Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 168
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Disfata shkencore e Darvinizmit dhe e sfondit te tij ideologjik
    Për të qenë të lirë nga paragjykimet


    Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë nga shkencëtarët si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologjike. Fakti është se shkencëtarët evolucionistë imponojnë në publik paragjykimet dhe pikëpamjet e tyre filozofike nën maskën e shkencës. P.sh. megji- thëse ata e dinë se ngjarjet e rastësishme nuk shkaktojnë gjë tjetër veç çrregullimit dhe konfuzionit, ata vazhdojnë të deklarojnë se rregulli e organizimi mahnitës që vërehet në univers dhe në organizmat e gjallë është rezultat i rastësisë.

    Biologë të tillë e kuptojnë me lehtësi faktin se ekziston një harmoni e paimagjinueshme në një proteinë, e cila është njësia bazë e jetës dhe se nuk ka mundësi që ajo të formohej rastësisht, megjithatë ata këmbëngulin se kjo proteinë erdhi në ekzistencë rastësisht në kushtet fillestare tokësore, miliarda vjet më parë. Ata nuk ndalojnë këtu, thonë gjithashtu pa hezitim se jo vetëm një, por miliona proteina u krijuan nga rastësia dhe pastaj çuditërisht u bashkuan për të krijuar qelizën e parë të jetës. Për më tepër, ata mbrojnë pikëpamjet e tyre me një këmbëngulje të verbër e të padrejtë. Këta persona janë shkencëtarët "evolucionistë".

    N.q.s. të njëjtët shkencëtarë do të shikonin tre tulla të vendosura për së gjati mbi njëra-tjetrën ata kurrë nuk do të supozonin se këto tulla janë prodhuar rastësisht e pastaj, përsëri rastësisht, janë vendosur mbi njëra-tjetrën. Në të vërtetë kushdo që do të mendonte një gjë të tillë do të konsiderohej me të meta mendore.

    Si është e mundur që njerëzit, të cilët vlerësojnë ngjarjet e zakonshme në mënyrë racionale, të adoptojnë një qëndrim iracional kur është fjala për vetë ekzistencën e tyre?

    Eshtë e pamundur të thuhet se ky qëndrim mbahet në emër të shkencës. Shkenca kërkon marrjen në konsideratë të të dy alternativave sa herë që ka të tilla për një çështje të caktuar dhe, n.q.s. mundësia e njërës prej tyre është mjaft e vogël p.sh. vetëm një përqind, atëherë mendimi racional dhe shkencor është të konsiderohet si e vlefshme alternativa tjetër që ka mundësi nëntëdhjetë e nëntë përqind.

    Le të vazhdojmë më tej, duke pasur parasysh këtë gjykim shkencor. Ekzistojnë dy pikëpamje në lidhje me mënyrën se si u shfaqëm në tokë. E para është se të gjitha qeniet e gjalla u krijuan nga Allahu me të njëjtën strukturë komplekse që kanë tani. E dyta është se jeta u krijua rastësisht; kjo është edhe thënia e teorisë së evolucionit.

    Kur shikojmë të dhënat shkencore, p.sh. ato të biologjisë molekulare, vëmë re që nuk ka asnjë lloj mundësie që një qelizë e vetme - apo qoftë edhe vetëm një prej miliona proteinave që gjenden në qelizë - të ketë ar- dhur në ekzistencë rastësisht, siç deklarojnë evolucionistët. Ashtu siç do ta ilustrojmë dhe në kapitujt e mëposhtëm, llogaritjet e probabilitetit e vërtetojnë këtë të vërtetë pa më të voglin dyshim. Kështu, pikëpamja evolucioniste për shfaqjen e jetës ka probabilitetin "zero" për të qenë e vërtetë. Kjo do të thotë se pikëpamja e parë ka probabilitetin "njëqind përqind" që të jetë e vërtetë. Pra, jeta është krijuar. Të gjitha gjallesat u sollën në jetë nga Krijuesi, i Cili bën çdo gjë dhe di çdo gjë. Ky realitet nuk është thjesht bindje personale, ai është i vetmi konkluzion logjik ku shkenca dhe arsyeja e çojnë njeriun.

    Në këto rrethana shkencëtarët tanë "evolucionistë" duhet t'i tërheqin mbrapsht thëniet e tyre dhe të bashkohen me ne rreth këtij fakti, i cili është sa i qartë aq dhe i vërtetuar. Në rast të kundërt, do të thotë se ata janë duke sakrifikuar shkencën në interes të filozofisë, ideologjisë dhe dogmës së tyre. Ata nuk mund të jenë shkencëtarë të vërtetë.




    Materializmi i verbër

    Filozofia materialiste, e cila deklaron se materia ka ekzistuar gjithmonë dhe se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies, e konsideron teorinë e evolucionit si bazën e saj shkencore. Si e tillë, kjo teori mbrohet verbërisht për të ruajtur të pacënuar filozofinë materialiste. Kjo gjë duket qartë kur fjala e fundit e shkencës së shekullit XX hedh poshtë pikëpamjet evolucioniste duke i bërë ato të pavlefshme. Më poshtë, për të demonstruar gjykimin e shtrembër dhe keqinterpretimet, në të cilat të çon mbrojtja me devotshmëri e teorisë së evolucionit, po përmendim disa rreshta të shkruar nga një biolog evolucionist turk. Ky shkencëtar diskuton rreth probabilitetit të formimit të rastësishëm të Citokromit-C, i cili është një nga enzimat më të domosdoshme të jetës, duke thënë:

    Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë.2

    Ky shkencëtar konsideron "më shkencore" të pranojë probabilitetin "zero" sesa krijimin. Pak më parë përmendëm se sipas rregullave të shkencës kur ka dy alternativa për shpjegimin e një ngjarjeje dhe probabiliteti i ndodhjes së njërës prej tyre është zero, atëherë nuk ka dyshim se alternativa tjetër është ajo e sakta. Por dogma materialiste e ndalon pranimin e Krijuesit. Ky ndalim e ka shtyrë këtë shkencëtar - dhe shumë të tjerë që besojnë të njëjtën dogmë - të pranojë të bëjë deklarime që janë krejtësisht në kundërshtim me arsyen.


    Michael Behe: “Një heshtje e pazakontë rrethon
    kompleksitetin e qelizës.”
    Pikëpamjet e dogmës materialiste janë arsyet që shumë emra të njohur të komunitetit shkencor janë ateistë. Ata që e çlirojnë veten nga kurthi i kësaj magjepsjeje dhe mendojnë lirisht nuk hezitojnë të pranojnë ekzistencën e Krijuesit. Biokimisti amerikan Dr. Michael J. Behe, një prej emrave të njohur që mbështesin teorinë e "dizenjimit inteligjent", e cila kohët e fundit është bërë mjaft e pranuar, i përshkruan kështu shkencëtarët që kundërshtojnë krijimin e organizmave:

    Në katër dekadat e fundit biokimia moderne ka zbuluar sekretet e qelizës. Kjo ka kërkuar dhjetra mijëra njerëz që i kanë dedikuar pjesën më të mirë të jetës së tyre punës së lodhshme në laborator… Rezultati i këtyre përpjekjeve të përbashkëta për të studiuar qelizën - për të hetuar jetën në nivel molekular - është një thirrje e fortë dhe e qartë, "krijim!". Rezultati është kaq i qartë dhe kaq kuptimplot saqë duhet konsideruar si një prej arritjeve më të mëdha në historinë e shkencës… Në vend të heshtjes së turpshme që rrethon kompleksitetin e qelizës, përse komuniteti shkencor nuk pranon zbulimin e tij shokues? Përse observimi i krijimit trajtohet me doreza? Dilema është se n.q.s. pranohet dizenjimi inteligjent (krijimi), atëherë pranohet ekzistenca e Zotit.3

    Kjo është kategoria e shkencëtarëve evolucionistë ateistë që ju shikoni në televizor dhe lexoni librat dhe revistat e tyre. Të gjitha kërkimet shkencore u tregojnë atyre ekzistencën e Krijuesit, megjithatë ata vazhdojnë të mohojnë dhe të jenë të verbër e të pandjeshëm, për shkak të edukimit materialist me të cilin ata janë ushqyer.

    Njerëzit që nuk përfillin provat e qarta të Krijuesit bëhen krejt të pandjeshëm. Të mbërthyer nga një vetësiguri e rreme e shkaktuar nga pandjeshmëria, ata mund të shkojnë deri atje sa të konsiderojnë një absurditet si një virtyt.

    Psikologjia e jobesimtarit ka ekzistuar për shumë kohë në histori. Në Kuran ajo përshkruhet kështu:

    "Edhe sikur t'u zbrisnim atyre engjëjt, apo t'u flisnin të vdekurit, apo të mblidhnim para syve të tyre çdo gjë, ata nuk kishin për të besuar vetëm nëse do të dëshironte Allahu, por shumica e tyre injorojnë (të vërtetën)." (El-En'am: 111)

    Ashtu siç e bën të qartë ky ajet, mendimi dogmatik i evolucionistëve nuk është një mënyrë mendimi origjinal. Në fakt, ajo që pretendojnë shkencëtarët evolucionistë, nuk është një mendim shkencor modern, por një injorancë e trashëguar nga komunitetet më të pacivilizuara pagane.

    E njëjta filozofi përshkruhet në një ajet tjetër në Kuran:

    "Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht në të, ata vetëm do të thonin: "Sytë tanë po na mashtrojnë. Jo, ne jemi magjepsur." (El-Hixhr: 14-15)





    Indoktrinimi masiv evolucionist

    Siç u tregua në ajetet e cituara më sipër një prej arsyeve pse njerëzit nuk mund të shohin realitetin e ekzistencës së tyre është një lloj "magjie" që i pengon ata të arsyetojnë. Eshtë e njëjta "magji" që përhap në të gjithë botën pranimin e teorisë së evolucionit. Kjo "magji" ndodh për shkak të indoktrinimit. Njerëzit janë të ekspozuar ndaj një indoktrinimi kaq intensiv për saktësinë e teorisë së evolucionit saqë ata shpesh nuk arrijnë të kuptojnë deformimet që ekzistojnë. Ky indoktrinim krijon efekte negative në tru dhe bën të paaftë aftësinë e gjykimit. Kështu, truri duke qenë nën një indoktrinim konstant fillon ta perceptojë realitetin jo siç është, por ashtu siç indoktrinohet. Ky fenomen mund të vërehet në shembuj të tjerë. P.sh. nëse dikush hipnotizohet dhe indoktrinohet se krevati ku ai është shtrirë është një makinë, ai fillon ta perceptojë krevatin si makinë. Ai mendon se kjo gjë është shumë logjike dhe racionale, sepse ai me të vërtetë e percepton në atë mënyrë dhe nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e saj. Shembuj si ky që përmendëm, që tregojnë efikasitetin dhe fuqinë e mekanizmit të indoktrinimit, janë realitete shkencore, të cilat janë vërtetuar nga eksperienca të shumta në literaturën shkencore dhe janë pikë referimi të teksteve të psikologjisë e psikiatrisë.


    Richard Dawkins, gjithmonë i zënë duke propaganduar teorinë e evolucionit.
    Teoria e evolucionit dhe pikëpamja materialiste që bazohet mbi të i janë imponuar masës me anë të këtyre metodave indoktrinimi. Njerëzit që vazhdimisht përballen me indoktrinimin e evolucionit në media, burime akademike dhe platforma "shkencore" nuk arrijnë të kuptojnë se pranimi i kësaj teorie është në fakt në kundërshtim me principet bazë të arsyes. I njëjti indoktrinim është i vlefshëm edhe për shkencëtarët. Emra të rinj, duke u ngjitur në karrierën e tyre, adoptojnë pikëpamjen materialiste gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës. Të magjepsur nga kjo "magji" shumë shkencëtarë evolucionistë vazhdojnë të kërkojnë prova për konfirmimin e thënieve iracionale dhe të pabaza evolucioniste të shekullit XIX, të cilat janë hedhur poshtë që prej shumë kohësh nga provat shkencore.

    Ekzistojnë gjithashtu edhe mekanizma të tjerë që i detyrojnë shkencëtarët të jenë evolucionistë dhe materialistë. Në vendet perëndimore një shkencëtar duhet të plotësojë disa kushte në mënyrë që të përkrahet, të arrijë njohjen akademike apo të botojë artikujt e tij në revistat shkencore. Pranimi i drejtpërdrejtë i evolucionit është kushti numër një. Ky sistem i çon këta shkencëtarë kaq larg, saqë harxhojnë gjithë jetën dhe karrierën e tyre shkencore për hir të një dogme.

    Ky është realiteti që fshihet pas pohimit "evolucioni akoma pranohet nga bota e shkencës". Evolucioni mbahet i gjallë jo sepse ka vlerë shkencore, por sepse është detyrim ideologjik. Shumë pak shkencëtarë që e njohin këtë fakt mund të rrezikojnë të thonë të vërtetën.

    . Lexuesi do të jetë dëshmitar se teoria e evolucionit është në fakt një mashtrim, një mashtrim që është përgënjeshtruar nga shkenca në çdo hap, por që mbahet i gjallë për të fshehur faktin e krijimit. Shpresojmë që lexuesi të çlirohet nga "magjia" evolucioniste, e cila errëson mendjet e njerëzve e shkatërron aftësinë e tyre për të gjykuar dhe të reflektojë seriozisht .

    N.q.s. ai do të jetë në gjendje të heqë qafe këtë magji dhe të mendojë lirshëm pa paragjykime, shumë shpejt do të zbulojë të vërtetën. Kjo e vërtetë e pashmangshme, e vërtetuar nga shkenca moderne në të gjitha aspektet e saj, është se gjallesat erdhën në ekzistencë jo rastësisht, por si rezultat i krijimit.

  2. #102
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Exclamation



    Me vjen keq per ju "dizenjatoret", por keni probleme TMERRESISHT TE MEDHA me perrallen e arkes se Noas, sepse meqenese i keni qejf analizat "shkencore" atehere po keto analiza e bejne cope - cope jo vetem arken por dhe arsyet mbi disa cudi biologjike te saj !!

    I keni menduar ndonjehere??
    Prektora

  3. #103
    Darwin nga postimi jot me le te kuptoj qe je tipiku i atij personi qe ngjitet ne dicka dhe nuk shkulet. Cdo gje tjeter pervec asaj qe di une nuk ekziston sepse nuk e di une, keshtu qe ska mundesi. Sakte?
    Spo flas aspak ne pikepamjen teologjike se sjam fetar. Po ne shkrimin e Fatih kishte shume gjera qe ja vlen ti mendosh dhe ti marresh edhe ne konsiderate, ndonese teoria Darviniane per momentin eshte me e provuara dhe argumentuara.
    Mos behemi nihilist kot.

  4. #104
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Post

    mendimi yt Pepi.. Nuk e marr vesh se ku e sheh kete mendjemadhesine, ose "femijen tekanjoz", po mbase e ke tamam ne arsyetimin tend.. Gjithsesi nuk ka asgje, mendime te lira..

    Tani per cfare arsye "mbreteroi nihilizmi". Une shkruajta sepse lexova ne postimet e mesiperme, qe me ane fuqise se shkences Darvinizmi u thye dhe beri goxha zhurme ne renien e tij "nga piedestali".

    Dhe po kjo lloj "shkence" (sepse tani fillon e merr thonjeza, te pelqen apo jo!) merr persiper te Autentifikoje "vizatimet universale qe kane ndodhur" ne ate menyre qe i ka qejf ajo po te vesh re!

    Por faktet nuk pushojne se ekzistuari sepse ato injorohen.

    hidhi nje sy ketyre fjaleve: fruthi, leproza, poliomeliti, sifilis, tifo, ethet e verdha, lija .. etj.

    Besoj se te pakte jane ata "dizenjatore" (nuk po them njerez te zakonshem) qe nuk i kane degjuar si emra (perderisa i dijme ne njerezit e thjeshte.. nga nje liber, film, nje here te ambulanca.. etj) apo jo? A jane vene ndonjehere keta "piktor" te analizojne se cfare i lidh keto semundje?? A kane xhiruar ndonje film ne mendjen e tyre, te themi, 40 days and diseases to protect THE FUTURAMA ??
    Darvinizmi ofron zgjidhjen me te peshtire por me afer reales, te tjere ofrojne balte, miniature qeramike perfekte, udhetim 40 ditor me varke.. Eshte nje cike veshtire per qenien njerezore te zgjedhi (meqenese "i duhet te zgjedhe") , apo jo??

    Ka fakte shkencore qe cojne ne venien ne dyshim te nje teorie po shkencore? Nuk ka asgje te keqe ne kete mes. Por evolucioni nuk eshte nje dogme, i dashur Pepi.. Pra fakte te reja sjellin rishikimin dhe bile lindjen e teorive te tjera, JO DOGMA!! Dogmat jane te stampuara diku tjeter. Edhe po te shikosh kete bote, do te vesh re qe s'eshte nje bote perfekte dhe krijuar e perkryer, sepse procesi i luftes per ekzistence eshte i panderprere. Qe nga bacili me i vogel, e deri te gjitaret me dy kembe qe ecin..

    PEPI !! the every-day grudge is released from thinking...Eshte vete procesi

    mirupafshim
    Prektora

  5. #105
    Darwin mesa po lexoj qenkemi kuptuar .
    Nuk mohova evolucionin dhe as e klasifikova si dogme. Personalisht kam pikepamjet e mija dhe bindjet dhe njohurite e mija qe sme duket me vend ti hedh ketu ne kete teme. Me pak fjale nuk kundershtoj ate qe thua ti po shpreha ate qe ekziston mundesia e dickaje ndryshe dhe qe mund te jete komplet e kunderta e "shabllones" qe jemi mesuar. Dhe si e tille ja vlen te merret ne konsiderate.
    Pra vetem pak me shume open mind...

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Një histori e shkurtër e teorisë


    Rrënjët e mendimit evolucionist, si një besim dogmatik që përpiqej të mohonte faktin e krijimit, shtrihen deri në lashtësi. Shumica e filozofëve paganë të Greqisë së lashtë mbronin idenë e evolucionit. Po të shikojmë historinë e filozofisë do të vëmë re se ideja e evolucionit përbën boshtin e shumë filozofive pagane.

    Rolin stimulues për lindjen dhe zhvillimin e shkencës nuk e ka luajtur kjo filozofi, por besimi në Zot. Shumica e njerëzve që kanë qenë pionierë të shkencës besonin në ekzistencën e Zotit dhe me studimin e shkencës ata kërkonin të zbulonin universin që Ai kishte krijuar dhe të perceptonin e njihnin ligjet që Ai kishte vendosur. Astronomët si Leonardo da Vinçi, Koperniku, Kepleri, Galileo, babai i paleontologjisë Kuvier, babai i botanikës dhe zoologjisë Linnaues, Isak Njutoni, i cili vlerësohet si "shkencëtari më i madh që ka jetuar ndonjëherë", të gjithë studionin shkencën jo vetëm duke besuar në ekzistencën e Zotit, por edhe se i gjithë universi erdhi në ekzistencë si rezultat i krijimit të Tij.4 Albert Ajnshtajni që konsiderohet gjeniu më i madh i kohës sonë, ishte një tjetër shkencëtar i shquar që besonte në Zot. Ai ka thënë:

    Unë nuk mund ta imagjinoj një gjeni shkence pa këtë besim të thellë. Situata mund të përshkruhet kështu: "Shkenca pa fe është sakate."5

    Një nga zbuluesit e fizikës moderne, gjermani Max Planck, ka thënë se kushdo që studion shkencën seriozisht duhet të lexojë në derën e tempullit të shkencës shprehjen: "Kini besim". Besimi është një cilësi e domosdoshme e shkencëtarit.6

    Teoria e evolucionit është rezultat i filozofisë materialiste që doli në sipërfaqe me rizgjimin e filozofive të lashta materialiste dhe u bë mjaft e përhapur në shekullin XIX. Ashtu siç kemi treguar më parë, materializmi kërkon të shpjegojë natyrën nëpërmjet fokusit material. Meqenëse ai që në fillim mohon krijimin, ai pohon se çdo gjë, e gjallë apo jo, është shfaqur pa krijim, si rezultat i një rastësie që kërkonte kushte të caktuara. Megjithëse mendja njerëzore është aq e aftë sa të kuptojë ekzistencën e një vullneti organizues sa herë që ndesh rregull dhe organizim, filozofia materialiste, që është në kundërshtim me këtë karakteristikë bazë të mendjes njerëzore, prodhoi "teorinë e evolucionit" në mesin e shekullit XIX.




    Imagjinata e Darvinit

    Personi që paraqiti atë që njihet si teoria e evolucionit ishte një natyralist amator anglez, «arls Robert Darvin. Darvini kurrë nuk pati rastin të merrte një edukim shkollor në biologji. Ai kishte vetëm një interes amator për natyrën dhe gjallesat. Interesi i tij e nxiti të merrte pjesë në një ekspeditë me anijen Bigëll që u nis nga Anglia në 1832 dhe udhëtoi në rajone të ndryshme të botës për 5 vjet. Darvini i ri ishte mjaft i impresionuar nga shumëllojshmëria e specieve të gjalla e në veçanti nga një lloj fringilash (zogj endemikë) që pa në ishujt Galapagos. Ai mendoi se ndryshimi i sqepave të tyre ishte shkaktuar nga nevoja e tyre për t'u për- shtatur me kushtet e jetesës. Me këtë ide në mendje ai supozoi se origjina e jetës dhe llojeve gjendej në konceptin e "përshtatjes me ambientin". Sipas Darvinit, llojet e ndryshme nuk ishin krijuar në mënyrë të pavarur, por kishin rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët dhe kishin ndryshuar më vonë nga njëri-tjetri si rezultat i kushteve natyrore.

    Hipotezat e Darvinit nuk ishin bazuar në ndonjë zbulim shkencor apo eksperiment. Më vonë ai i ktheu ato në teori me mbështetjen dhe inkurajimin e disa biologëve materialistë të kohës së tij. Ideja ishte se individët që përshtateshin me kushtet ku jetonin i transmetonin këto përshtatje në mënyrën më të mirë te gjeneratat pasardhëse. Këto cilësi të përmirësuara u akumuluan me kalimin e kohës dhe e transformuan individin në një lloj të ri krejtësisht të ndryshëm nga paraardhësi i tij (origjina e këtyre "cilësive të përmirësuara" ishte e panjohur në atë kohë). Sipas Darvinit, njeriu ishte hallka më e zhvilluar e zinxhirit të këtij mekanizmi.

    Darvini e quajti këtë proces "evolucioni nëpërmjet seleksionimit natyror". Ai mendoi se kishte zbuluar origjinën e llojeve: Origjina e një lloji ishte një lloj tjetër. Ai i publikoi këto pikëpamje në librin e tij "Origjina e llojeve me anë të seleksionimit natyror" në 1859.

    Darvini e dinte mirë se kjo teori kishte shumë mangësi. Ai e tregon vetë këtë, në këtë libër në kapitullin "Vështirësitë e Teorisë". Këto vështirësi së pari konsistonin në të dhënat fosile, në organet komplekse të gjallesave që nuk mund të shpjegoheshin me rastësinë (p.sh. syri) dhe në instiktet e jetës. Darvini shpresonte se këto vështirësi do të kapërceheshin nga zbulimet e reja, megjithatë kjo nuk e ndaloi atë për të formuluar një numër shpjegimesh të pasakta për disa prej tyre. Fizikanti amerikan Lipson ka bërë komentin e mëposhtëm për "Vështirësitë e Darvinit":

    Kur lexova Origjinën e Llojeve vura re se vetë Darvini ishte shumë më pak i si- gurtë nga ajo që prezantohej; p.sh. vetë kapitulli i titulluar "Vështirësitë e Teorisë" paraqet dyshime të konsiderueshme. Si fizikant, në mënyrë të veçantë, unë u ndjeva i çorientuar nga komenti i tij se si duhet të ishte zhvilluar syri.7

    Gjatë zhvillimit të teorisë së tij, Darvini u impresionua shumë nga biologët evolucionistë para tij e në mënyrë të veçantë nga biologu francez Lamark. Sipas Lamarkut gjallesat i kalonin veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një gjeneratë në tjetrën e kështu evoluan. P.sh. gjirafat evoluan nga antilopat, si kafshë që shtrinin qafën e tyre gjithmonë e më tepër nga gjenerata në gjeneratë, duke u përpjekur të arrinin degët më të larta të pemëve. Kështu Darvini e përdori "tezën e kalimit të veçorive të fituara" të propozuar nga Lamarku, si faktorin bazë që i bëri gjallesat të evoluojnë.

    RACIZMI I DARVINIT

    Duke supozuar se gjallesat evoluan gjatë luftës për ekzistencë, Darvinizmi filloi të përshtatej nga shkencat sociale, duke u kthyer kështu në një koncept që më vonë u quajt "Darvinizmi Social."
    Një prej aspekteve më të rëndësishme të jetës së Darvinit që njihet më pak nga njerëzit, janë pikëpamjet raciste të tij. Darvini u referohet europianëve të bardhë si më të zhvilluarit ndër të gjitha rracat njerëzore. Kur Darvini merr guximin të thotë se njeriu evoluoi nga krijesa të ngjashme me majmunin, ai supozon se disa raca u zhvilluan më shumë se të tjerat dhe se ato më të prapambeturat akoma kanë disa karakteristika majmunësh. Në librin e tij The Descent of Man, të cilin ai e botoi pas Origjinës së Llojeve, ai bën disa komente mbi "ndryshimet e
    mëdha midis njerëzve të racave të ndryshme.1
    Në librin e tij Darvini pretendon se zezakët dhe aborigjenët australianë janë në të njëjtin nivel me gorillat dhe pastaj nxjerr përfundimin se ata do të eleminohen me kalimin e kohës nga racat më të zhvilluara. ndër të tjera ai shkruan:

    Në një të ardhme jo shumë të largët... racat e zhvilluara të njeriut me siguri do të shfarosin dhe do të zëvendësojne racat njerëzore më pak të zhvilluara në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë edhe majmunët antropomorfë... pa dyshim do të jenë zhdukur.2

    Idetë boshe të Darvinit nuk mbetën vetëm në teori, ato shërbyen për të siguruar bazën më të rëndësishme Darvinizmi Social thotë se racat njerëzore ekzistente janë të lokalizuara në nivele të ndryshme të "shkallës së evolucionit". Racat europiane janë më të zhvilluarat, ndërsa shumë racat të tjera akoma kanë karakteristika majmuni.


    --------------------------------------------------------------------------------

    1 Beniamin Farrington, çfarë tha në të vërtetë Darvini, London, Sphere Books, 1971, fq. 54-56.
    2 Darvini, Descent of Man, New York, A.L. Burt. Co., 1874, fq. 178.


    Por të dy, Darvini dhe Lamarku, gabuan sepse në kohën e tyre jeta mund të studiohej vetëm me teknologji primitive dhe në një nivel shumë të papërshtatshëm. Fushat e shkencës si gjenetika dhe biokimia nuk ekzistonin as si emër, kështu teoritë e tyre duhet të mbështeteshin krejtësisht në fuqinë e imagjinatës.

    Ndërsa ndjehej jehona e librit të Darvinit, një botanist austriak me emrin Gregor Mendel zbuloi ligjet e trashëgimisë në 1865. Jo shumë i dëgjuar deri në fund të shekullit, zbulimi i Mendelit mori rëndësi të veçantë në fi llimin e viteve nëntëqind. Ky zbulim shënoi lindjen e shkencës së gjenetikës. Më pas, u zbulua struktura e gjeneve dhe kromozomeve. Zbulimi, në 1950, i ADN-së, e cila mban informacionin e koduar gjenetik e vuri teorinë e evolucionit në një krizë të thellë. Arsyeja ishte kompleksiteti i pabesueshëm i jetës dhe pavlefshmëria e mekanizmave të evolucionit të propozuar nga Darvini.

    Këto zbulime rezultuan në hedhjen e teorisë së evolucionit në koshin e plehrave të historisë. Megjithatë, qarqe të caktuara insistuan në riparaqitjen, rimodulimin dhe ringritjen në nivele "shkencore" të kësaj teorie. Për- pjekje të tilla nga këto qarqe marrin kuptim vetëm n.q.s. kuptojmë se pas teorisë së evolucionit nuk shtrihen mendime korrekte shkencore, por që- llime ideologjike.




    Përpjekjet e dëshpëruara të neo-Darvinizmit

    Teoria e Darvinit ra në krizë të thellë për shkak të zbulimit të ligjeve të gjenetikës në çerekun e parë të shekullit XX. Megjithatë, një grup shkencëtarësh që kishin vendosur t'i mbesnin besnik Darvinizmit u orvatën të gjenin zgjidhje. Ata u mblodhën së bashku në një takim të organizuar nga "George Society of America" në 1941. Gjenetistët G. Ledyard Stebbins dhe Theodosius Dobzhansky, zoologët Ernst Mayr dhe Julian Huxlej, paleontologët George Gaylord Simpson dhe Glenn L. Jepsen dhe gjenetistët matematikanë Roland Fisher dhe Sewall Right pas diskutimesh të gjata më në fund ranë dakord për mënyrën se si do të "meremetohej" Darvinizmi.

    Kuadri u fokusua në çështjen e origjinës së ndryshimeve të dobishme, e cila supozohej se shkaktonte evoluimin e gjallesave, pro- blem të cilin Darvini ishte i paaftë ta shpjegonte dhe thjesht u përpoq ta anashkalonte duke u mbështetur tek Lamarku. Tani idea ishte "mutacione të rastësishme". Ata e emërtuan këtë teori "Teoria Moderne Përmble- dhëse Evolucioniste", e cila u formulua duke i shtuar tezave të seleksionimit natyror të Darvinit konceptin e mutacionit. Në pak kohë kjo teori u njoh me emrin "neo-Darvinizëm".

    Në dekadat vijuese u bënë shumë përpjekje të dëshpëruara për të provuar vërtetësinë e neo-Darvinizmit. Tashmë dihej se mutacionet që ndodhin në gjenet e organizmave të gjallë ishin gjithmonë të dëmshme e kështu neo-Darvinizmi u përpoq të gjente një provë konkrete për të ashtuquajturat "mutacione të dobishme", duke bërë qindra eksperimente mutacioni. Të gjitha përpjekjet e tyre dështuan plotësisht.

    Gjithashtu, ata u përpoqën të provonin se organizmat e parë duhet të ishin shfaqur rastësisht në kushtet fillestare të tokës, por edhe këto ekspe- rimente patën të njëjtin fat. Të gjitha eksperimentet që kërkonin të provonin se jeta kishte gjeneruar nga rastësia dështuan. Llogaritjet e probabilitetit vërtetojnë se as edhe një proteinë e vetme (njësia bazë e ndërtimit të jetës) nuk mund të formohet nga rastësia. Qeliza, që sipas evolucionistëve u formua rastësisht në kushte fillestare dhe të pakontrolluara, nuk u arrit të sintetizohej as në laboratorët më të sofistikuar të shekullit XX.

    Neo-Darvinizmi gjithashtu është hedhur poshtë nga gjetjet fosile. Asnjë formë kalimtare, të cilat sipas neo-Darvinizmit mendohej se mund të provonin evolucionin gradual të gjallesave nga më primitivja te më të avancuarat, nuk është zbuluar ndonjë herë në botë. Në të njëjtën kohë anatomia krahasuese tregon se speciet që supozohej të kenë evoluar nga njëra-tjetra kanë, në fakt, karakteristika anatomike të ndryshme e ato kurrë nuk mund të jenë para ose pasardhëse të njëra-tjetrës.

    Neo-Darvinizmi kurrë nuk arriti të bëhej një teori shkencore, ai mbeti vetëm një dogmë. Kjo është arsyeja që flamurtarët e teorisë se evolucionit vazhdojnë ta mbrojnë atë megjithëse të gjitha argumentet provojnë të kundërtën. Një nga gjërat për të cilën ata nuk bien dakord me njëri-tjetrin, është se cili prej modeleve të propozuara për realizimin e evolucionit është ai i "drejti". Një nga modelet më të rëndësishme është skenari fantastik i njohur si "Ekuilibri i Ndërprerë".



    Niveli primitiv i shkencës në kohën e Darvinit



    Studimet e hollësishme për qelizën u bënë të mundura nëpërmjet mikroskopit elekronik. Në kohën e Darvinit me mikroskopin primitiv që shihet në figurë, ishte e mundur që të shihej vetëm sipërfaqja e jashtme e qelizës.

    Kur Darvini hodhi supozimet e tij, disiplinat e Gjenetikës, Mikrobiologjisë dhe Biokimisë nuk ekzistonin. N.q.s. ato do të ishin zbuluar para se Darvini të parashtronte supozimet e tij, ai mjaft lehtë do të kuptonte se teoria e tij ishte krejtësisht joshkencore dhe nuk do të ishte përpjekur për ta zhvilluar atë. Informacioni që përcakton një specie është i vendosur në gjene dhe është e pamundur për seleksionimin natyror të prodhojë specie të reja nëpërmjet ndryshimit të informacionit në gene.

    Bota e shkencës në atë kohë kishte njohje të pjesshme për strukturën dhe funksionet e qelizës. N.q.s. Darvini do të kishte pasur mundësinë të vëzhgonte qelizën në mikroskopin elektronik, ai do të kishte qenë dëshmitar i strukturës së jashtëzakonshme dhe të komplikuar të organeleve të qelizës. Ai do të kishte parë me sytë e tij se ky sistem mjaft i komplikuar nuk do të mund të kishte ardhur në ekzistencë si pasojë e ndryshimeve të vogla. N.q.s. ai do të dinte diçka për Biomatematikën, ai do të kuptonte se as edhe një molekulë proteine, e aq më pak një qelizë, nuk do të kishte ardhur në ekzistencë rastësisht.





    Shqyrtimi dhe gabimi i Ekuilibrit të Ndërprerë

    Shumica e shkencëtarëve që besojnë në evolucion pranojnë teorinë neo-darviniste të evolucionit gradual. Megjithatë, në dekadat e fundit u propozua një model tjetër. I quajtur "ekuilibri i ndërprerë" ky model kundërshton idenë darviniste të evolucionit gradual dhe thotë se evolucioni ndodhi me kërcime të mëdha. Mbrojtësit e parë poterexhinj të këtij modeli u shfaqën në Amerikë në fillim të viteve shtatëdhjetë.


    Stephen Jay Gould
    Dy paleontologët amerikanë, Nils Eldredge dhe Stephen Jay Gould, e dinin mirë se thëniet e neo-Darvinizmit ishin hedhur poshtë krejtësisht nga gjetjet fosile. Fosilet provonin se organizmat e gjallë nuk erdhën nga një zhvillim gradual, por u shfaqën papritur plotësisht të formuar. Neo-Darvinizmi jetonte me shpresën e përvëluar - të cilën e kanë akoma - se një ditë do të gjendeshin format kalimtare të humbura. Kur e kuptuan se kjo shpresë ishte e kotë Eldredge dhe Gould përsëri nuk qenë në gjen- dje të braktisnin dogmën e tyre të evolucionit, ndaj paraqitën një model të ri që u quajt "ekuilibri i ndërprerë". Thelbi i modelit të tyre ishte mendimi se evolucioni nuk ndodhi si rezultat i ndryshimeve të vogla, por ai ndodhi papritur dhe me ndryshime të mëdha. Ky model nuk është gjë tjetër veçse fantazi. P.sh. paleontologu evropian O. H. Shindewolf, i cili i hapi rrugën Eldredge dhe Gould, thotë se zogu i parë doli nga një vezë zvarraniku si një mutacion vigan, pra, si rezultat i një aksidenti gjigand që ndodhi në strukturën gjenetike.9 Sipas të njëjtës teori disa kafshë tokësore duke pësuar transformim të papritur duhet të ishin kthyer në balena. Këto thënie kundërshtojnë krejtësisht rregullat e gjenetikës, biofizikës e biokimisë dhe janë po aq shkencore sa mund të jetë i tillë tregimi i bukur për bretkosën që u kthye në princeshë. Megjithatë duke vuajtur krizën e pranimit të neo-Darvinizmit disa paleontologë evolucionistë e përqafuan këtë teori, e cila ishte akoma më e çuditshme dhe e pamundur se dhe vetë neo-Darvinizmi.

    Qëllimi i vetëm i këtij modeli ishte të shpjegonte boshllëkun në të dhënat fosile, të cilat neo-Darvinizmi nuk mund t'i shpjegonte. Eshtë krejtësisht e palogjikshme përpjekja për të shpjeguar boshllëqet fosilore në evolucionin e zogjve me thënien se "zogu doli krejt papritur prej një veze zvarraniku", sepse vetë evolucionistët pranojnë se evoluimi i një specie në një tjetër kërkon ndryshime të mëdha në kodin gjenetik. Asnjë mutacion nuk mund të përmirësojë kodin gjenetik. Mutacionet vetëm e çrregullojnë kodin gjenetik. Kështu mutacioni vigan i imagjinuar nga modeli i "ekuili- brit të ndërprerë" mund të shkaktojë vetëm dëmtime dhe reduktime vigane në kodin gjenetik, asgjë më tepër.


    Sot, dhjetra mijëra shkencëtarë në të gjithë botën, sidomos në USA dhe Europë, nuk e pranojnë teorinë e evolucionit dhe kanë shkruar shumë libra që provojnë pavlefshmërinë e kësaj teorie. Librat e mësipërm janë disa prej tyre.


    Për më tepër modeli i "ekuilibrit të ndërprerë" u rrëzua që në hapin e parë, pasi ishte i paaftë t'i jepte përgjigje çështjes së origjinës së jetës, e cila është çështja që hedh poshtë që në fillim neo-Darvinizmin. Që nga momenti kur nuk mund të vërtetohet ardhja e rastësishme në ekzistencë e një proteine të vetme, ndërkohë që organizmat përbëhen nga miliona proteina, debati merr fund duke e nxjerrë evolucionin gradual apo të ndërprerë krejt nga fusha e lojës.

    Modeli që të vjen në mendje kur është fjala për evolucionin është neo-Darvinizmi. Në kapitujt e mëposhtëm ne do të ekzaminojmë në fillim dy mekanizmat imagjinarë të neo-Darvinizmit e pastaj do të shikojmë në të dhënat fosile për të parë vërtetësinë e tyre. Pas kësaj do të flasim me hollësi për çështjen e origjinës së jetës, e cila zhvlerëson si modelin e neo-Darvinizmit ashtu edhe modelet e tjera evolucioniste si "evolucioni me kërcime".

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking Oj Alba

    Alba Ti E Ke Gabim Moj Xhan.ademi Eshte Njeriu I Pare Ne Toke.dhe Zoti Nuk E Krijoi Hava(eva) Si I Thoni Ju Sepse Adami U Merzit.po Nqs Nuk Do Ishte Nje Burre Nje Grua Si Do Ishte Shtuar Njerezimi.
    Cdomethene Qe Hava Si Takua Kurre Me Adamin?
    Eshte Gje Koti Qe Shkencetaret Nxjerrin Qe Te Mbushin Librat E Tyre.
    Por Ka Dhe Nga Ata Njerez Qe Mendojne Se Darvini Ka Te Drejte.
    Nuk I Ve Faj Atyre Sepse Ne Biologji Ashtu Thuhet Dhe Nxenesit I Mesojne Ato Gjera.shkenca Ka Zbuluar Qe Ne Trupin E Njeriut Ka Minerale Toke.
    Dhe Qe Njeriu Nuk Ka Ardhur Nga Majmuni.
    Kaq Kisha.
    Tung.

  8. #108
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Nuk e kuptoj se nga e nxorret qe Darvinizmi qenka ne krize dhe se evidencat e biologjise molekulare e hidhkan poshte si teori. Ne fakt e kunderta ndodh.

    Gjithashtu ka mjaft fakte, madje dhe te epokave historike, qe deftojne se mutacionet (ose me sakt larmia alelike e gjeneve ne popullsite e llojeve te ndryshme) mund te ndihmojne ne mbijetesen e individeve ne rrethana te caktuara dhe per rrjedhoje kalimin e trashegimise se tyre gjenetike ne brezat e meposhtem. Epidemia e "Murtajes se Madhe" ne Evropen mesjetare eshte nje ilustrim klasik p.sh....

  9. #109
    Teoria Darviniane po humbet terren gjithmone e me shume. Tek te rejat nga shkenca dhe jeta kam hedhur nje shkrim te shkurter qe po e perseris edhe ketu.

    Njeriu i Neandertalit nuk eshte paraardhesi i njeriut te sotem.


    Nje studim i ri i ADN solli si rezultat konkluzionin se Njeriu i Neandertalit nuk eshte paraardhesi i njeriut modern. ADN e nxjerre nga kockat e nje femije te periudhes se Neandertalit te varrosur ne Rusi 29 mije vjet me pare tregojne qe eshte shume ndryshe nga ajo e njeriut te sotem. Jemi te bindur qe te dyja speciet kane koekzistuar por ska asnje evidence shkencore qe te dyja qeniet te jene bashkuar.
    Kockat e gjetura ishin te ruajtura ne menyre perfekte dhe trupi i femijes duhet ti perkasi grupit te fundit te Neandertalit qe u zhduken rreth 30 mije vjet me pare. Se cfare ndodhi me ta, kjo vazhdon te jete nje mister. Mbase luftrat me njeri tjetrin, fenomene natyrore ose thjesht shkrirja me rracen njerezore te sotme (teori qe gjithmone ska qenduar sepse kane munguar evidencat).
    Ky studim dhe gjetje e fundit shkencore perforcon edhe njehere teorine antidarviniane qe prej kohesh kundershton prejardhjen e njeriut dhe evolucionin e tij. Ka pothuajse 30 vjet qe shprehet me te madhe ne ambjentet shkencore fakti qe midis njeriut te sotem dhe atij te Neandertalit ka nje boshllek gjenetik qe perjashton absolutisht mundesine qe njeriu modern te kete si paraardhes ate te Neandertalit.

  10. #110
    Perjashtuar nga Mod. Maska e realitetiweb
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    13
    Ka shume shkencetare qe dalin kunder teorise se evolucionit.
    Hulumtoni ne Google per dy me te njohurit: Michael Denton dhe Michael Behe.

  11. #111
    Citim Postuar më parë nga SuNriser
    Po doli hallall por puna eshte se nuk po dalin shkencetare qe t'ia fute asaj te Darvinit por po na dalin prifterinj dhe hoxhallare.


    Citim Postuar më parë nga Gjeto Doraci
    SE KAPE DOT E? ISHTE I CIK INJORANC METAFORIKE PO NEJSE ,SHNET AGIMO´´SUNRISER´´

    Citim Postuar më parë nga SuNriser
    E une se ku po i bjen fyellit ti lal por edhe une kam fyellin tim dhe do ta coj melodine deri ne fund, nuk kam nevoje as per duet dhe as per zhurme qe te me prishe muziken.

    Aj shnet
    __________________

    sunriser dhe gjeto doraci, ju lutem permbajuni temes.

  12. #112
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774

    Arrow Kur evolucioni kthehet ne nje ender te keqe !

    Eshte i shendoshe, i shemtuar dhe helmues---dhe gjithashtu eshte duke ndyshuar forme. Quhet Bufo Marinus, eshte nje zhabe e cuar ne Queensland te Australise para 70 vjetesh qe te ndihmonte per luften kunder insekteve te kallamit te sheqerit. Qe atere eshte shnderuar ne nje katastrofe ekologjike.

    Peshon reth 2 Kg dhe ne diten e sotme eshte perhapur ne nje siperfaqe me shume se 1 milion km katrore, jo vetem ne Australine tropikale por edhe me tutje, duke shkaterruar speciet natyrale te vendeve ne te cilat perhapet.

    Nje grup skencetaresh nga Universiteti i Syndey u zune prite afer vendit pushtues (reth 60 km) nga lindja e qytetit te Darwinit (ca ironie), dhe kapen zhaba te tilla nga mosha 10 muajsh, disa nga te cilat u vune etiketa elektronike dhe i leshuan prape.

    Ne te njejten kohe zbuluan qe keto krijesa mund te ecin me hapa te medha duke mbuluar siperfaqe deri ne 1.8 km naten (edhe ne rast kohe te lagesht). Ky rekord eshte i paarritshem nga cdo specie zhabe tjeter.
    Me e cuditshme akoma ishte fakti qe zhabat e para qe arriten ne frontin e pushtimit kishin kembe me te gjata sesa ato qe arriten me vone.
    Ne krahasim me zhabat qe jetojne ne Queensland, gjithashtu ato kishin kembe me te gjata.

    Ky zbulim po shtjellohet si nje shembull klasic i teorise se evolucionit te Darwinit-qe kafshet qe jane me te forta, me te shpejta dhe me te zgjuara, jane te gjendje te perfitojne territore me te medha dhe gjithashtu jane ne gjendje ta mbrojne nga kafshet qe jane me te dobeta, me te ngadalta dhe jo aq te zgjuara.

    Gjithashtu, qe nga vitet 1940 deri ne 1960, territori i ketyre zhabave kishte nje rreze reth 10 km ne vit. Ne kohen e sotme, eshte duke u zmadhuar me me shume se 50 km ne vit.
    Arsyeja per kete eshte: me kembe me te gjata, kjo specie eshte duke u zhvilluar/evoluar me shpejt.

    Autoret, me ne krye Richard Shine nga universiteti School of Biological Sciences, thone qe zhaba e kallamsheqerit eshte nje mesim i zymte per qeverite qe jane duke luftuar per evolimin e ketyre specieve pushtuese sa me shpejt, perpara se "okupatori te kete kohe te evolvoje ne nje armik me te rrezikshem".


    Artikulli do publikohet ne Revisten Nature.


    Prkth: Nausika

    P.S. per tju pergjigjur temes: Evolucioni eshte realitet, sic e provon edhe kjo zhaba ketu poshte
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 16-02-2006 më 19:03
    When in Doubt, Act Stupid!

  13. #113
    Kohet e fundit hasa dicka ne lidhje me teorine e evolucionit dhe nje shpjegim qe i behej nga nje antidarwinian arsyes pse nuk mbeshtet evolucionin tek njeriu si teori. Shembulli ishte i thjeshte dhe i referohej vete evolucionit tek reptilet. Atyre ju desh nje kohe shume e gjate, me qindra milione vjet per te evoluar nga format me primitive deri tek ato me te avancuarat nga te cilat vecohet Velociraptori dhe
    Stenonychosaurus Equalus te cilet kishin nje tru mjaft te zhvilluar dhe nese (sic eshte pretenduar nga disa paleontologe) do kishin vazhduar te ekzistonin ne ditet e sotme do ishte mjaft e mundur qe ato te ishin qenie me nje inteligjence shume te larte. Me pak fjale dinosaureve ju desh nje periudhe qindra milione vjecare per te evoluar dhe arritur nivelin e Velociraptorit dhe Stenonychosaurus per tu zhdukur 64 milion vjete me pare ne fund te Kretacit si periudhe gjeologjike. Ndersa njeriu qe ka evoluar nga gjitaret (sipas Darwinit) ju desh shume here me pak ne nje kohe qe pranohet shkencerisht qe evolucioni tek reptilet eshte shume here me i shpejte se sa tek gjitaret.
    Dy shkenctaret kanadez qe studiuan Stenonychosaurin, Dale Russell R. S_guin ne mbeshtetje te teorise se tyre ndertuan dhe disa modele duke ndjekur ciklin evolutiv dhe menyren sesi do te mund te dukeshin keta dinosaur ne ditet e sotme nese nuk do ishin zhdukur. Zbulimi i bere qe ne vitin 1982 nga dy shkenctaret e siperpermendur nuk eshte mundur te kundershtohet edhe sot mbas 24 vjeteve. Shikoni dhe gjykoni vete nga fotot e meposhtme...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  14. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Problemi ne pergjigjen e kesaj pyetje eshte se as Darwinistet dhe as Creacionistet nuk kane arritur te gjejne gjuhen e perbashket. Kjo sepse nuk e kane dashur asnjehere kete. E vetmja gje qe ata kerkojne nuk eshte e verteta por te fitojne sa me shume tifoza qe zihen si qen. Ata jane armiq te betuar te njeri-tjetrit ,dhe ne vend sa te bisedojne se bashku duke pranuar gabimet tyre per hir te shkences dhe se vertetes luftojne per egon e tyre.

    Cdo njeri i llogjikshem do ta pranonte se jeta aq komplekse sa eshte nuk mund te jete shfaqur ne toke pernjeheresh dhe aq me teper ne nje kohe te shkurter duke pasur parasysh moshen e tokes, te shkurter per nje evolucion aq mahnites.
    Por edhe Darwin nuk ishte komplet gabim. Perzgjedhja natyrore eshte mjaft e pranueshme dhe e dukshme, specia me e pershtatshme arrin te mbijetoje, dhe mutacionet gjenetike ose evolucioni i nje specie ne variacione te asaj specie gjithashtu nuk mund te mohohen.
    Edhe menyra si e tregon feja nuk eshte bindese sepse megjithese ne bibel per shembull bota dhe njeriu u krijuan ne shtate dite por duke pasur parasysh esencen metaforike te librave fetare dhe sidomos bibles ato 7 dite mund te kene qene 7*10^10 dite dhe ne bibel ose kur'an nuk jepen detaje mbi kohen dhe menyren e krijimit pervec se thuhet qe u krijua nga balta.

    Pra sipas meje duhet te perpiqemi te shkrijme te dyja teorite ne nje te vetme dhe me te plote. Marrim idene se jeta eshte dhuruar nga Zoti por nuk mund ta dime se ne ç'menyre Zoti zgjodhi te krijoje jeten, kjo nuk do te thote se une mohoj fuqine e Zotit qe eshte e pafundme por thjesht kerkoj te them se Zoti mund te kete Zgjedhur shume menyra per zhvillimin e metejshem te gjallesave,
    Sikur te ishte Zoti ai qe ka krijuar evolucionin, si rregull per jeten biologjike tokesore?
    Sikur Zoti te kete mbjellur jeten mbi toke ashtu si ne mbjellim nje fare te vogel qe behet nje peme.
    Pra evolucioni nuk duhet kundershtuar por riformuar per te perfshire ne te edhe Zotin ose nje Dore jashte planetit tone, si te doni e quani.

    Problemi sic e thashe me siper eshte se Besimtaret thone se evolucioni eshte 100% gabim, nga ana tjeter evolucionistet thone se Besimtaret eshte 100% gabim , dhe kjo jo se bindja vjen nga fakte kryesisht shkencore por nga urrejtja qe keto dy pale ndjejne per njera tjetren , urrejtje per te cilen ka ndikuar edhe politika obskruantiste e kishes(pa dashur te ofendoj krishterimin,flitet per kishen si institucion politik).

    Ajo qe duhet te beni eshte te hapni mendjen dhe mos ta kufizoni ate , mos e shikoni evoluconistet 100% gabim vetem e vetem se nuk besojne ne Zot, mbase ky eshte nje gabim i tyre. Dhe ju evolucioniste kuptoni besimtaret dhe shtojini teorise suaj nje Fillim jo te rastesishem sepse probabiliteti per kete rastesi eshte 0.

    Duke shpresuar se nje dite ky pajtim do te ndodhe.

  15. #115
    Perjashtuar nga Mod. Maska e realitetiweb
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    13

    Krijimi dhe evolucioni nga nje perspektive tjeter

    Shume njerez e shohin teorine e evolucionit dhe krijimizmin si lufte mes shkences dhe fese, por e verteta eshte se ajo eshte lufte mes ateizmit dhe fese.
    Ja disa fakte interesante rreth teorise se evolucionit:

    >>> ÇKA SUPOZON TEORIA E EVOLUCIONIT?

    Teoria e evolucionit pretendon se jeta në planetin tonë është formuar si rezultat i disa rastësive dhe se seleksionimi natyror ka bërë që qeniet e gjalla të vijnë në gjendjen e sotme pas një procesi të gjatë të ndryshimeve (evoluimeve të tyre). Kjo teori u dha në shekullin e 19-të nga materialisti anglez, Charles Darwin, në librin e tij “Origjina e llojeve”. Sipas tij, njeriu dhe majmuni e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët.

    >>> A ËSHTË TEORIA E EVOLUCIONIT SHKENCËRISHT E VLEFSHME?

    Teoria e evolucionit u dha si një hipotezë imagjinare, në kohën kur mbretëronte një kuptim primitiv i shkencës dhe asnjë fakt shkencor apo eksperiment në ditët e sotme nuk e mbështet këtë teori.

    Paleontologjia, gjenetika, biokimia dhe biologjia molekulare demonstrojnë se është e pamundshme që jeta në tokë të ketë prejardhjen nga një sërë rastësish. Shkenca moderne ka konstatuar se një qelizë e gjallë është më komplekse se një qytet i tërë. Nëse nuk mund ta konsiderojmë një qytet rezultat të rastësisë, atëherë këtë nuk mund ta bëjmë as me qelizën dhe qeniet e gjalla. Përkundrazi, në të gjitha format e jetës, paraqitet qëllimi, dizajni, ekuilibri i lartë, që mund të jenë vepra vetëm tw një Krijuesi të Gjithëdijshëm, pra, të All-llahut. Atomet, qelizat, natyra... nuk mund të “seleksionojnë”, të “krijojnë”, ato nuk kanë inteligjencë, ato vetë janë të krijuara.

    Megjithatë, ata që ende e mohojnë faktin e krijimit e mohojnë kërë për shkaqe ideologjike. Prania e njerëzve që e kuptojnë ekzistencën e All-llahut dhe mundohen t’i përhapin parimet morale të fesë së Tij nuk është në interes të këtyre materialistëve. Pra, ata mundohen që t’i largojnë njerëzit nga feja e drejtë duke e konsideruar teorinë e evolucionit si diçka të saktë dhe të vërtetuar. Ja një mendim i një evolucionisti:

    Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë.

    Ky shkencëtar konsideron "më shkencore" të pranojë probabilitetin "zero" sesa krijimin. Pra, dogma materialiste e mohon ekzistencën e Krijuesit.

    >>> PROTEINAT

    Citokromi C është një nga proteinat më të rëndësishme që e mundësojnë respiracionin e oksigjenit. Është e pamundshme që kjo proteinë që ka një dizajn mjaft kompleks, të formohet rastësisht. Probabiliteti i formimit të Citokromit C është i barabartë me probabilitetin e një majmuni që ta shkruajë historinë e njerëzimit në një makinë shkrimi pa e bërë asnjë gabim, sipas deklarimit të një evolucionisti.

    >>> INFORMACIONI GJENETIK

    ADN-ja (Acidi Dezoksiribonukleik) është një molekulë e madhe, e cila gjendet në bërthamat e të gjitha qelizave të gjalla dhe përmban informacionin mbi të gjitha karakteristikat fizike të organizmit të caktuar. Hulumtimet shkencore vërtetojnë se në gjenet e njeriut ekzistojnë informacione që po të hidheshin në letër do të formonin një bibliotekë me 900 vëllime enciklopedish. Një informacion i tillë i sistemuar në mënyrë të mrekullueshme nuk mund të formohet rastësisht. Ky është edhe një fakt mbi krijimin e epërm të All-llahut.

    >>> PERIUDHA KAMBRIANE

    Kur bëjmë ekzaminimin e shtresës tokësore, vërejmë se jeta në Tokë u shfaq vrullshëm. Qenie të lloj-llojshme të gjalla u shfaqën papritur dhe të plota në Periudhën Kambriane. Ky zbulim është dëshmi e mjaftueshme për krijimin e tyre.

    Fosilet e gjallesave që jetonin në atë kohë janë prej 520 deri në 530 milionë vite të vjetra.

    >>> KEQKUPTIMI I ARCHAEOPTERYX-IT

    Evolucionistët e konsiderojnë fosilin e Archaeropteryx si dëshminë e vetme të tyre, për të mbështetur mendimin e tyre se “zogjët evoluan nga dinosaurusët”. Zbulimet më të reja, dëshmojnë se kjo qenie është thjesht një lloj zogu tashmë i zhdukur.

    Puplat e Archaeopteryx tregojnë se është me gjak të nxehtë dhe ka aftësi të fluturojë. Një gjedhe e re e zbuluar tregon se ky zog kishte muskuj të fortë të fluturimit, si të zogjvë fluturuesë që jetojnë tash. Disa zogjë sot poashtu kanë “kthetra” si të tij në krahët e tyre. Dhëmbët në nofullën e tij nuk janë dëshmi e afërsisë së tij me zvarranikët. Analizat tregojnë se struktura e dhëmbëve të tij është shumë e ndryshme nga ajo e zvarranikëve.

    >>> FOSILET E GJALLA

    Nuk ka dallime midis fosileve të qenieve të gjalla që kanë jetuar para miliona vitesh dhe homologëve të tyre që jetojnë sot. Ky fakt krejtësisht i zhvleftëson pretendimet evolucioniste.

    Teoria e evolucionit thotë se qeniet e gjalla janë në ndryshim të vazhdueshëm. Mirëpo, zbulimet e fosileve thonë krejtësisht të kundërtën. Janë zbuluar fosile të qenieve të gjalla të vjetra mbi 400 milionë vjetë të ngjashme me qeniet e gjalla të sotme: bleta, pilivesa, Nautilus, insekte të ndryshme, peshq, yje të detit, etj. etj.

    >>> PËRRALLA E EVOLUCIONIT NJERËZOR

    Si në të gjitha sferat tjera, edhe skemat evolucioniste mbi njeriun nuk janë të sakta shkencërisht. Zbulimet tregojnë se “evolucioni i njeriut” është thjesht një përrallë.

    Gjatë gjithë historisë, mbi 6000 lloje të majmunëve kanë jetuar dhe shumica prej tyre janë zhdukur. Evolucionistët e shfrytëzojnë këtë lloj-llojshmëri të majmunëve për ta mbështetur teorinë e tyre.

    Mirëpo, zbulimet e fosileve e shkatërrojnë “pemën e evoluimit të njeriut”. Studimet e bëra rreth Australopitechus-it tregojnë se është një lloj i zhdukur i majmunit që nuk ka të bëjë asgjë me njerëzit. Kafka e tij është shumë e ngjashme me shimpanzat e sotme.

    I prezentuar si “njeriu primitiv” nga evolucionistët, Homo Erectus-i është në të vërtetë një racë njerëzore që nuk ekziston më. Dallimet midis nesh dhe Homo Erectus-it janë thjeshtë dallime racore. “I gjatë dhe bashkëkohor”. Këto ishin komentet që i bëri Richard Leakey rreth fosilit të gjetur, që datonte 2.2 milionë vjetë më parë. Pothuaj nuk ka ndonjë dallim ndërmjet fosilit të quajtur Homo erectus dhe skeletit modern njerëzor. Para 700.000 vjetësh këta kishin mundësi që të ndërtonin anije, sipas artikullit të publikuar në revistën New Scientist. Këta njerëz, që kishin dituri dhe teknologji të mjaftueshme për të ndërtuar një lundër dhe që kishin një kulturë që përdorte transportin detar, vështirë se mund të quhen primitivë. Në ishullin Java u gjet skeleti i një Homo-erectus-i të vjetër 27,000 vite. Fakti se Homo erectus-i ekzistonte deri në kohërat e vona është dëshmi se nuk është një qenie e ndryshme, por një racë njerëzore.

    Sot, është vërtetuar përfundimisht se njeriu i Neandertalit, që prezentohet si “paraardhësi primitiv i njeriut” nga evolucionistët, është thjeshtë një racë njerëzore e zhdukur. Neandertalët janë qenie njerëzore që u paraqitën 100,000 vite më parë dhe u zhdukën 35,000 vite më parë. Dallimi i vetëm i tyre nga njerëzit e sotëm është skeleti i tyre më i fortë dhe kapaciteti i kafkës pak më i madh. Neandertalët kishin vetulla të trasha si të banorëve të sotëm autoktonë të Australisë . Poashtu, pasi e kanë kafkën më të madhe se të njerëzve që jetojnë sot, kjo automatikisht e mohon pretendimin e evolucionistëve se “truri bëhet më i madh me kalimin e kohës”. Neandertalët varrosnin të vdekurit e tyre, kishin instrumente muzikore dhe kishin ngjashmëri kulturore me njerëzit e sotëm. Një tjetër dëshmi në fosile që na jep idenë për shkallën e civilizimit të Neandertalëve është gjilpëra e qepjes e zbuluar, e cila është 26,000 vite e vjetër. Kjo na tregon se Neandertalët kishin mundësi edhe të prodhonin rroba.

    >>> SHKATËRRIMI I TRUNGUT TË FAMILJES

    Skenari i “trungut të familjes së njeriut” hidhet poshtë nga dëshmitë në fosile. Është e qartë se qeniet që prezentohen si paraardhëse të njëra-tjetrës janë në të vërtetë raca të ndryshme që jetuan në periudha të njëjta. Australopitechus-i, Homo habilis dhe Homo erectus jetonin në të njëjtën kohë.

    >>> QORRSOKAKU I BIPEDALIZMIT

    Qeniet njerëzore lëvizin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga qeniet e tjera. Asnjë kafshë nuk mund të ec vertikalisht si njerëzit. Mirëpo, evolucionistët pretendojnë se ecja në dy këmbë e njerëzve evoluoi nga ecja në katër këmbë e majmunëve.

    Evolucionistët thonë se të ashtuquajturit paraardhësit e njeriut kishin një ecje gjysmë të kërrusur, gjysmë të drejtë. Studimet e bëra me simulime kompjuterike nga Robin Crompton demonstruan se një mënyrë e tillë e lëvizjes është e pamundshme. Një qenie e gjallë mund të ecë ose plotësisht drejtë ose plotësisht e kërrusur për të përdorur maksimalisht energjinë e saj.

    >>> PSE MBROHET EVOLUCIONI EDHE MË TUTJE?

    Qëllimi i vetëm i mbrojtjes me ngulm të evolucionit, edhe pse ajo nuk ka asnjë bazë shkencore, është mbajtja në këmbë e filozofisë materialiste, e cila e mohon ekzistencën e Zotit. Pra, duke e konsideruar këtë teori si diçka shkencore, ata mundohen t’ia përshtasin atë interesave të tyre.

    Shembull i kësaj është racizmi. Darwin-i në librin e tij Origjina e llojeve shkruan se racat e bardha Europiane kanë përparuar sa i përket evolucionit, kurse racat tjera kanë mbetur në të njëjtin nivel me majmunët. Teoria e tij do të ishte mbështetëse “shkencore” e ideologjive shkatërrimtare të shekullit të 20-të, ndër të cilat më të dëmshmet ishin komunizmi dhe racizmi. Pra, për të gjitha veprimet barbare që ithtarët e këtyre dy ideologjive i bënin, mbështeteshin në të ashtuquajturën “luftën për ekzistencë” dhe në teorinë e evolucionit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 08-03-2006 më 01:10

  16. #116
    Perjashtuar nga Mod. Maska e realitetiweb
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    13
    Epoka Kambriane mjafton per ta hedhur poshte evolucionin

    Të gjitha Phylum-et e shtazëve të njohura sot shfaqen në kohën e njëjtë, në mes të periudhës gjeologjike të njohur si Epoka Kambriane. Epoka Kambriane është periudhë gjeologjike që ka zgjatur 65 milionë vite, rreth 570 deri më 505 milionë vite më parë. Mirëpo, periudha e paraqitjes së papritur të grupeve të mëdha shtazore ka ndodhur në një fazë edhe më të shkurtër të Kambrianit, që quhet "Shpërthimi i Kambrianit". Stephen C. Meyer, P. A. Nelson dhe Paul Chien, në një artikull të bazuar në një studim të detajizuar, më 2001 shkruajnë: "Shpërthimi i Kambrianit ndodhi në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër të kohës gjeologjike, për jo më shumë se 5 milionë vite". 1

    5 milionë vite janë shumë pak në aspektin gjeologjik! Fosilet e gjetura në shkëmbinjtë Kambrianë u përkasin shumë krijesave të ndryshme, si: kërmijve, trilobitëve, sfungjerëve, kandilëve të detit, butakëve, etj. Shumica e krijesave në këtë shtresë kanë struktura shumë të ndërlikuara dhe komplekse, siç janë: sytë, verzat dhe sistemet e qarkullimit, si të gjedheve moderne.

    Shfaqja e qenieve të gjalla shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, pa paraardhës dhe plotësisht të formuara, na shpie deri te e vërteta e krijimit të tyre nga Zoti. Të gjitha zbulimet shkencore i zhvleftësojnë pretendimet evolucioniste dhe shfaqin të vërtetën e krijimit.

    Shënime

    1. Stephen C. Meyer, P. A. Nelson dhe Paul Chien, The Cambrian Explosion: Biology's Big Bang, 2001, f. 2.
    Ndryshuar për herë të fundit nga realitetiweb : 22-02-2006 më 01:45

  17. #117
    Mos kaloni ne perseritje lajmesh ju lutem. Lexojeni me me vemendje kete forum. Lajmi per zbulimin e fosilit eshte postuar ne temen Te reja nga Shkenca dhe Jeta.

  18. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga realitetiweb
    Epoka Kambriane mjafton per ta hedhur poshte evolucionin

    ........

    Shfaqja e qenieve të gjalla shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, pa paraardhës dhe plotësisht të formuara, na shpie deri te e vërteta e krijimit të tyre nga Zoti. Të gjitha zbulimet shkencore i zhvleftësojnë pretendimet evolucioniste dhe shfaqin të vërtetën e krijimit.

    Shënime

    1. Stephen C. Meyer, P. A. Nelson dhe Paul Chien, The Cambrian Explosion: Biology's Big Bang, 2001, f. 2.
    U lodhet duke u marre me shkencen e evolucionit. Te thuash qe s'jane provat per evolucionin, s'te garanton vertetesine e krijimit. Po sikur pas 1000 vjetesh te gjenden edhe ato prova apo mangesi qe ti kerkon, cfare do te thuhet per krijimin??

    Leqe edhe po ta pranoj qe teoria e evolucionit eshte jo e vertete? Cfare do te thote kjo? - qe teoria e krijimit eshte automatikisht e vertete? Absolutisht qe jo. Na trego vertetesine e krijimit, mos u mer me teori alternative si ajo e evolucionit. Eshte kaq e thjeshte. Teoria e evolucionit mund te bie poshte, teori te tjera mund te dalin etj etj. "Shkenca" e krijimit s'eshte gje tjeter vecse anti-shkenca e evolucionit dhe s'mund te marre kurre statusin e nje shkence te vertete.

  19. #119
    Edhe tek nje teme qe eshte hapur tek agnosticizmi dhe ateizmi ka nje 'konflikt' te tille vetem se aty titulli eshte pikerisht nese njera rrezon tjetren.
    Po une bashkohem me mendimin tend ketu godel. Nese evolucioni nuk na jep te gjitha pergjigjet qe duam kjo sdo te thote se fiton terren kreacionizmi dhe e anasjellta.

    Personalisht nuk besoj ne teorine e evolucionit, ose me qarte nuk besoj ne evolucionin e qenies njerezore. Dikur po por erdhi nje moment qe prane eshtrave te neandertalit u zbuluan ato te nje njeriu modern. Prane kafkes se kromanjonit prej 1400 cc u zbulua nje tjeter e nje qenie njerezore qe e kishte 2200 cc. Pra evolucioni nuk mund te shkoje dakort me regresin. Shembuj te tille ka shume.

    Sic nuk mund te bie dakort me kreacionizmin qe e ve timeline te jetes ne toke vetem 6 mije vjet. Biles kjo me duket llahtarsisht absurde. Etj etj etj...
    Me pak fjale se gjej veten ne asnjeren prej tyre.

  20. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Une s'e kuptoj mire se cfare problemi ka qe eshtrat e njeriut modern jane zbuluar prane neandertalit. Dihet mire, ose pranohet qe neandertali ka qene nje specie tjeter humane, pa lidhje me njeriun. Gjithashtu dihet qe ato kane jetuar ne te njejten kohe, dmth kur njeriu erdhi ne Europe aty takoi neandertalin.

    Kurse per krijimin. Une mendoj qe s'eshte puna vetem tek mosperputhja e datave. Le te pranojme qe datat ne librat fetare jane dhene ne menyre figurative dhe arrijme t'i perputhim. Ajo qe une s'jam dakort eshte kush e din vertetesine e krijimit apo mos-krijimit? Nqs ne i qendrojme besnik arsyes mund te themi me bindje qe ne nuk mund ta dime kurre. Na duhet nje kapercim tek besimi (dmth te dalim jashte arsyes) qe te marrim nje ane te vertete. Besimtaret jo vetem qe besojne tek krijimi, por tek krijim inteligjent. Se mund te kete edhe krijim rastesor psh.
    Nejse, agnosticizmi eshte nje alternative qe te ben te flesh i qete naten

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  3. Miti si realitet dhe si gënjeshtër, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  4. Teknologjia Matrix po bëhet realitet?
    Nga Tini- në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •