Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    21 Mars 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip



    Pavarësisht sesi duken nga jashtë ose se çfarë komentojnë në “Facebook” çiftet, asnjë martesë nuk është 100 për qind pa konflikte.

    Çiftet




    Në një farë pike, cilido ndien se ka diçka që nuk shkon me romanticitetin e partnerit. Bob Navara, një terapist i martesave dhe familjes, shprehet se këto ndjenja të trazuara nuk ndikojnë në prishjen e martesave nëse çiftet dinë si t’i përballojnë. Efekte negative lindin kur ndjenjat fshihen dhe akumulohen vazhdimisht, derisa të kthehen në atë ndjenjën e mosdurimit të partnerit. Nuk është aspak normale që dy veta, të cilët kanë vendosur vullnetarisht të kalojnë jetën bashkë, të urrehen për gjëra të vogla. Ja disa arsye përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre.

    1. Femrat luftojnë padrejtësisht. “Çiftet e lumtura nuk është se grinden më pak, shprehet dr. Navara, ata thjesht luftojnë më mirë”. Këtë e bëjnë duke përshkruar ndjenjat e tyre në vend që ta etiketojnë partnerin “të padurueshëm” dhe ta lënë me aq. Studimet tregojnë se bashkëshortet janë më të predispozuara për të shtruar problemet në diskutim, ndërsa burrat ka gjasa të tërhiqen që në shenjat e para të grindjes.

    2. I trajtojnë meshkujt si fëmijë. Kur një mashkull vendos të krijojë një familje, ndër të tjera kjo është edhe një shenjë që ai dëshiron të shkëputet plotësisht nga familja e tij e origjinës dhe të ndërtojë diçka të veten. Instinkti mëmësor është i pranishëm te çdo femër, por duket se asnjë mashkull nuk dëshiron të trajtohet si fëmijë. Një arsye se përse meshkujt nuk i durojnë dot gratë e tyre është kur ato i qortojnë. Shmangini kërcënimet e pavarësisë dhe ushtrimin e presionit, kështu do të rrisni lumturinë e martesës dhe burri juaj nuk do të ndihet i menaxhuar.

    3. Përfshirja e personave të tjerë në jetën martesore. Atë që ju mund ta konsideroni si një ankesë e padëmshme te miqtë dhe familja, në fakt mund të thyejë besimin që ka bashkëshorti te ju. Kjo ndodh për arsyen se çdo çift ka privatësinë dhe sekretet e tij. Norene Gonsiewski, një terapist çiftesh në Portland, shprehet se veprimin e mësipërm burrat e shohin si poshtërues dhe të dhimbshëm. Do të ishte një veprim më i zgjuar nëse do t’i drejtoheshin një psikologu, terapisti ose të paktën një miku të besuar.

    4. Kur nuk tregohet mirënjohje. Meshkujt kurrë nuk do t’ju kërkojnë të tregoni vlerësimin tuaj për diçka që ata e bëjnë siç duhet, por në të vërtetë e dëshirojnë këtë. Burrat kanë nevojë që të ndiejnë se gratë e tyre janë krenare për ta. Psikologët vërejnë se meshkujt priren më shumë drejt aksionit dhe për këtë arsye e shprehin ndryshe dashurinë. Kushtojini vëmendje veprimeve të burrave tuaj dhe do të zbuloni se ato që bëjnë gjatë ditës kanë edhe kuptime të fshehta dashurie.

    5. E përdorin seksin si ndëshkim. Kur një femër është e mërzitur, ajo ka një armë sekrete ndëshkimi: nuk bën dashuri me partnerin. Përgjithësisht femrat bëjnë seks kur kanë ndjeshmërinë emocionale, ndërsa meshkujt bëjnë seks që të arrijnë këtë gjendje emocionale. Të përdorni seksin si një shantazh, nuk është një mendim i mirë, pasi partneri juaj do të mendojë se ju nuk e vlerësoni atë.

    6. Përpiqen ta ndryshojnë burrin. Disa femra e shohin martesën si pikën kur ato duhet të fillojnë tjetërsimin e bashkëshortit. Është më mirë ta pranoni dikë, sesa të tentoni ta ndryshoni. Tjetërsimi do të jetë një rrugë e gjatë dhe e lodhshme, fundi i të cilës do të jetë shkatërrues për të dy partnerët.

    7. Marrin vendime të rëndësishme pa e pyetur. Studimet tregojnë se paratë janë tema më e debatueshme dhe që sjell më shumë probleme në çift. Meshkujve u pëlqen që të pyeten në lidhje me vendimet që marrin partneret e tyre, për këtë arsye bëni mirë që t’ia hidhni një fjalë sa për ta vënë në dijeni.

    8. Nuk e lënë të bëhet babai që dëshiron. Lindja e një fëmije është një fazë shndërrimi në jetën bashkëshortore. Është kaq e vështirë të rritet një fëmijë pa pasur eksperienca të mëparshme. Shumë femra nuk ua besojnë dot burrave të tyre rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Nga ana tjetër meshkujt kanë në kokë një ideal atëror, të cilin do të dëshironin ta aplikonin te fëmija i tyre.

    9. Xhelozinë e kotë. “Meshkujt janë krijesa që e pëlqejnë të parit, shprehet Dr. Meunier, për këtë arsye ata shohin edhe femra të tjera teksa kalojnë rrugës”. Meshkujt thonë se ata ndihen shumë nervozë kur gruaja e tyre bëhet xheloze për shikime të rastësishme dhe të parëndësishme. Kur femrat e ekzagjerojnë me reagimin e tyre, meshkujt ndihen të cenuar dhe për këtë arsye marrin pozicionin e mbrojtjes.

    10. Duan t’u kërkosh ndjesë menjëherë. Kur dy njerëz debatojnë e grinden, çdonjëri prej tyre mendon se ka të drejtë. Femrat si qenie më të brishta, dëshirojnë që t’u kërkohet falje menjëherë, por duket se kjo i acaron meshkujt. Nga ana tjetër burrat nuk duan që gratë e tyre t’u kërkojnë falje sa për të thënë, por preferojnë më shumë që ato ta kuptojnë vërtet arsyen përse partneri është mërzitur.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    hmm kurse une keto pika do i interpretoja keshtu. Meshkujt xhelozojne pa lidhje. Nese mashkulli do ishte i zoti i vetes, me i duruar, femra nuk do e shikonte si barre, apo nje femije me shume. Vendimet u takojne me shume femrave se ato kalojne kohe me shume ne shtepi dhe kujdesen per femijet, shtepine e burrin. ne fakt jane meshkujt qe nxitohen ne marrjen e vendimeve te medha. Femrave ua thone kur e kane prere mendjen. Perpiqen ta ndryshojne burrin per te shpetuar martesen dhe familjen, ndryshe do i kishin dhene duart me kohe. Femra nuk e perdor seksin si ndershkrim, por kur ti e merzit tere kohen, apo e kritikon, sinqerisht mos prit qe ajo te jete gati per sex masandej.
    Kot fare ky shkrimi. Duket qe eshte shkruar nga nje mashkull.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    une jam dakord me shkrimin me mia-s.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    hmm kurse une keto pika do i interpretoja keshtu. Meshkujt xhelozojne pa lidhje. Nese mashkulli do ishte i zoti i vetes, me i duruar, femra nuk do e shikonte si barre, apo nje femije me shume. Vendimet u takojne me shume femrave se ato kalojne kohe me shume ne shtepi dhe kujdesen per femijet, shtepine e burrin. ne fakt jane meshkujt qe nxitohen ne marrjen e vendimeve te medha. Femrave ua thone kur e kane prere mendjen. Perpiqen ta ndryshojne burrin per te shpetuar martesen dhe familjen, ndryshe do i kishin dhene duart me kohe. Femra nuk e perdor seksin si ndershkrim, por kur ti e merzit tere kohen, apo e kritikon, sinqerisht mos prit qe ajo te jete gati per sex masandej.
    Kot fare ky shkrimi. Duket qe eshte shkruar nga nje mashkull.
    , asgje per te shtuar.
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga inez Lexo Postimin
    , asgje per te shtuar.
    se mos di gje ti. kalamacke

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    se mos di gje ti. kalamacke
    Sa per gjynah je more plak, vajte gjithe keto vjet e prap sdi gje.. gjith ajo jete e shkuar dem..
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga inez Lexo Postimin
    Sa per gjynah je more plak, vajte gjithe keto vjet e prap sdi gje.. gjith ajo jete e shkuar dem..
    Ke ndonje gje perte then per temen?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    sepse grate jane te gjitha torollake

  9. #9
    B@NeS@XhIe Maska e B@Ne
    Anëtarësuar
    04-01-2010
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    4,338

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    sepse grate jane te gjitha torollake

    Torollake qe durojne burrat

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    sepse grate jane te gjitha torollake
    edhe mamaja jote keshtu eshte?

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    edhe mamaja jote keshtu eshte?
    po flasim per grate jo per mamate

  12. #12
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    po flasim per grate jo per mamate
    eshte grua e nje burri
    pra grua

    apo jo?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anëtarësuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    eshte grua e nje burri
    pra grua

    apo jo?
    E zure ngushte tani

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Lexova nje shprehje," Meshkujt kerkojne nje grua engjell, por harrojne te krijojne nje parajse per te." C'te mbjellesh do korresh.
    Feelings change - memories don't.

  15. #15
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Lexova nje shprehje," Meshkujt kerkojne nje grua engjell, por harrojne te krijojne nje parajse per te." C'te mbjellesh do korresh.
    ka edhe nga ato qe hiqen si engjell, u krijon parajse
    e ne fund te dalin neperk me 7 koka

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    ka edhe nga ato qe hiqen si engjell, u krijon parajse
    e ne fund te dalin neperk me 7 koka
    hmmm, dhe mundet, por mendoj qe zakonisht njerezit priren te shohin ate qe duan te shikojne, jo ate qe eshte. Ke parasysh BKT qe beri aq buje?
    Feelings change - memories don't.

  17. #17
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    hmmm, dhe mundet, por mendoj qe zakonisht njerezit priren te shohin ate qe duan te shikojne, jo ate qe eshte. Ke para
    jo mundet,
    po ka

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    S'arrita ta mbaroja postimin se u postua. Me ndodh shpesh kur shkruaj nga iphone. Ka neperka ne te dy krahet.
    Feelings change - memories don't.

  19. #19
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    S'arrita ta mbaroja postimin se u postua. Me ndodh shpesh kur shkruaj nga iphone. Ka neperka ne te dy krahet.
    per kete " ke para" u habita njecik

    po sikurisht qe ka nga te dyja anet.



    BKT? Banka Kombetare Tregtare?

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Arsyet përse burrat nuk i durojnë dot gratë e tyre

    Sorry, BTK u vetquajt nje serial killer. Keshtu firmoste pas cdo vrasje qe bente. U zbulua vetem pas shume vitesh sepse jo gruas, por askujt nuk i vinte mendja qe nje njeri familjar dhe aktivist i kishes te ishte BTK, serial killeri. Ka ca vite qe ka ndodh. Beri shume buje.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •