Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2013
    Postime
    11

    Pasqyra. e shpirtit ..

    Pasqyra ime!

    Edhe sot e humba veten,
    Nderkohe qe dielli perendon,
    Ne imazhin tim vertitem,
    Ne pasqyre nje iluzion.!

    Me gishtrinjte e mi te lodhur,
    Prek imazhin tim pa ngjyre,
    Mij’ra here me ty kam folur,
    Mij’ra muzgje ne pasqyre.

    Pse kur humb une veten time,
    E kerkoj ketu tek ti,
    Pse s’pushon kjo zemra ime,
    Duke t’treguar histori.!

    Hiqmi thinjat ,rrudhat hiqmi,
    Merem mallin qe kam barre,
    Gjej kostum e ndjenjat vishmi,
    Fol nje fjale, dreqi ta marre.!

    Eh, sa here kam udhetuar,
    Bashk’me ty neper kujtime,
    Nje per nje te kam treguar,
    Cfare kish brenda zemra ime!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2013
    Postime
    11

    Post melodi

    Melodi..

    Nje violine varur ne mur,
    E c’akorduar me tela ndryshkur,
    Nje peisazh me sfond, nje gur,

    Mbi te nje zemer,e zbehte,e vyshkur.!
    Edhe nje ze qe vjen verdalle,
    Me peshperin’ e ul volumin,
    Kam ftohte me thote,shtrengom’ me thote.
    Edhe k’te nate ma morri gjumin.!

    Cigare, tym ,zjarre qe me djeg,
    Alkoli shuhet permbi flak’
    Imazhi yt kudo me ndjek,
    Por frymen tende e ndjej me pak.!

    Portreti yt,tani eshte fshehur,
    Degjoj qe luan , ne violine,
    Dhe pse e di qe jam i dehur,
    Kjo melodi , me mbyt’ vetmine.!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga timo_88 : 17-04-2013 mė 02:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •