Anila Omari: Problemi më i madh sot, kultura e dobët gjuhësore
-Cilat janë prejardhjet e dy gjuhëve dhe a kanë ndikim ato tek njëra-tjetra?
"Gjuha
shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh
mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre. Ato janë edhe gjuhë ballkanike dhe si të tilla kanë përkime të karakterit tipologjik, ndonëse serbishtja nuk bën pjesë në gjuhët ballkanike parësore, siç është shqipja me rumanishten e bullgarishten. Por për ndikime të njërës gjuhë në tjetrën mund të flasim në kushtet e kontakteve gjuhësore mes popullsive shqiptare e serbe apo edhe dygjuhësisë në zona të caktuara, të ardhura si pasojë e rrethanave historike që kanë kushtëzuar marrëdhëniet midis këtyre popujve. Këto ndikime janë të shtresëzuara në kohë dhe fillojnë me dyndjet e para sllave, në shekujt VII-VIII, përforcohen në kohën e pushtimeve të perandorive sllave, si ajo bullgare (shek. IX-XI) dhe serbe (shek. XI-XII e XIV), dhe vijojnë deri në kohët e reja në zonat kufitare të kontaktit me popullsitë sllave. Ndikimi sllav nuk ka të njëjtin intensitet në të gjithë territorin e shqipes: në zonat skajore ai është më intensiv, ndërsa në drejtim të brendësisë vjen duke u zbehur. Kjo do të thotë që edhe rëndësia e sllavizmave në gjuhën shqipe nuk është e njëjtë. Ka një numër fjalësh me burim sllav që kanë përhapje në mbarë gjuhën, pra janë të rrënjosura në gjuhë, dhe ka një numër shumë më të madh sllavizmash që kanë përhapje të ngushtë lokale afër zonave kufitare. Ndërsa sllavizmat e të folmeve shqipe të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi kanë një tjetër status, ato janë pasojë e kontakteve të vazhdueshme dhe kushteve të ekzistencës së dygjuhësisë, prandaj vështirë se duhen përfshirë në korpusin e sllavizmave të shqipes, edhe pse mund të bëhen objekt studimesh të veçanta. Koncepti i marrëdhënies nënkupton dy kahe drejtimi, pra jo vetëm marrje, por edhe dhënie. Për këtë arsye në punim nuk është lënë mënjanë ndikimi që ka ushtruar gjuha shqipe në të folmet jugore të serbishtes në rrafshe të ndryshme: fonetik, gramatikor e leksikor. Duke mos pasur mundësi praktike hulumtimi në terren në të folmet serbe apo malazeze, jemi mbështetur në punimet e dialektologëve serbë e malazezë, të cilët kanë vënë në dukje ndikime të jashtme në të folmet e studiuara prej tyre, që në pjesën më të madhe janë ndikime të shqipes".
E lexova me vëmendje këtë intervju dhënë nga studiuesja Anila Omari, megjithëse autorja e këtij librit është e knaqur të na spjegoje më dy rreshta lidhjet e gjuhës serbe me shqipën, dhe tjetra se, për nga kuptimi i termit që ndryshoj nga sllavishte në serbishte, këtu nuk mund të pajtohëmi, edhe se shumica e fjalëve sllave që janë te ngjitura në fjalorin e shqipës, apo anasjelltas, nuk mund ti quajmi si fjalë te ardhura drejtë për së drejti nga serbët por ato erdhen edhe si huazime përmesë etnive tjera që ishin si ndermjetsuës deri tek gjuha shqipe. Në rastin konkret, ishin vëllehët të cilët bartën apo lidhën gjuhët sllave dhe shqipen por, kurrësesi nuk mund të themi sot se, të gjitha fjalët sllave që kanë hyrë në fjalorin e shqipes janë si pasoja të ndonjë kontakti eventuel mes dy popujve dikur në lashtësi.
Para se gjithash, studiusja Anila Omari e thotë që nê fillim të kêsaj interviste se: «Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre». Mirëpo studiuesje nuk na e thotë këtu se, në cilën periudh kohore shqiptarët dhe serbët paskan patur paraardhsin e tyre të perbashkët, por duke e permendur familjen e gjuhëve indo-europiane, ajo na shpie tek e kaluara ku shumica e dijetarve kanë hedhur hipotezën se, gjuha shqipe i përketë kësaj familjes sê madhe të gjuhëve europiane, por autorja nuk e thotë se, këto ngjajshëmeri në mes të gjuhëve quhen huazime dhe se, nuk do thotë kjo se këta popuj dikur kishin të njejten prejardhje.
Citim nga Anila Omari
juha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre.
Më duhët shtruar shumë pyetje rreth këtij definicionit, se, që dy gjuhët serbe e shqipe kanë shumë fjalë te perbashkëta, nuk mohohët kjo, por edhe nëse dojmi ta mbështesim tezën e Joklit apo studiuesve tjerë të historisë së gjuhës shqipe te cilët mendonin se ngjajshmeria e gjuhës shqipe me gjuhët sllave, nuk do thotë kjo se këta popuj ishin dikur në të kaluaren të afërt mes tyre dhe se kishin paraardhes të perbashkët ! Më duket tepër i pa baza ky studim, sepse as Jokli dhe asnjë dijetar tjetër nuk e ka thënë kështu si shprehet sot studiusja Anila Omari pa argumente shkencore se, gjoja se, këta dy popuj aqë te dallueshëm nga njëri tjetri kishin dikur në lashtësi te njëjtin stergjysh ?
E pa pranueshme dhe e pa sakët është deklarata e Anila Omari, më vie shumë keqë, siç e mësuam më lartë nga autorja e këtij libri e cila ka kryer studime dhe ka bërë hulumtime të gjata prej dekadash rreth këtij studimi dhe më në fund na del me një teori aqë të percaktuar nga ana e saj sa që na shtyn të reagojmi, sepse, edhe nëse deallohën sot fjalë te ngjajshme mes dy gjuhëve, kjo nuk do thotë se shqiptarët dhe serbët, dy popujt e Ballkanit kanë të njejtin stergjysh apo paraardhës të perbashkët siç e thotë studiusja Anila Omari në librin e saj, mirëpo, këto ngjajshmeri dhe nderlidhje kanë ardhur permes huazimeve gjuhësore siç hasim tek te gjithê popujt e Ballkanit e të Europës dhe habitemi se si nuk i ka shkuar mendja autores te shprehet ndryshe por ajo shkon drejtë e në rrënjët e perbashkëta jo vetëm se të dy gjuhëve, por edhe konfirmon se etnikishtë populli shqiptar dhe ai serbë(ashtu e quan ajo e jo sllavë) kishin paraardhset e perbashkët ?
Autorja e këtij libri, Anila Omari i titulluar “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” nuk e permend elementin Vëllahë apo Vëlak apo Belak siç quhej ndryshe kjo etni në perandorin e Bizantit ku siç dihët, ishte popull mergimtar me emrin Megalo Blakitët, popullësi blegtorësh të cilët komunikonin prej mija vitësh që nga brigjet e Kaspikut e deri në brigjet e Egjeut të cilët bartnin me vete silabët=rrokjet e gjuhêve te popujve që ata kontaktonin gjatë rrugêtimit tê tyre, nga një skaj në tjetrin duke i huazuar fjalët e huaja shqipe dhe shperndarë gjithandej sipër Danubit.
Poashtu autorja nuk i permend fare as deportimet masive të këtyre Megalo Blashitëve ose Vëllahëve apo «kuqo vëllahëve» nga viset e Epirit e të Thesalisë nga Romakët në shekullin e dytë pas krishti, dhe i dergojnë atje në Daci ku dëshmohët se këta banor flisnin gjuhën shqipe dhe i emërtuan te gjitha ato vende atje në Daci, Rumani e sotme, sipas toponimeve që i kishin braktisur nga dhuna Romake, pra, këto lidhje në mes vëllehëve e popullit autokton shqiptar egzistonin qysh moti, 500 vite para se te vinin sllavët në gadishullin Ilirikë, prandaj, kjo dëshmi duhej te hyje si bazë e kërkimeve nga autorja Anila Omari.
Perpos kësaj dëshmije, ne mund ti propozojmi autores qê ti hulumtoje edhe njêherë më mirë Vëllahët apo Bellaket siç quheshin edhe në kohën romake bizantine si dhe ne sot mund të japim dëshmi tjera se, qysh në kohën e Aleksandrit te Madh , një prijës nga këto viset Blake=Vllake të gadishullit i cili mori pjesë në betejën e Issos 334 para krishti, ai prijës Belak fliste gjuhën e tij para Aleksandrit, do thotë se etnia Vëllahe nuk erdhi në Ballkan pas pushtimeve sllave por para tyre dhe se rrugëtimet e tyre lujtën rolin e një ndërmjetsuesi që bredhnin gjithnjë dhe nga lashtësija që nga Kaspiku, Ukraina e sotme, Dakia e deri tek brigjet e Egjeut dhe e ndërronin gjuhën sipas nevojave të tyre, kështu që shkëmbenin rrokje ndërmjet popujve dhe ndërkohë iu sjellnin kultur e civilizim popujve të Ballkanit si dhe anasjelltas, tek popujt sipër Danubit shperndanin gjithashtu doke tradita si dhe huazime gjuhësore .
Sot të gjitha toponimet si në Shqipëri te veriut e të mesme si dhe në trojet ku jetojnë kudo shqiptarët, këto toponime nuk janë te emertuara nga serbët, siç pretendon studiusja Anila Omari, por ato janë te gjitha te emertuara edhe më herët nga Vëllakët ose Megalo Bellakët të cilët si blegtar qê ishin i pershkuan këto vise dhe i emërtuan m emra sllave e jo serbe siç pretendon studiusja Anila Omari.
Ne mund ti sjellim dêshmi të duhura rreth këtyre nderlidhjeve vëllahe-shqipe, sepse, është e vertetë kjo që Bellakët apo të bardhët që ishin Vellakët apo pellaskët, të bardhët, kudo që shkonin, mësonin gjuhët e atij populli nëpër Ilirikë poashtu si edhe sipër Danubit pra, siç e deshmuam kêtu sipër, vëllehët kishin ardhur në viset tona me mija vite para se te dukeshin sllavët apo serbët në Ballkanë, dhe sipas këtij skjarimi të më sipërm, më duket e papranushme teza nga autorja Anila Omari e cila pohon në studimin e saj këtu sipër dhën në këtë intervist, se, «shqiptarët dhe serbët kishin dikur në të kaluaren te njëjtet paraardhes ?
Më lejoni ti permendi vetëm disa toponime dhe fjalë te huazuara apo te bartura permes vëllehëve, dhe se si ata i shendrronin rrokjet, me nje fjalë, bënin ekonomi në rrokje duke iu dhënë ndryshime tjera, dhe për habi, se si studiusja Anila Omari nuk iu dha në këtë rast edhe vëllehve të njëjtin paraardhes si edhe për shqiptarët e serbët ?
Të marrim shembull toponimin:
=Vrokot= rrethi i Korçës ku pas një kohe ky emër kaloi në,
=Povrokot=
=Stena= ku pas një kohe iu dha emri,
=Postena= ose edhe fjalët tjera si psh:
=za mnogo godina= u shkurtua nga vëllehët në:
=zamnogodine= ose fjala tjetër që thuhej për bekim:
=blagoslovi= por që vëllahët e ndryshuan ose e thjeshtuan në:
=blossovi=
Te nderuar miqë, para dy tre muajve hidhnim vrerë mbi teorit e Matzingerit e Schmitt-it, kurse sot botohën tekste me permbajtje e teza te pa baza, dhe nuk e kuptoj se si duhët te rrijmi pa reaguar ndaj këtij studimi të fundit nga studiuesja Anila Omari e cila hedh teorin e re se shqipja dhe serbishtja kanë te njejtin paraarardhës ? Dihët që lidhje gjuhësore egzistojnë kudo mes popujve, por, autorja e thotë krejtë ndryshe, ku sapas saj, jo vetëm që serbët e shqiptarët kanë lidhje gjuhësore por ata kanë, sipas saj, edhe te njejtin paraardhes ! qe këtu po e sjellim edhe njëherë, "Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre"..kjo është diçka tjetër, tepër irrituese, sikur te na thoshte autorja se, shqipja dhe serbishta kanë huazuar nga njera tjetra fjalë që nga ardhja e tyre në Ballkanë, po, do e kishim kuptuar autorën, mirëpo kurrësesi nuk duhej të thuhej se, shqiptarët dhe serbët kishin paraardhëset (këtu ajo e ndêrlikon edhe më shumë qellimishtë apo jo me "ardhsi/ ardhêsit apo ardhêsi ? sa para ardhes paskemi ne shumë tjerë apo një ? ) e perbashkët, nuk arrij ta kuptoj se mbi çfarë bazash e Argumente shkencore mbeshtetet autorja Anila Omeri në studimin e saj ?
!
Krijoni Kontakt