Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 168
  1. #61
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Akus!

    Kur diskutojme ti ngre nje problem dhe une te pergjigjem, ne rast se ti ke akoma rezerva rreth atij problemi vazhdon aty dhe une po ashtu deri sa ta konsumojme ate teme.
    Ti nuk po e ben kete gje, mua po me duket sikur shkruaj kot pasi ti nuk po diskuton po po i merr temat me rradhe sikur po lexon nje liber. Deri dje ne ishim tek kalimi nga zvarraniket tek zogjte dhe sot pa sqruar gje rreth saj ti u hodhe ne tjeter gje.

    Megjithate une sot po vazhdoj perseri me lidhjen zvarranik-zog dhe pastaj do te te pergjigjem mbi kalimin majmun-njeri.

    Gjithashtu, te lutem permbahu ne afirmime si puna e ketij psh: pam se nuk ekziston asnj mekanizm n natyr q i bn gjallesat t evoluojn. Gjithashtu, pam se gjallesat erdhn n ekzistenc jo si rezultat i nj procesi evolutiv, por u shfaqn krejt papritur me strukturn e tyre prezente. Pranda,j sht e qart se evolucioni i njeriut sht nj histori q nuk ka ndodhur kurr.

    Ne as qe kemi diskutuar mbi mekanizmat e evolucionit. Kemi kapur vetem fare pak siperfaqesisht perzgjedhjen natyrore por thjesht sa per hyrje. Edhe une mund te them: Sic e pame me siper vertetuam qe kreacioni eshte nje perralle dhe evolucioni eshte nje fakt qe ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe

    Ne rast se bejme pohime te tilla ky nuk eshte me debat, por kthehet ne predikim. Prandaj te lutem tregohu me i matur ne fjale dhe bazohu tek ky diskutim dhe jo ne bindjet e tua. Deri tani ne nuk kemi nxjerre asnje perfundim, dhe nuk besoj te nxjerrim pasi na mungon nje pike e perbashket referimi ku te bazohemi te dy, megjithate ky eshte nje diskutim interesant pasi kap pyetjen me te vjeter te njeriut: Si erdha ketu?

    Sic e thashe me lart une po vazhdoj me lidhjen zvarranik-zog.

  2. #62
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Fakti qe Archaeopteryx-i ka derrase kraharori nuk do te thote qe ai mund te fluturonte. Fakti me konkret per kete eshte struci. Struci megjithese eshte zog nuk mund te fluturoje. Ai ka derrase kraharori dhe perseri nuk fluturon. Kete po e sjell vetem per te treguar qe derrasa e kraharorit nuk verteton qe nje qenie qe e ka duhet te fluturoje.

    Mund te thuash qe Archaeopteryx-i ishte zog, pasi te analizosh ngjashmerine qe ka ai me zvarraniket (e kam kapur kete pike disa shkrime perpara).
    Nuk ka asnje evolucionist qe te mohoje qe Archaeopteryx-i ka disa karakteristike te zogjve, biles eshte normale qe te kete, por ka dhe shume te zvarranikeve (shumicen).

  3. #63
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Sunriser, une paraqita mjaft argumenta per arkeoptriksin dhe nese ti nuk bie dakort me to nuk do te thote qe une te rri akoma ne ate teme.
    Persa i perket fosileve une paraqita mjaft shembuj fosilesh qe nuk kane ndryshuar prej miljona vitesh , ndersa ti si evolucionist me ke sjelle vetem arkeopteriksin mbushur plot me dyshime e teorira.Nese do te kishte pasur evolucion , a nuk duhej te ishte toka e mbushur me fosilet e ketyre gjallesave "kalimtare"? Kte pyetje e ngriti edhe Darwini i cili shpresonte se keto do te gjeheshin , mirepo deri tani kane dale me buje te madhe kolekanthi , arkeopteriksi edhe ndonje tjeter.

    Pastaj ti nuk je pergjigjur fare per shumicen e problemeve te ngritura.
    Une te thashe edhe nje here qe citimet e sjella jane prej shkencetaresh te te dyja paleve , biles me teper evolucioniste.
    Peace!

  4. #64
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Akus!

    Argumentave te tua mbi archaeopteryx-in iu jam pergjigjur pothuajse te gjithave, dhe ne rast se kam lene ndonje pa pergjigje e kam bere nga pakujdesia.
    Ndersa ti nga te gjitha ato qe une kisha shkruar rreth tij, nuk ke kapur asgje, madje ke kaluar ne tjeter teme.
    Ti mos u merr se c'tha Darwin-i para 100 vjetesh, shif faktet mbi te cilat po e bazojme kete diskutim, dhe besoj se jane mjaft te pakten, ne mos per te te bindur te te vene ne mendime ta shohesh ceshtjen ne menyre me te paanshme.

    Sa per ata shkencetaret qe ti i ke cituar nga citimi i citimit te dikujt tjeter, ta them une me siguri qe nuk ka evolucionist qe te thote:"...megjithese une jam evolucionist, provat tregojne qe jeta eshte krijuar...". Keto jane keqinterpretime te qellimshme per te ngjallur dyshime, dhe kjo eshte menyra se si kreacioni eshte munduar te fitoje kredibilitet. Vetem nje gje nuk llogarisin te ashtuquajturit shkencetare kreacioniste, qe duke vepruar ne kete menyre njollosin jo vetem "shkencen" e tyre por edhe fene ne rradhe te pare.

    Pershendetje, S.

    P.S. Jam gjithmone i hapur per diskutim ne kuptimin e pare te fjales.

  5. #65
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Akus!

    Te sqaroj nje gje qe me duket se nuk e ke te qarte ne lidhje me evolucionin.

    Nje qenie nuk evoluon pa qellim. Nje qenie mund te qendroje e pandryshuar per miliona vjet, nderkohe qe nje tjeter gjate kesaj kohe te ndryshoje plotesisht.

    Kjo varet nga pershtatshmeria dhe perzgjedhja natyrore nuk ka se pse te zgjedhe te tjera tipare, kur ajo specie eshte pershtatur plotesisht ne ambjentin e saj dhe nuk paraqet rrezik per tu zhdukur nga mospershtatshmeria apo nga "lufta per mbijetese".

    Ky eshte shkaku qe nje specie mund ta gjesh sot ne toke ne formen qe ka pasur miliona vjet perpara. Nje rast konkret eshte krokodili dhe aligatori. Qe kur keto 2 specie morren formen qe kane sot, kane ndryshuar shume pak pasi jane pershtatur ne habitatin e tyre ne menyre te persosur.

    Pershendetje, S.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Po normal , cfare shpjegimi tjetetr mund te japesh!
    Aty ku do ti ka evolucion , aty ku ska , qenkan perfekte.!!!

    Pyetjes tjeter nuk ju pergjigje me duket.Ku jane miljona e miljarda forma kalimtare ? A nuk duhet te ishin ato te pranishme ne shumicene e mbetjeve fosile???
    Peace!

  7. #67
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Jane sigurisht, nje pjese jane gjetur nje pjese tjeter do te gjenden. Per kete mos u bej merak. Ne cdo numer te "Science" ke nga nje fosil te ri, si eshte gjetur, ku eshte gjetur dhe si ndikon mbi njohurite e deritanishme. Shumica jane pro-evolucion.

    Disa shkrime me siper te kam dhene nje liste me fosilet, qe jane gjetur dhe qe tregojne lidhjen midis zvarranikeve dhe gjitareve me duket.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Antarsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Akus,
    po pergjigjem :

    Postuar m par nga Akus
    Peli , me vjen keq qe e sheh me kaq paragjykim kte teme.Nqs ka dicka qe nuk ka permbajtje shkencore je i lutur te ma tregosh , nese jo , nuk ben mire te na prishesh lezetin e temes sepse mendoj se nga kjo teme mund te perfitojne shume njerez.Jo me kot temen a hapa tek "shkenca" .Deshiroj qe debati te zhvillohet me argumenta shkencore dhe mesa shoh ,une dhe sunriser jemi munduar ti permbahemi temes dhe po zhvillojme nje debat mjaft interesant.

    ND
    _" me vjen keq qe e sheh me kaq paragjykim kte teme"

    Sigurisht qe s'kam asnje paragjykim.Paragjykimi vjen nga mosnjohja, kurse une e njoh fare mire Harun Jahja per te cilin nderhyra.Paragjykimi duket se eshte ne anen tuaj sic sugjeron dhe vete titulli i temes i zgjedhur me aq kujdes.

    Harun Jahja , ky islamik i thekur,prej te cilit ti ke cituar faqe te tera ,nuk ka te beje aspak me shkencen, ai eshte thjesht nje predikues .Me duhet te pranoj se eshte i suksesshem kur i drejtohet individeve te paditur ,atyre qe evolucionin e njohim me te degjuar.Pozita e tij eshte thjeshtesisht fetare; lexo nese desheron vepren e tij "Jeta e kesaj bote" tek www.burimi.net.

    Ne koherat moderne qe jetojme feja eshte nje ceshtje morale. Ne dallim nga ortodokset,qe me sa dij,nuk kane interferuar kurre seriozisht ne lemin e shkences; ne dallim nga katoliket,qe ndonse e kane luftuar shkencen duke kryer dhe krime,por qe kane kerkuar falje dhe perfundimisht e kane pranuar shkencen, perfshire dhe evolucionin, duke e aktualizuar vazhdimisht fene e tyre; islamiket ,qe kane mbetur ne nivelin e kohes kur u krijua islamizmi, kane marre flamurin kunder shkences e kultures.Te pakten nje pjese e tyre ,perfaqesues i te cileve eshte dhe ky Haruni.
    Ti pretendon te behet debat shkencor, edhe une ate kerkoj, prandaj jam kunder spekullimeve te vjeteruara e tejkaluara te Harunit ne lidhje me evolucionin.

    _" nqs ka dicka qe nuk ka permbajtje shkencore je i lutur te ma tregosh "
    Ja disa shkurtimisht:

    # Ti apo i cituari yt ,kembengul qe " mutacionet jane vetem te demshme".
    Ketu s'ka asgje shkencore ,eshte vetem mashtrim apo padituri.
    Nga perkufizimi , mutacioni,eshte nje ngjarje e rastit,pra probabilitare dhe si i tille nuk ka kahje,pozitive apo negative.Pra teorikisht ,bazuar ne probabilitetin, qe eshte matematike e kulluar, mutacionet mund te jene te cfaredolloji, pozitive , negative, neutrale.
    Sigurisht ,duke patur nje strukture te ngritur ,ADN, ne praktike do te verehen shume me teper ,mutacione negative,sepse eshte shume me e lehte te prishesh se te rindertosh.Por kjo nuk do te thote se probabiliteti i mutacioneve pozitive eshte zero.

    Per me teper, ne praktike , mutacionet pozitive, te dobishme ne pikpamje te evolucionit, jane nje fakt i padiskutueshem.Jane me dhjetra eksperimentet dhe studjuesit qe konfirmojne faktin e egzistences se mutacioneve te dobishme.
    Po te sjell nje shembell qe eshte provuar me mijra here:

    Nje koloni bakteriale e vendosim ne nje ambjent antibiotik. Ndryshimi i ambjentit stimulon mutacionin tek bakteriet. Nese nuk do te kishte mutacione te dobishme duhej qe gjithe bakteriet te vdisnin. Fakt eshte se nje pjese mbijeton duke perfituar rezistence ndaj antibiotikeve e duke evoluar ne nje tip te ri bakterie.ADN-ja e bakteries se re e krahasuar me ate te bakteries fillestare eshte e ndryshme -qe eshte dhe prova e evoluimit.Pra bakteria u adaptua ndaj ndryshimit te ambjentit .
    ( te dhenat per keto eksperimente pershfire dhe ADN-te jane te gjitha te publikuara)

    Sic e shikon ketu s'ka asgje mistike : ndryshuan kushtet e ambjentit, linden mutacione,disa prej te cilave te dobishme, dhe individet me keto mutacione mbijetuan duke trasheguar kete vecori te re ne gjeneraten pasardhese.Ky eshte ne fakt dhe prediktimi qe ben teoria e evolucionit e bazuar ne mutacionet dhe seleksionin natyral .

    Sot kjo ceshtje ne shkence nuk diskutohet me.Perkundrazi diskutohet problemi qe mutacionet e dobishme duhet te jene shume here me teper se sa mendohej, bazuar ne hipotezen e Smith dhe Cairns dhe eksperimentet e interpretimet e Hall per hypermutacionet . Ideja baze eshte qe organizmi i vene ne kushte vdekjeprurese gjeneron shume here me teper mutacione nga sa mendohej dhe cuditerisht po ashtu shume me teper te dobishme.

    #ti citon ne menyre te perseritur se "s'ka forma kalimtare nga nje specie ne nje tjeter" bile nderfut dhe idene e spekullimeve.

    Kjo teze eshte vjeteruar me kohe.Per nga ekstremizmi ajo mund te vije vetem nga pozita fundamentaliste.
    Haruni qe citon ti,thote "vetem archeopteryx-i" , mesa duket nuk di gje per protopteryx-in...
    Pa u zgjatur po komentoj vetem nje shprehje te cituar prej teje :- " ...pse nuk eshte gjetur asnje fosil i nje zogu me gjysme krahu..." ????
    Nuk ka argument me qesharak se ky,eshte ose padije e thelle ose manipulim vetem per budallenjte.(Duket sikur per cdo mutacion duhet te kemi nje phenotyp?)
    Qe mund te kete patur nje individ ( apo dhe qindra ) me 1/2 krahu s'eshte aspak cudi; po me cfare logjike kerkohet qe kjo gjysme qenie e mjere te kete mbijetuar ,riprodhuar ,ne gjenerata aq sa mund te behej e fosilueshme?? dhe ne ta gjenim pas miliona vjetesh ne shtresat e pamata te kesaj Toke te madhe??
    Eshte pikerisht ajo qe predikton evolucioni qe individet e paafte nuk mund te mbijetojne prandaj dhe nuk e gjejme dot.(e ka ngrene ndonjeri dhe ja ka thyer dhe krahun tjeter. )

    # ke sjelle disa figura per te provuar mungesen e evolucionit.

    Perkundrazi ato e provojne.Ajo milingona fosile aq e ngjashme me ate te sotmen nuk ka evoluar nga pamja e jashtme sepse ajo ka hyre ne ekuiliber me ambjentin,eshte adaptuar dhe nuk ka me shtyse per ndryshim.Pikerisht sic predikton teoria e evolucionit.( ligji i ekuilibrit nuk eshte vetem ligj biologjik,eshte ligj i pergjithshem ne natyre)


    _ Eshte e kote te spekullohet me thenie shkencetaresh evolucioniste.( psh shkruan se evolucionisti i shquar C.Paterson eshte shprehur kunder seleksionit natyral ??? si mund te jesh kunder seleksionit natyral dhe njekohesisht evolucionist??? vetem Haruni e merr vesh kete.)
    Evolucioni biologjik eshte nje teori shkencore dhe sic eshte krejt normale per shkencat do te kete gjithmone debate brenda teorise : eshte gradual apo i nderprere evolucioni ,do te thote se debatohet per nje aspekt,nje mekanizem te tij per te gjetur ate qe provohet me mire nga faktet. Kjo ndodh vetem ne shkencat e verteta.Sic diskutohet ne fizike per natyren e forces gravitacionale; po a nuk eshte fizika shkence??
    Sipas filozofise teori me e mire quhet ajo qe shpjegon me shume dhe qe mbeshtetet me shume nga te dhenat faktike.E tille eshte teoria e evolucionit biologjik,qe sigurisht nuk eshte perfekte.Di ti ndonje teori tjeter me te mire?


    Akus,
    ndjehesha i shtrenguar te te ktheja nje pergjigje dhe te tregova se vetem permendja e H.Jahjajt me beri te nderhyj.
    Jo vetem pse ma kerkon ti, nuk kam ndermend te nderhyj me ne diskutimin tuaj me Sunriser.
    Diskutim te kendshem ( jo vetem lufte citatesh).

    Ah,se desh harrova.
    Nje evolucionist vertete i madh ,Dawkins, ka thene : Te mesosh pak eshte e rrezikshme!

    gjtm

    ps- kam pasur dikur nje mik qe me therriste Peli ,jo Pelin, tamam si ti, qe adhuronte Harunin dhe qe mendonte se gjithe provat e evolucionit ishin te falsifikuara.C'koicidence !
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #69
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    E para punes , ti perseri po flet me paragjykime dhe ke cekur vetem nja dy aspekte te temes.Une ktu spo permend fare as Ortodoksisem as Katolicizem as Islam.

    Ti cuditesh kur une-ne pyesim se ku jane format kalimtare.Nuk arrij te kuptoj se me cfare mutacioni u zhvillua krahu i zogut plotesisht ne ate forme te perkryer qe eshte sot.Nese nuk eshte formuar menjehere , atehere ka patur faza te njepasnjeshme dhe normalisht qe do kene qene me miljarda krijesa me gjysem krahu qe edhe nqs , sic thua ti, nuk kane mbijetuar , fosilet e tyre duhet te gjeheshin, por faktet flasin ndryshe , teper ndryshe.
    Evolucioni ka arritur te zbuloje mes mijona fosilesh vetem arkeopteriksin edhe nja dy tre te tjere te cilet jane plot e perplot me mangesira dhe debate .

    Persa i perket mutacioneve, te lutem , silli studimet qe permende dhe ti diskutojme.
    Edhe lere Harunin rehat , merru me argumenta , mos bej edhe ti te njejtin gabim qe paskam bere une"propaganden"

    p.s.Nuk te njoh e as nuk te kam folur ndonjehere me pare , prandaj plzzz mos paragjyko se se ke idene hic se kush jam
    Peace!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Ato fosilet miljona vjecare qe solla tregojne qarte se ska patur evolucion , por kur perballet me nje fakt te tille "dogma" evolucion patjeter qe do nxjerre nje shpjegim.Milingona nuk na paska patur nevoje te ndryshoje fare fare fare per qindra miljona vjet , po ashtu pothuajse te gjitha krijesat .

    Une cuditem me guximin qe merr edhe mi paraqet si vertetime shkencore.Me te vertete cuditem .

    Nje filozof i njohur (qe ju besoj e pelqeni pa mase) thote:
    "Armiku me i madh i te vertetes nuk eshte genjeshtra , por bindja"
    Jam shume dakort me kte shprehje dhe gjithnje e kam parasysh.
    Peace!

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Antarsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Akus,
    edhe njehere:

    Ti ben nje gabim elementar sepse ti gjykon evolucionin mbi individin jo mbi popullaten( population).

    Te marrim perseri zogun me nje gjysem krahu.Nuk jane me miljarda po vetem nje.Sepse ky zog me gjysem krahu nuk eshte nje organizem i adaptuar ndaj ambientit, ai nuk e perballon dot mbijetesen,ngordh ose e hane te tjeret.Ai nuk arrin te riprodhohet dhe keshtu mutacioni qe e krijoi nuk transmetohet ne gjeneraten pasardhese.Pra nuk do te kemi me zogj me gjysem krahu. Me terminologjine evolucioniste do te thonim se seleksioni natyral nuk e perkrah kete qenie te dobet,ai nuk seleksionohet per te mbijetuar pikerisht sepse eshte me i dobet nga te tjeret.
    Prandaj eshte kaq e veshtire te gjesh fosilin e nje organizmi te vetem.Ato fosile qe gjenden jane individe te nje popullate me miliona apo biliona individesh te shtrire ne kohe dhe ne arrijme per shans te gjejme disa syresh. Me kupton?

    Ti me pyet po si u krijua krahu?
    Une nuk te jap dot nje pergjigje perfekte sepse nuk jam profesionist dhe nuk i di te gjitha.Duhet te kerkoj ta gjej ne literature qe te mund te te pergjigjem sakte.Ndofta Sunriser e di.
    Por me logjiken evolucioniste te them se te gjithe individet me 1/2 apo 1/4 apo 3/4 e krahut ne kuptimin klasik nuk do te mbijetonin.Vecse mutacionet do te ruheshin ne 'gene pool' dhe vetem kur kombinimi i tyre do te jepte mundesine te krijohej nje individ me nje fare krahu cfaredo( me pende apo jo, ne kete apo ate forme) por qe i jep mundesine te perballoje ambjentin qofte dhe me nje avantazh te vogel( psh te fluturoje apo kerceje qofte dhe nje meter) ahere ky mutacion do te ruhej ,do te seleksionohej dhe do te transmetohej ne gjeneraten tjeter .Kjo eshte ideja .Meqe ty s'ta mbush mendjen archeopteryx shko shiko Ichthyostega,nje forme tranzicionale midis peshkut dhe amfibit,me bisht peshku dhe me kembe njekohesisht etj i afte te jetoje edhe ne toke ndonse akoma nje qenie ujore.

    Ne lidhje me mutacionet e dobishme kerko ne google artikuj mbi rezistencen e fituar antibiotike te mikrobeve.Do te gjesh plot.
    S'ka rendesi eshte mikrob apo elefant,e rendesishme eshte te kuptohet mekanizmi.

    Harunin po e le rehat,sepse nuk hyj me ne kete teme ,por vec dua te them se ka kundershtare te tjere te evolucionit shume me dinjitoze,qe me te vertete prekin pika te dobta apo te diskutueshme.
    Mos harro se s'ka asnje teori ne cilendo fushe qe te jape pergjigje per cdo element ne nje cast te vetem. Njohja vjen pak nga pak.

    Per te tjerat te jap pergjigjur.

    Me pelqen dhe mua shume ai citati i fundit,por per mua evolucioni biologjik nuk eshte besim, eshte logjike.Duhej ta kishe vene re kete.

    bye
    Ndryshuar pr her t fundit nga pelin : 10-04-2003 m 20:17
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  12. #72
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Kurse per mua jo Pelin dhe te siguroj qe ceshtjen e kam marre mjaft seriozisht sepse mbi te tilla baza krijohen mjaft ide qe formojne karakterin e njeriut
    Peace!

  13. #73
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Akus

    Nuk arrij te kuptoj se me cfare mutacioni u zhvillua krahu i zogut plotesisht ne ate forme te perkryer qe eshte sot.Nese nuk eshte formuar menjehere , atehere ka patur faza te njepasnjeshme dhe normalisht qe do kene qene me miljarda krijesa me gjysem krahu
    Akus!

    Pyetja jote se si u krijua krahu dhe pse nuk ka zogj me gjysem krahu, tregon edhe njehere qe ti (dhe ata) ose nuk e kuptoni se cfare eshte evolucioni ose e perpiqeni ta perdorni ne menyren qe ju interson.

    Me poshte po te shpjegoj me fare pak fjale menyren se si u krijua krahu. Ka disa interpretime rreth kohezgjatjes se ketij procesi megjithate pothuajse te gjithe studiuesit bien dakord me procesin vete.

    Nga e gjithe literatura qe kam pasur mundesine te lexoj mbi kete subjekt, me e thjeshte per te shpjeguar me duket menyra se si e kap kete problem Paul Keck ne "How the interlocking mechanism on feathers probably developed".

    Sipas P. Keck krahet fillimisht nuk ishin mjete per te fluturuar, por thjesht nje strukture mbrojtese, pak a shume si tek gjitaret leshi. Edhe forma e pendeve nuk ishte kjo qe ne shohim tek zogjte e sotem. Prove per kete jane llojet e ndryshme te pendeve qe gjenden tek i njejti zog ( 7 lloje kryesore), disa per tu mbrojtur nga uji, te tjera nga e ftohta, te tjera per kamuflazh, disa per tu mbrojtur nga agjentet mekanike etj.

    Forma e pendeve primitive ishte shume me e rrumbullakosur dhe jo me degezime (e ngjashme me formen e qimeve tek gjitaret). Degezimi ndodhi me vone si nje avantazh ne luften per pershtatje (ngelet hapesire me e vogel midis tyre qe te lejoje agjentet e jashtem per te arritur deri ne lekure). Hapi tjeter ishte "mprehja e majes" dhe "sheshimi" i ketyre pendeve gje e cila krijoi mundesine qe ato te vendoseshin mbi njera tjetren (si luspat tek peshqit por edhe te canin ajrin me qellimin qe ta mbanin me teper pa rene ne toke). Keto ndryshime ndodhen ne te njejten kohe me ndryshimin e morfologjise te kockave te krahut dhe muskulatures. Se fundi pasi proceset e mesiperme vazhduan dhe perfeksionuan formen e pendeve, ato sherbenin ne njefare menyre si nje mjet per te levizur me shpejt. Me shpejt ne kuptimin qe kafsha mund te kercente dhe te pershkruante distanca me te medha duke rene sesa duke vrapuar. Faza e fundit ishte ajo per t'i kthyer krahet ne mjetin kryesor te levizjes, fluturimin (avantazh per t'u mbijetuar sulmeve nga kafshet qe ecnin).

    Cdo gje eshte llogjike dhe morfologjia e pendeve sjell mbeshtetje per kete teori. Krahet nuk u zhvilluan pjese-pjese, por te gjitha strukturat iu pershtaten kushteve ne te njejten kohe (normalisht per nje kohe relativisht te gjate).

    Nuk ka asnje vend qe ky ndryshim te lere vend per polemika ose te jete e pamundur duke u nisur nga gjetjet fosile. Fosilet e "zogjve" primitive tregojne qarte qe ato specie ose fluturonin (kishin nje strukture krahesh qe e lejonte kete) ose nuk fluturonin (krahet ishin struktura mbrojtese).

    Po e mbyll me nje citim perseri nga P. Keck:

    "...keshtu te dashur zoterinj qe mendoni se te gjitha gjerat qe punojne se bashku duhet te jene krijuar se bashku, ju them: JO! shkoni dhe gjeni nje tjeter argument kunder evolucionit."

    Pershendetje, S.
    Ndryshuar pr her t fundit nga SuNRiSeR : 11-04-2003 m 20:33

  14. #74
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Akus

    Persa i perket mutacioneve, te lutem , silli studimet qe permende dhe ti diskutojme.



    Sipas Richard Harter and colab. shumica e mutacioneve nuk jane as te dobishme dhe as te demshme. Nje pjese e madhe mutacionesh mund te jene edhe te dobishme edhe te demshme, ne funksion te kushteve te jashtme. Shembull i kesaj te fundit jane fluturat "e famshme" ne Angli te cilat ndryshuan ngjyren nga e celur ne te erret. Ky ishte nje mutacion i cili ne rast se do te kishte ndodhur para revolucionit industial do te ishte i demshem, pas revolucionit u tregua i dobishem.

    Tani po te jap disa shembuj mutacionesh te dobishem:

    --Pelin te ka sqaruar shume qarte mbi mutacionet qe i bejne mikrobet rezistente ndaj antibiotikeve, prandaj nuk po e prek kete pike.

    --Bakteriet qe "hane" nailon

    Jane disa lloj bakteriesh te cilat prodhojne nje enzime e cila shperben oligomeret e nailonit te cilat bacteria i perdor si ushqim. Meqenese kjo lloj enzime nuk gjendet ne asnje mikroorganizem tjeter, u hodh hipoteza qe ejo eshte pasoje e nje mutacioni qe ka ndodhur pas shpikjes se nailonit ne vitet '40. Pas eksperimeteve u vertetua qe enzima me te vertete ka ardhur si pasoje e nje mutacioni. Nje enzime e ngjashme por jo me kete funksion eshte shnderruar ne enzimen per te cilen po flasim. Ne eksperimente u perdor nje microorganism (Pseudomonas) i cili nuk i ka keto enzima dhe u fut ne nje ambient ku i vetmi ushqim ishin oligometeret e nailonit. Brenda nje numri te vogel brezash u vu re zhvillimi i aktivitetit enzimatik mbi nailonin.

    --Rezistenca ndaj malarjes

    Qe prej vitesh dyshohej qe tek pak njerez ekziston nje alel e cila i ben qelizat e gjakut te marrin forme te harkuar (si draper). Ne kushte normale kjo ka nje efekt negativ mbi funksionin e qelizave te gjakut (pengon fiksimin e oksihemoglobines). Zakonisht kur te dyja alelet jane te ketij lloji eshte vdekjeprurese. Ne rast se eshte vetem njera kjo ndryshon formen e qelizes pa vene ne rrezik jeten.
    Tani fillon pjesa interesante. Megjithe keto efekte pak a shume negative personat qe kane kete gjen nuk semuren nga malarja megjithese pickohen nga insekte te kontaminuara. Eshte vene re nje rritje e numrit te personave me kete alel ne zonat ku ekziston akoma malarja nderkohe qe tek te tjeret eshte shume e rralle.

    --Rezistenca ndaj aterosklerozes

    Njihet nje grup njerezish (popullate) qe jeton ne Itali te cilet per shkak te nje mutacioni nuk paraqesin shenjat e aterosklerozes, pavaresisht nga dieta qe perdorin. Pa dyshim eshte nje mutacion i dobishem.

    --Imuniteti ndaj HIV

    HIV infekton disa lloj qelizash si limfocitet T, makrofaget, qelizat dentritike (CD) dhe neuronet. SIDA shfaqet kur jane eliminuar nje numer i caktuar i limfocitesh T gje qe e le te semurin pa mjete mbrojtese per te luftuar infeksionet dytesore (oportuniste). Qe kjo te ndodhe HIV duhet te fiksohet ne membranen e limfociteve tek disa molekula ne siperfaqen e limfociteve. Nje nga keto molekula eshte receptori CD4, nje tjeter eshte receptori 5 i kemokines C-C, i cili mund te jete CCR5, CCCKR5 dhe CKR5. Disa njerez kane nje alel mutant te CCR5 i cili ben qe kjo proteine te mungoje ne memranen limfocitare. Homozigotet jane rezistente ndaj HIV dhe SIDA-s. Ja dhe nje tjeter mutacion i dobishem

    Si keto ka dhe shume te tjera mutacione te "dokumentuara" si te dobishme. Zhvillimi i imunologjise dhe mikrobiologjise ka bere te mundur evidencimin e mutacioneve ne nivel qelizor te cilat jane bere nje gje me se normale ne mjekesi.

    Pershendetje, S.

  15. #75
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Ok , rrofsh per mundimin . Do kerkoj per keto qe solle dhe do te kthej pergjigje!
    Peace!

  16. #76
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Sunriser ne fillim po te pergjigjem per ate qe kam njohuri , dhe pikerisht per fluturat e famshme te anglise!

    Nuk solle asnje fakt qe aty ka ndodhur mutacion , kjo sepse ne te vertete nuk ka pasur mutacion.
    Le te rikujtojme se cndodhi ne ate kohe
    "Sipas shpjegimeve, n periudhn e fillimit t revolucionit industrial n Angli ngjyra e lkurave t pemve rreth Manesterit ishte e hapur. Pr kt arsye, fluturat e errta duke qndruar n kto pem mund t diktoheshin lehtsisht nga zogjt q ushqeheshin me to dhe kshtu q kishin pak mundsi t mbijetonin. Pesdhjet vjet m von, si rezultat i ndotjes, lkurat e pemve filluan t nxihen e, si pasoj, skenari ndryshoi. Fluturat me ngjyr t hapur zbuloheshin m leht dhe gjuheshin m shum. Kjo solli q numri i fluturave me ngjyr t hapur t ulej dhe i atyre me ngjyr t errt t ngrihej. Evolucionistt e prdorin kt si prov t madhe pr teorin e tyre, duke thn se fluturat me ngjyr t hapur evoluan n flutura me ngjyr t errt."

    Me fal po nuk arrij ta kuptoj se si e hani kte rrene kaq te dukshme.Fluturat nuk pesuan asnje lloj ndryshimi ktu.Fluturat e erreta existoni edhe me pare ne popullate. Pas revolucionit ndryshoi vetem raporti i fluturave dhe nuk u shfaq asnje tipar i ri apo ndonje tipar evolues.Nuk u krijua asnje organ i ri.
    Ketu seleksioni natyror beri ate qe ben gjithnje fillon te eleminoje individet me pak te papershtatshem per jete , pra fluturat e bardha u bene pre teper e lehte per zogjte pasi dukeshin qarte ne lekuren e erresuar te pemeve.

    Per mendimin tim eshte turp ta sjellesh kete per argument evolimi.

    Per te tjerat perseri nuk ke sjelle shembuj se kur ka ndodhur experimenti , cili ka qene shkncetari , qe te kem mundesi te kerkoj per to!
    Peace!

  17. #77
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga SuNRiSeR
    Akus!

    Pyetja jote se si u krijua krahu dhe pse nuk ka zogj me gjysem krahu, tregon edhe njehere qe ti (dhe ata) ose nuk e kuptoni se cfare eshte evolucioni ose e perpiqeni ta perdorni ne menyren qe ju interson.

    Me poshte po te shpjegoj me fare pak fjale menyren se si u krijua krahu. Ka disa interpretime rreth kohezgjatjes se ketij procesi megjithate pothuajse te gjithe studiuesit bien dakord me procesin vete.

    Nga e gjithe literatura qe kam pasur mundesine te lexoj mbi kete subjekt, me e thjeshte per te shpjeguar me duket menyra se si e kap kete problem Paul Keck ne "How the interlocking mechanism on feathers probably developed".

    Sipas P. Keck krahet fillimisht nuk ishin mjete per te fluturuar, por thjesht nje strukture mbrojtese, pak a shume si tek gjitaret leshi. Edhe forma e pendeve nuk ishte kjo qe ne shohim tek zogjte e sotem. Prove per kete jane llojet e ndryshme te pendeve qe gjenden tek i njejti zog ( 7 lloje kryesore), disa per tu mbrojtur nga uji, te tjera nga e ftohta, te tjera per kamuflazh, disa per tu mbrojtur nga agjentet mekanike etj.

    Forma e pendeve primitive ishte shume me e rrumbullakosur dhe jo me degezime (e ngjashme me formen e qimeve tek gjitaret). Degezimi ndodhi me vone si nje avantazh ne luften per pershtatje (ngelet hapesire me e vogel midis tyre qe te lejoje agjentet e jashtem per te arritur deri ne lekure). Hapi tjeter ishte "mprehja e majes" dhe "sheshimi" i ketyre pendeve gje e cila krijoi mundesine qe ato te vendoseshin mbi njera tjetren (si luspat tek peshqit por edhe te canin ajrin me qellimin qe ta mbanin me teper pa rene ne toke). Keto ndryshime ndodhen ne te njejten kohe me ndryshimin e morfologjise te kockave te krahut dhe muskulatures. Se fundi pasi proceset e mesiperme vazhduan dhe perfeksionuan formen e pendeve, ato sherbenin ne njefare menyre si nje mjet per te levizur me shpejt. Me shpejt ne kuptimin qe kafsha mund te kercente dhe te pershkruante distanca me te medha duke rene sesa duke vrapuar. Faza e fundit ishte ajo per t'i kthyer krahet ne mjetin kryesor te levizjes, fluturimin (avantazh per t'u mbijetuar sulmeve nga kafshet qe ecnin).

    Cdo gje eshte llogjike dhe morfologjia e pendeve sjell mbeshtetje per kete teori. Krahet nuk u zhvilluan pjese-pjese, por te gjitha strukturat iu pershtaten kushteve ne te njejten kohe (normalisht per nje kohe relativisht te gjate).

    Nuk ka asnje vend qe ky ndryshim te lere vend per polemika ose te jete e pamundur duke u nisur nga gjetjet fosile. Fosilet e "zogjve" primitive tregojne qarte qe ato specie ose fluturonin (kishin nje strukture krahesh qe e lejonte kete) ose nuk fluturonin (krahet ishin struktura mbrojtese).

    Po e mbyll me nje citim perseri nga P. Keck:

    "...keshtu te dashur zoterinj qe mendoni se te gjitha gjerat qe punojne se bashku duhet te jene krijuar se bashku, ju them: JO! shkoni dhe gjeni nje tjeter argument kunder evolucionit."

    Pershendetje, S.
    Sunriser , me fal po nuk pashe ndonje argumentim shkencor ketu.Sic e thote edhe autori qe ti ke cituar "How the interlocking mechanism on feathers probably developed".

    Une perseri po te pyes se ku jane ato miljona gjallesa me ato lloj krahesh qe ka pershkruar imagjinata e autorit qe ke permendur.Perse shpendet gjenden gjithnje me krahe komplet te formuar ne te gjitha mbetjet fosile????

    Ore ti perseri del aty ku them une!Eshte pune besimi!
    Autori qe ke cituar e permend vete , thote "probably" pra ai supozon , imagjinon , mendon se ashtu do kete qene , por nuk thote asgje me siguri.Nqs do ishte ashtu si thua ti , pra nje teori shkencore , nuk do te bazohej mbi supozime e imagjinate por me fakte sidomos kur flitet per nje ceshtje kaq serioze sic eshte transformimi i qenieve.
    Peace!

  18. #78
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Akus!

    Fluturat e Anglise tregojne edhe njehere rolin evolues te pershtatshmerise dhe perzgjedhjes natyrore.

    Me poshte po te jap disa fosilet e atyre miliona gjallesave per te cilat po diskutojme:

    - Eoraptor
    - Herrerasaurus
    - Ceratosaurus
    - Allosaurus
    - Compsognathus
    - Sinosauropteryx
    - Protarchaeopteryx
    - Caudipteryx
    - Velociraptor
    - Sinovenator
    - Beipiaosaurus
    - Sinornithosaurus
    - Microraptor
    - Rahonavis
    - Sinornis
    - Patagopteryx
    - Hesperornis
    - Apsaravis
    - Ichthyornis
    - Columba

    E kam eliminuar nga lista dhe Archaeopteryx-in edhe Confuciusornis meqenese i kemi permendur me siper. Te gjitha keto fosile qe te solla jane nje mbeshtetje e fuqishme e faktit qe kane ekzistuar forma te ndermjetme midis zvarranikeve dhe zogjve. Keto vijne gjithashtu ne mbeshtetje te Archaeopteryx-it dhe Confuciusornis duke treguar edhe njehere qe keto forma ishin te shumta dhe paraqisnin karakteristika te te dyja klasave midis te cilave benin lidhjen. E kam thene edhe me pare qe koleksioni evolucionist i fosileve eshte shume i pasur dhe i mjaftueshem per te ngritur nje teori shkencore mbi menyren se si ndodhi ky kalim. Edhe ajo qe kam folur me siper mbi menyren se si u zhvilluan pendet bazohet mbi keto evidenca dhe karakteristikat e perbashketa qe ato paraqesin.

    Pershendetje, S.

  19. #79
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Une po lexoj per ato qe ke sjelle me siper dhe me beri teper pershtypje shpjegimi i nje prej shkencetareve me te njohur te botes i cili edhe pse evolucionist nuk arrin ta gelltise dot perrallen e kalimit nga dino ne bird.Shkencetari quhet Alan Feduca , nje nga emrat me te njiohur te ornitologjise.

    Vazhdoj te cuditem me bindjen tende te verber.
    Nje gje qe me beri pershtypje ishte se arkeopteriksi eshte me i vjetri nga te gjithe ata qe ke sjelle me siper , por cudia eshte se arkeopteriksi edhe pse 20 miljon vjet me pare shfaqet me afer zogut se te tjeret kur ne fakt duhet te ishte e kunderta.

    Persa i perket pendeve Feducca ka bere nje pershkrim mjaft interesant te cilin do e sjell me vone.

    Ate muhabetin e fluturave nuk eshte mire ta perdoresh per argument se eshte turp.Nuk me the ku ishte evolucioni aty.Ta thashe nje here , selekshioni natyror beri ate qe ben gjthnje , eleminoi ate ngjyre fluture qe ishte me e prirur per tu asgjesuar nga predatoret duke qene se pemet u erresun.Nuk arrij ta kuptoj si e hani kte per evolucion.

    Tani le te flasim pak per ato bakteriet dhe mutacionin qe ndodh te to.Sunriser , kur flasim per evolucion themi qe krijesa evolon ne nje krijese me tipare me te pershtashme per jete dhe kemi ndryshim ne kodin gjenetik.Ne rastin konkret kemi vetem nje mutacion te kushtezuar nga ambjenti dhe degjenerim te bakterjes , pra si gjithmone mutacioni rezultoi i demshem.Bakterja nuk fitoi asnje tipar te ri , nuk evoli ne tjeter krijese dhe u degjenerua si krijese ne vend qe te permiresohej.

    Ke harruar te me japesh shpjegim per punen e mushkrive .Te kam paraqitur nje skeme me disa shkrime me pare ku duket qarte ndryshimi total midis mushrive te shpendve ne krahasim me zvarraniket.Ka mundesi te ma shpjegosh se me cfare lloj mutacioni dhe cili ishte shkaku per kalimin ne nje mushkri totalisht ndryshe , por mos harro qe cdo mushkri e ndermjetme nuk do mundesonte fluturimin e shpendeve tamam tamam do sillte vdekjen krijesave.
    Peace!

  20. #80
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Antarsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    374
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Postuar m par nga Akus
    ... arkeopteriksi eshte me i vjetri nga te gjithe ata qe ke sjelle me siper , por cudia eshte se arkeopteriksi edhe pse 20 miljon vjet me pare shfaqet me afer zogut se te tjeret kur ne fakt duhet te ishte e kunderta.
    Per kete nuk mund te jesh i sigurt, eshte Archaeopteryx me afer zogjve se te tjeret apo jo, madje Kathleen Hunt pohon te kunderten qe A. eshte me teper dinosaur se zog. Faktet pro ketij mendimi i kam sjelle ne nje shkrim te meparshem ku kam pershkruar vecorite e A.

    Per fluturat ta kam shpjeguar dhe me pare qe pershtatshmeria dhe perzgjedhja jane mekanizma evolutive. Rritja e % te fluturave te erreta u be pasi ishte nje domosdoshmeri qe specia te mbijetonte. Kjo beri te mundur modifikimin e tipareve (flasim ketu per popullate dhe jo individe) qe coi ne kete ndryshim raporti. Ketu nuk kemi mutacione gjenetike pasi fluturat e erreta ekzistonin edhe para revolucionit industrial. "Mutacioni" ketu eshte tek tiparet te cilat kthehen nga recesive ne dominante.Ketu behet fjale per perzgjedhje. Pershtatshmeria beri qe fluturat e erreta te jene te avantazhuara ne luften per te mbijetuar, dhe ky tipar u be predominant per specien (popullaten). Ky eshte evolucioni i shpjeguar thjesht.
    Ndryshuar pr her t fundit nga SuNRiSeR : 16-04-2003 m 19:47

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ n forumin Shkrimtar shqiptar
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 15:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 13:33
  3. Miti si realitet dhe si gnjeshtr, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku n forumin Enciklopedia letrare
    Prgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 18:43
  4. Teknologjia Matrix po bhet realitet?
    Nga Tini- n forumin Lajme nga informatika
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 10:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •