Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Rita Ndoci

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Rita Ndoci

    NTERVISTA/ Flet kėngėtarja dhe aktorja Rita Ndoci: Jam e lumtur me martesėn e re tė Frederikut

    Skeēi mė i bukur kur kam interpretuar te “Kunati i shokut Xhemal”

    Nė Festivalin e Pranverės isha e vetmja spikere shqiptare pa letėr

    Tė jetosh me bashkėshort gjerman ėshtė fat
    Nga je, nga fshati gruas..


    Albert ZHOLI

    Ka afėrsisht dy dekada larg atdheut, por dashuria pėr Shkodrėn nuk ka ndryshuar. Jeta nė Gjermani i ka ngjizur njė edukatė tė jashtėzakonshme pėr punėn. Punon si pėrkthyese, por asnjėherė nuk e lė pasionin e saj kėngėn dhe aktivitetet e ndryshme. Pėr ‘tė, burrat gjermanė janė tepėr tė emancipuar dhe korrektė. Njė nga gėzimet e saj mė tė mėdha ėshtė krijimi i familjes sė re e vėllait, Frederik Ndocit qė e ka qetėsuar. Mban lidhje tė pėrditshme me njerėzit nė atdhe nėpėrmjet internetit, si “Skype”, FB, e-mail, por edhe me telefon.

    Si mbushet dita e Ritės dhe me se merreni konkretisht tani?

    Punoj dhe pushoj. Tė ardhurat ekonomike i kam nga pėrkthimet, hobi im ėshtė mbajtja e njė familjeje tė mbushur me dashuri, rritja dhe edukimi i djalit tonė si dhe gatimi, koncertet me vete dhe bashkė me Julin nėpėr Europė. Javėn e kaluar kam qenė bashkė me familjen time nė Austri dhe nė Italinė e veriut ne zonėn e Süd Tirol-it pėr tė bėrė pushime dimėrore dhe pėr t’i dhėnė mundėsinė djalit qė tė bėjė Ski. Nė Itali kam vizituar njė mike tė shkollės sė muzikės dhe kemi kaluar njė fundjavė tek familja e saj e mrekullueshme, pra tek familja Cali.


    Cilat janė planet tuaja tė afėrta?
    Plan kam pėr tė bėrė diēka nė muzikė... Patjetėr njė klip qė s’dua ta publikoj pa dalė. Unė punoj vazhdimisht dhe asnjėherė se le bosh veten nė drejtim tė muzikės. Ajo ėshtė forca ime.

    - Si i ke pritur dy fėmijėt e martesės se re tė Frederikut. -Kur je ndjerė mė mirė kur lindi djalė apo vajzė?

    Unė jam ndjerė shumė e lumtur pėr martesėn e re tė Rikut me Alisėn, e cila ėshtė njė ENGJELL nė krah tė vėllait tim (madje, nganjėherė mė duket si ENGJELLI RUAJTES I RIKUT). E si nuk ndjehen mirė motrat kur vėllai i tyre, pas rrėzimesh tė tmerrshme nė jetė ngrihet ... dhe krijon jetėn e tij te re. Ne jemi lumturuar bashkė me Rikun dhe Alisėn, kur lindi Marilu. Ajo ishte dhuratė nga ZOTI..gėzoheshim pasi vėllai ndėrtoi me shumė dashuri folenė e tij tė re...ku ėshtė e hapur me shumė dashuri dhe respekt nga kunata jonė Alisa dhe Riku. Lindja e djalit ishte gėzim pėr tė gjithė ne pasi do tė mbajė edhe mbretėrinė NDOCI. Unė jam ndjerė mrekullisht mirė kur lindi Marilu..., gjithashtu, kur lindi edhe Nikolo. Pėr ne, si gocė si ēun njėlloj janė...tė lindin shėndosh dhe tė jetė edhe nėna e tyre shėndosh...Tė tjerat nuk kanė rėndėsi.

    -Si ėshtė tempi i punės nė Gjermani?

    Tempi i punės nė Gjermani ėshtė shumė i shpejtė pasi na duhet tė mbajmė Greqinė, Italinė, Portugalinė dhe Spanjėn...ahahahhahaha

    Konkretisht si ėshtė njė ditė pune?
    Njė ditė pune nė Gjermani ėshtė shumė komode...shkoj nė gjykatė dhe pėrkthej pėr nė seancė gjyqėsore...pėr mua ėshtė mirė dhe komode...

    -Si i mban lidhjet me Shqipėrinė?
    Lidhjet me Shqipėrinė i mbaj me tė gjitha mėnyrat e komunikimit. Lidhem ēdo ditė, me telefon, internet, me Fb. Sot mjetet e komunikimit janė tė shumta dhe mė duket se tė gjithė njerėzit e familjes i kam tek dera e shtėpisė.

    -Tė ka marrė malli pėr skenat shqiptare?

    - Sigurisht qė mė ka marre malli pėr tė dalė nė Skenė nė Shqipėri pasi u bė kohė... ka njė vit qė nuk kam dalė....

    -Sa e vėshtirė ėshtė tė jetosh nė Gjermani?

    - Nė Gjermani nuk ėshtė vėshtirė tė jetosh...kur jeton e integruar...kur punon vete, kur ke miq gjermanė, kur ndjehesh si nė vendin tėnd...them kėtė nga eksperienca ime..kur jeton me forcat e tua ( siē thoshim dikur) dhe nuk i bėhesh askujt barrė, kur sjell kulturėn, edukatėn, arsimimin tėnd, jeta nė Gjermani ėshtė shumė e lehtė.


    -Cilėt janė miqtė e tu mė tė mirė aty?
    Miqtė e mi tė mirė kėtu janė gjermanė, francezė dhe shumė miq shqiptar (pa i ndarė nė kosovarė dhe shqiptarė tė shtetit amė apo tė shqiptarėve nga trevat e tjera.)


    Tė merr malli pėr Rikun?

    - Shumė, por sot distancat janė tė vogla me atė lloj komunikimi qė kemi. Lidhjet me Rikun i mbaj nėpėrmjet telefonit, Internetit, Fb, e-mail, etj...

    Ke menduar ndonjėherė tė kthehesh nė Shqipėri?
    - Nuk kam se si tė mendoj pėr kthimin nė Shqipėri, pasi kėtu kam vėnė rrėnjėt e mia... Kthimi ndoshta mund tė ndodhė kur tė dalim nė pension bashkėshorti dhe unė...pasi ai e do shumė klimėn mesdhetare tė Shqipėrisė (ndoshta e do Shqipėrinė pasi unė jam shqiptare) NGA JE? NGA FSHATI I GRUAS) (qesh).

    A ka Rita pengje?

    - Pengje kam aq shumė sa po t’i pėrgjigjem...do tė mendojė lexuesi i kėsaj interviste se kam shkruar skenarin e ndonjė TELENOVELE... (qesh) (Peng kam ato qė nuk realizova....pasi vrapojmė drejt asaj qė na mungon....si Eva dhe Adami...edhe nė pasardhėsit e tyre nuk jemi me ndryshe se ato....

    Marrėdhėniet me bashkėshortin gjerman?
    Tė shkėlqyera. Bota e civilizuar e respekton femrėn, di t’i japė vendin qė i takon.

    Kush ėshtė femra, tė cilėn ju e merrni shembull?
    Kancelarja gjermane Merkel. Njė femėr e zgjuar, e fortė, korrekte, vizionare. Ajo nė shumė gjėra ua kalon dhe burrave. Vėrtet Gjermania krenohet me njė femėr tė tillė.

    Nė tėrė kėtė karrierė kush ėshtė kėnga qė ju e keni ndjerė veten mirė tek spektatori dhe e kujtoni me shumė nostalgji?
    -Nė Shkodėr duhej tė isha e kujdesshme kur kėndoja, sidomos ngaqė kėndonim kėngė tė realizmit socialist. Atėherė, duhej tė ishe strikte nė skenė sepse kėshtu e kėrkonte qeveria, ideologjia komuniste. Lėvizjet e tepėrta shiheshin si shfaqje tė huaja mikroborgjeze. Pėr kėto ishin tė ndaluara dhe tė shihje nė televizion stacione tė huaja. Kėngėt duhej tė ishin pėr Partinė, kur opinioni shkodran kėrkonte kėngė tė tjera. Kėshtu qė kujtoj njė kėngė tė Bik Ndojės. Kėngė e veēantė shkodrane. U mirėprita. Spektatorėt mė kanė kthyer. E kėndova edhe njėherė kėngėn nga fillimi.
    -Po nė Tiranė kur keni kėnduar pėr herė tė parė?
    -Pėr herė tė parė nė Tiranė kam kėnduar mė 16 tetor 1983, ka qenė koncerti i Festivalit tė Gjirokastrės me numra tė zgjedhura nga e gjithė Shqipėria dhe unė kam pėrfaqėsuar Shkodrėn, ku kam kėnduar vetėm me 7 instrumentistė.
    -Si je ndjerė nė atė festival?
    -Po t’i referohem kohės, shumė e duartrokitur. Nė ditėlindjen e Enver Hoxhės, atėherė nuk lejohej me kėndu kėngė dashurie, por kėngė pėr atdheun, kėngė patriotike. Tė gjitha kėngėt e Festivalit tė Gjirokastrės zgjidheshin tematikat dhe ato mė tė bukurat kėndoheshin pėr Enver Hoxhėn. Fillonte, mė 1 Tetor dhe mė 16 tetor bėhej koncerti i fundit pėrfundimtar nė Pallat tė Sportit dhe aty unė kam kėnduar njė kėngė. Para meje ka qenė kėnga “Jam shqiptar nuk vdes kurrė” dhe pastaj kam kėnduar unė njė kėngė tė njė dashnori tė dėshtuar. Ai i ēon njė vajze njė letėr dashurie dhe ajo martohet me njeri tjetėr.
    -Si u prite me kėtė kėngė?
    -Mė thanė se u shtua njė talent i ri nė Shkodėr.
    -Si vazhdoi mė tej jeta juaj nė skenė?
    -Nė Shkodėr, kur nuk mė doli shkolla e lartė pėr kanto dhe Shkodra mė ka dhėnė tė gjitha mundėsitė qė unė tė jem shumė e pėrzgjedhur. Kam punuar si mėsuese muzike, ku kam dhėnė mėsim nė solfezh dhe nė instrumente. Dhe pastaj me datėn 3 janar tė 1985, kam filluar aktore teatri tek teatri “Migjeni”.
    -Me kė dhe ēfarė roli keni luajtur pėr herė tė parė nė teatėr?
    -Kur kam filluar pėr herė tė parė nė teatėr kam luajtur disa skeēe, thashetheme grash qė bien viktima tė njė kasetofoni qė nuk dinė me e pėrdor dhe shajnė zonjėn e shtėpisė nė korridor, ku ajo ėshtė duke pėrgatitur kafet nė aneks. Kam punuar edhe me Zef Dedėn. Pastaj kam interpretuar nė “Kunatin e shokut Xhemal”, ku luaja vajzėn qė ai vinte me e marrė pėr nuse. Mė vonė nė shkurt tė vitit 1986, ka ardhur nė Shkodėr shefi i katedrės i konservatorit pėr dramė dhe mė ėshtė lutur tė vija tė konkurroja pėr aktore, qė tė mos ngelesha aktore e vogėl e humorit. Kėshtu vendosa dhe me shumė hatėrmbetje ju largova Teatrit tė Shkodrės. Erdha nė vitin 1986 nė Tiranė nė shkollė dhe mbarova nė 1990-n, pėr aktore.
    -Gjatė kėtij katėr vjeēari nuk u ngjite nė skenė?
    -Jam aktivizuar nė programet e Vitit tė Ri. Kam bėrė aktivitete pėr ēdo vit me Agron Llakajn nė Tiranė dhe nė tė gjithė Shqipėrinė. Kam qenė e vetmja vajzė e re e viteve ‘80 qė u pėrpoqa tė jap humor nė tė gjithė Shqipėrinė. Tė gjitha thashethemet e asaj kohe unė i kam luftuar dhe i kam ngrėnė me dhėmbė. Kam qenė e para nė Shqipėri qė kam bėrė kamerėn e fshehtė, me ndihmėn e Vera Grabockės dhe kėtė detaj nuk e kam thėnė nė asnjė intervistė.
    -Ēfarė keni pasqyruar tek kjo kamerė e fshehtė?
    -Nė kėtė kamerė tė fshehtė kanė qenė role me probleme sociale. Si rol tė parė kam luajtur njė berbere tek shkolla e baletit, ku i kam vėnė njerėzve shkumė dhe pastaj i kam mėrzit dhe kam bėrė sherr (qesh). Pastaj mundohesha t’u tregoja tė vėrtetėn. Mė thonin se ēfarė ėshtė ajo? I thoja se ėshtė kamerė e fshehtė. Shumė vetė nuk e kuptonin dhe nuk e dinin vetėm kur shikonin veten nė natėn e Vitit tė Ri. Kam bėrė edhe rolin e njė policeje duke u thėnė qytetarėve fryj kėtu se mos ke pirė alkool. Nga Vera Grabocka kam qenė e ftuar nė festivalin e madh tė vitit 1985, kur ka marrė ēmim Parashqevi Simaku. Mbas Festivalit tė 11-tė kam qenė e para, ku kam hequr mikrofonin nga stativi dhe e kam mbajtur nė dorė dhe mbas atij festivali filluan tė gjithė tė mbanin mikrofonin nė dorė.
    -Kėtė veprim e bėre vetė apo me urdhėr?
    -Kėtė e bėra me urdhėr tė Marash Hajatit qė ishte nė prova. Ai mė tha, ti je e ftuar dhe merre mikrofonin nė dorė. Kjo ishte nė vitin 1985, mbasi kishte vdekur Enver Hoxha. Nė vitin 1988, kur ka dalė Frederiku me kėngėn e “Motrės”, jam e vetmja spikere mbas Festivalit tė 11-tė qė kam dalė pa letėr. Kjo ka qenė nė Festivalin e Pranverės dhe nga fillimi deri nė fund e kam drejtuar pa tekst. Unė nuk i kam prezantuar kėngėtarėt nga emri, por vetėm me imitime.

    -Ku e keni ndjerė veten mė keq nė skenė?
    - Veten mė keq e kam ndjerė nė Festivalin e vitit ‘85, kur kam qenė e ftuar. Kam pasur njė kėngė pėr hidrocentralin, nuk kishte drita fare. Nė skenė kam parė disa anėtarė tė ish- komisionit tė kantos qė kur i pashė m’u pėrzi dhe kam qenė e stonuar. Kam kėnduar dy nota mė lart. Mė ndodhi njė kolaps shpirtėror dhe psikologjik qė mė shkatėrroi.
    -Ju me kaq arritje si ju lindi ideja pėr t’u larguar nė Gjermani?
    -Nė vitin 1991, filluan lėvizjet studentore. Ra statuja e Enver Hoxhės, ku ne ishim aty bashkė me Rajmonda Bulkun. Kam hipur nė kėmbėt e Enver Hoxhės nė Statujė dhe e kam qarė sikur ta qante Nexhmije Hoxha me zėrin e saj. Njerėzit aty qeshnin. Kėshtu ishte momenti pėr tė ndryshuar njerėzit dhe vendi. Ky moment mė detyroi tė iki. U martova nė Gjermani, fillova njė jetė tė re.

  2. #2
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anėtarėsuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Pėr: Rita Ndoci

    Rita asht e madhe e paharrueshme! Ne Shkoder te duam shume dhe nuk te harrojme !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rita Ndoci


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rita Ndoci


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rita Ndoci

    Motrat Ndoci


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Rita Ndoci

    Live - Berlin 2009


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •