur vetėm huazime”, ka thėnė ai.

    Sipas tij, me rėndėsi ėshtė qė tė krijohet infrastruktura pėr mundėsinė e ndėrtimit tė politikave tė pėrbashkėta dhe njėkohėsisht ēėshtja e komunikimeve tė sistemit energjetik, kryesisht sė paku tė barazohet me atė qė e ka pasur Kosova me sisteme tė tjera, si me Malin e Zi, Serbinė po ashtu me Maqedoninė.

    “Nė buxhet mund tė ndikojė pėr mundėsinė qė tė importohet energjia elektrike nė formė tė tranzitit pėrmes Shqipėrisė. Gjė qė deri mė tani nuk ka mundur ta bėjė Kosova. Mirėpo, edhe kėtu kur flitet pėr transit, edhe kėtu ka pagesa, duhet tė paguhet tarifa pėr transit ashtu sikurse paguhet nėpėr tė gjitha vendet e tjera”, ėshtė shprehur ai.

    Mirėpo, siē ka thėnė ai, ēėshtja e buxhetit fundi i fundit, nuk ėshtė shumė e lidhur me problemin e importit pas privatizimit tė distribucionit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!

    ik mor llap se ti nuk e din ku bie shqiperia.
    berisha eshte tmerri i serbise dhe greqise.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ziti pėr postimin:

    AlbaneZ (10-01-2014)

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Po tė vjen fundi, Sali Berisha!

    Ne Polican apo Qyteti Stalin, atje ku ka origjinen Muci, atje ku pula ha gure e nuk ka dale ndonjehere ndonje burre i zgjuar, keshtu dilnin ne komunizem dhe i benin "fleterrufete". Dhe pasi i qendisnin fleterrufete, komshiut, mikut, babait e vellait, komunistet e perbetuar te Partise i kthenin syte nga sekretari i partise se rrethit dhe i thoshin: "He, mire ia qendisa? A ju pelqeu shoku kryetar?" Pak rendesi kish nese ishin trillime, ofendime dhe pak rendesi edhe nese personi qe sulmohej ishte nje mik, vella apo baba i atij qe i qendiste. Keshtu e kish mesuar Partia dhe shoku Enver brezin e Mucit, dhe Muci zanatin e vjeter nuk e harron dot kollaj. Dallimi i vetem eshte se ne komunizem keto i quanim "fleterrufe" kurse tani i quajme "letra publike".

    Dhe Muci e mban veten per burre te zgjuar e te ditur, edhe pse ka vetem shkolle Partie. Edhe boten e jashtme e ka pare ne televizor.

    O Muci! Nje pyetje kisha une per ty. Po i erdhi fundi Berishes, a i vjen fundi edhe Mucit qe ka 20 vjet qe pergojon Berishen ne cdo artikull qe shkruan?!

    Bravo Muci! E shkaterrove fare Armikun e Popullit! Keshtu te do Partia!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-01-2014 mė 22:19

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    AlbaneZ (10-01-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •