KĖNGĖ PĖR BABA ARSHIUN
Nipi i Shkozės Akrem Lamaj nė gazetėn “Shkoza”Nr.9 2011 f.12 shkruan kėtė kėngė pėr Baba Arshi Bazajn:
“Ylli qė Kudhėsin e ndriti,
Mori dritė dhe Detroiti,
O Baba Arshi Profiti,
Krenar Shkoza qė tė rriti.
Uratė tė madhe sa deti,
Tė bekoi Baba Rexhepi,
Ti sot jep mijėra urata,
Pėr brezat qė po vijnė mbrapa.
Baba Arshi mjekėrbardhi,
Pėr Shkozėn tė ka marrė malli,
Pėr Kudhėsin dhe pėr Kurorėn
Shqiponjė qė dėrrmon dėborėn.
Arshi Bazaj patrioti,
Vetė me dorė tė zgjodhi Zoti,
Tek ty falet njerėzia,
Marshim uratat e tija!
Shkozė e Vlorės moj shenjtore,
Nė Amerikė ke faltore,
Baba Arshiu shenjtor,
Shqiponjė e malit me borė”.
Tomorr Lelo shkruan:
PERJETĖSI BABA ARSHIUT
“Kurorė e malit tregoma,
Shenjtėrinė tėnde bleroma,
Shkozėn plakė ledhatoma,
Me fllad Vjose freskoma.
Nė Shkozė mu nė Aligjon,
Fisi Bazaj rrėnjėzon,
Aty ku ka rrjedh pikon,
Baba Arshiu e bekon.
Djepi i burrave me besė,
Tė sofrės e tė qoshesė,
Tė kėngės, tė xhepanesė
Zot tė stanit tė kopesė.
Nė Bazaj ylber ka dalė,
Fatimeja lindi djalė,
Zoti “Shi” si “Ar”kish falė,
Ndaj emrin Arshi ka marrė.
Nena , ia ushqeu tė birit,
Bashkė me qumėshtin e gjirit,
Frymėn e imam Bakirit,
Tė Avbal Musa Fakirit.
Fatimeja bashkė me gjinė,
Ja mėkoi shenjtėrinė,
Arshiu s’e pėrgjumi synė,
Pėr Hynqar Bektash Velinė,
Arshiu djali i Fatimesė,
Rrugėn nuk e la nė mes,
Kapėrceu ēdo pengesė,
Jetėn ia kushtoi Teqesė.
Nė Shkozė kaloi fėmijėrinė,
Ethet e vunė nė mundim,
Doktorėt thanė s’ka shėrim,
Nė Dylbe gjeti jatrin.
Ėngjėlli nė Shkozė proftasi,
Baba Bektash Golimbasi,
Shenjtėrinė ja pikasi,
Rrugėn e tij navasi.
Arshi Merkua rrugėn gjeti,
Rrugėn qė ndriēon Profeti,
Pir Bektashi dhe Hazreti,
Hazret Ali Muhameti.
Bir i Kudhėsit stėrrall,
Shkoi nė Koshtan dhe nė Zall,
Vuajtjeve u bėri ballė,
Nė Miēigan doli gjallė.
Nė prehėr tė Hynqarit mbeti,
Bukė e ujė ishte verseti,
Nė njė shekull amaneti,
Pėr Shkozėn malli e treti.
Ditė e natė lutej pėr Shkozėn,
Zoti i madh t’ja shkundte Blozėn,
Ta shkulė e shfaros virozėn,
Qė mbolli Shehu me Hoxhėn.
Shėnjtėri nė shpirt i shkrepi,
I mbrujtur me kėngė djepi,
Kėngėt pėr tė qėnė mejtepi,
Profesor Baba Rexhepi.
Ashik Arshiu sy jeshil,
Nė kafe oxhak kandil,
Rexhep Beqiri Delil,
Nė Detroit trėndafil.
Zemra e tij qelibar,
Moshėn s’e vė nė kandar,
E mban nė gji tė pandarė,
Bektash Veliun Hynqar.
Palos vitet palė-palė,
100 vjet njė ideal,
Si njė fajkua vital,
Uratat si lumė qė s’ndal.
Sytė e tij tė sjellin fat,
Buzė e Arshiut kullon mjaltė,
Gjiri tij det me uratė,
Ta bėn jetėn tė begatė,
Bir Arshi Merko Jaupi,
Arkan s’e hoqi nga supi,
Ēdo qelizė e atij trupi,
Lutet pa fund si Ejubi.
E shoh nė ėndėrr ēdo natė,
E takoj i bėj dhuratė,
Labėria e ka fat,
Me kėngė uron jetė tė gjatė.
Pėrjetėsi Baba Arshiut,
Ajkė e shpirtit tė njeriut,
Xhevairi i Bektashiut,
Frymė e Pir Bektash Veliut”.
Vlorė mė 01.07.2011
NGA TOMORR LELO
PRESIDENTI ANSAMBLIT FOLKLORIK "ĒIPINI". PERSONALITET I SHQUAR I LABĖRISĖ
NDER I ARTIT VLONJAT
NDER I QARKUT GJIROKASTĖR
NDER I QARKUT FIER
Po Tomorr Lelua shkruan:
Kėngė kushtuar Baba Arshi Bazajt.
Ylber ngjyrash qelibar,
refreni
( nur, o nur, more nur, Baba Arshiu pishtar)
Nė Kudhės- Gėrhot ka rarė,
Mu nė Shkozė nė Bazallarė,
Nė djepin me atdhetarė,
Hodhi shi e pikoi Ar,
Fatimeja lindi djalė,
Sy jeshil fryma hynqar,
Moj Kurorė tė qofshim falė,
Ndaj emrin Arshi ka marrė.
KRIJIM PER BABA ARSHI BAZAJ DHE FISIN E TIJ
nga nipi i Bazajve Nuri Hazizi Kutė Mallakastėr
Baba Arshi mjekėrbardhi,
Nga Shkozė e Kudhės Grehotit,
Nga vendi me Kurorė mal,
Ku kėmbkryq ėshtė ulur Zoti.
Fisi Bazaj si gjithmonė.
Ka lindur djem hazgan,
Trima dhe burra te besės,
Brez pas brezi kapedan.
Kanė qenė fis me kapital,
Kanė patur kuaj me shal,
Shtėpitė ishin me tre porta,
Edhe hodat me tavan.
Shumė emėr i ka dhėnė fisit,
Jaup Imeri me nam,
Pjesė tė kapitalit prishi,
Nė pėrballje me Sulltan.
Kanė qėnė Kryepleq tė Kudhėsit,
Me tė parin Banush Rrokua,
Pas tij Mustafa Banushi,
E pasoi Manxhar Jaupi.
Banush Rrokua kapedan,
Pėr Kudhėsin sakrifikojė,
Pranoi burgun e Turqisė,
Vetėm Kudhėsi tė mos vuajė.
Manxhar Jaupi njė djalė,
I shkoi Pashait ne Vlorė,
Ose tė shpėtonte Kudhėsin,
Ose Pashai s`do tė rrojė.
Ka nxjerrė edhe kadilerė,
Tartar Imerin e parė,
E pasoi dhe Tartar Danua,
Tė dy jetėn shkurt e panė.
Pa lėnė dhe Cane Dervishin,
Burrė me peshė edhe i prerė,
Me Kuben nė ballė Goricės,
Bazajve u dha shumė vlerė.
Ka ngritur kuben e tija,
Aty mori dhe Arzijanė,
Djalė dhe vajzė atė kishte,
Nga fisi Bazaj s’e ndanė.
Ka edhe plotė tė tjerė,
Mahmut Sadedin me forė,
Merkua nė luftėn e Kotės,
Asllan Nurēe njė dėshmor.
Burrė me besė Shaqo Manxhari,
Komunizmin nuk pranoi,
Ishte nacionalist trim,
Kundėr pushtuesve luftoi.
Kur erdhi Rrapo Dervishi,
Komandant Qarku nė Vlorė,
Nė Shkozė solli detyrim,
Pėr fshatin pa pėrballim.
Ky burrė seē u ngrit nė kėmbė,
I vetėm e kundėrshtoi,
Kobures sė tij s`ju trembė,
Edhe pse drejt e qėlloi.
Jaup Merkua djalė nė Bazaj,
Mu nė krahė tė Mit`hat Frashėrit,
Pėr ēlirim tė vendit mbarė,
U hodh me Ball Kombėtar.
Ai ishte nje djalė trim,
Vėlla me Baba Arshin,
E pagoi luftėn me burg,
Dhe gjysmėn nė internim.
Isuf Rrokua djalė i rrallė,
Pėr drejtim dhe me karar,
Drejtoi njė krahinė tė tėrė,
Dy dekada Kryetar.
Kur Kudhėsi ish nė rrezik,
Ai vetė sakrifikojė,
Hambarėt me bereqet,
Popullit seē ja dhuroi.
Pėrballoi ēdo situatė,
Dhe pėr burgun ishte gati,
Por Shkoza s’e la nė baltė,
Dhe u ngrit i tėrė fshati.
Kanė dalė edhe nipėr plotė,
Fillon qė nė Sevaster,
Me kapedan Sali Shehu,
20 –tės i dha shumė vlerė.
Sulo Shehu nje fisnik,
Komunistet e kishin frikė,
Ju drejtua Hysni Kapos,
S`jemi sėrb, as sovjetik.
Kanė nip dhe Qazim Koculė,
Qė ēoi popullin nė kėmbė,
Drejtoi luftėn e 20-tės,
Kryeministėr nė vėnd.
Kishin mbesė edhe Sulltanėn,
Qė lindi Mehmet Shehnė,
Gjithė gjaku i fisit Bazaj,
Emėr tė madh do tė kenė.
Shamet edhe Shefit Birēja,
Qė tė dy vėllezėr tė rinjė,
Luftuan si partizanė,
Tė shpėtojmė Shqipėrinė.
Sa vite mė shumė kalojnė,
Aq djem lind edhe kjo derė,
Nipėr dhe mbesa tė zonja,
Shqipėrisė i japin vlerė.
Amerika e kėrkoi,
Baba Arshiun e mori,
Detroit pėr 60 vjet,
Pėr kombin dhe ZOTIN foli.
Shtator 2011
Pjesėmarrės dhe mbajtės i njė referati tė Baba Arshi Bazaj, nė bisedė mes Baba Dede Reshat Bardhit dhe Baba Rexhepit. (one light of my eyes Father Arshi Bazaj Tekke of Bektashi Detroid Michigan).
Baba Arshi Bazaj ka qenė pjesėmarrės nė njė bisedė mes dy baballarėve shqiptarė: Baba Dede Reshat Bardhit e Baba Rexhepit mė 1992, kur diskutonin tė ktheheshin nė Shqipėri e tė rindėrtonin Kryegjyshatėn Bektashiane Botėrore. Nė fjalėt e tij Baba Arshi Bazaj shprehet:
“Oh Dede Reshat, nėn syte e mi ndriēo. Shikoni ju nė ballė pėr mua. Ne ngjajmė. Takohemi sė bashku qė nė prill tė vitit 1992 nė Teqenė Bektashiane tė Detroitit tė SHBA-sė. Ju ishit i kthjellėt, i fortė dhe i gjithi shkėlqenit paqe nga shpirti juaj. Ju erdhėt bashkė me Baba Bajramin, i lodhur dhe i shpenzuar. Ndryshonit shumė nga njeri-tjetri, nga mosha e shkuar. Ju shfaqeshit plot fuqi mahnitėse. Ngjarja juaj nuk mund tė pėrshkruhet. Balli juaj ishte i tėri i mbuluar me rrudha. Ju erdhėt nė mėngjes, i lodhur nga udhėtimi i gjatė. U vinte shumė gjumė. Ai pati qėnė njė udhėtim i gjatė. Baba Rexhepi shkoi dy herė tė shikonte Baba Reshatin pa e shqetėsuar atė.
Atė natė, - kujton Baba Arshiu, - Baba Rexhepi pėrgatiti njė festė tė madhe. Baba Rexhepi ftoi gjithashtu shumė tė tjerė. Ata i qenė shumė mirėnjohės pėr kėtė festė. Ne u takuam deri poshtė, ku ju Baba Reshat i thatė Baba Rexhepit tė shkonte nė Tiranė dhe tė rindėrtonte Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashinjve. Baba Rexhepi t’u pėrgjigj: “ Unė jam njė burrė i vjetėr. Nuk mund tė udhėtoj dhe nuk kam mė mundėsi tė prij vetė. Po edhe njerėzit do tė thonė: “Ja shikoni bektashinjtė sa janė zvogėluar. Mbetėn t’i komandojė ky burrė i vjetėr”. Ju keni qenė mė besimtar nga tė gjithė. Merrni bekimin tim, shoqėrojeni me vullnetin tuaj. Ruani rrugėn e Haxhi Bektash Veliut, qė parapėlqenin dervishėt e baballarėt bektashi shqiptarė. Ju keni peshėn e madhe mbi shpatullat tuaja. Unė jam i sigurt, se ju do tė mbani kėtė peshė pėr moshėn e re qė kini. Provat i kini kaluar dhe tė mundni ta ndėrtoni me sukses Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashinjve tek vendi i shenjtė nė Tiranė”.
Dhe kryegjyshata Botėrore e Bektashinjve, edhe me porosinė e Baba Rexhepit, u ndėrtua nė Tiranė, nėn drejtimin e Dede Reshat Bardhit, i cili e mbajti atė detyrė me nder derisa vdiq.
Grupi “Kaonia” i Delvinės kėndon pėr Baba Arshiun:
“Uratė e Baba Bektashit”
“Fatimeja kur tė lindi,
Me atė frymė melaqeje,
Uratė e Baba Bektashit,
Tė bėri dervish teqeje.
Dervish Arshiu, o nur,
I mbajte teqetė me vulė.
Golimbasi tė dha dritėn,
Nga Shkoza nė Koshtan ndriti,
Teqeja e Zallit uratėn,
Qė tė fekste Detroiti.
Dervish Arshiu, o nur,
I mbajte teqetė me vulė
Mallin ti s’e shove kurrė,
Teqetė qė s’i nxjerr nga zėmra,
Malli i xhanit thėrmon gurė,
Ndaj sot tė kėndohet kėnga.
Baba Arshi, Perėndia,
Marrshim uratėn e tija.
Muhameti e ka shkruar,
Do bėsh dritė dhe pėr botė tjetėr,
Drita jote s’ka tė shuar,
O uratėmadhi me mjekėr.
Baba Arshi Perėndia,
Marrshim uratėn nga tija”.
Krijoni Kontakt