Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Anila Omari: Problemi më i madh sot, kultura e dobët gjuhësore

    INTERVISTA/ Flet gjuhëtarja Anila Omari: Problemi më i madh sot, kultura e dobët gjuhësore

    Zhvendosja e punonjësve të instituteve të Qendrës Albanologjike ishte e nxituar dhe fyese

    Albert ZHOLI

    Gjuhëtarja Anila Omari para disa kohësh ka hedhur në treg librin “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”. Sipas saj, gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre. Problemi më i madh sot, shpjegon Anila, është kultura e dobët gjuhësore sidomos e brezit të ri. Vërshimi pa kriter i fjalëve të huaja është një problem, por shohim edhe përdorime të gabuara në drejtshkrimin, në morfologjinë dhe në sintaksën e shqipes, çka flet për mangësi të formimit gjuhësor në shkollë. Tashmë ajo ka përfunduar një fjalor të veprës së Pjetër Bogdanit me shpjegime në italisht dhe shqip dhe po shkruan një studim për leksikun e Bogdanit, shtresëzimin e tij dhe punën krijuese të autorit për pasurimin e leksikut të shqipes së shekullit XVII.

    -Ju kohët e fundit keni hedhur në treg librin “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”. Ku konsiston ky libër dhe çfarë marrëdhëniesh gjuhësore kanë këto dy gjuhë?

    Libri “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2012, është rezultat i një pune kërkimore të gjatë, të filluar që në fund të viteve ‘80 si punim i disertacionit të doktoratës së mbrojtur në vitin 1995. Unë kisha mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë për gjuhë shqipe dhe gjuhë serbokroate, kështu që mbas emërimit në Institutin e Gjuhësisë, në sektorin e Historisë së Gjuhës, fillova të merrem me marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me serbishten, që në atë kohë quhej serbokroatishte. Deri atëherë marrëdhëniet mes këtyre dy gjuhëve fqinjë ishin studiuar në kuadrin e marrëdhënieve të shqipes me gjuhët sllave ballkanike, ku përfshihej edhe bullgarishtja. Nga albanologët e shquar, si Jokli, ishte shtruar kërkesa për të dalluar elementin serb nga ai bullgar si dhe sllavizmat me shtrirje më të gjerë në mbarë gjuhën nga ato me karakter të kufizuar krahinor. Për këtë arsye studimi kërkonte medoemos edhe kërkime në terren për verifikimin e sllavizmave sipas përhapjes dialektore-gjeografike. Si një nga kriteret e dallimit të elementeve me burim nga serbishtja ishte edhe kriteri gjeografik, përcaktuar që më parë nga Çabej, sipas të cilit sllavizmat e Shqipërisë veriore ishin me prejardhje nga serbishtja, ndërsa ato të Shqipërisë së Mesme e të Jugut nga bullgarishtja. Kështu që për nevojat e studimit kreva ekspedita kërkimore në Veri të Shqipërisë, në 11 pika që përfaqësonin krahinat kryesore etnografike të Shqipërisë veriore. Tani, mbas shumë vjetësh, me rastin e botimit e rimora në dorë doktoratën dhe i bëra një ripunim rrënjësor, sidomos për sa i përket korpusit të sllavizmave, duke e zgjeruar e pasuruar me të dhëna të reja edhe nga literatura e botuar ndërkohë për këtë çështje.

    -Cilat janë prejardhjet e dy gjuhëve dhe a kanë ndikim ato tek njëra-tjetra?

    Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre. Ato janë edhe gjuhë ballkanike dhe si të tilla kanë përkime të karakterit tipologjik, ndonëse serbishtja nuk bën pjesë në gjuhët ballkanike parësore, siç është shqipja me rumanishten e bullgarishten. Por për ndikime të njërës gjuhë në tjetrën mund të flasim në kushtet e kontakteve gjuhësore mes popullsive shqiptare e serbe apo edhe dygjuhësisë në zona të caktuara, të ardhura si pasojë e rrethanave historike që kanë kushtëzuar marrëdhëniet midis këtyre popujve. Këto ndikime janë të shtresëzuara në kohë dhe fillojnë me dyndjet e para sllave, në shekujt VII-VIII, përforcohen në kohën e pushtimeve të perandorive sllave, si ajo bullgare (shek. IX-XI) dhe serbe (shek. XI-XII e XIV), dhe vijojnë deri në kohët e reja në zonat kufitare të kontaktit me popullsitë sllave. Ndikimi sllav nuk ka të njëjtin intensitet në të gjithë territorin e shqipes: në zonat skajore ai është më intensiv, ndërsa në drejtim të brendësisë vjen duke u zbehur. Kjo do të thotë që edhe rëndësia e sllavizmave në gjuhën shqipe nuk është e njëjtë. Ka një numër fjalësh me burim sllav që kanë përhapje në mbarë gjuhën, pra janë të rrënjosura në gjuhë, dhe ka një numër shumë më të madh sllavizmash që kanë përhapje të ngushtë lokale afër zonave kufitare. Ndërsa sllavizmat e të folmeve shqipe të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi kanë një tjetër status, ato janë pasojë e kontakteve të vazhdueshme dhe kushteve të ekzistencës së dygjuhësisë, prandaj vështirë se duhen përfshirë në korpusin e sllavizmave të shqipes, edhe pse mund të bëhen objekt studimesh të veçanta. Koncepti i marrëdhënies nënkupton dy kahe drejtimi, pra jo vetëm marrje, por edhe dhënie. Për këtë arsye në punim nuk është lënë mënjanë ndikimi që ka ushtruar gjuha shqipe në të folmet jugore të serbishtes në rrafshe të ndryshme: fonetik, gramatikor e leksikor. Duke mos pasur mundësi praktike hulumtimi në terren në të folmet serbe apo malazeze, jemi mbështetur në punimet e dialektologëve serbë e malazezë, të cilët kanë vënë në dukje ndikime të jashtme në të folmet e studiuara prej tyre, që në pjesën më të madhe janë ndikime të shqipes.

    -Cilat janë problemet më të mprehta të gjuhës shqipe sot?

    Problemi më i madh sot më duket kultura e dobët gjuhësore sidomos e brezit të ri. Mosnjohja e mirë e gjuhës amtare, që me sa duket ka të bëjë me mangësi të rënda në arsimin bazë, por edhe me mungesën e leximit tek të rinjtë, krahas me përvetësimin e gjuhëve të huaja dhe krijimin e brezave dy- a trigjuhësh, ka sjellë edhe zëvendësimin e fjalëve dhe shprehjeve ekzistuese shqipe, tashmë të panjohura për të rinjtë, me fjalë e shprehje të gjuhëve të huaja, qoftë të marra drejtpërdrejt, qoftë të përkthyera ose kalkuara në shqip sipas modelit të huaj. Vërshimi pa kriter i fjalëve të huaja është një problem, por shohim edhe përdorime të gabuara në drejtshkrimin, në morfologjinë dhe në sintaksën e shqipes, çka flet për mangësi të formimit gjuhësor në shkollë. Mungesa e kulturës gjuhësore shkon krahas me varfërinë kulturore të përhapur masivisht; mjafton të shohësh gabimet që bëhen në shtypin e përditshëm që pasqyrojnë mungesë kulture të theksuar. Por përtej këtyre problemeve që lidhen me formimin arsimor-kulturor, pra nuk janë të brendshme për vetë gjuhën dhe funksionimin e drejtë të saj, gjuha shqipe përjeton probleme të tjera që vijnë nga hapja me botën e jashtme dhe e vënë atë përballë sfidash të mëdha, siç është problemi i terminologjisë së disa fushave kulturore, teknike e shkencore, deri dje të panjohura për shqipen dhe shpesh herë të reja edhe për gjuhët kryesore të Europës. Ndërkaq janë hartuar një numër i madh fjalorësh terminologjikë të fushave të ndryshme, por del problemi i koordinimit të përdoruesve dhe njësimit të terminologjisë. Një sugjerim me vend që është bërë për këtë çështje do të ishte dixhitalizimi i fjalorëve terminologjikë anglisht-shqip që do të krijonte kushtet për njohjen e termave zyrtarë dhe njësimin e tyre nga përdoruesit e shqipes në mbarë botën.

    -Flitet shumë për ristandardizimin e gjuhës shqipe, a është kjo një klimë e favorshme dhe cili është mendimi juaj, duhet apo jo një ristandardizim?
    Siç e thashë më lart, problemet që ka gjuha shqipe sot nuk janë kryesisht probleme të brendshme të gjuhës, por të arsimit e kulturës. Gjuha letrare shqipe ka funksionuar për bukuri në të gjitha rrafshet e saj funksionale, në radhë të parë si gjuhë e letërsisë artistike dhe këtë e tregojnë veprat e shkrimtarëve tanë më të shquar dhe e përkthyesve më të njohur. E gjithë kjo letërsi është shkruar në kodin drejtshkrimor standard, të miratuar përfundimisht në vitin 1972, dhe në këtë kod mund të vijojë të shkruhet edhe për shumë vite të tjera pavarësisht nga zhvillimi i gjuhës. Mbasi ngulitet një herë, kodi drejtshkrimor përvetësohet dhe bëhet i njëjtë për të gjithë, pra njësohet. Ky kod bën që të merremi vesh, në radhë të parë me shkrim, pavarësisht dialektit që flasim. Por trajta e shkruar e gjuhës ndikon edhe në shqiptim dhe kjo bën që të ruhen më mirë format e plota të fjalëve. Në një gjuhë të shkruar vonë kuptohet që drejtshkrimi do të jetë më afër gjuhës së folur. Por me kalimin e kohës dhe me evolucionin e gjuhës trajta e shkruar i largohet gjithnjë e më shumë trajtës së folur. Kjo sjell edhe atë largim të shkrimit nga shqiptimi që shohim në gjuhët kryesore të Europës, që janë standardizuar para 500 ose 600 vjetësh por nuk kanë ndryshuar drejtshkrimin e tyre, përveç se mbas periudhash shumë të gjata kohore dhe për çështje shumë të veçanta. Mjafton të përmendim dy shembuj nga gjuhë me traditë të vjetër shkrimore si anglishtja dhe frëngjishtja, ku p.sh. fjalët angl. enough ose frëngj. oiseau nuk kanë asnjë përputhje mes veshjes grafike (shkrimit) dhe veshjes tingullore (shqiptimit), por askujt nuk i shkon ndër mend t’ua ndryshojë drejtshkrimin. Edhe në këtë pikë ne nuk kemi pse të çelim shtigje të reja e të rishikojmë drejtshkrimin pas vetëm 40 vjetësh. Nuk qëndron problemi te drejtshkrimi, por te përvetësimi i tij, dhe ky problem do të jetë edhe me një drejtshkrim të ri, madje do të ketë një pështjellim midis atyre trajtave që përdoruesit kanë përvetësuar një herë dhe trajtave të reja që duhen mësuar. Përvoja e vendeve të tjera ka treguar se reformat drejtshkrimore nuk kanë qenë të suksesshme, megjithëse kanë qenë minimale dhe preknin çështje të veçanta të alfabetit e jo të drejtshkrimit. Tek ne, përkundrazi, propozimet për ndryshim janë shumë të thella dhe prekin një numër shumë të madh fjalësh, sipas studimit dhe statistikave të kryera nga prof. Rami Memushaj. Me këto propozime drejtshkrimi ulet në nivelin e gjuhës së folur, duke ndjekur thjesht parimin fonetik. Në të vërtetë, ndonëse se i është mëshuar më tepër parimit fonetik për hir të traditës, drejtshkrimi ynë mbështetet në thelb në parimin morfologjik, pasi është marrë parasysh ruajtja e trajtave të fjalëve pavarësisht nga shqiptimi, si p.sh. te gjinia femërore (fushë), te shumësi i emrave (shokë), në takim të dy bashkëtingëlloreve me zëshmëri të ndryshme që u përkasin morfemave të ndryshme (zogjtë, jo zoqtë), në fjalëformim (anëtar, punëtor) etj.. Ndryshimet që propozohen e rrudhin këtë parim të domosdoshëm për një gjuhë si shqipja me prirje reduktuese apo gërryese. Drejtshkrimi duhet të jetë konservator dhe gjuha e folur të respektojë sa të jetë e mundur trajtën e shkruar. Pastaj shkalla e largimit të gjuhës së folur nga e shkruara varet nga niveli i ligjërimit që zgjedh folësi për të komunikuar. Për të mos e zgjatur, mendimi im është që një rishikim i drejtshkrimit është luks i tepërt në kushtet kur gjuha ka nevoja përkujdesjeje e mirëmbajtjeje.

    - Sipas Kongresit të Manastirit gjuha letrare u vendos toskërishtja, pse u vendos kjo gjuhë dhe a i ka rezistuar kohës ky vendim?

    Për dijeni, në Kongresin e Manastirit (1908) nuk u mor ndonjë vendim për gjuhën e përbashkët apo gjuhën letrare, por vetëm për njësimin e alfabetit. Por mund të themi se aty u hodh hapi i parë edhe drejt afrimit të dy dialekteve kryesore me disa rregulla drejtshkrimore që u përcaktuan aty. Toskërishtja u afirmua si gjuhë zyrtare mbas luftës II botërore me ardhjen në fuqi të regjimit komunist. Që nga viti 1945 u vendos që abetarja shkollore të ishte në toskërisht dhe po në këtë variant edhe shkresat e administratës publike, fjalimet zyrtare e partiake, organi i PKSh etj., ndërsa në gjuhën e letërsisë përdoreshin të dy variantet letrare kryesore. Natyrisht gjuha e administratës së lartë partiake, e shtypit, e shkollës, e mediave ndikonte në përhapjen e variantit letrar toskë në mbarë hapësirën e shqipes dhe sidomos kryeqyteti që ishte qendra rrezatuese e këtij ndikimi. Megjithatë, toskërishtja kishte një traditë të gjatë lëvrimi letrar sidomos që nga Rilindja e këtej, një traditë që arriti një shkallë të lartë përpunimi në vitet ’30 të shekullit XX, në periudhën e lulëzimit të shtypit progresist e laik me ndikim të gjerë në mbarë vendin. Ajo u zhvillua më tej në vitet ’50-’60 me shkrimtarët e shquar të atyre viteve, arriti maja me përkthimet e kryeveprave botërore dhe u kodifikua në gramatika e fjalorë. Ndërkaq ky variant përgjatë viteve kishte ndërvepruar me gegërishten si në variantin e folur ashtu dhe në gjuhën letrare, duke krijuar një variant letrar mbidialektor dhe që mund të themi se kishte mbështetjen e vet në gjuhën që flitej në Tiranë nga brezat e rinj të të ardhurve nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Kështu që Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 veçse sanksionoi një realitet që funksiononte prej kohësh duke kodifikuar përfundimisht drejtshkrimin e kësaj gjuhe letrare. Ishte vendimi i KM i vitit 1974 që e bëri të detyrueshme për të gjithë përdoruesit e shqipes këtë variant letrar me bazë toskërishten, duke e shtrirë atë në të gjitha rrafshet e lëvrimit të gjuhës. Ky absolutizim i përdorimit të standardit solli edhe mënjanimin gradual nga lëvrimi letrar i gegërishtes, e cila mbeti më tepër në rrafshin e gjuhës së folur. Sot ka një rigjallërim të variantit letrar të gegërishtes në nivel lokal, si dhe një përfshirje të gjerë të autorëve të traditës letrare gege në arsimin e mesëm, çka i shërben njohjes nga brezat e rinj të kësaj tradite të pasur e të vjetër në letërsinë shqipe dhe mundësisë së pasurimit të leksikut të gjuhës letrare me elemente të dialektit gegë. Gjuha standarde jo vetëm që i ka qëndruar kohës, por është zhvilluar e pasuruar shumë që nga koha e sanksionimit të saj si e tillë, duke jetuar tashmë jetën e vet si variant mbidialektor, aq sa sot po flitet gjithnjë e më shumë për “gjuhë shqipe” me kuptimin e gjuhës standarde sipas kuptimit të italishtes, ku “italiano” do të thotë pikërisht “italishte letrare” që nuk përkon plotësisht me asnjë dialekt të veçantë.

    - Rregullat e gjuhës zyrtare, letrare, a zbatohen sot nga administrate publike dhe pse (n.q.s shkelen) shkelen këto rregulla?
    Nuk kam bërë vëzhgime të posaçme në këtë fushë, por me aq sa kam parë nga pjesë të shkresave zyrtare që paraqiten në emisionet tv, ato përmbajnë mjaft gabime. Arsyeja për këtë është ajo që shpjegova më lart, mungesa e kulturës së përgjithshme e në veçanti të asaj gjuhësore, si dhe një lloj moskujdesjeje në përdorimin e gjuhës.

    -Flitet shumë për Enciklopedinë shqiptare, a është ajo në procesin e botimit dhe çfarë vendi zë gjuhë-letërsia në këtë botim?
    Mesa di unë, Enciklopedia shqiptare ka mbetur në vend me përfundimin e hartimit të listës së zërave, për mungesë fondesh.


    -Kohët e fundit ju zhvendosën nga godina e Institutit të gjuhësisë dhe letërsisë, a ishte i drejtë ky transferim pa adresë dhe si mund të zgjidhet ky problem?

    Zhvendosja e punonjësve të instituteve të Qendrës Albanologjike ishte e papritur, e nxituar dhe madje fyese për punonjësit shkencorë, të cilët u vunë përpara kërkesës për të lëvizur brenda një jave, me gjithë bibliotekat dhe materialet që kishin në zyra. Ata mund të zhvendoseshin me qetësi vetëm pasi të kishin përfunduar zyrat që na janë premtuar pranë Qendrës Albanologjike në Sheshin “Nënë Tereza” dhe të krijoheshin kushtet e nevojshme të punës, me praninë edhe të bibliotekës dhe të arkivave të instituteve. Por e gjithë kjo urgjencë u bë për t’i liruar ndërtesën një “pronari” të dyshimtë të Radio Tiranës së vjetër, një ndërtesë e blerë nga shteti dhe e inauguruar nga mbreti Zog si e para Radio kombëtare në Shqipëri. Instituti i Gjuhësisë tani për tani është strehuar në ish zyrat e Enciklopedisë prapa Akademisë së Shkencave.

    -Duke qenë femër në një institucion serioz, a mendoni se femra në Shqipëri ka hapësirat e duhura për të shpalosur aftësitë e veta në shoqërinë shqiptare?

    Unë mund të flas për Institutet e QSA dhe më konkretisht për Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë ku bëj pjesë. Aktualisht mund të them se në Institutin tonë janë gratë ato që mbizotërojnë edhe numerikisht dhe i japin tonin jetës shkencore të tij.

    -Po politika shqiptare a i ka lënë hapësirat e duhura si në çdo vend europian femrës për pjesëmarrjen në politikë?

    Vendosja me ligj e një përqindjeje për pjesëmarrjen e grave në politikë më duket sanksionim i një pabarazie ekzistuese dhe një ligjërim (legalizim) i një padrejtësie. Gratë duhet ta meritojnë vendin e punës dhe jo ta fitojnë sipas një përqindjeje vetëm mbi baza gjinore. E kuptoj që një ligj i tillë mund të jetë i nevojshëm në vende si Shqipëria ku sundon patriarkalizmi dhe maskilizmi (dhe me këtë i jam përgjigjur edhe pyetjes suaj pasardhëse), por vlerësoj mbi të gjitha barazinë e të gjithë shtetasve përpara ligjit.

    -Çfarë vepre tjetër keni në dorë dhe ku konsiston ajo?
    Kam përfunduar një fjalor të veprës së Pjetër Bogdanit me shpjegime në italisht dhe shqip dhe po shkruaj një studim për leksikun e Bogdanit, shtresëzimin e tij dhe punën krijuese të autorit për pasurimin e leksikut të shqipes së shekullit XVII.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Anila Omari: Problemi më i madh sot, kultura e dobët gjuhësore

    Anila Omari: Problemi më i madh sot, kultura e dobët gjuhësore

    -Cilat janë prejardhjet e dy gjuhëve dhe a kanë ndikim ato tek njëra-tjetra?

    "Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre. Ato janë edhe gjuhë ballkanike dhe si të tilla kanë përkime të karakterit tipologjik, ndonëse serbishtja nuk bën pjesë në gjuhët ballkanike parësore, siç është shqipja me rumanishten e bullgarishten. Por për ndikime të njërës gjuhë në tjetrën mund të flasim në kushtet e kontakteve gjuhësore mes popullsive shqiptare e serbe apo edhe dygjuhësisë në zona të caktuara, të ardhura si pasojë e rrethanave historike që kanë kushtëzuar marrëdhëniet midis këtyre popujve. Këto ndikime janë të shtresëzuara në kohë dhe fillojnë me dyndjet e para sllave, në shekujt VII-VIII, përforcohen në kohën e pushtimeve të perandorive sllave, si ajo bullgare (shek. IX-XI) dhe serbe (shek. XI-XII e XIV), dhe vijojnë deri në kohët e reja në zonat kufitare të kontaktit me popullsitë sllave. Ndikimi sllav nuk ka të njëjtin intensitet në të gjithë territorin e shqipes: në zonat skajore ai është më intensiv, ndërsa në drejtim të brendësisë vjen duke u zbehur. Kjo do të thotë që edhe rëndësia e sllavizmave në gjuhën shqipe nuk është e njëjtë. Ka një numër fjalësh me burim sllav që kanë përhapje në mbarë gjuhën, pra janë të rrënjosura në gjuhë, dhe ka një numër shumë më të madh sllavizmash që kanë përhapje të ngushtë lokale afër zonave kufitare. Ndërsa sllavizmat e të folmeve shqipe të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi kanë një tjetër status, ato janë pasojë e kontakteve të vazhdueshme dhe kushteve të ekzistencës së dygjuhësisë, prandaj vështirë se duhen përfshirë në korpusin e sllavizmave të shqipes, edhe pse mund të bëhen objekt studimesh të veçanta. Koncepti i marrëdhënies nënkupton dy kahe drejtimi, pra jo vetëm marrje, por edhe dhënie. Për këtë arsye në punim nuk është lënë mënjanë ndikimi që ka ushtruar gjuha shqipe në të folmet jugore të serbishtes në rrafshe të ndryshme: fonetik, gramatikor e leksikor. Duke mos pasur mundësi praktike hulumtimi në terren në të folmet serbe apo malazeze, jemi mbështetur në punimet e dialektologëve serbë e malazezë, të cilët kanë vënë në dukje ndikime të jashtme në të folmet e studiuara prej tyre, që në pjesën më të madhe janë ndikime të shqipes".

    E lexova me vemendje këtë postim, megjithëse autorja e këtij librit është e knaqur te spjegoje me dy rreshta lidhjet e gjuhëve sllave me shqipen, dhe tjetra se, perkah kuptimi i termit qê ndryshoi nga sllavishtja nê serbishtja, kêtu nuk mund te pajtohëmi, sepse, sidoqoftë shumica e fjalve sllave qê janë ngjitur në fjalorin e shqipes, nuk mund ti quajmi si fjalê te ardhura drejtê per sê drejti nga serbêt, por ato erdhen edhe permes etnive tjera si ndermjetsues deri tek gjuha shqipe, rasti konkret po e permendim, ishin vêllehêt te cilêt barten apo lidhen gjuhêt sllave me shqipen por kurrêsesi nuk mund te themi se te gjitha fjalêt sllave nê fjalorin tonê janë si pasoja te kontakteve mes dy popujve.
    Ju njohtoj, se ndoshta edhe nuk jeni nê dijeni se, para do kohe kemi hapur njê tem me këtê permbajtje; "ndikimi i shqipes tek gjuha sllave" nga illyrianboyfull, ku aty vertetê shohim se sa pak jemi dhe kemi njohuri rreth lidhjeve mes dy gjuhêve, shqipes dhe sllavishtes.
    Nêse aotorja e nderuar Anila Omari na e spjegon me dy rreshta lidhjen e dy gjuhêve sllavishte dhe shqipe permes familjes sê perbashkët Indo-Europiane ku autorja shkonê edhe mê thellê duke percaktuar se kêta dy popuj kishin;
    Citim nga Anila Omari;" Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre.
    Më tê vertete duhet shtruar shumë pyetje rreth këtij definicionit , që dy gjuhët kanë shumë fjalë te perbashkëta, nuk injorohet kjo, por edhe tê mbeshtetesim tezen e Joklit apo studiuesve tjerë te gjuhês shqipe te cilêt mendonin se ngjajshmeria e gjuhês sê tyre do thotë se edhe ishin si popull dikur në te kaluaren te afert mes tyre dhe se kishin para ardhes të perbashkët, kjo mê duket tepër skandaloze, se as Jokli dhe asnjê dijetar tjetër nuk guxon te deklarohet pa argumente shkencore se kêta dy popuj aqë te dallueshêm nag njêri tjetri te kishin dikur nê lashtêsi te njêjtin stergjysh ! E pa pranueshme dhe e pa sakêt ështê deklarata e Anila Omari, mê vie shumê keq, siç e mêsuam mê lartë, autorja e kêtij librit ka kryer studime dhe ka bêrê hulumtime prej dekadash rreth kêtij studimi dhe nê fund na del me njê perfundim aqë të percaktuar nag ana e saj sa që të bën qe te revoltohemi, sepse, edhe se ka fjalê te ngjajshme mes dy gjuhêve, kjo nuk do thotê se kemi edhe te njejtin stergjysh apo paar ardhês.. mirêpo, kêto ngjajshmeri dhe nderlidhje vijnê permes huazimeve, dhe habitemi se si nuk i ka shkuar mendja autores te shprehet nê kêtê menyrê por ajo shkon drejt e në rrênjet e perbashkta te dy gjuhêve ?

    Autorja Anila Omari fare nuk e permend elementin Vêllahê apo Velak apo Belak si quhej ndryshe nê kohên e Bizantit ky popull mergimtar me emrin Megalo Blakit, popullêsi blegtorësh te cilêt komunikonin prej mija vitesh qê nga brigjet e kaspikut e deri nê brigjet e Egjeut dhe te cilêt barten me vete silabet=rrokjet nga njê skaj nê tjetrin due i huazuar fjalêt e huaja shqipe dhe shperndarë gjithandej siper Danubit, pa i permendur deportimet masive te kêtyre Megalo Blashitve ose Vêllahêve apo kuqo vellaheve nga viset e Epirit e Thesalia nga romakêt nê shekullin e dytê pas krishti, dhe, atje nê Daci po kêta banor flisnin gjuhên shqipe, i emertua te gjitha ato vende atje sipas toponime qe i kishin nraktisur me dhunê nag romakêt, 500 vite para se te vinin sllavêt nê gadishullin ilirikë, prandaj, kjo dêshmi duhej te hyje si baz e kerkimeve nga autorja Omari.
    Pêrpos kêsaj dêshmije, ne mund ti propozojmi autores qê ti hulumtoje edhe njêherê mê mirë Vêllahêt apo Bellaket siç quheshin edhe nê kohên romake bizantine si dhe ne mund te japim dêshmi tjera se, nê kohên e Aleksandrit te madh , njê prijs nga kêto viset Blake=Vllake te gadishullit i cili mori pjes nê betejen e Issos 334 para krishti, ai prijs Belak fliste gjuhen e tij para Aleksandrit, do thotê se, kjo etni ishte si ndermjetsuese, qe nga Kaspiku, Ukraina e sotme, Dakia e deri tek brigjet e Egjeut ndêrronte gjuhên, shkembente rrokjet mes popujve dhe iu sjelli kultur e civilizim te gjithê popujve te Ballkanit si dhe anasjelltas, atyre popujve siper Danubit.
    Sot te gjitha toponimet si nê Shqiperi te veriut e të mesme si dhe nê trojet ku jetojnê shqiptarêt, nuk janê toponime te emertuara nga serbët, siç pretendon Anila Omari, por ato janê te gjitha te emertuara nga Vêllakêt ose megalo Bellakët të cilët si blegtar, i pershkuan kêto vise dhe i emertuan mê emra sllave e jo serbe siç deklaron Anila Omari, ne mund ti sjellim proiva te duhura rreth kêtyre nderlidhjeve, se êshtê e vertetê kjo se belaket apo vellaket, atje ku shkonin mêsonin gjuhÊt e atij populli, pra siç e deshmuam, vellahêt ishin ardhur ne viset tona me shekuj e me mija vite para se te dukeshin sllavet e serbêt nê Ballkanê, dhe sipas kêtij sqarimit qê dhash shkurtimisht, ështê e papranueshme teza e zonjes Anila Omari e cila deklaron nêstudimine saj kêtu nê intervist, se, shqiptarêt dhe serbêt kishin dikkur nê te kaluaren te njejtin para ardhes ?

    Me lejoni ti permendi vetem se disa toponime dhe fjalê te huazuara apo te bartura permes vêllehêve, dhe se si i shendrronin rrokjet, me nje fjalê, bênin ekonomi nê rrokje duke iu dhênê ndryshime tjera, dhe per habi, se si autorja Anila Omari nuk iu dha edhe vêllahve te njejtin para ardhes si per shqiptaret e serbêt ?
    Te marrim emrin, toponimin
    =Vrokot= rrethi i korçes.. ku pas njê kohe ndryshoi nê
    =Po vrokot/POVROKOT= pa patur lidhje as me bugaret e as me serbet..
    =Stena= ku pas njê kohe iu dha emri;
    =Postena=
    ose edhe fjalêt tjera si psh;
    =za mnogo godina= u shkurtua nga vellehet në:
    =zamnogodine= ose nga fjala per bekim, qe ishte;
    =blagoslovi= por vêllahet e ndryshuan ose e shkurtuan nê;
    =blossovi=

    Te nderuar miq, para dy tre muajve hidhnim vrerê mbi Matzingera e Shmitta kurse sot tek ne botohen tekste me permbajtje e teza antishqiptare, te pa baza, dhe nuk e kuptoj se si duhet te rrijmi pa reaguar ndaj kêsaj propagande ?

    Falimenderit, shêndet !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Për: Anila Omari: Problemi më i madh sot, kultura e dobët gjuhësore

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Anila Omari: Problemi më i madh sot, kultura e dobët gjuhësore

    -Cilat janë prejardhjet e dy gjuhëve dhe a kanë ndikim ato tek njëra-tjetra?

    "Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre. Ato janë edhe gjuhë ballkanike dhe si të tilla kanë përkime të karakterit tipologjik, ndonëse serbishtja nuk bën pjesë në gjuhët ballkanike parësore, siç është shqipja me rumanishten e bullgarishten. Por për ndikime të njërës gjuhë në tjetrën mund të flasim në kushtet e kontakteve gjuhësore mes popullsive shqiptare e serbe apo edhe dygjuhësisë në zona të caktuara, të ardhura si pasojë e rrethanave historike që kanë kushtëzuar marrëdhëniet midis këtyre popujve. Këto ndikime janë të shtresëzuara në kohë dhe fillojnë me dyndjet e para sllave, në shekujt VII-VIII, përforcohen në kohën e pushtimeve të perandorive sllave, si ajo bullgare (shek. IX-XI) dhe serbe (shek. XI-XII e XIV), dhe vijojnë deri në kohët e reja në zonat kufitare të kontaktit me popullsitë sllave. Ndikimi sllav nuk ka të njëjtin intensitet në të gjithë territorin e shqipes: në zonat skajore ai është më intensiv, ndërsa në drejtim të brendësisë vjen duke u zbehur. Kjo do të thotë që edhe rëndësia e sllavizmave në gjuhën shqipe nuk është e njëjtë. Ka një numër fjalësh me burim sllav që kanë përhapje në mbarë gjuhën, pra janë të rrënjosura në gjuhë, dhe ka një numër shumë më të madh sllavizmash që kanë përhapje të ngushtë lokale afër zonave kufitare. Ndërsa sllavizmat e të folmeve shqipe të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi kanë një tjetër status, ato janë pasojë e kontakteve të vazhdueshme dhe kushteve të ekzistencës së dygjuhësisë, prandaj vështirë se duhen përfshirë në korpusin e sllavizmave të shqipes, edhe pse mund të bëhen objekt studimesh të veçanta. Koncepti i marrëdhënies nënkupton dy kahe drejtimi, pra jo vetëm marrje, por edhe dhënie. Për këtë arsye në punim nuk është lënë mënjanë ndikimi që ka ushtruar gjuha shqipe në të folmet jugore të serbishtes në rrafshe të ndryshme: fonetik, gramatikor e leksikor. Duke mos pasur mundësi praktike hulumtimi në terren në të folmet serbe apo malazeze, jemi mbështetur në punimet e dialektologëve serbë e malazezë, të cilët kanë vënë në dukje ndikime të jashtme në të folmet e studiuara prej tyre, që në pjesën më të madhe janë ndikime të shqipes".
    E lexova me vëmendje këtë intervju dhënë nga studiuesja Anila Omari, megjithëse autorja e këtij librit është e knaqur të na spjegoje më dy rreshta lidhjet e gjuhës serbe me shqipën, dhe tjetra se, për nga kuptimi i termit që ndryshoj nga sllavishte në serbishte, këtu nuk mund të pajtohëmi, edhe se shumica e fjalëve sllave që janë te ngjitura në fjalorin e shqipës, apo anasjelltas, nuk mund ti quajmi si fjalë te ardhura drejtë për së drejti nga serbët por ato erdhen edhe si huazime përmesë etnive tjera që ishin si ndermjetsuës deri tek gjuha shqipe. Në rastin konkret, ishin vëllehët të cilët bartën apo lidhën gjuhët sllave dhe shqipen por, kurrësesi nuk mund të themi sot se, të gjitha fjalët sllave që kanë hyrë në fjalorin e shqipes janë si pasoja të ndonjë kontakti eventuel mes dy popujve dikur në lashtësi.

    Para se gjithash, studiusja Anila Omari e thotë që nê fillim të kêsaj interviste se: «Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre». Mirëpo studiuesje nuk na e thotë këtu se, në cilën periudh kohore shqiptarët dhe serbët paskan patur paraardhsin e tyre të perbashkët, por duke e permendur familjen e gjuhëve indo-europiane, ajo na shpie tek e kaluara ku shumica e dijetarve kanë hedhur hipotezën se, gjuha shqipe i përketë kësaj familjes sê madhe të gjuhëve europiane, por autorja nuk e thotë se, këto ngjajshëmeri në mes të gjuhëve quhen huazime dhe se, nuk do thotë kjo se këta popuj dikur kishin të njejten prejardhje.

    Citim nga Anila Omarijuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre.
    Më duhët shtruar shumë pyetje rreth këtij definicionit, se, që dy gjuhët serbe e shqipe kanë shumë fjalë te perbashkëta, nuk mohohët kjo, por edhe nëse dojmi ta mbështesim tezën e Joklit apo studiuesve tjerë të historisë së gjuhës shqipe te cilët mendonin se ngjajshmeria e gjuhës shqipe me gjuhët sllave, nuk do thotë kjo se këta popuj ishin dikur në të kaluaren të afërt mes tyre dhe se kishin paraardhes të perbashkët ! Më duket tepër i pa baza ky studim, sepse as Jokli dhe asnjë dijetar tjetër nuk e ka thënë kështu si shprehet sot studiusja Anila Omari pa argumente shkencore se, gjoja se, këta dy popuj aqë te dallueshëm nga njëri tjetri kishin dikur në lashtësi te njëjtin stergjysh ?
    E pa pranueshme dhe e pa sakët është deklarata e Anila Omari, më vie shumë keqë, siç e mësuam më lartë nga autorja e këtij libri e cila ka kryer studime dhe ka bërë hulumtime të gjata prej dekadash rreth këtij studimi dhe më në fund na del me një teori aqë të percaktuar nga ana e saj sa që na shtyn të reagojmi, sepse, edhe nëse deallohën sot fjalë te ngjajshme mes dy gjuhëve, kjo nuk do thotë se shqiptarët dhe serbët, dy popujt e Ballkanit kanë të njejtin stergjysh apo paraardhës të perbashkët siç e thotë studiusja Anila Omari në librin e saj, mirëpo, këto ngjajshmeri dhe nderlidhje kanë ardhur permes huazimeve gjuhësore siç hasim tek te gjithê popujt e Ballkanit e të Europës dhe habitemi se si nuk i ka shkuar mendja autores te shprehet ndryshe por ajo shkon drejtë e në rrënjët e perbashkëta jo vetëm se të dy gjuhëve, por edhe konfirmon se etnikishtë populli shqiptar dhe ai serbë(ashtu e quan ajo e jo sllavë) kishin paraardhset e perbashkët ?
    Autorja e këtij libri, Anila Omari i titulluar “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” nuk e permend elementin Vëllahë apo Vëlak apo Belak siç quhej ndryshe kjo etni në perandorin e Bizantit ku siç dihët, ishte popull mergimtar me emrin Megalo Blakitët, popullësi blegtorësh të cilët komunikonin prej mija vitësh që nga brigjet e Kaspikut e deri në brigjet e Egjeut të cilët bartnin me vete silabët=rrokjet e gjuhêve te popujve që ata kontaktonin gjatë rrugêtimit tê tyre, nga një skaj në tjetrin duke i huazuar fjalët e huaja shqipe dhe shperndarë gjithandej sipër Danubit.
    Poashtu autorja nuk i permend fare as deportimet masive të këtyre Megalo Blashitëve ose Vëllahëve apo «kuqo vëllahëve» nga viset e Epirit e të Thesalisë nga Romakët në shekullin e dytë pas krishti, dhe i dergojnë atje në Daci ku dëshmohët se këta banor flisnin gjuhën shqipe dhe i emërtuan te gjitha ato vende atje në Daci, Rumani e sotme, sipas toponimeve që i kishin braktisur nga dhuna Romake, pra, këto lidhje në mes vëllehëve e popullit autokton shqiptar egzistonin qysh moti, 500 vite para se te vinin sllavët në gadishullin Ilirikë, prandaj, kjo dëshmi duhej te hyje si bazë e kërkimeve nga autorja Anila Omari.
    Perpos kësaj dëshmije, ne mund ti propozojmi autores qê ti hulumtoje edhe njêherë më mirë Vëllahët apo Bellaket siç quheshin edhe në kohën romake bizantine si dhe ne sot mund të japim dëshmi tjera se, qysh në kohën e Aleksandrit te Madh , një prijës nga këto viset Blake=Vllake të gadishullit i cili mori pjesë në betejën e Issos 334 para krishti, ai prijës Belak fliste gjuhën e tij para Aleksandrit, do thotë se etnia Vëllahe nuk erdhi në Ballkan pas pushtimeve sllave por para tyre dhe se rrugëtimet e tyre lujtën rolin e një ndërmjetsuesi që bredhnin gjithnjë dhe nga lashtësija që nga Kaspiku, Ukraina e sotme, Dakia e deri tek brigjet e Egjeut dhe e ndërronin gjuhën sipas nevojave të tyre, kështu që shkëmbenin rrokje ndërmjet popujve dhe ndërkohë iu sjellnin kultur e civilizim popujve të Ballkanit si dhe anasjelltas, tek popujt sipër Danubit shperndanin gjithashtu doke tradita si dhe huazime gjuhësore .
    Sot të gjitha toponimet si në Shqipëri te veriut e të mesme si dhe në trojet ku jetojnë kudo shqiptarët, këto toponime nuk janë te emertuara nga serbët, siç pretendon studiusja Anila Omari, por ato janë te gjitha te emertuara edhe më herët nga Vëllakët ose Megalo Bellakët të cilët si blegtar qê ishin i pershkuan këto vise dhe i emërtuan m emra sllave e jo serbe siç pretendon studiusja Anila Omari.
    Ne mund ti sjellim dêshmi të duhura rreth këtyre nderlidhjeve vëllahe-shqipe, sepse, është e vertetë kjo që Bellakët apo të bardhët që ishin Vellakët apo pellaskët, të bardhët, kudo që shkonin, mësonin gjuhët e atij populli nëpër Ilirikë poashtu si edhe sipër Danubit pra, siç e deshmuam kêtu sipër, vëllehët kishin ardhur në viset tona me mija vite para se te dukeshin sllavët apo serbët në Ballkanë, dhe sipas këtij skjarimi të më sipërm, më duket e papranushme teza nga autorja Anila Omari e cila pohon në studimin e saj këtu sipër dhën në këtë intervist, se, «shqiptarët dhe serbët kishin dikur në të kaluaren te njëjtet paraardhes ?

    Më lejoni ti permendi vetëm disa toponime dhe fjalë te huazuara apo te bartura permes vëllehëve, dhe se si ata i shendrronin rrokjet, me nje fjalë, bënin ekonomi në rrokje duke iu dhënë ndryshime tjera, dhe për habi, se si studiusja Anila Omari nuk iu dha në këtë rast edhe vëllehve të njëjtin paraardhes si edhe për shqiptarët e serbët ?
    Të marrim shembull toponimin:
    =Vrokot= rrethi i Korçës ku pas një kohe ky emër kaloi në,
    =Povrokot=
    =Stena= ku pas një kohe iu dha emri,
    =Postena= ose edhe fjalët tjera si psh:
    =za mnogo godina= u shkurtua nga vëllehët në:
    =zamnogodine= ose fjala tjetër që thuhej për bekim:
    =blagoslovi= por që vëllahët e ndryshuan ose e thjeshtuan në:
    =blossovi=
    Te nderuar miqë, para dy tre muajve hidhnim vrerë mbi teorit e Matzingerit e Schmitt-it, kurse sot botohën tekste me permbajtje e teza te pa baza, dhe nuk e kuptoj se si duhët te rrijmi pa reaguar ndaj këtij studimi të fundit nga studiuesja Anila Omari e cila hedh teorin e re se shqipja dhe serbishtja kanë te njejtin paraarardhës ? Dihët që lidhje gjuhësore egzistojnë kudo mes popujve, por, autorja e thotë krejtë ndryshe, ku sapas saj, jo vetëm që serbët e shqiptarët kanë lidhje gjuhësore por ata kanë, sipas saj, edhe te njejtin paraardhes ! qe këtu po e sjellim edhe njëherë, "Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre"..kjo është diçka tjetër, tepër irrituese, sikur te na thoshte autorja se, shqipja dhe serbishta kanë huazuar nga njera tjetra fjalë që nga ardhja e tyre në Ballkanë, po, do e kishim kuptuar autorën, mirëpo kurrësesi nuk duhej të thuhej se, shqiptarët dhe serbët kishin paraardhëset (këtu ajo e ndêrlikon edhe më shumë qellimishtë apo jo me "ardhsi/ ardhêsit apo ardhêsi ? sa para ardhes paskemi ne shumë tjerë apo një ? ) e perbashkët, nuk arrij ta kuptoj se mbi çfarë bazash e Argumente shkencore mbeshtetet autorja Anila Omeri në studimin e saj ?
    !
    bëra ca korrigjime..flm nê mirkuptimi.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •