Akus!
Kur diskutojme ti ngre nje problem dhe une te pergjigjem, ne rast se ti ke akoma rezerva rreth atij problemi vazhdon aty dhe une po ashtu deri sa ta konsumojme ate teme.
Ti nuk po e ben kete gje, mua po me duket sikur shkruaj kot pasi ti nuk po diskuton po po i merr temat me rradhe sikur po lexon nje liber. Deri dje ne ishim tek kalimi nga zvarraniket tek zogjte dhe sot pa sqruar gje rreth saj ti u hodhe ne tjeter gje.
Megjithate une sot po vazhdoj perseri me lidhjen zvarranik-zog dhe pastaj do te te pergjigjem mbi kalimin majmun-njeri.
Gjithashtu, te lutem permbahu ne afirmime si puna e ketij psh: pamë se nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që i bën gjallesat të evoluojnë. Gjithashtu, pamë se gjallesat erdhën në ekzistencë jo si rezultat i një procesi evolutiv, por u shfaqën krejt papritur me strukturën e tyre prezente. Pranda,j është e qartë se evolucioni i njeriut është një histori që nuk ka ndodhur kurrë.
Ne as qe kemi diskutuar mbi mekanizmat e evolucionit. Kemi kapur vetem fare pak siperfaqesisht perzgjedhjen natyrore por thjesht sa per hyrje. Edhe une mund te them: Sic e pame me siper vertetuam qe kreacioni eshte nje perralle dhe evolucioni eshte nje fakt qe ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe
Ne rast se bejme pohime te tilla ky nuk eshte me debat, por kthehet ne predikim. Prandaj te lutem tregohu me i matur ne fjale dhe bazohu tek ky diskutim dhe jo ne bindjet e tua. Deri tani ne nuk kemi nxjerre asnje perfundim, dhe nuk besoj te nxjerrim pasi na mungon nje pike e perbashket referimi ku te bazohemi te dy, megjithate ky eshte nje diskutim interesant pasi kap pyetjen me te vjeter te njeriut: Si erdha ketu?
Sic e thashe me lart une po vazhdoj me lidhjen zvarranik-zog.
Krijoni Kontakt