Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup

    Emri:  60880_152471034786377_796455_n_1.jpg

Shikime: 1110

Madhësia:  11.5 KB



    Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar në këtë incident duke marrë lëndime trupore, përfshirë edhe në kokë.

    Huliganët maqedonas brutalisht kanë rrahur shumë të rinj shqiptarë në afërsi të një stacioni urban të autobusëve. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me gjësende të forta dhe grushte nga huliganët maqedonas.

    Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar në këtë incident duke marrë lëndime trupore, përfshirë edhe në kokë. “Na kanë rrahur brutalisht, pa kursyer as fëmijë e gratë që ishin duke pritur aty autobusin”, ka theksuar Ramazani, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara në këtë incident.

    Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptarë dhe ka arritur që të mbyll me shpejtësi dyert dhe të largohet nga stacioni. “Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe autobusin, duke rrezikuar jetën tonë. Neve kemi parë edhe policië të uniformuar por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente më nuk tolerohen. Ose të veprojnë ose ska hapësirë për të toleruar më këso tërbime kundër nesh shqiptarëve”, ka theksuar një nxënës shqiptarë, i shkollës “Zef Lush Marku”, i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas.

    Huliganët kanë qarkulluar nëpër disa akse rrugore dhe lagje, ku janë stacionet e autobusëve dhe ku dihet se udhëtojnë edhe një pjesë e udhëtarëve shqiptarë për lagjet periferike të Shkupit si Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg e Haraçinë. (INA)
    (E plotësuar) Grupet e huliganëve maqedonas me maska pas shpërndarjes nga protesta para Qeverisë kanë sulmuar shumë qytetarë shqiptarë në disa pjesë të Shkupit.

    Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar përmes INA sulmet brutale të huliganëve maqedonas të mbuluar me maska dhe që posedonin gjësende të forta.

    “Në shënjestër kanë qenë shqiptarët, duke mos zgjedhur edhe gra shqiptare dhe nxënës të shkollave, pranë disa stacioneve të autobusëve”, thekson për INA, një dëshmitarë okular i këtij incidenti, i cili ka arritur që ti shmanget sulmit të huliganëve.

    Grupi i huliganëve në afërsi të stacionit hekurudhor gjithashtu ka sulmuar disa shqiptarë nga Karshiaka, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

    17:32 – Një protestë e shoqëruar me dhunë u zhvillua sot pasdite para Qeverisë në Shkup, në shenjë proteste kundër emërimit të Talat Xhaferit, ish-komandant Forinës së UÇK-së për ministër të Mbrojtjes të Maqedonisë.

    Policë të sulmuar nga huliganë dhe protestues të dhunës, demolomi dhe dëmtimi i makinave të policisë, makinave private dhe autobusëve urban, ka qenë bilanci i kësaj proteste, e cila ka detyruar ndërhyrjen e policisë.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se disa persona janë ndaluar me rastin e kësaj proteste, për shkak të ushtrimit të dhunës dhe sulmit ndaj kordonit të policisë, që kishte bllokuar hyrjet e Qeverisë. Gjatë kësaj proteste, një pjesë e policëve janë lënduar nga sulmet e dhunshme të huliganëve me gjësende të forta dhe me gurë.

    Organizatore e kësaj proteste është shoqata e veteranëve maqedonas të konfliktit të vitit 2001 “Dinjiteti”, e cila është pjesë e opozitës dhe se ka reaguar kundër emërimit të Xhaferit për ministër të mbrojtjes, për shkak të origjinës së tij si ish- drejtues i UÇK-së.

    “Huliganët gjatë protestës kanë nisur të hedhin gurë dhe shishe ndaj policisë dhe se kjo ka detyruar ndërhyrjen. MPB bën të ditur se janë arrestuar disa persona, ndërsa më pas edhe turmat e protestuesve janë shpërndarë. Një pjesë e grupit të huliganëve ka ikur në drejtim të sheshit qendror drejt stacionit hekurudhor. Derisa këto turma po largoheshin janë sulmuar dy vajza, ndërsa turmat gjithashtu kanë hedhur gurë edhe ndaj autobusëve urban dhe kanë dëmtuar disa makina private”, theksoi MPB. Në pjesën qendrore të Shkupit po vërehet prania e shtuar e policisë dhe njësive speciale, për të siguruar rendin dhe qetësinë.


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Për: Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup


    Digjet flamuri shqiptar para qeverisë


    Gjatë protestës kundër emrimit të Talat Xhaferit si Ministër i Mbrojtjes, huliganët sllavo maqedonas kanë djegur edhe flamurin shqiptarë . deri në këtë moment raportohet se policia ka arritur të arrestoj 15 prej tyre ndërsa vazhdon aksioni për kapjen e personave të tjerë të dyshuar që ishin pjesmarës në trazirat e pasdites.

    Burime jo oficiale thonë se janë rrahur edhe dy vajza që supozohet të jenë shqiptare të cilat kanë qenë kalimtare të rastit./albtime.com


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  3. #3
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup

    Serish vjen Marsi,

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614

    Për: Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup

    Degjova pak ne lajme, per kete akt mizor.Por nese, agresoret jan +18 nuk do te me vinte keq qe secili prejt tyre te ishte = me nje plmb kallashi.Neqofte se jan - 18, keta djemt e rrahur te rriten dhe tii rirrahin!!!...
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  5. #5
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup

    vetem barrikadad dhe republike shqiperie (modeli i serbeve) e shpeton maqedonine dhe shqiptaret atje ndryshe lufta eshte e pashmangshme
    vari leshte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup

    Sa mire jua a kan bere,Bravo Maqedonasve.
    Nje byth rjepacukesh jevgj maqedonie rrafin Shqiptaret,po normal ku ne nje lagje me Shqiptare ligjin e bejne Maqedonsit,sepse Shqiptaret nuk flasin me nj-tjetrin,normal ku ne nje shtet kukull si makedonia jane 500 mije shqiptare dhe 50 parti politike.
    per kete arsye qe thashe me siper,ishalla javen tjeter dhe nje dru tjeter qorrave shqiptare.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2010
    Postime
    51

    Për: Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup

    Fajet kan shqiptaret, maqedonet organizojne proteste ndersa keta minj shkojne 2-3 per te par se cpo ndodh, ti kishin vrar me mir do ishte. Kur shqiptaret protestojne asnje maqedon nuk rri afer sepse e di cfar e pret.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Rrihen brutalisht shqiptarët nëpër Shkup

    Kaq viktima dhe pa gjak jane keta shqiptaret ne Maqedoni?
    Po cbejne mo' keta? Nuk dine te mbrohen?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •