Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -2

    LEPURI

    Lepuri ėshtė shenja e katėrt nė horoskopin kinez dhe quhet Do.

    Tė lindurit nė shenjėn e Lepurit i pėrkasin viteve 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011.

    Karakteristikat e pėrgjithshme
    Shenja mė me fat. Gjithashtu janė tė talentuar dhe tė komunikueshėm. Miqėsorė, por edhe tė turpshėm. Kėrkojnė paqen gjatė gjithė jetės sė tyre. Martohu me Delen ose Derrin. Largoju Gjelit.

    Tė lindurit nė shenjėn e Lepurit janė tė kujdesshėm, tė mendueshėm dhe tė rezervuar. Ata kėrkojnė paqe dhe qetėsi gjatė jetės sė tyre. Ata janė tė qartė, diplomatikė dhe kanė aftėsi tė lexojnė qėllimet e njerėzve. Tė lindurit e kėsaj shenje janė gjithashtu tė ngrohtė, me moral, miqėsorė, tė besueshėm dhe kujdesen pėr tė tjerėt. Ata kanė shumė miq, janė shumė tė organizuar dhe kanė njė natyrė tė egėr qė e bėn tė vėshtirė t'i shtrosh nė familje. Kėshtu mos mendoni se ėshtė e lehtė pėr tė pėrfituar nga ata. Ata ndikohen shumė lehtė, janė emocionalė dhe i ndėrrojnė gjendjet emocionale shumė shpejt. Pėlqejnė tė mėsojnė sekrete qė i mbajnė pėr vete.

    Nė dashuri janė tė paqėndrueshėm dhe kapriēiozė dhe nuk priren nga aventura dhe as nga pasioni. Ata janė tipa qė preken shpejt. Njihen si dashnorė tė sjellshėm, kėrkojnė simpati dhe romantizėm dhe janė tė moralshėm e besnikė deri nė fund. Lepuri gėzon periudha tė gjata qetėsie dhe, nėse gjen partner qė e respekton kėtė gjė, lidhja e tyre zgjat. Lepujt dallohen nė biznese krijuese dhe janė diplomatė nė marrėdhėnie me tė tjerėt. Me besimin dhe natyrėn e tyre tė ngrohtė, ata janė tė respektuar dhe admirohen nė punėn e tyre. Ata punojnė shumė, por nuk e pėlqejnė rutinėn. Ata kanė shumė miq dhe tė dashur, me tė cilėt i pėlqen tė kalojnė kohėn e tė shquhen nė festa.

    Profesionet e tyre mė tė mira: kimistė, llogaritarė, kuratorė, politikanė, tregtarė arti, floristė, punonjės tė turizmit.

    Muaji i parapėlqyer ėshtė marsi dhe stina mė e mirė pėr ta ėshtė pranvera.

    Njerėz tė famshėm tė shenjės sė lepurit: Mbretėresha Viktoria, Andi Warhol, perandor Shi Huangdi (Ndėrtuesi i Murit tė Madh Kinez), Agatha Christie dhe Albert Ainstein.

    Surprizat pėr vitin 2013

    Dashuria

    Tė lindurit e shenjės sė Lepurit nėse pėrfundojnė njė marrėdhėnie, menjėherė nisin njė tjetėr. Megjithatė, ata janė besnikė dhe tė kujdesshėm dhe zakonisht marrėdhėniet me njė Lepur zgjasin tėrė jetėn. Dashuria pėr vitin 2013 pėr Lepurin paraqitet e mirė dhe e qetė.

    Puna:

    Zakonisht Lepuri ėshtė shumė kurioz dhe ka dėshirė ta ndryshojė shpesh ambientin e punės. Ai gjithnjė ėshtė nė kėrkim tė arritjeve dhe sukseseve nė sferėn profesionale. Ky vit do tė jetė i suksesshėm pėr tė lindurit e shenjės sė Lepurit.

    Shėndeti:

    Pėrsa i pėrket shėndetit ky vit nuk do jetė aq i mirė sa viti i mėparshėm. Mundohuni t'i qėndroni larg stresit dhe bėni vizita mjekėsore. Mundohuni tė hani shėndetshėm, reduktoni sasinė e yndyrnave dhe sheqerit. Merruni me sport.

    Kėshilla pėr kėtė vit: Fokusohuni tek jeta e shėndetshme dhe mos kėrkoni qė tė keni gjithēka nėn kontroll.


    DRAGOI

    Shenja e pestė e horoskopit kinez ėshtė Dragoi qe quhet Long. Ju do t'i pėrkisni shenjės sė Dragoit, nėse keni lindur nė vitet 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000.

    Ju jeni ekcentrikė dhe keni njė jetė komplekse. Keni njė natyrė pasionante dhe jeni tė shėndetshėm. Martohu me Majmunin ose Miun nė periudhėn e vonme tė jetės. Shmangiu Qenit.

    Tė lindurit nė shenjėn e Dragoit janė magjepsės, tė veēantė dhe nuk kalojnė asnjėhėrė pa u vėnė re. Ata janė madhėshtorė dhe me besim nė vetvete, por mund tė sillen ndonjėhėrė dhe si snobė e arrogantė. Ata pėlqejnė gjėrat e reja, por edhe mėrziten shpejt me to. Tė lindurit e kėsaj shenje janė tepėr energjikė, jetėsorė dhe kanė qejf tė duken. Njerėzit e shenjės sė Dragoit janė me humor, argėtues dhe bujarė me miqtė e tyre, megjithėse gjithnjė me temperament tė nxehtė. Ata janė njerėz tė nderuar, kėrkues dhe zakonisht fitojnė respektin e tė tjerėve. U pėlqen tė jenė nė qendėr tė vėmendjes dhe ėshtė e vėshtirė t'i frikėsosh. Ata u gėzohen shumė sfidave dhe situatave tė vėshtira. Janė tė padurueshėm, tė nxituar dhe priren tė harxhojnė energjitė e tyre. U pėlqen natyra. Nuk janė shumė shtėpiakė, por u pėlqen mjedisi i tyre dhe e ruajnė me forcė atė qė zotėrojnė. Dragojve u pėlqejnė shumė aferat dhe situatat e rrezikshme. Ata kanė mė shumė tė dashur se tė gjitha shenjat e tjera tė horoskopit tė marra sė bashku. U pėlqejnė lavdėrimet dhe kanė nevojė tė kenė shumė miq.

    Lidhjet personale shpesh u bėhėn monotone, por nėse gjejnė personin e duhur ato do ta adhurojnė atė nė mėnyre aq posesive dhe me xhelozi, sa ai do tė ndjejė sikur po mbytet. Dragoi pėlqen tė admirohet, prandaj zgjedh dhe profesione qė ia mundėsojnė kėtė gjė. Ai dėshiron ta ketė tė organizuar jetėn e vet dhe tė njerzve qė e rrethojnė. Do qė tė jetė shef i vetes dhe ka shumė miq.

    Profesionet e dragoit: aktorė, presidentė, kryetarė, sipėrmarrės, politikanė, specialistė mjedisi.

    Muaji i parapėlqyer prilli dhe stina e tyre pranvera.

    Njerėz tė famshėm tė shenjės sė dragoit: Lewis Karroll, Kery Grant, Mae West, John Lennon, Sigmund Freud, Salvador Dali etj.

    Horoskopi kinez 2013 pėr Dragoin

    Kėtė vit do tė keni njė vit mė me fat se vitin e kaluar, shumė projekte do tė pėrfundojnė me sukses. Viti 2013 ėshtė viti i realizimit tė shumė prej ėndėrrave tuaja.

    Dashuria

    Do tė jeni mė shumė i fokusuar nė ēėshtjet e punės. Mundohuni mos e neglizhoni partnerin dhe pėrpiquni tė gjeni mėnyra pėr tė balancuar dashurinė dhe aspektet e tjera nė jetėn tuaj. Kėtė vit do tė preferoni mė shumė sukseset ekonomike dhe tė karrierės sesa ato nė dashuri. Fillimi i vitit do tė jetė i mbarė pėr gjetjen e dashurisė dhe nisjen e njė lidhjeje tė re. Ēelėsi i lidhjes suaj kėtė vit do tė jetė komunikimi. Mos pėrsėrisni gabimet e sė shkuarės nė njė lidhje. Periudha e verės do jetė njė periudhė rilindjeje, ku do t'i lini pas shumė probleme tė sė shkuarės. Nė fundin e vitit do tė kaloni kohė tė veēantė me personin tuaj tė zemrės. Udhėtimet nuk do tė mungojnė kėtė vit.

    Puna

    Viti 2013 ėshtė njė vit i mirė pėr investime, do tė jeni i rrethuar nga persona inteligjentė qė do t'ju japin kėshilla shumė tė vlefshme pėr arritjen e qėllimeve tuaja.

    Paratė:

    Kėtė vit nuk do keni probleme me paratė, por pėrpiquni tė zgjeroni burimet e tė ardhurave tuaja. Kėtė vit ju do tė keni shumė mundėsira pėr tė bėrė para dhe do tė keni stabilitet ekonomik.

    Shėndeti:

    Mundohuni sa mė shumė relax. Provoni njė shėtitje nė mal ose nė park dhe mos u mbyllni tėrė ditėn nė shtėpi. Eleminoni yndyrnat pėr tė kontrolluar qarkullimin e gjakut. Merrni mė shumė vitamina dhe ushqehuni shėndetshėm.

    Kėshilla pėr kėtė vit: Pėrpiquni tė pėrfundoni tė gjitha gjėrat e lėnė pėrgjysmė.


    GJARPRI

    Shenja e gjashtė e horoskopit kinez ėshtė gjarpri, qė quhet She. Ju do t'i pėrkisni shenjės sė Gjarprit, nėse keni lindur nė vitet 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013.

    Inteligjentė, tė fortė dhe me prirje pėr bukuri fizike. Snobė dhe me temperament. Derri ėshtė armiku juaj. Gjeli ose Kau janė shenjat tuaja mė tė mira.

    Personat e lindur nė shenjėn e Gjarprit zakonisht janė tė qetė, tė ngathėt dhe pasivė nė natyrė. Por ata mund tė jenė edhe aktivė, tė menēur, inteligjentė dhe tė fshehtė. Janė tė mirėorganizuar dhe e gjejnė shpejt rrugėn pėr tė vepruar. Kanė prirje tė jenė misteriozė dhe tė fshehtė. Janė shumė tė vetėkontrolluar, efikasė, punėdashės dhe ambiciozė. Kur duan diēka rrallė ndodh qė tė mos e realizojnė. Ata nuk pranojnė lehtė kėshilla dhe i urrejnė njerėzit qė u ndėrhyjnė nė punėt e tyre ose u tregojnė se ēfarė tė bėjnė. Ata mund tė jenė mizorė dhe tė distancuar, por edhe shumė tė ndjeshėm. Ata pėlqejnė miqėsitė dhe mbėshtetjen. Mos u mundoni tė pėrfitoni nga Gjarpri se do tė pendoheni.

    Nė dashuri janė sensualė, pasionantė, tė fortė dhe i fshehin emocionet. E ruajnė me fanatizėm jetėn e tyre private dhe nuk u pėlqen tė jenė nė qendėr tė vėmendjės. Njihen si njerėz tė ftohtė. Janė tepėr xhelozė dhe shumė egoistė. Atyre u pėlqen tė flirtojnė, bile dhe kur i duan partnerėt e tyre, shpesh janė tė pabesė dhe tradhėtojnė thjesht pėr tė shuar kuriozitetin. Ata zgjedhin profesione ku mund tė shfrytėzojnė nė maksimum trurin dhe aftėsitė e tyre mendore. Kanė shumė shokė dhe i dėgjojnė problemet e tyre me vėmendje dhe me mirėkuptim.

    Profesionet e shenjės sė Gjarprit: profesorė, dizenjatorė, administratorė, analistė, psikologė, financierė.

    Muaji mė i mirė pėr ta ėshtė maji dhe stina e parapėlqyer pranvera.

    Tė famshmit e kėsaj shenje: Pablo Pikasso, Greta Garbo, Zhaklin Onassis, Mahatma Gandhi, Xhohanes Brahms, Bob Dilan, Xhon F. Kennedy, Martin Luter King Jr dhe Abraham Linkoln.

    Surprizat pėr gjarprin, ēfarė presin ata nė 2013-n

    Kėtė vit tė lindurit nė shenjėn e gjarprit duhet tė mendohen para se tė flasin dhe nuk duhet tė jenė impulsivė. Pėrpiquni tė qetėsoheni, pasi mund tė gaboheni nėse nuk mendoheni para se tė shprehni opinionin tuaj, sidomos nė dashuri. Pėrpiquni mos e ekzagjėroni dhe mėnjanoni xhelozitė e tė tjerėve. Kėtė vit do tė keni sukses nė ēdo veprimtari qė do ndėrmerrni.

    Dashuria:

    Megjithėse jeni shumė pasionantė, pėrpiquni tė jeni pak mė tė shtruar dhe nėse nuk jeni nė njė lidhje, mos u joshni nė rastin e parė, mendoni pėr pasojat qė mund tė keni mė pas. Nė fillim tė vitit mund tė keni vėshtirėsi me partnerin, mund tė keni disa konflikte, mendohuni nėse doni ta vazhdoni ose jo kėtė marrėdhėnie. Nė periudhėn mars-qershor komunikimi do tė jetė gjėja mė e rėndėsishme nė lidhjen tuaj. Tregohuni tė sinqertė me partnerin tuaj. Nė fund tė vitit mos lejoni xhelozinė tė prishi marrėdhėnien tuaj, darkat dhe takimet e vona nė punė do tė jenė tė pranishme.

    Puna:

    Duhet tė jeni shumė vigjilentė nga mundėsirat qė ju vijnė, pėrpara se dikush tjetėr tė tregohet mė i shkathėt se ju. Pritet vit i mirė nė vendin e punės, por duhet tė tregoheni tė kujdesshėm, tė jeni i qartė me qėllimet tuaja dhe evitoni humbjen e kohės nė veprimtari jo-fitimprurėse pėr ju.

    Paratė:

    Edhe nėse pėrpiqeni tė kurseni para, mundohuni qė herė pas here t'ja plotėsoni edhe dėshirat vetes suaj. Bėni blerje tė zgjuara dhe mos e shpėrdoroni paranė kot.

    Shėndeti:

    Shėndeti nė vitin 2013 do tė jetė i qėndrueshėm, por bėni kujdes gjatė gjysmės sė parė tė vitit, pasi mund tė keni probleme me sistemin e tretjes. Kini kujdes nga ushqimet e gatshme. Konsumoni mė shumė ushqime qė pėrmbajnė fibra si perimet. Gjatė stinės sė verės kujdesuni pėr lėkurėn tuaj.

    Kėshilla pėr kėtė vit: Gabimet e sotme janė suksese pėr tė ardhmen, pasi ju japin mė pėrvojė nė zgjidhjen e problemeve tė ndryshme. Mos e humbni besimin ke vetvetja.

    http://albanian.cri.cn/821/2013/04/18/182s122219.htm

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -2

    s'jam dakord hic fare. te pakten ky horoskopi eshte me argetues se ai i zakonshmi.

    Martohu me Majmunin ose Miun nė periudhėn e vonme tė jetės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 02-05-2013 mė 07:44

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -2

    Edhe keshtu, edhe ashtu. Me nje fjale hic s'na tha ky horoskopi kafsheror.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -2

    Mua mi qelloi Ne pergjithesi
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -2

    Citim Postuar mė parė nga Prudence Lexo Postimin
    Mua mi qelloi Ne pergjithesi
    lol prudence, ky horoskopi sipas vitit me duket me kot akoma. Imagjino cfare te perbashkte kishim ne me shoket shoqet e klases te nje viti?
    Mos shkojme te klasat paralele apo moshataret kudo ne bote. A thua kemi te njejtin karakter, cilesi? Pa lidhje.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -2

    E ka nje cikel edhe ky...cdo 12 vjet....mund ti kemi kto ngjashmeri mes vitesh....do e kene vrare ca mendjen kinezet se sia fusin kot...
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -2

    Une si besoj asnje lloj horoskopi. Parashikimi i shenjes sime me pelqeu deri sa erdhi ne nje cilesi qe absolutisht nuk e kam pjese te karakterit. Aty ndalova se lexuari. Me nje fjale kot.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: Horoskopi kinez, surprizat pėr vitin 2013 -2

    Martohu me Delen ose Derrin.
    Ka ndonje dele ose dose ketej rrotull ?
    ky plaku pervec doses dhe deles ka edhe lope hhahahha



Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •