Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 233
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    ENVER HOXHA PLANIFIKONTE TA SULMONTE JUGOSLLAVINĖ

    Udhėheqėsi komunist i Shqipėrisė, Enver Hoxha planifikonte sulm ushtarak ndaj Jugosllavisė pas vdekjes sė Josip Broz Titos, shkruan e pėrditshmja kroate, “Jutarnji List”

    Sipas kėsaj tė pėrditshme, udhėheqėsit komunistė tė Shqipėrisė, planifikonin, nė takimet e tyre tė fshehta nė fund tė viteve 70-tė dhe nė fillim tė 80-tave, operacion ushtarak ndaj Ish SFRJ-sė, tė quajtur “Shpėrthimi”.

    Plani ishte, qė pas vdekjes se Titos (qė, sipas tyre, nė Jugosllavi do tė fillonin klanet e brendshme pėr pushtet), me aksion tė shpejt tė ushtrisė shqiptare ta merrnin Kosovėn, por edhe pjesė te Maqedonisė dhe Malit tė Zi ku shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė.

    Kjo ėshtė bazuar nė arkivat shqiptare dhe ruse, pastaj procesverbaleve te mbledhjeve tė Politbiros sė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, si dhe dorėshkrimeve tė ministrit tė atėhershėm tė Mbrojtjes, Veli Lakaj, nė tekstin me tė ri i ka pėrmbledhur historiani rus, Artjom Ulunjan, analist pėr Lėvizje Komuniste te shekullit 20 nė Ballkan.

    Ulunjan, anėtar i Institutit pėr histori nė Akademinė ruse tė Shkencave, nė numrin e janarit tė revistės akademike “Slavjanovedenje”, ka botuar tekstin “Operacioni i fshehtė ‘Shpėrthimi’: Si bėhet gati Enver Hoxhaj pėr ‘kaosin pas Titos’”.

    Edhe pse Ulunjan shkruan se edhe mė herėt, nė mėnyrė sporadike dhe jo tė plotė (kryesisht nė intervista tė ish zyrtarėve komunist shqiptar) janė paraqitur informacione pėr operacion tė fshehtė, tash nga burime arkivore ėshtė konfirmuar se Enver Hoxha ka qenė i fiksuar me atė se cfarė do tė ndodh me Jugosllavinė pas Titos.

    Ka qenė i bindur se atje do tė ketė luftė tė pėrgjakshme pėr pushtet ndermjet forcave proruse dhe atyre proamerikane.

    Siē thuhet, Hoxha njėkohėsisht ka qenė i brengosur pėr regjimin e tij, por ethshėm ka menduar se si nga tėrė kjo situatė tė nxjerrė aq sa mundet, sipas mundėsive, ta rimarr Kosovėn.

    Enver Hoxha kėtė plan ia kishte besuar udhėheqėsve mė tė besuar tė tij nė fillim tė dhjetorit tė vitit 1977. Ky ishte fillimi i pėrgatitjeve serioze nė rast tė vdekjes sė Titos. Ishin shqyrtuar tė gjitha mundėsitė pėr fqinjin e fuqishėm.

    Ulunjan thotė se pikėrisht Kosova ėshtė njėra nga arsyet e mundshme qė Shqipėria ishte vendi i vetėm qė nuk e nėnshkroi aktinin e Samitit tė Helsinkit nė vitin 1975, me tė cilin definoheshin kufijtė e Evropės sė Re.

    Ulunjan pėrmend raporton e ministrit shqiptar tė Punėve tė Brendshme, Kadri Hazbiu nga nėntori i vitit 1977, nė tė cilin, “pėr herė tė parė dhe tė vetme” nė njė dokument tė rėndėsishėm tė regjimit tė Hoxhės pėrmendet “se Qeveria e Shqipėrisė mbėshtetė bashkimin e tė gjithė shqiptarėve”.

    “Ne me tė gjitha forcat mbėshtesim kosovarėt. Dhe ne jemi pėr atė qė ata tė bashkohen me Shqipėrinė, sepse kjo do tė siguronte unitet kombėtar”, shkruante Hazbiu.

    Hoxha theksonte se “nuk duhet kursyer mjetet pėr Kosovėn, sepse herėt apo vonė kjo do tė shpaguhet nė tė ardhmen”. Pikėrisht pėr kėtė nė vitin 1978 nė strukturėn e CKAPR themeloi Byronė e propagandės ndėrkombėtare, tė cilėn e quajti Byroja pėr Kosovėn.

    http://lajmonline.com/sq/Kombetare/E...sllavine-19862

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    vetem hitleri ka mund ta pushtonte jugoslavine........keto jan vetem poordha.....
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Kush i thur keto genjeshtra mor aman, po ne fund te viteve '80 shqiptaret i kishin zorret ngjitur pas barku, cfare Jugosllavie do te sulmonte ai, po te kishte dashur e kishte bere. Ka patur plot 50 vjet kohe e s'dha nje here shenja per nje hap te tille. Ne Shqiperine e asaj kohe, Kosova pothuaj nuk ekzistonte, nuk dinim asgje per te, vetem tani jemi rilidhur e ndihemi nje komb.....Hajt e mbajtshi me shendet Enverin, te gjithe ato qe vdesin per te, e mos na u perseritte kurre me ajo gjeme, per te gjithe ne te tjeret qe e shohim realitetin sic ka qene.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    sipas kesa, na del qe te ajo tema , enveri desh te shiste kosoven nuk qenka e vertet
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  5. #5

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Keto jane shpifje dhe propagande e paster. Jo vetem qe Enveri ska patur ndonjehere ndermend te sulmonte Jugosllavine se Kosoven vete ja u shiti atyre por nuk kishte as kellqe ushtarakisht ta ndermerrte nje aksion te tille. Plus, per mire ose per keq, asnje shqiptar se ka patur tradite sulmin ndaj vendeve fqinje.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Enver Hoxha ne 1946 mbajti nje fjalim pompoz ku thosh: "Ta kthejme Shqiperine ne Republike te Shtate te Jugosllavise!" Kjo ishte menyra e tij per ti treguar Titos dhe komunisteve jugosllave se ne komunistet shqiptare jemi femije te bindur te baba Titos dhe komunisteve jugosllave, te cilet themeluan Partine Komuniste ne Tirane dhe katapultuan Enver Hoxhen ne krye te kesaj Partie.

    Kur u prish Titoja me ruset, Enver Hoxha e gjeti veten ne nje pozite te veshtire: i duhej te zgjidhte mes Titos e Stalinit, yugosllaveve dhe ruseve. Zgjodhi anen e ruseve duke denoncuar imperializmin pro-amerikan te Titos. Dhe qe te kuptoni se sa frike e kish Hoxha jugosllavine, duhet te mesoni historine e atyre viteve: per plot 3 dekada, ai vrau e preu edhe njerezit me te afert te pushtetit te tij, pasi dyshonte se keta ishin bashkepuntore te Titos e Jugosllavise qe punonin per ta asgjesuar ate ne Shqiperi. Enver Hoxha e dinte shume mire qe gjithe bashkepuntoret e tij kishin lidhje me komunistet jugosllave, pasi keta komuniste jugosllave formuan Partine Komuniste ne Shqiperi.

    Ideja se Enver Hoxha dhe sigurimi i shtetit me Kadri Hazbiun ne krye benin plane per revolta ne Kosove pas vdekjes se Titos, eshte si puna e asaj propagandes komuniste: "Armiqte e ketij populli do te thyejne koken ne kete vend shkemb graniti". Komunistet shqiptare qe prodhonin kete propagande, me sa duket, ngaqe e perseritnin pa pushim, e besonin edhe vete si te vertete. E verteta eshte qe Jugosllavia e Tito e hiqnin qafe Enver Hoxhen kur te donin dhe si te donin. Nuk e bene nje gje te tille pasi nuk u leverdiste qe te ndryshonte status-quo mes shqiptareve ne Ballkan. Nje Shqiperi komuniste dhe e izoluar nga bota ishte nje shtet am inekzistent, qe do te thosh, shqiptaret nen Jugosllavi ngeleshin nen Jugosllavi e nuk kishin mbeshtetjen e Shqiperise.

    Ironia e pretendimeve te tilla eshte se partizanet komuniste shqiptare me ne krye Enver Hoxhen, iu bashkuan ofensives se cetave jugosllave ne Kosove, per t'ua dorezuar Kosoven Titos dhe per te asgjesuar cdo rezistence shqiptare ne Kosove ne perfundimet e Luftes se II Boterore. Ishin partizanet komuniste shqiptare dhe Enver Hoxha qe ia dorezuan Kosoven Titos e Jugosllavise. Ishte minimumi qe Enver Hoxha mund te bente per te deshmuar besnikerine e tij ndaj baba Titos dhe komunisteve jugosllave per ndihmen qe ata i dhane Hoxhes dhe komunisteve shqiptare ne vitet 40 ne Shqiperi. Ironia tjeter eshte se te gjithe ata kosovare qe kalonin kufirin shqiptar per te hyre ne Shqiperi gjate kohes se Hoxhes, ose i ktheheshin mbrapsht Jugosllaveve, ose me keq akoma, Enver Hoxha i mbyllte ne kampet e internimit ne zonen e Myzeqese, ku perfundonin te gjithe kundershtaret e tij politike. Edhe njehere, kjo deshmonte friken e rregjimit te Hoxhes, qe kosovaret qe i shpetonin ndjekjes se rregjimit jugosllav, ne syte e rregjimit te Enver Hoxhes ishin "spiune te UDB-se" dhe "njerez te Titos qe kishin arrdhur me mision te rrezonin Pushtetin Popullore". Me pak fjale, te vrisnin Enver Hoxhen.

    Por kjo nuk i pengon komunistet dhe enveristet e LPK-se ne Kosove, qe Sigurimi i Shtetit shqiptar i rekrutronte ne Evropen Perendimore ku kishin shkuar si emigrante, qe te vazhdojne ti ngrejne kultin Enver Hoxhes.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-03-2013 mė 13:10

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2010
    Postime
    121

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Un jam shum i sigurte qe Enver Hoxha rrithte nga nje familje e paster KINEZE.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anėtarėsuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    ENVER HOXHA PLANIFIKONTE TA SULMONTE JUGOSLLAVINĖ

    Udhėheqėsi komunist i Shqipėrisė, Enver Hoxha planifikonte sulm ushtarak ndaj Jugosllavisė pas vdekjes sė Josip Broz Titos, shkruan e pėrditshmja kroate, “Jutarnji List”

    Sipas kėsaj tė pėrditshme, udhėheqėsit komunistė tė Shqipėrisė, planifikonin, nė takimet e tyre tė fshehta nė fund tė viteve 70-tė dhe nė fillim tė 80-tave, operacion ushtarak ndaj Ish SFRJ-sė, tė quajtur “Shpėrthimi”.

    Plani ishte, qė pas vdekjes se Titos (qė, sipas tyre, nė Jugosllavi do tė fillonin klanet e brendshme pėr pushtet), me aksion tė shpejt tė ushtrisė shqiptare ta merrnin Kosovėn, por edhe pjesė te Maqedonisė dhe Malit tė Zi ku shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė.

    Kjo ėshtė bazuar nė arkivat shqiptare dhe ruse, pastaj procesverbaleve te mbledhjeve tė Politbiros sė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, si dhe dorėshkrimeve tė ministrit tė atėhershėm tė Mbrojtjes, Veli Lakaj, nė tekstin me tė ri i ka pėrmbledhur historiani rus, Artjom Ulunjan, analist pėr Lėvizje Komuniste te shekullit 20 nė Ballkan.

    Ulunjan, anėtar i Institutit pėr histori nė Akademinė ruse tė Shkencave, nė numrin e janarit tė revistės akademike “Slavjanovedenje”, ka botuar tekstin “Operacioni i fshehtė ‘Shpėrthimi’: Si bėhet gati Enver Hoxhaj pėr ‘kaosin pas Titos’”.

    Edhe pse Ulunjan shkruan se edhe mė herėt, nė mėnyrė sporadike dhe jo tė plotė (kryesisht nė intervista tė ish zyrtarėve komunist shqiptar) janė paraqitur informacione pėr operacion tė fshehtė, tash nga burime arkivore ėshtė konfirmuar se Enver Hoxha ka qenė i fiksuar me atė se cfarė do tė ndodh me Jugosllavinė pas Titos.

    Ka qenė i bindur se atje do tė ketė luftė tė pėrgjakshme pėr pushtet ndermjet forcave proruse dhe atyre proamerikane.

    Siē thuhet, Hoxha njėkohėsisht ka qenė i brengosur pėr regjimin e tij, por ethshėm ka menduar se si nga tėrė kjo situatė tė nxjerrė aq sa mundet, sipas mundėsive, ta rimarr Kosovėn.

    Enver Hoxha kėtė plan ia kishte besuar udhėheqėsve mė tė besuar tė tij nė fillim tė dhjetorit tė vitit 1977. Ky ishte fillimi i pėrgatitjeve serioze nė rast tė vdekjes sė Titos. Ishin shqyrtuar tė gjitha mundėsitė pėr fqinjin e fuqishėm.

    Ulunjan thotė se pikėrisht Kosova ėshtė njėra nga arsyet e mundshme qė Shqipėria ishte vendi i vetėm qė nuk e nėnshkroi aktinin e Samitit tė Helsinkit nė vitin 1975, me tė cilin definoheshin kufijtė e Evropės sė Re.

    Ulunjan pėrmend raporton e ministrit shqiptar tė Punėve tė Brendshme, Kadri Hazbiu nga nėntori i vitit 1977, nė tė cilin, “pėr herė tė parė dhe tė vetme” nė njė dokument tė rėndėsishėm tė regjimit tė Hoxhės pėrmendet “se Qeveria e Shqipėrisė mbėshtetė bashkimin e tė gjithė shqiptarėve”.

    “Ne me tė gjitha forcat mbėshtesim kosovarėt. Dhe ne jemi pėr atė qė ata tė bashkohen me Shqipėrinė, sepse kjo do tė siguronte unitet kombėtar”, shkruante Hazbiu.

    Hoxha theksonte se “nuk duhet kursyer mjetet pėr Kosovėn, sepse herėt apo vonė kjo do tė shpaguhet nė tė ardhmen”. Pikėrisht pėr kėtė nė vitin 1978 nė strukturėn e CKAPR themeloi Byronė e propagandės ndėrkombėtare, tė cilėn e quajti Byroja pėr Kosovėn.

    http://lajmonline.com/sq/Kombetare/E...sllavine-19862


    Pyeta babait per ushtrine shqiptare asa kohe dhe me tha qe; po cfare ushtrie leshi,ata ha in groshe perdite dhe ne dy vjet ushtri benin qitje me pushke dy here ne vit me nga 3. Fisheke

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Kam lexuar ket lajme vertetė jam befasuar nga ky informacion
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

  10. #10

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Lajm i vjeter per kete forum, per te cilin kemi kaq vite qe kemi diskutuar.

  11. #11

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Citim Postuar mė parė nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Pyeta babait per ushtrine shqiptare asa kohe dhe me tha qe; po cfare ushtrie leshi,ata ha in groshe perdite dhe ne dy vjet ushtri benin qitje me pushke dy here ne vit me nga 3. Fisheke
    Keshtu thoshte dhe im ate ndiese paste ushtri koti me injorante komisare e komandante ..bile njeriu me i skte thoshte ne Brigaden qe ai sherbeu per tre vjet, ishte nje inxhinier elektrik qe rridhte nga familje intelektuale, gjithe te tjeret ishin injorante nuk flasim per virtute e aftesi ushtarakesh. Shkrime te tilla nuk jane vec gazra me rigon qe te vjen peshtire t'i lexosh. Enveri nuk ishte vec nje moth.. fuc... qe mori me qafe nje komb i cili meritonte me teper ne vitet e ndryshimit te Europes. E mbajti popullin te burgosur saqe akoma nuk i kane ikur kusuret. Ishte nje nxenes shembullor i Josiphit gje te cilen e ruajti deri ne ngordhje.
    Demagogjite per nje Kosove shqiptare dhe gangster-lliqe made in China jane nje burde dhe asnje gje me teper . mos e ndyrni forumin me figura te rendomta si Hoxhe Enveri.
    Paqe!
    Paqe!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Ky eshte nje lajm plotesisht i VERTETE

    Ne shqiperine e asaj kohe u sterviten ushtarakisht jo vetem shqiptare nga Kosova por edhe shume intelektuale rezerviste nga veriu i shqiperise

    Stervitja ushtarake ashte kryer kryesisht me armatim te lehte dhe afat kohor 3 deri 6 muaj ne zonat e Mulletit dhe Petreles Tirane,,koha stervitore 1 vit para demostratave te studenteve 1982

  13. #13
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Ju qofshi qe besoni akoma perralla te tilla. Shqiperia edhe sikur te donte nuk kishte kurrfare mundesie per tu mbrojtur ne rast se sulmohej dhe jo te sulmonte dike tjeter. Paranoja se do na pushtojne shpuri ne ndertimin e qindra mijra bunkereve e tuneleve gjoja per nje mbrojtje gjithpopullore. Jugosllavia ne na pushtonte jo me arme,por sikur te leshonin buke,sallam,vaj e veze shqiptaret do hidhnin pushken e do rendnin pas bukes.Lufta do ekonomi te zhvilluar,logjistike moderne,infrastrukture,karburant,mjete e moral. Shqiperia asnje nga keto nuk kishte.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Nuk e di se ē'ka mendojnė te tjerźt por edhe unė i besoj kėtij lajmi qė pėr mua ishte i ditur....

    Duhėt te njiheni njėherė me situaten nė botė nė kėto vite tė trubbellta, ku asnjė cep i botės nuk ishte i sigurtė, secili pritej tė sulmohej nga tjetri. Bashkmi sovjetik sulmoi Afganistanin, lufta civile dhe ndryshimet nė Iranė, e tėrė Azia ishte nė konflikte, pritej vdekja e Titos siē pritej fundi i botės nga kalendari Maja...
    Kroatet mezi se prisnin tė sulmohej Jugosllavia, poashtu dhe sllovenia dhe lutėshin qė sa mė parė tė ndėrhyje kushdo qoftė, amerika, italia austria, hungaria, bullgaria apo edhe Shqipėria, vetė se mos te ndėrhyje Rusia, mė njė fjalė, i bėnin thirrje Shqipėrisė qė ti shpetoje...
    Mė kujtohėn ato diskutime si sot mė kroatėt, qė ėshtė e vereta ne shqiptarve na inkurajonin dhe ishin tė bindur se pranvera e 81-shės do pėrgjakej pėrseri aty ku mbeti nė pragė te pranveres sė 1945, tė gjithė ishim nė dijeni se do shpertheje, vetėm se njė gjė nuk dihej; athua se se si do pėrfundoje ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine
    Do te ishte vetevrasje per vete Enver Hoxhen dhe per pushtetin e tij...
    Eshte e pabesueshme qe E. Hoxha do ta flijonte veten, familjen, pushtetin, partine dhe ideologjine per asgje ose duke perfunduar si martir.
    Ne ate kohe dhe deri ne vitet e 90-a nuk ka pase asnje sinjal dhe disponim te vertete te askujt ne Europe, Amerike etj. per nderhyrje ushtarake ne Ballkan.
    E gjithe kjo, edhe nese verteta kishte "plane" te tilla, duhet te kuptohet si propagande politike, jo si ndermarrje reale.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    *
    Ani de, qy.
    Plani eshte plan. Vendoset ne leter. Mund te zbatohet e mund te mos zbatohet.
    Per ate dhe eshte letra. Ajo i duron te gjithat. Por edhe sirtaret kete funksion e kane: t'i ruajne letrat (me plane te llojllojshme).
    Plani, pra, ka mundur te ekzistoje. Ama, se sa ka qene i realizueshem eshte ceshtje krejt tjeter.
    Mendoj se ende nuk kemi arritur deri ne ate faze ku do t'i analizonim drejte te gjitha deshtimet (madje dhe sukseset, nese ka pasur) si nga ana e shtetit ame, ashtu dhe pjeses tjeter, Kosoves ne vecanti.
    Une mendoj se shansi me i mire/volitshem i zgjidhjes se ceshtjes shqiptare ka qe ne pikerisht periudha e LDB-se.
    Ajo qe kemi pasur pas saj (e deri me sot) eshte rezultat i deshtimeve/sukseseve te atehershme.

    *
    klipp&klar

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Dhe ne i besonim kėtij plani, nuk mź duket ēudi...se a duhej te realiizohej dhe kur kėte nuk e dinim por e dinim se do bashkohen shqiptarėt nė gadishull, kj na interesonte tjerat koha e vertetoi...duhej tė bashkoheshim; ose me hater ose me luftė ! Ardhmerin tonė e lexonim kudo ....ēka do thotė se edhe shpresa źshtė njė lloj lufte, po i humbe shpresat e humbe edhe luften e ne nuk e humbem kurrė...!
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    DEVIZA E TITISTĖVE.: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA-TĖ ELEMINOHET ENVER HOXHA



    Titoja kurrė nuk e kishte injoruar qė rruga e pajtimit tė plotė tė tij me Hrushovin, kalonte nėpėrmes likuidimit tė kundėrshtarėve tė tij shqiptarė. Kėtė dhuratė, Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar tja bėnte marshallit jugosllav, dhe pėr tė arritur nėnshtrimin e udhėheqjes sė Tiranės, kishte vėnė nė pėrdorim, nė pritje tė realizimit tė njė puēi ushtarak, mjetet e presionit ekonomik

    Andre Fonten



    Pėr 50-vjet, titizmi dhe titistet, u perpoqėn me tė gjitha forcat dhe tė gjitha mjetet, ta nėnshtronin Shqipėrinė, ta eleminonin Enver Hoxhen nga skena politike shqiptare. E filluan kėte qysh nė kohen e luftės, duke nxitur etjet karrieriste, qė tek njė pjesė shqiptarėsh, kanė qenė dhe janė shumė tė zhvilluara. Pavarsisht se shqiptarėt sot thonė tė kundėrtėn, pavarsisht se sot shumė shqiptarė besojnė "pėrrallat" se ai ishte prosllav apo vegel e bindur e titistėve, janė tė huajt antikomunistė qė e pohojnė njė gjė tė tillė. Rexh Hiberti, ne librin e tij "Fitorja e hidhur", thotė pėr sulmet e Stjoniēit, ndaj Enver Hoxhės se ato synonin qė:

    " Hoxha tė qethej sa t`i zvogėloheshin pėrmasat, kėshtu qė Shqipėria tė bėhej njė pasuese e bindur e Jugosllavisė". Por titistėt dėshtuan nė planet dhe sulmet e tyre. Megjithėse ata e sulmuan vazhdimisht Shqipėrinė, nuk e gjunjėzuan dot ate, nuk e bėnė dot vegėl tė bindur tė tyre. Megjithėse ata e sulmuan vazhdimisht Enver Hoxhėn, nuk e spostuan ate dot nga drejtimi i vendit nė vitet e para pas ēlirimit. Ndėrsa, mbas vitit 1948, titistėt, ndoqėn ndaj Shqipėrisė, rrugėn e permbysjes me dhunė tė Partisė sė Punės. Ata ishin bashkėpjesmarrės nė planet e anglo-amerikaneve, pėr pėrmbysjen e pushtetit nė Shqipėri. Nė ndihmė tė tyre shėrbyen dhe njė pjesė shqiptarėsh qė u arratisėn nga Shqiperia si antikomuniste, tė cilėt pranuan tė vihen nė shėrbim tė U.D.B-sė, pėr tė rrėzuar pushtetin shqiptar. Shumė prej tyre sot priten me nderimet e martireve tė demokracisė nė Shqipėri dhe u jepen dekorata. Kjo nuk ėshtė rastėsi, por pjesė e njė plani tė caktuar dhe tė pėrpunuar mirė. Nė vitin 1956, Josip Broz Titoja, nė fjalimin e mbajtur nė Pulė tė Jugosllavisė, bėri thirrje hapur pėr pėrmbysjen e Enver Hoxhės. Nė vitin 1960, Aleksandėr Rankoviēi, shefi i U.D.B-sė jugosllave nė fjalimin e mbajtur nė Sremska-Mitrovica, nė praninė edhe tė ambasadorit sovjetik, pėrsėriti thirrjet, pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor nė Shqipėri. Keto sulme dhe plane, vazhduan dhe me vone per te patur njė kulm nė vitin 1987, kur Enver Hoxha, tashmė kishte Vdekur. Nė vitin 1987, propaganda serbe, qoftė me anė tė plenumeve tė ish-L.K.J-se, qoftė me anėn e shtypit, zhvilloi njė fushatė tė shfrenuar, kundėr Shqipėrise. Ajo bėnte thirrje qė sa mė parė, shqiptarėt tė hidhnin poshtė atė, tė largoheshin nga rruga e tij dhe tė pajtoheshin me pikpamjet jugosllave. Nė atė periudhė shqiptarėt ua dhanė pėrgjigjen shovinistėve serbė. Tė tėrbuar nga ky qėndrim i shqiptarėve, shovinistėt serbė kaluan nė sulme mė tė terbuara. Nė muajin janar, 1990, me anė tė Radio-Titogradit, ata kėrcėnuan hapur duke thėnė: "Ec pėrpara Sllobodan, po qe nevoja deri ne Tiranė." Dhe nė kėtė periudhė Shqipėria , me nė krye, Ramiz Alinė, ua dha pėrgjigjen. Nuk do tė kalonin, veēse pak kohė dhe shqiptarėt, do ta realizonin qė tė gjitha porositė e titistėve, ndaj Enver Hoxhės, bile do t`i kapėrxenin kėto porosi. Natyrisht me terma tė tjera. Qė tė gjithė, demokratikas, socialistė, republikanė, social-demokratė, demokristianė, zogistė, ballistė, Nacional-Demokratė etj mė nė fund e realizuan amanetin e Titos; hodhėn poshtė tė kaluarėn e tyre, hodhėn poshtė Enver Hoxhėn. Shumė e hidhur kjo e vėrtetė. Megjithatė dhimbja e sė vėrtetės ėshtė gjithmonė mė e lehtė se dhimbja e mashtrimit. Ata deklaruan se ai ėshtė armiku mė i madh i kombit shqiptar. Ata deklaruan se enverizmi ėshtė mė i rrezikshėm se ēdo gjė tjetėr pėr shqiptarėt. Ata deklaruan se "Titoja ishte mė i mirė se Enver Hoxha, pasi ishte njė marksist liberal".

    Nė intervistėn e botuar nė gazetėn "Rilindja" te dates 2-Korrik 1994, Ismail Kadareja midis te tjerash flet pėr pohime qė dėgjohen sot nė Shqipėri, si "Skenderbeu kishte bėrė gabim qė kishte luftuar kundėr turqve". Ai e konsideron kėtė si mbirje tė farės se tradhėtise. Por nė Shqiperi, sot nuk degjon dhe lexon vetėm aq sa thotė Kadareja. Nė Shqipėri degjon tė thuhėt dhe tė shkruhet se shqiptarėt bėne gabim qė luftuan nė luftėn e dytė botėrore, kur u ngrit nė kėmbė gjithė bota antifashiste. Nė Shqipėri dėgjon tė thuhet se do ishte mė mirė qė Shqipėria tė bėhej Republikė e shtatė e jugosllavisė. Edhe pėr kėtė, pse nuk lejoi qė tė realizohej plani i Titos dhe shokėve te tij, Enver Hoxha eshte tradhėtar. Megjithatė, as Kadareja, as Qosja, as Agolli, asnjė politikan dhe lider partiak nė Shqipėri, kėtė nuk e konsideron farė tė tradhetisė. Dhe "mirė" e kanė. Nuk mund tė merret nė mbrojtje "tradhėtari". Pėr tė bėrė tė vlefėshme suksesin e luftės kundėr tij, ēdo gjė vlen. Vlen dhe pohimi "sė mė mirė republike e shtatė e Jugosllavisė sė nėn Enver Hoxhėn". Gjatė sundimit tė Titos, U.D.B-ja jugosllave zhvilloi njė luftė tė egėr pėr pėrmbysjen e pushtetit nė Shqipėri. Mjafton tė permendim faktin se nė vitin 1953, nė Jugosllavi, shkuan rreth 10-mijė shqiptarė qė u arratisėn nga Shqipėria si antikomunistė. Kėta tė arratisur, shovinistėt jugosllavė, u pėrpoqen t`i organizonin pėr t`u pėrdorur si diversantė nė Shqipėri. Pėr realizimin e kėtij plani armiqėsor u ngarkuan dy veta; gjeneral, Dushan Mugosha dhe koloneli i U.D.B-sė jugosllave, Ēedo Mijoviē. Njė pjesė e kėtyre tė arratisurve pranuan tė vihen nė shėrbim tė jugosllavėve, ndėrsa shumica e tyre, megjithėse ishin kundėr komunizmit, nuk pranuan tė behen mish pėr top, pėr shovinizmin jugosllav. Nė librin e botuar me titull "U.D.B-ja dhe shqiptarėt nė Amerikė", qė janė kujtimet e njė tė arratisuri midis tė tjerash thuhet se "Gjeneral Dushan Mugosha e Kolonel Ēedo Mijoviē, me shokė, vrapuan nė qendra tė emigrantėve duke mbajtė fjalime dhe duke dhėnė udhėzime, pėr me u bame gati pėr ēlirim tė Shqipėrisė.......Mirėpo studentėt shqiptarė emigrantė nė Beograd, kundėrshtuan pa dashte me dijtė ēka i priste nga U.D.B-ja.....Kosovarėt ishin kundėr ēdo veprimi kundrejt Shqipėrisė. Emigrantat i urrejshin jo vetėm pse kishin ikur prėj Shqipėrie, por dhe pėr sjellje tė keqe nė popull". (Fatmir Kosova. U.D.B-ja dhe shqiptaret ne Amerike faqe 23-24). Gjatė sundimit tė Titos, nė trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi, u vranė apo u masakruan me qindra mijė shqiptarė, qė kėrkonin tė drejta kombėtare pėr trojet e tyre njėsoj si dhe kombet e tjera tė Jugosllavisė. Por njė gjė ėshtė interesante. Nė shkrimet gjatė viteve 1990-1994, nė shtypin shqiptar, askush prej kėtyre "patrioteve", nuk ka shkruar njė rresht pėr kėto krime dhe tė akuzojė Titon dhe titizmin pėr ato. Vetėm pėr Enver Hoxhėn dhe krimet e tij. Bile dhe pėr shumė krime qė kanė ndodhur nė Kosovė apo Maqedoni, dhe aty ėshtė gjetur dora e tij. Ndėrkaq, janė frikacake dhe tė pazote tė denoncojnė krimet e perbindėshme tė titizmit ndaj shqiptarėve, apo planet e tij pėr asimilimin e tyre. Megjithėse e mbajnė veten pėr patriote dhe atdhetare dhe gjoja u digjet zemra pėr fatin e shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, askush nuk ka marrė mundimin sot nė Shqipėri, tė botojė dhe t`i kundėrvihet referateve famėkeqe tė ultra shovinistit serb Vaso Ēubrilloviē, qė pėrbėnin platformėn e titizmit ndaj shqiptarėve dhe kerkesave tė tyre kombėtare. Ndėrsa "anti kosovari" Enver Hoxha, qysh nė vitin 1979, dha urdhėr qė nė tė gjithė Shqipėrinė, populli tė njihej me kėtė referat. Referati ishte i plotėsuar me njė studim tė gjėrė qė sqaronte popullin se si titistėt e kishin zbatuar kėtė referat. Ai ishte i shoqėruar me sqarimin se ky referat "Ruhet nė shtabin e pėrgjithshėm tė ushtrisė jugosllave, dosja 7, kutia 19 dhe trajtohet si material sekret". Ndėrsa "atdhetarėt" e sotem, nė muajin maj 1994, bėnė njė deklarate nė Kuvendin e Shqipėrisė, ku kėrkuan qė Enver Hoxha, tė gjykohej pas vdekjes dhe tė shpallej armik dhe ligjėrisht. Eshtė fitorja mė e madhe qė kanė arritur shovinistėt serbo-greke, ndaj shqiptarėve. Pas 50-vjetėve, me anė tė shqiptarėve dhe tė fshehur pas demokracisė, me nė fund e mposhtėn enverizmin dhe e eleminuan atė.

    KOHA E ULTIMATUMEVE DHE KOHA E FLAMURIT TĖ BARDHĖ



    Gjer djethinaj,

    njė fjalė e Jul Ēezarit,

    i bėnte ballė botės.

    Shekspir



    Kadareja nė vepren e tij kur flet pėr qėndresėn shekullore tė shqiptarėve, midis tė tjerash, permend ate qė quhet historiku i ultimatumeve tė tė huajve. Deri dje, pėr Kadarenė dhe vepren e tij, kjo periudhė, ėshtė trajtuar si njė epokė krenarie dhe heroizmi, pėr tė cilėn shqiptarėt, gjithmonė duhet tė pėrulen me veneracion. Sot nė Shqipėri, kritikėt e sė kaluarės , kėtė histori e konsiderojnė tė kotė dhe tė pavlefeshme. Sipas tyre, ajo ka dėmtuar dhe i ka penguar shqiptarėt tė shijojnė dhe tė gezojnė jetėn e tyre personale, u ka prishur atyre imazhin pėrballė tė mėdhenjėve tė Evropės dhe botės. Pėr ata, kjo ėshtė njė histori e humbur. I takon Kadaresė, ta rishikojė apo ta mbajė kėtė historik nė vepren e tij, qė nė trashėgiminė e popullit ka hyrė si historiku i ultimatumeve ndaj Shqiperisė dhe shqiptarėve tė panėnshtruar. Sa pėr ne, do ta mbajmė ate si simbol tė krenarisė sonė kombėtare. Kėtė historik ai e sjell deri ne vitin 1944. Le ta vazhdojmė ne mė poshtė:

    1947-Ultimatum i jugosllavėve nė formė kėrkese pėr disllokimin e 2-divizioneve shqiptare nė zonėn e Korēės. Shqipėria megjithėse e cfilitur nga lufta, nė emėr tė gjakut tė derdhur, e kthen ate mbrapsht.

    1949-Gusht. Ultimatum i grekėrve kundėr Shqipėrise nė formė provokacioni. Shqipėria permbledh forcat dhe e hedh poshtė ultimatumin. Agresioni monarko-fashist, sprapset nga ish-partizanėt e luftės Nacional-Ēlirimtare, pas 9-dite luftimesh. Kufijtė e Shqipėrise mbetėn tė paprekur. 8-djem Shqipėrie, i rrėmbeu era e lirisė dhe mbetėn nė thellėsi tė Greqisė. Edhe sot atje janė. Dėshmi dhe karakoll i Shqipėrise "komuniste" nė token greke.

    1950-1953-Ultimatum i anglo-amerikanėve nė formėn e dhjetėra bandave pėr tė rrėzuar pushtetin popullor nė Shqipėri. Hedhje poshtė e ultimatumit. Planet e komitetit anglo-amerikan nė bashkėpunim me U.D.B-nė jugosllave, dėshtuan. Pas tre vjetėsh ata pranuan dėshtimin.

    1960- Ultimatum i sovjetikėve kundėr Shqipėrisė, pėr ta gjunjėzuar ate. Shqipėria pranon bllokadėn dhe e hedh poshtė ultimatumin. Nė emėr tė lirisė dhe pavarėsisė sė vendit, Enver Hoxha, detyroi carėt e rinj tė Kremlinit tė largoheshin nga Vlora. Davidi kundėr Goliathit. Po bota kishte shumė Goliathe.

    1967-Korrik-Ultimatum i kolonelėve grekė kundėr Shqipėrisė, duke afruar armatėn e tyre nė kufirin jugor. Komandant i armatės greke, gjenerali Averov, themeluesi i mėvonshėm i Partisė "Demokracia e Re" Pa sukses. Pėr 20-ditė nė Malin e Gjėrė hapet njė rrugė automobilistike dhe topat e raketat e "vjetra" tė Shqipėrisė vėnė nė grykė tė shenjestrės Greqinė. Gjithė, Shqipėria ngrihet nė kėmbė dhe hartuesit e ultimatumit, marrin bishtin nė shalė.

    1968-Ultimatum i social-imperialistėve sovjetikė dhe Traktatit tė Varshavės, duke disllokuar nė Bullgari, 600-mijė trupa. Dėshtim i ultimatumit. Shqipėria denoncon Traktatin e Varshavės si traktat fashist, duke dalė juridikisht nga ai.

    1975- Ultimatum i kinezėve kundėr Shqipėrisė, nė formėn e aleancės ushtarake me titistėt jugosllavė. Shqipėria nuk e pranon ultimatumin-kėrkesė. Mė vonė pas tre vjetėsh, pėrsėritje e ultimatumit nė formėn e prerjes sė mardhėnieve dhe ndihmave. Dėshtim i ultimatumit. Shqipėria nuk e pranon ate.

    1981- Ultimatum i jugosllavėve, nė formen e kėrcėnimit duke dėrguar 60-mijė ushtarė nė Kosovė pėr tė gjunjėzuar Kosovėn dhe Shqipėrinė. Dėshtim i ultimatumit. Shqipėria nuk u tremb, ajo u ngrit nė kėmbė. Kosova nuk u gjunjėzua, Kosova qėndroi. Djemtė dhe vajzat trimėresha tė Kosovės, u kujtuan shqiptarėve se ishte i gjallė heroizmi i Mic Sokolit dhe Selam Musait, i Qemal Stafes dhe Hajdar Dushit.

    1990-Janar. Ultimatum i shovinistėve serbo-malazezė nėpėrmjet valeve tė Radio-Titogradit. "Ec pėrpara Sllobodan- po qe nevoja deri nė Tiranė". Shqipėria e pas Enver Hoxhės, permbledh forcat dhe fuqitė e fundit. Me anė tė Ramiz Alisė, u jep pergjigjen shovinistėve serbo-malazezė. "Nuk tundet Taraboshi nga era - As Taraboshi dhe as tėrė Shqipėria". Ultimatumi nuk u pranua.

    1991-1994-Periudha e pluralizmit. Armiq nuk ka mė. "Tradhėtari" Enver Hoxha, qė i shpiku ata, vetė u shpall armiku mė i madh i shqiptarėve. Me kėtė periudhė, mbyllet dhe kapitulli i historisė sė ultimatumeve. Nuk ka dhe nuk do tė ketė mė tė tilla nė tė ardhmen e afėrt. Nuk ka nevojė. Shqiptarėt e sotėm kanė vendosur tė mos i kundershtojnė tė huajt. Ata janė dorėzuar. Kanė ngritur flamurin e bardhė qė e quajnė demokraci dhe kozmopolitizėm. Tė huajt tani mund tė sillen dhe tė bėjnė ēfarė tė duan me shqiptarėt dhe tokat shqiptare. Nuk ka kush i pengon. Vetė shqiptarėt, vendin e tyre e kanė quajtur URĖ. Dhe nė urė mund tė kalojė kush tė dojė. Ura nuk ėshtė gjė tjetėr veēse mjet kalimi. Ja disa fakte:

    Fakti i parė tragjik: Prill 1994-Forcat shoviniste greke hyjnė natėn pabesisht nė tokėn shqiptare dhe nė rajonin e Peshkėpisė vrasin disa ushtarė shqiptarė dhe largohen tė pashqetėsuar pėr nė Greqi. Askush nuk ua mori hakun. Klasa politike shqiptare bėri vetėm njė notė proteste dhe asgjė tjetėr.

    Fakti i dytė tragjik: Prill 1997-Forcat shumėkobeshe zbarkojnė nė brigjet e Shqipėrisė tė ftuar me urgjencė nga klasa politike shqiptare, pėr tė ruajtur rendin dhe qetėsinė si dhe pėr tu shpėrndarė bukėn politikanėve shqiptarė.









    E vėrteta historike dhe servilizmi politik



    KUESTURA MBRETNORE E TIRANES

    N-07140 Tirane me 25-6- 1943

    Lenda: Enver Hoxha i Halilit dhe Gjylos, lindur ne gjirokaster,1918, komunist.

    KUESTURAVE MBRETNORE

    Gjirokastėr-Berat-Dibėr-Durrės-Elbasan-Pejė-Korēė-

    Prizren-Shkodėr-Vlorė-Prishtinė.

    Komandės sė kompanisė Mbrėndėshme tė Gjindarmėrisė Mbret.

    Komandės sė kompanisė sė jashtėme tė Gjindarmerisė Mbret.

    Skuadrės politike tė Kuesturės Mbretnore-Tiranė

    Skuadrės gjyqėsore tė Kuesturės Mbretnore-Tiranė e pėr nj.

    Drejtorisė sė P.tė Policisė-Tiranė

    Nė pėrgjigjen e Qarkoreve tė kalueme tė kėsaj Zyre dhe me lutjet qė tė dėndėsohen shėrbimet dhe hetimet pėr gjetjen e rreshtimin e tė sipėrpėrshkruemit komunist`i rrezikshėm, njoftoj se ky asht i goditur me urdhėr rreshtimi tė datės 16 te k.m.N-990/A3, i lėshuem nga Prokuroria e Pėrgjithėshme e Gjyqit te Posaēėm tė Shtetit, pse i dėnuem me VDEKJE

    Kuestori

    P. Papalilo









    Sot flitet shumė pėr tradhėtinė e P.P.SH-sė dhe Enver Hoxhės. Shumė njerėz qė e mbajnė veten pėr analistė dhe patriotė, i kanė konsideruar dhe konsiderojnė ata, si tradhėtarė dhe antikombėtarė. Nėpėr shkrime tė ndryshme gjatė periudhės 1991-1994, ėshtė thėnė me mllef dhe urrejtje se "Enver Hoxha ėshtė tradhėtar, ai e shiti Kosovėn. Enver Hoxha pėr hir tė komunizmit, tradhėtoi popullin shqiptar. Ai ėshtė njė antikosovar i tėrbuar. Ai ishte spiun i Titos dhe i sėrbėve etj"

    Ēfarė argumentesh sillen pėr kėto pohime? A mund tė jetė mendimi apo bindja argument? A mund tė jetė propaganda partiake dhe shtetėrore me gazetė dhe televizion, argument? Le ta analizojmė me qetėsi kėtė problem tė madh, qė lidhet jo vetėm me Enver Hoxhėn, por me Shqipėrinė, sepse ai pėr 50-vjet ishte udhėheqėsi kryesor i Shqipėrisė.

    Sė pari: Sipas ideologėve dhe analistėve tė sotėm tė demokracisė shqiptarė, Enver Hoxha e ka shitur Kosovėn. Ndėrsa gjatė 45-vjetėve qė ishte nė pushtet, nuk ka mbrojtur asnjėherė, interesat e popullit shqiptar qė jeton nė trojet e tij nė ish-Jugosllavi.

    Sė dyti: Gjatė luftės Nacional-ēlirimtare, Enver Hoxha e tradhėtoi kauzėn e popullit, sepse nuk zgjodhi rrugėn e Ballit kombėtar pėr marrėveshje dhe bashkėpunim me pushtuesit italo-gjermanė, por zgjodhi rrugėn e luftės sė armatosur. Sipas tyre, ai nuk pranoi ti ndante frytet e luftės me ata qė bėnė dashuri me fashistėt, dhe nė kėtė ēėshtje paska qėnė i frymėzuar nga sllavo-komunistėt.

    Sė treti: Enver Hoxha nuk ka zbatuar interesat e popullit shqiptar gjatė kohės qė ishte nė pushtet, por vetėm se ēfarė i kanė thėnė jugosllavėt.

    Pėrgjithėsisht kėto janė akuzat qė i janė bėrė dhe vazhdojnė ti bėhen Enver Hoxhes nė periudhėn 1990-1994.

    Meqė kėta analistė, teoricienė dhe patriotė, kanė folur nė kėtė mėnyrė me tė drejtėn qė u ka dhėnė dhe u jep, partia dhe shteti, me tė drejtėn qė u jep qėnia nė pushtet apo nė kėtė e atė parti, dhe jo argumenti apo faktet, ne do tė pėrdorim njė rrugė tjetėr. Do te zbatojmė dhe do ti nėnshtrohemi, thėnies latine qė thotė : "Ma jep argumentin ta jap tė drejtėn tė flasėsh"













    SHQIPTARI PĖRBALLĖ SHQIPTARĖVE



    Armatėn e Nishit O, djemtė e Kosovės

    E kishit nė shpinė Nėnat, qysh u qanė?

    Pėrballė U.D.B-nė Kur u mori plumbi,

    Nė zėmėr lirinė Kush u ndodhej pranė?



    Amanet baltė e Kosovės

    Amanet po tė lė djalin

    Ma mori plumb' i mizorit

    Nėna s'di ku e ka varrin.



    (Fragmente nga njė kėngė popullore e Shqipėrisė sė jugut, e kėnduar, pas ngjarjeve tė 1981-shit, nė Kosovė).



    Marrim akuzėn e parė: Enver Hoxha sipas patriotėve tė 1990-es, e ka shitur Kosovėn. .Do tju shtrojmė atyre njė pyetje: Meqė sipas tyre, Enver Hoxha na e paska shitur Kosovėn, ata si patriotė qė janė duhet ti shkojnė ēėshtjes deri nė fund dhe ti sqarojnė shqiptarėt dhe pėr njė ēėshtje tjetėr. Enver Hoxha qė e shiti Kosovėn, kur e kishte blerė, sa e kishte blerė dhe kush ishte noteri? Keshtu ndihmohet me shume kombi. Perseri me llogjiken e tyre. Meqe Enver Hoxha e shiti Kosoven, meqe Kosova sipas tyre na qenka mall, atehere perse pushtetaret e sotem patriote dhe nacionaliste shqiptare, nuk e blejne perseri ate? Ata te gjithe deklarojne se kane miq te fuqishem dhe shume te pasur si Ameriken, Angline apo Francen etj.

    E para: Enver Hoxha, nuk kishte mundesi, qofte me 1944 apo qofte me 1945, as ta shiste dhe as ta blinte Kosoven, siē pretendojne sot njerez qe ose nuk kane lexuar gje nga historia, ose mbajne kete qendrim per interesa pushtetore apo interesa te tjera qe ata i dine me mire. Sepse Enver Hoxha nuk ishte tregetar ne ate kohe, po partizan qe kishte dale malit per te ēliruar vendin. Historikisht trojet shqiptare kane qene coptuar nga fuqite e medha europiane dhe boterore per interesa te tyre pragmatiste apo zonash influence. Ja shkurtimisht kronologjia historike e ketij copetimi.

    1978-Kongresi i Berlinit vendosi coptimin e trojeve shqiptare, qe ishin akoma nen sundimin e Perandorise Turke. Flota nderkombetare e fuqive te medha ne brigjet e Ulqinit, u kujdes qe Mali i Zi te merrte pronat qe i ishin falur.

    1913-Konferenca e ambasadoreve ne Londer, vendosi perfundimisht, te lere jashte shtetit te ri shqiptar, gjysmen e trojeve te tij. Komisioni ndekombetar i kufijve u caktua per ekzekutimin e ketij vendimi.

    1919-Konferenca e Versajes la ne fuqi vendimin e Londres. Disa personalitete politike dhe shoqėrore shqiptare, coptimin e trojeve shqiptare dhe pėrkrahjen e Sėrbisė e lidhin vetėm me Rusinė. Qė Rusia ka qėnė aleate e sllavėve tė jugut, kjo nuk diskutohet. Por nuk ka qėnė vetėm ajo. Kėtyre personaliteteve, do tju kujtojmė vetėm nje detaj nga konferenca e Versajės e vitit 1919. Po tė lexojnė arkivat e kėsaj konference, do tė shikojnė se frymėzuesi dhe inspiruesi i krijimit tė mbretėrisė sėrbo-kroato-sllovene, qė nė 1927, u quajt Jugosllavi, ishte nje francez. Kryeministri i Frances, i quajturi Zhorzh Klemanso, i mbiquajtur Tigri. Eshtė ky Klemanso, qė me shaka, Sėrbinė e quante "Ēakalli i fitoreve tona". Dhe ne kompensim tė kėsaj, nė Beograd, dhe sot e kėsaj dite, ekziston nje pėrmendore qė ka kėtė epitaf: "Ne e duam Francėn, sepse dhe ajo na do ne".

    1945-Konferenca e Jaltes, krijoi harten e re te Europes pas shkaterrimit te fashizmit. Gjysma e trojeve shqiptare, mbeti perseri nen Jugosllavi. Per ata qe e njohin sadopak historine, e dine se Jugosllavine e deri 1990-tes e ndertuan tre fuqite e medha ne Jalte. Emrat e burrave te ketyre tre shteteve jane gjithsesi te njohur. Franklin Delano Ruzvelt-President i Amerikes. Josif Visarionoviē Stalin- Udheheqes i Bashkimit Sovjetik dhe Winston Ēurēill-Kryeminister e Britanise se madhe. Ne keto kushte Enver Hoxhes, udheheqes i nje vendi te panjohur ne arenen nderkombetare,te vogel dhe te shkaterruar plotesisht nga lufta, i mbeti vetem nje rruge. Besimi se komunizmi e socializmi do ta zgjidhte kete padrejtesi historike dhe ruajtja e forcimi i pavarsise se Shqiperise ekzistuese. Mosbesimi i Enver Hoxhes, ndaj fuqive Perendimore, per te cilat flitet shume sot, ishte i sakte dhe i bazuar. Kishin qene keto fuqi qe i kishin coptuar trojet shqiptare. Ishin perseri keto fuqi qe mbėshtetėn jugosllavet gjate luftes se dyte boterore. Ata qe e njohin historine e dine mire nje gje te tille. Por do perpiqemi te freskojme kujtesen e "analisteve" te pluralizmit dhe te sqarojme shqiptaret e thjeshte. Qysh ne muajin qershor 1943, Vinston Ēurēilli, vendosi te dergoje prane Titos, nje mision ushtarak, te kryesuar nga nje deputet konservator dhe gjeneral, i quajtur, Fitzroy McLea Pas raportit te derguar nga misioni ushtarak, ai pa nguruar vendosi ta mbroje deri ne fund Titon dhe te mos u jape asnje perkrahje ēetnikeve te Drazha Mihajlloviēit. Ne shenje simbolike te kesaj, vendosi te dergoje prane Titos, djalin e tij, te quajturin, Randolf Ēurēill. Le tu bėjmė njė pyetje, politikanėve dhe analistėve shqiptarė tė sotėm: Si e spiegoni ju zotėrinj, njė gjė tė tillė?. Si e
    spiegoni qė Anglia antikomuniste, gjatė luftės sė dytė botėrore nė Jugosllavi, u lidh dhe mbėshteti, jo antikomunistėt, por Ushtrinė Nacional-Ēlirimtare jugosllave, qė drejtohej nga komunistėt?. Ja dhe nje pyetje tjetėr: Gjatė luftės sė dytė botėrore, nė Angli, u strehuan njė sėre monarkėsh dhe qeverish qė ikėn nga shtete tė ndryshme tė Evropės. Midis tyre, ishin, qeveria poloneze nė mėrgim, mbreti i Jugosllavisė, Peter dhe qeveria e tij e kryesuar nga Subashiēi, francezet tė kryesuar nga De Goli dhe Mbreti i Shqipėrisė Ahmet Zogu. Eshtė nje fakt historik, se tė gjitha kėto qeveri nė mėrgim, anglezėt i njohen. Me njė pėrjashtim. Ata asnjėherė nuk e njohėn, zyrtarisht, mbretin e Shqipėrisė, Ahmet Zogun. Si e spiegoni ju zotėrinj politikanė njė gjė tė tillė? Pėrsėri, personalitete te ndryshme shqiptare, kur flasin sot pėr qėndrimin qė ėshte mbajtur ndaj shqiptarėve gjatė 45-vjetėve tė kaluara, e lidhin kėtė me komunizmin si ideologji, veēanerisht me komunizmin rus. Eshtė i padiskutueshem roli i Bashkimit Sovjetik, ne mbrojtjen e Jugosllavisė. Gorbaēovi, nė viziten qė bėri nė Beograd, mė 1986, deklaroi se me sėrbet kemi tė njejtat gene. Por nuk ėshtė vetėm kjo. Pėr 45-vjet me radhė, Jugosllavia ishte e perkedhelura e Amerikės, e Anglisė, e Francės etj. Dhe njerėz tė tillė, thonė se Perėndimi, nuk arriti tė kuptojė masakrėn qė bėhej nė Kosovė. Pallavra diletantėsh politikė dhe servilėsh anglo-franko-amerikanė. Evropa Perėndimore dhe Amerika, tė gjitha i dinin mirė. C.I.A. amerikane, Dėziem Byroja franceze dhe Inteligjens Servisi anglez, tė gjitha i dinin, tė gjitha i kuptonin. Ata ishin te informuar nė detaje se ēfarė shtypje ushtrohej mbi shqiptarėt ne ish-Jugosllavi, se ēfarė masakre ushtrohej ndaj tyre. Por politika e shteteve qė u pėrkisnin, me ndėrgjegje e bėnte veshin shurdhėr. Pėr njė arėsye shumė tė thjeshtė, pėr ēdo shqiptar. Qėndrimi i tyre ndaj shqiptarėve ka qėne dhe ėshtė njė qėndrim racist, pėrbuzės, pėrēmues. Nė themel tė padrejtėsive shekullore ndaj shqiptarėve, nuk qėndron, ideologjia komuniste e lindur ne Gjermani, dhe e triumfuar ne Rusi, siē e trajtojnė politikanė dhe personalitete tė ndryshme shqiptare. Pėrkundrazi, ne themel tė kėsaj padrejtėsie, ka qėndruar dhe qėndron, mentaliteti racist, fyes dhe pėrbuzės, i tė mėdhenjėve te Evropės dhe botės, amerikanė, rusė, francezė apo anglezė. Ky mentalitet, nuk e pranon krenarinė e popujve tė vegjėl, e vėndeve tė vogla.

    Mosbesimi i Enver Hoxhes, ndaj fuqive tė mėdha, behet me i sakte sot, kur qeveritaret shqiptare, thone se Fuqite e medha e duan Shqiperine dhe e pėrkrahin ēėshtjen kombėtare tė tyre. Dhe sot mbėshtetja e tyre ndaj kombit shqiptar, kufizohet deri ne plotesimin e lirive dhe te drejtave qytetare te shqiptareve. Coptimi ne menyre demokratike i trojeve shqiptare ne kater shtete, verteton me se miri, saktesine e mosbesimit te tij ndaj fuqive Perendimore dhe fallsitetin e dashurise "demokratike" te qeveritareve dhe partiakeve te sotem te Shqiperise. Kete qendrim te fuqive te medha ndaj trojeve shqiptare, detyrohet ta pohoje, natyrisht per interesa te veta dhe Lidhja e Historianeve te Kosoves, e cila per tu distancuar nga libri i Hakif Bajramit "Tragjedia e Tivarit", midis te tjerash detyrohet te pohoje se "Lypset studjuar nga themeli politika e Anglise ndaj ēeshtjes ballkanike dhe shqiptare, per te dale ne perfundim nese ajo ishte perkrahese e bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Veē kesaj, zgjidhja e bashkimit te popullit shqiptar dhe trojeve te veta, brenda nje shteti, nuk varej vetem nga konferenca e Bujanit..........veēse nga faktoret e jashtem dhe te brendeshem si dhe raporti i tyre i forcave" (Rilindja 4-Qershor 1994). Kete kumtese e kane nenshkruar nje sere historianesh duke filluar qe nga Zekeria Cana e duke mbaruar tek Tahir Abdyli. Po keshtu nje prej historianeve me te njohur te Shqiperise, Paskal Milo, pas studimit te arkivave te Moskes, pohon se "....Enver Hoxha, nuk kishte si ta shiste Kosoven dhe sikur te donte. Nga ana tjeter ai as mund ta mbante ose ta merrte ate sepse fuqite e medha sapo e kishin ndertuar Jugosllavine (Jalte 1945) dhe nuk mund te lejonin kurrsesi nje ndarje te re te kufinjeve. Pra te pretendosh sot se ai e ka shitur Kosoven me 1945, eshte nje budallallek" (Rilindja 10-Maj 1994 faqe 6)

    Por dhe shpresa e tij mbi socializmin si ēeles per zgjidhjen e ēeshtjes kombetare, zgjati deri ne 1948-kur ai e pa qarte se shovinistet serbo-kroate, jo vetem qe nuk kishin ndermend te jepnin popullit shqiptar te drejten e vetevendosjes, por perkundrazi, punuan me insistim, per te gllaberuar dhe Shqiperine. Pas kesaj periudhe ai filloi sulmet per demaskimin e klikes titiste, e cila mbrohej ne kete periudhe siē, mbrohet dhe tani nga aleatet perendimore te pushtetareve te tanishem te Shqiperise. Ne kete periudhe ēeshtja kombetare shqiptare zuri nje vend te rendesishem, ne propaganden e Shqiperise, ne vepren e shkruar dhe te folur te Enver Hoxhes. Ata qe e njohin sadopak kete propagande, e dine mire nje gje te tille. Aresyeja, perse nuk flasin sot, te thone te verteten, qendron tek urrejtja e tyre ndaj sė kaluarės , apo tek frika ndaj te huajve te fuqishem qe bejne ligjin ne Shqiperi. Ne vend te kesaj thone se per 50-vjet, Shqiperia, Kosoven e ka shikuar me syrin e njerkes. Ndersa te tjere, pohojne se teza e tyre mbi tradhetine e Enver Hoxhes, vertetohet me faktin se ai per 50-vjet nuk e ngriti njehere kete ēeshtje ne organizmat nderkombetare.

    Pak histori teoricieneve tane. Deri ne vitin 1955, Shqiperia nuk ishte anetare e O.K.B-se. Nuk donin te fuqishmit e medhenj, Amerika dhe Anglia, "miqte" e sotem te Shqiperise. Ata, atehere si dhe tani ishin miqte e Jugosllavise. Eksperiencen e saj e quanin veē te tjerash, si nje zgjidhje te shkelqyer te ēeshtjes kombetare, pra dhe te shqiptareve. Enver Hoxha nuk kishte besim ne organizmat nderkombetare. Te mos harrojme se ishte periudha e luftes se ftohet. Amerika dhe Anglia, hartuan nje plan te tere, per permbysjen e regjimit ne Shqiperi, me ane te forces. Libri i Nikolas Bethelit "Tradhetia e madhe", eshte nje pjese e vogel e ketij plani. Ekzistonin dy blloqe, dy pakte ushtarake. Ne keto kushte, organizmat nderkombetare, ishin formale, me teper ato ishin perde e te medhenjve. Drejtesia e qendrimit te P.P.SH-sė, ndaj efektivitetit te ketyre organizmave, duket dhe sot, kur predikohet me te madhe rendi i ri boteror, dhe paqja e perboteshme. Masakra e Bosnjes mjafton, per te pare formalizmin e ketyre organizmave. Me dhjetra rezoluta te O.K.B-se, jane hedhur ne shporte nga serbet apo kroatet. Ne kushte te tilla Enver Hoxha ndoqi dhe zbatoi nje rruge te drejte, me te drejten qe mund te ndiqej ne ate periudhe. Te ruante dhe te forconte pavarsine e Shqiperise, dhe te mbante gjalle me ane te propagandes shpirtin liridashes te popullit shqiptar ne ish-Jugosllavi. Te shfrytezonte koniukturat qe mund te krijoheshin, per te bere presion mbi titizmin, per tu dhene sa me shume te drejta shqiptareve ne Jugosllavi. Koha i dha te drejte atij. Sa ishte ai gjalle, Shqiperia kishte nje pavarsi te merituar dhe te padiskutueshme. Politikanet e sotem si forme qeverisje, e quajne diktature. Po per problemin qe po trajtojme, kjo nuk do te thote gje. Diktature nuk do te thote mungese pavarsie dhe sovraniteti. Veē kesaj, ai gjate tere kohes, dha kontributin e tij qe shqiptaret qe jetonin ne ish-Jugosllavi, te fitonin sa me shume te drejta kombetare. Duan apo nuk duan "prokuroret" e sotem te pluralizmit shqiptar, ne mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te shqiptareve ne Ish-Jugosllavi, Enver Hoxha, nuk u paraqit asnjehere komunist. Perballe tyre, edhe ne 1956-ten, edhe ne 1966-ten, edhe ne 1981-shin, foli vetem shqiptari Enver Hoxha. Le te sjellim per argumentim, disa fakte historike.

    a-Ne vitin 1966, ne pleniumin e Brioneve, duke goditur, klanin serbomadh te Aleksander Rankoviēit, Titoja, u perpoq tja hidhte atij fajet per ēdo masaker qe ishte bere mbi shqiptaret. Vete u perpoq te merrte poziten e mikut te shqiptareve. Ne kete periudhe, nepermjet shume shkrimeve, qe u botuan neper gazeta apo u dhane ne radio e televizion, u argumentua fallsiteti i kesaj farse, duke u bere thirrje shqiptareve qe jetonin ne ish-Jugosllavi, te mos binin pre e predikimeve titiste. Dhe ne keto shkrime, perveē te tjerave, njerezit ne Shqiperi, mesuan per here te pare dhe per simbolin e rezistences kosovare, te cilin Enver Hoxha, e quan qysh ne 1967-ten, "shkrimtari patriot kosovar Adem Demaēi". Nė vitin 1985, megjithėse akoma nė burg, megjithėse vetėm me romanin "Gjarpėrinjtė e gjakut", Adem Demaēi, do tė futej nė enciklopedinė e parė shqiptare, krahas Kadaresė, Budės, Qosjes, Krasniqit, Ēetės e tė tjerėve.

    b-Ne 1968-ten ne Shqiperi, u festua me madheshti, 500-vjetori i Vdekjes se Skenderbeut. Ne Shqiperi per kete ngjarje te madhe u ftuan veē te tjerave dhe qindra shqiptare nga diaspora. Asnjeri prej tyre nuk ishte komunist, por te gjithe ishin shqiptare. Midis te ftuarve ishte dhe Deme Ali Pozhari, nga Kosova, qe banonte ne Turqi. Lidhur me kete vizite, Sinan Hasani, ne librin e tij "Kosova: E verteta dhe mashtrimet", midis te tjerash, e akuzon Enver Hoxhen, qe bashkepunonte me ata qe kishin qene armiq te Jugosllavise. ( Sqarim per lexuesit. Deme Ali Pozhari, ka qene nje nder elementet kryesore qe ju kundervu, nga pozita nacionaliste Jugosllavise Federative) Per kete ēeshtje Enver Hoxha, ne shenimet e tij me titull "Sugjerime, shokeve tane ne Kosove", midis te tjerash thote:

    "Shoket tane ne Kosove, duhet te kene parasysh se lufta nuk behet vetem. Ata duhet te perpiqen te grumbullojne rreth vehtes, te gjithe elementet, qe urrejne titizmin, pavarsisht nga bindjet e tyre ideologjike qe kane. Veēanerisht ata duhet te punojne shume me te gjithe ata qe

    ne Kosove konsiderohen "balliste". Shumica e tyre jane elemente patriote dhe ndryshojne shume nga ballistet qe vepruan ne Shqiperi dhe qe u bene bashkepuntore te fashisteve". (Enver Hoxha. Buletini Numur 3, faqe 13, viti 1979).

    c-Ne 1978-en, ne Shqiperi u festua ne menyre madheshtore, 100-vjetori i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Po per kete ēeshtje, titistet jugosllave, reaguan si zakonisht ndaj Shqipėrisė dhe P.P.SH-sė, me parullat tashme te njohura si "nacionalizem shqiptaromadh".

    d- Me inisiativen e Enver Hoxhes, ne fundin e viteve 1970-te, u shpeshtuan vajtjet dhe ardhjet ne Kosove dhe anasjelltas ne Shqiperi. U shpeshtuan vajtjet e pedagogeve, grupeve artistike dhe kulturore ne Kosove. Gjate kesaj periudhe nga disa njerez, qe sot hiqen demokrate dhe sulmojne tė kaluarėn u shfaq shqetesimi, se mos kjo hapje do ta demtonte Shqiperine, se mos U.D.B-ja, jugosllave, kishte me shume liri veprimi per te vepruar. Duke i quajtur te pabaza dhe pa themel keto shqetesime Enver Hoxha ne vitin 1979, theksonte: "Shqetesimi i shokeve eshte i pabaze. Ne i dime qellimet e Titos. Qellimi i tij per kete hapje eshte te ndikoje me ane te Kosoves tek ne. Po dhe ne kemi qellimin tone. Te ndihmojme vellezerit tane te mbajne gjalle, shqiptarizmin. Dhe ne do te fitojme. Kosovaret jane gjaku yne." Tre vjet pas ketij konstatimi, koha i dha atij, te drejte Rinia heroike e Kosoves, e perkrahur nga i gjithe populli, u ngrit ne demostarta dhe kerkoi Republiken e Kosoves. Duan apo nuk duan "analistet" e sotem shqiptare, me keto ngjarje ne Shqiperi, jetoi gjithe populli shqiptar. Trimat dhe trimereshat kosovare, qe i vune gjoksin armates se Nishit dhe policise serbe, ne Shqiperi u kthyen ne legjende. Per ata, populli shqiptar nga veriu ne jug, ngriti dhe kendoi kenge, te cilat u bene pjese e perhereshme e eposit shqiptar.

    Nė vitin 1980, nė Shqipėri, filloi puna pėr pėrgatitjen e Fjalorit tė Enciklopedisė shqiptare. Fjalori u botua nė vitin 1985, nė rreth 1300 faqe. Ja se ēfarė thuhet, midis tė tjerash nė atė fjalor: " Arritjet e shkencave historike te Kosovės, ....tė studiusve tė ndryshėm si Ali Hadri, Fehmi Agani, Zef Mirdita, Skėnder Rizaj, Zekeria Cana, Shukri Rahimi etj..........................Nė fushėn e shkencave gjuhėsore, punimet e gjuhėtarėve si Idriz Ajeti, Hilmi Agani, Rexhep Ismajli, Besim Bokshi etj.........Arritjet nė fushėn e shkencave etnografike e folklorike, janė tė lidhura me punėn e studiusve tė njohur si Mark Krasniqi, Anton Ēeta, Demush Shala etj.......Fundi i viteve 60-tė dhe fillimi i viteve 70-tė, vėllime poetike botuan Azem Shkreli, Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Besim Bokshi, Ali Podrimja, Muhamet Kėrveshi, Qerim Ujkani, Enver Gjergjeku, Azis Islami etj. Ata i pasoi njė brez tjetėr mė i ri poetėsh si Agim Vinca, Hasan Hasani, Sabri Hamiti, Jusuf Gėrvalla.........Dramėn e kanė levruar Ekrem Kryeziu (Epoka para gjyqit), Azem Shkreli, Teki Dervishi etj"....."Nė pėrmbledhjet me tregime......apo romanet si ....."Vdekja mė vjen prej syve tė tillė", i Rexhep Qosjes etj, trajtohen probleme tė jetės shoqėrore dhe tė historisė sė kaluar, lufta pėr tė drejtat kombėtare........". "Kritika dhe studimet letrare, janė lėvruar nga autorė si Rexhep Qosja, i cili ėshtė dhe studjues i njohur i historisė sė letėrsisė, Ali Aliu, Hasan Mekuli, Vehap Shita, Agim Vinca, Ymer Jaka etj". Ja dhe njė pasazh tjetėr: "Letėrsia shqiptare nė Kosovė, hapat e parė i bėri me poezitė shoqėrore dhe patriotike tė Esat Mekulit, botuar nga mesi i viteve 30-tė. Mė pas u shfaqėn pena tė tjera si Mark Krasniqi etj"..........."Veprimtaria e ēetave tė armatosura, tė komanduara, nga Azem e Shote Galica, Idriz Seferi, Mehmet Konjuhi, Ramė Vllasa, Sadik
    Rama i Gjurgjevikut, Mulla Agan Kaja, Keri i Sadri Bardhit, vėllezrit Bajēinovci etj...." ( F.E.SH. Faqe 536, 537, 538, 540, 541.Tiranė 1985). Mund tė vazhdonim akoma me fakte tė tilla, por dhe kaq mjaftojnė pėr tu thėnė pseudopatriotėve dhe pseudopolitikanėve tė sotėm, se ata nuk janė gjė tjetėr veēse fallsifikatorė tė historisė sė tyre.

    Lufta dhe rezistenca heroike e popullit shqiptar nė Kosovė, veēanėrisht, pas viteve 70-tė, u bė pjesė e ndėrgjegjes kombėtare tė ēdo shqiptari patriot, pjesė e eposit tė tij heroik.

    Ja njė kenge, prej dhjetra qe u ngriten ne Shqiperi ne perkujtim te demostratave te Kosoves te cilat i kane kenduar te gjithe, komuniste dhe qytetare. Ne vargjet e nje kenge labēe, midis te tjerash thuhet



    Armatėn e Nishit

    E kishit nė shpinė

    Pėrballė U.D.B-nė

    Nė zėmėr lirinė



    Televizori i Shqipėrisė, gazetat e Shqipėrisė, artikujt e Enver Hoxhės, bėnin fjalė, jepnin fakte nga dhuna e pėrgjakėshme, me tė cilėn policia dhe ushtria sėrbe, shtypėn demonstratat. Ishin me dhjetra tė vrarė. Prandaj kėngėtari anonim popullor nga Jugu i Shqipėrisė do ta vazhdonte kėngėn me vargjet e mėposhtme:



    O djemtė e Kosovės,

    Nėnat, qysh u qanė?

    Kur u mori plumbi

    Kush u ndodhej pranė?



    Por egėrsia e shovinizmit, nuk njihte kufij. Ai, jo vetėm qė ua vrau djemtė, nėnave shqiptare nė Kosovė, por shkoi dhe mė tej. Ato nuk dinin ku i kishin varret fėmijėt e tyre. Me kėtė qėndrim mesjetar tė egėr, u njoh tėrė Shqipėria. Por nėnat, kishin njė ngushėllim. Djemtė e tyre tė vrarė, do tė ishin diku nėpėr dheun e Kosovės, preheshin nė baltėn shqiptare. Prandaj dhe ai kėngėtari popullor i Labėrisė, i drejtohet baltės sė Kosovės, njėsoj siē do ti drejtohej njė nėnė shqiptare nė Prishtinė, nė Drenicė, nė Ferizaj etj, duke i lėnė njė amanet qė vetėm nėnat heroike shqiptare mund ta lėnė. Dhe kėnga mbaron me vargjet rrėnqethėse:



    Amanet, fushė e Kosovės

    Amanet, tė ma kesh djalin

    Ma mori plumb'i mizorit

    Nėna, s'di ku e ka varrin.





    d-Pas demostratave te Kosoves, siē dihet Jugosllavet, nderprene, programin e shkembimeve kulturore dhe artistike, qe ishte nenshkruar midis Shqiperise dhe Kosoves. Kete jugosllavet e konsideruan, si nje leshim te madh dhe nderhyrje ne punet e brendeshme te Jugosllavise. Me vone ata kerkuan qe programi te nenshkruhej midis qeverise se Shqiperise dhe te jugosllavise. Te ishin jugosllavet ata qe te vendosnin se ēfare grupesh apo ēfare aktivitetesh do te zhvillonin. Por kjo nuk u pranua. Qeveria shqiptare, nguli kėmbė qe programi te nenshkruhej midis Shqiperise dhe Kosoves.

    Teoricieneve te sotem te Shqiperise, natyrisht qe nuk u pelqejne keto argumente, te cilat jane shume domethenese. Por nuk ke ēfare ben. Historia nuk behet "me predikime prifterinjsh", me "receta mjekesh", me "poezi poetesh apo tregime shkrimtaresh" As "me sikure", as me idealizem. E verteta aq sa ka karakter konkret, po aq ka dhe karakter historik.

    Fallsiteti i predikimeve tė politikanėve tė sotėm shqiptarė mbi gjoja tradhėtinė e P.K.SH-sė dhe Enver Hoxhės dhe pseudopatriotizmi i tyre, bie poshtė, po tė ballafaqojmė kushtet ndėrkombėtare nė tė cilat u gjėnd Shqipėria e 1944-ės dhe Shqipėria e 1991-shit. P.K.SH-ja erdhi nė pushtet, kur sapo kishte mbaruar lufta e dytė botėrore, kur Shqipėria nuk njihej fare nė arenėn ndėrkombėtare, kur siē do ta shikojmė mė poshtė, ajo ishte lėnė rezervė pėr tu ndarė midis Greqisė dhe Jugosllavisė. Ajo erdhi nė pushtet kur harta e Evropės sapo ishte krijuar nga tė mėdhenjtė nė Konferencėn e Jaltės dhe Potsdamit. Kur Jugosllavisė, fuqitė e mėdha jo vetėm qė vendosėn t'i linin kufijtė qė kishte, pra dhe trojet shqiptare, por mė tepėr e morėn atė nė kujdestari tė veēantė.

    Ndėrsa, politikanėt shqiptarė tė pluralizmit, pas 1992-shit, ishin politikanė tė njė shteti sovran dhe tė pavarur nė Evropė. Shqipėria e 1992-shit, ishte njė vėnd me prestigj ndėrkombėtar. Ata erdhėn nė skenėn politike tė Shqipėrisė, kur Jugosllavia filloi tė shpėrbėhej dhe brėnda saj filluan tė krijoheshin njė varg shtetesh sovrane dhe tė pavarura. Ata erdhėn nė skenėn politike kur tė mėdhenjtė e botės, filluan tė merreshin me rirregullimin e hartės sė re tė ballkanit. Nė kėtė proēes politikanėt e Shqipėrisė, janė aktorė, jo spektatorė. Megjithatė, ata deri mė sot, e kanė katandisur ēėshtjen kombėtare tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, nė ēėshtje tė tė drejtave tė njeriut. Nė sytė e tyre dhe me miratimin e tyre, kombi shqiptar u ricoptua nė katėr shtete, ndėrsa ata vazhdojnė tė flasin pėr "tradhėtinė" e sė kaluarės pėr tė mbuluar turpin e tė sotmes. Nė vėnd tė kėrkojnė lirinė kombėtare, kėrkojnė tė drejtat qytetare. Nė vėnd tė kėrkojnė unifikimin kombėtare, predikojnė stabilitetin dhe paqen me ēdo kusht, qoftė dhe me sakrifikimin e ēėshtjes kombėtare.



    -Rruga e njė kombi drejt unifikimit: Komb gjuhėsor, komb shpirtėror dhe sė fundi komb politik. (Kongresi i drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, realizoi aktin e parė tė unifikimit tė kombit shqiptar si komb gjuhėsor. Mardhėniet kulturore dhe artistike, shkencore dhe letrare me Kosovėn, synonin realizimin e elementit tė dytė tė unifikimit tė kombit si komb shpirtėror.



    =vijon=
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sami Hyseni : 05-03-2013 mė 07:55

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    ANTIFASHISTI PĖRBALLĖ PUSHTUESIT DHE BASHKĖPUNTORĖVE TĖ TIJ



    Ēben moj Shqiperi, sėrmaja,

    gjithe kodra, gjithe maja

    te shoi topi dhe murtaja

    kėngė popullore





    Vėndi i shqiponjave ėshtė liruar nga Vermahti gjerman pa ndihmėn e ushtrisė sovjetike, ndėrkohė qė Jugosllavia pati nevojė pėr ushtrinė sovjetike pėr t'i dhėnė fund okupacionit gjerman

    Thomas Shraiber





    Akuza e dyte: Enver Hoxha gjate Luftes Nacional-ēlirimtare, tradhetoi, interesat e popullit shqiptar, sepse nuk ndoqi, porosite e Ballit Kombetar, per te bere aleancė me pushtuesit, por ndoqi rrugen e luftes se armatosur per ēlirimin e vendit, nga pushtuesit. Kete rruge , teoricienet e sotem te pluralizmit shqiptar, dhe mbeturinat e bashkepuntoreve te fashisteve, e quajne tradheti kombetare, e quajne sllavo-komunizem. Keto predikime dhe teorizime, zene fill, me intervistat e disa prej krereve te Ballit Kombetar, duke vazhduar me vone me konkluzionet e disa "analisteve", te cilet nga lartesite e viteve 1990-te, filluan te jepnin leksione strategjie dhe taktike, se si duhej vepruar me 1941-shin. Ish-kreret e Ballit dhe njekohesisht bashkepunetore te fashizmit, ngrene tezen se komunistet shqiptare, u futen ne lufte kunder fashizmit, vetem kur u futen ruset. Le te pranojme per nje ēast llogjiken e tyre dhe le te ecim sipas kesaj llogjike. Fillimisht do tu shtrojme atyre nje pyetje: Mire qe Enver Hoxha u fut ne lufte kur u futen ruset, po ju pse nuk u futet ne lufte kur u futen anglo-amerikanet?. Ne dhjetor 1941, aviacioni japonez, sulmoi dhe shkaterroi bazen e fuqishme te amerikaneve ne Perl-Harber. Pas kesaj Franklin Delano Ruzvelti shpalli gjendjen e luftes me bllokun fashist. Amerika me Angline nuk ishin komuniste. Lufta e dyte boterore nuk ishte lufte komuniste, por lufte antifashiste. Perse kreret e Ballit nuk u futen ne lufte kur dhe aleatet e tyre ne bindje te njejta ideologjike, u futen dhe moren pjese ne te, por shetisnin kafeneve te Tiranes, nenshkruanin mareveshje me italianet siē ishte protokolli Dalmaco-Kelcyra. Bashkepunuan hapur me gjermanet duke marre pjese ne qeverine kuislinge dhe ne lufte te hapur kunder partizaneve. Logjika kombetare te thote se ne ate kohe, kauzen e popullit e tradhetuan ato grupacione politike qe pranuan bashkepunimin me pushtuesin. Te gjithe te tjeret monarkiste, komuniste, apo jo komuniste, qe luftuan kunder pushtuesit ishin dhe mbeten ne sherbim te kauzes se popullit. Megjithate "analistet" e Shqiperise se sotme me forcen qe u jep pushteti, dhe jo historia e argumenti, vazhdojne sipas avazit te tyre. Ndersa te huajt antikomuniste dhe antifashiste thone te kunderten. Ne vepren e tij, "Fitorja e Hidhur", Rexh Hiberti midis te tjerash thote per Ballin kombetar dhe per Lėvizjen Nc-Ēl, se "Nacionalistet, humben shanset e tyre, plotesisht sepse nuk e ngriten as gishtin kunder gjermaneve, madje, as ne ēastin e fundit, duke i ruajtur forcat, vetem e vetem per veprime kunder partizaneve. Ky ishte nje gjykim i gabueshem, i trishtueshem dhe vdekjeprures nga ana e tyre.... Enver Hoxha, dhe kolegėt e tij, kishin gjithashtu njė damar tė fortė nacionalist, por ata ose tė paktėn Hoxha, asnjėherė nuk e kishin vėnė nė dyshim, se u duhej tė luftonin me armė nė dorė, pėr ēdo gjė qė kėrkonin. (Rexh HIberti "Fitorja e hidhur" faqe....). Eshte interesante se ne kete kryqezate, ndaj luftės antifashiste, jane angazhuar dhe nje pjese politikanesh dhe publicistesh, nga Kosova. Ne shkrimet e tyre, krahas sulmeve ndaj Lėvizjes Nc-Ēl, ata veē te tjerash evidentojne, figura te ndryshme nacionalistesh shqiptare, ne Kosove apo Maqedoni, te cilet gjate luftes se dyte boterore u perpoqen te lidheshin me gjermanet apo italianet, kunder serbeve dhe maqedoneve, per te fituar lirite dhe te drejtat e tyre kombetare. Pavarsisht nga mungesa e largpamėsisė mbi perfitimet nga kjo aleance, ne thelbin e saj keto veprime kane qene te inspiruara nga nje qellim fisnik. Por e pallogjikeshme, cinike dhe dashakeqe eshte paralelja qe heqin dhe perpiqen te heqin keta politikane, me Ballin Kombetar ne Shqiperi. Neqoftese eshte i drejte pohimi se aleanca me bllokun fashist u shfrytezua nga nje pjese e nacionalisteve shqiptare ne Kosove per te fituar dhe per tju kundervene shovinizmit serbo-malazez, eshte i pasakte historikisht dhe i demshem i njejti pohim dhe per bashkepunimin e Ballit kombetar ne Shqiperi me bllokun fashist. Balli kombetar ne Shqiperi, aleancen me gjermanet dhe italianet, nuk e perdori per te fituar te drejtat kombetare, se ato ju moren popullit shqiptar qysh ne 1939-en. Ne te kunderten e perdori, per te ruajtur pasurine dhe floririn e tyre, per te ruajtur te njejtat raporte sociale dhe ne Shqiperine e pas luftes ashtu siē ishin ne Shqiperine e paraluftes. Ndersa si maske perdoren parullen e "Shqiperise etnike". Te quash sot patriotizem luften per te ruajtur qypat e floririt dhe pasurite, siē bejne disa "analiste" dhe publiciste ish-komuniste apo simpatizante te komunizmit, e pakta do te ishte ta vesh veten ne rolin e sherbetorit qe pret ti hedhin ndonje kocke. Ne ndihme te tyre sot ne Shqiperi, jane rreshtuar dhe nje pjese e atyre qe luftuan ne luften Nacional- Ēlirimtare, por qe me vone per kundershtimet ndaj vijes politike te ndjekur ne Shqiperi, perfunduan nėper burgje apo internime. Sot njė pjesė prej kėtyre elementėve, jane vene ne rolin e "prokuroreve" te sė kaluarės dhe te rektifikimit te luftes antifashiste. Neper intervistat qe japin apo shkrimet qe shkruajne, per te fituar besimin e pushtetit te ri, ata pranojne te hedhin balte jo vetem mbi tė kaluarėn dhe Enver Hoxhen por dhe mbi veten e tyre. Me qendrimin qe mbajne sot, elemente te tille te kujtojne Cvajgun qe thoshte se "Talieni dhe Barrasi, tradhetojne jo vetem historine dhe shpirtin e Revolucionit, por dhe veten e tyre. ( Cvajg Jozef Fushe faqe 91) Historia asnjehere nuk behet me "sikure" siē kerkon ta beje sot "regjimenti strategeve te demokracise" shqiptare. Ajo ka ligjet e saj, te cilat duhet te respektohen nga kushdo, pavarsisht nga bindjet politike. Megjithate per pak ēaste ne do te zbatojme vijen e tyre te sjelljes. Dhe do ta bejme historine e kaluar me "sikur". Ēdo te kishte ndodhur sikur "tradhetari Enver Hoxha", te mos kishte luftuar bashke me shoket e tij per ēlirimin e Shqiperise, po te degjonte "patriotet e floririt"? Me kete llogjike, Shqiperia ne prag te luftes se dyte boterore, do te rreshtohej ne anen e te humburve. Ne konferencen e paqes qe u mbajt ne Paris ne 1946-en ajo do te gjykohej si bashkepuntore e fashisteve. Fqinjet e saj qe ishin ne anen e fitimtareve, do te ringjallnin me force enderrat e tyre te vjetra qe quhen "Krahina autonome e vorio-Epirit" dhe "Shkodra kryeqytet i vjeter i Malit te Zi". Perseri me llogjiken e politikaneve te "sikureve". Evropa antifashiste, por gjithsesi indiferente ndaj kombit shqiptar, perballe "Shqiperise kuislinge", do te nxirrte nga sirtari nje plan qe i mbeti pa zbatuar qysh me 1919-en, ne konferencen e Versajes. Planin e hartuar dhe te konsultuar me Esat Pashe Toptanin. Pėr ata qė nuk e dinė historinė, apo e kanė harruar atė, ky plan pėrmbante: Dhenien e Veriut tė Shqipėrisė, serbeve, tė jugut tė Shqipėrisė, grekerve dhe krijimin e principatės shqiptare ne rajonin e Shqipėrisė sė mesme, nė krye tė sė cilės do tė ishte Esat Pashė Toptani. Me llogjikėn e politikanėve tė "sikurit", nėqoftėse nė Kosovė nuk do tė kishte gjetur mbėshtetje lufta antifashiste , atėhere ajo qė sot quhet tragjedi e Kosovės, do tė ishte 100-fish mė e madhe. Kjo nuk ėshtė shpikje e jona. kjo ėshtė llogjika e dokumenteve tė luftės sė Dytė Botėrore. Konferenca e Potsdamit 1945, mori vendimet pėrfundimtare pėr rregullimin e hartės sė Evropės. Figurat ishin po ato tė Konferencės sė jaltės; Ēurēill, Stalin dhe nė vėnd tė Ruzveltit qė kishte vdekur, mori pjesė Trumani. Njė ndėr vendimet e Kėsaj Konference, ishte e drejta qė u jepej shteteve fituese tė Evropės Lindore dhe Qėndrore, pėr deportimin e pakicave kombėtare, qė kishin marrė pjesė aktivisht nė anėn e bllokut fashist. Henri Bogdani, na e jep tė plotė kėtė tabllo. Ja se ēfarė thotė ai: "Nė konferencėn e Potsdamit, u diskutua, pėr mundėsinė e shpėrnguljes sė popullsisė sė njė race tjetėr...Viktimat e kėtyre transferimeve tė popullsisė, u bėnė kryesisht, gjermanėt, hungarezėt dhe polonezėt. Gjermanėt e Prusisė Lindore dhe rajonet e kaluara nėn sovranitetin e Polonisė, u shpėrngulėn nė mėnyrė brutale gjatė dimrit tė 1845-1946, drejt Gjermanisė. Qeveria ēekosllovake, pėrdori mundėsinė qė asaj i ishte ofruar nga Aleatėtdhe qė ndėrkaq ishte konform me programin e Kosicės. Nga muaji maj deri nė gusht 1845, rreth 800-mijė gjermanė, u shpėrngulėn drejt Austrisė, pastaj pas Konferencės sė Potsdamit, 2-milion e gjysėm gjermanė, u erdhi radha pėr shpenguljen e tyre nė kushte tepėr tė vėshtira. U autorizuan tė qėndronin rreth 155-mijė gjermanė antinazistė, ose tė konsideruar tė tillė. Shtetet e tjera danubiane, shpėrngulėn gjithashtu, gjermanėt qė jetonin prej shekujsh nė teritoret e tyre........Sa pėr gjermanėt e Jugosllavisė, fati i tyre ishte sigurisht mė tragjik; nga 450-mijė qė ishin akoma nė Jugosllavi nė 1945, rreth 140 deri nė 260-mijė sipas burimeve u masakruan gjatė transferimit, tė tjerėt, me shumė vėshtirėsi arritėn nė Austri....

    .........Tė vetmet minoritete nacionale, qė nuk u prekėn nga transferimet masive tė popullsisė, ishin shqiptarėt dhe bullgaro-maqedonėt e Jugosllavisė.(Henri Bogdan. Histoire des Pays de l'Est, faqe 391-392).

    Ne ndihme te aresyetimit tone, jane dhe mjaft dokumente te anglo-amerikaneve te luftes se dyte boterore. Gjate luftes se dyte boterore, ekziston dhe nje dokument i hartuar nga nje amerikan, i cili u be objekt studimi dhe shqyrtimi nga zyrat angleze dhe amerikane. Ja ē`thuhet midis te tjerash ne leterkembimin e funksionarit te Forin Ofisit, Boksholl, me kolegun e tij LaskeiForin Ofisi ėshtė Ministria e puneve tė jashtme tė Anglisė- shenimi ynė)

    "Megjithese rekomandimet e bera nga autori i ketij raporti, nuk jane teresisht paralel, me politiken e percaktuar nga F.O., mendoj se ju do te jeni dakord me shumicen e gjerave, qe thuhen se jane ne nje vije me rekomandimet tona......Qellimi i amerikaneve -nenvizon Boksholli-eshte te ndaje tosket me geget, dhe evntualisht te organizohet nje plebishit, nen mbikqyrjen aleate" (A.I.H. Dokumente angleze. Leter e Bokshollit derguar Laskeit 15-tetor 1944. F.O. 371/43554.P.R.O). Pra as me shume e as me pak, aleatet qysh ne kohe te luftes, benin plane, jo qysh tja bashkonin Kosoven me Shqiperine, po si te ndanin dhe vete Shqiperine. Pėr saktėsinė dhe ekzistencėn e kėtij plani bėn fjalė dhe autori anglez Jon Halliday, nė librin e tij "Shqiptari Dinak". Nė kėtė libėr pėr problemin e mėsipėrm, autori thotė: ".....Akoma mė ogurzezė, ėshtė pėrkrahja e hapur e anglezėve, ndaj njė plani, tė pėrpiluar nga SH.B.A-tė, nė muajin Gusht 1944, pėr ta ndarė Shqipėrinė mė dysh dhe pėr tė pushtuar njė pjesė tė saj.......Plani i amerikanėve thotė: Sazani tė merret nenjėherė, nga Aleatėt dhe sa mė shpejt tė dėrgohen nė Tiranė dhe Durrės, 5000 forca amerikane.....(Jon Halliday. Shqiptari Dinak, faqe 114-115).

    P.K.SH-ja dhe levizja Nacional-ēlirimtare, nuk e lejuan nje plan te tille. Ata e kuptuan situatėn dhe e rreshtuan Shqipėrinė nė radhėt e koalicionit antifashist. Prandaj me tė drejtė analisti dhe historiani francez, Henri Bogdan thekson se "Ēlirimi i Shqipėrisė, kishte qėnė vetėm vepėr e partizanėve shqiptarė, qė shpesh kishin pėrfituar nga livrimet e armėve dhe materialet e furnizuara nga anglo-amerikanėt....Ishte kjo njė situatė krejtėsisht origjinale nė Evropėn Lindore dhe pasojat do tė ishin tė rėndėsishme pėr evolucionin politik tė mėtejshėm....(Henry Bogdan. Histoire des Pays de l'Est. faqe 403).

    Per te sqaruar me mire njerezit e mashtruar nga propaganda e "patrioteve" te pluralizmit, le te qendrojme me gjate ne nje problem tjeter, qe verteton me shume se ēdo gje tjeter, menēurine dhe atdhetarizmin e drejtuesve tė Luftės Nacional-Ēlirimtare. Siē dihet gjate dhe ne prag te mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, nga tre fuqite e medha qe perbenin boshtin antifashist Amerike, Angli dhe Bashkim Sovjetik, u zhvilluan nje sere konferencash per regullimin e Evropes pas perfundimit te luftes. Ne histori keto konferenca njihen me emra te
    tille si : Konferenca e Teheranit, Konferenca e Jaltes dhe Konferenca e Potsdamit. Ne keto konferenca, fatet e mjaft shteteve dhe popujve, ishin vetem gure shahu. Ja disa episode nga prapaskena e ketyre konferencave: Qysh ne konferencen e Teheranit, Anglia kerkonte qe Greqia te mbetej ne influencen angleze. Ne 5-Maj 1944, ministri i Jashtem i Anglise Antoni Iden ne takimin qe pati me ambasadorin sovjetik ne Londer Gusev i thote midis te tjerash se "Na lini dore te lire ne Greqi, qe ne tju leme te lire ne Rumani" (Historia e Luftes se Ftohet. Andre Fonten faqe 244). Pazari u perfundua. Anglise ju la dore e lire ne Greqi. Pasoje e kesaj nuk eshte vetem deshtimi dhe shkaterrimi i levizjes partizane greke te quajtur ELLAS, por rruga qe u ndoq per kete.Ja nje shembull. Ne 3-dhjetor 1944, e majta greke organizoi nje manifestim ne qender te Athines, qe ne histori njihet me emrin "E diela e pergjakeshme". Policia mbreterore e perkrahur nga forcat angleze te komanduara nga gjeneral Skobie, qelloi mbi demostruesit. Gjate 33-diteve u zhvillua nje lufte e pergjakeshme, midis forcave te ELLAS-it dhe forcave mbreterore. Ne fund fituan forcat mbreterore te ndihmuara nga anglezet. Kush kerkon ta perjetoje artistikisht kete masaker, le te lexoje librin "Mehallat e botes" te poetit te madh grek Janis Ricos. Ja dhe origjinali i kesaj prapaskene. Kujtimet e Vinston Ēurēillit. Ne keto kujtime midis te tjerash thuhet per seancat e konferences se Jaltes:

    "Regullojme ēeshtjet tona me Ballkanin. Ushtrite tuaja ndodhen ne Rumani dhe ne Bullgari. Ne kemi interesa, misione dhe agjente ne keto vende. Evitojme ndeshjen mes nesh per ēeshtje qe nuk ja vlejne: Persa i perket Britanise se madhe dhe Rusise, ēfare do te thoshit ju per nje dominim 90% ne Greqi per ne dhe 10% per ju dhe per nje barazim 50% me 50% ne Jugosllavi? Gjate perkthimit te fjaleve te mija, une shkruaja mbi nje gjysem flete leter: Rumania: Rusia 90%, te tjeret 10%. Greqia: Britania e madhe ne akord me Ameriken 90%, Rusia 10%. Jugosllavia 50% me 50%. Hungaria: 50% me 50%. Bullgaria: 75% per Rusine dhe 25% per te tjeret. Une e shtyva letren para Stalinit, nderkaq qe perkthimi ishte bere. Pati nje ndalese te vogel. Pastaj mori kalemin e tij blu dhe hoqi nje vije te trashe ne shenje aprovimi. ......(Ēurēill Kujtime Vellimi i pare faqe 235).

    Tablloja e mesipėrme, natyrisht ėshtė e shkurtėr. Megjithatė, ajo flet qartė. Ajo tregon se sa largepames dhe tė matur, u treguan udhėheqėsit e Luftės Nc-Ēlirimtare gjate Luftes se dyte boterore. Perballe ketyre prapaskenave te konferencave te te medhenjeve, te cilat, ne ate kohe ata nuk i dinin dhe nuk mund ti dinin, me zgjuaresi dhe menēuri politikani dhe trimeri atdhetari, ata ndoqen rrugen me te sakte dhe me te drejte. Vetem me forcen e armeve dhe te luftes, vetem me forcen e fitimtarit, mund ti siguronin Shqiperise lirine dhe pavarsine, e cila ne planet e te huajve ishte lene si plaēke tregu.

    Te gjitha ato qe thuhen per tradhetine e Partisė Komuniste Shqiptare dhe tė Enver Hoxhes, kane tjeter qellim. Nuk eshte fjala thjesht tek Enver Hoxha dhe Lufta NC-ĒL. Problemi eshte me kompleks dhe me tragjik. Sot kombi shqiptar ndodhet ne nje pozite dramatike. Atij i duhet te zgjedhe rrugen per te fituar te drejtat kombetare. Qeveritaret dhe partiaket qe ka sot, jane te pazote te ndjekin rrugen e vetme te shpetimit nga coptimi; rezistencen aktive. Prandaj duhet etiketuar si tradhetar Enver Hoxha, qe bashke me te te hidhet poshte dhe vija e tij e fitores mbi pushtuesin. Jo rastesisht ata qe etiketojne tradhetarin nuk ngurojne te botojne dhe te ribotojne dekalogun e Ballit Kombetar, nuk eshte rastesi qe ata sot kane zgjedhur si rruge te zgjidhjes se ēeshtjes kombetare, rrugen e Ballit kombetar. Vete te rrine dhe te tjeret tua sjellin lirine ne pjate. Balli kombetar deshtoi ne rrugen qe ndoqi 50-vjet me pare. Deshtimi i tij e shpetoi Shqiperine nga fshirja ne harten e botes. Po sot? Nuk dihet. Deri tani vija e kafeneve dhe monedhave te floririt i jep tonin jetes politike te kombit shqiptar.



    NACIONALISTI I VESHUR ME KOSTUMIN E KOMUNISTIT



    Ku je nisur dhe do vesh Po ti car dhe mbretėr spyete

    Kėtė vjeshtė, shoku Enver Spyete, pėr topat hatą

    Rruga pėr Moskė ėshtė e keqe Shtyve portėn e mesjetės

    Bie shi, ngrica tė ther Hyre brėnda nė kala



    Kenge popullore





    Hoxha ishte para se gjithash nje nacionalist shqiptar

    Jon Halliday





    Shqipėria ėshtė i vetmi vėnd i Evropės Lindore ku ndjenja nacionale ėshte shprehur nėpėrmjet stalinizmit

    Zhan Bertolino





    Se treti: Sipas "analisteve te sotem", ai ja shiti pavarsine e vendit, komunizmit. Kjo eshte llogjika e tyre. Po argumentet e tyre cilat jane? Ata nuk japin argumente. Ata jane te bindur se keshtu eshte. Si shembull global te marrin Shqiperine e sotme te shkaterruar dhe te thone :"Ja Shqiperia e Enver Hoxhes". Shqiperia e sotme, lypese dhe e shkaterruar, nuk eshte Shqiperia e tij. Kush e beri te tille me nje skenar te perpunuar, do flasim me gjate ne nje kapitull tjeter. Tani do te mjaftohemi te themi se Shqiperia e Enver Hoxhes, i ngjante ne menyre figurative nje njeriu qe vertet nuk ka shume pasuri, qe vertete nuk ka shume rroba, por ato qe i ka, i ka te pastra dhe eshte shume dinjitoz ne karakterin e tij. Ndersa per ēeshtjen qe po trajtojme do te perdorim vetem argumentet. Eshte e vertete se Enver Hoxha besonte ne komunizem, eshte e vertete se ai luftoi per ta mbrojtur komunizmin si doktrine. Megjithate kjo nuk ishte ndonje herezi dhe nuk eshte baraz me tradheti. "Patrioteve", tane do tu kujtojme se dhe Romen Rolani, Bertold Brehti, Anatol Fransi, Frederik Zholio Kyri, Iv Montani, Federiko Garcia Lorka, Pablo Neruda, Pol Elyari etj etj figura te shquara te artit dhe kultures boterore, kane besuar ne komunizem. Eshte e vertete se ai kete doktrine dhe ideologji e zbatoi ne praktiken e Shqiperise. Eshte perseri e vertete, se pas viteve 1965-ne zbatimin e kesaj teorie u vune re gabime te medha qe renduan nivelin e jeteses se popullit shqiptar. Eshte perseri e vertete se ne zbatimin ne praktike, ndaj mjaft njerezve, u vune re shkelje te medha te lirive dhe te drejtave te njeriut. Eshte perseri e vertete se ketu pergjegjesine e ka dhe e mban me shume Enver Hoxha se ai ishte udheheqesi kryesor i Shqiperise. Dhe eshte nje gje normale qe vepren e Enver Hoxhes ne keto ēeshtje tja nenshtrosh kritikes per te bere me shume se ai. Por eshte anormale, qe duke u nisur nga gabimet qe u vune re ne zbatimin e Socializmit ne Shqiperi, apriori te nxjerresh konkluzione se Enver Hoxha gjate kohes qe ishte ne pushtet, nuk punoi per te mbrojtur interesat e popullit dhe te vendit qe udhehiqte. Me kete, pohim, tregon ose naivitetin per te mos kuptuar Enverizmin si komunizem dhe Enverizmin si shqiptarizem, ose thjesht urrejtje. Le ti referohemi historise.

    Enver Hoxha besonte ne komunizem. Por komunizmi i Enver Hoxhes ishte komunizem deri sa atij nuk i kercenohej liria dhe pavarsia e vendit. Perballe ketij rreziku, ai pushonte se qeni komunist. Vendin e tij e zinte nacionalisti dhe atdhetari. Ja disa fakte.

    Ne vitin 1947-jugosllavet duke pandehur se me ane te Koēi Xoxes dhe te tjereve e kishin ne dore Shqiperine, bene propozimin per te sjelle ne Shqiperi, dy divizione jugosllave. Propozimin e solli gjenerali Kupreshanin. Nen pretekstin e gjoja nje kercenimi te Shqiperise nga Jugu, nga monarkofashistet greke, te pushtohej Shqiperia dhe ushtarakisht nga Jugosllavet. Duan apo nuk duan sot nje pjese e shqiptareve, vetem trimeria, shkathtesia dhe zgjuarsia e Enver Hoxhes e shpetoi vendin nga nje tragjedi shume e madhe. Kjo ngjarje dhe ky qėndrim, kanė gjetur vėnd dhe nė literaturėn perėndimore. "Disa udhėheqės shqiptarė, ishin tė bindur se Titoja, donte ta bėnte Shqipėrinė republikė tė 7-tė tė Jugosllavisė. Udhėheqja e Partisė Komuniste shqiptare, vazhdoi mardhėniet e ngushta me Jugosllavinė gjer nė momentin kur nė fillim tė vitit 1948, Titoja, deshi tė vendoste nėn komandėn jugosllave, forcat e armatosura shqiptare dhe tė staciononte nė Shqipėri trupat e tij, pėr ta mbrojtur atė nga kėrcėnimet e monarko-fashistėve grekė. Enver Hoxha megjithė egzistencėn nė gjirin e Partisė tė njė fraksioni tė rėndėsishėm projugosllav, vendosi tė reagojė". (Histoire des Pays de l'Est, faqe 433). Njė nga udheheqėsit mė tė lartė tė Jugosllavisė se pasluftės. Millovan Gjilasi, pas 50 vjetėsh deklaron hapur se "Unė edhe sot mendoj se potezi jugosllav, pėr dėrgimin e divizioneve nė Shqipėri ishte gabim i madh, i cili ka mundur tė nxitė dyshimin tek shqiptarėt nė qėllimet e Jugosllavisė. Nė instancė tė fundit qėllime tė tilla kanė ekzistuar, qė Shqipėria t'i bashkohet Jugosllavisė, por me kushtet qė ne t'i diktonim. Eshtė me rėndėsi tė themi, se Shqipėria nuk u dorėzua, as para se tė ndėrhynin sovjetikėt.." (Millovan Gjilas, intervistė dhėnė "Zėrit", 9-10 Shkurt 1991).

    Ne vitin 1960-te, nga shumica e shqiptareve dihet mire se Shqipėria, u prish me superfuqine e atehereshme te botes, Bashkimin Sovjetik. Sot kur flasin per kete ēeshtje "analistet" shqiptare, e trajtojne ate ne kuadrin e manise se Enver Hoxhes per te mbrojtur komunizmin, pra thjesht si lufte ideologjike. A kishte ne kete polemike dhe prishje, elemente te komunizmit. Padiskutim. Por ato nuk ishin shkaku kryesor. Ato ishin fasada. Historia dhe faktet, tregojne qarte se vetem per hir te devijimit nga komunizmi, Enver Hoxha, nuk kishte per tu prishur me ruset. Ne vazhdimin e miqesise me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha kishte filluar te shikonte nje rrezik te madh per lirine dhe pavarsine e Shqiperise. Jane dy fakte qe na japin te drejte ta bejme nje pohim te tille. Ne vitin 1955-Nikita Hrushovi filloi rehabilitimin e klikes se Titos dhe titizmit, duke shkuar vete ne Jugosllavi dhe duke i kerkuar falje atij per gabimet qe ishin bere ndaj tij. Njekohesisht, ai kerkoi dhe nga te gjithe vendet e tjera te Kampit te atehershem socialist, te benin nje gje te tille, duke e shoqeruar kete me rehabilitimin e te gjithe atyre personave qe deri me perpara ishin denuar si agjentura te Titos. Ne kete veprim te Hrushovit, Enver Hoxha nuk pa rrezikun per veten e tij, por rrezikun per Shqiperine. Ai e dinte mire se ēfare planesh per gllaberimin e Shqiperise kishte ndermare titizmi. "Enver Hoxha-pohon Henri Bogdani- nuk kishte harruar synimet imperialiste tė Titos mbi Shqipėrinė" (Histoire des Pays de l'Est faqe 454). Ndėrsa Zhan Bertolino thekson se "P.P.Sh-ja, refuzonte tė rehabilitonte Titon. Kjo do tė kishte si pasojė dėshirėn e shprehur nga Moska: rehabilitimin e Koēi Xoxes. Kjo do tė thoshte gjithashtu se lufta kundėr ndėrhyrjes jugosllave si dhe lufta e zhvilluar pėr afirmimin e sovranitetit nacional tė Shqipėrisė kishin qėnė gabime politike" (Jean Bertolino. Albanie: La sentinelle de Staline, faqe 230). Ne kohen e luftes Nacional-ēlirimtare, duke besuar me sinqeritet dhe naivitet ne parimet e komunizmit, ai i dha besen, "vellezerve", jugosllave, sepse dhe ata i premtuan se nuk ishin si te paret, po te mire dhe do ta zgjidhnin pas luftes njehere e mire ēeshtjen kombetare. Koha provoi se ata u treguan te pabese. Jo vetem qe nuk paten ndermend te bashkonin Kosoven me Shqiperine, por donin te gllaberonin dhe Shqiperine. Ne keto kushte, tek Enver Hoxha si shqiptar qe ishte, veproi institucioni i bese-prerjes. Ata, per ate u shndrruan vetem si armiq dhe shkuar armiqve. Te tille mbeten gjate gjithe jetes se tij. Prandaj ai kurre nuk mund te pranonte te lidhte perseri dashuri me titistet, megjithe predikimet e Hrushovit. Andre Fonteni, nė librin e tij Historia e Luftės sė Ftohtė, vėllimi i dytė, e sqaron mė qartė arėsyet reale tė qėndrimit tė Enver Hoxhės dhe shokėve tė tij. Ai thotė se: "Tito, kurrė nuk e kishte injoruar qė rruga e pajtimit tė plotė tė tij me Hrushovin, kalonte nėpėrmes likuidimit tė kundėrshtarėve tė tij shqiptarė. Kėtė dhuratė(Domethėnė, likuidimin e udhėheqėsve shqiptarė-shėnimi ynė), Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar tja bėnte mareshallit jugosllav dhe pėr tė arritur qėllimin e tij kishte vėnė nė pėrdorim duke pritur realizimin e njė puēi ushtarak, mjetet e presionit ekonomik" (Andre Fonten Histoire de la guerre froide vėllimi i dytė faqe 395). Ndėrsa Fransua Fejto thotė: "ata, shqiptarėt, kishin plotėsisht tė drejtė tė trėmbeshin se mos vėndi i tyre, nė kuadrin e
    bashkėekzistencės paqėsore, pėrdorej si monedhė shkėmbimi pėr njė afrim tė Bashkimit sovjetik me Jugosllavinė dhe Greqinė" (Fransua Fejto. Historia e vėndeve tė demokracive Popullore faqe 167). Fakti i dyte. Qysh pas krijimit te "Traktatit te Varshaves", ne Shqiperi u krijua baza e fuqishme ushtarako-detare e Vlores, e cila ishte nje baze e perbashket. Ne kushtet e lidhjes se Hrushovit me Titon, per Enver Hoxhen, u be plotesisht e qarte se vazhdimi i metejshem, i miqesise me Bashkimin Sovjetik, do te kishte vetem rreziqe te medha per lirine dhe pavarsine e Shqiperise. Ne keto kushte, per te mbrojtur kete liri dhe pavarsi te fituar me gjak dhe sakrifica te shumta, ai zgjodhi rrugen e shqiptarizmit. Vendosi te prishej me superfuqine nga e cila trembeshin shtete shume te medhenj.

    Mė mirė se "analistėt" shqiptarė, kėtė e thonė tė huajt. "Kurrė ndonjėherė mė pėrpara, udhėheqja sovjetike, nuk ishte sulmuar nė shtėpinė e saj me kaq zhurmė dhe furi....Por e vėrteta, skandali mė i madh ishte kur ai(Enver Hoxha-shėnimi ynė), filloi tė fliste pėr marėdhėniet sovjeto-shqiptare.....qė ruset nuk pranuan ti livronin Shqipėrisė, 10-mijė ton grurė, meqė ajo ishte prekur nga njė thatėsirė e jashtėzakonshme" (Fejto po aty faqe 167).

    Kane kaluar, qysh nga momenti qe po shkruajme, rreth 36-vjet nga mbledhja e 81-Partive komuniste dhe punetore ne Moske. Ne kete mbledhje Enver Hoxha mbajti nje fjalim. Do tu japim lexuesve disa fragmente nga ky fjalim, per te gjykuar vete mbi domethenien e fjaleve. : "Ne i dhame pergjigjen Sofokli Venizellosit, shoku Hrushov me ane te shtypit dhe besoj se ke marre dijeni. Ne nuk jemi ne kundershtim te beni politike me Sofokli Venizellosin, por me kufijte dhe te drejtat tona duhet te mos beni politike, pse as kemi lejuar dhe as do te lejojme.............Shoku Hrushov e di se kufijte e Shqiperise jane te paprekshem dhe te shenjte; kush i prek ata eshte agresor. Populli shqiptar do te derdhe, gjak po tia preke kush kufinjte. Shoku Hrushov gaboi rende kur i tha Venizellosit se ai pa ne Korēe greke dhe Shqiptare qe punonin si vellezer. Ne Korēe nuk ka fije minoriteti grek, por ka lakmi shekullore te grekerve per krahinen e Korēes si per gjithe Shqiperine.

    ..............Ne komunistet shqiptare nuk do te quheshim te tille, neqoftese nuk do te mbronim me konseguence dhe me vendosmeri, lirine e atdheut te shtrenjte nga komplotet dhe sulmet diversioniste te klikes se Titos te cilat synojne invadimin e Shqiperise.......A mundet dhe a eshte e lejueshme qe ne komunistet shqiptare ta leme vendin tone te behet gjahu i Titos, i amerikaneve, i grekerve apo i italianeve? Jo kurre!!....Jugosllavet na akuzojne se gjoja jemi "shoviniste dhe nderhyjme ne punet e brendeshme dhe kerkojme rektifikimin e kufijve"

    ....Ajo qe ne kerkojme dhe do te kerkojme vazhdimisht nga titistet dhe per te cilen do ti demaskojme ata deri ne fund, eshte te heqin dore nga krimi i gjenocidit kunder popullsise shqiptare te Kosoves, te heqin dore nga terrori i bardhe kunder shqiptareve te kosoves, te heqin dore nga debimi i shqiptareve nga tokat e tyre dhe dergimi ne mase i tyre ne Turqi, ne kerkojme qe popullsise shqiptare ne Jugosllavi, ti njihen te drejtat ne baze te Kushtetutes se Republikes Popullore te Jugosllavise. Shoviniste eshte kjo kerkese apo marksiste?

    .....Ju e konsideroni Shqiperine si plaēke tregu, qe mund te fitohet apo te humbitet nga njeri apo nga tjetri. Ka qene nje kohe qe Shqiperia, konsiderohej si plaēke tregu, kur te tjeret mendonin se varej nga ata nese Shqiperia do te ekzistonte apo jo.

    .......Rankoviēi deshiron qe ne ti bejme kufinjte han me dy porta, ku te hyjne dhe te dalin pa vize agjente dhe arme jugosllave, italiane dhe greke, per te na sjelle kulturen e tyre te thikes ne dhembe, per te realizuar Titoja enderren e vjeter qe Shqiperia te behet republike e shtate e Jugosllavise, ose borgjezia reaksionare italiane te vere ne zbatim per here te trete qellimet e saj grabitqare kunder Shqiperise, ose monarkofashistet greke te realizojne enderren e tyre te ēmendur per grabitjen e Shqiperise se jugut. Por ne si kemi lejuar dhe nuk do ti lejojme kurre keta, prandaj jemi "luftenxites". .............Natyrisht ne jemi kunder nje bashkeekzistence te tille, per hir te se ciles ne shqiptaret, duhet ti bejme konēesione teritoriale dhe politike Sofokli Venizellosit. Jo ato kohėra kur tokat e Shqipėrisė bėheshin monedhė tregu, kanė vdekur pėrgjithėmonė.

    .............Eshte hapur fjala se shqiptaret jane gjaknxehte. E perse jemi gjaknxehte? Gjaknxehtesi eshte te mbrosh atdheun dhe popullin tend nga revizionistet jugosllave monarkofashistet greke dhe neofashistet italiane qe kane me se 16-vjet qe po na provokojne ne kufi? Nese ne quhemi gjaknxehte pse mbrojme interesat jetike te popullit tone, kete ne nuk e pranojme. Haram qumėshti i nėnės, haram buka qė na ushqen partia dhe populli, nėqoftėse nuk mbrojmė interesat e popullit tonė.......(Nga fjalimi i Enver Hoxhes ne mbledhjen e Moskes ne Nendor 1960. Vellimi Gjithmone vigjilence vellimi i pare faqe 644, 665, 673, 689, 690, 691, 692). Pėr kėto pohime dhe tė tjera si kėto, shumė udhėheqės partish, pjesmarrės nė mbledhje, reaguan me egėrsi. Dolores Ibaruri, e "cilėsoi ndėrhyrjen e Hoxhės si provokacion tė papranueshėm nė gojėn e njė militanti proletar". Ndėrsa Luixhi Longo e cilėsoi atė si "fraza dhe fjalė qė nuk mund ti drejtohen veēse armikut tė klasės" (Histoire des Pays de l'Est, Faqe 396).

    Pohimet e mesiperme te Enver Hoxhes, politikanet dhe analistet e sotem shqiptare te se majtes, se djathtes apo te qendres, i quajne komunizem. Puna e tyre. Por kemi te drejte tu shtrojme atyre nje pyetje? Kush quhet atehere shqiptarizem? Po ate qe nuk pranojne ta thone politikanėt shqiptarė, e thonė tė huajt antikomunistė. Jon Halliday, ne librin e tij "Shqiptari dinak", midis te tjerash thote: "Ne kete rast, Hoxha me te vertete, arriti, qe t'i bente vend vehtes dhe Shqiperise ne harten e botes. Gazetat e te gjithe botes, shkruajten me germa te medha, per denoncimin qe ai i beri Hrushovit, madje dhe armiqte e tij te eger, e pranojne se Hoxha u tregua burre i zoti dhe trim"(Shqiptari Dinak, faqe 197).

    Ja dhe njė dokument tjetėr: Enciklopedia franceze me titull: "Kronikė e shekullit tė njėzetė". Pėr mbledhjen e Moskės, nė kėtė enciklopedi, thuhet: "Lideri shqiptar, Enver Hoxha, del nė mėnyrė spektakulare nga konferenca botėrore e Partive Komuniste" (Chronique du 20-siecle, faqe 918)

    Ndėrsa Henri Bogdan pėr kėtė ēėshtje thotė se "Nėqoftėse tė gjitha demokracitė popullore europiane kanė ndjekur orientimet e Moskės, tė nesėrmen e krizės sė 1956-ės, Shqipėria ėshtė treguar qė nė fillim e rezervuar.....Shqipėria rifilloi sulmet e saj ndaj Jugosllavisė.. Gjatė viteve 1960, mardhėniet midis Moskės dhe Tiranės, u ashpėrsuan papritur. Shqiptarėt shumėfishuan atėhere sulmet e tyre kundėr "revizionistėve jugosllavė", po pėrmes tyre dihej mirė qė ata synonin Nikita Hrushovin. Ata shumėfishuan mospajtimet nė emėr tė pavarsisė se tyre nacionale ndaj ideve tė ndarjes ndėrkombėtare tė punės qė kish filluar tė propagandonte Moska" (Histoire des Pays de l'Est faqe 475).

    Ne vitin 1968-forcat e "Traktatit te Varshaves", brenda nates sulmuan dhe pushtuan Ēekosllovakine. Shqiperia ne ate kohe de jure, ishte akoma anetare e ketij traktati. De fakto, ajo kishte dale nga ky traktat qysh ne vitin 1960. Agresioni kunder Ēekosllovakise u justifikua dhe u mbeshtet para opinionit boteror, me ane te teorise se sovranitetit te kufizuar te shpikur nga Brezhnjevi dhe te detyrueshme per tu zbatuar nga ēdo vend anetar i ketij traktati. Ne keto kushte, perballe kercenimit qe i kanosej lirise dhe pavarsise se Shqiperise, udhėheqja shqiptare, mori nje vendim teper te drejte, por dhe shume te guximshem per kohen. Kuvendi Popullor i Shqiperise e denoncoi kete si nje traktat agresiv duke marre vendim ligjor per daljen e Shqiperise nga ai. Sot shumė politikanė dhe qeveritarė tė Shqipėrisė, duke filluar qė nga Sali Berisha, thonė para politikanėve tė ndryshėm tė Evropės se Shqipėria duhet tė ketė pėrparėsi nė N.A.T.O., sepse ajo ishte e para qė denoncoi Traktatin e Varshavės. Kjo ėshtė njė e vėrtetė historike. Por nuk thonė se kush ishte ai qė e dha urdhėrin pėr tė dalė nga ky traktat. Megjithatė, edhe kėtė e thonė tė huajt. Pėrsėri, nė enciklopedinė franceze: "Kronikė e shekullit tė njėzetė" thuhet: "Shqipėria e Enver Hoxhės, merr vendim tė dalė nga Traktati i Varshavės". (Chronique du 20-siecle, faqe 1037). Ndėrsa njė autor tjetėr, Fransua Fejto, pėr kėtė ngjarje nė librin e tij "Historia e demokracive popullore", jep kėtė spiegim: "Ministri i jashtėm Andrei Gromiko, duke mbrojtur kėtė intervencion pėrpara Kombeve tė Bashkuara, e cilėsoi aksionin si masė, vetėmbrojtėse, kundėr synimeve tė imperializimt. Kjo do tė thoshte se Pakti i Varshavės, ishte i barabartė me njė instrument vetėmbrojtės tė Bashkimit Sovjetik, qė vendosej mbi ligjet ndėrkombėtare dhe Kartėn e Kombeve tė Bashkuara. Pozicion arbitrar qė rriste kėrcėnimin ndaj tė gjitha vėndeve fqinje dhe veēanėrisht tė vėndeve socialiste. Prandaj ajo pati si reaksion, veē tė tjerash, tėrheqjen e Shqipėrisė, nga Pakti i Varshavės me anė tė ligjit tė aprovuar nga Kuvėndi Popullor, nė Tiranė, nė 12-Shtator 1968...( Fransua Fejto. Historia e demokracive Popullore faqe 361)

    Kush ishte Traktati i Varshavės nė atė periudhė? Le tu referohemi shifrave. Pas pushtimit tė Ēekosllovakisė, ky traktat agresiv kishte nė gjirin e tij njė forcė nga e cila trėmbej gjithė bota. Nė gjirin e tij ishin gati pėr luftė 202-divizione me 2-milion e 815-mijė ushtarė. 2-mijė e 324-anije luftarake. Si dhe 12-mijė e 850-avionė luftarakė. Pėrballė kėtij grupimi gjigand ushtarak, qėndronte N.A.T.O-ja me 2-milion e 188-mijė ushtarė. Me 1-mijė e 837-anije luftarake. Me 4-mijė e 305-avionė luftarakė. (Times gusht 1969). Megjithatė udhėheqja e Shqipėrisė, me zgjuarsi dhe trimėri, arriti tė manovrojė mes kėtyre dy blloqeve dhe tė ruante pavarsinė dhe dinjtetin e Shqipėrisė.

    Ne vitin 1978-kinezet, nderprene mardheniet ekonomike me Shqiperine si pasoje e sulmeve dhe demaskimit qe u beri Partia e Punes. Dhe kete ngjarje, sot perpiqen ta trajtojne si megallomani te Enver Hoxhes, per tu shndrruar ne qendren e revolucionit boteror. Perseri, askush nuk kerkon te depertoje, tej fasades. Kontradikta ideologjike midis Partise se Punes dhe Partise Komuniste te Kines, natyrisht qe kishte. Por nuk ishin keto kontradikta qe ēuan ne ate ashpersim te mardhenieve. Perkundrazi ne ashpersimin e mardhenieve, ndikoi dhe pati rolin kryesor, perpjekjet qe bene kinezet ne fillimet e vitit 1975, per te sheshuar mardheniet e Shqiperise me Jugosllavine. Ne interes te qellimeve te tyre, kinezet i propozuan Shqiperise qe gjoja per tu mbrojtur nga nje sulm i mundeshem i sovjetikeve, te nenshkruante nje traktat mbrojtje, miqesie dhe bashkepunimi me Jugosllavine dhe Rumanine. Nje propozim i tille u hodh poshte nga Enver Hoxha, duke u konsideruar me pasoja shume te rreziksheme per pavarsine e Shqiperise dhe per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne ish-Jugosllavi. Ja ēthote ai per kete ēeshtje qysh ne fillim te viteve 70-te. "Ēu-En Lai i perseriti Adilit planin e vete djallezor: "Bashkohuni ngushte me vendet e tjera te Ballkanit, pavarsisht nga mosemareveshjet qe keni". Armik i ndyre, pseudomarksist i poshter!! Ne as gjunjezohemi, as trembemi, as pa buke nuk do te mbetemi, por do te rrojme me nder te lire, te pavarur dhe sovrane si marksiste-leniniste, si komuniste shqiptare, si bij te ketij populli te lavdishem dhe heroik, qe nuk eshte perkulur ne shekuj...(Shenime per Kinen. Vellimi i dyte faqe 125). Analistė tė huaj antikomunistė, kanė vėnė nė dukje, shkakun kryesor tė prishjes sė Partisė sė Punės nga Kina, megjithėse, nuk janė dakord me vijėn dhe doktrinėn e tij. "Lidhjet e tij tė fundit me Kinėn, u shkėputėn mė 1978-ėn, kur Mao-Ce-Duni, u bė mik me mareshal Titon, me njeriun, pėr tė cilin Hoxha, besonte me tė drejtė, se dėshironte ta shndronte Shqipėrinė nė njė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė". (The European 15-Tetor 1994). Drejtesia e ketij qendrimi kombetar , u duk me qarte me rastin e vizites se Hua Kuo Fenit-ish kryetar i Partise Komuniste te Kines, ne Jugosllavi. Ne kete periudhe ne shkrimin e tij me titull "Politika luftenxitese kineze dhe vizita e Hua Kuo Fenit ne Ballkan", botuar ne "Zeri I Popullit", date 3-Shtator 1978, midis te tjerash Enver Hoxha thekson se kinezi " ka ardhur ne Ballkan, me te njejtat qellime, siē kane ardhur Hrushovi, Brezhnjevi, Niksoni dhe te tjere para tij............Ai nuk mungoi te marre si shembull, politiken e barazise nacionale, qe ndjek Lidhja Komuniste e Jugosllavise. E ēuditeshme kjo llogjike e kinezeve. Mao Ce Duni i gjente te padrejta, regullimet pas luftes se dyte boterore dhe propozonte te rregulloheshin ato, ndersa Hua Kuo Feni, i konsideron si te bazuara, vendimet e padrejta, te konferences se ambasadoreve te fuqive te medha mbi Ballkanin....."

    Arsyeja reale e prishjes me Kinėn, ka gjetur pasqyrim nė literaturėn politike perėndimore, qysh mė herėt. Nė librin e tij historiani francez Henri Bogdan e trajton gjėrėsisht kėtė ngjarje. : "Shqetėsimi u rrit kur nė Shtator 1977, Tito, kundėrshtari i njohur i Partisė
    Komuniste Shqiptare, ndėrmori njė turne tė gjatė ...nė Kinė dhe Korenė e Veriut......................................Udhėti mi i Hua Kuo Fenit nė Jugosllavi, nė Gusht 1978, njė muaj pas prishjes sė Kinės me Shqipėrinė, nuk bėri asgjė pėr ta lėvizur Enver Hoxhėn nga pozicionet e tij. Pėr shqiptarėt, kinezėt si dhe sovjetikėt, nuk ishin veēse revizionistė. Po nė kėtė ndeshje, ėshtė pėrsėri Titoja, qė ishte objekt i sulmeve mė tė egra tė shqiptarėve".

    Nė romanin e tij "Koncert nė fund tė dimrit", Kadareja i trajton hollėsisht kėto ngjarje. Ajo qė evidentohet qartė dhe hapur nė veprėn e tij, nuk ėshtė komunizmi, ideologjia, por dinjiteti dhe krenaria kombėtare e shqiptarėve tė udhehequr nga Enver Hoxha. Ja disa pasazhe nga vepra e Kadaresė, nga monolgu i Mao-Ce-Dunit: "Ky shtet (Eshte fjala pėr Shqipėrinė), jo vetėm s'mė bindet, por kėrkon tė mė imponojė vullnetin e tij. Ky vėnd meriton njė ndėshkim. Dhe unė do t'ja jap........................E dinte qė Shqipėria do tė hidhte shqelma pėr njė kohė tė gjatė, por qė puna tė arrinte saqė ajo t'i jepte urdhėra atij, kjo as mund tė merrej me mėnd.........Pra kishte ndodhur diēka qė po ta merrte vesh populli kinez, do tė rrėzohej pėrdhe nga turpi. Mao-Ce-Duni, e ndjente, se po zėmėrohej mė parė se ēe mendonte. Do tė bėj hatanė tha ai me vehte. Do t'i jap Shqipėrisė njė mėsim, qė tė dridhet njėmijė vjet mė vonė kur ta kujtojė.........Pėr ēdo fabrikė apo uzinė, do tė kėrkoj njė fli. Pėr ēdo oxhak, pėr ēdo turbinė, pėr ēdo kredi. Jepni pėr secilėn prej tyre diēka. Jepni krenarinė tuaj tė padurueshme.....(Ismail Kadare. Koncert nė fund tė dimrit. faqe.....).

    Por Shqipėria qėndroi. Ajo nuk e dha krenarinė e saj, nuk u kinezifikua, por mbeti shqiptare. E varfėr por me dinjitet.





    Stalinizmi i Enver Hoxhės- Fasada dhe realiteti





    Nė shumė vepra, tė analistėve tė huaj, veēanėrisht atyre perėndimore, kur ėshtė analizuar periudha e drejtimit tė Shqipėrisė nga Enver Hoxha, midis tė tjerash ėshtė vėnė theksi se ai ishte stalinisti i fundit dhe se gjatė tėrė jetės sė tij si e glorifikoi Stalinin dhe stalinizmin. Megjithatė, nė kėto vepra jepen gjykime tė pjesshme dhe pėr arsyet qė e shtynė atė tė kapet pas stalinizmit, apo se ēfarė vėndi nė tė vėrtetė zinte Stalini dhe stalinizmi nė gjithė veprimtarinė e tij dhe tė shtetit qė ai udhėhoqi pėr 40-vjet rrjesht.. Ndėrsa nė literaturėn politike dhe propagandistike shqiptare tė periudhės sė pluralizmit, vihet re njė dukuri tjetėr. Nė kėtė veprimtari politike dhe propagandistike, mungon plotėsisht analiza, qoftė e sipėrfaqshme apo e cunguar. Tonet e kėsaj politike dhe propagande janė plotėsisht tė zeza, prandaj ato nuk kanė nevojė pėr analizė. Megjithatė, bėhet fjalė pėr njė histori 50-vjeēare. Si e tillė ajo ka nevojė pėr analizė, pėr ēdo problem dhe dukuri tė saj. Propaganda dhe politika, nuk e kanė zėvėndėsuar dhe nuk mund ta zėvėndėsojnė dot analizėn shkencore tė spiegimeve tė periudhave tė ndryshme tė historisė. Nė analizėn e stalinizmit tė Enver Hoxhės, ėshtė e nevojshme tė dallojmė fasadėn nga realiteti, kushtet historike tė cilat i bėnė tė mundur dhe tė domosdoshme atij tė kapej pas stalinizmit, ndėrvartėsinė e stalinizmit me nacionalizmin e Enver Hoxhės, ndikimin e stalinizmit nė jetėn sociale dhe politike tė Shqipėrisė etj. Kėto probleme do tė na ndihmojnė tė kuptojmė mė mirė se ēfarė ishte nė tė vėrtetė stalinizmi shqiptar: rrymė ideologjike qė kishte neutralizuar kombin shqiptar, apo rryma ideologjike ishte mbulesa mė e mirė pėr konsolidimin e nacionalizmit shqiptar, pėr ruajtjen e pavarsisė dhe sovranitetit tė Shqipėrisė?

    Problemi i parė qė ka nevojė tė shtrohet dhe tė sqarohet ėshtė: Kur Enver Hoxha u kap fort pas stalinizmit, nė cilėn etapė tė zhvillimit tė lėvizjes komuniste ndėrkombėtare dhe tė mardhėnieve midis shteteve socialiste, pėrse e bėri kėtė, pėr tė ruajtur pushtetin e tij apo pėr tė ruajtur pavarsinė e Shqipėrisė ? Analiza dhe sqarimi i kėsaj pyetje, tė cilės i janė shmangur tė gjithė, do tė na ndimojė qė analizėn e stalinizmit tė Enver Hoxhės ta bėjmė sa mė objektive dhe sa mė tė spiegueshme historikisht . Le tė bėjmė njė kronologji tė shkurtėr pėr tu kthyer historikisht nė kohė. Me mėndjen dhe gjykimin e sotėm, nė kushtet e sotme historike tė brėndėshtme dhe ndėrkombėtare, asnjėherė nuk mund tė analizohet e as historia e shkuar dhe as pjesė tė veēanta tė saj. Enver Hoxha u takua pėr herė tė parė me Stalinin nė vitin 1947, kur mardhėniet e Shqipėrisė me Jugosllavinė e Titos ishin tė acaruara, si pasojė e synimeve ekspansioniste tė kėsaj tė fundit pėr ta bėrė Shqipėrinė republikėn e shtatė tė saj. Millovan Gjilasi njėri ndėr ish udhėheqsit kryesorė jugosllavė nė atė periudhė dėshmon pohimin tonė tė mėsipėrm. Ja dėshmia e tij: "..Unė dhe sot mendoj se potezi i tllė jugosllav pėr dėrgimin e divizionit nė Shqipėri ishte njė gabim i madh, gabim i cili ka mundur tė nxisė dyshimin e shqiptarėve ndaj Jugosllavisė. Madje mendoj se nė instanØcė tė fundit qėllime tė tilla kanė ekzistuar, pra qė Shqipėria t'i bashkohet Jugosllavisė, por me kushtet tė cilat ne pastaj do t'i diktonim....

    ..Divizionet nuk u nisėn pėr arsye se sovjetėt intervenuan madje me kėrcėnim kategorik se nėse ndodh njė intervenim i tillė, kėta publiksht do ta kundėrshtojnė........Mund tė jetė pikėrisht ky potez i Stalinit arsyeja pse Shqipėria deri para sa kohe ja mbajti pėrmendoren Stalinit. Shqiptarėt vazhdimisht nė propagandėn e tyre kanė propaganduar se Stalini i ka shpėtuar prej fashizmit dhe imperializmit jugosllav." (Gjilas, intervistė ė Zėri, Prishtinė, Shkurt 1991.)

    Pas demaskimit qė ju bė Jugosllavisė nga Informbyroja dhe Stalini, u takua dhe 4 herė tė tjera. Pas vdekjes sė Stalinit dhe deri nė vitin 1955, nė qėndrimin e udhėheqjes shqiptare ndaj stalinizmit nuk kishte ndonjė gjė tė veēante nga ato tė vėndeve tė tjera tė kampit Øtė atėhershėm socialist. Pėr mė tepėr, deri nė kėtė periudhė, Bashkimi Sovjetik dhe vėndet e tjera socialiste qėndronin shumė mė pėrpara Shqipėrisė nė glorifikimin ndaj Stalinit. Mbas vitit 1955, situata ndryshoi. Udhėheqja sovjetike me Hrushovin nė krye, bėri rehabilitimin e Titos duke riparė tė gjitha konkluzionet e Informbyrosė tė udhėhequr nga Stalini, ndėrsa nė vitin 1956, dėnoi dhe publikisht stalinizmin nė kongresin e 20-tė tė saj. Nė Kongresin e tretė tė Partisė sė Punės, Enver Hoxha, ndonėse mė butė se tė tjerėt, formalisht bėri njė sulm kundėr stalinizmit dhe Stalinit. Ndėrsa njė vit mė pas, nė pleniumin e Partisė tė Shkurtit tė vitit 1957, ai del nė mbrojtje tė tij dhe nė mėnyrė tė maskuar sulmon udhėheqjen sovjetike. Pikėrisht pas kėsaj periudhe nė veprimtarinė e udhėheqjes shqiptare dhe veēanėrisht tė Enver Hoxhės, del mė nė pah mbėshtetja tek Stalini dhe stalinizmi e cila u kurorėzua me festimin e 100-vjetorit tė lindjes sė tij. Analiza e kėtij momenti historik, e mardhėnieve ndėrkombėtare tė asaj kohe brėnda kampit socialist dhe jashtė tij, mungon nė veprat e analistėve tė huaj. Prandaj pėr kėtė ēėshtje, analiza e tyre del e mangėt. Arsyeja kryesore qė u realizua kjo mbėshtetje nuk ishte siē trumbeton propaganda e sotme shqiptare, njė trill i Enver Hoxhes, njė mjet qė ju desh atij pėr tė qėndruar nė pushtet, por shumė mė madhore. Ajo kishte tė bėnte me ruajtjen dhe konsolidimin e pavarsisė dhe sovranitetit tė Shqipėrisė. Le tė qėndrojmė mė shumė nė argumentimin e kėsaj teze, jo pėr ta justifikuar kėtė pjesė tė historisė, por pėr ta spieguar atė. Atėherė njerėzit do tė dinė tė gjykojnė mė drejt dhe mė saktė. Do ta nisim analizėn tonė nė formėn e njė pyetjeje: Cilat do tė ishin reperkusionet e pajtimit tė Hrushovit me Titon, nė raport dhe mardhėnie me Shqipėrinė? Kjo pyetje e madhe kapitale, nuk ėshtė frut i fantazisė dhe verbėrisė ndaj sė kaluarės. Nė tė kundėrtėn, ajo doli nė atė periudhe para udhėheqjes shqiptare me tėrė gjerėsinė dhe kompleksitetin e saj. Pajtimi i Hrushovit me Titon, donte tė thoshte rrezikim i pavarsisė sė Shqipėrisė.Ky ėshtė pohimi i historisė.Bindjet e ndryshme politike dhe propaganda, kanė vlerė deri nė kufirin e pavarsisė sė vėndit. Jashtė kėtij kufiri, ato shndrohen nė mjetė tė meskinitetiti dhe filisteizmit. Nėqoftėse udhėheqja shqiptare do tė pranonte rishikimin dhe hedhjen poshte tė rezolucionit tė Informbyrosė, kjo do tė thoshte se duhej tė pranonte dhe tė hidhte poshtė tė gjitha ato qė kishte thėne pėr Jugosllavinė e Titos dhe synimet e saj, tė pranonte qė kėrkesa jugosllave pėr ta bėrė Shqipėrinė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė, ishte plotėsisht e drejtė, tė rehabilitonte Grupin e Koēi Xoxes qė ishte dėnuar si agjenturė e jugosllavėve dhe qė siē thotė me tė drejtė Shraiberi,"ishte me afėr titistėve dhe komunikon rregullisht me Rankoviēin, patronin e policisė politike tė Titos" (Tomas Shraiber Enver Hoxha, faqe 93). Synimet e Jugosllavisė sė Titos, pas 50-vjetėsh, i vė nė nė dukje dhe njė nga shokėt e tij mė tė ngushtė, qė mė vonė u bė kundėrshtar i tij, Milovan Gjilasi. Nė intervistėn dhėnė revistės "Zėri" tė Prishtinės, ai midis tė tjerash thotė: "Unė nuk mendoj se politika e udhėheqjes jugosllave ndaj Shqipėrisė, ishte plotėsisht e drejtė dhe korrekte veēanėrisht nė prag tė konfliktit me Stalinin....Unė edhe sot mendoj se potezi jugosllav, pėr dėrgimin e divizioneve nė Shqipėri ishte gabim i madh, i cili ka mundur tė nxitė dyshimin tek shqiptarėt nė qėllimet e Jugosllavisė. Nė instancė tė fundit qėllime tė tilla kanė ekzistuar, qė Shqipėria t'i bashkohet Jugosllavisė, por me kushtet qė ne t'i diktonim. Eshtė me rėndėsi tė themi, se Shqipėia nuk u dorėzua, as para se tė ndėrhynin sovjetikėt.." Millovan Gjilas, intervistė dhėnė "Zėrit", 9-10 Shkurt 1991). Pra nuk ishte ēėshtja tek frika pėr vehten e tij, siē pėrpiqet ta minimizojė kėtė qėndrim ndonjė personalitet shqiptar, por frika pėr pavarsinė e Shqipėrisė. Nė kėtė situatė tė ndėrlikuar, Enver Hoxha u kap pas stalinizmit dhe Stalinit. Mė kėtė veprim te zgjuar "pragmatik" siē e vė shumė mirė nė dukje gazeta Lė Monde e 13 Prillit 1985, ai realizoi njėkohėsisht disa synime:

    E para: Arriti ta shpėtojė pavarsinė e Shqipėrisė nga synimet ekspansioniste tė "vėllezėrve" komunistė tė Lindjes.

    E dyta: I vuri njė fasadė komuniste, nacionalizmit tė tij duke arritur qė me mjeshtėri tė ruajė dhe tė forcojė pavarsinė e Shqipėrisė.

    E treta: Stalini kishte vdekur, tė tjerėt e kishin hedhur atė poshtė, kėshtu qė atij nuk kishte kush t'i thoshte se e ke zbatuar mirė apo keq.

    Bertolino e vė shumė mirė nė dukje, kėtė pragmatizėm dhe mėnēuri tė udhėheqjes shqiptare kur thotė se stalinizmi "do t'i lejonte tė afirmonte nė njė kuadėr nacional ortodoksinė mė tė plotė staliniane duke i dhėne vėndit tė tij mjetet e pavarsisė, prioritetin e industrisė sė rėndė, ekonominė e planifikuar.........Socializmi nė njė vėnd tė vetėm, u bė nė fakt afirmimi i privilegjuar qė kombi shqiptar kishte arritur fazėn e pjekurisė.(Bertolino, Albanie, La sentinelle de Staline, page 230)

    Le ta analizojmė mė gjėrėsisht kėtė problem tė madh nė veprimtarinė e Enver Hoxhės.

    Sė pari: I fshehur pas stalinizmit, ai arriti ta shpėtojė dhe ta forcojė me tej pavarsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė.

    Thelbi i stalinizmit nė fushėn politike ka qėnė ndėrtimi i socializmit nė njė vėnd tė vetėm, duke u mbėshtetur nė njė industri tė rėndė, nė njė ekonomi tė planifikuar dhe nė kolektivizimin e bujqėsisė. Duke realizuar kėto tre drejtime nė praktikėn e Bashkimit Sovjetik, ai arriti qė atė ta bėjė njė vėnd tė pavarur plotėsisht. Pra ndėrtimi i socializmit nė njė vėnd tė vetėm, ishte plotėsisht i justiikuar dhe nga ana teorike, por dhe nga ana praktike. Kėshtu qė Enver Hoxha ishte plotėsisht i sigurtė se tė pohoje dhe tė mbroje stalinizmin, nuk mund tė tė akuzonte kush se po largoheshe nga komunizmi. Megjithatė pėrse Enver Hoxha, u kap pas stalinizmit, kur tė tjerėt e kishin braktisur dhe pėr mė tepėr kur Stalini kishte vdekur? Le tė zbresim ne njė terren akoma mė konkret. Pajtimi Tito-Hrushov ishte rreziku i parė qė ju kanos pavarsisė sė Shqipėrisė, por nuk ishte i vetmi. Pas viteve 1956, Shqipėrisė, ju paraqit dhe njė rrezik i ri. Ndarja ndėrkombėtare e punės brėnda kampit tė atėhershėm socialist. Historikisht udhėheqja sovjetike, duke e vėnė,vėndin e saj nė rolin e njė perandorie, nėn maskėn e forcimit tė kampit socialist, u pėrpoq me anė tė organizmave tė pėrbashkėta, tė vinte nėn varėsi tė plotė ekonomike dhe politike tė gjitha vėndet ish-socialiste. Prandaj dhe shpiku, formulėn e ndarjes ndėrkombėtare tė punės brėnda kampit socialist. Nė kėtė ndarje ndėrkombėtare tė punės, sovjetikėt i caktuan Shqipėrisė rolin e njė vėndi qė duhej tė prodhonte vetėm agrume, pambuk, ullinj. Sipas tyre, ajo nuk kishte nevojė pėr industrinė e naftės, pėr industrinė energjitike, pėr industri mekanike, bile as pėr prodhimet e drithrave tė bukės. Baza teorike e kėsaj ndarjeje tė punės, nga ana e sovjetikėve mbėshtetej gjoja mbi
    ekzistencėn e solidaritetit socialist midis vėndeve socialiste dhe mbi internacionalizmin proletar. Pra kjo ishte fasada socialiste qė i vunė planit tė tyre, sovjetikėt e pajtuar me Titon pėr tė eleminuar pavarsinė e Shqipėrisė. Kėto synime bėheshin mė tė qarta po tė vėme nė dukje dhe njė fakt tjetėr tė patheksuar deri mė sot, nga analistėt e ndryshėm. Ky fakt ka tė bėjė me xhelozinė e udhėheqjes sovjetike dhe shovinizmin e tyre. Kush ishte burimi i kėsaj xhelozie, nga rridhte ajo? Nga tė gjitha vėndet e Evropės tė pushtuara nga fashizmi, vetėm dy vėnde arritėn tė ēlirohen vetė, pa ndihmėn e tė huajve. Kėto vėnde ishin Bashkimi Sovjetik dhe Shqipėria. Tė gjitha tė tjerat, u ēliruan ose nga ushtria sovjetike ose nga anglo-amerikanet. Njė fakt dhe dukuri e tillė nuk mund tė mos shikohej me xhelozi nga udhėheqja sovjetike. Njė vėnd i vogėl, i panjohur dhe i prapambetur, barazohej me njė superfuqi nga e cila kishte frikė njė botė e tėrė, nė drejtim tė fitimit tė lirisė sė vėndit. Si pasojė e kėtyre rrjedhimeve tė pas luftės sė dytė botėrore, tė gjithė udhėheqsit e vėndeve qė mbetėn nėn influencėn socialiste, hiqeshin dhe viheshin si tė donin sovjetikėt. Nga kėto vėnde, vetėm dy udhėheqės, dolėn drejtėpėrdrejt nga lufta antifashiste, Tito dhe Enver Hoxha. Mė tė parin udhėheqja sovjetike nė pamundėsi ta eleminonte nė kohėn e Stalinit, u pajtua nė kohėn e Hrushovit. Me tė dytin ata ndoqėn rrugėn e nėnshtrimit tė tij, ose nė pamundėsi tė kėsaj tė eleminimit tė tij dhe tė pavarsisė tė "kėtij vėndi tė vogėl" qė nuk ja kishte kujt pėr nder ēlirimin dhe fitimin e pavarsisė veēse gjakut tė njerėzve tė tij. Nė njė mėnyrė tė pėrmbledhur, kjo ishte situata qė ju krijua udhėheqjes shqiptare, nė vitet 1955-1957, nė gjirin e lėvizjes sė atėhershme komuniste. Brėnda kėsaj situate tė ndėrlikuar, udhėheqjes shqiptare, ju desh tė manovronte me shumė vėshtirėsi dhe mėnēuri. "Vėllezrit" komuniste, synimeve tė tyre pėr tė eleminuar pavarsinė e Shqipėrisė, ju vunė njė fasadė komuniste dhe socialiste. Pra ata asnjėherė, nuk dolėn hapur. Duhej vepruar nė tė njėjtėn mėnyrė pėr tė ruajtur pavarsinė e vėndit. Duhej njė fasadė socialiste. Dhe Enver Hoxha e gjeti kėtė fasadė; stalinizmin. Duke u fshehur pas stalinizmit, ai arriti qė tė shmangė rreziqet qė i kanoseshin Shqipėrisė. Prandaj gjithnjė e mė tepėr sistemi i mėparshėm nė Shqipėri, u zhvillua si njė komunizėm nacional, ku ndjenja nacionale nė ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė zhvillimit tė vėndit, dilte nė plan tė parė nė raport me ndjenjėn klasore. Kėtė mundėsi, udhėheqjes shqiptare, ja dha pikėrisht stalinizmi.Kėtė tipar tė rėndėsishėm tė jetės politike dhe sociale tė Shqipėrisė, detyrohet ta vėrė nė dukje dhe Gjilasi, i cili midis tė tjerash pohon nė vitin 1991 se "E tėrė politika e Enver Hoxhės ishte njė lloj komunizmi kombėtar nacionalist" (Gjilas, Zėri 9-10 shkurt 1991). Askush nuk mund tė thoshte se ku po gabonte udhėheqja shqiptare nė aplikimin e stalinizmit, sepse Stalini tashme kishte vdekur, ndėrsa lėvizja komuniste e kishte braktisur stalinizmin si doktrinė. Eshtė kjo arsyeja qė pas fasadės staliniste, siē do ta shikojmė mė poshtė, lulėzonte nacionalizmi, pas gjoja ortodoksizmit komunist, fshiheshin shpeshherė dhe veprime tė djathta.

    Lė tė kalojmė nė problemin e dytė madhor: Stalinizmi si fasadė pėr tė mbuluar zhvillimin dhe kultivimin e nacionalizmit nė Shqipėri. Ky problem merr njė rėndėsi parimore, pasi tehu i propagandės sė klasės politike shqiptare tė pluralizmit, e ka vėnė theksin nė atė se udhėheqja e Shqipėrisė sė viteve 1945-1990, ideologjinė gjithmonė e kishte vėnė mbi kombin. Do ta nisim analizėn tonė nga disa elemente tė dukshėm tė raportit midis anės ideologjike dhe anės kombėtare, nė Shqipėri dhe nė vėndet e tjera tė Evropės Lindore dhe Qėndrore. Kėto elemente janė: Flamuri kombėtar, qėndrimi ndaj historisė sė kaluar, dhe kriteri i vlerėsimit tė tė renėve nė luftėn pėr pavarsi dhe nė luftėn antifashiste qė e udhėhoqėn komunistet.

    Lė tė marrim tė parėn : Flamurin kombėtar. Duke studjuar dhe parė flamujt kombėtarė tė shteteve tė ndryshme tė Evropės Lindore dhe Qėndrore dhe tė Shqipėrisė, para luftės sė dytė botėrore, nė periudhėn e sistemit socialist dhe tani nė sistemin e ri kapitalist, kemi njė tablo tė tillė. Shumica e vėndeve ishsocialiste, mė ardhjen nė pushtet tė qeverive komuniste pas viteve 1945, bėnė ndryshime nė flamujt kombėtarė tė vėndeve tė tyre, qė shkonin nga 50% deri nė 100%. Kėtė ato e justifkuan me ndėrtimin e njė shoqėrie dhe sistemi tė ri qė sipas tyre do tė ishte krejtėsisht i kundėrt dhe i ndryshėm nga i pari dhe qė duhej tė pasqyrohej dhe nė emblemat kryesore kombėtare. Eshtė kjo arsyeja qė pas dėshtimit tė socializmit, parlamentet e kėtyre vėndeve, ju rikthyen flamujve qė kishin patur para luftės sė dytė botėrore. Kėshtu ndodhi me flamujt e shtetit ēekosllovak, polak, bullgar, rumun sovjetik etj, ku ndryshimet aktuale tė flamujve kombėtarė, prekin rreth 65% tė flamujve kombėtare tė pėrdorur nga kėto vėnde nė kohėn e sistemit socialist. Megjithatė, pėr ēudi, Shqipėria, ose siē konsiderohet nė propagandėn e klasės sė sotme politike shqiptare, "vėndi me ortodoksinė mė tė egėr staliniste, qė ēdo gjė ja nėnshtroi komunizmit", nuk u prek nga ky ndryshim kaq i madh. Flamuri aktual kombėtar qė pėrdor sot shteti shqiptar, ka vetėm njė ndryshim fare tė vogėl. Eshtė hequr vetėm ylli, qė zinte 5% tė sipėrfaqes, ndėrsa sipėrfaqja tjetėr e flamurit mbeti po ajo qė ishte nė kohėn e Shqipėrisė komuniste. Pra flamuri shqiptar ndryshoi vetėm 5%, nė krahasim me atė tė mėparshmin. Kėtė detaj tė rėndėsishėm, qė ka tė bėjė me emblemėn themelore tė njė kombi, asnjė politolog dhe analist shqiptar nuk e ka vėnė re. Megjithatė atė para 20-vjetėsh e ka vėnė re njė politolog i huaj antikomunist. Nė librin e tij, "Diktatorėt e shekullit tė 20-tė", Artur Konte midis tė tjerash nėnvizon se "Eshtė ndėrkaq, stema e Skėnderbeut, me tė vetmen shtesė tė njė ylli tė kuq, qė pėrbėn flamurin e Republikės sė shokėve"(Artur Konte, Diktatorėt e shekullit tė 20-tė, faqe 271). Natyrshėm shtrohet njė pyetje: Si spiegohet njė dukuri e tillė?

    E dytariteri i pėrdorur pėr vlerėsimin e tė rėnėve pėr lirinė e kombit.

    Nė kėtė ēėshtje do tė marrim tė analizojmė njė element konkret. Kriteret e pėrdorur nė vėndet ish.socialiste dhe nė Shqipėri nė vlerėsimin e tė rėnėve nė etapa tė ndryshme tė historisė. Nė tė gjitha vėndet ish-socialiste, dekorata mė e lartė qė shprehte vlerėsimin maksimal, ka qėnė dekorata: "Hero i Popullit". Pėrsėri nė kėtė ēėshtje do tė marrim dhe tė krahasojmė qėndrimin e qeverive komuniste liberale tė Evropės Lindore dhe Qėndrore dhe qėndrimin e qėverisė staliniste tė Shqipėrisė. Sipas statistikave tė botuara me kėtė dekoratė nė vėndet ish-socialiste, janė dekoruar 95% e tė rėnėve nė luftėn antifashiste 1939-1945 dhe 80% prej tyre kanė qėnė komuniste. Ndėrsa pėrsa i pėrket Shqipėrisė staliniste, kemi kėtė tabllo: Me titullin e lartė "Hero i Popullit", pėr 45-vjet janė dekoruar 132 veta tė rėnė nė tė gjitha luftrat. Nga kjo shifėr, 60 prej tyre kanė qėnė komunistė ndėrsa 72 tė tjerėt nuk kanė qėnė tė tillė. Akoma mė tej. Nga kjo shifėr, 62, kanė qėnė pjesmarrės nė luftėn antifashiste, 31 kanė rėnė nė luftė pėr mbrojtjen e teritorit tė Shqipėrisė pas ēlirimit, ndėrsa 39 kanė qėnė pjesmarrės tė luftrave qė ka zhvilluar populli shqiptar qė nga koha e Lidhjes sė Prizrenit Nė dhėnien e dekoratės "Hero i Popullit", nuk ėshtė marrė parasysh kufiri administrativ i Shqipėrisė, por ėshtė ndjekur kriteri i kombit. Kėshtu nga qeveria e Shqipėrisė janė bėrė Heronj Populli, 16, vetė qė kanė punuar dhe janė vrarė nė trojet shqiptare jashtė kufirit administrativ tė Shqipėrisė. Ndėrsa mė interesant ėshtė fakti tjetėr sė nga shifra e mėsipėrmė, 23 prej tyre kanė qėnė pjestarė tė familjeve tė pasura tė Shqipėrisė, pra kanė qėnė agallarė dhe bejlerė, bajraktarė etj. Dhe prandaj nė atė qė quhet altari i tė rėnėve pėr liri, rrinė bashkė, nga njėra anė Hero i Popullit, komunisti i vendosur Qemal Stafa, ndėrsa nga ana tjetėr heroi i Popullit, Bajram Beg Curri, nga njėra anė komunisti i vendosur Kastriot Muēo, ndėrsa nga ana tjetėr Ismail Bej Qemali, nga njėra anė komunisti i vėndosur Ndoc Mazi, ndėrsa nga ana tjetėr bajraktari i Hotit Dedė Gjo Luli, nga njėra anė komunisti i vendosur Emin Duraku, ndėrsa nga ana tjetėr Isa Beg Boletini, nga njėra anė komunisti i vendosur Asim Vokshi, ndėrsa nga ana tjetėr Sulejman Agė Vokshi, nga njėra anė komunisti Meleq Gosnishti, nga ana tjetėr Abdyl Bej Frashėri, nga njėra anė komunisti Manush Alimani, nga ana tjetėr antkomunisti Luigj Gurakuqi, nga njėra anė komunisti Hajdar Dushi, nga ana tjetėr prijėsja e komitėve Qerime Shotė Galica, nga njėra anė Komunisti Asim Zeneli, nga ana tjetėr prijėsi i komitėve Ēerēiz Topulli, nga njėra anė komunisti Dino Kalenja ndėrsa nga ana tjetėr prijėsi i komitėve Rrapo Hekali. Mund ta vazhdonim akoma listėn me emra, por dhe kaq mjaftojnė pėr konkluzionin qė mund tė nxjerrim. Kėtė dukuri e gjejmė vetėm nė Shqipėri, nė vėndin siē thonė me stalinizmin mė tė egėr dhe ku sipas propagandės sė sotme, ideologjia komuniste ja kishte zėnė frymėn nacionalizmit. Pikėrisht nė kėtė vėnd, dekoratėn "Hero i Popullit", e mbajnė si komunisti ashtu dhe agai, beu, bajraktari, apo komiti.Si spiegohet njė dukuri e tillė? Pėr mė tepėr si spiegohet kjo nė njė vėnd ku Stalini ishte i pranishėm, kur tė gjithė tė tjerėt e kishin hedhur poshtė? Pėrpara se tė pėrpiqemi t'i pØrgjigjemi kėtyre pyetjeve, le tė vėmė nė dukje dhe njė dukuri tjetėr. Me tė drejtė nga disa personalitete tė njohur shqiptarė, ėshtė nėnvizuar dhe vazhdon tė nėnvizohet se glorifikimi i Stalinit dhe leninit nė Shqipėri, ėshtė bėrė aq i madh sa ka lėnė plotėsisht nė hije, figurat e ndryshme kombėtare. Personalitete tė tillė kur flasin pėr glorifikimin e Stalinit apo Leninit, kanė tė drejtė. Por kur bėjnė krahasimet me figurat kombėtare, gabojnė. E bėjnė kėtė nga padija, apo se nuk i lė sedra tė pranojnė realitetin qė shpesh herė ėshtė i kundėrt me mendimet e tyre, kjo ėshtė njė ēėshtje qė i takon ndėrgjegjes sė tyre profesionale dhe qytetare. Le t'i referohemi relitetit. Eshtė e vėrtetė se nė bulevardin Deshmorėt e Kombit nė Tiranė, ishin tė vendosur monumentet e Leninit dhe Stalinit. Por 50-metra me tutje nė sheshin mė tė madh tė kryeqytetit, ishte monumenti i Skėnderbeut. Nėqoftėse do tė nisemi nga pėrmasat e kėtyre monumenteve qė janė treguesi kryesor i rėndėsise qė u kushtohet atėherė na del njė dukuri e tillė; Nga pėrmasat e lartėsisė, monumenti i Leninit dhe Stalinit tė marrė sė bashku nuk arrijnė veē deri tek koka e kalit tė Skėnderbeut. Eshtė interesante pėrsėri se kėtė dukuri nė vėnd ta vinin re dhe ta pohonin politikanėt, analistėt dhe personalitet shiptare, e ka vėnė re dhe pohuar njė i huaj. Artur Konte pohon se "Statuja e Skėnderbeut, eklipson statujat qė janė afėr , tė leninit dhe Stalinit"(Konte, Diktatorėt e shekullit tė XX-tė, faqe 271). Eshtė pėrsėri e vėrtetė se nė Vlorė monumenti i Pavarsisė, ku sintetizohen luftrat dhe pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr liri dhe pavarsi, ėshtė unikal nė Shqipėri, si pėr nga pėrmasat, ashtu dhe pėr nga pjestarėt qė bėjnė pjesė nė tė. Propagandistė tė ndryshėm, pėr tė bėrė tė argumentuar thėniet e tyre nėnvizojnė dhe thonė se njė qytet i tėrė mori emrin e Stalinit. Kjo ėshtė e vėrtetė. Kuēova u quajt qyteti Stalin. Por nuk ėshtė vetėm kjo, historia kėrkon realizėm. Njė qytet tjetėr nė veri, ndryshoi emrin. Por tashmė nuk mori ndonjė emėr komunisti, por pėr ēudi emrin e njė beu qė terė jetėn kishte qėnė komit. Qyteti i Tropojės u quajt Bajram Curri.

    Tabllo e pjesshme e disa prej heronjve tė popullit tė dekoruar nga pushteti "komunist"

    1-Isa beg Boletini, antikomunist nga Boletini i Kosovės

    2-Syl agė Vokshi , antikomunist nga Gjakova

    3-Abdyl bej Frashėri, antikomunist nga Pėrmeti

    4-Dedė Gjo luli, antikomunist nga Hoti

    5-Ismail bej Qemali, antikomunist nga Vlora

    6-Bajram Beg Curri, antikomunist nga Tropoja

    7-Ymer Prizreni, antikomunist nga Prizreni

    8-Qerime Shote Galica, antikomuniste nga Drenica

    9-Selam Musai antikomunist nga Tepelena

    10-Rrapo Hekali antikomunist nga Mallakastra

    11-Themistokli Gėrmenji antikomunist nga Korēa

    12-Sali Butka, antikomunist nga Kolonja

    13-Sado Koshena, antikomuniste nga Vlora

    14-Zigur lelo, antikomunist nga Vlora

    15-Kanan Maze, antikomunist nga Vlora

    16-Spiro Bellkameni, antikomunist nga Korēa

    17-Luigj Gurakuqi, antikomunist nga Shkodra

    18-Hibe Palikuqi antifashiste nga peshkopia

    19-Ēelo Sinani antifashist nga Gjirokastra

    20-Nimete progonati, antifashiste nga tepelena

    21-Shahin Toēi antifashist nga Burreli

    22-Mujo Ulqinaku, antifashist nga Durrėsi

    23-Vasil Laēi antifashist nga Saranda

    24-Ylbere Bylybashi antifashiste nga Libohova

    25-Hajdar Beg Dushi, komunist dhe bej

    26-Persefoni Kokėdhima antifashiste nga Himara

    27-Pashko Vasa, antikomunist nga Shkodra

    28-Baba Faja, antifashist nga martaneshi

    29-Nik Pjetėr Ndreka, patriot nga Kelemendi

    30-Dila Pjetėr Marku, patriote nga Zadrima

    31-Prenda Tarazhi, patriote nga Mirdita

    32-Shkurte Cara, patriote nga Mirdita

    33-Babė Rexha, patriot nga Kruja

    34-Babė Hasani, patriot nga Kuksi

    35-Hekuran Zenuni, patriot nga Berati

    36-Dyleman Ēela, antikomunist nga Burreli

    37-Ēerēiz Topulli, antikomunist nga Gjirokastra

    38-Mihal Grameno, antikomunist nga Korēa

    39-Idriz Seferi antikomunist nga Kosova

    40-Mic Sokoli antikomunist nga Tropoja

    Dhe pėr ta mbyllur kėtė tabllo tė pjesshme: Gjergj kastrioti Skėnderbeu , antikomunist u shpall zyrtarisht nga Qeveria komuniste Hero Kombėtar.

    E treta: Qėndrimi dhe kriteret e pėrdorura pėr vlerėsimin e historisė sė kaluar

    Njė vėzhgim dhe analizė reale e qėndrimit tė udhėheqjes komuniste shqiptare, ndaj historisė sė lashtė, tė mesme dhe tė re tė popullit shqiptar, nxjerr mė mirė nė pah nacionalizmin e kėsaj udhėheqjeje tė fshehur pas stalinizmit. Megjithse nė pamjen e parė, ajo tė krijon pėrshtypjen e njė ortodoksie komuniste, ndaj historisė sė vėndit tė saj, nuk mban qėndrim klasor, por qėndrim kombėtar. Kriteri i vlerėsimit tė ngjarjeve apo figurave tė ndryshme historike, nuk kanė qėnė parimet ideologjike, por ndikimi i kėtyre ngjarjeve apo personave nė fitimin e lirisė dhe pavarsisė sė vėndit. Njė kalim nė vlerėsimin e ngjarjeve dhe figurave tė ndryshme historike, e vėrteton plotėsisht kėtė konkluzion. Le tė mos harrojmė. Deri nė vitet 1945, historia e Shqipėrisė, tek shqiptarėt mė shumė ka ekzistuar nė folklorin dhe eposin e saj, ndėrsa historia e shkruar mė shumė ka qėnė nė arkivat apo dokumentet e Parisit, Moskės, Londrės, Romės apo Vienės. Pas vitit 1945, filloi tė shkruhej historia nė mėnyrė tė organizuar tek shqiptarėt dhe nė vėndin, institutet, akademitė dhe nga shkencėtarėt e tyre. Sot nė Shqipėri, njerez tė ndryshėm, mund tė kenė , vrejtje,akuza, sugjerime pėr subjektivitet tė pjesėve tė ndryshme tė kėsaj historie, pėr qėndrimin qė ėshtė mbajtur ndaj figurave te ndryshme historike.Kjo ėshtė normale, nė asnjė vėnd tė botės, asnjė histori e shkruar nuk ka qėnė dhė nuk ėshtė e pėrsosur. Ajo gjithmonė ėshtė rishkruar, plotėsuar dhe konsoliduar. Kėtij realiteti duhet t'i nėnshtrohet dhe historia shqiptare. Por kurrkush sado pak ta njohė kėtė histori, nuk mund tė thotė se ajo ishte histori komuniste. Nė tė kundėrtėn, komunistėt shqiptarė shkruan nė tėrėsi njė histori kombėtare. Ata qė predikonin ideologjinė klasore, ndaj historisė sė tyre nė pėrgjithėsi, aplikuan ideologjinė kombėtare. Ata pėr ngjarjet historike dhe figurat historike tė sė kaluarės sė tyre, vunė si kriter: Cili ka qėnė qėndrimi ndaj fateve tė Shqipėrisė dhe jo cili ka qėnė qėndrimi ndaj ideologjisė komuniste. Neritan Ceka, kryetar i partisė sė Aleancės Demokratike e di shumė mirė se Shqipėria ėshtė njė nga vėndet e rralla nė botė qė pėr 45-vjet ka bėrė kėrkime arkeologjike, aq shume sa tė tjerėt i kanė bėrė pėr qindra vjet, duke i kushtuar njė rėndėsi tė veēantė arkeologjisė dhe lashtėsisė ilire tė popullit shqiptar. Nė funksion tė kėsaj ishte organizimi nė fillim tė viteve 70-tė i Kuvėndit Kombėtar tė studimeve ilire me pjesmarrjen jo vetėm tė studiusve shqiptarė por dhe tė huaj. Qėllimi dihej; tė vertetohej dhe shkencėrisht teza mbi lashtėsinė e popullit shqiptar. Kushdo qė i njeh parimet e komunizmit e di mirė se sa larg ėshtė njė qėndrim i tillė nga internacionalizmi proletar. Mund tė kenė dhe kanė sot njerėz tė ndryshėm deri dhe shkencėtarė, vrejtje, sugjerime pėr gjuhėn letrare shqipe, mund tė sjellin ata faktė apo shėmbuj se me gjuhėn letrare shqipe u dėmtua mė shumė gegėrishtja dhe fitoi mė shumė fitoi toskėrishtja. Por askush nuk mund tė thotė se vetė sanksionimi i gjuhės letrare shqipe, ishte njė veprim komunist. Nė tė kundėrtėn ai ishte nje ndėr veprimet me kombėtare tė udhėheqjes sė kaluar shqiptare.


    -vijon-
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sami Hyseni : 05-03-2013 mė 08:46

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anėtarėsuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Pėr: Enver Hoxha planifikonte ta sulmonte Jugosllavine

    Kujt t`i besojme me pare. pohimeve/mendimeve/qendrimeve jo te argumentuara apo Fakteve te dokumentuara?

    Materiali eshte pak i gjat dhe mund te jete pak a shume i merzitshem per ta lexuar, por nese dikush deshiron te dije me shume lidhur me keto ngjarje e personalitete historike, eshte i pakte...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sami Hyseni : 05-03-2013 mė 08:17

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •