Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Gazeta 55 gazete e popullit.

    Kohet e fundit po lexoj ne Internet gazeten 55.

    Eshte gazete e rregullt, ka informacion dhe godet Mafien me guxim.
    Kurse RD rri nga 10 dite pa nderruar lajmet.



    Gaz 55 njofton se :

    ....................

    Hoselino shqiptar qė po ēudit Greqinė

    Nikolas Floqi, fėmija qė krahasohet me tenorin e madh italian Pavaroti

    13-vjeēari qė cilėsohet fenomen nga mėsuesit e Akademisė sė Artit nė Greqi

    Shumė shqipatrė kanė bėrė emėr, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė saj. Kushtet e vėshtira ekonomike i kanė detyruar artistėt shqiptarė tė kėrkojnė suksesin jashtė atdheut. Shumė prej tyre kanė ēuditur botėn me talentin dhe dėshirėn e mirė pėr tė arritur majat e karrierės. Disa prej tyre shesin zėrin pėr tė ushqyer familjen. Njėri prej tyre ėshtė edhe 13-vjeēari, i cili shiste zėrin e tij pėr tė ushqyer familjen e tij, prindėrit dhe katėr motrat e tij. Familja e tij ka emigruar si shumė shqiptarė nė Greqi, pėr njė jetesė mė tė mirė. Meqėnėse ata nuk siguronin mjaft tė ardhura, e detyruan fėmijėn e shkathėt tė shiste lule nėpėr rrugėt e metropolit. Por ėndrra e tij ishte muzika dhe kėtė dėshirė ai e realizonte nė festat e vogla familjare, ku zakonisht kėndonte kėngė tė tė madhit Pavaroti. Tė gjithė e kuptuan qė talenti i fėmijės ishte vėrtet fenomenal, kėshtu qė babai i sugjeroi qė tė kėndonte nė rrugė, kėshtu mund tė fitonte diēka. Nikola ėshtė njė fėmijė i bindur dhe i edukuar, kėshtu qė ai pranoi dhe jeta e kėtij 13-vjeēari, ka qenė ajo e njė udhėtari tė apasionuar, qė nga metrotė e deri tek autobuset e trenat. Nė sheshet e Athinės tė zinte veshi zėrin e njė tenori tė vogėl, i cili nuk ishte mė shumė se 13 vjeē. Por jo tė gjithė shqiptarėt janė tė diskriminuar jashtė kufinjve. Hoselinos sė vogėl i ka buzėqeshur fati, pikėrisht nė njė ditė shkurti, kur njė gazetare e njohur greke e televizionit "ET1", e cila pasi e dėgjoi tė kėndojė kėngėn "O sole mio", e emocionuar dhe me lotė nė sy i ofroi ndihmė dhe i tha, se do ta ndihmonte tė shkollohej. Qė prej asaj dite, Nikolas Floqit (emri i tij i pagėzimit) nuk do t'i duhej mė tė lypte pėr tė fituar diēka me anė zėrit tė tij, pra jeta e tij prej endacaku do tė merrte fund atė ditė tė ftohtė dhe tė lagėsht shkurti. Ai ka filluar tė marrė mėsime private nė Akademinė e Artit dhe sipas opinioneve tė mėsuesve tė tij, ai ėshtė njė fenomen dhe e pret njė e ardhme brilante, sepse ka njė zė shumė tė ėmbėl dhe mjaft tė fuqishėm.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Njė lėvizje e re e tė pėrndjekurve politik

    Aktiv kombėtar i ish- tė pėrndjekurve politikė tė Shqipėrisė

    -Nuk do tė njihet asnjė shoqatė e ish- tė pėrndjekurve politikė.

    -Instituti i Integrimit tė tė pėrndjekurve politikė drejtohet nga nipėr tė fashistėve dhe ish- bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit.

    -N/drejtori i Institutit, Hysen Mushketa, nuk ėshtė i pėrndjekur dhe kėrkohet zyrtarisht shkarkimi i tij, kėrkesė e shoqatės Durrėsit.

    -Kurt Kola dhe Simon Miraka, dėbuan nga administrata tė pėrndjekurit politikė, ata shpallen pėrēarės dhe sabotatorė tė lėvizjeve tė tė pėrndjekurve politikė.



    Mė 26 mars, salla e madhe e hotel "Dajtit" oshėtiu nga brohoritjet "Bashkim, bashkim", "Poshtė qeveria","Poshtė Kurt Kola dhe drejtuesit e Instituti tė blerė nga qeveria".

    Ishin thirrjet e mė shumė se 200 pėrfaqėsuesve tė tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė, tė ardhur nga e gjithė Shqipėria. Aktivi synonte tė shpallte bashkimin kombėtar tė tė pėrndjekurve politikė, tė ardhur nga e gjithė Shqipėria. Aktivi synonte tė shpallte bashkimin kombėtar tė tė pėrndjekurve politikė dhe luftėn e pandėrprerė, kundėr qeverisė neokomuniste dhe drejtuesve tė shoqatave tė tė pėrndjekurve, si dhe drejtuesve tė Institutit tė Integrimit Simon Miraka e Hysen Mushketa si njerėz qė kanė tradhtuar interesat e tė pėrndjekuve politikė dhe u janė shitur komunistėve pėr pesė para !

    Tė ndodhur para fakteve se tė dy shoqatat e tė pėrndjekurve politikė, nuk po realizojnė zgjedhje tė lira sipas statutit dhe drejtuesit e tyre nuk kanė mė mandat pėr tė drejtuar se drejtuesit e Institutit janė bėrė servilė tė Qeverisė, se Qeveria nuk po iu pėrgjigjet kėrkesave dhe demonstrimeve tė tyre 4-mujore pėr dėmshpėrblimin e viteve tė burgjeve, njė pėrfaqėsi e tė burgosurve politikė thirri aktivin kombėtar tė ish- tė pėrndjekurve politikė tė Shqipėrisė, pėr t'u dalė zot dhe pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre legjitime tė garantuara nga kushtetuta dhe dispozitat ligjore qė rrjedhin prej saj.

    Ata i detyroi tė zhvillonin kėtė aktiv edhe premtimi i pambajtur i Presidentit tė Republikės qė brenda muajit shkurt do miratohej ligji pėr dėmshpėrblimin e tė burgosurve politikė.

    Nė aktiv merrnin pjesė pėrfaqėsues nga tė gjitha rrethet dhe prefekturat e Shqipėrisė, me mandat me shkrim nga mbledhjet e zhvilluara nga tė burgosurit dhe tė pėrndjekurit politikė.

    Aktivi u drejtua nga komisioni organizator : z.Adem Allēi, Besim Ndregjoni, Vjollca Ēermishi, Agim Musta, Argent Grabova, Fatmir Hoxha dhe Pajtim Lamaj.

    Nė Aktiv merrnin pjesė si tė ftuar parti politike si ajo e Ballit Kombėtar, deputetė si z.Azgan Haklaj, z.Hysen Selfo etj, personalitete tė ndryshme, gazetarė etj.

    Aktivi u hap nga z.Adem Allci me cilėsinė e kryetarit tė Komisionit tė Integrimit, njeriu qė kish thyer burgun e Burrelit, tenton tani tė thyejė pengesat e komunistėve nė pushtet dhe tė kapėrcejė pengesat e ish- shokėve tė tij si Kurt Kola, Simon Miraka, Hysen Mushketa, Eqerem Kavaja, Ylli Konti etj. Ndėrmjet tė tjerave ai tha:"Ne jemi tė bashkuar dhe askush nuk mund tė na ndajė as Kurt Kol as Simon Miraka bishti i Qeverisė. Tė luftojmė pėr tė drejtat tona, tė luftojmė kundėr atyre qė na vodhėn dhe qė kanė uzurpuar kryesinė e shoqatave dhe tė Institutit pėr interesat e tyre. Ne do tė vendosim sot pėr tė ardhmen tonė, vendosmėri qė e kemi treguar me qėndresėn tonė me demonstratat e zhvilluara gjatė kėtyre katėr muajve".

    Pas tij e mori fjalėn z.Besim Ndregjoni, i cili mbajti referatin:"Integrimi i ish- tė pėrndjekurve politikė domosdoshmėri e kohės". Ai tha :"Kėto ditė Edi Rama,hajduti i Bagdatit, ka urdhėruar qė tė dalin jashtė nga shtėpitė shumė tė burgosur politikė. E ē'bėri pėr kėtė Kurt Kola e miket e tij Shane Nuda e Eva Bllaci? Ai e ftoi kėtė komunist, nipin e Spiro Kolekės dhe pėrdhosi kėshtu selinė tonė. Ai e puthi Edi Ramėn dhe mė pas botoi nė gazetė ditirambe, sipas hartimeve tė shkruara nga Shane Muda e Eva Bllaci. Pse e bėri kėtė Kurt Kola, duke shkelur mbi vuajtjet dhe mjerimet tona? Sepse Edi Rama i ka premtuar atij 2000 m2 truall pas dy vilave tė ndėrtuara me gjakun tonė, sepse Edi Ramai i ka premtuar Eqerem Kavajės dhe Ylli Kontit, t'u japė leje ndėrtimi tė pa merituar! Kurt Kola dhe sejmenėt e servilėt e shitur qė i rrijnė atij pas, bashkė me Fatos Nanon e Edi Ramėn qė nga 1997, kur ata erdhėn nė pushtet dėbuan me dhunė nga administrata shtetėrore tė gjithė tė pėrndjekurit. Instituti i Integrimit sot drejtohet nga ish- bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit".

    Ai e pėrfundoi fjalėn e tij duke thėnė se nė Shqipėri asnjėherė nuk do tė ketė paqe e qetėsi pa drejtėsi pa u integruar tė pėrndjekurit politikė, pa dėmshpėrblimin e tė burgosurve politikė.

    Intelektuali, autori i 6 librave tė botuar, publicisti dhe luftėtari i pamposhtur antikomunist, i burgosuri politik z.Agim Musta, me fjalėn e tij e ngriti peshė sallėn qė e duartrokiti gjatė e me ovacione. Ai foli pėr fatin e intelektualit nė diktaturė dhe ndihmesa e tyre nė demokraci. Ai pėrmendi shumė tė burgosur politikė qė kanė shkruar libra si Pjetėr Arbnori, Luan Myftiu, Zydi Morava, Bedri Myftari, Pjetėr Pepa etj.

    Shumė tė persekutuar politikė janė nė vijėn e parė tė luftės me libra tė botuar, me publicistikė e si qendrestarė si Uran Butka, Enver Lepenica, Artur Shemaj etj.

    Z.Agim vlerėsoi punėn e z.Besim Ndregjoni nė krye tė Institutit dhe pėrmendi kontributet e tij pėr 6 muaj dhe shtroi pastaj pyetjen se ē'po bėjnė sot Simon Miraka dhe Hysen Mysketa gjatė njė viti?! Asgjė sepse tė dy kėta janė shndėrruar nė vegla qorre tė Kurt Kolės dhe Fatos Nanos, ata punojnė vetėm pėr xhepin e tyre.

    Kėto vefla qorre tė Kurt Kolės dhe tė komunistėve nė pushtet e kanė mbushur Institutin me sejmenė tė Kurt Kolės duke dėbuar, intelektualėt e vėrtetė.

    Studenti dhjetorit 1990, ish -kryetar i PD Vlorės nė kohėn kur Kurt Kola dhe Skėnder Gjinushi po digjnin Vlorėn, Argent Grabova, tha se ne nuk mund tė identifikohemi me Kurt Kolėn e Shane Mudėn, me Simon Mirakun dhe Eva Bllacin. Ata qė dogjėn Vlorėn, ata qė vranė djemtė e Vlorės, janė mė tė rrezikshėm se pjellat e kuqe tė komunizmit qė na grabitėn lirinė dhe tani po na grabitin pasurinė. Ne do qėndrojmė dhe do fitojmė.

    Z.Fatmir Hoxha tha se ne nuk mund tė presim asgjė tė mirė nga Fatos Nano dhe shėrbėtorėt e tij besnikė Kurt Kola e Simon Miraka, Hysen Mysketa e Eqerem Kavaja, Shane Muda e Eva Bllaci. Ata ngritėn nė Vlorė tre gishta serbe, ata hodhėn popullin nė gjakderdhje, ata janė pėrgjegjės pėr vrasjen e Lekė Qokut dhe Besnik Hidrit nė Vlorė. Kurt Kola, pasi e vrau Lekė Qokun i piu atij edhe gjakun. Eshte kjo arsyeja qė ai nė kėshillin me Simon Mirakėn shkrun artikuj pėr Edi Ramėn njė nga fytyrat mė tė urryera neokomuniste.

    Kurt Kola na ka vjedhur e dhunuar, ai ka marrė mė 1997, 12 mijė dhrahmi nga Greqia nėpėrmjet nipit tė Shefqet Peēit. Ai nė bashkėpunim me Qeverinė po e shtyp lėvizjen tonė. Ju bėj thirrje "Bashkim,bashkim,bashkim".

    Z.Pajtim Lamaj, pėrfaqėsuesi i Vlorės heroike akuzoi Institutin e Integrimit, se ėshtė fasadė demagogjike e Qeverisė dhe foleja ku janė mbledhur ish -bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, pėr tė goditur dhe shuar lėvizjen tonė. Drejtues tė kėtij Instituti janė 5 ish -bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit tė njohur nga ana jonė. Kėtė celulė e drejton bashkėpunėtori me pseudonimin "I penduari" dhe qė mė vonė ai ka pasur pseudonimin "Kodi Punės". Kohėt e fundit ky njeri ėshtė ngritur edhe nė pėrgjegjėsi nė Institut!

    Ky pra nuk ėshtė Instituti jonė, por foleja e kriminelėve tė Sigurimit tė Shtetit.

    Pres tė mė kundėrshtojnė Simon Miraka e Hysen Musketa, Seit Prishta Eva Bllaci e ndonjė tjetėr!

    Mė pas e morėn fjalėn deputetėt Azgan Haklaj e Hysen Selfo, ata kritikuan ashpėr qeverinė, si dhe drejtuesit e Institutit dhe tė shoqatave tė cilėt i quajtėn mė tė rrezikshėm se vetė neokomunistėt nė pushtet. Kundrejt uzurpatorėve, thanė ata, duhet tė qėndrojmė dhe tė luftojmė.

    Pas tyre folėn me radhė pėrfaqėsuesit e rretheve Lekė Tafa, Asllan Patrioti, Bedri Coku, Caf Jonuzi, Xhemal Alimehmeti, Murat Protoduari etj tė cilėt propozuan qė tė formohet njė asamble e tė pėrndjekurve duke mos njohur asnjė shoqatė tė deritanishme.

    Pas shumė diskutimesh e debatesh herė- herė edhe tė ashpra me vota unanime u vendos:



    1.Tė krijohet asambleja e ish- tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė tė Shqipėrisė dhe pas datės 26 mars 2003, nuk do tė njohim asnjė shoqatė.

    2. Deri nė njė konferencė kombėtare tė afėrme, asambleja do tė drejtohet nga heroi i burgjeve, z.Adem Allēi.

    3. T'i bėhet Qeverisė njė peticion dhe t'i kėrkohet qė deri mė datėn 2 prill 2003 tė kthejė pėrgjigje pėr dėmshpėrblimin e viteve tė burgut, nė rast tė kundėrt protestat tona do tė pėrshkallėzohen mė shumė.

    4.Deri nė Konferencėn Kombėtare rreth kryetarit z.Adem Allci tė ketė njė kėshill prej 21 vetėsh. Nė kėtė kėshill shquanin emrat e z.Luan Myftiu, Dhori Gėnjoti, Marie Medicina, Tanush Mulleti, Burhan Kalaja, Agim Musta, Shik Stėrmasi, Met Hoxha, Zani Hoti etj.



    * * *



    Kjo ishte njė lėvizje e re e tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė, pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre e veēanėrisht dėmshpėrblimin e viteve tė burgut, por edhe pėr tė qėndruar dhe pėr t'i thėnė "ndal", tradhtimit tė interesave tė tyre prej Institutit tė Integrimit dhe Kurt Kolės me shokė si pėrēarės tė shtresės sė tė pėrndjekurve dhe si vegla e shėrbėtorė tė neokomunistėve nė pushtet.



    ****Letėr e hapur

    Ish- komisarit tė Brigadės sė tankeve nė Poshnje -Berat shokut Androkli Vaso

    Pėr dijeni zotėrinjve:

    Alfred Moisiu, President i Republikės sė Shqipėrisė

    Servet Pėllumbi, Kryetar i Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė

    Fatos Nano, kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė





    Shoku komisar, nuk po tė themi ish, sepse dhe sot e gjithė ditėn, komisar keni ngelur, komisar i atij regjimi ( siē e etiketoni dhe vetė nė palo letrėn dėrguar zotėrinjve tė mėsipėrm). Nė palo letrėn tuaj, ju po i qani hallin" shtetit sepse ish-tė persekutuarit e (Enver Hoxhės, dhe tė stanit tė tij) nė atė stan bėn pjesė edhe ti, po na i kėrkokan qeverisė 92 miliardė lekė. Ti shoku komisar, nuk saktėson se ē'lekė janė kėto, tė reja apo tė vjetra dhe kjo nuk bėhet pa qėllim. Shoku komisar, ti mbase nuk e di se ku mund t'i gjejė shteti lekėt. E lehtė fare, nėse nuk i di, po ta tregojmė ne. Njė javė tė mos vjedhin bijtė dhe nipėrit tuaj nė dogana, nė ministrira nė tendera. Ja kaq, dalin e teprojnė. Shoku komisar, vallė ia qave hallin ti shtetit, kur pagoi jo pak, por 80 milionė lekė pėr hajdutin e ndihmave tė popullit italian, dėrguar popullit shqiptar?

    Shoku komisar, tani do tė sqarojmė se cilėt janė ata qė duhet tė kenė kėtė tė drejtė pėr t'u dėmshpėrblyer nga shteti, jo vetėm pėr burgun e tyre por dhe pėr diskriminimin e tyre qė u janė bėrė familjeve tė tyre, duke i internuar si tė ishin ardhacakė tė pastrehė nė tokėn e shtėpitė e tyre. Ti shoku komisar thua qė Hamit Matiani nuk duhet tė deklarohet dhe tė pėrfitojė statusin e tė pėrndjekurit, dhe tė tjerė si ai. Sepse paskan bashkėpunuar me gjermanin dhe paskan vrarė komunistėt shqiptarė kudo qė i dilnin pėrpara, ose i ndiqnin. Ju bashkėpunuat me serbin, rusin, kinezin dhe demokracia nuk ju vrau. Ju shoku komisar thoni se ky hero paska luftuar pėr tė pėrmbysur diktaturėn komuniste! Shumė e vėrtetė, pėr tė luftoi! Ti harron se kanė luftuar dhe Ilir Meta, dhe Pandeli Majko dhe Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja. Kėta bashkė, me nė krye Azem Hajdarin dhe Arben Brocin ( qė e vrau diktatura qė po jepte shpirt) e pra kėto djem e vajza, socialiste ( demokratėt nuk po zemė me gojė), sepse siē duket ti shoku komisar ke alergji nga demokratėt qė sot drejtojnė shtetin dhe partinė tėnde. Ata pse duhen mburrur qė bėnė atė qė bėri Hamit Matiani me shokėt e tij tėrė jetėn pėr tė pėrmbysur diktaturėn tėnde qė i ke shėrbyer? Ti shoku komisar ke fat se demokracia nuk u hakmor me kėlushėt e diktaturės, njeri nga tė cilėt ke qenė dhe ti. Tė persekutuarve politikė, i takojnė lekėt, kacidhe pėr kacidhe. Pėr deri sa i muarėn hajdutėt tuaj. Ju keni tė drejtė, se ata qė kanė "vjedhur" nė kohėn e diktaturės tė marrin gjė. E di ti shoku komisar, se kur dėnohej njė i pėrndjekur politik, hetuesia bėnte kujdes qė tė gjente qė ky i gjori na paska "ndyrė" dorėn me ndonjė kalli misri e njė kokėrr vezė, sepse pėr kėtė kategori nuk kishte punė tjetėr veē lopatės. Ti e di shoku komisar se sa hajdutė ish-drejtorė ndėrmarrjesh, ish-kryetarė kooperativash, ish- magazinierė, ish-llogaritarė, apo ish -brigadierė,inxhinierė e shoferė tė TIR-it anėtarė tė PPSH kanė vjedhur dhe ju sot i keni nė krye tė shoqatės suaj tė veteranėve qė marrin dhe paga mbi pensionin se gjoja na qenka plagosur nė luftė.Ju, keni nė organizatėn tuaj me qindra nga ata qė luftėn e kanė parė me dylbi, ose e kanė mėsuar nė shkollė kur mbaroi lufta. Atė kohė ata i binin maces me lugėn e pėrsheshit. Shoku komisar, kėto i vjedhin dhe sot shtetit dhe ti, ke sy e surrat qė gjoja na shkruekėrke nė emėr tė tyre! Nėse organizata e juaj e luftės do tė kishte gjė pėr tė thėnė drejtuesve tė shtetit, mund dhe duhej tė bėnte njė thirrje a deklaratė me shkrim, e jo tė te zgjidhnin ty, qė na paskeni llafosur nė njė lulishte dhe po na bėkėrke pėrsėri historinė, siē bėje dikur orėt e mėsimit politik. E di shoku komisar se sa anėtarė tė shoqatės suaj kanė qenė dėshmitarė tė rremė pėr shumė nga ata qė ti thua se kanė qenė nė burgje pėr vjedhje? Mendohu, se do t'i gjesh, ata dhe sot marrin thela mbi bisht. Qė tė rrish tė sqarosh ty dhe tėrė sojin tėnd nuk dalin fletėt e njė libri tė tėrė. Tani kemi pėr tė sqaruar ty, njė hall tė madh qė tė paska zėnė. Ti na paska kėrkuar dhe zbuluar njė armik tjetėr tė partisė dhe tė shtetit tonė mafioz, qė nuk paska tė drejtėn qė tė quhet i persekutuar dhe nuk paska tė drejtė qė tė marrė paratė e vuajtjeve tė tija, tė familjes dhe tė punės sė pa paguar. Njė hajdut i partisė tėnde, bėri pallė nė burg sepse hyri 60 kg dhe doli 96 kg dhe i mori lekėt kokėrr mė kokėrr aq sa nuk i vlen lėkura e tij me gjithė tėnden tok. Shoku komisar, tani po tė sqarojmė pėr merakun, qė nė krye tė shoqatės sonė ne kemi njė njeri qė sipas teje nuk duhet tė quhet i pėrndjekur!! Qė tė qetėsojmė shpirtin tėnd tė zi e tė trazuar po tė bėjmė me ditė se:

    1.Murat Tahir Protoduari i dt.1.1937 dėnuar me vend; 34/43 nė vitin 1981, nga gjykata e Beratit nė bazė tė nenit 55 tė KP me 10 vjet heqje lirie pėr agjitacion e propagandė!! Lexo shoku komisar.

    2.Tahir Ymer Protoduari i dat.l.1.1960 me vendim Nr.150 dt.22.09.1945 gjykata e Beratit nė bazė tė Ligj. Nr.41, dt.14.01.1946 neni 15 e 18 gėrma "G" me 30 vjet burg(vdekur nė burg) ėshtė babai i kryetarit o shoku komisar.

    3. Ali Tahir Protoduari pushkatuar pa gjyq dt.31.04.1944

    4.Sako Tahir Protoduari dt.1.1910 dėnuar pėr agjitacion e propagandė nė bazė tė nenit 55 nė vitin 1987 me 10 vjet, vdekur nė burg. Eshte vėllai i kryetarit o shoku komisar.

    5. Tafil Haxhi Protoduari, pushkatuar mė 16.07.1945 pėr motiv politik.

    6.Rexhep Tahir Protoduari dėnuar me 10 vjet heqje lirie pėr agjitacion e propagandė. Eshtė vėllai i kryetarit. O shoku komisar!!!

    7.Luftar Sako Protoduari pushkatuar pėr agjitacion e propagandė neni 55 i KP. Ishte i nipi i kryetarit o shoku komisar!!!

    8.Riza Ramadan Protoduari dt.1.1922 dėnuar 10 vjet pėr agjitacion e propagandė.

    9. Muharrem Sako Protoduari dat.1.1955 dėnuar 10 vjet pėr agjitacion e propagandė ( vetėm 22 vjec!!)

    10.Asqeri Ali Protoduari dat.1.1938 dėnuar 15 vjet pėr agjitacion e propagandė. Tė tėrė kėto janė nga fisi i kryetarit.

    Shoku komisar vetėm nga kjo shtėpi ka patur pesė meshkuj tė pushkatuar duke llogaritur dhe ata dy tė vdekur nė burg. Ndėrsa pesė tė tjerėt kanė ndėrtuar socializmin. Nėpėr veprat e ndritura, kanė punuar pa pagesė 85 vjet!

    Shoku komisar i tankeve, pėr deri sa po marrin "veteranėt" tuaj para pėr dhėmbėt e qenit nė prapanica, si nuk na takoka neve tė marrim atė qė na vodhe ti me shefat e tu?! Ule hundėn shoku komisar. Koha e Enverit nuk kthehet mė sikur dhe "pordha" shkemb tė bėhet. Ne do t'i marrim paratė, sepse e kėrkon bota, sepse Gjermania po paguan "borxhet" e kohės sė Hitlerit. Dhe ju bijve tė tij ju ka zėnė "belaja" tė paguani te Enverit. Mos u sekėlldis shoku komisar, se mos pėson ndonjė infarkt dhe do ti leshė partisė njė votė mangut. Megjithėse ju nuk pakėsoheni kurrė qė nga mbarimi i luftės, veteranėt kanė ardhur duke u shtuar. Se njė veteran i vėrtetė vdes, dhjetė hajdutė tė tjerė e zėvendėsojnė. Ne nuk kėrkojmė shumė ne duam njė javė punė tė punojė dogana pa vjedhur dhe likuidohemi!

    Mbeē me shėndet ti dhe komandantėt e tu. Tjetėr herė ankesat i dėrgoni zyrtare dhe jo letra "dashurie" pėr qeverinė. Besojmė se dhe merakun e kryetarit tonė e hoqe. Ai jo vetėm se e ka vuajtur vetė nė kurriz hurin, drurin, po ka njė fis tė tėrė tė vrarė e tė burgosur nga ju. Ne presim njė tjetėr interes nga ju qė t'i shkruani qeverisė se sa para paguan qeveria pėr gjoja veteranėt dhe "plagėt e marra nė luftė".



    SHOQATA E ISH TE DENUARVE DHE

    TE PERSEKUTUARVE POLITIKE



    B E R A T



    Pėr sqarim

    Shoku komisar pėr komisionin qė propozon ti, po e lejmė nė dorėn tuaj tė zgjidhni njerėzit, vetėm kemi njė dėshirė qė kryetar tė jetė Bujar Himēi dhe sekretar Veli Myftari. Ti duhet ta dish se ata tė dy i ka ēuar shteti nė shkollėn e lartė pėr specializim, atje ku e bėri njeri nga ata qė ti po i qan hallin se ku ti gjejė paratė???!!!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    55 eshte gazeta me e felliqur qe qarkullon ne Tirane. Nuk gjen asnje te vertete ne faqet e saj. Ka tirazhin me te ulet ne shtypin ditor Shqiptar. Ka per drejtues nje nga ish-sigurimsat me te ndyre qe ka pas Shqiperia ne monizem.......etj...etj........

    Keto e bejne te mos jete gazete e popullit. Ah pa frike do e quaja gazete e PD dhe e sales. Ashtu do beje mire ta quaje dhe ti erzeni sepse populli nuk eshte PD.
    Henri Anderson was here.

  3. #3
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Sa shkova i hodha nje sy 55
    Ne artikullin e pare akuzon nje nder figurat e gazetarise Shqiptare Ad Krasten ndersa titull i dyte e ka titullin "Nano ishte tifoz me Ruset" He thuj ti ca me prit nga kjo gazete. Se shkruan keshtu traplliqesh nuk i shet dot 1000 kopje 55-sa.
    Henri Anderson was here.

  4. #4
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Ne fakt cfare ajo shkruan duket sikur e ka shkruar ndonje gazete e Rusise qe u mund nga Shqiperia. Lexoje:

    "Dje, kombėtarja shqiptare nėn frymėzimin e njė trajnieri gjerman, arriti tė gjejė rrugėn e fitores. Mė shumė se aftėsi pėr tė fituar, ekipi ynė ka pasur gjithnjė nevojė pėr raporte tė fuqishme psikologjike pėrballė kundėrshtarit. Gjithsesi, urime, suksese!"

    A e shikon si e mbyll, Gjithsesi, urime, suksese. Ca do te thote fjala gjithsesi? A eshte dita e pershtatshme per tu perdorur? Shqiperia mezi po fiton pas kaq kohesh ajo thote gjithsesi. Ku eshte entuziazmi? Ku eshte shqiptarizma?

    C'ka me te te thene tjeter une ty erzeno.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri Anderson : 30-03-2003 mė 01:44
    Henri Anderson was here.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Henri Anderson
    Sa shkova i hodha nje sy 55
    Ne artikullin e pare akuzon nje nder figurat e gazetarise Shqiptare Ad Krasten ndersa titull i dyte e ka titullin "Nano ishte tifoz me Ruset" He thuj ti ca me prit nga kjo gazete. Se shkruan keshtu traplliqesh nuk i shet dot 1000 kopje 55-sa.

    Anderson , bej ēudi me ty...Tani e morre vesh ti qe eshte me e shitur rrena se e verteta? Sa vjet u shit rrena ZP ???
    45 vjet rresht u shit , edhe me detyrim...
    Jo vetem kaq, por dollapet i kishim mė plot me ZP se me ēarēafė...
    se duhet ti bojshim palė...as buken se mshtillshim dot me ato...
    Na thoni gjera te reja interesante, se te vjetrat i dime mire.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Pavaresisht se Erzenit i pelqen kjo gazete ngaqe kritikon Nanon e Ramen, dmth thjesht per interes (eksitim) politik, ne s'duhet te kalojme krejt ne te kundert duke e quajtur palo gazete, po per interes. Nje gazete s'eshte me shume se nje gazete, per me teper ne te s'duhet pretenduar te gjesh te vertetat e jetes. Neqofte se nje gazete mundohet ta perqendroje veshtrimin tone nga nje KEND tjeter me te pergjithshin, ajo e ka kryer funksionin e saj.

    Edhe ajo menyra e gjykimit te "fitores" mbi "sllavo-mongolet" ne futboll, na SHERBEN mendoj me shume se euforia e shprehur kudo tjeter.
    Opinioni i "ftohte"i kesaj gazete, eshte po aq i rendesishem sa opinioni i "nxehte" patriotik i shtypit elektronik (politik e sportiv) kosovar qe dominon internetin shqiptar, sidomos kur puna lidhet me sllavet.
    Ne duhet ti mbajme kembet ne toke, e te gjykojme me realizem. Indiferentizmi mendoj eshte dukuria me nobel e njeriut, prandaj kete duhet ta stimulojme me shume.

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Indiferentizmi eshte karakteristike e impotenteve...nese e kishe fjalen te racionaliteti atehere jam dakort.

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ēin qun ti impotent dhe racional, ka mundesi te shpjegohesh?

    Ne fakt do te doja te pergjigjesha tjeter lloj, por thashe ta le per me vone.

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    lene per kur te kesh qejf se edhe pergjigjen do ta marresh sapo te mbaroj pune....

    Me impotence qe vjen nga indiferentizmi nenkuptoj faktin qe indeferenti nuk ndryshon dot asgje dhe ngel impotent perballe iniciativave te te tjereve.....

    Ndersa racionali eshte ai qe gjykon me gjak te ftohte por qe di te nderhyje aty ku e mendon te aresyeshme dhe ne momentin qe e gjykon te aresyeshem.....racionali mund te jete pa asnje problem si protagonist ashtu dhe i terhequr por rolin e tij e vendos aresyeja e cila i dikton te beje ate qe duhet atehere kur duhet....ndersa indiferenti e paguan me impotence indiferentizmin e tij....ai nuk eshte i zoti te ndryshoje asgje...jane te tjeret qe vendosin per te dhe atij i ngel vetem te konformohet.

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Do te t'shpjegoj nja dy gjona si i vogel qe je.
    Ti e man veten per anti-enverist apo jo? Degjo tani; ne kohe te enverit ndermjet shume slloganeve te ndryshme kishte dhe dy parrudha te tilla: "Te luftojme INDIFERENTIZMIN" si dhe "Te luftojme LIBERALIZMIN". Keto qene shkruar me te kuqe neper stande, mure, stadiume, etj.
    Pse valle thua? Kur liberali eshte IMPOTENT (xhaxhi dyshohet te kete qene i tille) sipas teje, pse te ishte i RREZIKSHEM per sistemin socialist e partine e punes.

    Ndersa sa per ate "RACIONALEN", PPSH nuk la gurre pa na bere te tille, duke fillu nga racionimi ushqimit, i veshjes, i kualifikimit, i punes, i pagimit, si dhe i MENDIMIT. Ti me dukesh shembulli me tipik i Racionalitetit shkencor komunist.

  11. #11
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une veten nuk e perkufizoj me antivlerat e enverit sepse kam individualitetin tim.
    Liberalizmi dhe Indiferentizmi jane dy koncepte te ndryshme...i pari synon hapesira sa me te gjera per shoqerine dhe individin dhe si i tille mund te konsiderohet vlere...Indiferentizmi eshte nje forme pasiviteti i cili te kthen nga subjekt ne objekt...dhe ka raste kur indiferenca eshte po aq e keqe sa vete krimi. Indiferencen po ta shohesh te izoluar nga cdo faktor tjeter mund ta perkthesh si pamvaresi dhe force...por kjo eshte utopi sepse te gjithe jetojme brenda nje sistemi rregullash te cilat vendosen nga shoqeria dhe ne nje rast te tille Indiferenca mund te perkthehet vetem si kompromis pasiv sepse indiferenti nuk ka iniciative.....sidoqofte ka nje ndryshim shume te madh midis sistemit qe permend ti dhe mendimit tim. Ideja ime eshte nje koncept sigurisht jo i shpikur nga une te cilin kush deshiron e perqafon kujt nuk i pelqen e injoron pa bartur pasoja ligjore...ne sistemin qe kerkon ti ta krahasosh gjerat shkonin shume me thelle...ndryshimi i dyte eshte se komunizmi urrente indiferncen pasi ajo ishte forma me e rafinuar e oponences si dhe kerkonte nje angazhim ne parimet revolucionare....ndersa ne nje sistem te lire indiferenca te demton per shkak te ekzistences se konkurences ku iniciativa luan nje rol thelbesor.

    Racionaliteti i mendimit i imponuar gjate diktatures kishte si qellim ndrydhjen e njerezve.....ndersa racionaliteti ne nje sistem te lire ndihmon njerezit ne sofistikimin e mendimeve te tyre si dhe iu rrit eficencen (gje qe pe mendimin tim ty te mungon) ne veprimet qe ata kryejne te cilat percaktojne edhe vleren e tyre.

    Sic e shikon ndryshimi eshte thelbesor.....une nuk te ve faj qe ti nuk e kupton vete sepse mundohesh te peshosh cdo gje me peshoren e atij sistemi qe te ka modifikuar....po nuk te ve faj se askush nuk del dot jashte vetes.

  12. #12
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    .......gazet e bukur.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dimegeni : 03-04-2003 mė 08:45
    Discover me like emptiness.......

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Gazeta 55, po te anashkalosh shkrimet politike, ka edhe shume artikuj me vlera per trashegimine kulturore-artistike shqiptare. Eshte mbase e vetmja gazete qe qarkullon ne Tirane qe u hap nje dritare edhe shkrimeve mbi ceshtjen tone kombetare.

    Jo gjithcka ne kete bote eshte "politike".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  14. #14
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Aty eshte problemi ata cdo gje e politizojne. arriten deri aty sa te politizonin edhe ndeshjet e futbollit.
    Sikur ta dinit se kush eshte Fahti Balliu do flisnit ndryshe.
    Henri Anderson was here.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Gazeta 55 (do laj gojen tani qe i permenda emrin), eshte nje humbje e kote e lendes drusore.

  16. #16
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk ke faj se te futet ne pjese !!!

  17. #17
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Nuk quhet Hoselino por Hoselito
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  18. #18
    Perjashtuar Maska e ReBeL
    Anėtarėsuar
    07-03-2003
    Vendndodhja
    Zvicer
    Postime
    12
    Po lere more keto njerez te kesaj gazete nuk jane fare te pavarur.
    Ato i perdorin lajmet per propaganden e tyre, dhe i thejne ashtu lajmet per te perhapur propaganden e tyre fashiste dhe anti njerezore.
    Kjo gazete djathtiste nuk kontribon fare ne informimin e popullit por kontribon ne perēarjen e popujve.

  19. #19
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304
    une jam demokrat dhe jam vlonjat por gazeta 55 eshte nje gazete e cila shtremberon lajmet si dhe po percan shqiperine sipas mendimit tim .........dhe nuk kontribuon fare ne rritjen e nivelit intelektual demokrat

  20. #20
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Por te pakten qendrone shume me larte se "Zeri i Popullit".

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  5. Gazeta Koha Jone.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 12-09-2002, 04:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •