Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2013
    Postime
    3

    Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland
    (Maryland Assembly votes to give illegal immigrants driver’s licenses)

    Artikulli i mëposhtëm mund të duket i çuditshëm për shumë emigrantë të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara që ka shumë vite që presin tu lëshohet një patentë shoferi. Madje për shumë familje, mungesa a patentës së shoferit përbën një pengesë serioze në lëvizjen e tyre dhe gjetjen e një pune më të mirë.

    Lajmi i mirë është se Dhoma e Delegatëve të Shtetit të Maryland ka miratuar një projektligj që tashmë është nënshkruar nga Governatorit të Maryland, z. Martin O’Malley. Ligji në fjalë quhet Akti për Sigurinë në Rrugët e Shtetit të Maryland te vitit 2013. Për personat që janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë gjuhën angleze më poshtë po bashkëngjisim edhe një kopje të artikullit në anglisht të botuar në Washington Post.

    http://articles.washingtonpost.com/2...ure-applicants
    Propozuesit e projektligjit e konsiderojne votimin ne favor të tij nga Dhoma e Delegatëve një sukses sepse sipas tyre kjo do ti jepte mundësinë Departamentit të Lëshimit të Patentave në Maryland (Maryland Motorvehicle Administration) të administrojë të njëjtat proçedura të provimit me shkrim dhe testit të makinës për emigrantët e paligjshëm ashtu siç administrohen edhe për personat që kanë status të ligjshëm qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Kjo sipas propozuesve të projektligjit do të ndihmonte në krijimin e mundësive të barabarta për emigrantët e paligjshëm si dhe eliminin e rreziqeve nga aksidentet qe mund të shkaktojnë emigrantët e paligjshëm në drejtimin e automjetit.
    Ligji në fjalë, i firmosur tashmë nga Governatori O’Malley, mundëson që Shtetit i Maryland të krijojë një patent shoferi të nivelit të dytë, të cilën emigrantët e paligjshëm do të mund ta përfitonin pa patur nevojë të paraqesin numrin e punës (Social Security Number) si dhe pa patur nevojë që te vertetojnë nëse janë të ligjshëm apo jo në Shtetet e Bashkuara.

    Emigrantevë të paligjshëm që kërkojnë të aplikojnë për një patent shoferi në Maryland do tu kërkohet që të paraqesin dokumente që vertetojnë identitetin e tyre (emër, mbiemër), nëpërmjet pasaportës ose çertifikatës së lindjes. Po ashtu, për të vërtetuar faktin që emigranti i paligjshëm aplikues jeton në shtetin e Maryland, kërkuesve do t’u kërkohet që të paraqesin kopje të taksave të fundvitit që kërkuesit kanë depozituar pranë Zyrës së Taksave të shtetit të Maryland për dy vite.

    Patenta e shoferit të një emigranti të paligjshëm do ti ofrojë mbajtësit të njëjtat të drejta që patenta e shoferit i ofron një personi tjetër që ka status të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Patenta e lëshuar një emigranti të paligjshëm do të ketë të njëjtën ngjyrë si patenta e zakonshme por në të do të ketë mbishkrimin “dokumenti nuk është i vlefshëm për qëllime federale.” Pra, zotëruesi i kësaj patente nuk do të ketë mundësi që të hyjë në zyrat federale ose ta përdorë patentën për udhëtime me avion.
    Ky artikull nuk ka qëllim që të japë këshilla ligjore ose të shërbejë si mjet për te shkelur ligjet në fuqi. Në qoftë se e shihni të nevojshmë këshillimin ligjor, do t’ju nevojitet që të konsultoheni më një avokat të specializuar në këtë fushë. Për çdo pyejte dhe sqarim ju lutemi të na shkruani tek adresa elektronike: dmvtestprep@gmail.com
    Përgatiti
    Akil Tirana, Esq.
    MVA Interpreter in Albanian & Italian languages

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    e bejne per te shite makinat e vjetra

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    e bejne per te shite makinat e vjetra
    Per makinat e vjetra ka mjaft bleres me dokumente te regulluara ,por ketu qellimi eshte qe kesaj kategorie te njerzve ti lehtesohet jeta ne USA,sidoqoft kjo eshte nje informat shum e vlefshme ,e uroj Akilin per postim!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Nuk behet qe ti lehtesohet jeta atyre pa dokumenta, por e kunderta. Te paguajne dhe ata per demet qe bejne. Ka plot raste kur ka ndodhur aksident dhe shoferi nuk ka patur siguracion se ka qene pa leje qendrimi ne USA. Keshtu i bie qe ai qe u demtua per shkak te ketij pa dokumenta te paguaje dhe vet leke per riparimin e makines, edhe pse ka mbulim te plote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 06-05-2013 më 09:49
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk behet qe ti lehtesohet jeta atyre pa dokumenta, por e kunderta. Te paguajne dhe ata per demet qe bejne. Ka plot raste kur ka ndodhur aksident dhe shoferi nuk ka patur siguracion se ka qene pa leje qendrimi ne USA. Keshtu i bie qe ai qe u demtua per shkak te ketij pa dokumenta te paguaje dhe vet leke per riparimin e makines, edhe pse ka mbulim te plote.
    Edhe kjo qe thua me siguri se eshte edhe nje arsye me teper qe shtyri ligjvensit nga Maryland per nje zgjidhje te tille,sidoqoft arsyet jan te natyres praktike, perfitojn te gjith nga kjo zgjidhje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Edhe kjo qe thua me siguri se eshte edhe nje arsye me teper qe shtyri ligjvensit nga Maryland per nje zgjidhje te tille,sidoqoft arsyet jan te natyres praktike, perfitojn te gjith nga kjo zgjidhje.
    Jo me siguri, por kjo eshte. Kam degjuar debate ketu per kete ceshtje. Boll jetuan pa pergjegjesira. Duhet te paguajne dhe njerezit pa letra per aq kohe sa jetojne aty. Nuk behet per ti ndihmuar ata, por normal me kete rast perfitojne shume dhe ata pa letra.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    nje gje nuk kuptoj une ku dihet qe amerika eshte perseprapthi, si ka mundesi qe te jesh i paligjshem dhe te te kerkohet qe te paraqesesh dokumente si prsh pagim taksash etj
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Dihet por askush nuk eshte marre me hetime qe shume emigrante te paligjshem blejne
    ne treg te zi social security qe u perkasin te vdekurve ose pensionisteve dhe I perdorin
    ato per te punuar diku dhe paguar takse pune.
    Nje pjese blejne social security me emer mbiemer(identitetin) e dikujt qe ka qene ne amerike por e ka lene
    Ameriken dhe jeton ne Amerike latine.Perdoren edhe social security te blera qe u perkasin latinove qe
    jane ne burgje per afate te gjata kohe.Social Security I nje te burgosuri blehet nga ndonje emigrant.

    Qellimi I dhenies se patentave te rregullta emigranteve eshte
    1.Ulja e krimit te rruges.Emigrantet pa makine do sorollaten rrugeve dhe mund te bejne ndonje krim.
    Duke marre makine ato do orientohen drejt gjetjes se ndonje pune, ose merren me ndonje biznes per
    te mbuluar shpenzimet ne karburant te makines,
    shpenzimet per sikuracion te makines si dhe ndonje riparim

    2.Pajisja e emigranteve me patente do te thote me shume shitje makinash te reja/te perdorura dhe nga keto shitje
    shteti do marre vleren takse te shitjes se makinave.
    Shteti perfiton ne kete rast pasi nje numer I madh emigrantesh me makina ne perdorim do gjeneroje e shume te ardhura per shtetin
    3.Keto emigrante do shpenzojne para per te blere karburant.....per pasoje do rriten shitjet dhe te ardhurat mga pikat e karburantit.
    shteti do fitoje me shume taksa nga shitjet e karburantit.Sa me shume te shitet karburanti aq me shume fiton shteti nga taksa e shitjes se karburantit
    Supozojme taksa e shtetit eshte 3 % per shitjen e karburantit atehere nqs do kete shitje me nje vlere 1 miljon taksa qe merr shteti 3% I bie te jete 33 mije dollare.
    Me blerjen e makinave nga emigrantet shitjet do rriten ne supozojme 2 miljon dollare ne muaj nga nje pike karburanti atehere 3 perqindshi takes I bie 66 mije dollare
    qe I shkon buxhetit te shtetit.permirsohet buxheti I shtetit.
    4.Kompanite e inshurancave te makinave gjithashtu fitojne pasi keto emigrante do paguajne secii nje kuote mujore supozojme 30$ ne muaj
    Supozojme 40 mije emigrante moren makina dhe patenta.Siguracioni eshte I detyrushem me ligj Atehere 40 mije x 30 dollare I bie
    1miljon e 200 mije dollare.Nga kjo sasi 3% e merr shteti qe I bie diku 43 mije dollare ne buxhet
    5.Nga patentat dhe makinat e emigranteve fitojne edhe dyqanet e pjeseve te makinave qe do kene me shume shitje pjese makinash me shume para per pasoje me shume takes shkon ne xhep te shtetit.
    6.Po ashtu do kete me shume pune per pikat e riparimit te makinave pasi jane future ne rruge 40 mije makina te emigranteve dhe shume prej tyre do kerkojne riparim/mirembajtje qe do gjenerojne me shume dollare
    nga pikat e riparimit(autobody shop) dhe shteti do fitoje me shume takse.
    7.Shteti do krijoje me shume te ardhura direkt duke marre pagese nga emigrantet per fotografi dhenie patente,per titull pronesie per targa
    per gjoba ne rruge ndaj rregullave te trafikut.

    8.Pajisja e emigranteve me makine do I mbaje te lidhur emigranet me shtetin ku jane vendosur dhe do e beje me te veshtire largimin e tyre ne amerike latine.
    Makina do I nxise te punojne dy pune ose gjejne pune me te mire.Do rritet shume volumi I shitjeve ne ushqime dhe rroba ne shtet me shume taksa per shtetin.
    Shteti fiton ne kete rast.
    9.Kompanite private qe I marrin keto emigrante te paligjshem ne pune I paguajne jo shume se jane te pakualifikuar,bizneset I mbajne shpenzimet te uleta dhe fitimet e larta.
    Bizneset jane te interesuara te fusin ne pune emigrante pasi u japing rroge te vogel dhe shpenzimet e biznesit jane te vogla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 07-05-2013 më 18:13
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Arsyeja qe ka dhene Mia per siguracionin e makinave qendron, por si i thone llafit eshte pak a shume sebepi, se shkaku eshte qe ne kete menyre shteti ka nje regjister te te gjithe ilegaleve; emer, mbiemer, adresen e banimit etj. Dhe ne rast se ndodh ndonje gje, di ku t'i gjeje e t'i kerkoje ashtu si gjithe te tjeret.

    Ben, fiton shteti nga shitja e benzines dhe pjeseve te kembimit? lool Po pika 8 eshte me e forta.
    Shteti merr takse nga pikat e karburantit dhe dyqanet e pjeseve te makinave
    3% e totalit te shitjeve I kalon takes shtetit
    Para marrjes se makinave nga emigrantet volumi I shitjeve supozojme ka qene 3 miljon ne muaj
    Nga ky 3 miljonsh shteti merr 3 perqind. 99mije dollare
    Me marrjen e makinave nga emigrantet volume I shitjeve nga dyqanet e pjeseve rritet ne 6 mijon
    shteti merr ne kete rast 2 here me shume rreth 190 mije dollare dmth futen me shume dollare ne buxhet te shtetit si takes.
    I merr keto dollare easy fare pa djerse dhe paguan ato barkderrat qe ka ne zyrat e veta dhe ato bythtrashat burokratet lol
    Me karburantet shteti merr shume taksa pasi mamluket emigrante shkojne nje here ne tre dite te pikate karburantit
    pasi kane makina te perdorura qe harxhojne shume karburant/100 milje.Rritet volume I shitjeve nga pikat e karburanteve dhe shteti
    merr 3 perqindshin qe I bie shume te jete kur totai I shitjeve eshte shume I larte.
    Dmth sa me shume shitje te bejne bizneset aq me I lumtur eshte shteti pasi merr me shume dollare.
    3 perqind takse i10 miljonshit e ben shtein me te lumtur se sa 3 perqind i 1 miljon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-05-2013 më 21:27

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Pika 8 nuk i intereson fare Amerikes.
    Feelings change - memories don't.

  11. #11
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Immigrantet e paligjshem gjithmone e kane pasur mundesine per te marre patenta te ligjshme, ka disa shtete qe eshte e lehte te maresh patent te ligjshme.
    Lajm i mire per keta te new yorkut se eshte me afer

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Ne michigan nuk mund te marresh dot patente nese nuk ke dokumenta .

  13. #13
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Citim Postuar më parë nga King_Arthur Lexo Postimin
    Ne michigan nuk mund te marresh dot patente nese nuk ke dokumenta .
    shkojn atje ku e japin dhe pastaj kthehen prape ne michigan lol

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Sot degjova
    qe ne shtetin tim u miratua ligji qe u jep te drejten emigranteve te paligjshshem te pajisen me patente. Hyn ne fuqi ne 2015.
    Feelings change - memories don't.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Sot degjova
    qe ne shtetin tim u miratua ligji qe u jep te drejten emigranteve te paligjshshem te pajisen me patente. Hyn ne fuqi ne 2015.
    mia,
    ne me DUI ka mundesi te paisemi me patet te ri?

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2010
    Postime
    59

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    emigrantet ilegal levizin paten ose jo driving license te dhene nga shteti por ky hesap eshte bere per te rritur buxhetin e shtetit marylanddhe per te permirsuar edhe ekonomin e shtetit sepse me se kane droje levizjen brenda perbrenda shtetit .

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2010
    Postime
    59

    Për: Patentë Shoferi për Emigrantët e Paligjshëm në Shtetin e Maryland, U.S.A.

    ama ekziston vetem dhe nje gje : sa nga keta emigrant ilegal paguajn taksa ,une degjoj ca duke thene se edhe po te me japin dokumentet sdo i marr se jane mesuar kete lloj jetese dhe sqajn koken .

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •