www.balkanweb.com

A duhet ta duam Shqipėrinė
nga Alba Malltezi
periferi@balkanweb.com

- Eshtė njė kurajo e madhe tė thuash sot: "Dua mė shumė Shqipėrinė".

Regjisorja Vera Grabocka, kur realizoi edicionin e parė tė kėtij spektakli, sapo ishte kthyer nga njė qėndrim i gjatė nė Shtetet e Bashkuara dhe shumė menduan pėr njė krijim tė ri tė saj nėn efektin e mallit nga mungesa disavjeēare. Por s'qenka tamam kėshtu. Grabocka po ngul kėmbė edhe kėtė vit, e shpejt ka gati edicionin e dytė tė "Dua mė shumė Shqipėrinė". Kėtė fjali magjike tė kohės sė menēur tė rilindasve, do t'ua verė dhe kėtė herė nė gojė shqiptarėve me emėr, tė shpėrndarė nė Lindje e Perėndim tė botės. Pa i bėrė hesapet kėtij biznesi - shumė janė marrė me kėtė gjė - duam tė shtrojmė rėndėsinė (nė dukje patetike) e tė thėnit: E duam akoma kėtė vend.

Eshtė shumė e vėshtirė tė ndiehesh krenar sot pėr realitetin ku jetojmė; ku politika na ofron njė degradim tė Shtetit, ndėrsa mjedisi shoqėror, degradim tė vlerave njerėzore. E megjithatė, pėrballė kėsaj fjalie, ia vlen tė reflektojmė: tė dashurojmė atė pėrpjekje tė pak njerėzve qė mes vėshtirėsive punojnė me seriozitet e pasion edhe pse jetojnė nė vendin me mė shumė korrupsion, tė mbytur nga trafiqet e nga prostitucioni, pa rrugė e pa drita, pa ujė; me spitale, shkolla e teatėr tė krimbur nga lagėshtira e nga mosdėshira e administratorėve-politikanė pėr t'i kthyer nė normalitet.

Tė dashurojmė ata pak njerėz (tė rinj dhe pensionistė) qė menjėherė iu pėrgjigjėn apelit tė Gazetės pėr tė ndihmuar familjen e njė nxėnėseje tė varfėr tė shkollės "Musine Kokalari" nė Kombinat. Nxituan dhe i lanė nėnės sė saj lekėt qė kishin nėpėr xhepa duke thėnė: "Kjo ėshtė mundėsia jonė". Tė dashurojmė atė, gazetarin apo analistin e pavarur i cili nuk pranon kompromis e nuk trembet pėrballė kėrcėnimeve fizike tė mafias sė pushtetit e qė me guxim u tregon njerėzve pėr pisllėqet nė gatim e sipėr. Tė dashurojmė emigranten shqiptare, e cila nė njė tren nė Itali i shpėtoi jetėn njė tė moshuare italiane e mė pas, kur gruaja kėrkoi t'i mėsonte emrin, vajza u pėrgjigj: Jam shqiptare. Tė dashurojmė atė mjekun, qė ngrihet nė mes tė natės pėr tė operuar e pėr t'i lehtėsuar dhembjen njė tė moshuari nga fshatrat e thellė tė Kukėsit edhe pse e dinte mirė se familja e varfėr nuk do tė mund ta shpėrblente. Tė dashurojmė kėngėtaren, balerinin, instrumentistin qė hedhin djersė e na nderojnė kudo qė ndodhen.

Kemi akoma arsye ta duam kėtė vend dhe njerėzit momentalisht tė ēorientuar tė tij. Edhe kėtė vit, pas pak ditėsh, tė ftuarit nė spektaklin e Grabockės do tė thonė: E duam mė shumė Shqipėrinė. Shumė do tė rrudhin buzėt, tė tjerė do tė mendojnė… Jemi nė kohėt qė Shqipėria ka nevojė t'i themi se e duam. Mė vonė, kur gjithēka tė jetė mė e bukur (sigurisht qė do tė jetė) pėr kėtė fjali s'do tė kujtohet mė njeri. Ashtu si dikur nė Nju Jorkun problematik tė viteve '70, kur Laiza Minelli do tė kėndonte me tė madhe "I love New Jork" dhe ajo kėngė u dėgjua nga tė gjithė.