Përse duhet të ndihmoj Kishën?
Ne nje bisede me nje shqiptar tjeter ne Kishe nje te diele, si pa dashur, lindi edhe pyetja me lart. Ate te diele, anetaret e Keshillit te Kishes lokale po ndanin letra ku u kerkonin besimtareve te grigjes qe te benin zotimin e tyre vjetor ne leke per Kishen. Dhe reagimi i shqiptarit me te cilin une po bisedoja ishte pyetja me lart, perse valle me kerkon mua Kisha leke dhe perse duhet ti jap une leke Kishes?! Kur e degjova, kujtova se reagimi i tij ishte menyra se si ai shprehte cinizmin e tij karshi Kishes. Por pasi fola me te per pak minuta, kuptova qe pyetja e tij nuk kish lidhje me kete gje, por kish lidhje me faktin se ai nuk e kish idene fare se si funksiononte Kisha. Pyetja e tij nuk shprehte thjeshte cinizem, por ishte nje pyetje e sinqerte per te mesuar me shume se perse duhet te ndihmonte Kishen dhe si do te harxhoheshin keto leke nga Kisha. Kjo me beri te kuptoj, se sa e thelle dhe e gjere eshte padituria e brezave aktuale te shqiptareve mbi Kishen Orthodhokse. Gjithashtu, me beri te kuptoj qe ajo qe une konsideroja si dicka afer mendjes, nuk ishte e tille per shume shqiptare te tjere. Biseda me ate shqiptar me shtyu qe te ulem e shkruaj kete artikull, me shpresen se do te ndihmoje shume te tjere per te kuptuar. Nuk pretendoj qe te ofroj deshmine e Kishes, por nje deshmi personale si nje besimtar i thjeshte i saj.
Cili eshte misioni i Kishes?
Per njerezit jashte Kishes, ata qe nuk hyjne apo nuk besojne ne te, Kisha eshte nje godine. Per njerezit besimtare, Kisha eshte "Shtepia e Zotit" apo "Arka e Shpetimit" tone, sic do ta quante Shen Joan Gojarti. Kurse per ate njeriun e varfer endacak qe jeton ne rruge Kisha merr formen e nje mence qe i ofron ushqim falas per te ngrene. Per ate femijen e braktisur apo femijen jetim, Kisha eshte edhe nene edhe baba. Per ate te burgosurin ne burg, Kisha eshte vizitori i vetem ne burg. Ua solla keto shembuj, per te kuptuar qe Kisha ka nje mision hyjnor, ka edhe nje mision njerezor. Misioni i saj hyjnor eshte shenjterimi dhe shpetimi i shpirtrave te besimtareve te saj. Misioni njerezor ndahet ne dy kategori: a) ungjillizim b) bamiresi. Ungjillizimi eshte deshmia e besimit brezave, ndarja e Lajmit te Mire (Ungjillit) me gjithe popujt e brezat e njerezimit. Bamiresia eshte ndihma ndaj gjithe njerezve ne nevoje, si deshmia me e mire e besimit e dashurise sone ndaj Zotit.
Qe Kisha te kryeje misionin e saj ungjillizues dhe bamires, ajo ka nevoje per ndihmen tone si besimtare.
Per cfare ndihme ka nevoje Kisha?
Se pari, Kisha ka nevoje per lutjet tona per te. Eshte detyra jone qe t'i lutemi Zotit per Kishen. Po ta mendoni thelle, Kisha Orthodhokse eshte dhurata me e shenjte qe Zoti i ka falur njerezimit, na ka falur secilit prej nesh qe jemi besimtare orthodhokse. Jeta jone si ne te gjallet edhe ne te vdekurit, eshte e lidhur ne menyre te pazgjidhshme me Kishen. Duke filluar nga kisherimi (8 dite pas lindjes), pagezimin e mirrosjen (40 dite pas lindjes) e deri tek martesa e vdekja. Por perkujdesja e Kishes per ne nuk mbaron me vdekjen. Kisha do te lutet per shpirtrat tane edhe kur ne te mos jemi me ne gjendje te lutemi vete per meshiren e Perendise. Kisha ushqen shpirtrat tane si nje Nene e mire me dhuratat e shenjta te Perendise sa jemi gjalle, dhe perkujton e lutet per meshiren e Perendise ndaj shpirtrave tane edhe kur ne ndahemi ne paqe nga kjo bote.
Prandaj sa here qe lutemi, lutja e pare qe duhet te dale nga buzet tona, eshte lutja per Kishen. Ndihmoje o Zot Kishen tende te Shenjte e gjithe sherbetoret e tu te zgjedhur qe te sherbejne ne Te! Mos na braktis ne mekataret por ki meshire, e falnai mekatet tona! Sa here qe hyni ne Kishe e ndizni qirinj te dielave, qiriu i pare duhet te ndizet per Kishen. Ki meshire o Zot per Kishen tende dhe te gjithe ata qe sherbejne ne Te: peshkope, prifterinj, dhiake, psalltes, korrin, keshillin e Kishes dhe te gjithe ata besimtare qe hyjne ne Kishe me frike e besim Perendie! Kjo eshte shume e rendesishme, pasi sado e madhe te jete ndihma jone si njerez per Kishen, ajo eshte hic asgje me bekimin e ndihmen qe na vjen na lart, nga Perendia.
Se dyti, Kisha ka nevoje per pranine tone fizike ne Kishe. Edhe ai njeriu qe nuk beson, qe nuk lutet, qe nuk ndez qirinj, qe nuk nxjerr nje ze nga goja, por qe vjen e merr pjese ne Kishe gjate sherbesave te Kishes, perfiton dhurata te cmuara shpirterore nga Perendia. Ai do te dali nga Kisha me nje mendje me te kthjellet dhe me nje shpirt me te qete. Pjesmarrja jone ne sherbesat fetare nuk eshte nje nevoje e Kishes, eshte mbi te gjitha nje nevoje jetike shpirterore e jona. Kisha me ato sherbesa, na ofron dhuratat me te cmuara hyjnore, dhuratat e shenjta qe marrim gjate Kungates, Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Ashtu si njeriu pa buke e uje vdes fizikisht, ashtu edhe shpirti i nje te krishteri vdes shpirterisht pa ushqimin shpirtero qe ofron Kisha. Duke mos marre pjese ne keto sherbesa, ne i mohojme vetes dhuratat e shenjta, e bejme te veshtire edhe permbushjen e misionit qe Perendia i ka caktuar Kishes: kujdesit shpirteror ndaj nesh.
Se treti, Perendia na ka bekuar secilin prej nesh me disa talente e dhunti te vecanta. Dike prej nesh Perendia e therret qe te kthehet ne sherbetor te Tij e te sherbeje ne Kishe si peshkop apo prift e dhiak. Dike tjeter e therret qe te heqi dore nga bota, e t'i perkushtohet pa nderperprje Perendise si murg i mbyllur ne nje manastir. Nje tjeter e therret qe te psalli ne sherbesat ne Kishe duke i ofruar Perendise zerin e tij. Nje grup prej nesh kendojne ne korr ne Kishe duke i ofruar po zerin tone Perendise me himnet lavderuese te Kishes. Dikush tjeter eshte llogaritar ne profesion e ndihmon me mbajtjen e bilancit te shpenzimeve e te ardhurave te Kishes. Disa te tjere te zgjedhur ne Keshillin e Kishes kujdesen qe priftit dhe besimtareve te mos iu mungoje asgje gjate sherbesave liturgjike. Dikush tjeter hap Kishen cdo dite e kujdeset per godinen e Kishes. Nje nga besimtaret qe eshte murator ofron sherbimet e tij per Kishen ku shkon kur ajo ka nevoje. Grupi i grave te Kishes kujdesen qe Kisha te jete sa me e paster, e rregullt dhe e bukur, ashtu sic gatuajne e sjellin ne Kishe naforen qe perdor prifti gjate Liturgjise. Pra te gjithe kemi nga nje talent apo sherbim qe mund t'i ofrojme Kishes dhe grigjes se besimtareve. Dhe te gjithe, kush me shume e kush me pak, e ndihmojme edhe Kishen financiarisht.
Ku shkojne leket qe besimtaret japin per Kishen?
Leket shkojne per te permbushur nevojat e Kishes e grigjes se besimtareve te cilat jane te shumta. Keto leke shkojne per te paguar faturat e ujit e energjise se godines se Kishes. Shkojne per te riparuar problemet qe dalin me godinen e Kishes. Shkojne per te mbeshtetur financiarisht peshkopin, priftin, dhiakun ne misionin. Peshkopin, priftin e dhiakun nuk e paguan as shteti e askush tjeter, e paguajne vete besimtaret e atij komuniteti. Shkojne per te ndihmuar nevojat e grigjes se besimtareve: hapjen e nje kopshti per femijet, hapjen e nje mence per njerezit e varfer, hapjen e nje jetimoreje per femijet jetime, ndihma per njerezit ne nevoje te goditur nga fatkeqesi natyrore, hapjen e qendrave mjekesore apo spitaleve qe u vijne ne ndihme gjithe shoqerise. E shume funksione te tjera bamirese te Kishes. Vlen te permendet ketu se Kisha nuk eshte nje "biznes fitimprures", por te gjitha te ardhurat e saj te dhuruara nga besimtaret i shpenzon per nevojat dhe te miren e komunitetit e shoqerise se gjere.
A ka nevoje Zoti per ndihmen time?!
Shume njerez qe zgjedhin te jetojne nje jete pa besim, shtrojne pyetjen me lart. Pergjigjen qe une i jap pyetjes me lart eshte: Jo, Zoti nuk ka nevoje per ndihmat e tua per Kishen pasi Ai ka krijuar e zoteron gjithcka te dukur e te padukur ne toke e ne qiell. Zoti nuk ka nevoje per ndihmat tona materiale, por ka nevoje per mirenjohjen dhe dashurine tone si krijesa e Tij me e dashur qe u krijua "ne ngjashmeri dhe sipas shembelltyres se Tij" de na dha "Fryme nga Fryma e Tij". Kjo eshte shume e rendesishme qe te kuptohet drejt. Kur ne japim per Kishen, kur ne bejme bamiresi, ne jemi duke deshmuar mirenjohjen tone te thelle Krijuesit. Jemi duke e falenderuar Ate. Ne i japim Kishes ndihmen tone te pakursyer, pasi jemi te ndergjegjshem qe gjithcka qe na rrethon ne dhe qe ben te mundur jeten tone mbi toke, eshte nje dhurate e Krijuesit per ne. Perendia na i dha te gjitha keto dhurata falas dhe pa na kerkuar gje mbrapsht pervec mirenjohjes dhe dashurise sone te sinqerte per Te. Dhe kjo eshte ajo qe i dallon njerezit e kesaj bote ne syte e Perendise: ne njerez mirenjohes, e ne njerez mosmirenjohes. Njerez qe e falenderojne Perendine per buken qe hane cdo vafte e per ujin me te cilin shuajne etjen, dhe per ata qe nuk kujtohen ndonjehere ta bejne kete gje pasi kujtojne se "jane vete zot" dhe i sigurojne keto gjera me "forcat e aftesite e veta".
Duke ndihmuar Kishen si me talentet tona personale si me anen financiare, ne jemi duke deshmuar mirenjohjen dhe falenderimin tone per Perendine. Dhe sa me shume bujare ne do te tregohemi ndaj Kishes dhe ndaj njerezve ne nevoje, aq me te medha do te jene bekimet e Perendise per ne. Aq me te begata e te lumtura do te jene jetet tona, pasi bekimi vjen nga lart, eshte bekim Perendie. Kjo nuk duhet kuptuar se duhet t'i japim Kishes me shpresen qe Perendia do te na japi ne me shume ne jetet tona. Por duhet kuptuar se nese i japim Kishes me gjithe zemer, nese jemi te sinqerte, mirenjohes e falenderues per gjithe te mirat qe Perendia na ka dhene ne jeten tone, bamiresia jone ndaj Kishes nuk do te shkoje pa u shperblyer nga Perendia. Kurse ata njerez qe nuk kane besim, nuk njohjen mirenjohjen dhe falenderimin karshi Zotit per te gjitha te mirat ne jeten e tyre, ata njerez sikur miliona te japin per Kishen e ne bamiresi, nuk do te marrin bekimin e Perendise! Perendia lexon zemren e secilit prej nesh dhe duke qene nje Zot i drejte, na jep secilit hakun.
Sa duhet te jap per Kishen cdo vit?
Ka njerez qe bejne edhe kete pyetje per te mesuar se sa duhet te jap per Kishen cdo vit. Nuk ka nje pergjigje te prere per kete pyetje. Ne Bibel lexojme se hebrejte me ligj i jepnin Zotit "te dhjeten e prodhimeve te tyre vjetore". Sa prej nesh japin 10% te te ardhurave tona vjetore per Kishen? Sa prej nesh paguajne me shume se 10% te te ardhurave ne taksa shtetit qendror e lokal cdo muaj e cdo vit? Cfare jemi duke thene me kete sjellje: shteti e gjykatat jane me te rendesishme se besimi yne ne Zot e se Kisha?
Secili jep aq sa i do zemra dhe aq sa e lejojne aftesite financiare. Dy njerez hyjne ne Kishe. Njeri eshte endacak rrugesh qe ka vetem 5 leke ne xhep e asgje tjeter dhe e hedh ne shporten e Kishes. Tjetri eshte njeri i pasur, biznesmen me disa shtepi e biznese, dhe hedh ne shporte 100,000 leke. Kush hodhi me shume, ai endacaku qe hodhi gjithe pasurine e tij, apo ai pasaniku qe hodhi 100,000 leke? Ne syte e njerezve, ai pasaniku hodhi me shume. Ne syte e Perendise, ai endacaku hodhi me shume. Mbi ke do te bier bekimi dhe meshira me e madhe e Perendise?! Nga eksperienca ime personale mund t'iu them, se sa me shume kam dhene per Kishen, aq fish me shume me ka shperblyer Perendia mua dhe familjen time.
Secili jep aq shume sa ka besimin e tij. Nje njeri me besim te madh, do te japi shume per Kishen. Nje njeri me pak besim, do te japi pak per Kishen. Nje njeri me besim shume jep per Kishen me perulesi dhe i ndergjegjshem qe po i jep Kishes nje pjese te vogel nga gjithe te mirat materiale qe Zoti i ka dhene atij falas. Kurse ai njeriu besepak do te japi pak per Kishen pasi shpresen dhe besimin ai nuk e var tek Perendia, por tek te mirat materiale qe grumbullon rreth vetes. Ai nuk jep per Kishen pasi ato te mira i do ti mbaje per vete.
Une nuk punoj per Kishen, punoj per femijet e mi...
Ne kete pike te bisedes me shqiptarin, diskutimi merr nje forme tjeter. Ai shfajesohet me fjalet: "Keshtu i bie qe une te punoj per shtetin e per Kishen e jo per familjen time e femijet e mi!" E pyeta se cfare shembulli po u jep femijeve te tu si prind me jeten tende: qe pagimi i taksave shtetit eshte me i rendesishem se sa ndihma nga Kishes e Zotit! U shfajesua me fjalet: "Po nuk pagove taksat, te fusin ne burg!" Dhe une i thashe, "Po nuk dhe per Kishen, Zoti Krisht nuk do te japi meshiren per mekatet e tua ne Diten e Gjykimit! Me mire disa vite burg apo nje perjetesi ne ferr?!" Ne kete pike, ai u step akoma me shume pasi asnjehere ne jeten e tij nuk kish sjelle nder mend qe nje dite do te vdiste, e jo me te sillte nder mend ato qe do te ndodhnin pas vdekjes!
E mbylla diskutimin me te, duke i shpjeguar qe pasuria qe t'i do t'iu lesh femijeve, vetem sa do t'iu futi atyre sherrin kur ti te mos jesh me. Dhe nese ty tu deshen vite te tera pune per te vene ate pasuri, femijet e tu do ta prishin pasurine e babait, ne pune ditesh e javesh, pa u menduar dy here, pasi nuk eshte nje para djerse qe doli nga balli i tyre, doli nga djersa e babait te tyre. Femijeve nuk duhet t'iu leme trashegimi pasurine njerezore qe e ha krimbi, por pasurine hyjnore, ate pasurine e atij besimit, qe kemi trasheguar brez pas brezi deri me sot. Dhe ashtu si Kisha u ka deshmuar besimin e vertete brezave para nesh, ashtu na e deshmon ne, ashtu do t'ua deshmoje edhe brezave qe vijne pas nesh. Dhe kur ora dhe dita te vije qe kjo bote te prishet e transformohet, Kisha do te jete e vetmja qe do te kaloje e paprishur nga kjo bote, ne ate boten tjeter. Dhe ashtu si Arka e Noes qe i mbijetoi permbytjes, ashtu edhe Kisha do te shpetoje shpirtrat e te gjithe atyre besimtareve qe u lidhen me Kishen.
Albo
Krijoni Kontakt