Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 168
  1. #81
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Postuar më parë nga Akus

    Tani le te flasim pak per ato bakteriet dhe mutacionin qe ndodh te to.Sunriser , kur flasim per evolucion themi qe krijesa evolon ne nje krijese me tipare me te pershtashme per jete dhe kemi ndryshim ne kodin gjenetik.Ne rastin konkret kemi vetem nje mutacion te kushtezuar nga ambjenti dhe degjenerim te bakterjes , pra si gjithmone mutacioni rezultoi i demshem.Bakterja nuk fitoi asnje tipar te ri , nuk evoli ne tjeter krijese dhe u degjenerua si krijese ne vend qe te permiresohej.
    Mutacioni eshte ndryshim gjenetik, dhe asnje mutacion (me vlera evolutive) nuk ka ndodhur nga qejfi, po ka ndodhur i kushtezuar nga ambjenti. Mutacionet ndodhin tek speciet te cilat nuk jane te pershtatura ne habitatin e tyre. Kjo shpjegon se pse disa specie evoluojne me shpejt dhe pse disa me ngadale.

    Nuk e kuptoj se c'do te thuash me "degjenerim te bakterjes". Bakterja u be rezistente ndaj antibiotikeve, gje qe e beri te mbijetoje. Si mund te jete ky nje mutacion i demshem? Tipar te ri bakterja fitoi.Eliminoi nga membrana qelizore disa proteina te cilat njiheshin dhe sulmoheshin nga antibiotiket, prodhoi enzima te cilat eliminonin efektin bakterocid te antibiotikeve dhe ne rastin me te keq shnderroi efektin e antibiotikeve nga bakterocid ne bakterostatik.

    Te gjitha keto e bene bakterjen me "te evoluar" se sa ishte para se te ndodhnin mutacionet per te cilat po flasim.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Sunriser , skemi folur fare per "evolimin" e njeriut me duket , ose me mire te themi qe ti ske folur fare se une me duket kam postuar goxha.
    Do kisha deshire ta risillnim temen e "evolimit" te njeriut.
    Peace!

  3. #83
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Flasim o vlla... si te duash, megjithese nuk mu pergjigje per ate muhabetin e bakterieve, por jo tani sepse nuk kam shume kohe dhe hyra sa per te pare se cfare ka ndodhur ketej.

    Pershendetje, SS.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Dakort pra sunriser , po e permbledh edhe nj ehere me pak fjale punen e bakterieve.

    Gjate gjithe kohes kemi folur per mutaciionet si elementi kyc (bashke me seleksionin natyror) te evolucionit.Mutacionet paraqiten si mekanizmi me ane te te cilave krijesat fitojne tipare te reja ose shtim (increase) ne kodin gjenetik.Ne rastin e bakterjeve ne nuk kemi fare rritje (increase ) te kodit gjenetik , kemi shkaterrim te tij , reduktim.Pra akoma deri sot nuk kemi asnje raste mutacionesh ku te verehet nje rritje apo krijim i nje dickaje te re ne kodin gjenetik sic pretendohet nga qarqet evolucioniste.!

    Une besoj se ju p[ergjigja kesaj , tani besoj te ngelet ty te me kthesh pergjigje per punen e mushkerive tek zogjte .
    Peace!

  5. #85
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Postuar më parë nga SuNRiSeR

    Nuk e kuptoj se c'do te thuash me "degjenerim te bakterjes". Bakterja u be rezistente ndaj antibiotikeve, gje qe e beri te mbijetoje. Si mund te jete ky nje mutacion i demshem? Tipar te ri bakterja fitoi.Eliminoi nga membrana qelizore disa proteina te cilat njiheshin dhe sulmoheshin nga antibiotiket, prodhoi enzima te cilat eliminonin efektin bakterocid te antibiotikeve dhe ne rastin me te keq shnderroi efektin e antibiotikeve nga bakterocid ne bakterostatik.

    Te gjitha keto e bene bakterjen me "te evoluar" se sa ishte para se te ndodhnin mutacionet per te cilat po flasim.

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Ku sihte evolimi pra?Cfare organi u shtua? Cfare shtese u be ne kodin gjenetik?Pati vetem reduktim me duket, pra sic e shohim nuk kemi akoma ndonje shembull mutacioni ku te kemi krijim te nje organi apo shtese ne kodin gjenetik sic pretendon evolucioni.
    Peace!

  7. #87
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Nje organ eshte i prodhuar nga nje ose disa lloje indesh. Indet jane te formuar nga qeliza. Qelizat nga molekula specifike e keshtu me rradhe. Mutacioni duhet te filloje qe ne nivel qelizor dhe ne fund mund te arrihet deri tek organi apo nje organizem i plote. Tek bakteriet enzima e re qe eshte formuar pas kontaktit me antibiotiket, psh penicilaza eshe tregues i nje proteine te re qe normalisht paraardhesit e asaj bakterjeje nuk e kishin. Ky eshte nje mutacion fare i qarte dhe nuk ka se pse te kerkoni shfaqjen apo shnderrimin e nje organi ne nje tjeter per te kuptuar evolucionin.

    Pershendetje, S.

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    si more nuk paska?
    Qe eshte mutacion , ate e merr vesh cdokush , ne po flasim per mutacionin si mjet evolues dhe jo si fenomen.

    Evolucioni pretendon krijimin e organeve te reja me ane te mutacionit , gje qe deri tani edhe me ndrhyrje te njeriut , s'eshte pare ndonjehere.
    Peace!

  9. #89
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Qellimi i evolucionit eshte mbijetesa. Nuk ndodh evoluim aty ku nuk ekziston "rrezik". Bakterjet mbijetuan pas mutacioneve qe permenda me siper. Nuk besoj se ka prove me bindese se kjo per rolin evolues te mutacioneve.

    Pershendetje, S.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Aaaa , tani e ktheve nga ana tjeter , ore po flisnim per mutacionet me duket si arma kryesore per krijimin e organeve te reja.Une te kerkoj shembuj , ndersa ti me jep shembuj ku mutacioni redukton.Pas mutacionit linden dhe mbijetua edhe ata femijet ne ukraine pas shperthimit te cernobilit , mirepo dora i doli ne bark , kemba ne kurriz e plot gjera te tilla monstruoze.Mos valle edhe kjo tregon per mbijetese me ane te mutacioneve?

    Nejse besoj se ne kte pike skemi cte diskutojme me teper se po perserisim veten disa here .

    Ti ke harruar te me pergjigjesh per punen e mushkerive, gjithnje nese ke kohe. Ika se na myten provimet
    Peace!

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Evolucioni i njeriut

    Eva s´u takua kurrë me Adamin


    Njerëzit e hershëm
    Sipas Biblës, i pari njeri në Tokë ishte Adami. Pasi ai po mërzitej vetëm, Zoti krijoi edhe Evën. Të gjithë njerëzit e sotëm rrjedhin prej këtyre.

    Por sipas një studimi të bërë nga një grup ndërkombëtar studiuesish që studiuan kodin gjenetik të më tepër se 1000 burrave nga 22 rajone gjeografike të botës doli se Bibla gabon.

    Nëse Eva është mëma gjenetike e njeriut të sotëm Homo Sapiens atëherë ajo nuk mund të ketë takuar kurrë Adamin atin tonë gjenetik, pasi ai lindi 84 000 vjet më vonë.

    Kodi gjenetik është një segment nukleotidesh brenda DNA-së që përcakton rendin përkatës të aminoacideve përgjatë sintezës së proteinave. Është themeli biokimikal i trashëgimisë dhe gjindet pothuajse në të gjithë organizmat e gjallë.

    Kodi gjenetik femëror i njeriut të sotëm i cili mund të gjurmohet prapa në kohë nëpërmjet segmentit gjenetik të quajtur DNA mitokondrionale që trashëgohet vetëm nga ana e nënës është 143 000 vjet i vjetër. Pra Eva ka jetuar para 143 000 vjetësh diku në Afrikë. Prej andej ka shpërndarë kodin e saj gjenetik në tërë botën.

    Ndërsa kodi gjenetik i mashkullit që mund të gjurmohet prapa në kohë nëpërmjet kromozomeve Y që hasen vetëm tek meshkujt doli nga studimi në fjalë të jetë vetëm 59 000 vjet i vjetër. Pra Adami ka lindur 84 000 vjet më vonë po në Afrikë dhe nuk ka mundur se si të takohej me Evën.

    Për ta shpjeguar këtë gjë me fjalë banale mund të thuhej se Eva ka pasur për burrë dikë tjetër që kishte një kod gjenetik jo tonin, pasi i joni nuk ishte formuar akoma. Kështu mendohet se kodi ynë i sotëm është një përzierje e kodeve gjenetike të disa llojeve të njerëzve që kishte në atë kohë dhe që mori trajtën e tij 59 000 vjet pasi kishte marrë trajtën e tij kodi gjenetik i femrës.



    Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialin e revistës Nature Genetics dhe të enciklopedive
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Europianët rrjedhin prej 7 grave



    Njerëzit e hershëm
    Të gjithë europianët kanë rrjedhur prej vetëm shtatë grave të cilat kanë ardhur në Europë në periudha të ndryshme kohe brenda 45 000 vjetëve të fundit duke formuar shtatë fise të ndryshme.

    Kështu tregon profesori i gjenetikës njerëzore në Universitetin e Oxford-it Bryen Sykes. Ai arriti në këtë përfundim duke studiuar DNA-në mitokondriale e cila nga e ëma u kalon fëmijëve.

    Pasi hulumtoi 6000 ekzemplarë ai arriti në përfundimin se ato u përkisnin shtatë grupeve të veçanta të cilat kanë rrjedhur prej shtatë grave.

    Ai i quan ato "Shtatë vajzat e Evës" dhe u ka dhënë emrat Ursula, Xenia, Tara, Helena, Katrine, Valda dhe Jasmine. Emra që kanë prejardhje Galike, Skandinavike dhe Persiane.
    Emërtimi i tyre është bërë në mënyrë që t´i bëjë sa më njerëzore kodet DNA të cilat sipas traditës emërtohen me germa alfabeti. Kështu p.sh. grupit me gërmën T ai i ka dhënë emrin Tara.

    Zbulimi i tij përforcon teorinë që njerëzit e sotëm e kanë prejardhjen në Afrikë.

    Profesor Sykes gjeti gjithashtu se të shtatë gratë kanë lidhje të forta me njërin prej tre fiseve afrikane.

    Ai ka themeluar tani një ndërmarrje që mund të gjurmojë prejardhjen e kujtdo që është i interesuar të dijë se cilit prej këtyre shtatë grupeve i përket për një shumë prej £120 (stërlinash).


    Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialet e BBC-së
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Gjenet e gruas kanë zhvilluar njerëzimin



    Njerëzit e hershëm
    Krejt ndryshe nga çfarë mendohej deri tani, janë gjenet e grave ato që zënë rolin kryesor në historinë njerëzore.
    Më parë dijetarët kishin menduar se ishin gjenet e meshkujve ato që u shpërndanë më tepër nëpër botë, meqënëse ata ishin luftëtarë, gjuetarë, tregtarë dhe aventurierë.

    Përzierja e gjeneve me të tjera nga jashtë është vendimtare që një grup popullate të mund të zhvillohet dhe të qëndrojë. Shumimi mes njerëzve me lidhje farefisnore çon në mutacione të dëmshme dhe ulje të aftësive jetsore si dhe rrënimin e një shoqerie.
    Llogjika ta thotë se duhet të jenë g¨jenet e mashkullit ato që ndihmuan më së tepërmi njerëzimin të zhvillohej, pikërisht pasi ato kanë ndërmarrë udhëtime të largëta. Por një student i Harvard-it, Mark Seielstad, ka arritur në përfundime të tjera në punën e tij të dipllomës.
    - Lëvizjet e grave kanë qenë më domethënëse se të burrave.

    Megjithëse burrat shkonin tepër larg shtëpisë, prapëseprapë ata më së shumti bëheshin etër në vendin ku kishin lindur edhe vetë. Gratë me të cilat ata martoheshin lëviznin nga shtëpia e tyre për tek ajo e burrave. Në këtë mënyrë, këto gra, ndihmonin për krijimin e një luhatjeje biollogjike dhe morie në ato shoqëri në të cilat erdhën.

    Seielstad dhe kolegja e tij Nadia Singh i mbështesin përfundimet e tyre përmes përdorimit të DNA-së mitokondrionale si gjurmues. Mitokondrioni trashëgohet vetëm nga ana e nënës dhe mund të gjurmohen së prapthi deri tek Eva biollogjike e njerëzimit.
    Në të vërtetë të gjithë mitokondrionët e njerëzimit rrjedhin prej një gruaje të vetme.
    Seielstad thotë se do të ishte gabim të mendohej se në atë kohë ka pasur qenë vetëm Eva jonë biologjike. Gra të tjera jetonin në të njëjtën kohë me të, por DNA e tyre nuk ka ardhur deri në kohët tona.
    Mitokondrioni nuk mund të trashëgohet nëse gruaja nuk lind vajzë.

    Seielstad dhe Singh gjetën jo vetëm që gjenet e grave janë shpërndarë nga fshati më fshat, visi më vis, por edhe nga kontinenti më kontinent.
    Kështu, duke zbatuar këtë metodë ata kanë arritur në përfundimin se shtegtarët prej Azisë arritën në Amerikën e Veriut para jo më tepër se 20 000 vjetësh, ndërkohë që më parë mendohej se këta njerëz mund të kishin mbërritur atje 40 000 vjet më parë.

    Kromozomi Y, që trashëgohet nga mashkulli në mashkull nuk është i shpërndarë apo i luhatur po kaq shumë sa DNA-ja mitokondrinale e femrës.



    Përgatiti Alvin Ekmekçiu
    Burimi: Harvard University Gazette
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Europianët e parë ishin aziatikë


    Njerëzit e hershëm
    Para 40 000 vjetësh një popull gjuetarësh u shpërngul nga Azia në Europën Perëndimore. 15 000 vjet më vonë erdhi nga Lindja e Mesme në Europën Lindore një popull tjetër i Epokës së Gurit.
    80 përqind e europianëve të sotëm kanë trashëguar kromozomet Y nga këta popuj.

    Kromozomet Y trashëgohen nga i ati tek i biri.
    20 përqindshi që mbetet rrjedh prej valëve të mëvonshme të tokëpunuesve që u shpërngulën nga Lindja e Mesme para rreth 9000 vjetësh.



    Këto ishin përfundimet e një studimi mbi kodin gjenetik të 1007 burrave europianë.
    Duke e lidhur studimin gjenetik me atë arkeologjik arrihet në përfundimin se popullata e gjuetarëve të ardhur nga Azia mund të ketë krijuar para 35 000 vjetësh atë që njihet si kultura Aurignace. Ajo shpaloset në artin e shpellave në Francën e jugut, Italinë e veriut dhe veriun e Spanjës.
    Ato që erdhën nga Lindja e Mesme para 25 000 vjetësh mund të jenë themeluesit e kulturës Gravette, e cila e ka marrë emrin nga një vendbanim francez. Por kjo kulturë mendohet të ketë qenë e shpërndarë, në territoret e Austrisë së sotme, Çekisë dhe Ballkanit të Veriut. Nga kjo kulturë e epokës së gurit dallohen veçanërisht pikturat e Afroditës.


    Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialet e revistës Science dhe Dagens Nyheter
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Njerëzimi ka qenë për pak duke u shuar



    Njerëzit e hershëm
    Rezultatet e një studimi të ri tregojnë se njerëzit modernë, mund të ishin shuar kollaj para rreth 70 000 vjetësh. Në atë kohë jetonin vetëm 2600 njerëz, në të njëtën hapësirë jetese të cilën sot e popullojnë plot 6 miliardë vetë. Por këta njerëz të paktë lindën fëmijë të cilët u bënë stërgjyshërit e njerëzimit të sotëm.

    Në këtë përfundim arritën studiuesit amerikanë të Universitetit të Stanford'it në Palo-Alto të Kalifornisë dhe Akademia Ruse e Shkencës duke studiuar masën e trashëgimisë të 52 grupe popujsh nga e tërë bota. Ata hetuan pjesë të DNA-së duke kërkuar për shenja karakteristike me anë të së cilave mund të llogaritej mbrash prejardhja.

    Në masën e trashëgimisë së njerëzve nga e gjithë bota ka kaq pak ndryshime saqë të gjitha gjenet duhet të kenë rrjedhur nga një pellg tepër i vogël gjenesh.

    Studiuesit mund të vërtetonin, me studimin e tyre, edhe se Homo sapiens e la më të vërtetë vendlindjen e tij Afrikën para rreth 70 000 vjetësh.
    Një studim i mëparshëm mbi kromozomin Y të 1 000 burrave nga 21 grupe të ndryshme popujsh kishte treguar se shtegëtimi nga Afrika kishte nisur përpara 66 000 vjetësh.



    Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
    Burimi: American Journal of Human Genetics
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pushtimi i Botës së Re


    Njerëzit e hershëm
    Gjoja ishin indianët ata që para 8000 vjetësh shkelën të parët botën e paprekur nga njerëzit. Por një brez i ri dijetarësh që duan të rishkruajnë historinë e zbulimit të Amerikës thotë se në të vërtetë ka qenë krejt ndryshe. Zbulime të reja në Amerikën Jugore dhe Veriore të bëjnë të rishqyrtosh teorinë që deri më sot ka qenë e padyshimtë.

    Kështu është vënë përsëri në pikëpyetje se kush ishin njerëzit e parë në Amerikë.

    Na ishte dikur Afrika

    Odisea e njerëzimit fillon para 6 miljonë vjetësh në Afrikë. Këtu gjejnë vend fazat e ndryshme të zhvillimit të njerëzve. Të parët tanë lëshojnë pyjet tropikale dhe mësojnë të ecin me trupin drejtë. Përgjatë zhvillimit të tij njeriu mësoi të përgatisë vegla pune duke u bërë i pavarur nga kushtet e natyrës. Ai e mposht frikën e lashtë ndaj zjarrit. Para dy miljonë vjetësh Homo erectus lë kontinentin e tij të lindjes duke i zgjeruar gjithnjë e më tepër kufijtë e hapësirës në të cilën ai ishte përhapur. Por këta njerëz të hershëm nuk ia dalin mbanë të shkelin Australinë dhe Amerikën. Kudo fillojnë të shfaqen forma të reja njerëzish nga Homo erectus. Në Afrikë krijohet Homo sapiens. Edhe ai e lë Afrikën para rreth 100 000 vjetësh. Ai popullon Australinë dhe më në fund shkel edhe kontinentin amerikan.
    Korridori për në Amerikë

    Pjesë të mëdha të Amerikës së Veriut ishin të mbuluara nga një shtresë një kilometër të trashë akulli përgjatë periudhës së fundit akullnajore. Kur akulli nisi të tërhiqej, u hap dalëngadalë një korridor toke të thatë nga Azia përmes rrugës së Beringut për në Amerikën e Veriut. Për një kohë të gjatë ky korridor ishte i mbushur me pellgje të stërmëdhenj uji të shkrirë. Stuhi të akullta fishkëllinin përgjatë tij duke krijuar kështu një mjedis armiqësor. Vetëm para 8 000 vjetësh ky korridor u bë i kalueshëm.

    Kolonozimi në mitet e indianëve

    Këngët dhe kërcimet e indianëve Pueblo në New Mexico përcillen nga brezi në brez. Në këto rrëfime ndoshta është ruajtur koha e kolonizimit të parë. Ato kallxojnë mbi një shtegëtim tepër të largët dhe mbi një vërshim uji të dërguar si dënim. Sipas gojëdhënës mbetën gjallë vetëm disa njerëz të përzgjedhur. Kur masat e ujit u tërhoqën, njerëzit filluan të kolonizonin vendin.

    Nga Siberia e ftohtë

    Gjuetarë të aftë dhe të egër si ç´ishin, kaluan urën tokësore dhe korridorin e çliruar nga bora. Një botë e pazakontë dhe e pasur i priste: tufa mamutësh, megadheresh dhe bufalësh.
    Mendohej se përbrenda pak qindvjeçarëve këta gjuetarë mbërritën deri majën e gishtit të këmbës së Amerikës së Jugut. Këta njerëz u quajtën Clovis, sipas vendit ku u gjetën për herë të parë maja shtizash të tyre, në Clovis, New Mexico.

    Kush ishte amerikani i parë fare ?

    Një brez i ri dijetarësh po tundin themelet e teorisë së kolonizimit të Amerikës.
    James Adovasio i Institutit të Arkeologjisë Mercyhurst (Mërsihërst) në Eroi të Pennsylvania-s, ka bërë gërmime në rrethinat e Meadowcroft (Midaukroft) ku ka hasur në një vendbanim 5 000 vjet më të vjetër se qytetërimi Clovis. Kjo do të thotë se njerëzit Clovis nuk ishin të parët në Amerikën e Veriut dhe se që para 16 000 vjetësh paskan jetuar njerëz në Amerikë. Gjithashtu duhet të jetë i gabuar përfytyrimi i një kolonizimi relativisht të vonshëm të Amerikës. Pjesa më e madhe e shkencëtarëve janë të mendimit se njerëzit e parë e kolonizuan Amerikën përgjatë Bregdetit Perëndimor të saj. Pranë ujit kishin mundësi të gjenin gjithçka që u duhej për të jetuar. Prej këtej ato u futën për në brendësi të kontinentit.




    Përmasat e kafkës së njërit grup u ngjajnë atyre të Aboriginëve australianë si dhe disa popullatave afrikane

    Grupet e njerëzve në Amerikë

    Mjekët jurisprudentë duke krahasuar kafkat e eshtrave të amerikanëve më të vjetër që janë gjetur arritën në përfundimin se ka patur dy grupe të ndryshme njerëzish të cilët dallohen shumë nga njëri-tjetri në përpjestimet e kafkës dhe të fytyrës. Një nga grupet eshtrat e të cilëve janë gjetur në Brazil, nuk ka asgjë të përbashkët me mongoloidin, njeriun tipik aziatikoverior. Përkundrazi ata kanë më tepër afërsi me format e njerëzve në Afrikë dhe Australi. Përmasat e kafkës u ngjajnë atyre të Aboriginëve australianë si dhe disa popullatave afrikane. Por kjo nuk do të thotë se australianët erdhën në Amerikë, por që që të dy kishin të parë të përbashkët. Të dy rrodhën nga një popull që në fillim erdhi në Azi e prej andej shkoi në Australi dhe në fund edhe në Amerikën e Jugut. Por për një kapërcim të mundshëm të Oqeanit Paqësor nga Australia duket se nuk mund të flitet.
    Nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet midis këtyre dy grupeve të ndryshme të njerëzve në Amerikë. Por ka dalur se kultura e grupit të parë të kolonizuesve u zhduk nga faqja e dheut para 8 000 vjetësh. Në vend të saj hyri një kulturë e re e cila nuk ka asgjë të përbashkët me të mëparshmen. Kjo tregon mbi dy valë të ndryshme shtegëtimesh njerëzish për në Amerikë.





    Shtigjet për në Botën e Re

    Sot për sot shqyrtohen tre shtigje të mundshme të kolonizimit të Amerikës. Amerikanët e parë vijnë si banorë bregdeti me varka nga Azia e Veriut dhe depërtojnë përgjatë Bregdetit Perëndimor për në Jug. Pas tyre vijnë gjuetarët e egër të kohës së akullnajave, grupi Clovis, përgjatë rrugës tokësore të Beringut për në Alaskë duke depërtuar përgjatë një korridori të çliruar nga akulli për në brendësi të vendit. Këta janë stërgjyshërit e indianëve të sotëm. Ndërsa sipas një teorie krejt spekulative, ishin europianët ata që përmes një udhëtimi aventuresk përmes Atlantikut të Veriut shkelën të parët në Amerikë.

    Ndërkohë po vihet në pikëpyetje edhe prejardhja e njerëzve Clovis. Duket sikur të kenë qenë atje që më përpara se të çlirohej korridori prej akullit. Papritmas shfaqen disa maja shtizash tipike për këtë kulturë në Amerikën e Veriut. As në Azinë e Lindjes apo në Siberi dhe Alaskë nuk ishte parë një teknologji e tillë. Tepër befasuese është ajo që kjo teknologji është pothuajse e njëjtë me atë të Europës Jugperëndimore. Kjo teknologji quhet Solutreen. Kështu lindi një teori e re sipas të cilës njerëzit Clovis nuk erdhën nga perëndimi por nga lindja.



    Përgatiti Alvin Ekmekçiu
    Burimi: gjermanja ZDF
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Majmunët mund të flisnin, ndonëse nuk ia kanë arritur


    Njerëzit e hershëm
    Tre antarë të familjes së majmunëve të mëdhenj kanë në tru tipare vendimtare që kanë të bëjnë me të folurën, të cilat më parë ishte menduar se haseshin vetëm tek njerëzit.

    Këtë e kanë zbuluar studiuesit Claudio Cantalupo dhe William Hopkins të universitetit Emory dhe atij shtetëror të Georgia-s (Xhorxhja), SHBA, të cilët kryen disa këqyrje të trurit të shimpanzeve, bonobove dhe gorillave, duke marrë pamje të tij nëpërmjet metodës së rezonancës magnetike, MRI.

    Ky zbulim mund të tregojë se zhvillimi i strukturave të trurit që kanë të bëjnë me të folurën filloi përpara se stërgjyshërit e njerëzve dhe të majmunëve të ndaheshin nga njeri-tjetri.

    Ajo pjesë e trurit që njihet si hapësira 44 e Brodmann-it është vendimtare për të bërë të mundur nxjerrjen e fjalëve dhe është më e gjërë në hemisferën e majtë të trurit se në të djathtën. Studiuesit kishin vënë re se edhe majmunët kishin një strukturë të ngjashme, por si ç´e dimë nuk mund të flasin.

    Ata kishin vënë re se majmunët e mëdhenj që kishin kapur kishin prirje për të bërë gjeste me dorën e djathtë, sidomos kur nxirrnin njëfarë zhurme zanore.

    Sipas tyre kur stërgjyshërit e njerëzve dhe të majmunëve të mëdhenj mësuan të hungëronin dhe të bënin me gjeste, pjesa e majtë e hapësirës 44 u zgjerua.

    Murmërimi dhe bërja me gjeste më vonë u kthye në gjuhë tek njerëzit, por jo tek majmunët, nga sa duket.


    Përgatiti Alvin Ekmekçiu
    Burmi: Nature
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Neandertalët - kushërinjtë tanë


    Njerëzit e hershëm
    Neandertalët populluan Europën për disa mijra vjet. Sipas analizave të DNA-së ata ishin kushërinj me ne por jo paraardhësit tanë.

    Të rralla janë ato krijesa që janë të rrethuara nga kaq shumë mistere dhe që kanë tërhequr kaq shumë vëmendjen e njerëzve sa neandërtalët. Ndoshta këtyre mund t´ua kalojnë vetëm dinozaurët.

    Mbi neandertalët ka dy teori:

    Teoria Shumërajonale

    Sipas teorisë Shumërajonale të gjithë sojet e njerëzve që prej dy miljonë vjetësh i përkasin të njëjtit njeri, atij Homo sapiens (njeriut modern). Ky njeri shtegtoi nga Afrika për në Europë dhe Azi. Kështu në rajone të ndryshme u formuan popuj të ndryshëm por që u ndërthurën shpesh me njëri-tjetrin. Për përkrahësit e kësaj teorie neandertalët janë vetëm një popull rajonal, ata nuk janë shfarosur dhe gjenet e tyre kanë mbijetuar edhe sot e kësaj dite tek europianët.

    Teoria "Prej-nga-Afrika"

    Sipas teorisë "Prej-Afrikës" (Out-of-Africa) në dy miljon vitet e fundit ka pasur soje të ndryshme njerëzish të cilët janë shfarosur përveç se njeriut modern.
    Para 1,5 deri 2 miljonë vjetësh më parë u shpërngul një popull i hershëm nga Afrika i njohur si Homo erectus (erektus). Prej tyre lindën në mijëvjeçarët që pasuan soje të reja njerëzish. Një prej të cilëve ishin neandertalët, të cilët kanë egzistuar që para më tepër se 300 000 vjetëve nga dita e sotme.

    Vetëm 200 000 vjet më parë nga dita e sotme u zhvillua në Afrikë një soj tjetër njeriu i cili nisi ta lërë këtë kontinent 100 000 vjet më parë nga dita e sotme dhe të shpërndahej nëpër rruzullin tokësor. Ndërkohë që ky njeri, që u quajt njeriu modern, e zgjeronte hapësirën e tij të jetesës, sojet e tjera të njerëzve që jetonin prej kohësh në Europë dhe Azi nisën të zhdukeshin në përgjithësi.
    Nuk dihet nëse sojet e njerëzve të lashtë, si neandertalët, ishin të kërcënuar për t'u shfarosur që përpara mbërritjes së njeriut modern apo u konkuruan nga ky i fundit duke u zhdukur që para rreth 30 000 vjetësh nga dita e sotme - kjo periudhë ishte ajo e fundit ku në rruzullin tokësor gjendeshin njëkohësisht dy soje njerëzish. Nuk ka fakte që të mund të jenë bërë vrasje masive ndaj neandertalëve.

    Neandertalët jetonin në grupe të vogla që ishin tepër larg njëri-tjetrit dhe e kishin numrin e lindjeve më të vogël se atë të vdekjeve. Ata e kishin gjithashtu gjithnjë e më të vështirë të gjenin ushqim dhe ujë. Neandertalët e fundit jetonin në brigjet e oqeanit Atlantik, Spanjë dhe Kroaci.

    Teoria "Jashtë-prej-Afrikës" ka fituar gjithjë e më tepër përkrahës vitet e fundit. Kjo teori gjen përkrahje edhe në analizat gjenetike.
    Nga analiza e DNA-së del se neandertalët nuk ishin stërgjyshërit tanë por një degë më vete në pemën e humanoidëve. Biologët e molekulave janë të mendimit se nuk ka pasur ndonjë ndërthurje midis neandertalëve dhe njeriut modern pasi dallimet në kodin gjenetik janë shumë të mëdha.
    Mirëpo disa ekspertë që janë mbështetur në gjetjen e një një skeleti 25 000 vjeçar të një fëmije në Portugali tregojnë sesi neandertalët dhe njeriu modern kanë arritur të kryqëzohen ndërmjet tyre dhe të lindin fëmijë.
    Studiues të Oxford-it (Oksfordit) kanë dalur kohët e fundit me një teori sipas të cilës gjeni që jep kombinimin klasik: flokë të kuq dhe lëkurë të bardhë me quka, mund të jetë 100 000 vjet i vjetër dhe mendohet të jetë trashëguar pikërisht nga njeriu neandertal.

    Tiparet e neandertalit

    Neandertalët nuk ishin të shpërndarë në të gjithë botën por jetonin kryesisht në Europë, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Azizë Qendrore.
    Për herë të parë mbetjet e një neandertali u zbuluan në vitin 1865 pranë Düsseldorf-it në Gjermani.


    Neandertalët ishin të shkurtër, të fuqishëm dhe shumë muskulozë.
    Këto tipare ishin përshtatje ndaj kushteve të vështira të periudhës akullnajore në të cilën jetonin. Duke qenë të shkurtër edhe trupi kishte një sipërfaqje më të vogël, pra iu humbiste jashtë më pak energji.
    Meshkujt neandertalë në Europë ishin mesatarisht 169 cm të gjatë, ndërsa femrat 155 cm.
    Meshkujt peshonin rreth 80 kg ndërsa gratë 60-65 kg. Shkaku që peshonin kaq tepër ishin muskujt e tyre të fuqishëm dhe kockat e trasha, ndonëse tepër të shkurtra.
    Trupi i tyre ishte i fuqishëm dhe në gjendje të mbante pesha të rënda. Kockat e duarve ishin shumë më të forta se tonat, çfarë të bën të mendosh, se mund të shtrëngonin fort diçka.

    Ajo që të bënte më tepër përshtypje në fytyrën e një neandertali ishte hunda tepër e madhe, ndoshta kështu ajri i ftohtë i periudhës së akullnajave arrinte të ngrohej më parë se të futej brenda në trup.

    Deri më sot mendohej se neandertalët ishin qenie primitive, përbindsha të pazemër, ecnin të përkulur si shimpazetë apo orang-utan-ët, të shëmtuar dhe tepër torollakë.
    Por dijet e reja të fituara mbi ketë krijesë e kanë ndryshuar këtë imazh. Ata ecnin me kurrizin drejtë si ne dhe ishin gjuetarë të zotë të cilët përdornin armë të stërholluara, të përshtatura mirë periudhës së akullnajave në të cilën jetonin. Ata kishin arritur të zhvillonin gjuhën e tyre dhe i varrosnin të vdekurit, çfarë do të thotë se ata - sikurse ne, njeriu modern - mund të mendonin me simbole. Neandertalët kujdeseshin për më të vjetrit.
    Truri i neandertalëve ndonëse kishte formë tjetër, nuk ishte më i vogël se ai i njeriut cromagnon (kromanjon) - paraardhësve tanë - por këta të fundit mendonin dhe vepronin ndryshe nga të parët. Njerëzit cromagnon jetonin në grupe të mëdha dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Ata kishin një gjuhë më të përparuar, shkëmbenin dituritë me njëri-tjetrin dhe mund të shumoheshin më lehtë.

    Njeriu modern që shtegtoi për në Europën e neadertalëve ka jetuar përkrah këtyre të fundit për një kohë të gjatë. Dhe ndoshta ishte pikërisht takimi me neadertalët ai që pasqyrohet në përrallat e lashta mbi gjigandët dhe magjistarët biles edhe tek vetë këngët shqiptare mbi kreshnikët si Muji e Halili, Gjergj Elez Alija, Omeri i Mujit. Vendet mbi të cilat flasin këto këngë ndodhen sot në tokat e ish-Jugosllavisë.


    Përgatiti Alvin Ekmekçiu
    Burimet: gjermanja ARD, suedezet Vetenskapets Värld dhe Aftonbladet
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Citim Postuar më parë nga ALBA

    Por sipas një studimi të bërë nga një grup ndërkombëtar studiuesish që studiuan kodin gjenetik të më tepër se 1000 burrave nga 22 rajone gjeografike të botës doli se Bibla gabon.
    Sipas zbulimeve qe jane bere deri tani, eshte konstatuar se Neandertali eshte krijesa me e perafert me homosapiensin.

    I pari ka ekzistuar deri para 90-100mije viteve.

    I dyti ka ekzistuar qe para 30-40mije vitesh dhe vazhdon te ekzistoje(Une Ti Ai Ajo, Ne Ju Ata Ato)

    Truri i neandertalit thuhet te kete qene sa 2/3 e trurit te homosapiensit dhe ka pasur rreth 95% te trupit te mbuluar nga qime te dendura.

    Homosapiensit nje e rruar i shkon mesatarisht 2.5 dite

    Si ka mundesi qe nuk eshte gjetur nje krijese ndermjet ketyre te dyjave apo thua valle qe evolucioni te kete takuar turbon nje nate te erret???

    What about you surfing less conspiracy trash websites?

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Nje shpjegim i shpejte :
    Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për teorinë e evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Po sa i saktë është ky mendim? Me pak durim çdonjëri mund të kuptojë se një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, teoria e evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish.

    Kjo filozofi është "materializmi", e +-cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë. Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Nisur nga kjo, ai mohon ekzistencën e Krijuesit, Allahut të Madhëruar. Duke e reduktuar çdo gjë në nivelin e materies, nocioni i mosekzistencës së asgjëje përveç materies e transformon njeriun në një krijesë që i kushton vëmendje vetëm asaj dhe e largon atë nga vlerat morale të çdo lloji. Kjo është pika e fillimit të shkatërrimit për individin.

    Karl Marksi ka bërë të qartë se teoria e Darvinit përbën një mbështetje të fuqishme për materializmin dhe, rrjedhimisht, për komunizmin. Ai gjithashtu kishte simpati për Darvinin, kjo gjë duket në faktin që ai ia dedikoi Darvinit librin e tij Das Kapital (Kapitali), i cili konsiderohet si vepra e tij më e njohur. Në botimin gjermanisht të librit, Marksi shkruante: “Nga një admirues i devotshëm i Darvinit.”

    Dëmet e materializmit nuk janë të kufizuara vetëm në nivelin e individit. Materializmi gjithashtu kërkon të anullojë vlerat bazë mbi të cilat qëndrojnë shteti dhe shoqëria e të krijojë një shoqëri pa shpirt, të pandje- shme që tregon kujdes vetëm për materien. Për shkak se anëtarët e kësaj shoqërie kurrë nuk mund të kenë mendime idealiste si patriotizmi, dashuria për njerëzit, drejtësia, besnikëria, ndershmëria, sakrifica, nderi, morali i mirë etj., rendi social i vendosur nga këta individë është i destinuar të rrënohet shumë shpejt. Për këto arsye materializmi është një nga kërcënimet më të mëdha për vlerat bazë të rendit politik dhe social të një kombi.

    Një tjetër anë negative e materializmit është struktura e tij e përbërë prej ideologjive divergjente dhe anarkiste që synojnë përjetësinë e shtetit dhe popullit. Komunizmi, më i spikaturi ndërmjet këtyre ideologjive, është rezultat politik natyral i filozofisë materialiste.

    Teoria e evolucionit përbën të ashtuquajturat baza shkencore të materializmit mbi të cilat varet ideologjia komuniste. Duke marrë teorinë e evolucionit si pikë referimi, komunizmi kërkon të justifikojë veten dhe ta paraqesë ideologjinë e tij si diçka të njohur dhe të saktë. Kjo është arsyeja pse babai i komunizmit, Karl Marksi, shkroi për librin e Darvinit, "Origjina e Llojeve", i cili hedh bazat e teorisë së evolucionit, se "ky është libri që për- mban bazat e historisë së natyrës për pikëpamjet tona."1

    Në fakt, mendimet materialiste të çdo lloji, më të shquarat prej të cilave janë idetë marksiste, janë rrëzuar krejtësisht për shkak se teoria e evolucionit, që është dogmë e shekullit XIX, mbi të cilën mbështetet materiali- zmi është zhvlerësuar totalisht nga zbulimet e shkencës bashkëkohore. Mosprovimi dhe mosvërtetimi i hipotezave materialiste që njohin ekzistencën vetëm të materies demonstron se qeniet janë prodhim i krijimit të Një Krijuesi.

    Qëllimi i këtij libri është të paraqesë faktet shkencore që refuzojnë në të gjitha fushat teorinë e evolucionit dhe të informojë njerëzit për qëllimin e vërtetë të kësaj të pseudo-shkence, e cila në të vërtetë është mashtrim.

    Duhet theksuar se evolucionistët nuk kanë çfarë përgjigje të japin për librin që ju jeni duke lexuar, madje ata as nuk do të përpiqen ta bëjnë këtë, sepse e dinë që një veprim i tillë thjesht do të ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë se evolucioni është një gënjeshtër e qartë.

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  3. Miti si realitet dhe si gënjeshtër, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  4. Teknologjia Matrix po bëhet realitet?
    Nga Tini- në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •