Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Absurditeti i "Drejtesise" shqiptare

    Vodhen nje celular, denohen me 8 vjet burg

    Dje gjykata e Apelit la ne fuqi vendimin prej gjashte vitesh burg per 17 vjecarin Gramoz Metani nderkohe qe i uli 3 vite 15 vjecarit Elton Mehmeti. Dy adoleshentet u denuan rreth 2 muaj me pare ne gjykaten e Tiranes me gjashte dhe pese vite burg, pasi u gjeten fajtor per vjedhjen e nje celulari ne njerin nga autobuzat e linjave urbane te kryeqytetit ne vere te vitit te kaluar. Pas denoncimit te te demtuarit dy vjedhesit arrestohen nga policia dhe pas gjashte muaj qendrimi ne qelite e paraburgimit denohen me 11 vjet burg aq sa ishte edhe pretenca e dhene nga organi i akuzes. Sipas arsyetimit te dhene nga gjykata vepra e kryer nga adoleshentet u denua ashper sepse eshte kryer ne bashkepunim dhe rezulton te jete perseritur edhe here te tjera prej tyre, ndersa me pare jane denuar me masa te vogla.

    Te denodh 8 vjet burg nje 15 vjeēar do te thote ta destinosh drejt kriminalitetit per pjesen tjeter te jetes se tij.
    Ne te njeten kohe me qindra kriminele vrases, trafikante kane kaluar neper bankat e te akuzuareve dhe jane lene te lire nga "gjykatesit"!!
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ngaqe nje VJELLES (hajdut) eshte me i demshem per shoqerine se nje VRASES. Shembull per kete mund te marrim luften qe behet aktualisht ne Irak.
    Protestohet kundra Amerikes vetem sepse ato cilesohen si VJELLES te Naftes ne Irak (ky eshte per shumicen qellimi i vertete i luftes).
    Pse s'u bene protesta per luften disa vjeēare te Irakut me Iranin.
    Pra ne te gjitha konfliktet kur njeri nga protagonistet konsiderohet si "PERFITUES MATERIAL", ky denohet moralisht me shume se kur po i njejti konsiderohet si "PERFITUES MORAL".
    Vrasesit pergjithesisht hyjne tek kategoria e dyte. Ndersa krimi me i madh, per mua, eshte vrasja per qellime vjelljeje.
    Per kete rast duhet patjeter ndeshkim me vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    VERTET qe te denosh nje 15 vjecar me 8 vjet burg eshte ta destinosh ate drejt kriminalitetit ,por ne te njejten kohe ta lesh te lire ate do te thote ti shtosh atij kenaqesine e te vjedhurit dhe me pas nga nje celular ne linjat urbane te kaloj ne shtepi dhe banka.
    per mendimin tim disa muajsh denimi do te qe i mjaftushem per adoleshentet.///
    God Bless

  4. #4
    Nuk eshte e thene qe te rrine 8 vjen ne burg. Pas 3-4 ata mund te dalin me kusht. Pra duhet te aplikohet ky lloj ndeshkimi dhe fakti qe jane adoleshente nuk ka kurrfare rendesie.

    Gjithashtu, pse nuk ndeshkohen vrases apo kriminele te tjere, kjo nuk dmth qe te mos ndeshkohet asnjeri. Dhe ata qe jane kriminele, jane bere per shkak se jane toleruar dikur.


    Denime sa me te ashpra i duhen ketyre qe te filloje e te ver mend dynjaja se ka dale komplet nga binaret. Dhe pas burgut, ne rast se do te vazhdoje te beje akoma numra, le ta fusin perseri.

    Njerezit e Ndershem duhet te Respektohen te paret dhe pastaj te mendojme dhe per te drejtat e hajduteve dhe te krimineleve.

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Fjalen e kisha per drejtesine shqiptare, menyren se si ajo godet personat e jashteligjshem.
    Ka nje hijerarki ne denimet qe jep nje gjykate.
    Artikulli i mesiperm mu duk pak i egzagjeruar se pari per faktin se denohet rende nje 15 vjeēar per nje vjedhje ordinere ne nje vend qe renditet nga me te verferit ne bote e ka njerez qe nuk kane buke te hane.
    E dyta kam frike se po krijohet nje drejtesi me dy shpejtesi te ndryshme, njera per njerezit ordinere dhe tjetra per shtresen me te ngritur dhe politikanet qe as qe flitet te preken ndonjehere nga drejtesia!
    Per mendimin tim nje adoleshent qe hidhet ne burg ne moshen 15 vjeēe dhe do kaloje 8 vite te jetes se tij me kriminele apo trafikante eshte i garantuar te dale pas tete vitesh nje trafikanto-kriminel i persosur.
    Sa per mosndeshkimin une nuk besoj se bera ndonje aluzjon qe te linte te kuptohej diēka e tille, thjesht me duken shume 8 vite per nje telefon te vjedhur. Le te kujtojne te gjithe adoleshencen e vet dhe vete ose ne rrethin e tyre shoqeror kan pas dike qe e ka bere ndonje budallallik te tille ne ate moshe dhe nuk ka qen koshint per demin qe shkaktonte...
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Pasi i futi te gjithe kriminelet e medhenj ne burg, tani drejtesia shqiptare po fut edhe hajdutet ordinere.

    Sa mire!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Vinny jam 100% me ty, fatkeqsisht kudo ka drejtesi me 2 shpejtesi, pra kjo nuk mund te shmanget. Ne france nuk denohet njesoj nje minister me nje arab, megjithese i pari pervetson miliona, ndersa i dyti fare pak. Kjo Sepse drejtesia drejtohet nga njerez gjithashtu, nga rrogetare te cilet s'kane asgje superiore nga te tjeret.
    Mua do te me vinte megjithemend keq, po te denohesh nga nje gjykates si Redi ose Albo, moraliste deri tek veshet.
    Shpresoj qe burgu mos te ndikoje per keq, tek te denuarit. Burg ka bere dhe Dostojevski, bile shume analiste mendojne se burgu luajti nje rol vendimtar ne psikollogjine e inteligjencen e tij.

  8. #8
    Gjithmone duhet te behet shembull dikush per te tjeret.
    Sa per faktin qe ne burg behesh kriminel, mund te them qe te njejtat mundesi ke dhe ne rruge te madhe, ndofta me shume, pasi me teper dallavere meson nga kriminelet e padenuar dhe qe jane ne qarkullim, sesa ata qe jane brenda.

    Ndersa per drejtesine shqiptare, eshte normale qe ajo te perdore dy menyra te ndryshme per te denuar kriminelet, ate nivel ka, por kjo nuk dmth qe meqe nuk denohen ata te medhenjte, te lihen dhe keta capaculat e vegjel qe te bejne c'te dojne.
    Cdo krim i padenuar sot, lind me qindra ne te ardhmen.

    Ndeshkimi i krimit duhet te kete mbi te gjitha qellime parandaluese dhe pastaj ndeshkuese. Dhe sa me teper denime te tilla te jepen tani, aq me teper do te ver mend dynjaja me vone.

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Qe 15 vjecarit i duhet dhene nje mesim, jam shume dakort me kete. Vetem shqetesimi im eshte kushtet e burgjeve tona. Kam kohe qe nuk kam degjuar ndonje pershkrim mbi burgjet ne Shqiperi? A ka burgje vecmas per adoleshente e vecmas per te rritur? A ka kushte normale e roja qe te shmangin abuzimin e ketyre adoleshenteve nga me te rriturit? A ka ushqim?

    Denimi i ashper per vjedhje nga njera ane mua me duket i drejte. Marrja parasysh e moshes se te denuarve, nga ana tjeter, si dhe kushtet e birucave ne te cilat po i nisim keta te rinj duhet marre dhe ajo parasysh. Burgu "ligjerisht" eshte thjesht nje karantine per ata qe shkelin ligjet. Pra eshte privim nga te "mirat" e shoqerise, heqje lirie. Nuk eshte torture ē'njerezore, perdhunim, uri etj. Per mendimin tim me te njejtin hap qe po ecen ai kahu "i te thjeshteve" i drejtesise, me po ate hap duhet te punohet edhe per mbarevjatjen e qendrave korrektesore.

    Qe shkelen ligjin ata te dy me lart, meriton te denohet e t'u jepet mesimi sa jane te rinj. Por une mendoj se nqs interesi i sistemit te drejtesise dhe i te tjereve eshte qe pasi te kete vuajtur denimin, ky individ te kete reflektuar e penduar, atehere nje punonjes social mund ta bente fare mire ate pune.

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga Vinny_T

    Artikulli i mesiperm mu duk pak i egzagjeruar se pari per faktin se denohet rende nje 15 vjeēar per nje vjedhje ordinere ne nje vend qe renditet nga me te verferit ne bote e ka njerez qe nuk kane buke te hane.
    E dyta kam frike se po krijohet nje drejtesi me dy shpejtesi te ndryshme, njera per njerezit ordinere dhe tjetra per shtresen me te ngritur dhe politikanet qe as qe flitet te preken ndonjehere nga drejtesia!


    Shume te drejta te dy konstatimet si ai ne paragrafin e pare, ashtu edhe i dyti.
    Relativimi "kam frike" madje kam pershtypjen se as nuk do te kish nevoje te vihej aty.

  11. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Red, ty te kam qejf se flet me fjale te medhaja e te rendesishme, KRIM, DENIM, NDESHKIM, DREJTESI, etj.

    O Red cilin qun KRIM ti mik! vjedhjen e nje telefoni celular. A meriton per ket te besh dhjetra vjet burg.
    A nuk e di qe keto vite i kushtojne shoqerise me shume para se vlera e telefonit te vjedh.
    Pastaj pse qahesh nga Enveri, a s'me thua?
    Po ta them une, ai quante krim te shikoje italianin ne televizion, e ta raste per agjitacion e propagande 15 vjet burg.

    Tani diēka, e keqja e ketyre denimeve te ashpra duke mos mundur ti edukoje njerezit, do ti shtyje keta qe kur te vjedhin te jene te "pameshirshem" ne zhdukjen e gjurmeve deri ne eliminim fizik te deshmitareve, pra situata do te degradoje per me keq. Banda te tilla do te sulmojne per vdekje viktimat e tyre duke mos ju lene asnje shans shpetimi.
    Ngaqe 20-25 vjet denimi per nje krim te rende, s'ka shume diference me 10-15 vjet denimi per nje vjedhje ordinere. Ne te dyja rastet rinia eshte e djeg per nje te ri.
    Tjeter, te denuar te tille qe do ta kalojne jeten ne burg, s'kane asnje shanc permiresimi moral, ata do te kthehen ne ujqer te vertete, mbajtja e tyre do te kerkoje mjaft kushte speciale e profesionalizem qe sistemi juridik shqiptar nuk do ti kete per nje kohe te gjate.

  12. #12
    Ornament, kjo qe thua ti eshte tamam mendimi tipi fatalist. Dmth te mos reagosh ndaj nje fenomeni negativ te shoqerise sepse duhet te kemi frike se mos na perhapet apo me keq, nga hakmarrja ne te ardhmen.

    Njerezit me karakter te dobet e kane kete vecori dhe per rrjedhim shoqerite e dobta demtohen.

    Natyrisht qe vjedhja e nje celulari eshte krim. Pse cfare te duket ty? Puthje? Ata qe vjedhin dueht te denohen ashper. Dhe ata qe kryejne krime me te renda duhet te denohen me ashper sesa tani dhe jo me 20-25 vjet burg.
    Shqiperia eshte vend tamam absurd, pasi me sasine e krimit qe ndodh aty, kemni ligje teper te buta a thua se eshte Hollande, apo Danimarke.
    Ka shtete shume me te civilizuara se ne dhe qe te kalbin ne burg apo te fusin ne karrige elektrike. Gjithmone e kam fjalen per ato krime qe tani ne Shqiperi denohesh me 20-25 vjet burg.

    Goditja e cfaredo lloj krimi, vjedhje, vrasje, etj me ashpersine me te madhe do te beje qe ai vend te kthehet ne terezi.

    Tek Forumi Problematika Shqiptare ke nje teme qe flet me gjerezish per keto fenomene. E ke ketu

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shqiperia ka nevoje per stabilitet..per ndrrime qeverish ose ardhje partish ne pushtet pa revolucione por paqesisht. Kjo stabilizon gjykatat, Policine, prokurorine, Burgjet e ve ne vije shume gjera.

    Nje hajdut celulari eshte i rezikshem sepse ai dhe nje femije qe ka celular eshte i gatshem ta mbysi per ta marre ate celular qe mendon ta shesi.
    Mirpo ndersa denohet vjedhesi 15 vjec i Celularit me 5 vjet eshte i lire vrasesi i 4-5 njerzve.
    Erion Brace, shef i ZP, eshte pare duke pire kafe me pjesmarres te bandes Hakmarrja te cilet kane ne biografine e tyre "de facto" nja 10 vrasje plus rrembime e grabitje e ca dit me pare gjykata socialiste i nxorri te lare dhe ata sot ndertojne grataciele ne mes te Tiranes me Leje te Edush Ramushit..

    Ne kronikat e gazetave lexon te tilla lajme..

    Policia e Fierit arrestoi sot Elvis Zaimin 24 vjec me arsim fillor i denuar dhe me pare per tentative vrasje.
    Policia e Lushnjes ka shpallur ne kerkim Ronaldo Islamajn 23 vjec nga Bubullima i denuar disa here me pare .. me arsim 4 vjecar per vrasje te nje shtetasi...etj etj..

    Pra jane denuar disa here per krime te renda e prap jane te lire e bejne krime te tjera.. Pra ata jane denuar me "letra" se realisht as e kane pare deren e Burgut.

    Pra si ne Kapitalizmin Berishiano-Nanojan-Mekso-Ruco-Zabitjan dhe ne ate Kolkozizmin Envero-Kolonjaro-Kadri-Bilishtaro-Mehmet-Hysni-Terbaco-Symizo-Ramizian ( lol) .. elementi Vjedhes e kriminel i gezon gjithe kushtet e mira..

    Ne kohe te Enverit kur vjedhesi i kapur ishte djali i Bido Bidollarit..brigadier te blegtoria dhe antar partie e mbyllnin punen shpejt.
    Operativi e i plotfuqishmi i terhiqnin nje Meze-Raki-Berxoll te menxa Kopratives ose klubi i kunatit te Bindos ne Sektor-qender e mbillej meseleja sepse i biri Bidos quhej "i joni" .. pra nga Familje me partishmeri..
    Keshtu u krijua ARMATA e Hajduto-Qaflesheve te Fshatrave qe ne vitet 80.

    Natyrisht nusja Bidos ish borxhli operativit dhe shkonte me Mision- vizit te ca te persekutuar politik e u thoshte.. aman moj aman na muarr malli per pak djath.. jeshe ne diqan e nuku kishte asnje pik djath dyqani shtetit..
    Eee cte bec o Nazo thosh e persekutuara..
    E po dhe keshtu nuk vete moj xhan se po na ngordhin kalamaqerit per nje pik qumesht..i thosh me fitire te deshperuar gruaja e Bidos te persekutuares..
    E kjo tarallakja e persekutuara thoshte..Mir nuk eshte se femijet ne kte moshe duan vitamina e kalori se i forcon shendetin..e mungesa e qumeshtit krijon probleme ne rritjen e tyre..Kaq..

    U aman moj Vitori tu befte Nazua thosh gruaja e Bidos..se desh harrova.. a ke pak Salce moj..
    Po kam thosh zonja Vitori.. ja mere kte kavanozin..
    E po ti rrofsh moj Vitori e me kaq mbaronte biseda..

    Vitoria cohej te mbushte uj te Cezma 600 metra larg e Nazua fesht ne Shtepi e ne darke fesht kalonte rastesish Sokoli.. operativi Fshatit me orgjine na Vithkuqi ose Bolena..
    E mo Bido aty je mo..
    O hajde shoku shef.. thosh Bido me sy ter gezim nga qe ne shtepi u vinte vet operativi i Lapardhase.. qe mbulonte dhe fier sheganin..
    Bido ..degjo.. dil pak andej na qendra ti se kemi nje bised me Nazo..
    Si urdheron thosh Bidua qe ish krenar qe e shoqja merrej me pun te thella..
    He ..i thosh Sokol Sykuqi Nazmijes shal-bardhoshe (Mjelse ajo) hmm ..e moj c'tha kur i the per djath e qumesht asaj borgjeze-revizionistes..
    Me tha se femijet pa qumesht nuk rriten mire..
    Hmmm ku e hedh helmin qelbesira hungeronte Sokol Bracja.. kerkon te godas vijen e partise ..mir Nazo..hap syte se Partia te ka te besuar e kupton ti..
    Po thosh Nazua e Sokoli i kepuste dhe nje fshatce te kanapeja rehat rehat se sguxonte Bidua te vinte pa sinjal...
    Mbas ca Kohe denohej burri i Vitorise nje veteriner.. i vjeter per grup armiqesor e sabotim te vijes partise ne bujqesi..me 18 vjet burg.

    Keshtu PPSH nuk denonte vjedhesit e po ashtu PPSH denonte Fjalen..dhe Njerzit e Fjales..


    E u be Shqiperia ne prag te renies murit te Berlinit me nje ARMATE prej 400 000 hajdute e bij hajdutesh ordinere qaf-lesho-fshataro-kapterro-qytetare dhe me nje grusht te ngordhur desidentesh politik qe u binin pantallonat nga shal-thatesia..

    Dhe rezultati ja ku eshte..Jemi vend problematik.

    Miri Xhikes Miliarder..e nderton Komplekse..

    Spartaku i Fjales rrezohet nga makina "rastesisht" ..
    Spartaku i Brahos , miku hajdutve...vazhdon punen..


    Kur afrohet Perlamenti te bashkia..e ska nga tja mbaje edush rrapushi.. gerr bie bresheria mbi Mirat e Xhikes qe mund te hapin telashe..Mafies se Ruco-Fino-Ushve..

  14. #14
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Red sociologu, prandaj kam kohe qe them qe tipa si ti jan te rezikshem dhe s'do ta lene shqiperine per shume kohe akoma te progresoje.
    E keqja juj e madhe eshte MORALIZMI, ju flisni sikur te jeni bijt e papes.

    O red, a di pse shqiperia eshte katandis ne ket dite, hajdutllik gjeneral, kriminalitet, prostitucion, droge, mafie politike, mungese dinjiteti kombetar, etj, etj;
    Ngaqe ishte vendi me DIKTATORIAL ne europe, vendi ku per nje fjale goje, per nje mendim, te fusnin ne burg per tere jeten. Vendi ku per moralin flisnin si kurva per djalin, tamam si vazhdon te predikosh ti sot.
    Une kam vetem nje urim, qe tipa si ti te kete sa me pak ne shqiperi, ky do te jete shpetimi i saj.

    Hajdutlliku zhduket kur tere populli ta denoje moralisht ate, e jo goditjet spektakolare te drejtesise. Problemi eshte se ne shqiperi per momentin HAJNIA eshte e vetmja shprese pasurimi e shoqerise, nga i pari deri tek i fundit akuzojne njeri-tjetrin per hajdute.

  15. #15
    Ornament, prandaj Shqiperia eshte ne ate batak. Sepse persona si puna ime jane larguar dhe do largohen dhe nuk rrine te merren me ate ambient sa te edukohet ai me frymen e shenjte.

    Sa per Moral, ate po e ben ti dhe une nuk nuk shoh ndonje moralizem tek fjalen e mia. Ato qe them jane komplet mendime Pragmatiste. Nje krim dhe duhet te denohet. Sa me i ashper te jete denimi, aq me teper parandalohet krimi ne te ardhmen. I ka eksperimentuar Bota me para keto dhe nuk na mbeten ne.
    Morali hyn te fjalet e tua, jo diktatura, jo pse, si, qysh e tek.

    Beri krim, le te vuaje pasojat qe ti vine mendte.

    PS. Per "Personin tim", nuk e kisha fjalen per veten time, por per ata qe mendojne si une dhe kane te njejtat principe si te miat dhe qe ty te duket fat qe jane larguar nga Shqiperia.

  16. #16
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Red kesaj i thu ti pragmatizem: "Ndeshkimi i krimit duhet te kete mbi te gjitha qellime parandaluese dhe pastaj ndeshkuese. Dhe sa me teper denime te tilla te jepen tani, aq me teper do te ver mend dynjaja me vone".
    Jo plak! kesaj une i them moralizem.

    ndersa shih ēfare them une: "A nuk e di qe keto vite i kushtojne shoqerise me shume para se vlera e telefonit te vjedh."
    Ketij une i them pragmatizem.
    Me fjele te tjera, ndersa ti ke per qellim PARANDALIMIN, per te pasur permiresim te moralit shoqerise, ate qe ti e quan "te ver mend dynjaja me vone", une ne te kundert nuk e pretendoj kete, pra s'gjykoj tjeter veē VLERES PRAKTIKE te AKTIT te kryer, pa ngateruar ketu moralin e hajdutit si dhe shoqerise.
    Ti japesh buke, rroba, ngrohje, nje personi ne burg per 5 vjet me rradhe, plus shpenzimeve te tjera gardian, hekra, tela, drita, gazete, telefon, kushton me SHTRENJT per shoqerine (te gjithe ne, perveē teje se ti ke ik) se sa vlera e telefonit te vjedh nga ai. Ky eshte PRAGMATIZEM. A kupton Red.

  17. #17
    Po te futemi tek shifrat materiale, atehere dalim ne llogjiken tjeter qe nuk ka lidhje me moralin.
    Ky person qe vjedh nje celular sot, neser grabit nje banke, apo me keq, ben nje vrasje.

    Dhe nuk puna vetem tek ky individ, por tek te gjithe ata qe nuk jane denuar me pare dhe jane miliona dollare qe i kushtojne ekonomise shqiptare, me shume sesa 5 vite burgu.

    Jane milionat qe po i mungojne prej shume vitesh, vetem pse korrupsioni, trafiku, vjedhja e mashtrimi jane ne kulm. Se Miri i Xhikes, ne vend qe te rrinte ne burg duke harxhuar ato mijera dollare qe ty te dhimben, i kushton shoqerise shqiptare milionat e dollareve qe nuk i vijne, apo qe vidhen per cdo dite.

    Po te ecim sipas kesaj llogjike, dalin aty qe Shqiperia nuk ka per tu zhvilluar kurre, se duhet te kursejme disa mijera dollare per keta tipa e ti mbajme ne ambient te hapur midis pjeses se paster te shoqerise.

    A i lexon gazetat se cfare behet perdite ne Shqiperi? Sa kushton gjithe ai mall i vjedhur perdite duke filluar nga qeveritaret e duke perfunduar tek keta hajdutet me ordinere, megjithese ky tipi nuk ishte aq ordiner, pasi ate celular nuk e vodhi por e grabiti me dhune.
    Jane shifra astronomike po ti mbledhesh te gjitha dhe cfare eshte me e rendesishme jane para e ndershme djerse qe grabitet dhe vidhet per cdo dite.

  18. #18
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Redi duhet te dish se ne drejtesi nqs mund taquajme te tille ne Shqiperi nje hajdut celulari denohet sipas ligjit per vjedhje te nje celulari dmth per vjedhje ordinere e jo qe te behet mesim per gjithe shoqerine pasi ligji nuk parashikon mesime po eshte i njete per te gjithe e te gjithe jane te barabarte.
    E dyta nuk nuk ka ligj te parashikoje qe hajduti i nje celulari neser behet hajdut bankash e per ta parandaluar duhet te denohet me teper pasi kjo eshte demagogji dhe nuk mund te procedohet me ligjin si me formulat matamatike pasi kriteret qe duhet te futen ne llogari jane me qindra e asnje nuk mund te marre persiper saktesine e rezultatit.
    Eshte kollaj te denosh dika qe ka vjedhur por shume me e veshtire ta kuptosh perse ka arritur deri aty!
    Dhe ky eshte dhe rroli i shoqerise qe te paralandaloi nje fenomen duhet te merret me rrenjet e ketij fenomeni pastaj te kaloi deri te pasojat qe sjell per shoqerine.
    Nje shoqeri e shendoshe kerkon pragmatizem ashtu si thua ti po dhe solidaritet ku me i dobeti te kontriboje per me te dobetin pasi bota eshte me rrota e sot je ne pozicjonin e te fortit neser ndoshta ndodhesh ne te atij qe ska ēfare ti ofroje familjes per te ngrene...
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  19. #19
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Shqiptaret nuk jan mare asnje here me -SHKAKUN-por jan mare vetem me PASOJEN !!!
    Kjo eshte fatkeqsia e atj vendi.
    Ne shqiperi dihet qe egziston korupsjoni,hajdutlleku,mafia,poshtersia,hilerqarll eku,harbutlleku,vagabondizmi, dhe politika e perlyer me hajdutllek, krim e papergjegjshmeri;dhe asnjeri s'mendon dhe perpiqet te gjeje SHKAKUN !!!!!!!!!!

  20. #20
    VinyT, shkaqet qe shtyjne njerezit te vjedhin jane te shumta dhe mund te kuptohen. Shume ndodhin per shkak te varferise dhe mund te tolerohen kur dikush qe nuk ka te haje, vjedh ushqime, buke, mish apo gjera te tjera si keto.

    Ndersa celularet vidhen ne cdo vend te botes dhe qe jane shume me te zhvilluara se ne. Pra ai qe e vjedh e ka nga Vesi dhe jo nga Skamja. Kuptohet qe cdo vend e denon ne baze te ligjeve te veta dhe te mentalitetit qe ka ajo shoqeri.

    Por grabitja me dhune e nje Celulari nuk eshte vjedhje e thjeshte sepse ai person nuk ka te haje etj.

    NUk desha te diskutoja me ne kete teme, por me shtyu nje shkrim i sotem ne New York Times qe flet per nje rast te ngjashem qe ka ndodhur ne Singapor. Lexoni me poshte:



    SINGAPORE: ON SECOND THOUGHT A 17-year-old boy was sentenced to 14 years in prison and 24 lashes with a rattan cane for stealing mobile telephones from schoolchildren. The boy, Jerriek Chen Weixiong, had appealed a sentence of nine and a half years. Instead, Chief Justice Yong Pung How increased it, telling the defense lawyer, "In the public interest we lock them away so that you, your partners, more important your family, your children, can walk along Orchard Road even at night without harassment." Orchard Road is the main shopping street in the sternly disciplined city-state. Seth Mydans (NYT)

    Pra aty flitet se si nje 17 vjecar qe ka vjedhur nje celular nga femijet e shkolles eshte denuar me 14 vjet burg dhe me 24 te rrahura me kamzhik (ne kete rast me bishta te nje bime tropikale qe perdoret per thurrje shportash ne mos gaboj).

    Senteca e gjygjit te pare ka qene 9 Vjet Burg por apeli e beri 14.

    Shefi i Drejtesise deklaroi qe: "Eshte ne interesat e popullsise qe ne ti mbyllim ata larg keshtu qe partneret tuaj, familjet tuaja, femite tuaj, mund te ecin te qete rruges qofte dhe naten pa patur kercenime.


    Per kuriozitet lexova raportin e CIA-se ne lidhje me Singaporin dhe me poshte keni disa te dhena:

    Popullsia:4,452,732 ( pra pak me teper se ne.)

    Ekonomia:
    Economy - overview:
    Singapore, a highly developed and successful free-market economy, enjoys a remarkably open and corruption-free environment, stable prices, and one of the highest per capita GDPs in the world. The economy depends heavily on exports, particularly in electronics and manufacturing, and was hard hit in 2001 by the global recession and the slump in the technology sector. In 2001, GDP contracted by 2.2%. The economy is expected to recover in 2002 in response to improvements in the US economy, and GDP growth for 2002 is projected to be 3% to 4%. In the longer term the government hopes to establish a new growth path that will be less vulnerable to the external business cycle than the current export-led model, but is unlikely to abandon efforts to establish Singapore as Southeast Asia's financial and high-tech hub.

    Pra shtet shume i zhvilluar nga ana ekonomike, pa korrupsion, cmime te stabilizuara dhe qe ka nga GDP-te me te larta per capita ne Bote.


    Perqindja e papunesise:
    4.7% (2001 est.)
    Budget:
    revenues: $27.9 billion
    expenditures: $19.5 billion, including capital expenditures of $5.4 billion
    Pra te ardhurat e Buxhetit jane gati 28 miliarde $ shume here me te larta se tonat.

    NJe celular ne Singapor dhe ne vendet e tjera te zhvilluara kushton sa nje rroge javore, ose mund ta marresh pa pagese ne baze te kontrates qe ben, ndersa ne Shqiperi kushton sa pensionet e 4 muajve.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •