Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mėnyrat e parandalimit

    Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mėnyrat e parandalimit

    Anemi nga mungesa e hekurit ėshtė shkaku mė i shpeshtė i anemisė me qelizė tė vogėl. Kjo sėmundje ka disa shkaqe, qė janė tė lidhura tė gjitha me mangėsi tė hekurit nė trup, por kjo mangėsi ndodh nga njė sėrė faktorėsh.

    Hekuri mund tė ulet nga:

    Humbja e tepėrt (pėr shembull nga hemorragji tė gjata).

    Zvogėlim i marrjes sė hekurit (dietat e kėqija, pėrdorimin kronik tė alkoolit).

    Absorbim i zvogėluar nga zorra apo nga palca e eshtrave.

    Nevojė e rritur pėr hekur nga trupi (pėr shembull tek gratė, hekuri mė shumė ėshtė i nevojshėm gjatė menstruacioneve pėr shkak tė humbjes sė gjakut, por anemi ėshtė parė mė shumė nė gratė me hypermenorrhe, qė ėshtė njė menstruacion me njė sasi tė lartė tė gjakut)

    Simptomat e anemive

    Simptomat mė tė shpeshta tė ēdo lloj anemie janė:

    - Zverdhje: ngjyra e verdhė e lėkurės qė shkaktohet nga numri i ulėt i qelizave tė kuqe tė gjakut

    - Lodhje

    - Dobėsi

    - Dispne (vėshtirėsi nė frymėmarrje)

    Simptomat mė specifike tė Anemisė nga mangėsia e hekurit janė:

    -Pika ose “Pica” ne anglisht (Pika ėshtė njė gjendje psikologjike, nė tė cilin pacienti ėshtė i orientuar nė ngrėnien e gjithēkaje, ushqime sidomos jo organike, si druri, hekuri, etj…)

    - Pagofagia (Njė pacient i cili ka nevojė pėr tė ngrėnė Akullore!)

    - Kapsllėk

    - Pėrgjumje

    - Tinitus (dėgjimit tė tingujve qė nuk ekzistojnė)

    - Palpitacione (ndjenja e rrahjeve tė zemrės brenda nė gjoks)

    -Alopecia (humbja e flokėve)

    - Lipotimia (Rėnie tė fikėti)

    Gjithashtu, kjo lloj anemie ėshtė e lidhur me sindromėn Plummer-Vinson, njė ērregullim nė tė cilin ėshtė e pranishme disfagjia, anemia nga mungesa e hekurit dhe njė rrjetėzim esofageal. Kjo ėshtė njė sindromė e rrallė e cila prek gratė, kryesisht tė bardha. Pėr diagnostikimin e anemisė me mangėsi hekuri, testi i laboratorit duhet tė tregojė njė rėnie tė Ferritinės, Hemoglobinės, MCV, dhe njė rritje tė TIBC, transferrinės, RDW. Matjet laboratorike ndryshojnė me radhė. Mė parė bie Ferritina, mė pas bie sasia e hekurit tė lirė nė gjak. Pas kėtyre, transferrina nuk mund tė lidhet me hekurin, dhe ėshtė rritur, dhe parametri i fundit qė ndryshon ėshtė dimensioni i qelizave tė kuqe tė gjakut, qė ulet dhe qeliza bėhet “microcitike”. Gjithashtu, mjeku ka pėr tė parė pėr simptomat tipike dhe tė bėjė njė ndarje tė rėndėsishme midis anemisė me mangėsi hekuri, dhe talasemisė, pėr shkak tė rezultateve tė njėjta nė laborator.

    Trajtimi i anemisė

    Para sė gjithash duhet tė trajtohet shkaku i anemisė, qė mund tė jetė njė gjakderdhje, ose njė menstruacion i zgjatur tek femrat. Nė qoftė se ėshtė gjetur shkak nga mjeku, suplemente hekuri duhen filluar. Nėse shkaku ėshtė mangėsi hekuri nė dietė, hekur shtesė, zakonisht hekur (II) sulfat, gluconat, duhen filluar pėr te korrigjuar aneminė. Anemia me mangėsi hekuri ėshtė zakonisht njė sėmundje e shėrueshme, dhe shenjat dhe simptomat zhduken pas trajtimit tė duhur. Por, mjeku duhet tė jetė shumė i kujdesshėm nė lidhje me shkakun e kėsaj lloj anemie. Siē kemi thėnė, shkaku mund tė jetė nga njė ushqim thjeshtė i keq, por edhe njė hemorragji e rėndė, deri tek njė kancer qė ėshtė duke shkaktuar gjakderdhje!

    Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=44985
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mėnyrat e parandalimit

    Ne lidhje me trajtimin doja te nderhyja me nje informacion te thjeshte qe shumica e njerzve mund te jene te painformuar.

    Kur jemi duke marre barna me rruge orale per trajtimin e anemise te pasura me hekur atehere fillimisht 20-30min.perpara marrjes se barit duhet te merret nje tablete e vit.C(acid ascorbic). Kjo behet me qellim qe te pergatitet lukthi per nje perthithje maximale te hekurit.
    Hekuri perthithet me mire ne mjedis acidik, dhe dime qe lukthi ne vetvete nder te tjera permban edhe HCL( acid klorhidrik ),pra lukthi eshte nje mjedis acidik, por nga prezenca e ushqimeve te ndryshme ulet dukshem aciditeti I tij.Per kete arsye merret vit.C 20 min.perpara marrjes se hekurit duke siguruar keshtu nje perthithje adekuate te tij.

    Gjithashtu gjate marrjes se terapise duhet te evitohen ushqimet qe permbajne sasi te medha kalciumi (si qumshti dhe produktet e tij ) ,kjo per arsye se kalciumi ka nje afinitet te larte per tu lidhur me hemoglobinen duke penguar keshtu perthithjen e saj(keto ushqime mund te merren rreth dy ore pas marrjes se terapise).

    Nga barnat qe duhet te behet kujdes vend te pare zejn barnat antiacidike ( Jane barna qe merren per trajtimin e ulceres gastrike),keto barna pengojne ose ulin perthithjen e hekurit per arsye te uljes se aciditetit ne lukth.Nese pacienti perdor keto lloj barnash duhet te njoftoje mjekun me qellim qe mjeku ti beje nje tabele se kur duhet te mari njerin bar dhe pas sa kohe tjetrin.(nepergjithesi diferenca duhet te jete rreth dy ore). Ketu nuk perjashtojme edhe marrjen e barnave te tjere per te cilat mjeku duhet te vihet ne dijeni .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mėnyrat e parandalimit

    Sėmundjet e gjakut/ Mungesa e hekurit, shkak i kancerit. Disa kėshilla popullore pėr mėnyrėn e kurimit

    Mungesa e hekurit ėshtė shkaku me i shpeshte i anemisė, madje shfaqja e saj ėshtė me e shpeshte tek femrat dhe kjo per shkak te menstruacioneve (qe natyrisht shoqėrohen me humbje gjaku – dhe me humbje hekuri). Nė moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shume mundėsi tė jetė pasojė e kancerit nė gjak, ndėrkohe qe tek fėmijėt mundet qe mungesa e hekurit te jete pasoje e sasisė tė pamjaftueshme ne diete.

    Shenjat

    Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhe e lemuar, thonj te deformuar dhe te thyeshėm (koilonychia). Ne ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite te vogla dhe me pak hemoglobine. Niveli i hekurit ne serum ėshtė i ulet. Niveli i transferines (njihet edhe si TIBC – angl: total iron binding capacity) ėshtė i rritur. Biopsia e palcės tė kockave eshte analiza me e besueshme per sasinė e hekurit ne organizėm. Mjekėt kėshillojnė qė nė kėtė rast, kjo mungese te trajtohet me sulfat i hekurit, 325 mg 3 here ne dite. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobinės normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund te jetė, sideroblastike dhe ne kete rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet jane qeliza eritrocitike qe kane nje unaze “prej hekuri” ne citoplazme.

    Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore te shfaqjes se semundjes jane alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi), dhe defektet gjenetike. Si ēdo anemi tjeter, shenjat me te dukshme janė lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore ėshtė niveli i hekurit ne serum eshte i rritur. Niveli i transferines (TIBC) mund te jete normal ose i rritur. Niveli i ferritines eshte i rritur. Ne biopsinė e palcės sė kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekėve specialiste, kjo sėmundje mund te trajtohet me piridoksine (vitamine B6).

    Kėshillat

    Kėtyre tė sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave te freskėta, qė pėrmbajnė vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje te tjera, qė pėrmbajnė kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse vėshtirėsojnė absorbimin e hekurit. Per kurimin e kėsaj sėmundjeje, ne mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse te gjitha pjesėt e bimes, frutat, gjethet, deget, rrėnjėt etj. Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozės. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder Anemise. Gjithashtu karota eshte e pazėvendėsueshme per shėndetin e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te te semuret, qe vuajne nga Anemia. Karota ne periudhe rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u keshillohet pirja ēdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke, apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet te marrin, gjithashtu, ēdo dite 10 – 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 – 25 dite

    Shenjat e sėmundjes

    1- Lodhje

    2- Takikardi

    3- Zbehje

    Ushqimet

    1- Anemiket duhet te konsumojnė fruta me vitamine C

    2- Anemiket duhet te konsumojnė spinaq dhe barėra jeshile

    3- Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase per te trajtuar aneminė

    4- Anemia shkaktohet si pasoje e njė ushqimi tėkeq

    5- Anemiket duhet te pine 150 gram lėng karotash ne dite

    6- Ēajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri ore pėrpara se tė hanė, pasi ndryshe vėshtirėson tretjen.

    7- Pacientet duhet tė pijnė ēdo dite 150 ml lėng te rrepės se kuqe, para buke

    8- Kėshillohet te konsumohet sa me shpesh domatja

    9- Tė sėmuret duhet te marrin, gjithashtu, ēdo dite 10 – 15 fruta te mandarinės per njė kohe prej 20 – 25 dite.

    Mjekėsia popullore pėr kurimin e anemisė

    Pėrvoja ka treguar se edhe kurat popullore kane dhene rezultate te shkėlqyera ne shėrimin e shume sėmundjeve. Mes te cilave eshte edhe semundja e anemise. Sipas specialisteve, kurat me bime jeshile, ku futen ēikoret, spinaqi, etj., jane shume te rėndėsishme per te ripėrtėrire gjakun dhe per ta shtuar ate ne sasi. Nisur nga kjo dhe shume te dhena te tjera, pacienteve iu rekomandohet te perdorin ne dieten e tyre te perditshme sa me shume bime jeshile. Ne shume raste semundja e anemise, fillon te shfaqet qe ne moshen 2 muajsh. Kjo vlen sidomos per ato rastet kur anemia eshte e trasheguar nga nena tek femija. Ne kete rast evidentimi I semundjes eshte me e lehte.

    Anemia shfaqet 7 muajt e parė tė jetės

    Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 te jetes (ne 6 muajt e pare bebja ka akoma hemoglobine fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike pėrfshijnė splenomegaline, hemopoezen ekstramedulare. Leng shalqiu dhe mjalte per te luftuar sėmundjen. Sipas mjekėsisė moderne, nje tjeter menyre per kurimin e te sėmurėve me anemi eshte edhe pirja e tri lugeve te vogla ne dite nga masa e pėrftuar me shalqi, karafil, mastike dhe sheqer. Disa prej kurave te pėrgatitura me bime mjekesore perdoren edhe per sherimin e sėmundjes se Anemise ose pagjakesise. Anemia vjen shpesh pas nje gjakderdhjeje te madhe dhe te fuqishme, mirepo ē’rregullime mund te vijne edhe si pasoje e ushqimit te dobet dhe te keq. Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te shumellojshme dhe te pasura me hekur, si mish, peshk, , veze, perime, fruta etj.

    Shenjat e para tė leucemisė

    Leucemia ėshtė sėmundje kanceroze e gjakut. E cila ėshtė gjithmonė kronike, e karakterizuar nga prezenca e disa celulave jo normale, ose ne shume raste leukemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmėri e gjakut dhe e palces kurrizore. Nje shumice e tepruar e rruazave tee bardha dhe nje pakice fatale e rruazave tee kuqe, jane karakteristikat mjeksore ne semundjes. Nderkohe qe ajo shkakton ne shumicen e rasteve dhimbje koke te forta koke dhe qelizash.. te dhenat mjekosre tregojne, se kurimi I saj varet shume nga grada ne te cilin e kap sėmundjen pacienti. Tre shenja jane karakteristike per te gjithe personat qe kane mungese gjaku. Pjesa me e madhe e tyre kane lodhje fizike, takikardi, dhe jane shume te zbehte.

    Shkenca, bimėt jeshile pastrojnė gjakun

    Nje kure e efektshme per te luftuar semundjet e gjakut ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, ėmbėlsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qėndrojnė te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere ditės me lugėn e kafesė. Fiku ėshtė njė frut, qe pėrmban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Pėrdoret i freskėt, i thare dhe i pėrpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejnė shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtėsi.

    Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=49022
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mėnyrat e parandalimit

    po ne rastin e mungeses se hekurit tek femijet?
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mėnyrat e parandalimit

    Citim Postuar mė parė nga Prudence Lexo Postimin
    po ne rastin e mungeses se hekurit tek femijet?
    Eshte e njejta gje dhe per femijet sic permendem me lart,

    Kur jemi duke marre barna me rruge orale per trajtimin e anemise te pasura me hekur atehere fillimisht 20-30min.perpara marrjes se barit duhet te merret nje tablete e vit.C(acid ascorbic). Kjo behet me qellim qe te pergatitet lukthi per nje perthithje maximale te hekurit.
    Hekuri perthithet me mire ne mjedis acidik, dhe dime qe lukthi ne vetvete nder te tjera permban edhe HCL( acid klorhidrik ),pra lukthi eshte nje mjedis acidik, por nga prezenca e ushqimeve te ndryshme ulet dukshem aciditeti I tij.Per kete arsye merret vit.C 20 min.perpara marrjes se hekurit duke siguruar keshtu nje perthithje adekuate te tij.

    Mvaresisht sa i vogel eshte femiu nese mund te gelltisi ose jo tableten. Nese se gelltit dot atehere i tretet tableta ne nje luge me uje pastaj i jepet. Shume thjeshte.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mėnyrat e parandalimit

    Une I trajtova cunat 2 muaj me ferritine. Per 1 jave u ribej analizat e te shoh rezultatin.me thane qe hekuri mund tu prishi dhembet....Ben vaki?
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e [Elita]
    Anėtarėsuar
    15-02-2013
    Vendndodhja
    Larg!
    Postime
    454

    Pėr: Anemia nga mungesa e hekurit, trajtimi dhe mėnyrat e parandalimit

    Ka disa efekte anesore te ketyre barnave po permendim disa psh. Ne traktin gastro intestinal japin :
    Nauze , te vjella, dhimbje epigastrike , konstipacion , diarre,fece te errta, anoreksi .(dhe keto nuk jan presente te te gjith,)

    Dhe te tjerat si psh. Suspensioni dhe pikat pra format e lengshme te ketyre barnave nepergjithesi mund te NJYROSIN DHEMBET PERKOHESISHT . Ndodh perkohesisht ngjyrosja por qe te prishin dhembet skam degjuar, se besoj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •