Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja (greke)

    Nëse 90 vite jetë ju duken pak, atëherë provoni të mendoni se vetëm 0,1 për qind e europianëve e arrijnë këtë moshë. Megjithatë, ekziston një ishull në Greqi që quhet Ikaria, banorët e të cilit jetojnë mesatarisht 90 vjeç dhe madhe edhe më tepër, ndërkohë që 100 vjeçarët përbëjnë 1 për qind të popullsisë. Ky ishull është vlerësuar si një vendet me treguesit më të lartë të jetëgjatësisë në botë.

    Një tjetër dukuri që vërehet tek banorët e këtij ishulli është se 90 vjeçarët e atjeshëm nuk janë si të gjithë 90 vjeçarët, të lodhur apo të sëmurë, përkundrazi gëzojnë shëndet të plotë dhe janë tërësisht aktivë.

    Ky fenomen zgjoi kureshtjen e studiuesve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Athinës të cilët vendosën të realizonin një kërkim shkencor për të zbuluar në një farë mënyre se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë së banorëve të Ikarias. Studiuesit morën në shqyrtim 673 banorët e ishullit duke përzgjedhur në mënyrë fare rastësore 71 meshkuj dhe 71 femra të moshës mbi 65 vjeç për t’i bërë pjesë të studimit të tyre.

    Emri:  kafeja-greke.jpg

Shikime: 442

Madhësia:  9.2 KB

    Pjesëmarrësit iu nënshtruan më pas një serie testesh klinike për të vlerësuar presionin e gjakut, prania e diabetit dhe sëmundjeve të tjera. Me një tjetër provë, u verifikua funksioni endotelial – shtresa e indeve që vesh sipërfaqen e brendshme të enëve të gjakut, linfatike dhe të zemrës, dhe që mund të ndikohet nga plakja dhe mënyra e çrregullt e jetesës si, për shembull, nga zakoni i duhapirjes.

    Më pas banorët e ishullit u pyetën rreth stilit të tyre të jetës, si gjendja shëndetësore, dieta e ndjekur apo konsumimi i kafesë.

    Rezultatet e plota të studimit u botuan në revistën ‘Vascular Medicine’, ku konkludohet se pasi u analizuan të gjitha llojet e kafeve të konsumuara në ishull dhe të përdorura nga banorët, u zbulua se 87 për qind e pjesëmarrësve pinin kafenë greke të zierë.

    Të gjithë ata që konsumonin kafe greke paraqisnin një funksion më të të mirë endotelial, në krahasim me ata që konsumonin lloje të tjera të kafeve.

    ” Kafeja greke e zierë, e cila është e pasur në polifenole dhe antioksidantë dhe përmban vetëm një sasi të moderuar kafeine, – shpjegojnë studiuesit, – duket se është shumë e dobishme për shëndetin në raport me llojet e tjera të kafeve.
    Ky mund të jetë, pra, sekreti i shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë së banorëve të Ikaria”.

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Kafeja greke, eshte ajo qe ne e quajme kafe turke ?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Postime
    63

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Citim Postuar më parë nga arba.t Lexo Postimin
    Kafeja greke, eshte ajo qe ne e quajme kafe turke ?
    ajo duhet te jete. mbaj mend kur kam qene me pushime njeher ka pasur nje debat ne lidhje me kafen turke. greket pretendonin se ishte zbulim i tyre..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Kurse mua nje shoqe qe jeton ne Greqi me ka thene qe kur shkojme te blejme kafe turke i themi dua kafe shqiptare. Nuk u pelqente termi kafe turke, grekeve. Keshtu me duket se tha. Mbase se mbaj mend mire se kane kaluar goxha vite.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Kurse mua nje shoqe qe jeton ne Greqi me ka thene qe kur shkojme te blejme kafe turke i themi dua kafe shqiptare. Nuk u pelqente termi kafe turke, grekeve. Keshtu me duket se tha. Mbase se mbaj mend mire se kane kaluar goxha vite.
    ne fakt, greket dhe turqit aasnjeher nuk kane pasur maredhenie te mira. Ndoshta e gjitha kjo vjen si rrjedhe e historise.
    Let food be your medicine !

  6. #6
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Thon se sekreti i jete gjatesise eshte e qeshura qeshni sa me shum e do rroni gjat :P

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Ca thone njehere s' thone njehere.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  8. #8
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    Ca thone njehere s' thone njehere.
    ndaj i thon zoti sna ka bo njesoj

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    Thon se sekreti i jete gjatesise eshte e qeshura qeshni sa me shum e do rroni gjat :P
    e vertete eshte kjo qe thua, e qeshura cliron neurotransmetues qe te ndihmojne te perballosh me mire situata stresante.
    Let food be your medicine !

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Sekreti i jetegjatesise eshte ushqimet me vitamna antioksidante,
    sallatat me perime dhe jo shume vaj,
    ajri i paster prane detit.
    Nuk eshte sekreti te kafja pr te sallatat vegjetale bimore,ajri uji i paster
    Greku don te shese kafen greke e spo i ecen sic duhet.
    I kan bere nje tel universitettit kane bere pazar qe studimet te
    "vertetojne" jetegjatesine nga pirja e kafes greke.
    Kafja stimulon sistemin nervor por nuk eshte e shendetshme per trurin
    dhe sistemin nervor pasi ka ne perberje edhe elemente kimike te demshem,
    plus i hedh edhe sheqer sintetik dhe veshtire te besosh qe sheqeri sintetik
    eshte i mire per shendetin dhe rrit jetegjatesine.
    Mund te jene faktore te tjere per jetegjatesine e njerezve ne ishullin e Ikarus.
    Mund te ndikojne
    1.Cilesia e ajrit te pa ndotur
    2.Ushqimi i shendetshem tradicional i ketij ishulli
    3.Peshku qe konsumohet.Cfare peshku konsumohet.
    Mund te kete lidhje cilesia e peshkut me jetegjatesine
    4.Vera qe pijne banoret e ishullit.veren e bejne vete dhe me cfare e bejne
    apo e blejne ne dyqan dhe cfare vere konsumohet me shume.
    5.Cilesia e gjumit dhe sa ore bejne mesatarisht cdo nate.
    A flejne mbasdite 1-2 ore gjume(nap)
    Thone qe bejne jete aktive,varet se cfare quajne keto pleq me jete aktive.
    Ato Mund te quajne jete aktive te ulesh nen hijen e palmes dhe luash domino gjithe diten.
    Apo te pish kafe dhe lexosh gazeten
    Nqs ska levizje me kembe (ecje te gjata)
    te pakten 3 km ne dite atehere ska jete aktive
    Ato mbase s'jane te lodhur sepse rrine ulur gjithe kohen luajne domino.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-03-2013 më 00:24
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Sekreti i jetegjatesise eshte ushqimet me vitamna antioksidante,
    sallatat me perime dhe jo shume vaj,
    ajri i paster prane detit.
    Nuk eshte sekreti te kafja pr te sallatat vegjetale bimore,ajri uji i paster
    Greku don te shese kafen greke e spo i ecen sic duhet.
    I kan bere nje tel universitettit kane bere pazar qe studimet te
    "vertetojne" jetegjatesine nga pirja e kafes greke.
    Kafja stimulon sistemin nervor por nuk eshte e shendetshme per trurin
    dhe sistemin nervor pasi ka ne perberje edhe elemente kimike te demshem,
    plus i hedh edhe sheqer sintetik dhe veshtire te besosh qe sheqeri sintetik
    eshte i mire per shendetin dhe rrit jetegjatesine.
    Mund te jene faktore te tjere per jetegjatesine e njerezve ne ishullin e Ikarus.
    Mund te ndikojne
    1.Cilesia e ajrit te pa ndotur
    2.Ushqimi i shendetshem tradicional i ketij ishulli
    3.Peshku qe konsumohet.Cfare peshku konsumohet.
    Mund te kete lidhje cilesia e peshkut me jetegjatesine
    4.Vera qe pijne banoret e ishullit.veren e bejne vete dhe me cfare e bejne
    apo e blejne ne dyqan dhe cfare vere konsumohet me shume.
    5.Cilesia e gjumit dhe sa ore bejne mesatarisht cdo nate.
    A flejne mbasdite 1-2 ore gjume(nap)
    Thone qe bejne jete aktive,varet se cfare quajne keto pleq me jete aktive.
    Ato Mund te quajne jete aktive te ulesh nen hijen e palmes dhe luash domino gjithe diten.
    Apo te pish kafe dhe lexosh gazeten
    Nqs ska levizje me kembe (ecje te gjata)
    te pakten 3 km ne dite atehere ska jete aktive
    Ato mbase s'jane te lodhur sepse rrine ulur gjithe kohen luajne domino.
    shume e vertete. jane nje sere faktoresh qe ndikojne ne jetegjatesi jo thjesht 1 element.
    Let food be your medicine !

  12. #12
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Sekreti i jetëgjatësisë: kafeja ?

    Nuk ka sekret ne kete mes. Eshte perdorimi i veres,vajit te ullirit,agrumeve,peshkut,ajri paster dhe stili i jetes larg streseve.Nje 97 vjecar,banor i ketij ishulli jetonte dikur ne New York dhe mjeket i dhane 6 muaj kohe sepse u diagnostikua me kancer. Personi(nuk me kujtohet emri) u kthye te vdes ne vendin e tij.U ktheva tha, dhe pija vere perdite me bashkefshataret e tjere ne kafenene e fshatit. Te pakten te vdes duke pire e kenduar tha.Kalojne 6 muaj,kalon nje vit ky e ndjen veten edhe me te forte. Kalojne vitet dhe ai nje dite kthehet ne Amerike per te takuar mjeket qe e paten diagnostikuar. Kishin vdekur te gjithe. Ky person jeton dhe punon akoma sot.Prodhon rreth 750 litra vere ne vit,mbledh ullinjte dhe pune te tjera. veren nuk e ndan. E pash kete reportazh para pak kohesh te CNN me duket nuk jam i sigurte. 97 vjec dhe punon e jeton shume mire.Mjeket kane 50 vjet qe kane vdekur. Pini vere shqiptare te dashur.Sidomos ju vajza e gra se shmang kancerin e gjirit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •