Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Stand-up comedy në shqip, kërkohen Arian Çanë të tjerë

    Stand-up comedy në shqip, kërkohen Arian Çanë të tjerë

    Aida Tuci

    Në janar të këtij viti, Teatri i Komedisë bëri një thirrje publik për projekte stand-up comedy me synim që gjatë vitit 2013 të përfshijë në repertorinimages e tij një ose më shumë spektakle të kësaj natyre. Nga dita e thirrjes, drejtori i Teatrit të Komedisë, Kastriot Çipi shprehet se deri tani nuk ka ardhur asnjë projekt interesant, por ai do të vazhdojë të këmbëngulë derisa të paraqitet një i tillë. Arsyet se përse kërkon me kaq këmbëngulje të sjellë këtë zhanër të ri në skenën e një teatri kombëtar janë të shumta, por më kryesorja është buxheti. “Kjo është shfaqja më ekonomike që mund të bëhet. Nuk kërkon shumë shpenzime dhe të sjell edhe publik në sallë”, – thotë Çipi. Përtej anës financiare, ai synon që stand-up comedy të bëhet pjesë e repertorit të këtij sezoni si një pasurim i zhanreve të reja që prodhohen në skenën e teatrit shqiptar. Por me sa duket, projekte të cilat të jenë në nivelet e një stand-up comedy nuk ka patur. “Është shumë e vështirë për një aktor të jetë i vetëm përballë publikut. Kjo kërkon që të jesh një aktor i kompletuar”, – thotë Çipi. Në ndryshim nga monodrama, në stand-up comedy, thënë shqip ‘komedi në këmbë’, aktori del në skenë duke iu drejtuar drejtpërdrejt publikut, pra duke e thyer të ashtuquajturin “muri i katërt”. Aktori interpreton vërtet mbi bazën e një teksti, por nuk luan asnjë rol në veçanti: ai del në skenë si vetvetja dhe si i tillë i drejtohet publikut gjatë gjithë spektaklit. Në spektakle të tilla skenografia, kostumet, ndriçimi, muzika dhe efektet e tjera janë të parëndësishme. Mbreti është ai, komediani që qëndron në këmbë përballë një spektatori të etur për të qeshur. Nga shembujt më të spikatur nga përvoja botërore janë spektaklet e Dario Fo, Eddie Murphy, Franca Rame, Ellen Degeneres etj.

    Në Shqipëri ka patur përpjekje e deri diku realizime të këtij zhanri. Ismet Drishti tentoi në Akademinë e Arteve të sillte një markë të re “Made in Albania” të stand-up comedy vite më parë. Pas tij, Arian Çani në Teatrin e Metropolit erdhi me një shfaqje teatrale të gjinisë, “One man shoë”, që nuk është as më shumë e as më pak se një stand up comedy, ku gjatë gjithë kohës Çani ishte aktori i vetëm, i cili u rrëfente spektatorëve situata të ndryshme me humor duke i bërë dhe ata pjesë të spektaklit të tij. Në shtyp kjo dalje e Arian Çanit edhe pse kishte elementë të stand up comedy u pa më shumë si një inskenim në sallën e një teatri të programit të tij televiziv “Zonë e Lirë”. Një vit më parë, në shumëkuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, Elvis Pupa, ish-aktori i ‘Portokallisë’ solli ndoshta të parën stand-up comedy në Shqipëri. Edhe shtypi dhe spektatori pasi e ndoqën, kështu e përkufizuan. “100 vjet, shteti më i lumtur në ….Shqipëri”, një stand-up comedy nga Elvis Pupa ka filluar tashmë turin në Nju Jork, Boston, Çikago, Toronto e Florida, ku jetojnë shqiptarë, sepse siç thotë dhe Pupa: “Për ata që duan të qeshin dhe kanë dëshirë që të jenë pjesë e këtij shoë, ka ardhur momenti për të shijuar dhe përjetuar për herë të parë një stand-up comedy në gjuhën shqipe”.

    Komedianët më të famshëm në botë

    Komedia është biznes i ashpër. Ose nis të shkruash, ose të ngjitesh në skenë dhe performon, ose i bën të dyja. Stand-up-i është më e pashpirta e të gjitha formave ku komedia e shfaq veten. Të jesh një komedian stand-up është shumë e vështirë, dhe të kërkon të gjithë kombinimin e të shkruarit, koherencës dhe performancës. Shto dhe një audiencë të drejtpërdrejtë që ndonjëherë nuk do më shumë sesa të ta bëjë jetën të mjerë. Në mos, je shumë i talentuar me një mikrofon në dorë si këta njerëz…


    Chris Rock

    Ai është Mbreti aktual i Komedisë (Revista Time e ka emërtuar si njeriun më komik në Amerikë) dhe çdo speciale stand-up nga ai është një event që ia vlen të festohet. Është gjithashtu një nga komedianët e paktë që ka tejkaluar veten në çdo mënyrë: ai sfidon zhanret dhe kategoritë, për shkak se të gjithë e pëlqejnë Chris Rock. Rroftë mbreti!

    Kathy Griffin

    Megjithëse ka bërë komiken stand-up për vite, ajo nuk u bë e famshme deri sa u etiketua si dikush, e cila do vetëm të bëhet më e famshme. Falë serive të saj “Jeta ime dhe Lista D” dhe prirjes për të servirur të famshëm gjatë aktrimit, ajo u bë një ikonë stand-up për audiencën e uritur për thashethemet e liga.

    Robin Williams

    Të shihje Ëilliams-in në skenë në daljet e hershme teksa tregonte çdo barsoletë që i mbinte në kokë, i mbuluar nga valë djerse. Energjia që kishte ishte jashtë serie. Ai ishte nga ai lloj komedianësh që nxirrte nga goja të gjitha mendimet dhe nuk pendohej kurrë. Energjia e çmendur, e kombinuar me talent të çmendur, e shndërroi atë në ikonë të komedisë.

    Steve Martin

    Rilindësi i komedisë njihej dikur për baballëkun e tij në shfaqjet stand-up. Martin ka një ritëm unik që përzihet mirë me çdolloj kategorizimi të aktrimit në skenë. Ai të bën të qeshësh me magji, mund të këndojë një këngë me banxho ose thjesht mund të qëndrojë e të tregojë barsoleta. Ai gjithmonë ka një barsoletë të fundmit në rutinë që i shkul të gjithë së qeshuri.

    Eddi Murphy

    Është për të ardhur keq që brezi i ri e njeh atë thjesht si doktori që flet me kafshët apo si Norbit. Më herët Murphy ka qenë komiku më argëtues i planetit. Ai kishte talent në imitime dhe gjithmonë i kishte pjesë të rutinës. Shiheni duke bërë stand-up dhe do kuptoni se ka qenë i talentuar, qesharak dhe i gatshëm për famën që në moshën 18-vjeçare.

    Dario Fo, shkrimtar satirik italian, dramaturg, drejtor teatri, aktor, kompozitor dhe fitues i çmimit “Nobel” 1997 në Letërsi, është ndër më të njohurit në Europë të stand-up comedy. Fo aktualisht ka një kompani teatrale me gruan e tij, aktoren Franca Rama, edhe kjo një komediane e famshme.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Stand-up comedy në shqip, kërkohen Arian Çanë të tjerë

    Arian Cani eshte shume larg te qenurit komedian. C'fantazi kane edhe keta gazetaret!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Stand-up comedy në shqip, kërkohen Arian Çanë të tjerë


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Stand-up comedy në shqip, kërkohen Arian Çanë të tjerë


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Stand-up comedy në shqip, kërkohen Arian Çanë të tjerë


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •