Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Red face Horoskopi kinez -3

    Kali

    Kali ėshtė shenja e shtatė e horoskopit dhe nė gjuhėn kineze quhet Ma. Ju do t'i pėrkisni shenjės sė Kalit, nėse keni lindur nė vitet 1942, 1954, 1966, 1978, 1990. 2002.

    Popullorė dhe tėrheqės pėr seksin e kundėrt. Shpesh janė tė paduruar dhe pretenciozė. Kanė nevojė pėr praninė e njerėzve. Martohen herėt me Tigėr ose Qen. Mos u martoni kurrė me Miun.

    Karakteristika tė Pėrgjithshme

    Tė lindurit nėn shenjėn e Kalit kanė njė natyrė pasionante dhe shpirt luftarak. Ata kanė njė pushtet tė veēantė pėr tė bindur dhe nxisin simpati dhe zili te tė tjerėt. Ata kanė nevojė tė ndryshojnė, tė udhėtojnė dhe tė zgjerojnė horizontin e tyre. Janė agresivė, ambiciozė dhe, megjithėsė duken si egoistė nė fakt janė shumė bujarė, tė kuptueshėm e tė kujdesshėm. I kanė qejf thashethemet dhe bisedat. Atyre u pėlqen tė jenė nė qendėr tė vėmendjes dhe, pėrsa kohė janė nė qendėr tė vėmendjes, janė tė lumtur, nė rast tė kundėrt ndjehen keq dhe mėrziten. Tė lindurit e shenjės sė Kalit janė tė zjarrtė, tė pakontrollueshėm dhe impulsivė, si dhe e ndryshojnė shpejt gjendjen emocionale. Mund tė jenė energjikė, me zemėr tė mirė dhe zakonisht janė tė lumtur dhe tė gėzuar.

    Pėrsa i pėrket dashurisė, Kali ėshtė i butė dhe romantik. Nėse nuk i kushtoheni me pasion, ai mėrzitet. Atyre u pėlqen tė joshen dhe u gėzohen tė gjitha aspekteve tė dashurisė, por nganjėhėrė janė dashnorė qė u mungon durimi dhe priren tė ngatėrrohen nė trekėndėsha dashurie. Kali si person ėshtė i devotshėm, por jo shumė besnik dhe kalon nga njė lidhje nė tjetrėn i bindur se kjo e fundit do tė jetė e pėrgjithmontė deri herėn tjetėr! Tė lindurit e kėsaj shenje nuk janė shumė tė interesuar pėr biznes, pasi janė mė shumė tė dhėnė pas festave. Ata janė mendjelehtė kur vjen puna tek paraja, sepse u pėlqen tė jetojnė sot pėr sot. Kanė shumė miq tė devotshėm e tė vėrtetė. .

    Stina mė e mirė Vera dhe muaji i parapėlqyer Qershori.

    Profesionet e pėrshtatshme pėr shenjėn e Kalit: Shoferė, gazetarė, aktorė, mėsues, politikanė.

    Njerėz tė famshėm tė lindur nė shenjėn e Kalit: Eduardi VIII, Theodor Rusevelt, Frederik Chopin, Isak Njuton, Franklin D. Rusevelt etj.

    Horoskopi pėr vitin 2013, Kali.

    Ky ėshtė njė vit ku duhet tė mėsoni shumė pėrpara se tė nisni qėllimet tuaja. Reflektoni nga gabimet e sė shkuarės dhe punoni sa mė shumė pėr t'i korrigjuar ato. Nė mėnyrė qė tė pėrmirėsoheni si individ duhet tė punoni pėr ta njohur mė mirė veten tuaj, dobėsitė dhe epėrsitė tuaja. Hiqni dorė nga marrėdhėniet qė nuk ia vlejnė dhe fokusohuni nė persona positivė dhe qė ju bėjnė tė ndiheni mirė. Mendoni pėr tė ardhmen tuaj dhe ēfarė doni tė bėni me jetėn tuaj. Mos u merakosni shumė pėr mendimet e tė tjerėve dhe veproni sipas logjikės dhe dėshirės suaj.

    Dashuria

    Duhet tė fokusoheni mė shumė tek marrėdhėnia juaj. Mendoni pėr diēka mė serioze nė njė marrėdhėnie. Nėse jeni beqar ky vit do tė jetė me shumė fat nė dashuri, me shumė mundėsira pėr gjetjen e personit tė duhur. Mė mirė nė njė lidhje tė tregoheni sa mė natyralėm mos u shtirni. Viti nis mirė, me shumė festa e darka me miqtė, por bėni kujdes me alkoolin.

    Periudha e fundit tė vitit do tė jetė sensitive. Mendohuni mire para se tė shprehni mendimin tuaj dhe kontrolloni veprimet tuaja.

    Puna

    Do tė jeni shumė tė zėnė me punė, e hera-herės mund tė ndjeni lodhje, megjithatė me punėn do t'ju vinė dhe mundėsirat e reja. Nė ambjentin e punės fokusohuni dhe bėhuni person i pėrgjegjshėm.

    Paratė

    Ndoshta do tė keni njė vit jo shumė tė mirė nga ana ekonomike, pasi do tė keni tendencėn e shpėrdorimit tė parave. Pėrpiquni tė vendosni njė buxhet mujor dhe mos blini artikuj apo sende qė nuk ju hyjnė nė punė. Mos u bėni shumė impulsive nė biznes, pasi jo tė gjitha mundėsitė mund tė jenė tė mira.

    Shėndeti

    Praktikoni njė mėnyrė tė shėndetshme jetese dhe shumė ushtrime. Nėse keni ndonjė shqetėsim shkoni menjėherė tek mjeku. Mund tė keni probleme me stomakun kėtė vit, kujdesni me ushqimet qė konsumoni

    Kėshilla e Vitit: Mendoni mė shumė pėr veten tuaj dhe bėni gjėrat qė ju pėlqejnė mė shumė, mos mendoni se si tė bėni tė tjerėt tė kumtur, por fokusohuni tek lumturia personale.


    Dhia
    Shenja e tetė e horoskopit ėshtė Dhia dhe nė gjuhėn kineze quhet Yang. Ju do t'i pėrkisni shenjės sė Dhisė, nėse keni lindur nė vitet 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003

    Elegantė dhe krijues, ju jeni tė turpshėm dhe parapėlqeni anonimitetin. Njė i lindur i shenjės Dhia shkon mė shumė me tė shenjės Derri dhe Lepuri, por kurrė me njė tė shenjės Kau.

    Tė lindurit nė shenjėn e Dhisė janė tipa tė ndjeshėm me natyrė tė butė e me karakter e temperament tė qetė. Ata janė gjithashtu tė kujdesshėm, optimistė dhe inteligjentė. Personat e kėsaj shenje nuk kanė qejf tė dėgjojnė thashetheme, por ta gjejnė vetė tė vėrtetėn. U mungon ambicia, vetėbesimi dhe nuk ndjehen rehat nė botėn e jashtme, ndaj ata pėlqejnė tė krijojnė mjedisin e tyre tė rehatshėm qė i bėn ata tė ndjehen mė tė sigurt. Nuk u pėlqen tė ndryshojnė asgjė brenda mjedisit tė tyre dhe nuk shqetėsohen ndojėherė pėr tė kaluarėn ose tė ardhmen. Ata jetojnė pėr ēastin dhe pėr ato qė kanė, jo pėr ato ēfarė do kenė. Ata janė krijues, miqėsorė, u gėzohen takimeve me miqtė dhe veprojnė gjatė gjithė jetės sė tyre me qetėsi dhe me rregull. Janė shumė tė pavarur dhe u pėlqen liria qė kanė. Tė lindurit e shenjės sė Dhisė janė tė sinqertė dhe janė gati me gjithēka qė munden tė ndihmojnė tė tjerėt. Ata janė personat mė romantikė nga tė gjitha shenjat dhe kanė aftėsinė t'i bėjnė partnerėt e tyre tė ndjehen tė dashuruar dhe tė kėrkuar prej tyre. Ata janė dashnorė aventurierė dhe u pėlqen tė eksperimentojnė nė lidhje me seksin. Por, megjithatė, ata rrallė krijojnė lidhje tė gjata e tė qėndrueshme dhe kanė shumė tė dashur gjatė gjithė jetės sė tyre. Meqė nuk interesohen shumė pėr paratė, rallė i sheh tė bėjnė biznes. Nuk janė dembelė, por nuk do tė punonin me orė tė gjata nėse puna nuk bėhet pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Janė zemėrmirė dhe i respektojnė tė tjerėt.

    Stina mė e mirė ėshtė vera dhe muaji i preferuar ėshtė Korriku.

    Profesionet e tyre: presentatorė, aktorė, punonjės nė mjekėsi e nė reklamė.

    Tė famshėm tė kėsaj shenje: Mark Twain, Alexandėr Graham Bell, Thomas Edison, Michelangelo etj.

    Horoskopi kinez 2013, Dhia

    Duhet tė jeni mė i drejtpėrdrejtė. Kėtė vit do tė keni shumė mundėsira tė mira, mos i ēoni dėm. Pėrpiquni tė keni mė shumė pavarėsi, dhe mos u varni nga tė tjerėt. Ka ardhur koha ju tė merrni nė dorė vetė jetėn tuaj, vendimet merrini bazuar nė pėrvojat e mėparshme dhe mos lejoni frikėn t'ju mposhtė.

    Dashuria

    Nė dashuri, do tė keni njė vit tė mrekullueshėm. Nuk pėrjashtohet dhe mundėsia e ndonjė martese, nėse jeni beqar. Megjithatė fillimi i vitit do tė jetė i mbushur me stres, si pasojė e njė diskutimi, pėrpiquni ta zgjidhni problemin sa mė parė.

    Maji do tė jetė muaj i mirė nė sektorin e ndjenjave pėr ata qė janė beqarė, ose gjeni njė dashuri tė re, ose rilidheni me njė dashuri tė vjetėr.

    Stina e verės do tė jetė stina ku dashuria mes jush do tė konsolidohet. Mundohuni tė tregoheni i qetė dhe i matur, nxitimi nuk ėshtė i mirė.

    Puna:

    Puna do tė ketė pak vėshtirėsi kėtė vit. Do t'ju duhet tė punoni shumė pėr tė pėrfunduar detyrat e caktuara nga eprorėt tuaj, nėse nuk punoni si duhet ndoshta dhe mund ta humbisni punėn. Megjithatė mos u merakosni se oferta mė tė mira pune do tė trokasin. Pėrpiquni tė jeni mė i hapur me tė tjerėt dhe t'i dėgjoni mė shumė ata.

    Paratė

    Ky vit do tė jetė mė i mirė se vitin e kaluar pėrsa i pėrket parave. Nuk do tė keni probleme financiare.

    Shėndeti

    Shkoni menjėherė tek mjeku nėse vini re ndonjė simptomė tė ēuditshme pasi mund tė ketė lidhje me ndonjė problem tė sė shkuarės. Mos u shqetėsoni, ēdo gjė do tė pėrfundojė mirė, por ju duhet tė kujdeseni pėr veten tuaj. Ndoshta do tė keni dhimbje koke si pasojė e stresit ditor. Dilni sa mė shumė, shkoni nė kinema, dilni me miqtė etj.

    Kėshilla e Vitit: Mos jini kokėfortė.

    Majmuni
    Majmuni ėshtė shenja e nėntė e horoskopit dhe nė gjuhėn kineze quhet Hou. Ju do t'i pėrkisni shenjės sė majmunit nėse keni lindur nė vitet 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004.

    Ju jeni inteligjent dhe lehtė ndikoni tė tjerėt. Jeni njeri i suksesshėm, por hutoheni dhe shkurajoheni lehtė. Duhet t'i shmangeni Tigrit. Kėrkoni Dragoin ose Miun.

    Personat e shenjės sė Majmunit janė krijues, tė zgjuar, tė fortė e mendjemprehtė. Ata mbarojnė nga kėnaqėsia tė jenė nė qendėr tė vėmendjes e qė tė tjerėt tė flasin pėr ta. Majmuni ėshtė mė i shkathti nga tė gjitha shenjat dhe krijon skema e manipulon pėr tė gjetur rrugėn e tij. Ata kanė njė tru e mendje tė hollė e nėse nuk janė gjithnjė tė menēur, prapė zgjuarsia nuk u mungon. Ata tė vėnė shumė nė lojė dhe gjithnjė mundohen tė pėrfitojnė nga armiqtė e vet. Mund tė jenė tė ēorganizuar, tepėr tė lėvizshėm, nervozė, por janė zemėrmirė dhe nėsė pa dashje lėndojnė dikė ndjejnė seriozisht keqardhje. Ata janė si mendėrisht ashtu edhe fizikisht tė shėndetshėm dhe kur vjen puna pėr sfida e bėjnė tė qartė qė janė tė zotėt dhe se do veprohet sipas mėnyrės sė tyre. Nėse kėrkoni t'i sfidoni, ata preken shpejt dhe tregohen gjaknxehtė. U pėlqen tė dominojnė dhe urrejnė rutinėn. Kur u mbushet mendja pėr diēka nuk ka burrė nėne qė t'u dalė pėrpara.

    Majmuni ka qejf risinė nė lidhje, ndaj dhe marrėdhėniet personale nuk janė shumė tė qėndrueshme. Ata kanė nevojė tė ndjehen tė dashuruar e tė kėrkuar dhe s'pranojnė refuzime ose tradhėtira, bile do tė largohen qė me shenjėn e parė tė konfliktit. Por, sido qė tė jetė, ata janė tė gjallė, tė guximshėm e tė dashur. Ata nuk dinė ta ruajnė shumė paranė. Punojnė shumė, kanė mendje tė fortė dhe janė planifikues tė mirė. Janė lidera tė zotėt dhe s'para i pranojnė gabimet e veta, gjithėnjė do tė fajėsojnė tė tjerėt nėse diēka shkon keq.

    Muaji i preferuar ėshtė gushti dhe stina e tyre vjeshta.

    Ata ndėrrojnė shpesh profesion dhe kanė qejf tė merren me punė ku suksesi arrihet pa shumė mundim. Punė tė tyre janė: terapistė, gazetarė, mėsues, mjekė, gjeologė, teknikė.

    Tė famshėm tė kėsaj shenje: Leonardo De Vinci, Mick Jagger, Julius Caesar, Elizabeth Taylor, Charles Dickens, James Stewart and Harry S. Trueman.

    Horoskopi kinez 2013, Majmuni.

    Do tė keni njė vit tė mbarė falė talentit dhe humorit tuaj. Ky vit do tė jetė i suksesshėm nė ēdo fushė. Jeni njė person shumė i shoqėrueshėm dhe miqtė e pėlqejnė karakterin tuaj.

    Dashuria:

    Ju jeni shenja mė romantike e zodiakut kinez, dhe i merrni seriozisht marrėdhėniet e dashurisė. Nėse jeni beqar ka ardhur koha qė tė gjeni njė partner tė pėrshtatshėm pėr ju, pra tė kėrkoni pėr gjysmėn tuaj. Fillimi i vitit ėshtė njė muaj kyē pėr nisjen e njė lidhjeje.

    Maji do tė jetė njė muaj i mirė pėr forcimin e lidhjes suaj. Debatet qė mund tė keni pastur nė lidhjen tuaj do tė hidhen pas krahėve, duke iu mundėsuar njė lidhje shumė mė cilėsore me partnerin. Nė fund tė vitit mund t'ju shfaqen disa probleme me partnerin pėr shkak tė xhelozive.

    Puna:

    Kėtė vit duhet tė jeni i pėrgjegjshėm dhe tė pėrmbushni detyrat, qė tė mund tė fitoni besimin e shefit dhe tė ecni pėrpara nė karrierėn tuaj.

    Paratė:

    Megjithėse paratė nuk do tė jenė nė fokusin tuaj kėtė vit, duhet tė bėni kujdes me shpenzimet e tepėrta. Organizoni dhe ruani faturat, mos shpenzoni mė shumė se sa duhet.

    Shėndeti:

    Do tė jeni pre e gripeve dhe ftohjeve. Merrni mė shumė vitaminė C, duke konsumuar mė shumė ushqime qė pėrmbajnė vitamina. Kini kujdes me dietėn, ushqehuni shėndetshėm me shumė fruta e perime.

    Kėtė vit do tė kontrolloni nivelin tuaj tė stresit, edhe pse ndoshta do tė ketė raste kur do tė ndiheni pa humor, kjo gjė do tė kalojė.

    Kėshilla e Vitit: Pėrpiquni t'i ndani gjėrat mė shumė me tė tjerėt dhe do tė shihni qė sa mė shumė jepni, aq mė shumė do tė merrni.

    http://albanian.cri.cn/821/2013/04/25/182s122414.htm

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Horoskopi kinez -3

    CRI une sipas kalendarit kinez jame dhi,dhe shume mire e tregon ky kalendar karakterin time,qenka mjaft interesante...flm per ket postim PERSHENDETJE.
    VENI,VIDI,VICI

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •