Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 168
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Peli , me vjen keq qe e sheh me kaq paragjykim kte teme.Nqs ka dicka qe nuk ka permbajtje shkencore je i lutur te ma tregosh , nese jo , nuk ben mire te na prishesh lezetin e temes sepse mendoj se nga kjo teme mund te perfitojne shume njerez.Jo me kot temen a hapa tek "shkenca" .Deshiroj qe debati te zhvillohet me argumenta shkencore dhe mesa shoh ,une dhe sunriser jemi munduar ti permbahemi temes dhe po zhvillojme nje debat mjaft interesant.

    ND
    Peace!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    CILA ËSHTË ORIGJINA E INSEKTEVE FLUTURUESE?


    Duke pohuar se dinosaurët u transformuan në zogj, evolucionistët mbështesin pohimet e tyre duke pretenduar se disa dinosaurë që lëviznin gjymtyrët e tyre të përparme sikur po fluturonin gjatë gjuetisë së insekteve, "arritën t'i shndërronin këto gjymtyrë në krahë për fluturim", ashtu siç tregohet në pikturë. Duke mos pasur asnjë bazë shkencore dhe duke mos genë gjë tjetër veçse një imagjinatë fëminore, kjo teori sjell me vete një kontradiktë logjike shumë të thjeshtë: shembulli i dhënë nga evolucioinstët për të shpjeguar origjinën e fluturimit ka diçka që nuk shkon. Përpara se të përpiqen të shpjegojnë mënyrën se si dinosaurët arritën të fluturojnë, atyre u duhet të shpjegojnë se si arritën insektet të realizojnë fluturimin e tyre perfekt, i cili ka karakteristika shumë të veçanta; mjafton të përmendim se mesatarisht insektet fluturuese i rrahin krahët 500 herë në sekondë (në një kohë kur njeriu nuk mund t'i mbyllë sytë më shumë se 10 herë në sekondë). Jo vetëm kaq, por krahët e tyre lëvizin njëkohësisht, dhe çdo lëvizje e pasinkronizuar e krahëve do të çonte në humbjen e ekuilibrit, por kjo nuk ndodh kurrë. Biologu anglez Robin Wooton shkruan në artikullin me titull "Ndërtimi mekanik i krahëve të insekteve":

    "Sa më mirë që ne kuptojmë funksionimin e krahëve të insekteve aq më mahnitës, më i detajuar dhe më i bukur shfaqet ndërtimi i tyre. Zakonisht, strukturat dizenjohen në mënyrë të atillë që të kenë një shkallë deformimi sa më të ulët; ndërsa mekanizmat dizënjohen në mënyrë të atillë që komponentet e tyre të lëvizin në mënyra dhe drejtime të caktuara. Krahët e insekteve i kombinojnë këto dy veçori në një të vetme. Kjo arrihet duke përdorur komponente me rreze të lartë elasticiteti, të kombinuara në mënyrë elegante që të lejojnë deformimet e duhura në përgjigje të forcave të caktuara dhe të arrijnë efikasitetin maksimal në përdorimin e ajrit."( Robin J.Wootton, "The Mechanical Design of Insect Wings", (Ndërtimi mekanik i krahëve të insekteve), Scientific American, v. 263, nëntor 1990, fq. 120)
    Nga ana tjetër nuk gjendet asnjë fosil që të argumentojë evolucionin imagjinar të zogjve. Kjo është ajo që zoologu i dalluar francez Pierre Grasse do të thotë, kur shprehet: "Ne jemi në errësirë në lidhje me origjinën e insekteve."(Pierre-P Grassé, Evolution of Living Organisms, (Evolucini i organizmave të gjallë), New York: Aca-demic Press, 1977, fq. 30)
    Peace!

  3. #43
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Nga sa kuptova nga shkrimi yt pendet jane karakteristika kryesore e zogjve, qe i ben ata te vecante nga gjithe kafshet e tjera. Nuk eshte e vertete! Per kete deshmon fosili i Sinosauropteryx-it i zbuluar ne Kine i cili megjithese eshte dinosaur paraqet mbetje pendesh. Pra ne rast se bazohemi tek fosilet pendet nuk jane karakteristika ekskluzive e zogjve. Kjo eshte nje teme e diskutuar qe ne vitin 1898 nga Beddard ne librin e tij "Structure and Function of Birds".

    Zbulimet e mevonshme perforcuan mendimin qe Achaeopteryx-i ishte nje forme kalimtare dhe per kete deshmojne fosilet e disa zogjve primitive si Mononychus ose Sinosauropteryx, te cilat vertetuan qe forma kalimtare midis ketyre "zogjsh" primitive dhe zogjve qe ne njohim sot kane ekzistuar. Sinosauropteryx-i madje deshmon edhe njehere qe dinosauret me krahe (pende) evoluan ne zogj.

    Problemi kryesor i kreacionisteve eshte se nuk dine se ne cilen klase ta vene Archaeopteryx-in. Nje pjese e klasifikojne si zog, nderkohe qe shume te tjere si Morris 1967, Cracraft 1983, Gish 1985, 1995, etj e quajne dinosaur. Pak si konfuzion per nje specie "qe e tregon aq qarte qe eshte zog".

    Une mund te te sjell mbi 100 emra shkencetaresh qe e kane studiuar Archaeopteryx-in dhe kane arritur ne konkluzionin qe paraqet karakteristika te shumta te zvarranikeve por edhe disa te zogjve. (Huxley 1867, Beddard 1898, Jordan & Kellog 1916, Heilmann 1926, Lowe 1935, Tucker 1936, Lull 1940, Ostrom 1976, Bryant & Russell 1993 etj.

    Persa i perket derrases se kraharorit, prezenca e saj tek Archaeopteryx nuk vertetin asgje dhe nuk hedh asgje poshte pasi ajo ekziston si tek zogjte ashtu edhe tek shume dinosaure psh Velociraptor, Euparkeria, Ornithosuchus,Oviraptor dhe Ingenia. Megjithese fillimisht mendohej qe dinosauret nuk kishin as klavikula dhe as derrase kraharori zbulimet e mevonshme e hodhen poshte kete mendim, por forcuan idene qe format e ndermjetme kane karaktere dhe nga zvarraniket dhe nga zogjte, pasi prezenca e ketij formacioni nuk eshte specifike e zogjve por dhe e disa dinosaurve.

    Persa i perket kraheve te Archaeopteryx-it ata jane shume te ndryshem nga ata te zogjve te sotem. Kjo vihet re ne menyren se si jane te vendosura kockat e kyceve dhe ato te gishtave, si jane te fuzionuara dhe se cfare levizje lejojne te behen. Per keto vecori kam shkruar me gjate ne shkrimin e meparshem.

    Me poshte jane 2 skica: (2a) Archaeopteryx-i dhe (2b) nje zog. Duken qarte ndryshimet skeletore te kraheve si dhe forma e kafkes dhe menyra se si artikulohet ajo me shtyllen kurrizore.

    Pershendetje, S.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga SuNRiSeR : 07-04-2003 më 15:40

  4. #44
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Sa per Confuciusornis shumica e shkencetareve qe e kane studiuar e klasifikojne ne te njejten familje me Archaeopteryx-in dhe cdo pohim se Confuciusornis eshte shume i ngjashem me zogjte e sotem eshte spekullim i paster.

  5. #45
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Confuciusornis:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Sunriser , shkrimet e mia jane kryesisht citate shkenctaresh dhe jo fjalet e mia , por nuk kam dashur ta mbush shkrimin me origjinen e citimeve.

    Te ftoj ti lexosh pak me me kujdes argumentat e paraqitura.

    Existenca e derrases se kraharorit vertetoi qe erkeopterixi fluturonte , pra ishte nje gjalllese qe fluturonte dhe ketu nuk ka asnje shenje te formes kalimtare nga dinosauri.Do duhej vertetuar qe arkeopteriksi nuk fluturonte dhe ishte gjysem i zhvilluar nqs do doje te beje lidhjen me zogjte e sotem , mirepo ai shfaqet komplet i zhvilluar dhe ne gjendje te fluturoje.Atehere ku jane ato krijesa te supozuara kalimtare qe jane me krahe gjysem te zhvilluar ?Pastaj nuk e di a e vure re strukturen e mushkerive te shpendeve dhe te gjallesave te tjera.Eshte nje strukture komplet ndryshe dhe nuk jepet asnje shpjegim per trensformimin e saj .Gjithashtu nuk preke fare as faktin se zogjte jane me gjak te ngrohte , ndryshe nga dinosauret.


    Sunriser , jam plotesisht i bindur qe bindja jote per kte teme vjen vetem nga besimi , sepse shkencerisht teoria s'eshte gjekundi.
    Peace!

  7. #47
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    "Shkencetare" ka shume dhe nje pjese e mire e tyre, nuk e studiojne faktin por e paragjykojne ne menyren qe per ta eshte me e leverdisshme. Prandaj fakti qe eshte citat i nje shkencetari nuk do te thote qe afirmimi i tyre eshte 100% e vertete. Ekam shkruar edhe ne nje shkrim pak me siper qe "shkencetaret kreacioniste" nuk nisen nga qellimi per te bere nje studim shkencor neutral (pavaresisht se cilat jane perfundimet) por e perdorin evolucionin si nje menyre per te ungjillizuar dhe predikuar idene qe Zoti e krijoi jeten ne toke.

    Megjithate faktin qe evolucioni eshte dicka reale (jo e zbardhur 100% por e mbeshtetur nga faktet shkencore) e ka paraqitur dhe provuar Theodosius Dobzhansky ne librin e tij "Nothing in Biology Makes Sense Except in the Light of Evolution". Te rekomandoj t'i hedhesh vetem nje sy, pavaresisht se me cfare qellimi mund ta lexosh, por sidoqofte eshte dicka e vlefshme per te gjithe ata qe mundohen te "fabrikojne" fakte pro-kreacioniste.

    Sa per lidhjen midis pendeve dhe kafsheve me gjak te ngrohte, kjo eshte dicka qe nuk eshte provuar dhe nuk ka se si, por keto jane vetem "teori" por jo shkencore sic eshte evolucioni. por spekulative. Kjo tregon edhe njehere se cili eshte qellimi i "shkences kreacioniste".

    Per punen e besimit dhe se sa eshte evolucioni pune besimi, nuk mund ta thuash me siguri eshte apo jo, persa kohe qe i sheh faktet me paragjykim. Mjafton te kuptosh se ne rast se evolucioni eshte nje "perralle e shemtuar" shkencat natyrore (qe nuk mund ta mohosh qe kane bere "mrekullira") qendrojne mbi themele prej rere dhe gjithcka qe ato mesojne dhe metodat qe perdorin jane te gjitha mashtrime dhe pa vlere. Megjithate une te rekomandoj te lexosh dicka me teper edhe se si e sheh ana tjeter kete ceshtje dhe pastaj mund te nxjerresh vete nje perfundim pavaresisht se cili do te jete ky.

    Pershendetje, S.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Sunriser!
    Citatet e shkrimmeve te mia jane nga te dyja palet e shkencetareve.Nuk e di ekzaktesiht se cfare eshte cituar me teper.Keshilla jote eshte mjafte e mirepritur dhe nese kam kohe gjithnje i hedh nje sy shkrimeve dhe punimeve per kte ceshtje.

    Megjithate une po vazhdoj me tej me disa aspekte te tjera te teorise.
    Peace!

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Keqinterpretimi i të dhënave fosile



    P ara se të hyjmë në detajet e mitit të evolucionit të njeriut, duhet të përmendim metodën e propagandës që ka bindur opinionin publik për idenë se krijesa gjysmënjeri-gjysmëmajmun kanë jetuar dikur në të kaluarën. Kjo metodë propagande përdor "rindërtimin" që i bëhet fosileve. Rindërtimi është vizatimi i një pikture apo ndërtimi i një modeli të një gjallese duke u bazuar në të dhënat fosile, por me këtë evolucionistët kanë spekuluar shumë duke bërë rindërtime imagjinare të bazuara vetëm në një kockë, ndonjëherë vetëm në një fragment kocke. Njerëzit-majmunë që shikojmë nëpër revista, gazeta ose filma nuk janë gjë tjetër veç rindërtime imagjinare.

    Meqenëse zakonisht fosilet janë jo të rregullta dhe të paplota, çdo li- dhje që bëhet, duke i marrë ato për bazë, është spekulative. Në fakt rindërtimi i bërë nga evolucionistët, i bazuar në mbetjet fosile, bëhet pikërisht për të bërë të vlefshme tezat evolucioniste. Një antropolog nga Harvardi, David R. Pilbeam e thekson këtë fakt kur thotë
    "Së paku në paleontologji të dhënat janë kaq të shpërndara, saqë teoria influencon shumë interpretimet. Në të kaluarën teoritë kanë pasqyruar bindjet dhe ideologjitë personale në vend që pasqyrojnë të dhënat e sakta."

    Meqenëse njerëzit janë mjaft të ndikueshëm nga informacioni pamor, këto rindërtime i shërbejnë mjaft mirë evolucionistëve për t'i bindur ata se këto krijesa të rindërtuara kanë ekzistuar me të vërtetë në të shkuarën.

    Këtu ne duhet të ndriçojmë një pikë të veçantë. Rindërtimet e bëra mbi kockat e mbetura mund të tregojnë vetëm karakteristikat e përgjithshme të objektit, ndërsa detajet e veçanta që dallojnë anën e jashtme zhduken shpejt me kalimin e kohës. Prandaj me interpretimin spekulativ të pamjes së jashtme, pikturat apo modelet e rindërtuara bëhen totalisht sipas imagjinatës së personit që i prodhon ato. Earnst A. Hooten nga universiteti i Harvardit e shpjegon kështu situatën




    "Të përpiqesh të ribësh pamjen e jashtme është një ndërmarrje akoma më e rrezikshme. Buzët, sytë, veshët dhe maja e hundës nuk lënë ndonjë veçori në pjesët kockore poshtë tyre. Ju me të njëjtën lehtësi mund të modeloni mbi një kafkë neandertali karakteristikat e një shimpanzeje ose linjat e një filozofi. Këto rindërtime të llojeve të hershme të njeriut kanë shumë pak vlerë shkencore dhe shërbejnë vetëm për të çorientuar publikun. Prandaj mos u besoni rindërtimeve."

    Në fakt, evolucionistët kanë shpikur kaq shumë histori të pavërteta, saqë të njëjtës kafkë i janë bashkangjitur fytyra të ndryshme. Shembull tipik i këtyre makinacioneve janë tre rindërtimet që i janë bërë fosilit me emrin Australopitekus Robustus.

    Interpretimi me paragjykime apo fabrikimi i shumë rindërtimeve tregon qartë sesa shpesh evolucionistët gjejnë mbrojtje në mashtrime. Në një farë mënyre kjo mund të duket fare e vogël po të krahasohet me mashtrimet që janë bërë në historinë e evolucionit.
    Peace!

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    TRE NDËRTIME TË NDRYSHME TË BAZUARA
    NË TË NJËJTËN KAFKË




    Sunday Time, Vizatim i Maurice Wilson , Rindertim i N Parker
    4 Prill 1964
    Peace!

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    pamë se nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që i bën gjallesat të evoluojnë. Gjithashtu, pamë se gjallesat erdhën në ekzistencë jo si rezultat i një procesi evolutiv, por u shfaqën krejt papritur me strukturën e tyre prezente. Pranda,j është e qartë se evolucioni i njeriut është një histori që nuk ka ndodhur kurrë.

    Atëherë cila është baza e kësaj historie sipas evolucionistëve?

    Kjo bazë është ekzistenca e shumë fosileve, mbi të cilat evolucionistët janë në gjendje të ndërtojnë interpretime imagjinare. Gjatë gjithë historisë, më shumë se 6,000 specie majmunësh kanë jetuar në tokë. Këto specie, shumica të zhdukura (sot në tokë jetojnë vetëm 120 specie majmunësh), përbëjnë një burim të pasur për evolucionistët.

    Ata shkruan skenarin e evolucionit të njeriut duke përpunuar disa kafka, që i përshtateshin qëllimit të tyre. Sipas tyre, këto krijesa evoluan me kalimin e kohës dhe disa prej tyre u bënë majmunët e sotëm, ndërsa grupi tjetër ndoqi një tjetër rrugë evoluimi, duke evoluar në njerëzit e sotëm.

    Të gjitha zbulimet paleontologjike, anatomike dhe biologjike kanë treguar se kjo që pretendohet nga evolucionistët është po aq fiktive dhe e pavlefshme sa të gjitha pretendimet e tjera të tyre. Përveç pikturave të falsifikuara me paramendim, asnjë provë e saktë nuk është paraqitur për të argumentuar lidhjet midis majmunit dhe njeriut.

    Të dhënat fosile na tregojnë se gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë qenë njerëz, ndërsa majmunët majmunë. Disa prej fosileve, për të cilat evolucionistët pretendojnë se janë stërgjyshërit e njeriut, i përkasin racave njerëzore që kanë jetuar deri vonë, rreth 10,000 vjet më parë dhe pastaj u zhdukën. Për më tepër, shumë komunitete njerëzore që jetojnë sot kanë të njëjtat karakteristika dhe paraqitje fizike si ato të racave njerëzore të zhdukura, për të cilat evolucionistët thonë se janë stërgjyshërit e njerëzve. Të gjitha këto janë prova të qarta që tregojnë se njeriu nuk ka kaluar kurrë nëpërmjet një procesi evolucioni në ndonjë periudhë të historisë.

    Më e rëndësishmja është se ka diferenca të shumta anatomike midis majmunëve dhe njerëzve dhe askush nuk mund të ketë ardhur në ekzistencë nga një proces evolutiv. Bipedaleteti (dykëmbshmëria) është një prej tyre. Siç do ta shpjegojmë më vonë në detaje, bipedaliteti (dykëmbshmëria) është një nga tiparet më të rëndësishme që e dallon njeriun nga kafshët.




    Pema familjare imagjinare e njeriut

    Darvinizmi pretendon se njeriu i sotëm ka evoluar nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Gjatë këtij procesi evolutiv, i cili mendohet të ketë filluar 4-5 milionë vjet më parë, thuhet se ekzistonin disa "forma kalimtare" midis njeriut modern dhe stërgjyshërve të tij. Sipas këtij skenari krejtësisht të fantazuar, "kategoritë" bazë janë katër:

    1- Australopitekët

    2- Homo Habilis

    3- Homo Erektus

    4- Homo Sapiens

    Evolucionistët e quajnë të ashtuquajturin stërgjyshin e parë të njeriut dhe të majmunëve Australopitek, që do të thotë "majmuni i jugut". Australopitekët, që nuk janë gjë tjetër veçse një specie e vjetër majmunësh të zhdukur, kanë ekzistuar në disa lloje. Disa kanë pasur struktura të ndërtuara mirë, ndërsa disa të tjerë kanë qenë të vegjël dhe me shtat të hollë.

    Evolucionistët e klasifikojnë fazën tjetër të evolucionit të njeriut si "homo", "njeri". Sipas evolucionistëve gjallesat në serinë "homo" janë më të zhvilluara se Australopiteku dhe jo shumë të ndryshëm nga njeriu modern. Njeriu i sotëm, Homo Sapiens, thuhet se ka formuar fazën e fundit të këtij evolucioni.

    Fosilet si "Njeriu i Xhavës", "Njeriu i Pekinit" dhe "Lusi", të cilat paraqiten në media herë pas here dhe gjenden në botimet dhe literaturën evolucioniste, përfshihen në një prej katër specieve të përmendura më parë.
    Peace!

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Duke e futur zinxhirin e lidhjes formën "Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens" evolucionistët nënkuptojnë se secila prej këtyre specieve është paraardhëse e njëra-tjetrës. Zbulimet e fu- ndit të paleo-antropologëve kanë treguar se Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë ekzistuar në pjesë të ndryshme të botës në të njëjtën kohë. Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri në kohët moderne. Homo Sapiens, Neandertali dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtën zonë. Kjo situatë tregon dukshëm pavlefshmërinë e thënies se ata janë paraardhës të njëri-tjetrit.

    Të gjitha kërkimet shkencore kanë treguar se të dhënat fosile nuk su- gjerojnë një proces evolutiv, ashtu siç pretendojnë evolucionistët. Fosilet, për të cilat evolucionistët thonë se i përkasin stërgjyshërve të njeriut, në fakt i përkasin ose racës njerëzore ose majmunëve. Atëherë cilat janë fosile njeriu dhe cilat janë fosile majmuni? A është e mundur që ndonjë prej tyre të konsiderohet formë kalimtare? Për të gjetur përgjigjen le të shikojmë më nga afër secilën kategori.
    Peace!

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Australopiteku: Një majmun

    Autralopiteku, që përfaqson kategorinë e parë, do të thotë "majmun i jugut". Eshtë pranuar se këto krijesa u shfaqën për herë të parë në Afrikë, rreth 4 milionë vjet më parë dhe jetuan deri 1 milion vjet më parë. Midis tyre ka disa klasa. Evolucionistët marrin A. Afarensis si specien më të vjetër të Australopitekut. Pas këtij vjen A. Afrikanus, që ka kocka më të holla dhe pastaj A. Robustus, që ka relativisht kocka më të mëdha. Ndërsa për A. Boisei, disa kërkues pranojnë se ai ishte një specie tjetër, të tjerë thonë se ai ishte një nënspecie e A. Robustus.

    Të gjitha speciet e Australopitekut janë majmunë të zhdukur që i ngjajnë majmunëve të sotëm. Kapaciteti i kafkës së tyre është njësoj ose më i vogël se i shimpazeve të sotme. Në duart dhe këmbët e tyre ka pjesë të posaçme që ata i përdornin për t’u ngjitur në pemë, tamam si shimpanzetë e sotme. Gjithashtu këmbët e tyre kanë aftësi për t’u kapur dhe për t’u mbajtur në degët e pemëve. Ata janë të shkurtër (maksimumi 130 cm) tamam si shimpazetë e sotme. Mashkulli i Australopitekut është më i madh se femra. Shumë karakteristika, si p.sh. detajet e kafkës, afërsia e syve, dhëmballët e mprehta, struktura e nofullës, krahët e gjatë, këmbët e shkurtra, janë argumente që tregojnë se këto gjallesa nuk ishin të ndryshme nga majmunët e sotëm.

    Evolucionistët thonë se, megjithëse Australopitekët kanë anatominë e një majmuni, ata ecnin duke mbajtur trupin drejt si njerëzit dhe jo si majmunët.

    Kjo thënie e ecjes me "trupin drejt" është në fakt një pikëpamje që ka qenë mbrojtur nga paleo-antropologët si Richard Leakey dhe Donald C. Johanson për dekada me radhë. Tashmë shumë shkencëtarë kanë nxjerrë në pah shumë fakte të reja në lidhje me strukturën skeletore të Australo- pitekut dhe kanë provuar pasaktësinë e këtij argumenti. Kërkimi i gjerë i bërë mbi specie të ndryshme Australopitekësh nga dy anatomistë me famë botërore nga Anglia dhe USA, Lord Solly Zuckermen dhe Prof. Charles Oxnard, ka treguar se këto krijesa nuk ecnin me dy këmbë dhe kishin të njëjtën mënyrë lëvizjeje si majmunët e sotëm.

    Duke studiuar kockat e këtyre fosileve për një periudhë 15 vjeçare, të mbështetur nga qeveria britanike, Lord Zuckermen dhe grupi i tij prej pesë specialistësh arritën në konkluzionin se Australopitekët ishin vetëm një specie e zakonshme majmunësh dhe nuk ishte aspak e vërtetë që ecnin me dy këmbë, megjithëse Zuckermen ishte vetë evolucionist. Përkatësisht, Charles E. Oxnard, një tjetër evolucionist i famshëm për kërkimet e tij mbi këtë çështje, e krahason strukturën skeletore të Australopitekëve me atë të orangutangëve modernë. Në vitin 1994, një grup shkencëtarësh nga universiteti i Liverpulit në Angli filluan një kërkim të gjerë për të arritur në një përfundim të përcaktuar mirë. Ata konkluduan se "Australopitekët ishin katërkëmbësh".

    Shkurtimisht, Australopitekët nuk kanë lidhje me njerëzit, ata janë thjesht një specie majmunësh të zhdukur
    Peace!

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Homo Habilis: Majmuni që u paraqit si njeri

    Ngjashmëria e madhe midis strukturës skeletore dhe kafkës së Australopitekëve me ato të shimpazeve dhe refuzimi i thënies se këto krijesa ecnin me dy këmbë shkaktuan vështirësi shumë të mëdha për paleo-antropologët evolucionistë. Arsyeja është se, sipas skemës imagjinare evolucioniste, Homo Erektus vjen pas Australopitekut. Për shkak se pjesa paraprirëse "homo" do të thotë "njeri", kjo nënkupton se Homo Erektus është një klasë njerëzore dhe skeleti i tij është i drejtë. Kapaciteti i kafkës së tij është dy herë më i madh se ai i Australopitekut. Një tranzicion direkt nga Australo- piteku, i cili është një majmun si shimpanzeja, tek Homo Erektus, i cili ka skelet jo të ndryshëm nga njeriu modern, është, edhe sipas vetë evolucionistëve, jashtë diskutimit. Prandaj ekzistenca e "lidhjeve" d.m.th. "formave kalimtare", është më se e nevojshme. Pikërisht nga kjo nevojë lindi koncepti i Homo Habilis.

    Klasifikimi i Homo Habilis u paraqit në vitet 1960 nga Leakeys, të cilët konsiderohen si familje "gjuetarë fosilesh". Sipas tyre, kjo specie e re, të cilën ata e klasifikuan si Homo Habilis, kishte një kafkë me kapacitet relativisht të madh, ecte mbi dy këmbë dhe përdorte gurë e vegla druri. Prandaj, ai duhet të ishte stërgjyshi i njeriut.

    Fosilet e reja të së njëjtës specie që u zbuluan nga fundi i viteve '80, e ndryshuan plotësisht këtë pikëpamje. Disa studiues si Bernard Wood dhe C. Loring Brace të mbështetur mbi fosilet e zbuluara së fundi deklaruan se Homo Habilis, që do të thotë "njeri i aftë për të përdorur vegla", duhet të klasifikohet si Australopitek Habilis që do të thotë "majmuni i jugut i aftë për të përdorur vegla", sepse Homo Habilis ka shumë karakteristika të përbashkëta me majmunët e quajtur Australopitek. Homo Habilis kishte krahë të gjatë, këmbë të shkurtra dhe një strukturë skeletore si të majmunit. Gishtat e këmbës dhe dorës ishin të përshtatshëm për ngjitje. Struktura e nofullës ishte shumë e ngjashme me atë të majmunëve të sotëm. Kapaciteti i kafkës (mesatarisht 600cc) ishte gjithashtu një tregues se ata ishin majmunë. Shkurt, Homo Habilis, që është paraqitur nga evolucionistët si një specie e ndryshme, ishte në të vërtetë një specie majmunësh, si të gjithë Australo- pitekët e tjerë.
    Peace!

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Kërkimet e bëra në vitet e mëvonshme demonstruan me të vërtetë se Homo Habilis nuk ishte më i ndryshëm nga Australopiteku. Kafka dhe skeleti fosil OH62 i zbuluar nga Tim White tregojnë se kjo specie kishte kapacitet kafkor të vogël, krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtra, të cilat bënin të mundur që ata të ngjiteshin në pemë, tamam si majmunët e sotëm.

    Analizat e detajuara të bëra nga antropologia amerikane Holli Smith në vitin 1994 treguan se Homo Habilis nuk ishte njeri, por majmun. Për analizat që bëri mbi dhëmbët e Australopitekut, Homo Habilis, Homo Erektus dhe Homo Neandertal, ajo deklaroi:

    Rezultatet e analizave strikte të fosileve tregojnë: Mostrat e zhvillimit dentar të Australopitekut dhe Homo Habilis tregojnë se ata klasifikohen si majmunë afrikanë, ndërsa ato të Homo Erektus dhe Neandertalit klasifikohen si njerëz.

    Brenda të njëjtit vit, Fred Spoor, Bernard Wood dhe Frans Zonneveld, të gjithë specialistë në anatomi, arritën në të njëjtin konkluzion nga metoda krejtësisht të ndryshme. Kjo metodë u bazua në analizat krahasuese të kanaleve gjysmërrethore në veshin e brendshëm të njerëzve dhe majmunëve, të cilat sigurojnë ruajtjen e ekuilibrit gjatë lëvizjes. Kanalet e njerëzve (që ecin drejt) ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga ato të majmunëve që ecin të përkulur përpara. Kanalet e veshit të brendshëm të mostrave te të gjithë Australopitekët dhe akoma më tej te Homo Habilis të analizuar nga Spoor, Vood, dhe Zonneveld ishin njësoj si ato të majmunëve modernë. Kanalet e veshit të brendshëm të Homo Erektus ishin njësoj si ato të njeriut modern. (Fred Spoor, Bernard Wood, Frans Zonneveld, "Implication of Early Hominid Labryntine Morphology for Evolution of Human Bipedal Locomotion", Nature, vol. 369, 23 qershor 1994, fq. 645-648)

    Këto zbulime kanë dy rezultate të rëndësishme:

    1. Fosilet e Homo Habilis nuk i përkasin klasës së njeriut, por asaj të Australopitekëve, pra, majmunëve.

    2. Si Homo Habilis, ashtu dhe Australopiteku ishin gjallesa që ecnin përkulur, ndaj dhe kishin skelet majmuni. Ato nuk kanë as lidhjen më të vogël me njerëzit.
    Peace!

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Homo Rudolfensis: Fytyra që u bashkangjit gabimisht

    Termi Homo Rudolfensis është emri që u është dhënë disa fragmenteve fosile të zbuluara në 1972. Klasa që mendohej se paraqitej nga ky fosil u emërtua Homo Rudolfensis, për shkak se këto fragmente fosilesh u zbuluan në afërsi të lumit Rudolf, në Kenia. Shumica e paleo-antropologëve pranojnë se këto fosile nuk i përkasin një specieje të veçantë, por gjallesa e quajtur Homo Rudolfensis ishte në fakt një Homo Habilis.

    Richard Leakey, zbuluesi i fosilit, e paraqiti kafkën, të cilën e emërtoi KNM-ER 1470 me një moshë të supozuar 2.8 milionë vjeçare, si zbulimin më të madh në historinë e antropologjisë. Sipas Leakey, kjo qenie, që kishte fytyrë njeriu dhe kafkë me kapacitet të vogël, ashtu si Australopiteku, ishte hallka që mungonte midis Australopitekut dhe njeriut. Pak më vonë u kuptua se fytyra njerëzore e kafkës KNM-ER 1470, e cila shumë shpesh ekspozohej në kopertinat e revistave shkencore, ishte rezultat i bashkimit të fragmenteve të kafkës - të cilat mund të kenë qenë të paramenduara. Prof. Tim Bromage, që ka bërë studime për anatominë e fytyrës së njeriut, e nënvizon këtë fakt, të cilin ai e nxori në pah me anën e stimulimeve në kompjuter në 1992:

    Kur ai (KNM-ER 1470) u rindërtua për herë të parë, fytyra iu përshtat kafkës në një pozicion gati vertikal, shumë të ngjashëm me fytyrën e sheshtë të njerëzve mo- dernë. Por studimet e fundit të lidhjeve anatomike tregojnë se në jetë fytyra duhet të ishte e dalë përpara në mënyrë të dukshme, duke krijuar një pamje majmuni, në një farë mënyre si fytyra e Australopitekut.(Tim Bromage, "New Scientist" (Shkencëtari i Ri), vol. 133, 1992, fq. 38-41)

    C. Loring Brace nga universiteti i Miçiganit ka arritur në të njëjtin përfundim nga analizat që bëri mbi nofullën dhe strukturën e dhëmbëve të kafkës 1470. Ai tha se përmasa e nofullës dhe e pjesës që mbante dhëmballët tregonte se KNM-ER 1470 kishte tamam fytyrën dhe dhëmbët e një Australopiteku. (C. L. Brace, H. Nelson, N. Korn, M. L. Brace, "Atlas of Human Evolution" (Atlasi i evolucionit të njeriut), 2.b. New York: Rinehart and Vilson, 1979)

    Prof. Alan Valker, paleoantropolog nga universiteti John Hopkins, që ka bërë po aq kërkime mbi KNM-ER 1470 sa edhe Leakey, mbron tezën se kjo gjallesë nuk duhet të klasifikohet si njeri, por përkundrazi duhet të përfshihet nën specien e Australopitekut.

    Si përfundim, klasifikime të tilla si Homo Habilis apo Homo Rudolfensis, të cilat paraqiten si lidhje kalimtare midis Australopitekut dhe Homo Erektus, janë krejtësisht të sajuara. Ashtu siç konfirmohet nga shumë kërkues sot, këto gjallesa janë anëtarë të klasës së Australopitekëve. Të gjitha tiparet e tyre vërtetojnë se ata nuk janë gjë tjetër veçse majmunë.
    Peace!

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Homo Erektus dhe të tjerët që vijnë pas tij: Qenie njerëzore

    Sipas skemave të fantazuara të evolucionistëve, evolucioni i brendshëm i specieve homo (njeri) është si më poshtë: I pari Homo Erektus, pastaj Homo Sapiens Arkaik, pastaj Njeriu i Neandertalit, më pas Njeriu i Kromanjonit dhe në fund njeriu modern. Të gjitha këto klasifikime janë në të vërtetë vetëm raca origjinale njerëzore. Ndryshimet midis tyre nuk janë më të mëdha se diferenca midis një aziatiku dhe një zezaku, apo një pigmeu dhe një evropiani.

    Le të ekzaminojmë në fillim Homo Erektus, i cili mbahet si specia humane më primitive. Ashtu siç do të thotë fjala "erekt" (drejt), Homo Erektus do të thotë një "njeri që ecën drejt". Evolucionistët e kanë ndarë këtë specie nga llojet e mëparshme, duke shtuar cilësinë e qëndrimit drejt, sepse të gjitha fosilet e Homo Erektus që disponohen kanë një shtrirje të drejtë të pavërejtur në ndonjë mostër Australopiteku apo Homo Habilis. S’ka asnjë ndryshim midis skeletit të njeriut modern dhe atij të Homo Erektus.

    Arsyeja primare që i shtyn evolucionistët të mbrojnë konceptin e primitivitetit të Homo Erektus është vëllimi i kafkës (900 - 1100 cc), i cili është më i vogël se mesatarja e atij të njeriut modern, si dhe pjesa e trashë kockore e vetullës. Ka shumë njerëz që jetojnë sot në botë e që kanë të njëjtin vëllim kafke si Homo Erektus (p.sh. pigmejtë), gjithashtu ka disa raca të tjera që kanë vetulla të dala (p.sh. aborigjenët në Australi).

    Shkencëtarët kanë rënë dakord se ndryshimet në vëllimin e kafkës, nuk tregojnë medoemos ndryshime në nivelin e inteligjencës ose aftësive. Inteli- gjenca varet më tepër nga organizimi i brendshëm i trurit sesa nga volumi i tij.(Marvin Lubenow, "Bones of Contention" (Kockat e grindjes), Grand Rapids, Baker, 1992, fq. 83.)
    Fosilet që e kanë bërë të njohur Homo Erektus në botë janë fosilet e Njeriut të Pekinit dhe Njeriut të Javës të gjetura në Azi. Me kohë u kuptua se këto dy fosile ishin të rreme. Njeriu i Pekinit konsistonte në disa elemente të bëra prej stukoje, sepse pjesët origjinale kishin humbur, ndërsa Njeriu i Javës ishte i përbërë prej një fragmenti kafke, plus një kockë legeni që ishte gjetur disa metra larg prej saj, duke mos pasur asnjë argument që provonte se ajo i përkiste të njëjtës gjallesë. Kjo është arsyeja që fosilet e Homo Erektus, të gjetura në Afrikë kanë marrë kaq shumë rëndësi. (Duhet përmendur se disa fosile të konsideruara të Homo Erektus futen nga disa evolucionistë në një klasë të dytë, të quajtur "Homo Ergaster". Ka mosmarrveshje midis tyre në këtë pikë. kto do trajtohen nën klasifikimin e Homo Erektus.)

    Mostra më e famshme e Homo Erektus e gjetur në Afrikë është fosili i "Narikotome Homo Erektus" ose "Djali i Turkanës", i cili u zbulua pranë liqenit Turkana, Kenia. Eshtë konfirmuar se fosili ishte i një djali 12 vjeçar, i cili në moshën e adoleshencës do të kishte qenë 1.83 m i gjatë. Struktura e drejtë e skeletit të fosilit nuk është e ndryshme nga ajo e njeriut modern. Në lidhje me të, paleo-antropologu amerikan Alan Walker thotë se ai dyshon që "një paleontolog i zakonshëm të jetë në gjendje të tregojë diferencën midis këtij skeleti fosil dhe atij të njeriut modern." Përsa i përket kafkës, Walker thotë se ajo duket tamam si kafka e Njeriu të Neandertalit. Ashtu siç do të shikojmë në kapitullin tjetër, Neandertali është një racë e njerëzve modernë. Prandaj Homo Erektus është gjithashtu një racë e njerëzve modernë. Bile edhe evolucionisti Richard Leakey pranon se diferencat midis Homo Erektus dhe njeriut modern janë jo më shumë se ndryshime midis racash:

    Gjithashtu mund të vërehen ndryshime në formën e kafkës, në gradën e daljes së fytyrës, në trashësinë e vetullave e kështu me radhë. Këto diferenca janë jo më shumë të theksuara se ato që dallohen midis racave të ndryshme të njerëzve të sotëm. Këto ndryshime biologjike shfaqen kur popullatat ndahen gjeografikisht nga njëra-tjetra për një periudhë të gjatë kohore.

    Prof. William Laflin nga universiteti i Konektikatit ka bërë ekzaminime të gjera anatomike mbi inuitët (racë njerëzish) dhe njerëzit që jetojnë në ishujt Aleut dhe ka vënë re se këta njerëz ishin jashtëzakonisht të ngjashëm me Homo Erektus. Përfundimi, në të cilin arriti Laflin, ishte se të gjitha këto raca ishin, në fakt, raca të ndryshme të Homo Sapiens (njeriut modern).
    Peace!

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    NEANDERTALI
    Neandertali është njeri që u shfaq papritur 100 mijë vjet më parë në Evropë dhe u zhduk ose u asimilua pa u ndjerë nga përzierja me raca të tjera, 35 mijë vjet më parë. E vetmja diferencë nga njeriu modern është skeleti më i trashë dhe vëllimi i kafkës pak më i madh.

    Neandertalët janë racë njerëzore dhe ky fakt është pranuar nga të gjithë sot. Evolucionistët janë përpjekur shumë t’i paraqesin si specie primitive, por të gjitha zbulimet tregojnë se ata nuk ishin të ndryshëm nga një njeri trupmadh që ecën sot në rrugë. Një autoritet i shquar në këtë fushë, Erik Trinkaus, paleo-antropolog nga universiteti i New Mexico, shkruan:

    "Krahasimet e detajuara të mbetjeve skeletore të Neandertalit me ato të njerëzve modernë kanë treguar se nuk ka asgjë tek anatomia e Neandertalit që tregon përfundimisht se aftësitë e tij lëvizëse, manipuluese, intelektuale apo linguistike janë më pak të zhvilluara nga ato të njerëzve modernë. "

    Shumë kërkime të kohëve të fundit e përcaktojnë njeriun e Neandertalit si nënspecie të njeriut modern dhe e quajnë atë "Homo Sapiens Neandertal". Zbulimet dëshmojnë se Neandertali i varroste të vdekurit e tij, përdorte vegla muzikore dhe kishte përngjasime kulturore me Homo Sapiens Sapiens që jetonte në të njëjtën periudhë. Përfundimisht, Neandertali është një racë njerëzore me trup të madh që thjesht u zhduk me kalimin e kohës
    Peace!

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Homo Sapiens Arkaik, Homo Heilderbergens dhe Njeriu i Kromanjonit

    Homo Sapiens Arkaik është në skemën imagjinare të evolucionit hallka e fundit para njeriut të sotëm. Në fakt,
    evolucionistët nuk kanë shumë për të thënë për këtë njeri, sepse ka vetëm ndryshime minimale midis tij dhe njeriut modern. Disa kërkues thonë se përfaqësues të kësaj race jetojnë akoma sot; për këtë marrin si shembull Aborigjenët në Australi. Ashtu si Homo Sapiens, Aborigjenët kanë vetulla të trasha e të dala, strukturë nofulle të pjerrët nga brenda dhe vëllim kafke pak më të madh. Për më tepër, zbulime të tjera kanë përmendur se njerëz të tillë kanë jetuar në Hungari dhe në disa pjesë të Italisë deri vonë.

    Grupi i quajtur si Homo Heildergensis në literaturën evolucioniste është, në fakt, i njëjti me Homo Sapiens Arkaik. Arsyeja pse janë përdorur dy terma të ndryshëm për të përcaktuar të njëjtën racë njerëzore është një ndryshim konceptesh midis evolucionistëve. Të gjitha fosilet e përfshira nën klasifikimin Homo Heildergensis sugjerojnë se disa njerëz, të cilët janë nga ana anatomike shumë të ngjashëm me evropianët, jetuan 500 mijë vjet, bile deri 740 mijë vjet më parë në Angli dhe më pas në Spanjë.

    Eshtë vlerësuar se Njeriu i Kromanjonit ka jetuar 30 mijë vjet më parë. Ai kishte një kafkë me cepa dhe ballë të gjerë. Kafka e tij prej 1600 cc është mbi mesataren e njerëzve të sotëm. Kafka e tij ka kocka vetullash të trasha dhe një dalje kockore prapa, e cila është karakteristikë e Neandertalit dhe Homo Erektus.

    Megjithëse Njeriu i Kromanjonit konsiderohet si racë evropiane, struktura dhe evoluimi i kafkës së tij duket tamam si ajo e disa racave që jetojnë sot në Afrikë dhe në Tropik. Bazuar mbi këtë ngjashmëri, është vlerësuar se Kromanjoni ishte një racë e vjetër Afrikane. Disa zbulime të tjera paleo-antropologjike kanë treguar se racat e Kromanjonit dhe Neandertalit janë përzier me njëra-tjetrën dhe vunë bazat e racave të sotme. Për më tepër në ditët tona pranohet se përfaqësuesit e racës së Kromanjonit jetojnë akoma në zona të ndryshme të Afrikës dhe në rajonet Salut dhe Dordonjë në Francë. Gjithashtu, njerëz me karakteristika të ngjashme janë vënë re që jetojnë në Poloni dhe Hungari.


    Specie që kanë jetuar në të njëjtën kohë me paraardhësit e tyre

    Ajo që ne kemi marrë në shqyrtim deri tani formon një tabllo të qartë: Skenari i evolucionit të njeriut është kryekëput gënjeshtër. Që të ekzistojë një pemë e tillë familjare (sipas evolucionit) duhet që të ekzistonte një evolucion gradual nga majmuni te njeriu dhe kjo të pasqyrohej në të dhënat fosile. Ekziston një hendek gjigand midis majmunëve dhe njerëzve. Struktura e skeletit, kapaciteti i kafkës dhe kritere të tjera, si p.sh. ecja drejt, i dallojnë qartë njerëzit nga majmunët. [Më parë kemi përmendur se kërkimet e fundit të bëra më 1994 mbi kanalet e gjysmërrethore të ekuilibrit në veshin e brendshëm kanë nxjerrë se Australopiteku dhe Homo Habilis ishin majmunë, ndërsa Homo Erektus ishte njeri].

    Një tjetër zbulim domethënës që dëshmon se nuk mund të ekzistojë një pemë familjare e përbashkët midis këtyre specieve të ndryshme është se speciet që janë paraqitur si paraardhës të njëra-tjetrës në fakt kanë jetuar bashkë në të njëjtat periudha. N.q.s., siç thonë evolucionistët, Australo- piteku u transformua në Homo Habilis dhe ky i fundit në Homo Erektus, atëherë periudhat në të cilat ata kanë jetuar do të ishin në vazhdim të njëra-tjetrës. Ky rregull kronologjik nuk ekziston.

    Sipas vlerësimeve të evolucionistëve Australopitekët jetuan nga 4 milionë deri në 1 milion vjet më parë. Gjallesat e klasifikuara si Homo Habilis, nga ana tjetër, mendohet të kenë jetuar deri në 1.7-1.9 milionë vjet më parë. Homo Rudolfensis, për të cilin thuhet se ishte "më i përparuar" se Homo Habilis, dihet se është 2.5-2.8 milionë vjeçar. Kjo do të thotë se Homo Rudolfensis është 1 milion vjet më i vjetër se Homo Habilis, i cili supozohet se është "paraardhësi" i tij. Nga ana tjetër, mosha e Homo Erektus daton 1.6-1.8 milionë vjet më parë që do të thotë se mostrat e Homo Erektus u shfaqën në tokë në të njëjtën kohë me ato të të ashtuquajturit paraardhës të tij, Homo Habilis.

    Alan Walker e konfirmon këtë fakt duke thënë:

    "… ka evidenca nga Afrika Lindore për individë të vegjël Australopitekësh që kanë mbijetuar deri vonë. Australopitekë të tillë kanë qenë bashkëkohës në fillim me Homo Habilisin pastaj me Homo Erektusin. "

    "Louis Leakey ka zbuluar fosile Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus gati njëra pas tjetrës në rajonin Olduvai George, shtresa Bed II. "

    Sigurisht që s’ka pasur pemë familjare siç pretendojnë evolucionistët. Një paleontolog nga universiteti i Harvardit, Stephen Jay Gould, shpjegon këtë qorrsokak të evolucionit megjithëse vetë është evolucionist:

    "Çfarë mund t’i ndodhë shkallëzimit tonë n.q.s. bashkekzistojnë tre linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitek dhe Homo Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër asnjë prej të treve nuk shfaq prirje evolutive gjatë qëndrimit të tyre në tokë. "

    Kur lëvizim prej Homo Erektus në drejtim të Homo Sapiens, përsëri do të shohim se nuk bëhet fjalë për pemë familjare.

    Ka prova që tregojnë se Homo Erektus dhe Homo Sapiens Arkaik kanë vazhduar të jetojnë deri 27 mijë, madje deri 10 mijë vjet p.e.s. Në kënetën Kou në Australi janë gjetur kafka Homo Erektus 13 mijë vjeçare. Në ishullin Java është gjetur një kafkë Homo Erektus 27 mijë vjeçare.
    Peace!

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    NJË GJILPËRË 26 MIJË VJEÇARE:
    Një fosil tepër interesant që tregon se Neandertalët kishin njohuri për bërjen e rrobave. (Dr. Johanson, B. Edgar "Nga Lusi te gjuha", fq. 99)
    Peace!

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  3. Miti si realitet dhe si gënjeshtër, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  4. Teknologjia Matrix po bëhet realitet?
    Nga Tini- në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •