Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,425
    Postimet në Bllog
    17

    Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    Një kryevepër e Hamdi Salihit, një Etrit Berisha i kthyer në hero, sidomos në fund të ndeshjes, një skuadër e disiplinuar taktikisht dhe që vuri zemrën në fushën e lojës, kanë bërë që të shpërthejë krenaria kuqezi në Oslo, por edhe kudo nëpër botë ku jetojnë shqiptarët. Në mjedisin e acartë të këtij vendi nordik, ata 2 mijë tifozë shqiptarë nuk janë bërë pishman që kishin udhëtuar deri atje për t’i përkrahur beniaminët e tyre, sepse fitorja ka përligjur gjithcka. Ka kaluar cdolloj pritshmërie kombëtarja jonë, e cila është futur si kurrë më parë në vallen e skuadrave pretendente në grupin E, ndërkohë që jemi me pikë të barabarta me Islandën. Kjo e fundit triumfoi në fushën e Sllovenisë këtë të premte me rezultatin 2-1. Pozicionohemi të tretët vetëm ngaqë e kemi humbur betejën me islandezët në fushën tonë, ndërkohë që oreksi i kombëtares sonë është tashmë i madh. Gjithcka ka ndodhur në një 90+4 minutësh dramatik, të zhvilluar në stadiumin “Ulevall”, ku Shqipëria “përplasi brirët” me Norvegjinë, duke fituar falë atij goli të jashtëzakonshëm të Hamdi Salihit.
    Ky ishte ballafaqimi i katërt mes këtyre dy skuadrave, teksa i pari daton më 14 tetor 1998 dhe dilte në barazimin 2-2. Shqipëria e drejtuar nga Astrit Hafizi luante në transfertë dhe udhëhiqte 2-0 deri 9 minuta nga mbarimi i kohës së rregullt, me golat e bukur të Bushit dhe të Tares, por më pas vendasit do arrinin të barazonin “in extremis” me golat e Rekdal 81′ dhe Berg 87′. Sfida e kthimit u luajt më 5 qershor 1999 në Tiranë dhe do të fliste për norvegjezët në aspektin rezultativ, sepse do të na mundnin me shifrat 2-1. Goli i kuqezinjve mban firmën e Igli Tares, ndërsa për miqtë do të shënonin Iversen 3′ dhe Tore A.Flo 83′. Kësaj here luhej në -10 gradë celsius, por De Biazi ka paraqitur në fushë një Shqipëri me muskuj. Formacioni ishte ai që trajneri kishte provuar edhe gjatë përgatitjeve në Durrës. Risia ishte Basha në mesfushë. Kosovari e nisi dhe e mbylli si titullar, ndërkohë që rikthehej të luante nga minuta e parë edhe Dallku. Me përfshirjen e këtij të fundit në formacion, Lila ishte spostuar në mesfushë. De Biazi la këtë herë në stol mesfushorët Meha dhe Vila.

    Stadiumi “Ulevall”, Oslo
    Kualifikuese për “Botërorin 2014″, grupi E
    NORVEGJI-SHQIPERI 0-1
    Golat: Salihi 67′
    NORVEGJIA: R.Jarstein, Høgli, Forren, Hangeland, J.Riise, Søderlund (V.Berisha 74′), M.Henriksen, Nordtveit, R.Jenssen, Elyounoussi (King 62′), Moa. Trajner: E.Olsen
    SHQIPERIA: E.Berisha, Dallku (Hysaj 80′), Cana, Mavraj, Agolli, A.Lila, E.Bulku, Basha, Roshi, Salihi, Cani (Bogdani 75′). Trajner: De Biazi
    Gjyqtarë: Kevin Blom, Rob Van De Ven, Dave Goossens (Hollandë)
    Kartonë të verdhë: Forren 53′ / Roshi 43′, Cana 77′, Lila 85′, Agolli 90+3′
    Karton i kuq: Lila 88′

    Shiko golin e Salihit

    Burimi: Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    Urraaaaaaaaaaaa Shqiperia!


    E ndjeja se do fitonte Shqiperia. Kur nuk vura bast me tim shoq sot ne mengjes..........
    AUTOCHTHONOUS

  3. #3
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    forca shqiperia forca shqiperia o sa mire me qene shqiptar o hej o hej
    vari leshte

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    Shyqyr qe fituan se na e plasen buzen. Tani duhet fitore ne Shqiperi per vazhdimesine. Bravo cunave per shpirtin e sakrifices. Hallall Salihit,Beirshes e gjithe te tjereve, dhe atyre 2-3 mije tifozave qe sfiduan temperaturat polare. Shqiptaret gjysem te bashkuar treguan se mund te bejne gjera te mira.

  5. #5
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    ndeshje madheshtore e kombetares,edhe se ai arbitri hollandez bente gjithcka per te favorizuar norvegjezet.Shpresojm qe kjo furore tijapi me shum besim per ndeshjet te tjera sidomos per ato ndeshje ne qemal stafa.edhe kur te vij svicra me tradhetaret ne shqipri ti tregojm qe gjaku nuk behet uje.bravo basha qe nuk na tradhetove ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    ndeshje madheshtore e kombetares,edhe se ai arbitri hollandez bente gjithcka per te favorizuar norvegjezet.Shpresojm qe kjo furore tijapi me shum besim per ndeshjet te tjera sidomos per ato ndeshje ne qemal stafa.edhe kur te vij svicra me tradhetaret ne shqipri ti tregojm qe gjaku nuk behet uje.bravo basha qe nuk na tradhetove ..

    mos u be injorant...
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2013
    Vendndodhja
    andej ketej gjithandej
    Postime
    145

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    OOOOOOOOOOOOO SSSAAAAAAA MIIIIIIIREEEEEEEEEEE MMMMMEEEEEEE QQQEEEEEENNNNNNNNNNNNNN SHQIPTAAAAAAARRRRRRRRRRRRRR!!!!!!!!!!!!uuuuraaaa per cunattttttttttttt dhe urimeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee SHqipersiseeeeeeeeeeeeeee.................na nderuan me ndeshjen e mbremshme dhe shpresojme qe te vazhdojne keshtu sepse ja kemi marr doren qe bejme 1 fitore e 10 humbje....LoL.....OOOOOOOOOOOOO SSSAAAAAAA MIIIIIIIREEEEEEEEEEE MMMMMEEEEEEE QQQEEEEEENNNNNNNNNNNNNN SHQIPTAAAAAAARRRRRRRRRRRRRR!!!!!!!!!!!!
    koha nuk sheron plaget, thjesht te meson te jetosh me to...

  8. #8
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    Injorant?ca thu mer ,po' te kishim ne skuader sta 3\4 tradhetater qe ju shiten zvizres nuk do shpresonim ne endra te pa raluzushme si euro apo boterori,por do ishim skuader elitare ..ndishta edhe ti do jesh ndonje patriot pa gjak si kabashi edhe keta kalamojt e tiere qe shesin byth3n italianve grekve apo svizerianve ,ti skupton as thelbin e pergj time...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    Injorant?ca thu mer ,po' te kishim ne skuader sta 3\4 tradhetater qe ju shiten zvizres nuk do shpresonim ne endra te pa raluzushme si euro apo boterori,por do ishim skuader elitare ..ndishta edhe ti do jesh ndonje patriot pa gjak si kabashi edhe keta kalamojt e tiere qe shesin byth3n italianve grekve apo svizerianve ,ti skupton as thelbin e pergj time...
    Lila i sinqertë: Arbitri s’gaboi, e meritoja kartonin

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajmi-...#ixzz2OMtPoAFl

    Haaa "tradhetaret", por ky eshte sport mer njeri !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Mua me pelqejne shqiptaret e mi dhe kur humbasin , pasi ato bejne gjithcka per te fituar, por dhe se ndeshkohemi dhe humbasim shqetesimi eshte i perbashket me to dhe jo ti urrejme kur humbim dhe ti duam kur fitojne.Ne ndeshjen e mbremshme ju e pate, qe ai qe na rrezikoi me shume ishte me origjine marokene,pra keshtu jane ndertuar ekipet.Secili luan per falmurin qe eshte betuar dhe ku kendon dhe hymnin kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 23-03-2013 më 09:22
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #10
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    Sa gallat kjo teme,jemi shqiptar e smeremi veshe..ti thua se behrami,shaqiri,xhaka,dzemaili nuk e ndihen veten keq kur fituan kunder shqiperise !!!l dua ta bisedojm serisht ket teme pas ndesgjes shqiperi-zvicer..do shofim si do ikin me bisht ne shale nga qemal stata..

    Eshte e kote me ba tatu shqiponjen si ka bere behrami pastaj shkon luan kunder gjakut tend.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Pr Lefevre
    Anëtarësuar
    17-03-2013
    Vendndodhja
    Netherlands
    Postime
    18

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    Jam kenaqur shume qe me ne fund fituam njeher jashte fushes sone kunder nje kundershtari te forte. bravo shqiperia

  12. #12

    Për: Futboll: Shqipëria mposht Norvegjinë 0-1

    skeme dhe ekzekutim fantastik te goli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •