Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    KĖNGĖ PĖR BABA ARSHIUN

    Nipi i Shkozės Akrem Lamaj nė gazetėn “Shkoza”Nr.9 2011 f.12 shkruan kėtė kėngė pėr Baba Arshi Bazajn:

    “Ylli qė Kudhėsin e ndriti,
    Mori dritė dhe Detroiti,
    O Baba Arshi Profiti,
    Krenar Shkoza qė tė rriti.

    Uratė tė madhe sa deti,
    Tė bekoi Baba Rexhepi,
    Ti sot jep mijėra urata,
    Pėr brezat qė po vijnė mbrapa.

    Baba Arshi mjekėrbardhi,
    Pėr Shkozėn tė ka marrė malli,
    Pėr Kudhėsin dhe pėr Kurorėn
    Shqiponjė qė dėrrmon dėborėn.

    Arshi Bazaj patrioti,
    Vetė me dorė tė zgjodhi Zoti,
    Tek ty falet njerėzia,
    Marshim uratat e tija!

    Shkozė e Vlorės moj shenjtore,
    Nė Amerikė ke faltore,
    Baba Arshiu shenjtor,
    Shqiponjė e malit me borė”.




    Tomorr Lelo shkruan:

    PERJETĖSI BABA ARSHIUT

    “Kurorė e malit tregoma,
    Shenjtėrinė tėnde bleroma,
    Shkozėn plakė ledhatoma,
    Me fllad Vjose freskoma.

    Nė Shkozė mu nė Aligjon,
    Fisi Bazaj rrėnjėzon,
    Aty ku ka rrjedh pikon,
    Baba Arshiu e bekon.

    Djepi i burrave me besė,
    Tė sofrės e tė qoshesė,
    Tė kėngės, tė xhepanesė
    Zot tė stanit tė kopesė.

    Nė Bazaj ylber ka dalė,
    Fatimeja lindi djalė,
    Zoti “Shi” si “Ar”kish falė,
    Ndaj emrin Arshi ka marrė.

    Nena , ia ushqeu tė birit,
    Bashkė me qumėshtin e gjirit,
    Frymėn e imam Bakirit,
    Tė Avbal Musa Fakirit.

    Fatimeja bashkė me gjinė,
    Ja mėkoi shenjtėrinė,
    Arshiu s’e pėrgjumi synė,
    Pėr Hynqar Bektash Velinė,

    Arshiu djali i Fatimesė,
    Rrugėn nuk e la nė mes,
    Kapėrceu ēdo pengesė,
    Jetėn ia kushtoi Teqesė.

    Nė Shkozė kaloi fėmijėrinė,
    Ethet e vunė nė mundim,
    Doktorėt thanė s’ka shėrim,
    Nė Dylbe gjeti jatrin.

    Ėngjėlli nė Shkozė proftasi,
    Baba Bektash Golimbasi,
    Shenjtėrinė ja pikasi,
    Rrugėn e tij navasi.

    Arshi Merkua rrugėn gjeti,
    Rrugėn qė ndriēon Profeti,
    Pir Bektashi dhe Hazreti,
    Hazret Ali Muhameti.

    Bir i Kudhėsit stėrrall,
    Shkoi nė Koshtan dhe nė Zall,
    Vuajtjeve u bėri ballė,
    Nė Miēigan doli gjallė.

    Nė prehėr tė Hynqarit mbeti,
    Bukė e ujė ishte verseti,
    Nė njė shekull amaneti,
    Pėr Shkozėn malli e treti.

    Ditė e natė lutej pėr Shkozėn,
    Zoti i madh t’ja shkundte Blozėn,
    Ta shkulė e shfaros virozėn,
    Qė mbolli Shehu me Hoxhėn.


    Shėnjtėri nė shpirt i shkrepi,
    I mbrujtur me kėngė djepi,
    Kėngėt pėr tė qėnė mejtepi,
    Profesor Baba Rexhepi.

    Ashik Arshiu sy jeshil,
    Nė kafe oxhak kandil,
    Rexhep Beqiri Delil,
    Nė Detroit trėndafil.

    Zemra e tij qelibar,
    Moshėn s’e vė nė kandar,
    E mban nė gji tė pandarė,
    Bektash Veliun Hynqar.

    Palos vitet palė-palė,
    100 vjet njė ideal,
    Si njė fajkua vital,
    Uratat si lumė qė s’ndal.

    Sytė e tij tė sjellin fat,
    Buzė e Arshiut kullon mjaltė,
    Gjiri tij det me uratė,
    Ta bėn jetėn tė begatė,

    Bir Arshi Merko Jaupi,
    Arkan s’e hoqi nga supi,
    Ēdo qelizė e atij trupi,
    Lutet pa fund si Ejubi.

    E shoh nė ėndėrr ēdo natė,
    E takoj i bėj dhuratė,
    Labėria e ka fat,
    Me kėngė uron jetė tė gjatė.

    Pėrjetėsi Baba Arshiut,
    Ajkė e shpirtit tė njeriut,
    Xhevairi i Bektashiut,
    Frymė e Pir Bektash Veliut”.

    Vlorė mė 01.07.2011


    NGA TOMORR LELO
    PRESIDENTI ANSAMBLIT FOLKLORIK "ĒIPINI". PERSONALITET I SHQUAR I LABĖRISĖ
    NDER I ARTIT VLONJAT
    NDER I QARKUT GJIROKASTĖR
    NDER I QARKUT FIER

    Po Tomorr Lelua shkruan:

    Kėngė kushtuar Baba Arshi Bazajt.

    Ylber ngjyrash qelibar,
    refreni
    ( nur, o nur, more nur, Baba Arshiu pishtar)
    Nė Kudhės- Gėrhot ka rarė,
    Mu nė Shkozė nė Bazallarė,
    Nė djepin me atdhetarė,
    Hodhi shi e pikoi Ar,
    Fatimeja lindi djalė,
    Sy jeshil fryma hynqar,
    Moj Kurorė tė qofshim falė,
    Ndaj emrin Arshi ka marrė.





    KRIJIM PER BABA ARSHI BAZAJ DHE FISIN E TIJ
    nga nipi i Bazajve Nuri Hazizi Kutė Mallakastėr

    Baba Arshi mjekėrbardhi,
    Nga Shkozė e Kudhės Grehotit,
    Nga vendi me Kurorė mal,
    Ku kėmbkryq ėshtė ulur Zoti.

    Fisi Bazaj si gjithmonė.
    Ka lindur djem hazgan,
    Trima dhe burra te besės,
    Brez pas brezi kapedan.

    Kanė qenė fis me kapital,
    Kanė patur kuaj me shal,
    Shtėpitė ishin me tre porta,
    Edhe hodat me tavan.

    Shumė emėr i ka dhėnė fisit,
    Jaup Imeri me nam,
    Pjesė tė kapitalit prishi,
    Nė pėrballje me Sulltan.

    Kanė qėnė Kryepleq tė Kudhėsit,
    Me tė parin Banush Rrokua,
    Pas tij Mustafa Banushi,
    E pasoi Manxhar Jaupi.


    Banush Rrokua kapedan,
    Pėr Kudhėsin sakrifikojė,
    Pranoi burgun e Turqisė,
    Vetėm Kudhėsi tė mos vuajė.
    Manxhar Jaupi njė djalė,
    I shkoi Pashait ne Vlorė,
    Ose tė shpėtonte Kudhėsin,
    Ose Pashai s`do tė rrojė.

    Ka nxjerrė edhe kadilerė,
    Tartar Imerin e parė,
    E pasoi dhe Tartar Danua,
    Tė dy jetėn shkurt e panė.

    Pa lėnė dhe Cane Dervishin,
    Burrė me peshė edhe i prerė,
    Me Kuben nė ballė Goricės,
    Bazajve u dha shumė vlerė.

    Ka ngritur kuben e tija,
    Aty mori dhe Arzijanė,
    Djalė dhe vajzė atė kishte,
    Nga fisi Bazaj s’e ndanė.

    Ka edhe plotė tė tjerė,
    Mahmut Sadedin me forė,
    Merkua nė luftėn e Kotės,
    Asllan Nurēe njė dėshmor.

    Burrė me besė Shaqo Manxhari,
    Komunizmin nuk pranoi,
    Ishte nacionalist trim,
    Kundėr pushtuesve luftoi.

    Kur erdhi Rrapo Dervishi,
    Komandant Qarku nė Vlorė,
    Nė Shkozė solli detyrim,
    Pėr fshatin pa pėrballim.

    Ky burrė seē u ngrit nė kėmbė,
    I vetėm e kundėrshtoi,
    Kobures sė tij s`ju trembė,
    Edhe pse drejt e qėlloi.

    Jaup Merkua djalė nė Bazaj,
    Mu nė krahė tė Mit`hat Frashėrit,
    Pėr ēlirim tė vendit mbarė,
    U hodh me Ball Kombėtar.

    Ai ishte nje djalė trim,
    Vėlla me Baba Arshin,
    E pagoi luftėn me burg,
    Dhe gjysmėn nė internim.

    Isuf Rrokua djalė i rrallė,
    Pėr drejtim dhe me karar,
    Drejtoi njė krahinė tė tėrė,
    Dy dekada Kryetar.

    Kur Kudhėsi ish nė rrezik,
    Ai vetė sakrifikojė,
    Hambarėt me bereqet,
    Popullit seē ja dhuroi.

    Pėrballoi ēdo situatė,
    Dhe pėr burgun ishte gati,
    Por Shkoza s’e la nė baltė,
    Dhe u ngrit i tėrė fshati.

    Kanė dalė edhe nipėr plotė,
    Fillon qė nė Sevaster,
    Me kapedan Sali Shehu,
    20 –tės i dha shumė vlerė.

    Sulo Shehu nje fisnik,
    Komunistet e kishin frikė,
    Ju drejtua Hysni Kapos,
    S`jemi sėrb, as sovjetik.

    Kanė nip dhe Qazim Koculė,
    Qė ēoi popullin nė kėmbė,
    Drejtoi luftėn e 20-tės,
    Kryeministėr nė vėnd.

    Kishin mbesė edhe Sulltanėn,
    Qė lindi Mehmet Shehnė,
    Gjithė gjaku i fisit Bazaj,
    Emėr tė madh do tė kenė.

    Shamet edhe Shefit Birēja,
    Qė tė dy vėllezėr tė rinjė,
    Luftuan si partizanė,
    Tė shpėtojmė Shqipėrinė.

    Sa vite mė shumė kalojnė,
    Aq djem lind edhe kjo derė,
    Nipėr dhe mbesa tė zonja,
    Shqipėrisė i japin vlerė.

    Amerika e kėrkoi,
    Baba Arshiun e mori,
    Detroit pėr 60 vjet,
    Pėr kombin dhe ZOTIN foli.

    Shtator 2011


    Pjesėmarrės dhe mbajtės i njė referati tė Baba Arshi Bazaj, nė bisedė mes Baba Dede Reshat Bardhit dhe Baba Rexhepit. (one light of my eyes Father Arshi Bazaj Tekke of Bektashi Detroid Michigan).
    Baba Arshi Bazaj ka qenė pjesėmarrės nė njė bisedė mes dy baballarėve shqiptarė: Baba Dede Reshat Bardhit e Baba Rexhepit mė 1992, kur diskutonin tė ktheheshin nė Shqipėri e tė rindėrtonin Kryegjyshatėn Bektashiane Botėrore. Nė fjalėt e tij Baba Arshi Bazaj shprehet:
    “Oh Dede Reshat, nėn syte e mi ndriēo. Shikoni ju nė ballė pėr mua. Ne ngjajmė. Takohemi sė bashku qė nė prill tė vitit 1992 nė Teqenė Bektashiane tė Detroitit tė SHBA-sė. Ju ishit i kthjellėt, i fortė dhe i gjithi shkėlqenit paqe nga shpirti juaj. Ju erdhėt bashkė me Baba Bajramin, i lodhur dhe i shpenzuar. Ndryshonit shumė nga njeri-tjetri, nga mosha e shkuar. Ju shfaqeshit plot fuqi mahnitėse. Ngjarja juaj nuk mund tė pėrshkruhet. Balli juaj ishte i tėri i mbuluar me rrudha. Ju erdhėt nė mėngjes, i lodhur nga udhėtimi i gjatė. U vinte shumė gjumė. Ai pati qėnė njė udhėtim i gjatė. Baba Rexhepi shkoi dy herė tė shikonte Baba Reshatin pa e shqetėsuar atė.
    Atė natė, - kujton Baba Arshiu, - Baba Rexhepi pėrgatiti njė festė tė madhe. Baba Rexhepi ftoi gjithashtu shumė tė tjerė. Ata i qenė shumė mirėnjohės pėr kėtė festė. Ne u takuam deri poshtė, ku ju Baba Reshat i thatė Baba Rexhepit tė shkonte nė Tiranė dhe tė rindėrtonte Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashinjve. Baba Rexhepi t’u pėrgjigj: “ Unė jam njė burrė i vjetėr. Nuk mund tė udhėtoj dhe nuk kam mė mundėsi tė prij vetė. Po edhe njerėzit do tė thonė: “Ja shikoni bektashinjtė sa janė zvogėluar. Mbetėn t’i komandojė ky burrė i vjetėr”. Ju keni qenė mė besimtar nga tė gjithė. Merrni bekimin tim, shoqėrojeni me vullnetin tuaj. Ruani rrugėn e Haxhi Bektash Veliut, qė parapėlqenin dervishėt e baballarėt bektashi shqiptarė. Ju keni peshėn e madhe mbi shpatullat tuaja. Unė jam i sigurt, se ju do tė mbani kėtė peshė pėr moshėn e re qė kini. Provat i kini kaluar dhe tė mundni ta ndėrtoni me sukses Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashinjve tek vendi i shenjtė nė Tiranė”.
    Dhe kryegjyshata Botėrore e Bektashinjve, edhe me porosinė e Baba Rexhepit, u ndėrtua nė Tiranė, nėn drejtimin e Dede Reshat Bardhit, i cili e mbajti atė detyrė me nder derisa vdiq.
    Grupi “Kaonia” i Delvinės kėndon pėr Baba Arshiun:
    “Uratė e Baba Bektashit”

    “Fatimeja kur tė lindi,
    Me atė frymė melaqeje,
    Uratė e Baba Bektashit,
    Tė bėri dervish teqeje.

    Dervish Arshiu, o nur,
    I mbajte teqetė me vulė.

    Golimbasi tė dha dritėn,
    Nga Shkoza nė Koshtan ndriti,
    Teqeja e Zallit uratėn,
    Qė tė fekste Detroiti.

    Dervish Arshiu, o nur,
    I mbajte teqetė me vulė

    Mallin ti s’e shove kurrė,
    Teqetė qė s’i nxjerr nga zėmra,
    Malli i xhanit thėrmon gurė,
    Ndaj sot tė kėndohet kėnga.

    Baba Arshi, Perėndia,
    Marrshim uratėn e tija.

    Muhameti e ka shkruar,
    Do bėsh dritė dhe pėr botė tjetėr,
    Drita jote s’ka tė shuar,
    O uratėmadhi me mjekėr.

    Baba Arshi Perėndia,
    Marrshim uratėn nga tija”.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    PO FISI BAZAJ Ē’THOTĖ?

    Baba Arshi Bazaj nuk lindi nė njė fis e vend pa tradita. Si Shkoza dhe fisi Bazaj kanė qenė lis e jo rigon. E nga lisi mbin lis, qė u reziston furive e kohrave e nxjerr burra tė menēur e trima. Qė tė kuptohet mė mirė kjo, duhet parė historia nga rrjedh dhe Baba Arshiu e pse ndikoi aq mirė uji i Aligjonit, pėr tė nxjerrė njė personalitet tė bektashizmit e tė kombit shqiptar.
    Nė lagjen Aligjon, ėshtė njė nga fiset e mėdha e tė dėgjuara tė fshatit Shkozė, i cili pėrbėhet nga njė numėr i konsiderueshėm familjesh. Ky ėshtė fisi Bazaj. Ky fis ka lidhje gjaku me fiset e tjera nė lagjen Aligjon. Ėshtė i hershėm dhe pjesė e rėndėsishme e lagjes dhe e fshatit Shkozė.
    Gjyshja ime Xhixho Bazaj bijė nga Dorėza e Lopėsit Tepelenė dhe mbesė e Caush Likės qė i vari kėmborėn e dashit Ali Pashė Tepelenės, i ka dėgjuar e transmetuar disa copėza kėngėsh e ngjarjesh. Ajo tregonte: ”Nė shtėpinė e Bazajve ėshtė kėnduar:
    “Pleqtė me feste tė kuqe,
    Me sela e me ēibuqe,
    Mustaqet supe mbi supe,
    Topi bam e ata tutje”.

    Kėndohej nė valle:

    “Po do fijoēė djalė,
    Qė tė jeēė mik i parė,
    Shko dhe ik nė Bazallarė,
    Dhe tė marrē kuaj me shalė,
    Merr Jaup ose vėllanė,
    Se ata janė fisi i mbarė,
    Janė fisnikė dhe bujarė,
    Besėn e kanė me djalė,
    Dhe do tė tė mbajnė pranė,
    Siē janė vetė kapedanė”.

    Kjo kėngė ėshtė kėnduar para 100 vjetėsh pėr Jaupin e parė. Kėndohej dhe kėnga: “Kur qėndron nė Aligjon,

    Gjen ca burra me zakon,
    Si Manxhar Jaupi i thonė,
    Ke lezet kur e dėgjon”.

    Nė shtėpinė e Bazajve kėndohej dhe kėnga:

    ”O moj hoda me tavan,
    Tė bukur burra qė mban,
    Idriz Danon kapedan,
    Nė Symizė njėzetė dyqanė”.

    Idriz Damua ka lindur nė Drizar tė Mallakastrės. Ka qėnė ish- ministėr i brendshėm nė kohėn e Zogut pėr njė periudhė tė shkurtėr, nė kohėn e parapushtimit italian. Ishte bir i njė familjeje fisnike, njeri me influencė e me pasuri tė madhe. Ka drejtuar batalionin e Ballit Kombėtar tė Mallakastrės. U qėllua pabesisht nga komunistėt nė fushėn midis Kalivaēit dhe Ēorrushit, jo mė shumė se 150 m. nga Vendi i Mirė qė ėshtė sot. Ai kishte strehė nė shtėpinė e Bazajve nė Shkozė. U vra, pasi iku nga kjo shtėpi, nė njė kohė, qė kishte shpallur tėrheqjen e Batalionit tė Ballit Kombėtar. Ka qenė mik i ngushtė i Shaqo Manxhar Bazajt. Vajzėn e djalit tė tij, Musa Idrizit e kanė marrė nuse Bazajt pėr hir tė miqėsisė qė kishin patur tė parėt e tyre dhe tė lėnė amanet nga Idrizi vetė fėmijėve tė tij: “Ata(Bazaj) do t’i bėni miq pėr jetė dhe mundėsisht lidhuni me gjak me ta, pasi janė njė familje fisnike dhe tė besės, sepse mua komunistėt do tė mė vrasin”.
    Nė njė mbledhje, qė ishte duke u bėrė nė shtėpinė e Hysni Lepenicės nė Lepenicė tė Vlorės, shtėpia e tij u qėllua nga partizanėt nė mes tė natės. Nė atė mbledhje ka qėnė prezent dhe gjyshi im Shaqo Manxhar Bazaj. Gjyshi im u largua nė errėsirė dhe pėr tėrė natėn shkoi nė Sevaster tek shtėpia e Sulo Shehut, i cili dhe ai atė natė ishte po nė atė mbledhje. Atė natė fjetėn nė Sevaster. Tė nesėrmen u larguan e shkuan pėrsėri nė Shkozė, nė shtėpinė e Bazajve, ku vazhduan mbledhjen e njė dite mė parė. Nė atė mbledhje nė Shkozė, morėn pjesė Hysni Lepenica, Enver bej Risilia, Idriz Danua e Sulo Shehu. Sulua ishte nip i shtėpisė sė Bazajve e rreth vetes kishte kushėrinjtė e tij. Partizanėt kishin zėnė pozicionet larg shtėpive tona. Ata nė radhė tė parė ishin pak, por dhe frikėn e fisit tė Bazajve e kishin. Bazajt do tė hakmerreshin, nėse do tė qėlloheshin pabesisht. Partizanėt kėtė e dinin, se ishin shkoziotė mė tė shumtėt. Ata nuk kishin informacion kush ishte nė atė moment nė Bazaj. Vetėm dėgjonin kėngė. E kėngėt pėr kunjė kėndoheshin pėr Idriz Danon e Enver bej Risilinė. Kėngėn e kėndonin, por e hidhnin dhe valle. Dhe oda kėrciste nga kėnga e vallja. Rojet partizane i dėgjuan kėngėt e Idriz Danos e tė Enver bej Risilisė. Vendosėn t’i ekzekutonin, por jo brenda Shkozės, por jashtė kufijve tė saj, qė tė mos i jepej shkak fisit tė Bazajve pėr t’u hakmarrė. Nė mes tė natės iu afrua partizani Feta Nebiu, nip e njėri i lidhur me Bazajt. I kėrkoi gjyshit tim Shaqo Manxhar Bazajt tė nxirrte nė pritė Enver bej Risilinė dhe Idriz Danon, pasi kishte urdhėr nga partia qė ata duhej tė ekzekutoheshin. Bashkė me ta do tė zhduknin dhe fisin e Bazajve nė rastin e refuzimit. Gjyshi iu pėrgjigj: ”Mos ki merak Fetah, se do tė t’i nxjerr unė nė pritė nė mėngjes nė orėn 04, nė breg tė Dashit nė Shkozė”. Fetah Nebiu, duke i besuar Shaqo Manxharit, iku sė bashku me ēetėn dhe zunė pritė matanė bregut tė Dashit deri nė mėngjes. Kur mbaruan mbledhjen dhe hėngrėn darkėn, Shaqua u kėrkoi bashkėbiseduesve tė asaj nate tė shtėpisė sė vet tė largoheshin, se do t’i rrethonin partizanėt dhe do t’i vrisnin. Pasi dolėn nga shtėpia, Hysni Lepenicėn me delegacionin e tij, i thanė Sulo Sali Shehut t’i hidhte deri te Guri i Lunecit nga rruga e Istikamit poshtė Currilave, ku Hysni Lepenica u vra pas ditėsh nė Gėrhot Gjirokaster.Largimi i tij ka qenė nga shtėpitė tona. Shaqo Manxhari mori Idriz Danon dhe Enver bej Risilinė e i pėrcolli deri nė Kutė tė Mallakastrės, duke kaluar me shumė vėshtirėsi Vjosėn ujėshumė, por dhe natėn. Nė kohėn qė u ndanė, Enver bej Risilia iu drejtua gjyshit tim Shaqo Manxharit me fjalėt: ”Dėgjo, ore Shaqo Manxhari, e dija qė jini fis fisnik, por qė tė sakrifikoje kaq shumė pėr ne, kjo nuk do tė lahet kaq lehtė. Po fituam, do tė bėhesh beu i Vlorės”. Tha kėto fjalė dhe nxorri nga xhepi njė ēek me 400 milion lira italiane tė kohės dhe ia dha me pahir gjyshit, ndonse ky i fundit nuk donte t’i merrte, duke kundėrshtuar me forcė. Gjyshi, sa u nda me ta, ia hipi kalit dhe mbasdite vonė tė sė nesėrmes u kthye nė shtėpi. Aty mori vesh se kishin shkuar partizanėt dhe i kishin thėnė gjyshes: ”Bėni tė fala burrit, se do tė na japė hesap me kokė. Shtėpinė do t’ia djegim pėr atė qė bėri, qė nuk i nxorri nė pritė ata ballistė”. Gjyshja, si i tha kėto fjalė, iu drejtua tė shoqit: ”Ik se do tė tė vrasin”. Po Shaqua iu pėrgjigj: ”Do ikim natėn, djalin (Tasim Bazaj) nuk e marrim dot, se do qajė rrugės dhe do tė diktohemi nga partizanėt dhe do ta na vrasin tė gjithėve dhe humbėm fare.
    E vetmja rrugė ėshtė tė djegim shtėpinė dhe do tė hedhim Tasimin (babin tim) nė zjarr. Fshati, sa tė shikoj zjarrin, do tė vij e do tė thonė se janė djegur brenda. Kėshtu humbasim gjurmėt”. Gjyshja ose Xhixho Bazaj, e nevrikosur ia kthen: ”Na djalin nuk e djegim, po ti ik. Unė do tė shkoj tek im atė nė Dorėz”. U vendos pėr tė ikur. Gjyshi iku. Gjyshja do tė rrinte dhe ca ditė me bagėtitė e mbetura nga bastisja e bėrė nga partizanėt e, po ta kishte keq, do tė njoftonte njerėzit e saj nė Dorėz tė vinin e ta mirrnin. Gjysh Shaqua mundi e tha dhe kėto fjalė: ”Sapo tė mbėrrij nė Amerikė e tė sistemohem do tė vij nė kufi me Greqinė, do tė tė dėrgoj njė kushėririn tėnd tė tė nxjerr andej”. Gjyshi u largua, mbėrriti nė Vlorė dhe me shumė eksponentė tė Ballit Kombėtar tė rrethit tė Vlorės, u nisėn pėr nė Amerikė. Nuk kishin mundur tė gjenin anije, pasi kishin ikur shumė tė tjerė para tyre si profesorė, tregėtarė, njerėz me shkollė, tė cilėt po i pėrndiqnin e po i plaēkitnin partizanėt. U dogjėn shtėpitė dhe kė kapnin e ekzekutonin. Nuk u larguan dot nga Vlora dhe u nisėn me kuaj drejt Jugosllavisė. U rrethuan nė Shėngjin tė Lezhės nga Brigada e Parė partizane. I kontrolluan tė gjithė. Gjyshit i morėn shumė dokumenta dhe flori qė kishte me vete. I sekuestruan dhe kalin me shalė. Iu mor dhe ēeku me 400 milion lirat italiane. Vendosėn t’i pushkatonin. Pėrpara pushkatimit Mehmet Shehu filloi t’i pyeste tė gjithė me radhė se si i kishin emrat. Gjyshi ynė Shaqo Manxhar Bazaj ishte i pesti nė rresht, ashtu siē i kishte vėnė skuadra e pushkatimit. Ishte natė e njerėzit e rraskapitur nga rruga e gjatė gati tri ditė, nuk njiheshin. Kur e pyeti gjyshin pėr emrin, ai i tha: ”Nuk mė njeh Mehmet?”. Mehmeti e njohu nga zėri dhe menjėherė i tha: ”Ti dil nga rreshti, se je dajua im. Unė nuk vras gjakun tim”. Gjyshi i tha; ”Jo, pushkatomė mua tė parin”. Mehmeti u zbraps disa hapa, u mendua e u mendua dhe dha urdhėr: ”Skuadra e pushkatimit tė ulė armėt. Dhe ju tė tjerėt shpėtuat nga dajua im”. Iu drejtua gjyshit: ”Shaqo, kur tė shkosh nė Vlorė, do t’u japėsh kėtė letėr dhe nuk do tė tė prek njeri. Dhe dua tė vesh partizan pas disa ditėsh”. “Dakort”,- i tha gjyshi. Nga ai moment gjyshin nuk e vranė se kishin frikė nga Mehmet Shehu (Sulltana, e ėma e Mehmet Shehut, ishte motra e Gani Alikos dhe nip e mbesė nė fisin Bazaj,Arzijana e ėma e Ganiut dhe Sulltanės ishte bijė e Bazajve).
    Dhe Hysni Lepenica sė bashku me njė delegacion, ishte nisur po nga shtėpitė e Bazajve atė natė drejt Gjirokastrės, ku, pas takimit me Bedri Spahiun nė Gėrhot tė atij qyteti, u vra pabesisht sė bashku me dyzetė ballistė, qė morėn pjesė nė atė takim.
    Nė formacionet nacionaliste u rendit edhe Jaup Merko Bazaj. Nė fillim ai ishte oficer partizan dhe drejtues nė Brigadėn e njezetė e dytė Sulmuese, tė komanduar tė vepronte nė Veri. Kur lufta partizane u kthye nė luftė civile vėllavrasėse Jaupi braktisi formacionet partizane dhe u hodh me Ballin Kombėtar nė krah tė Mit’hat Frashėrit. Pėr kėtė figurė Nuri Kuto Azizaj nga Kuti i Mallakastrės shkruan:
    Jaup Merkua djalė nė Bazaj,
    m’u nė krah tė Mit’hat Frashėrit,
    pėr ēlirim tė vendit mbarė,
    u hodh me Ballin Kombėtar.

    Ai ishte njė djalė trim,
    Vėlla me Baba Arshinė,
    E pagoi luftėn me burg,
    Dhe gjysmėn nė internim.

    Ai e shkoi jetėn nė tė gjitha burgjet e Shqipėrisė si nė Burrel e Spaē me plot vuajtje. Mua personalisht mė ka treguar midis tė tjerave, se nė burg kishte qenė disa kohė me stėrnipin e Carit tė Rusisė, qė zbulimi rus e kishte sjellė nga Moska nė Shqipėri, pėr tė vuajtur dėnimin larg vendit tė vet. Mė hollėsi tjetėr pėr kėtė ngjarje ai nuk jepte, pasi unė isha shumė i ri, vetėm 20 vjeē, dhe nuk shova kureshtjen tė hidhja disa histori tė burgut.

    PINJOLLĖT E FISIT BAZAJ

    1. Bazo Cani, luftėtar dhe komandant i ēetės sė kaēakėve kundėr turqve.
    2. Imer Bazo Bazaj, oficer madhor, mbaruar nė perėndim, pjesė e delegacionit tė ndarjes sė kufijve me Greqinė nė shek. XIX.
    3. Ahmet Bazo Bazaj, oficer madhor, mbaruar nė perėndim, pjesė e delegacionit tė ndarjes sė kufijve me Greqinė nė shek. XIX.
    4. Cane Dervish Bazaj, taksidar dhe Kryeplak,njeri me autoritet absolut.
    5. Banush Rroko Bazaj, Kryeplak i Kudhės Gėrhotit qė la histori.
    6. Mustafa Banush Bazaj, Kryeplak i Kanosarėve nė Kudhės- Gėrhot.
    7. Jaup Imer Bazaj i ka shkuar Sulltanit nė Stamboll sė bashku me Gjeneral Selim Zenjelin.
    8. Tartar Imer Bazaj, kadi ose gjykatės dhe pėrkthyes i krahinės se Kudhės- Gėrhotit.
    9. Manxhar Jaup Bazaj i ka shkuar dhe kėrcėnuar deri nė firmosjen e ilaēeve dhe ndihmave Pashait turk nė Vlorė pėr tė shpėtuar Kudhėsin nga gripi i rėndė.
    10. Mahmut Sadedin Bazaj, dėshmor i luftės sė Kotės mė 1920 me italianėt.
    11. Merko Jaup Bazaj, bashkėluftėtar nė luftėn e Kotės.
    11. Tartar Dano Bazaj, kadi ose gjykatės nė shekullin XIX.
    12. Arshi Bazaj ose Baba Arshi Bazaj , Baba Teqeje nė Detroti Michigan Amerikė. Ndodhet aktualisht .
    13. Shaqo Manxhar Bazaj , nacionalist dhe kundėrshtar i regjimit duke i shpėtuar pėr mrekulli vrasjes sė tė deleguarit tė partisė nė Shkozė, kur kundėrshtoi taksat e rėnda mė 1947.
    14. Asllan Nurēe Bazaj , plagosur e vrarė nga italianėt nė Luftėn e Dytė Botėrore, por edhe sot pa u gjetur ende eshtrat e tij, pasi u mor nga ushtarėt italianė trupi i plagosur dhe e transportuan pėr nė Vlorė.
    15. Jaup Merko Bazaj, oficer dhe ndėr drejtuesit e Brigadės 22-tė Sulmuese nė Veri tė Shqipėrisė. Pas fillimit te luftės civile i kundėrshtoi komunistėt dhe u hodh me Ballin Kombėtar. Pas ēlirimit u dėnua me varje, por falė ndėrhyrjes energjike te Sulltanės tek i biri, Mehmet Shehu, i shpėtoi vdekjes dhe bėri 18 vjet burgjeve mė tė rėnda shqiptare dhe mė pas internim nė Seman Fier. U kthye nė fundin e 1991 nė fshatin e lindjes.
    16. Isuf Nuredin Bazaj ish-Kryetar dhe N/Kryetar i Koperativės se Kudhės-Gėrhotit pėr gati 20 vjet, deri sa u shkarkua pėrfundimisht nga detyra se ishte bir i Bazajve, edhe pse ndryshoi mbiemrin nė Rrokaj.

    17. Tasim Shaqo Bazaj ish-Kryetar i Shoqatės sė tė persekutuarve Sevaster, nė fillimet e demokracisė dhe Kryeplak i fshatit Shkozė 1992-1996.
    18.Azem Ēelo Bazaj (Begaj), arsimtar, njeri shumė i nderuar dhe korrekt, duke edukuar breza tė tėrė nxėnėsish tė fshatit Shkozė, njė pjesė e tė cilėve kanė bėrė emėr jo vetėm nė krahinė dhe nė Vlorė, por edhe nė Shqipėri.
    19.Manxhar Shaqo Bazaj Kryeplak i fshatit Shkozė 2007-2011.E rimori kėtė detyrė nė 2011 dhe vazhdon akoma sot.
    20.Sokrat Isuf Bazaj (Rrokaj), ekonomist dhe normist i zoti dhe sot punon si i tillė, nė Komunėn e Sevasterit etj si arsimtar,ushtarak,jurist, ekonomist etj.


    NIPĖR DHE STĖRNIPĖR TĖ FISIT BAZAJ

    Fisi Bazaj kishte nipėr dhe stėrnipėr kėta personalitete te dėgjuara, jo vetėm nė Kudhės Gėrhot dhe Vlorė, por edhe nė mbarė Shqipėrinė :
    1. Kapedan Sali Shehu Sevaster, bir nė njė nga fiset mė tė mėdha dhe mė me autoritet nė Sevaster, drejtues i luftės sė 1913-1914 kundėr ushtrisė pushtuese greke.
    2.Sulo Sali Shehu, eksponent i Ballit Kombėtar, njėri me shkollė nė perėndim dhe kundėrshtar i regjimit komunist, vdekur nė burgjet komuniste.
    3. Qazim Muhamet Koculin ose Qazim Muhamet Malaj nė Kocul tė Vlorės, Komandanti i Pėrgjithshėm nė Luftėn e Vlorės mė 1920 , deputet,dhe ish-Kryeministėr i Shqipėrisė, por edhe dhėndėrr i Mane Aliajt Shkozė.
    4. Gani Aliko Alikaj (Zykaj), patriot i njohur,mėsues i parė i shkollės shqipe nė Shkozė ,Kryetar i Komunės Lopės dhe Kudhės Gėrhot, nga fisi Alikaj (Zykaj) Shkozė.
    5. Ahmet Aliko Alikaj (Zykaj) , ish Kryeintedent (shef i logjistikės) tė Luftės sė Vlorės mė 1920. Ka mbaruar arsimin e lartė nė Perėndim.
    6. Idriz Alikaj Alikaj (Zykaj) ish-Kryetaksidar i rrethit tė Vlorės , ish-Kryeplak i fshatit Shkozė.
    7. Mehmet Shehu, ish-Kryeministri i vendit pėr 40 vjet nė kohėn e komunizmit.
    8. Shamet Birēe Breshanaj, ish-luftėtar partizan dhe invalid i Luftės sė Dytė Botėrore.
    9. Shefit Birēe Breshanaj, invalid i luftės anti-fashiste nacional ēlirimtare.
    10. Gjeneral, Bujar Namik Ramaj ish-N/Kryetar i Shėrbimit Informativ Kombėtar Shqiptar nė vitet 1992-1997, Doktor i Shkencave Ushtarake si dhe Anėtar i Akademisė sė Shkencave te Francės, nga fisi Ramaj Shkozė.
    11. Sinan Breshan Breshanaj, Nėnkolonel dhe aviatori i parė i fshatit Shkozė.
    12. Fiqiri Breshan Breshanaj, Kolonel deri Komandat Brigade dhe Shef i Qendrės sė Rekrutimit pėr Qarkun e Vlorės, nė vitet 1998 deri nė vitin 2006.
    13. Batjar Namik Ramaj,ish-Kryetar i Kooperativės sė Shkozės.
    14. Dushan Feta Murataj, Drejtor i Shkollės 8-vjeēare Shkozė, etj si inxhinier, mjek, ekonomist, jurist .

    MIQTĖ ME LIDHJE GJAKU TĖ FISIT BAZAJ

    Familja dhe fisi i Baba Arshi Bazaj kishte lidhje krushqie dhe gjaku me fiset mė tė dėgjuara tė fshatit dhe krahinave rreth e qark Kudhės-Gėrhotit.
    Fisi Bazaj ka dhėnė vajza nė dyert e mėdha tė fshatit Shkozė si Alikaj-Zykaj,Aliaj, Murataj, Ramaj, Mukaj (fisi Novruz Hazizit), Breshanaj, Lazaj , Qyraj .
    Ai ka bėrė miqėsi dhe krushqi me fiset kryesore tė Kudhės- Gėrhotit si:
    Shehajt e Sevasterit
    Dervishajt e Sevasterit
    Prokajt e Sevasterit
    Xhakajt e Sevasterit
    Rrokajt e Golimbasit

    Konkretisht Baba Arshi Bazaj, ishte nip nė Bajraktaraj tė Ēorrushit Mallakastėr, njė fis i dėgjuar dhe me peshė.
    Imer Bazo Bazaj, ėshtė dhėndėrr i beut tė Bregasit Licaj-Telharaj Shkozė.
    Jaup dhe Tartar Imeri ishin nipėr tek beu i Bregasit (Licaj ose Telharaj) nė Shkozė, njė fis fisnik dhe me shumė kapital.
    Manxhar Jaupi dhe Merko Jaupi, i ati i Baba Arshiut me vėllezėr, janė nipėr tė Dervish Barhim Koēiut (Dervishaj), njė ndėr fiset e para nė Sevaster.
    Manxhar Jaup Bazaj ishte dhėndėrr nė Zeraj tė Matohasanaj Lopės, ku kėndohet kėnga e njohur :

    “Dhėntė e dhitė e Zeres, nami Hasan Qeres”.

    Jaup Merko Bazaj, ishte dhėndėrr nė fisin Shehaj tė Fratarit Mallakastėr njė familje shumė fisnike.
    Shaqo Manxhar Bazaj, kishte marrė mbesėn e Ēaush Likės nga fshati Dorėz-Lopės, qė i vari kemborėn Ali Pashė Tepelenės e i kėndohet dhe kėnga:

    “Ēaush Lika-Lame Lika”

    Qė nė Vlorė e Tepelenė,
    Ēaush Lika zu dyfeknė,
    Martallos e tatėpjetė,
    Zunė e po lidhin fishekė,.

    Qė nė mėngjes e gjer nė drekė,
    Njėzetė e shtatė fishekė,
    I dogj Ēaush Lika vetė,

    Ēaush Lika,Lame Lika,
    Ē`ishin a i vraftė pika,
    Kur dilnin nė lėm si ēika,

    Ēaush Lika plot pėllėmba,
    Njė natė e njė ditė brėnda,
    Thyer dorė e thyer kėmba,
    E mban kordhėnė me dhėmba.

    O Tahir mustaqe dhjamė,
    S’u pėrpoqe pėr babanė,
    Djalė tė kishnja Havanė,
    Qė m’i mbush fishekėt pranė,
    Ajo mbush unė vur zjarrė,
    Hava,bijė moj lalote
    C`u bė bukuria jote
    Nė krah tė babait luftove
    Jetėn tėnde se gėzove
    Plumbin nė gjokės e more
    Ēaush Lika Dorėza,
    Bishti kalit me kėna,
    Bėn dyfek me njė pasha,

    Isuf Nuredin Bazaj, ishte nip nė Lelaj te Smokthinės, njė ndėr fiset e mėdha tė asaj krahine dhe me kėngė.
    Xhezo Jaup Bazaj, ishte dhėndėrr nė Turan Tepelenė, duke marrė kushėrirėn e parė tė Baba Sejdinit, i cili ka qenė Baba Teqeje nė Dukaj,Turan,Krahės dhe Kiēok Tepelenė.
    Tasim Shaqo Bazaj, (babai im), ėshtė dhėndėrr i fisit Prokaj Sevaster dhe nėna ime ėshtė stėrmbesa e Ormėn Dashit, tė cilit i kėndohet kėnga:
    “Rrapi Lelos dega tėndė,
    Burrat ē’u mblodhė kuvendė,
    Na kėrkon Harizi gjėnė,
    Hariz ku ta gjejmė gjėnė,
    E bėm` bukė e kemi ngrėnė,
    Harizi e ngriti zėnė,
    Shtyu Ormėnin me kėmbė,
    Ormėn Dashi njė pėllėmbė,
    Nxorri koburen ergjėndė,
    Ja numėroi nė dhėmbė,
    Shtatė djemtė e Havasė,
    Varur nė degė tė Kalasė,
    Shtatė djemtė e Ormėnit,
    Varur nė degė tė mėnit,
    Se na vran hajan e vendit,
    Ormėn Dashi sa njė pulė,
    Xhakajt ē’i bėri rrėmullė.

    Ormėn Dashi bir, o bir,
    Xhakajt ē’i bėjnė sehir,
    Te rrapi pėr nėnė udhė,
    U ngritėn nėntė qivurė,
    Ē’u prish Kudhėsi me vulė,
    Bėnė be, s`u mblodhėn kurrė..

    Kjo vepėr dhe pabesi qė prishi Kudhės- Gėrhotin dhe fisnikrinė e kėsaj zone, ishte nga intriga e Hoxhė Manes nga Shkoza.
    Fadil Shaqo Bazaj ka marrė bashkėshorten e tij, vajzėn e djalit tė Idriz Danos nga fshati Drizar , njė ndėr fiset e para nė Mallakastėr dhe ish-Ministėr i Brendshėm i kohės sė Zogut.
    Balle Merko Bazaj, (motra e Baba Arshi Bazaj), ėshtė martuar nė fisin Dulaj Kalivaē Tepelenė, njė familje fisnike dhe patriote, ku bashkėshorti i saj Dule Alush Dulaj ka qėnė pjesė e Komisionit tė kufijve tė vitit 1923 me drejtues Mehdi bej Frashėrin, me detyrė oficer. I sulmuar dhe dėnuar nga regjimi komunist.
    Osmėn Haxhi Muhameti ish-Prefekti Vlorės,deputet,drejtues i luftės sė 1920 mė Italine,ka marrė mbesėn e Bazajve qė i kėndohet kėnga:
    Nė Vlorė foli prefekti
    Moj Vloro Kanino
    Osmėn Haxhi Muhameti
    Foli si bilbil i shkreti
    Se vjen Smaili nga deti (Ismail Qemali)
    Thonė mor thonė se vjen semurė
    Jo mor jo se s`vjen sėmur
    Vjen i veshur me flamur
    Delo Balili ish-N/Kryetar i Gjykatės sė Lartė nė vitet e komunizmit dhėndėrr nė fisin Bazaj.
    Skėnder Muco , ka marrė mbesėn e Bazajve, ish-gjykatės Gjirokastėr ,ish-eksponent i Ballit Kombėtar,njėri me influencė tė madhe nė Vlorė dhe Shqipėri,vrarė tradhėtisht nga Italia nė bashkėpunim me komunistėt.
    Brahim Binua ka marrė vajzėn e Bazajve,ish-gjykatės nė Vlorė, dėnuar nga regjimi.


    Shtėpitė e Bazajve kanė qenė hoda me tavan, njė pjesė e tė cilave janė edhe sot. Ato kanė pasur tri porta antike (njėra prej portave te vjetra gati eksiston edhe sot, tjetra ka mbetur rrėnojė e prishur nga tė gjitha anėt nga partia nė vitin 1967). Sot ėshtė portė e Nasip Jaupaj (Bazaj), i cili ndėrroi mbiemrin nga frika e persekutimit komunist. Isuf Nuredin Bazaj (sot Rrokaj) nė muajin gusht 2011 nė Orikum tė Vlorės ka treguar: “Nė vitin 1967 nė fshatin Shkozė, duhej tė ngrihej kopshti dhe ēerdhja e fshatit. Partia mori vendimin qė gurėt pėr tė ngritur ato objekte duhet t’i mirrnin nga shtėpitė dhe portat e Bazajve, pasi kishin gurė tė mirė, tė ardhur nga jashtė Vlorės. Nė tė vėrtetė ata ishin gurė tė punuar me mjeshtėri tė pėrsosur, qė fillonte qė nga qoshet e shtėpive, deri te gurėt e portave antike. Dy ditė mė vonė shtėpitė dhe portat e Bazajve u prishėn. Me gurėt e tyre, u ndėrtuan kopshti dhe ēerdhja e fshatit. Me vendim partie, u shkulėn nga themelitė shtėpitė e bukura me hoda tė pinjollėve tė fisit, pėrfshi kėtu dhe shtėpitė e Merko Jaup Bazajt, babait tė Arshi Bazajt. E mora vesh se shtėpitė do tė prisheshin, pasi dėgjova vendimin e partisė nė fshat, ku u shprehėn se duhet t’i shkulnin nga themelitė shtėpitė e Bazajve, por edhe Kubenė, nė ballė tė Goricės, sė bashku me tė edhe varrezat e tyre. Vajta nė darkė dhe me frikė tė madhe, njoftova djalin e madh Sokratin, tė njoftonte baba Shaqon dhe t’i thoshte se tė do Isufi, por kur tė kalonte, tė kishte kujdes se mos e shihnin komunistėt, se e kishin nėn vėzhgim. Ai erdhi rreth orės 12 tė natės. I thashė se nesėr ose pasnesėr, do tė vinin komunistėt tė prishnin shtėpitė dhe portat e bukura, prandaj tė merrnin ē’tė mundnin. Ai u mundua tė hiqte ca plaēka, por forcat arritėn. Ata prishėn shtėpinė e Baba Arshiut e i morėn gurėt e skalitur me mjeshtėri nga gurėskalitėsit korēarė 100 vjet mė parė. Shtėpitė ranė. Shaqua mundi tė fshihte disa gurė, tė cilėt sot kanė ngelur si kujtim.

    Thotė njė kėngė pėr fisin Bazaj, ku Nuri Sulo Azizaj nga Kuta e Mallakastrės, nip i fisit Bazaj shkruan:


    ”Burrė me besė Shaqo Manxhari,
    Komunizmin nuk pranoi,
    Ishte nacionalist trim,
    Kundėr pushtuesve luftoi.


    Ky burrė seē u ngrit nė kėmbė,
    I vetėm e kundėrshtoi,
    Kobures sė tij s’iu tremb,
    Edhe pse drejt e qėlloi”.

    Shumė qė e kanė pėrjetuar atė, por edhe babai im Tasim Shaqo Bazaj e ka dėgjuar kėtė histori: ”Nė vitin 1945, Komandanti i Qarku nė Vlorė erdhi nė Shkozė, pėr t’i komunikuar taksat e rėnda fshatit. Njė ditė pėrpara, u mblodhėn burrat e lagjes Aligjon tė Shkozės dhe vendosėn qė ta kundėrshtonin tė deleguarin e partisė. I ra shorti Riza Brahimajt. Rizai ishte vetė i lidhur me krahun komunist. Rizai iu tremb persekutimit apo edhe internimit pas kundėrshtimit qė do tė bėnte, ndaj tė nesėrmen nuk i doli ballė diskutimit. Mbledhja filloi paradite. I deleguari komunikoi taksat si mish, lesh, djathė, vezė, grurė, misėr etj, tė papėrballueshme. U ngrit Shaqo Manxhari e nė diskutim e sipėr, iu drejtua tė deleguarit:
    -Me leje!
    -Urdhėro, - i dha leje i deleguari.
    -Taksat janė shumė tė rėnda dhe nuk i pėrballojmė dot.
    I deleguari i nevrikosur:
    -Gjejini ku tė doni, kėto taksa do tė merren me ēdo ēmim. Ėshtė urdhėr i partisė. Situata u tensionua. Shaqo Manxharin nėn zė e pėrkrahėn tė gjithė, pavarėsisht se nuk flisnin dot hapur. Shaqo Manxhari iu drejtua pėrsėri tė deleguarit :
    - Atėhere qė tė pėrballojmė kėtė taksė, duam farė mishi, farė veze, farė leshi.
    Pėr fjalėt ironike tė Shaqos njerėzit filluan tė qeshnin. I deleguari u ofendua, u revoltua dhe pyeti: -Kush je ti?
    - Unė jam Shaqo Manxhari.
    - Ti je dajua i Qazim Koculit dhe i Sulo Shehut?
    - Po unė jam.
    I deleguari u ngrit menjėherė nė kėmbė, nxorri koburen dhe qėlloi drejt pėr ta vrarė Shaqo Manxharin nė mbledhjen e fshatit. Mirėpo nė krah kishte Nenin Manxhar Rakipajn, shkoziot, njeri i lidhur me luftėn, njėri fisnik dhe i dashur por edhe me autoritet. Kur i deleguari qėlloi mbi Shaqon, Nenini i ngriti dorėn lart. Plumbi i shkoi Shaqos pranė veshit. Nenini i tha:
    -Shko e vra nė fshatin tėnd Mavrovė e jo nė Shkozė. Mbledhja u prish, por jehona negative e saj vazhdoi pėr 45 vjet.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    PJESA E TRETĖ

    POEZI TĖ AUTORĖVE SHKOZIOTĖ PĖR SHKOZĖN
    (ANTOLOGJI E VOGĖL)


    DAVER LAZAJ

    “Shkoza jonė zemėrbardhė”

    Sot te nėna kemi ardhė,
    Shkoza jonė zemėrbardhė.
    Shkoza mbi gurė tė sertė,
    Dil moj dil e priti djemtė.
    Ne pėr ty mblidhemi sot,
    Ti je vatra mė e ngrohtė.
    Ne e shohim je rralluar,
    Gur o gur i pėrmalluar.
    Ca nga male, ca nga deti,
    U rrallove nga kurbeti.
    Ti na pret me pėrqafime,
    Shkozė Gėrhot, o nėna ime.


    RESJANA NJAZI KAĒUPAJ

    Rrėnjėt nė Shkozė i kam
    Shkozėn tonė tė dashur,
    Vjosa e pėrshkon,
    Lumi mė i bukur,
    Nė gjithė vendin tonė.
    Jemi pjesė e Vlorės,
    Rrėnjė tė Labėrisė,
    Tė zotėt e penės,
    Dhe tė trimėrisė.
    Pėrmbi kokat tona,
    Mbi ballė tė Tartarit,
    Shtrihet vendi i shenjtė,
    Kurora e Malit.
    Kemi qėnė e jemi,
    Pėrherė krenarė,
    Se rrėnjėt e mia,
    Nė Shkozė unė i kam.


    FIQERI BRESHANAJ

    Shkozė e zemrės, Shkozė e kėngės
    Nga maja e Shullėrit,
    Te kalaja vetė,
    Duket Shkoza jonė,
    Tamam si qytet.

    Oh,moj Shkozė e bukur!
    Oh,moj Shkozė e zemrės!
    Ne tė duam shumė,
    Si zemrėn e nėnės.
    Shkoza jonė krenare,
    Je si qendėr e botės,
    Zoti tė ka bėrė,
    Njė mbretėreshė tė vogėl.
    Bukur e stolisur,
    O vend xhevair
    Fusha gjė e rrallė,
    Gorica bėn dritė.
    Mali i Bardhė mbi krye,
    Mbledhur mirėsi,
    T’i ka dėrguar Zoti,
    Si nė manastir.
    Dorė pėr dore kodrat,
    Krah mė krah bashkuar
    Siē janė dhe burrat,
    Kurrė tė gjunjėzuar.
    Traditėn e hershme,
    Ndjekin brezat tanė,
    Rinia e bukur,
    Hijeshon dynjanė.
    Shkozė qė lidh tre rrethe,
    Rrethe me tabanė,
    Vlorė e Mallakastėr,
    Tepelenė i thanė.


    LUFTAR TARAJ

    Ti je fshati im ku u linda
    Nuk e harroj fshatin tim,
    Dola lart me xha Medin,
    Ai me bejte tė shkrin,
    Dola lart nė majė tė malit,
    Atje nė Qafė tė Strallit,
    Kthej kokėn dhe shikoj,
    Perėndinė me shpirt uroj,
    Si e ka shtrirė fshatin tonė,
    Blegėrimat qė prej malit,
    Lule aromė e beharit,
    Bilbilat qė cicėrojnė,
    Hijeshinė mė shumė ia shtojnė,
    Ti je fshati im ku linda,
    Ku klithmat e para qita,
    Qava,qesha,u habita,
    Lėndinave aty u rrita,
    U rrita e mora dhenė,
    Por s’e harrova folenė,
    Vendin ku unė kam lerė,
    Shkoza fshat me shumė vlerė.


    DAVER LAZAJ

    ZEMRA IME S’I HARRON

    U linda nė Shkozėn time,
    Pėr atė malli mė merr,
    Jam larguar prej andej,
    S’e harroj asnjė herė.
    Shkozėn unė e adhuroj,
    Mė rriti ja di pėr nder,
    Ėshtė mė i bukuri fshat,
    Mikroklimė behar pėrherė.
    I rėnė nė nostalgji,
    Tė kaluarėn mendoj,
    Me mall e me dashuri,
    Tė parėt e mi kujtoj.
    Ata qė mė lindėn mua,
    Nė saj tė tyre shkruaj,
    Pėr babanė e nėnėn time,
    Qė unė mė nuk i takoj.
    Duro,Bexhete me halle,
    Prindėrit qė rrallė i takon,
    Punėtorė e te dajandisur,
    Zemra ime s’i harron.



    TARTAR BAZAJ

    SHKOZĖS

    Shkoza sot po kėndon,
    Kėnga sa bukur i shkon,
    Zemrat mbushur me hare,
    Njė vjetorin festojmė ne.

    Jemi vėllezėr tė gjithė,
    Kjo shoqata po na bashkon,
    Ja muaji gusht po vjen,
    Shkoza,vatra jonė na fton.


    BEJKUSH DHE HAIRE RAMAJ


    Shkozė,vatėr buke e fjale
    Fjala shkon tek tė parėt,
    Tek gjyshet e gjyshėllarėt,
    Prindėrit qė njė jetė punuan,
    Edhe shumė sakrifikuan,
    Ata qė fshatin nderuan,
    Se pėr Atdheun luftuan,
    Po dhe fenė e respektuan,
    Kishte burra me mustaqe,
    S’donin sherr, po donin paqe,
    Kishte burra me jelekė,
    Qė pinin kafe nė breg,
    Burra qė bėnin tregėtinė,
    Vlorė-Shkozė, Shkozė-Janinė,
    Ēdo fis kish burra me mend,
    Dinin tė bėnin kuvėnd,
    Hallin tė qanin, tė dėgjonin,
    Pa gjykuar s’tė donin,
    Burra qė fjalėn mbanin,
    Dhe njė mish bashkė e hanin,
    Tė vdekurit bashkė i qanin,
    Mbajtėn mall e mbajtėn gjėnė,
    Lėruan tokėn me parmėndė
    Plisnin e thyenin me kėmbė,
    Qenė burra shumė fisnikė,
    Ashtu i bėnin dhe miqtė
    Merrnin gra kapedane,
    Qė ngjanin si evropiane,
    Ndjesė paēin, gjithė sa ikėn,
    Ne do ta ruajmė traditėn,
    Plot vajza e djem tė mbarė
    Tė gjithė janė kapedanė,
    Oficerė e marinarė
    Biznesmenė e tregėtarė,
    Agronom e arsimtarė,
    Dhe fermer e fetarė,
    Dhe piktorė dhe avokatė,
    O, janė shumė, nuk janė pak,
    Nuk janė pak dhe zanatēinj,
    Kanė punuar qė fėmijė,
    Qė e bėjnė natėn ditė,
    Nderohen si specialistė
    Pėr ata fėmijėt tanė,
    Emigrantė, kudo ku vanė,
    Fshatin nė zėmėr e kanė.
    Na vjen mirė kur dėgjojmė,
    Qė njeri-tjetrin ndihmojnė,
    Shkozė, tė ka dashur zoti,
    Tė dha fushėn, tė dha Vjosėn,
    Tė dha Kurorėn nė mal,
    S’e ndėrrojmė as me thesar,
    Shkozė,o nėnė,jemi krenarė,
    Ke njė histori tė rrallė,
    Je vatėr buke dhe falė,
    Dhe zemrėn e ke tė madhe,
    Tė kėndojmė plot dashuri,
    Poni,pleq e tė rinj,
    Shkozė na mblodhe nė shoqatė,
    Emrin do ta ngremė mė lart.


    TARTAR BAZAJ

    SHKOZES

    Sapo dal nė krahė tė fshatit
    Shoh njė fushė tė bukurė
    Ne krahė lumi vjosė vėrshonė
    Nat e dit , njėher nuk fle
    Tė qėndis nga Zoti madh
    Fillojė tė mendoj pėr tė
    Eshtė fusha e fshatit tonė
    Shkozė – Kudhės Gerhotitė
    Ē’ėshtė kjo bukuri e rrallė
    Eshtė dhuratė e Zotit –ė
    Kur filloje te varem poshte
    Shohe shtepite e fshatit –e
    Fillon zemra dhe rreh forte
    Mahnitesh dhe nuk ke ze
    Sapo hyn brenda ne fshat
    Fillojne emocionet-e
    Bashkefshtaret kur takon
    Te gjithe te respektojne
    Qe nga plaku tek femija
    Aligjon dhe Sinajte
    Jane fisnike edhe bujare
    Ke lezet ti degjoshe
    Oh sa bukuri e rralle
    Mrekulli e Zotit –e
    Bekuar qofte ky fshat
    Dhe brezat qe do vijne

    Nga Tartar Bazaj
    Sarande
    12 Shtator 2010

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    NE VEND TE EPILOGUT

    Sado modest tė jetė vendosja e njė guri nga ana ime ne themelet e kalasė histori, natyrshėm lehtėson dhe rrit sedrėn dhe krenarinė time, qė origjina e gjithkujt prej nesh ėshtė dhe mbetet kjo pjesė e Labėrisė.
    Si ēdo njeri, qė e ka pėr nder origjinėn e tij, edhe pėr mua ėshtė njė nder i madh, qė jam djalė i fshatit Shkozė, ku era e malit, nė harmoni me lumin Vjosė, flladi i luleve, familja sė cilės i pėrkas, familjet e mrekullueshme shkoziote dhe njerėzit bujarė dhe fisnikė, qė ka ky fshat me historinė e tij, mė kanė bėrė dhe mė bėjnė tė shprehem me plot gojėn: “Jam krenar, qė jam nga Shkoza e Kudhės –Gėrhotit”.
    Ne jemi krenarė edhe sepse jemi njė nga fshatrat mė fisnikė dhe mė bujarė e mikpritės tė rrethit tė Vlorės.
    Gjithashtu ne jemi krenarė, se kemi patur e kemi shumė personalitete tė fushave tė ndryshme.
    Njerėzit e menēur tė kėtij fshati kanė treguar brenda dhe jashtė territorit tė shtetit shqiptar, se janė tė zotėt e penės, tė pushkės, tė mikpritjes si vyrtyte tė larta tė fisnikėrisė, e cila karakterizon fshatin tonė Shkozė.
    Veē kėsaj ėshtė pėr t’u theksuar fakti, se shumė personalitete, deri tani kanė mbetur nė hije. Pėr ta, duhet tė shkruajė historia.
    Kur njihesh me zemėr me Shkozėn, me kulturėn e lashtė tė saj, traditėn dhe lidhjet e fuqishme, mes banorėve, pontencialin njerėzor dhe intelektual, qė ka patur dhe ka, zhvillimin e ekonomisė, grupin folklorik qė ka qenė dhe po krijohet sė shpejti, bėhesh me krahė dhe thua me zė tė lartė: “Jam krenar qė jam nga Shkoza e Kudhės –Gėrhotit”. Shkoza pėr mua ėshtė lindje, ėshtė fėmijėri, ėshtė shkollim, ėshtė dashuri pėr mėmėdheun, ėshtė dashuri pėr gjuhėn shqipe, ėshtė rini, moshė madhore dhe, pse jo, do tė jetė edhe pleqėri e rehatshme, buzė Vjosės sonė tė bukur.
    Shkoza pėr mua ėshtė Nju Jork, Paris, Berlin. S’e shkėmbej dot kurrė mė asgjė. Ajo do tė mbetet pjesė e zemrės sime, trashėgimtarja nė breza e diturisė, menēurisė, guximit, trimėrisė, vetėmohimit dhe amanetit. Shkoza ėshtė si ajo shprehje pėr dashurinė, ku citon se:
    “Duaje Shkozėn tonė tė dashur, se pa atė do tė mbetemi anonimė e enigmė historike”.
    Shkoza si pėr Tartar Bazajn dhe pėr ēdo shkoziot, mbetet nė jetė tė jetėve, nėna jonė e pavdekshme.
    Kėtė amanet na i lanė tė parėt tanė, t’ua lėmė ne atė amanet brezave qė vijnė, nėpėrmjet Shoqatės “Shkoza e Kudhės-Gėrhotit” dhe atė tė gazetės sonė mė tė dashur “Shkoza”.

    Tartar Bazaj

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    Bibliografia

    Historia e popullit Shqiptar 1 2000
    Historia e popullit shqiptar 2 2004
    Historia e popullit shqiptar 3 2006
    Naim Frashėri “Qerbelaja”
    Naim Frashėri “Vepra tė zgjedhura” bot. I 1980
    Kristo Frashėri “Abdyl Frashėri” 1984
    Kristo Frashėri “Naim Frashėri dhe Bektashizmi shqiptar”1994
    Kristaq Prifti, “Diversiteti fetar dhe uniteti kombėtar tek Shqiptarėt” 1995
    S. Skėndi “Zgjimi kombėtar i shqiptarėve”2000
    Mexhit Kokalari, “Trima tė kryengritjeve popullore” 1979
    A. Z. Ēajupi “Baba Musa lakuriq” 1887
    Dhimitėr Pilika “Almanak” Revista Vlora nr. 4 1962
    Naxhi Zhupa “Fterra nė shekuj” 2006
    Minella Gjoni “Se jam nga Bregdeti” 2004
    Minella Gjoni “Bregdeti dhe Ali Pashė Tepelena” 2006
    Ligor Mile Kryengritjet popullore nė fillim tė rilindjes sonė 1830- 1877” 1962
    Llambro Ruci “Himara zėra e Akrokeraunėve” 2011
    S. Vllamasi “Ballafaqime politike shqiptare 1897- 1914” 1995
    Fjalori encikopedik shqiptar 1985
    P. Aravantinoi Hronografia tis Ipiru 1822- 1852” 1856
    A. Marmara “Della istoria di Corfu”
    E. Jasques “Shqiptarėt kartė e pendė” 2002
    G. Lans Jaray “au jenne royaum e d’Albania 1914
    Skėnder Anamali “Monumentet 2” 1984
    Apollon Baēe “Iliria dhe ilirėt”
    Arkivi Ali Pasha (Botim i S neohelenike) 2007
    Fletorja e Bektashinjve, Gazeta Labėria gusht, shtator, nėntor, 2010
    Histori et descoioton vep. 1
    Dosja A III 262 regjistrimet turke nė Shqipėri nė vitin 1431
    Historia e fshatit Kudhės Bregdet
    Historia e fshatit Kuē
    Historia generals des tures vėll. 1
    Epika historike 1 1980
    Tomor Lelo “Arkivi personal folklorik
    E kaluara 2600 vjeēare e Himarės 2011
    Gazeta Shkoza 1-13 2010
    Neim Llajaj Kudhės- Gėrhoti nė vite 2008

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    ""Ai regjistrim na sqaron plotėsisht, se Shkoza ka qėnė njė fshat i krishterė, i ritit katolik, por dhe me emra ortodoks""

    historikisht nuk ka patur katolik ne ate zone.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    Nuk ka edhe aqź shumź rźndźsi o Akili-A, ti e lexove aty se si edhe vllahet bźhźshin musliman si e shihnin interesin e kohes.
    Mėn pelqeu mźnyra e rrefimit te autorit nė kėtė Saga familiare qe iu ndjeki me pasion, por sikur ta kisha librin do e lexoja me njź frym...do at lexoj kohź pas kohe.

    Ėshtź interesante se sa me nostalgji e pershkruajn autorė nga mergimi vendlindjen e tyre, nga shpirti nxjerrin mjaltė, si tani qź jam duke e lexuar edhe njė liber shumź interesante pźr komunitetin e banorve te Booboshtices(pėr mua dodonasit) pershkruar rreth viteve 1935 nga Bukureshti, korrespondenca e kźtij komuniteti, sakrificat, mundimet, vujtjet dhe perpjekjet e tyre pźr ta blerź pronen e Boboshtices nga perandoria osmane qe per kur Ali Pasha Tepelena ia kishte arritur ta bźnte pron te tij.. rreth 1000 vite pershkruar nź njź liber nga shumź personazh te gjithź nga Boboshtica dhe lufta etyre pźr egzistenc..gjurmuar nga emigranti i ketij fshati por qe jetonte nź Bukureshtė me emrin Stilian Eftimiu...prandaj pasi qe lexova disa faqe nga ky libri rreth Shkozes, gjeta njź paralele edhe tek banoret e Boboshtices...
    Mendoj se libri źshtź pasuri me vlera te medhaja si nga burimet historike dhe etnografike te kźtij rrezthi dhe pźr tźrź Shqiperinź..do mundohem ta gjejź kesaj vere nź Tiranź...shźndet e lexim te kendshem !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-08-2013
    Postime
    4

    Pėr: Shkoza dhe Baba Arshi Bazaj

    pershkrim realist, disa kenge jane te bukura

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •