Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin


Ditë më parë në adresën e redaksisë së radios pashë një poster në gjuhën daneze. Ishte shkruar nga disa të rinj shqiptar, të cilët kishin një projket për grumbullimin e gjësendeve për t’i dërguar në Kosovë, për familjet varfanjake ( që nuk janë pak ). Në poster shoh edhe foton e Irena Krasniqit, të cilën e njoh si aktiviste dhe natyrisht edhe si këngëtare, e cila tashmë ka bërë emër këtu në Skandinavi.

Ndaj që të njihem më detalisht për këtë projekt, e pyes: Kush jeni ju dhe cili është pikësynimi juaj?

Jemi një grup të rinjsh shqiptarë, të cilët kemi krijuar miqësi - rreth një viti. Ajo që na lidh është gjuha e përbashkët dhe dashuria e madhe për atdheun tonë – Kosovën, pasi te gjithë kemi ardhun në Danimarkë për shkak të luftës atje dhe dëbimit tonë me dhunë nga atdheu. Ne menduam ta nisim një projekt për grumbullimin e ndihmave, kryesisht në gjëra të ndryshme e të nevojshme dhe t’ua japim atyre që vërtet kanë nevojë, e që fatkeqësisht numri i nevojtarëve në Kosovë po rritet dita ditës.

Kosova është shteti më i ri i Evropës, me përafërsisht 2 milionë banorë. Vendi është ndër më të varfërit në botë; papunësia është mbi 40%, ndërkaq familjet që jetojnë në varfëri të skajshme e tejkalojnë këtë shifër. Shumë familje në Kosovë jetojnë me rreth 450 kr ( afërsisht 70 euro ) në muaj ose edhe më pak, kështu që ata kan nevojë per ndihmën tonë.

KFOR-i Danez, i cili është në Kosovë, ka vendosur të bashkpunojnë me ne, e të na ndihmojë në shpërndarjen e ndihmave.

Ne me vetëmohim do të përpiqemi që të realizohet ky projekt, natyrisht me ndihmën tuaj e të miqve danezë duke grumbulluar kryesisht gjësende shkollore, veshmbathje, lodra etj për fëmijët e varfër në Kosovë.

Për momentin ne kemi edhe disa pika grumbullimi, të cilat gjenden në Kopenhagë, Rødovre, Greve/hundige, Odense, Nyborg, Horsens, Kolding, Tarm, Grenå, Sønderborg, dhe në Århus. Mirëpo, fal dëshirës së madhe që po tregojnë bashkatdhetarët tanë për të qenë vullnetarë në këtë projekt, shpresojmë që ndërkohë të ketë edhe më shumë pika grumbullimi

Në ditët e ardhshme ne do të fillojmë me realizimin e projktit – grumbullimin e gjësendeve, të cilat ju mund t’i dorëzoni në qytetet më të afërta ku jetojnë vullnetarët e grupit, emrat e të cilëve figurojnë në posterin tonë.

Ju lutemi kontaktoni personin në zonën tuaj për më shumë informata.

Ju Falëmnderit për mirëkuptim..

Kujdes: Ne nuk pranojmë të holla!

P.S. Të hollat pranohen vetëm nëse janë të dedikuara për transport
. .