Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,235
    Faleminderit
    25
    300 falenderime n 225 postime

    Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Ne nje bisede me nje shqiptar tjeter ne Kishe nje te diele, si pa dashur, lindi edhe pyetja me lart. Ate te diele, anetaret e Keshillit te Kishes lokale po ndanin letra ku u kerkonin besimtareve te grigjes qe te benin zotimin e tyre vjetor ne leke per Kishen. Dhe reagimi i shqiptarit me te cilin une po bisedoja ishte pyetja me lart, perse valle me kerkon mua Kisha leke dhe perse duhet ti jap une leke Kishes?! Kur e degjova, kujtova se reagimi i tij ishte menyra se si ai shprehte cinizmin e tij karshi Kishes. Por pasi fola me te per pak minuta, kuptova qe pyetja e tij nuk kish lidhje me kete gje, por kish lidhje me faktin se ai nuk e kish idene fare se si funksiononte Kisha. Pyetja e tij nuk shprehte thjeshte cinizem, por ishte nje pyetje e sinqerte per te mesuar me shume se perse duhet te ndihmonte Kishen dhe si do te harxhoheshin keto leke nga Kisha. Kjo me beri te kuptoj, se sa e thelle dhe e gjere eshte padituria e brezave aktuale te shqiptareve mbi Kishen Orthodhokse. Gjithashtu, me beri te kuptoj qe ajo qe une konsideroja si dicka afer mendjes, nuk ishte e tille per shume shqiptare te tjere. Biseda me ate shqiptar me shtyu qe te ulem e shkruaj kete artikull, me shpresen se do te ndihmoje shume te tjere per te kuptuar. Nuk pretendoj qe te ofroj deshmine e Kishes, por nje deshmi personale si nje besimtar i thjeshte i saj.

    Cili eshte misioni i Kishes?

    Per njerezit jashte Kishes, ata qe nuk hyjne apo nuk besojne ne te, Kisha eshte nje godine. Per njerezit besimtare, Kisha eshte "Shtepia e Zotit" apo "Arka e Shpetimit" tone, sic do ta quante Shen Joan Gojarti. Kurse per ate njeriun e varfer endacak qe jeton ne rruge Kisha merr formen e nje mence qe i ofron ushqim falas per te ngrene. Per ate femijen e braktisur apo femijen jetim, Kisha eshte edhe nene edhe baba. Per ate te burgosurin ne burg, Kisha eshte vizitori i vetem ne burg. Ua solla keto shembuj, per te kuptuar qe Kisha ka nje mision hyjnor, ka edhe nje mision njerezor. Misioni i saj hyjnor eshte shenjterimi dhe shpetimi i shpirtrave te besimtareve te saj. Misioni njerezor ndahet ne dy kategori: a) ungjillizim b) bamiresi. Ungjillizimi eshte deshmia e besimit brezave, ndarja e Lajmit te Mire (Ungjillit) me gjithe popujt e brezat e njerezimit. Bamiresia eshte ndihma ndaj gjithe njerezve ne nevoje, si deshmia me e mire e besimit e dashurise sone ndaj Zotit.

    Qe Kisha te kryeje misionin e saj ungjillizues dhe bamires, ajo ka nevoje per ndihmen tone si besimtare.


    Per cfare ndihme ka nevoje Kisha?

    Se pari, Kisha ka nevoje per lutjet tona per te. Eshte detyra jone qe t'i lutemi Zotit per Kishen. Po ta mendoni thelle, Kisha Orthodhokse eshte dhurata me e shenjte qe Zoti i ka falur njerezimit, na ka falur secilit prej nesh qe jemi besimtare orthodhokse. Jeta jone si ne te gjallet edhe ne te vdekurit, eshte e lidhur ne menyre te pazgjidhshme me Kishen. Duke filluar nga kisherimi (8 dite pas lindjes), pagezimin e mirrosjen (40 dite pas lindjes) e deri tek martesa e vdekja. Por perkujdesja e Kishes per ne nuk mbaron me vdekjen. Kisha do te lutet per shpirtrat tane edhe kur ne te mos jemi me ne gjendje te lutemi vete per meshiren e Perendise. Kisha ushqen shpirtrat tane si nje Nene e mire me dhuratat e shenjta te Perendise sa jemi gjalle, dhe perkujton e lutet per meshiren e Perendise ndaj shpirtrave tane edhe kur ne ndahemi ne paqe nga kjo bote.

    Prandaj sa here qe lutemi, lutja e pare qe duhet te dale nga buzet tona, eshte lutja per Kishen. Ndihmoje o Zot Kishen tende te Shenjte e gjithe sherbetoret e tu te zgjedhur qe te sherbejne ne Te! Mos na braktis ne mekataret por ki meshire, e falnai mekatet tona! Sa here qe hyni ne Kishe e ndizni qirinj te dielave, qiriu i pare duhet te ndizet per Kishen. Ki meshire o Zot per Kishen tende dhe te gjithe ata qe sherbejne ne Te: peshkope, prifterinj, dhiake, psalltes, korrin, keshillin e Kishes dhe te gjithe ata besimtare qe hyjne ne Kishe me frike e besim Perendie! Kjo eshte shume e rendesishme, pasi sado e madhe te jete ndihma jone si njerez per Kishen, ajo eshte hic asgje me bekimin e ndihmen qe na vjen na lart, nga Perendia.

    Se dyti, Kisha ka nevoje per pranine tone fizike ne Kishe. Edhe ai njeriu qe nuk beson, qe nuk lutet, qe nuk ndez qirinj, qe nuk nxjerr nje ze nga goja, por qe vjen e merr pjese ne Kishe gjate sherbesave te Kishes, perfiton dhurata te cmuara shpirterore nga Perendia. Ai do te dali nga Kisha me nje mendje me te kthjellet dhe me nje shpirt me te qete. Pjesmarrja jone ne sherbesat fetare nuk eshte nje nevoje e Kishes, eshte mbi te gjitha nje nevoje jetike shpirterore e jona. Kisha me ato sherbesa, na ofron dhuratat me te cmuara hyjnore, dhuratat e shenjta qe marrim gjate Kungates, Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Ashtu si njeriu pa buke e uje vdes fizikisht, ashtu edhe shpirti i nje te krishteri vdes shpirterisht pa ushqimin shpirtero qe ofron Kisha. Duke mos marre pjese ne keto sherbesa, ne i mohojme vetes dhuratat e shenjta, e bejme te veshtire edhe permbushjen e misionit qe Perendia i ka caktuar Kishes: kujdesit shpirteror ndaj nesh.

    Se treti, Perendia na ka bekuar secilin prej nesh me disa talente e dhunti te vecanta. Dike prej nesh Perendia e therret qe te kthehet ne sherbetor te Tij e te sherbeje ne Kishe si peshkop apo prift e dhiak. Dike tjeter e therret qe te heqi dore nga bota, e t'i perkushtohet pa nderperprje Perendise si murg i mbyllur ne nje manastir. Nje tjeter e therret qe te psalli ne sherbesat ne Kishe duke i ofruar Perendise zerin e tij. Nje grup prej nesh kendojne ne korr ne Kishe duke i ofruar po zerin tone Perendise me himnet lavderuese te Kishes. Dikush tjeter eshte llogaritar ne profesion e ndihmon me mbajtjen e bilancit te shpenzimeve e te ardhurave te Kishes. Disa te tjere te zgjedhur ne Keshillin e Kishes kujdesen qe priftit dhe besimtareve te mos iu mungoje asgje gjate sherbesave liturgjike. Dikush tjeter hap Kishen cdo dite e kujdeset per godinen e Kishes. Nje nga besimtaret qe eshte murator ofron sherbimet e tij per Kishen ku shkon kur ajo ka nevoje. Grupi i grave te Kishes kujdesen qe Kisha te jete sa me e paster, e rregullt dhe e bukur, ashtu sic gatuajne e sjellin ne Kishe naforen qe perdor prifti gjate Liturgjise. Pra te gjithe kemi nga nje talent apo sherbim qe mund t'i ofrojme Kishes dhe grigjes se besimtareve. Dhe te gjithe, kush me shume e kush me pak, e ndihmojme edhe Kishen financiarisht.


    Ku shkojne leket qe besimtaret japin per Kishen?

    Leket shkojne per te permbushur nevojat e Kishes e grigjes se besimtareve te cilat jane te shumta. Keto leke shkojne per te paguar faturat e ujit e energjise se godines se Kishes. Shkojne per te riparuar problemet qe dalin me godinen e Kishes. Shkojne per te mbeshtetur financiarisht peshkopin, priftin, dhiakun ne misionin. Peshkopin, priftin e dhiakun nuk e paguan as shteti e askush tjeter, e paguajne vete besimtaret e atij komuniteti. Shkojne per te ndihmuar nevojat e grigjes se besimtareve: hapjen e nje kopshti per femijet, hapjen e nje mence per njerezit e varfer, hapjen e nje jetimoreje per femijet jetime, ndihma per njerezit ne nevoje te goditur nga fatkeqesi natyrore, hapjen e qendrave mjekesore apo spitaleve qe u vijne ne ndihme gjithe shoqerise. E shume funksione te tjera bamirese te Kishes. Vlen te permendet ketu se Kisha nuk eshte nje "biznes fitimprures", por te gjitha te ardhurat e saj te dhuruara nga besimtaret i shpenzon per nevojat dhe te miren e komunitetit e shoqerise se gjere.


    A ka nevoje Zoti per ndihmen time?!

    Shume njerez qe zgjedhin te jetojne nje jete pa besim, shtrojne pyetjen me lart. Pergjigjen qe une i jap pyetjes me lart eshte: Jo, Zoti nuk ka nevoje per ndihmat e tua per Kishen pasi Ai ka krijuar e zoteron gjithcka te dukur e te padukur ne toke e ne qiell. Zoti nuk ka nevoje per ndihmat tona materiale, por ka nevoje per mirenjohjen dhe dashurine tone si krijesa e Tij me e dashur qe u krijua "ne ngjashmeri dhe sipas shembelltyres se Tij" de na dha "Fryme nga Fryma e Tij". Kjo eshte shume e rendesishme qe te kuptohet drejt. Kur ne japim per Kishen, kur ne bejme bamiresi, ne jemi duke deshmuar mirenjohjen tone te thelle Krijuesit. Jemi duke e falenderuar Ate. Ne i japim Kishes ndihmen tone te pakursyer, pasi jemi te ndergjegjshem qe gjithcka qe na rrethon ne dhe qe ben te mundur jeten tone mbi toke, eshte nje dhurate e Krijuesit per ne. Perendia na i dha te gjitha keto dhurata falas dhe pa na kerkuar gje mbrapsht pervec mirenjohjes dhe dashurise sone te sinqerte per Te. Dhe kjo eshte ajo qe i dallon njerezit e kesaj bote ne syte e Perendise: ne njerez mirenjohes, e ne njerez mosmirenjohes. Njerez qe e falenderojne Perendine per buken qe hane cdo vafte e per ujin me te cilin shuajne etjen, dhe per ata qe nuk kujtohen ndonjehere ta bejne kete gje pasi kujtojne se "jane vete zot" dhe i sigurojne keto gjera me "forcat e aftesite e veta".

    Duke ndihmuar Kishen si me talentet tona personale si me anen financiare, ne jemi duke deshmuar mirenjohjen dhe falenderimin tone per Perendine. Dhe sa me shume bujare ne do te tregohemi ndaj Kishes dhe ndaj njerezve ne nevoje, aq me te medha do te jene bekimet e Perendise per ne. Aq me te begata e te lumtura do te jene jetet tona, pasi bekimi vjen nga lart, eshte bekim Perendie. Kjo nuk duhet kuptuar se duhet t'i japim Kishes me shpresen qe Perendia do te na japi ne me shume ne jetet tona. Por duhet kuptuar se nese i japim Kishes me gjithe zemer, nese jemi te sinqerte, mirenjohes e falenderues per gjithe te mirat qe Perendia na ka dhene ne jeten tone, bamiresia jone ndaj Kishes nuk do te shkoje pa u shperblyer nga Perendia. Kurse ata njerez qe nuk kane besim, nuk njohjen mirenjohjen dhe falenderimin karshi Zotit per te gjitha te mirat ne jeten e tyre, ata njerez sikur miliona te japin per Kishen e ne bamiresi, nuk do te marrin bekimin e Perendise! Perendia lexon zemren e secilit prej nesh dhe duke qene nje Zot i drejte, na jep secilit hakun.


    Sa duhet te jap per Kishen cdo vit?

    Ka njerez qe bejne edhe kete pyetje per te mesuar se sa duhet te jap per Kishen cdo vit. Nuk ka nje pergjigje te prere per kete pyetje. Ne Bibel lexojme se hebrejte me ligj i jepnin Zotit "te dhjeten e prodhimeve te tyre vjetore". Sa prej nesh japin 10% te te ardhurave tona vjetore per Kishen? Sa prej nesh paguajne me shume se 10% te te ardhurave ne taksa shtetit qendror e lokal cdo muaj e cdo vit? Cfare jemi duke thene me kete sjellje: shteti e gjykatat jane me te rendesishme se besimi yne ne Zot e se Kisha?

    Secili jep aq sa i do zemra dhe aq sa e lejojne aftesite financiare. Dy njerez hyjne ne Kishe. Njeri eshte endacak rrugesh qe ka vetem 5 leke ne xhep e asgje tjeter dhe e hedh ne shporten e Kishes. Tjetri eshte njeri i pasur, biznesmen me disa shtepi e biznese, dhe hedh ne shporte 100,000 leke. Kush hodhi me shume, ai endacaku qe hodhi gjithe pasurine e tij, apo ai pasaniku qe hodhi 100,000 leke? Ne syte e njerezve, ai pasaniku hodhi me shume. Ne syte e Perendise, ai endacaku hodhi me shume. Mbi ke do te bier bekimi dhe meshira me e madhe e Perendise?! Nga eksperienca ime personale mund t'iu them, se sa me shume kam dhene per Kishen, aq fish me shume me ka shperblyer Perendia mua dhe familjen time.

    Secili jep aq shume sa ka besimin e tij. Nje njeri me besim te madh, do te japi shume per Kishen. Nje njeri me pak besim, do te japi pak per Kishen. Nje njeri me besim shume jep per Kishen me perulesi dhe i ndergjegjshem qe po i jep Kishes nje pjese te vogel nga gjithe te mirat materiale qe Zoti i ka dhene atij falas. Kurse ai njeriu besepak do te japi pak per Kishen pasi shpresen dhe besimin ai nuk e var tek Perendia, por tek te mirat materiale qe grumbullon rreth vetes. Ai nuk jep per Kishen pasi ato te mira i do ti mbaje per vete.


    Une nuk punoj per Kishen, punoj per femijet e mi...

    Ne kete pike te bisedes me shqiptarin, diskutimi merr nje forme tjeter. Ai shfajesohet me fjalet: "Keshtu i bie qe une te punoj per shtetin e per Kishen e jo per familjen time e femijet e mi!" E pyeta se cfare shembulli po u jep femijeve te tu si prind me jeten tende: qe pagimi i taksave shtetit eshte me i rendesishem se sa ndihma nga Kishes e Zotit! U shfajesua me fjalet: "Po nuk pagove taksat, te fusin ne burg!" Dhe une i thashe, "Po nuk dhe per Kishen, Zoti Krisht nuk do te japi meshiren per mekatet e tua ne Diten e Gjykimit! Me mire disa vite burg apo nje perjetesi ne ferr?!" Ne kete pike, ai u step akoma me shume pasi asnjehere ne jeten e tij nuk kish sjelle nder mend qe nje dite do te vdiste, e jo me te sillte nder mend ato qe do te ndodhnin pas vdekjes!

    E mbylla diskutimin me te, duke i shpjeguar qe pasuria qe t'i do t'iu lesh femijeve, vetem sa do t'iu futi atyre sherrin kur ti te mos jesh me. Dhe nese ty tu deshen vite te tera pune per te vene ate pasuri, femijet e tu do ta prishin pasurine e babait, ne pune ditesh e javesh, pa u menduar dy here, pasi nuk eshte nje para djerse qe doli nga balli i tyre, doli nga djersa e babait te tyre. Femijeve nuk duhet t'iu leme trashegimi pasurine njerezore qe e ha krimbi, por pasurine hyjnore, ate pasurine e atij besimit, qe kemi trasheguar brez pas brezi deri me sot. Dhe ashtu si Kisha u ka deshmuar besimin e vertete brezave para nesh, ashtu na e deshmon ne, ashtu do t'ua deshmoje edhe brezave qe vijne pas nesh. Dhe kur ora dhe dita te vije qe kjo bote te prishet e transformohet, Kisha do te jete e vetmja qe do te kaloje e paprishur nga kjo bote, ne ate boten tjeter. Dhe ashtu si Arka e Noes qe i mbijetoi permbytjes, ashtu edhe Kisha do te shpetoje shpirtrat e te gjithe atyre besimtareve qe u lidhen me Kishen.

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 16-03-2013 m 02:34

  2. #2
    Perjashtuar
    Antarsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    466
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Na mbyten taksat ! Pse kisha duhet ti bej kopshtet per femije, spitalet etj nderkohe qe i ben shteti ?! Mos eshte nje institucion paralel i paligjshem ?

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod.
    Antarsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,335
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Dhe ashtu si Arka e Noes qe i mbijetoi permbytjes, ashtu edhe Kisha do te shpetoje shpirtrat e te gjithe atyre besimtareve qe u lidhen me Kishen.
    Pra lidhja me kishen dhe shpetimi nga zoti nenkupton dhenie te parave ne kishe.

    Hajde zot hajde. Sa kushton bileta per ne parajse?

    A nuk do ishte njeriu me afer me zotin qe ne vend ti japi para kishes ti japi fqinjeve qe kane nevoje? Apo Kisha duhet doemos te jete ndermjetese (qe ti bekojn njehere dhe ti sperkatin me uj te bekuar?)?


    Kisha e tanishme nga e ka marre kete forme? Kur u krijua kisha e pare? Cfare ka thene Jezusi per kishen? A duhet te japin njerezit para? Bibla flet shume per para, apo jo? Eshte kisha e domosdoshme? A eshte kisha e vemtja rruge per te shkuar ne parajse? Njeriu duhet te synoje per nje mireqenie te mjatfueshme apo jo? Cfare eshte e mjaftueshme (sa para, eshte makina e domosdoshme)? etc

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,235
    Faleminderit
    25
    300 falenderime n 225 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Citim Postuar m par nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Na mbyten taksat ! Pse kisha duhet ti bej kopshtet per femije, spitalet etj nderkohe qe i ben shteti ?! Mos eshte nje institucion paralel i paligjshem ?
    Nga del paraja qe shkon si takse per shtetin, apo paraja qe ti i dhuron Kishes? Del nga te ardhurat e tua. Dallimi i vetem eshte se shteti ta merr ty taksen pa te pyetur qe ne pagesen javore qe merr, kurse Kisha nuk te merr gje. Kishes duhet qe t'ia japesh ti vete, ose mos i japesh gje fare. Por ky eshte vendim qe e merr ti e nuk te dikton dikush.

    Pyetja jote eshte shume interesante dhe me vend: Kisha Orthodhokse ka hapur nje qender spitalore ne Tirane ku doktoret jane ose doktore vendas, ose doktore misionare te ardhur nga Amerika per te sherbyer e ndihmuar ne Shqiperi. Shteti po ashtu ka spitale ne mbare vendin. Qindra mijera shqiptare, te te gjitha besimeve, nga te gjitha zonat e vendit, zgjedhin qe te shkojne e kurohen ne qendren spitalore te Kishes. Shkojne atje edhe pse sherbimi nuk eshte falas, por se eshte sherbimi me i mire qe ata mund te gjejne ne vend dhe me cmimin me te arsyeshem. Doli edhe nje artikull ne gazete para ca ditesh, qe kostoja e ambulances se urgjences qe spitali i Kishes per qytetarin eshte shume here me i vogel se kostoja qe ofron shteti.

    KOASH ka hapur ne Durres edhe nje jetimore per femijet shqiptare. Shteti shqiptar ka jetimore ne gjendje te mjerueshme, kurse jetimorja e Kishes eshte mbase jetimorja me e mire ne Shqiperi qe u ofron sigurine, kujdesin dhe kushtet e nevojshme ketyre femijeve ne nevoje. Kurse femijet shqiptare ne jetimoren e hapur nga shteti, jetojne ne kushte te mjerueshme pasi fondet shteterore nuk shkojne per jetimet, shkojne per burokratet e asaj jetimmore qe i fusin ato leke ne xhepin e tyre.

    Para nje realiteti te tille, ti si qytetar me 100,000 leke ne dore nga te ardhurat e tua vjetore qe i kishe bere plan qe ti dhuroje per bamiresi, kujt do t'ia jepje, shtetit si takse apo Kishes? Kush ka per te perdorur sic duhet ato leke per te shkuar tek njerezit ne nevoje, ai burokrati i emeruar nga shteti qe as ti e askush nuk e njeh, apo anetaret e keshillit te Kishes ne te cilen ti shkon, me te cilet ti jeton e adhuron Zotin cdo te diele?


    Pra lidhja me kishen dhe shpetimi nga zoti nenkupton dhenie te parave ne kishe.

    Hajde zot hajde. Sa kushton bileta per ne parajse?
    Po te kesh lexuar me vemendje te gjitha llojet e ndihmes qe ne i japim Kishes, ndihma financiare eshte ne fund te listes. Por kjo nuk do te thote se ndihma financiare nuk eshte e rendesishme, thjeshte do te thote se nuk eshte aq e rendesishme sa te tjeret.

    Ne nuk e shohim dot me sy Zotin. Por shohim me sy Kishen e Tij, shohim me sy gjithe punen e sherbetoreve qe sherbejne ne Kishen e Tij, shohim me sy punen vullnetare te dashurise qe keta njerez me besim bejne ne shoqeri duke ndihmuar shtresat me te varfera e me nevoje. Dhe ky ne vetvete eshte nje test per zemrat tona: do te japim ndihmen tone ne kete mision te Kishes, apo do ta injorojme? Do te deshmojme se jemi bij te denje te Atit tone ne qiell qe na kerkon te bejme kete gje, apo do te deshmojme se jemi njerez te kesaj bote, te lidhur pas te mirave materiale dhe mireqenies sone personale.

    Dhe Perendia ne Diten e Gjykimit, do te na gjykoje secilin prej nesh per jeten e veprat tona ne kete bote.


    A nuk do ishte njeriu me afer me zotin qe ne vend ti japi para kishes ti japi fqinjeve qe kane nevoje? Apo Kisha duhet doemos te jete ndermjetese (qe ti bekojn njehere dhe ti sperkatin me uj te bekuar?)?
    Ne duhet ti bejme te dyja. Perendia pret nga ne qe ti bejme te dyja, te ndihmojme edhe Kishen, te ndihmojme edhe fqinjin ne nevoje. Dhe ta bejme kete pa shume pompozitet, por ne menyre te heshtur e sekrete, pa kerkuar vemendjen apo nderimin e botes apo fqinjit. Sic e thashe me lart, te gjitha te mirat materiale qe ne kemi, jane dhurata te Perendise per ne, jane bekime te Perendise per ne. Nuk jane "merita te forcave e afesive tona". Te pakten kjo eshte perspektiva e nje besimtari te krishtere.

    Nese ti zgjedh qe te ndihmosh vetem bashkebesimtaret e qytetit apo fshatit tend, apo besimtaret e grigjes ne te cilen ti shkon, cfare je duke bere e duke thene? Je duke thene se: "Kisha per mua eshte aq e madhe sa qyteti/fshati/vendi ku une banoj e mua nuk me behet vone per besimtaret e tjere te krishtere orthodhokse ne bote!" A eshte ky ne vetvete misioni i Kishes Orthodhokse?

    Kisha Orthodhokse eshte Kisha e Shenjte Katolike dhe Apostolike. Jane tre epitete qe i njohim Kishes: a) e Shenjte pasi themelet e saj u hodhen nga Zoti yne Krisht dhe Kisha eshte streha e Shpirtit te Shenje b) Katolike qe eshte nje fjale me origjine greke dhe do te thote universale apo e kudondodhur, qe do te thote se misioni i saj nuk eshte te predikoje Ungjillin vetem ne nje qytet, ne nje fshat, ne nje vend, por ne mbare boten e ne mbare popujt e botes, e ti sjelli ata ne kungim me Perendine Triun c) Apostolike qe nenkupton se deshmia e Kishes, Ungjilli i saj, eshte deshmia qe na predikuan 12 apostujt e Krishtit, ata te cilet Krishti u dha si mision te predikonin kete ungjill qe deshmuan prej gojes e veprave te Tij, ne mbare boten.

    Kur ti jep ndihme per Kishen ne qytetin ku ti banon, ajo ndihme mund te shkoje te ndihmoje ne hapjen e nje kishe te vogel ne nje fshat me 300 shtepi qe ka deshire te kene nje kishe por nuk kane mundesi financiare per ta ndertuar. Ai lek qe ti jep mund te shkoje per te ndihmuar te krishteret e tjere orthodhokse ne bote ne nevoje: 12 milion dollare dhane te krishteret e tjere ne bote, per te ndihmuar KOASH ne 1999 per t'iu ardhur ne ndihme refugjateve nga Kosova. Mjaftoi nje apel nga Sinodi i KOASH dhe peshkopeve te Kishes, ne menyre qe te krishteret e tjere ne bote te jepnin ndihmen e tyre per kete tragjedi njerezore. Me ato fonde, KOASH hapi kampin me te kompletuar ne Tirane qe ishte kampi i fundit qe u mbyll ne Shqiperi. A do te ishte ne gjendje Kisha te ndihmonte mijera refugjate muslimane nga Kosova, ne oren e tyre me te veshire, nese ata te krishteret e tjere orthodhokse ne bote te thoshin: "nuk eshte problemi im, eshte problemi i shqiptareve e atyre qe jetojne ne Shqiperi", apo me keq akoma: "nuk ndihmoje muslimanet, vetem te krishteret".

    Kisha e tanishme nga e ka marre kete forme? Kur u krijua kisha e pare? Cfare ka thene Jezusi per kishen? A duhet te japin njerezit para? Bibla flet shume per para, apo jo? Eshte kisha e domosdoshme? A eshte kisha e vemtja rruge per te shkuar ne parajse? Njeriu duhet te synoje per nje mireqenie te mjatfueshme apo jo? Cfare eshte e mjaftueshme (sa para, eshte makina e domosdoshme)? etc
    Po je i interesuar te mesosh me shume per Kishen Orthodhokse, lexo temat me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...isha-sht-Nj

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ets-njerzore

    http://www.forumishqiptar.com/thread...po-Dhiata-e-Re

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 16-03-2013 m 13:24

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Antarsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,504
    Faleminderit
    3
    43 falenderime n 38 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Albo,asgje nuk kam kunder shkrimit tuaj vetem dicka doja te theksoja por mos mendo se jam kunder kishes si insitucion,perkundrazi.
    Mos u shpreh qe '' Kisha Orthodhokse eshte dhurata me e shenjte qe Zoti i ka falur njerezimit'',nuk te duket pak si perkufizim i fryre, kisha eshte vertet nje dhurate e vyer nga zoti por jo ne ate stad qe e ke perkufizuar ti.

    E dyta dhe me e rendesihmja eshte fakti qe nuk duhet te vesh ne te njejtin nivel dhe te besh paralelizma midis taksave qe duhet te paguash shtetit dhe ndihmave qe mund ti japesh institucioneve te besimit shpirteror,jane dy gjera krejt te kunderta.
    Per taksat qe i jep shtetit ai eshte i detyruar te te ofroje sherbimet publike,pavaresisht se ne Shqiperi i vjedhin dhe i shperdorojne.Shteti mbahet nga taksat dhe perderisa kemi vendosur te kemi shtet taksat jane te detyrueshme,shteti eshte ai qe duhet te drejtoje nje popull,te marre vendime,te krijoje ligje dhe te kujdeset qe keto te zbatohen dhe respektohen deri me nje,ndersa objektivi i kishes nuk eshte ky,se perndryshe nuk do te kishim nevoje per shtet,mjaftonte kisha (ndoshta do ishte me mire,nuk i dihet)
    Duke perfunduar po them se ndihmat financiare per kishen dhe institucionet e tjera fetare jane veprimi me i mire qe nje person mund te kryeje.

    ps; si eshte kjo puna e kostos se ambulances se urgjences me e lire se ajo e shtetit,me vertet qe duhet te pagosh qe te vije ambulanca.........skandal eshte ky per mua.

  6. #6
    Perjashtuar
    Antarsuar
    26-01-2013
    Vendndodhja
    Ne zon te luftes
    Postime
    1,203
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Per Albo

    Kush garanton se ne Kishe parat qe ipen, nuk do te kecperdoren?
    Kush i monitoron ato para ?
    '' Kisha Orthodhokse eshte dhurata me e shenjte qe Zoti i ka falur njerezimit'' ????? Cdo feje mendon qe objekti i tyre fetare eshte dhurata me e shenjte a po jo?
    Si tju besohet ne Kosov e Shqiperi , Imameve dhe Priftave kur me s'shumti abuzojne me postet e tyre, a po ti mendon me ndryshe ?
    Pse gjithmon duhet t'i referomi feve e asnihere smendojm per shtetin se si ta zhvillojm ?
    Ndryshuar pr her t fundit nga Lumi_ftp : 17-03-2013 m 14:09

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Antarsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,476
    Faleminderit
    0
    73 falenderime n 64 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Kishen e ndihmojne vetem besimtaret e saj. Kush nuk beson,s'mund t'i kuptoje dot temwt e Albos,ose te Angmokios.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,235
    Faleminderit
    25
    300 falenderime n 225 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Le te ndalemi pak edhe tek tradita orthodhokse shqiptare ne ndihmen ndaj Kishes

    Duke qene se 2 nga 3 brezat e fundit te shqiptareve u rriten nen komunizem e ateizem, ata kane humbur jo vetem besimin por kane humbur edhe kujtesen historike te tradites orthodhokse shqiptare kur vjen fjala tek ndihma ndaj Kishes. Kisha Orthodhokse ne Shqiperi ka qene deri vone jo vetem komuniteti fetar me traditen me te lashte e me te pasur mes popullit shqiptar, por ka patur edhe nje pasuri te madhe te palujtshme ne vend. Kjo pasuri nuk matej vetem me numrin e madh te kishave, manastireve qe per nga numri i tejkalonin te gjitha objektet e kultit te besimeve te tjera te marra se bashku, por edhe me prona te tjera si toka te punueshme, vreshta, kullota, shtepi e dyqane. Kjo pasuri e madhe e Kishes Orthodhokse, deshmonte kujdesin e jashtezakonshem qe brezat para nesh kane treguar ndaj Kishes, pasi e gjithe kjo pasuri i eshte dhuruar Kishes nga besimtaret e saj te devotshem.

    Kete tradite te ndihmes se pakursyer ndaj Kishes e gjejme ne gjithe popujt ballkanike qe jane popuj me tradite orthodhokse, por tek shqiptaret orthodhokse kjo tradite ben nje dallim te madh pasi eshte shume here me e theksuar. Ne traditen orthodhokse lokale shqiptare gjejme disa tradita krejtesisht shqiptare qe nuk i gjejme ne popujt e tjere orthodhokse ne Ballkan apo ne bote. Ajo qe bie me shume ne sy eshte tradita e "ankandit te ikonave" qe mbahet ne Diten e Ujit te Bekuar, cdo 6 janar. Mendohet qe fillimet e saj kjo tradite i ka tek fenomeni i vjedhjes se ikonave te veshura me ar e argjend nga agallaret e bejte muslimane te zones. Dhe ne kembim te kthimit te ikonave ne Kishe, bejte e agallaret kerkonin para nga popullsia orthodhokse. Kjo tradite historike deshmon jo vetem rrethanat e lindjes se saj nen pushtimin osman, por deshmon edhe perkushtimin dhe devotshmerine e besimtareve orthodhokse shqiptare per te ruajtur me cdo cmim besimin dhe Kishen e tyre.

    Nje tjeter tradite po kaq e pazakonte ne boten orthodhokse eshte tradita e "groposjes se floririt per Kishen". Gjate kohes se pushtimit osman, popullsia autoktone orthodhokse e vendit u shperngul nga qendrat e banuara ne fshatrat e izoluara malore, si per ti shpetuar ndikimit politik, fetar e kulturor te pushtuesit osman. Por me pushtimin osman, krahas presioneve per konvertime ne muslimane, vinin edhe aktet e prishjes se kishave orthodhokse ose ne kthimin e tyre ne xhami. Popullsia orthodhokse e zones, do te mblidhej e se bashku do te mblidhnin leke qe jo vetem te ndertonin kishen e fshatit te tyre, por edhe te linin leke menjane ne rast se administata lokale apo beu i zones vendoste qe te shkaterronte apo vidhte Kishen e fshatit. Te gjithe keta besimtare do te mblidhnin florinj nga kursimet e tyre, e do t'i groposnin e fshihnin ne nje vend te fshehte qe vetem pak veta i dinin. Dhe betoheshin para ikones se Shen Marise e Krishtit, qe askush nuk do ti prekte ato leke, dhe do te cgroposeshin vetem per nevojat e Kishes. Pas rrenies se komunizmit, ne shume zona te Shqiperise, u zbuluan disa prej ketyre rezervave te floririt nga njerez te etur per para. Te etur per para e flori, shume prej tyre i hapen gropen vetes, pasi ate para nuk e gezuan kurre, por u solli fatekeqesi te medha familjare. Sipas tradites orthodhokse, besimtari nuk duhet t'i jete borxhlli Kishes as per nje qiri qe ndez ne Kishe, e jo me te vjedhi pronen e pasurine e saj.

    Nje tjeter tradite orthodhokse eshte ajo e emigranteve shqiptareve ne bote qe ne kohen kur Shqiperia ishte ende Turqi Evropiane. Ne kerkim te nje jete me te mire, popullsia orthodhokse e vendit do te emigronte drejt Stambollit, Egjiptit, Austrise, Rumanise, Egjiptit, etj. Te gjithe emigrantet para se te niseshin per mergim, do te luteshin ne Kishen e fshatit apo qytetit te tyre, qe Zoti te kujdeses per familjen qe linin pas. Ashtu si familja qe ata linin pas, do te lutej me dite, muaj e vite te tera, per shendetin e te afermve te tyre larg. Shume nga keta emigrante do te fillonin jeten nga fillimi ne vendet ku shkonin e do te perjetonin veshtiresi nga me te medhate, por me kohen do ti tejkalonin e benin prokopi ne emigracion. Shume nga shqiptaret orthodhokse ne Stamboll do te beheshin tregtare te zote e do te vinin pasuri te madhe. Dhe per te treguar mirenjohjen e tyre ndaj Zotit, ata do te lidhnin te ardhurat e nje prej dyqaneve te tyre, apo shtepive qe linin me qira, per Kishen e fshatit te tyre. Te ardhurat e dyqanit apo shtepise me qera ne Stamboll, do t'i dergoheshin per muaj kishes se fshatit te tyre. Te tjere me ato leke do te blinin toka apo vreshta qe ia dhuronin Kishes se fshatit, ne menyre qe te ardhurat e saj te mund te shkonin per te mirembajtur Kishen.

    Nje tjeter tradite e emigranteve orthodhokse shqiptare ka qene dhurata qe sillnin nga emigracioni per Kishen. Ndryshe nga sot ku transporti ajror e ben udhetimin e gjate shume te shkurter dhe komod, ne kohen e tyre keta emigrante duhet te merrnin rrugen per kthimin ne shtepi qe zgjaste me muaj. Para se te niseshin, ata perseri do ta nisnin udhetimin me lutje ne Kishe drejtuar Zotit, qe t'i mbronte e ndihmonte gjate rruges se gjate. Dhe shumica e tyre e planifikonin udhetimin me vapor nga Amerika e larget, qe te ishin te pranishem ne festen me te madhe te fshatit e zones se tyre, panairin e Kishes se fshatit, qe perkonte gjithmone me Diten e Shenjtorit te Kishes se fshatit. Dhe sa here qe ktheheshin ne shtepi, krahas dhuratave e lekeve qe sillnin nga kurbeti, keta emigrante do ti dhuronin dicka Kishes, ne forme falenderimi Zotit qe i solli shendoshe e mire ne familjen e tyre.

    Nje tjeter tradite e madhe orthodhokse mes shqiptareve eshte ajo e dhuratave per kisha te vecanta te vendit. Edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi, ne zona te ndryshme te vendit, ka Kisha te vecanta qe ne diten e tyre te emrit, vizitohen nga dhjetra pelegrine te ardhur nga mbare Shqiperia, por mbledhin edhe shume leke qe dergohen nga njerez te ndryshem si brenda edhe jashte Shqiperise. Me kujtohet ne fillimet e viteve 90 ne Kishen e Shen Marise se Benjes (Shqerri) ne Permet, ku kisha shkuar per here te pare. Ishin rreth 100 veta te mbledhur edhe pse kishat sapo ishin rihapur ne ate kohe. Por ajo qe me beri pershtypje me shume, krahas bukurise dhe madheshtise se Kishes, me beri pershtypje se sa shume leke u mblodhen. Ne fund te dites, personi nga fshati qe kujdesesj per Kishen dha se ishin mbledhur disa qindra mije leke (nuk e mbaj mend ekzaktesisht) qe per kohen ishin shume. U bera kurioz dhe pyeta nje nga te afermit e mi se kush i kish dhene gjithe ato leke per Kishen dhe kur ky pyeti personin qe kujdesej per Kishen, ai i tregoi se kishin ardhur para ne zarfe nga qytete si Vlora, Tirana, Fieri e Berati. Kjo me beri akoma edhe me kurioz dhe pyeta gjyshen time qe ishte rritur ne ate zone se pse keta njerez pa emer dergonin leke per Kishen ne nje fshat te Permetit. Dhe ajo me tregoi se shume nga njerezit qe dergonin leke ishin me origjine nga ajo zone ose kishin ardhur ne Kishe per te kerkuar ndermjetesimin e Shen Marise per problemet e tyre, kryesisht per probleme ne lidhje me shendetin. Ajo me tregoi se si femije qe vuanin nga semundje te ndryshme sherroheshin duke fjetur nje nate brenda ne Kishe. Dhe ata qe dergonin leke ishin te afermit e ketyre njerezve te sherruar, qe kishin mesuar per keto mrekullira nga goja e vete te afermeve te tyre.

    Orthodhoksia eshte edhe eksporti me i vyer i emigranteve shqiptare nga Shqiperia ne Amerike. Edhe ne nje toke te larget, edhe ne nje vend te huaj, emigrantet orthodhokse arriten qe te ruajne fene e traditen e tyre. Edhe ne Ameriken e larget, gjeja e pare qe ata bene eshte ngritja e Kishave orthodhokse te tyre. Edhe pse benin pune te rendomte e pak te paguara, ata mblodhen leke se bashku e blene godina qe i kthyen ne kisha orthodhokse. Dhe e bene kete gje, para se Shqiperia te kish fituar pavaresine, para se shteti shqiptar te kish marre forme. Dhe keto Kisha orthodhokse shqiptare jane ne kembe edhe sot e kesaj dite ne cdo cep te Amerikes ku u vendosen emigrantet shqiptare.

    Shqiptaret vetem ne keto 2 dekadat e fundit te lirise, po rizbulojne jo vetem besimin e te pareve te tyre, por edhe traditen e tyre te pasur kishtare.

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 18-03-2013 m 02:24

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Antarsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,504
    Faleminderit
    3
    43 falenderime n 38 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Citim Postuar m par nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Kishen e ndihmojne vetem besimtaret e saj. Kush nuk beson,s'mund t'i kuptoje dot temwt e Albos,ose te Angmokios.
    Kishen mund ta ndihmoje kushdo,sipas deshires se tij dhe jo vetem besimtaret sic beson apo kujton ti.
    Megjithate nuk po kundershton askush faktin se pse duhet ndihmuar kisha apo istitucionet e tjera fetare,por disa elemente specifike te shkrimit te Albos.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,235
    Faleminderit
    25
    300 falenderime n 225 postime

    Pr: Prse duhet t ndihmoj Kishn?

    Albo,asgje nuk kam kunder shkrimit tuaj vetem dicka doja te theksoja por mos mendo se jam kunder kishes si insitucion,perkundrazi.
    Mos u shpreh qe '' Kisha Orthodhokse eshte dhurata me e shenjte qe Zoti i ka falur njerezimit'',nuk te duket pak si perkufizim i fryre, kisha eshte vertet nje dhurate e vyer nga zoti por jo ne ate stad qe e ke perkufizuar ti.
    - Ati yne ne qiell deshmoi dashurine e Tij per njeriun, duke flijuar Birin e Tij te Vetemlindur ne Kryq, per te lare mekatet tona, e per te na sjelle ate shpetim qe ne nuk e arrinim dot vete.

    - Biri i Vetemlindur i Atit, Perendi-Njeriu Jisu Krisht, i lindur prej Shpirtit te Shenjte e Virgjereshes Mari, kur erdhi mes nesh, thirri rreth vetes 12 apostujt te cileve u mesoi e deshmoi gjithcka, dhe u tha shkoni e ndani me popujt e botes kete Ungjill (Lajm te Mire) qe une ndava me ju.

    - Apostujt e Krishtit, kudo qe vinin deshmonin e predikonin ne popuj ate qe pane e degjuan me veshet e tyre sa Krishti ishte mes nesh, dhe ate qe u mesonte Shpirti i Shenjte i Perendise, te cilen e moren si dhurate te premtuar nga Krishti. Kudo qe keta shkonin, apostujt ndertonin Kishen e Krishtit ashtu si Ai i mesoi.

    - Besimtaret e thjeshte te krishtere, shkonin ne Kishe per te ndare me njeri-tjetrin Trupin dhe Gjakun e Krishtit, ashtu sic u mesoi Vete Krishti apostujve te tij ne Darken e Pashkes.

    - Nga Kisha doli edhe Shkrimi i Shenjte qe sot besimtaret e lexojne me aq endje ne ate librin qe e quajne "Bibel".

    A do te mesonim ne te krishteret orthodhokse sot, te njejten deshmi te plote e te pacenuar te Ungjillit, si 2000 vjet me pare, po te mos kishim Kishen Orthodhokse? Pergjigjia eshte Jo. Ne do te ishim nje grup heterodhoksesh qe nuk e njihnin deshmine ungjillore te plote e te pacenuar, e nuk do te trashegonim as traditen apostolike te plote e te pacenuar. Por do te ishim vetem nje nder ato mijera sekte te krishtera qe bejne gabimin e interpretimit te Ungjillit ashtu sic u vjen atyre per mbrare, ne mendjen e tyre, teksa lexojne vargjet e Bibles.

    A do te shuanim ne besimtaret orthodhokse dot urine tone shpirteror me dhuratat me te shenjta te Zotit, Trupin dhe Gjakun e Tij, qe marrim ne Kishe cdo te diele? Sigurisht qe nuk do te shuanim dot kete uri shpirterore, por do te ishim njerez shpirterisht te uritur qe do te perjetonim nje vdekje te sigurt shpirterore. E njejta Kupe e Shenjte qe mban dhuratat e shenjta ne Kishen Orthodhokse qe une shkoj, e njejta luge, ka ushqyer shpirtrat e te gjithe brezave te te krishtereve orthodhokse te keto 2000 vjet. E njejta Kupe dhe e njejta luge ushqen edhe shpirtin tim sot.

    Ju nuk i kuptoni dot fjalet e mia me lart, pasi ju mungon besimi. Kisha Orthodhokse eshte dhurata me e shenjte e Zotit per njerezimin, pasi eshte Kisha e vetme qe mban titullin, e Shenje, Katolike dhe Apostolike, dhe e vetmja qe e ka ruajtur te pacenuar Traditen Apostolike dhe Ungjillin e Krishtit. Ka plot kisha te tjera ne bote qe pretendojne te jene kisha te verteta, por asnje prej tyre nuk eshte orthodhokse dhe te gjitha ato se bashku, jane shkeputur e kane rene nga trupi i Kishes Orthodhokse, pasi kane rene ne herezi e kane prekur doktrinen orthodhokse.

    E dyta dhe me e rendesihmja eshte fakti qe nuk duhet te vesh ne te njejtin nivel dhe te besh paralelizma midis taksave qe duhet te paguash shtetit dhe ndihmave qe mund ti japesh institucioneve te besimit shpirteror,jane dy gjera krejt te kunderta.
    Per taksat qe i jep shtetit ai eshte i detyruar te te ofroje sherbimet publike,pavaresisht se ne Shqiperi i vjedhin dhe i shperdorojne.Shteti mbahet nga taksat dhe perderisa kemi vendosur te kemi shtet taksat jane te detyrueshme,shteti eshte ai qe duhet te drejtoje nje popull,te marre vendime,te krijoje ligje dhe te kujdeset qe keto te zbatohen dhe respektohen deri me nje,ndersa objektivi i kishes nuk eshte ky,se perndryshe nuk do te kishim nevoje per shtet,mjaftonte kisha (ndoshta do ishte me mire,nuk i dihet)
    Duke perfunduar po them se ndihmat financiare per kishen dhe institucionet e tjera fetare jane veprimi me i mire qe nje person mund te kryeje.
    Shteti modern per te cilin ti flet ka lindur si koncept dhe ide ne 3 shekujt e fundit te njerezimit. Dhe ne keto 3 shekuj, ky shtet ka ndryshuar si forme edhe misionin e tij disa here fale revolucioneve njerezore. Kurse Kisha Orthodhokse eshte 2000 vjecare dhe ne keto 2000 vjet asnjehere nuk ka ndryshuar formen apo misionin e saj. Kendveshtrimi yt eshte kendveshtrimi i nje njeriu shekullar ne shekullin e XXI qe kujton se shteti eshte mamia e tij me e mire, qe e ka per detyre te kujdeset per ty qe nga djepi e deri ne varr. Ky kendveshtrim qe ti dhe shume si ty mbani, eshte i gabuar ne shume dimensione, por dimensioni me i thelle eshte ai i lirise njerezore: misioni fillestar i shtetit ne gjenezen e tij ishte garantimi i lirive dhe te drejtave njerezore te qytetareve te tij. Me fjale te tjera, shteti u krijua per ty e per mua si qytetare te lire, per te na ndihmuar ne ruajtjen e lirise sone si njerez. Por me kalimin e kohes, balanca e pushtetit u prish ndjeshem, ku shteti nuk punon me per qytetaret e tij, por qytetaret e tij punojne per shtetin. Shteti dhe njerezit qe jane ne pushtet kane prishur kete balance duke te kufizuar ty lirine dhe mundesite e jetes jo vetem me forcen e ligjeve qe nxjerrin, por edhe me taksat qe shteti na mban ne si qytetare. Shume mire kushdo qe shikon gjendjen e shteteve ne mbare boten e qyteteruar mund te dali e thote: nuk eshte me shteti qe punon per qytetarin, eshte qytetari qe punon per shtetin. Pra sovrani nuk eshte me qytetari i lire, sovrani eshte shteti dhe vasali eshte ai qytetari i thjeshte, une e tij.

    Dhe kemi arritur ne ate pike sot, ku gati gjithe shtetet e botes se qyteteruar, jane drejt falimentimit duke u lene mbi supe qytetareve te thjeshte barren e borxheve te jashtezakonshme publike. A do te ishim sot ne kete pike kritike ne historine e njerezimit nese njerezit e lire do t'i kishin varur shpresat e tyre tek Zoti, ashtu sic kane bere per mijera vjet, e jo tek shteti social?!

    Ti mund te dalesh e thuash qe e kane fajin politikanet e pushtetaret per gjendjen, por une te them, qe te gjitha keto ndodhen, pasi njerezit humben besimin ne Zot.

    Albo
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 22-03-2013 m 21:26

Fjalt Kye pr Temn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •