Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Incident, sulmohen dhjetëra nxënës shqiptarë




    Sot rreth orës 12:30, dhjetëra nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ‘Dimitar Vllahov’ janë sulmuar nga persona të panjohur. Sipas fëmijëve, dhunuesit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta, që nga thikat e sende të tjera të forta. Tre prej nxënësve shqiptarë janë të lënduar rëndë, dhe për momentin, janë çuar për kurim në spitalin e qytetit. Sipas nxënësve dhe familjarëve të tyre, policia ka mbërritur në vendngjarje, me rreth 40 minuta vonesë, pas incidentit. Ajo nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për ndjekjen e tyre, por thjesht ka mbledhur dëshmi nga të lënduarit. Gjysma e fëmijëve, aktualisht janë në ambientet policore, ku po japin dëshmitë e tyre mbi ngjarjen. Në vendngjarje, para urgjencës së qytetit, erdhi edhe kreu i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami. Pikërisht nxënësit e sulmuar janë nga kjo komunë. Sipas Bajarmit, kjo dhunë është një skenar që ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe mbjelljen e frikës ndër qytetarëve. Alsat-M


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  2. #2
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: Incident, sulmohen dhjetëra nxënës shqiptarë

    Te femijet e kane gjetur te mbjellin frike, njerez te pashpirt. I vrafte zoti i vrafte.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Incident, sulmohen dhjetëra nxënës shqiptarë

    Keta maqedonet jane njerz te prishte.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  4. #4
    ****Undisputed**** Maska e Lumi_ftp
    Anëtarësuar
    26-01-2013
    Vendndodhja
    Ne zon te luftes
    Postime
    1,174

    Për: Incident, sulmohen dhjetëra nxënës shqiptarë

    Maqedonet jane njerz pa identitet, pra nuk jan maqedon, kjo eshte fare e flliqt jugosllave, fara ju zhduket sa me pare.
    Improvise, Adapt, Overcome

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Incident, sulmohen dhjetëra nxënës shqiptarë

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Keta maqedonet jane njerz te prishte.
    vellezer me serbet, ruset & greket s'ke cfare pret nga ata. Zoti i denofte kush vendos dore mbi njerez te pafajshem sepse shteti s'ka ndermend te bej gje.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Incident, sulmohen dhjetëra nxënës shqiptarë

    Momenti i se vertetes si duket eshte duke u afruar,keshtu fillohet loja me nje popull qe as vet nuke e din qka jane,jan duke ngacmuare popullin tone atje,femijet tane,por duhet te jemi te durueshem,do te vjen edhe momenti perfundimtar dhashte zoti.
    Ne jemi ne tokat tona,dhe do ti dalim krah vllezerve tane atje,dhe pastaj do ti paguajne ata qyqar mekatet e tyre,qdo veprim i tyre qyqar i forcon zemrat tone,tani ne keto momente duhet te veprojne njerzit atdhetar qe jane atje,me mendje te shendoshe dhe me maturi,te mos bejne vepra te anasjellta,dhe pastaj te biem ne nivelin e tyre,pra duhet te jemi gjakeftohet dhe ti percellim rrjedhjen e ngjarjeve me kujdes,dhe mos te harrojme se jemi nipate e njerzve te medhenje qe kan lene HISTORI.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Për: Incident, sulmohen dhjetëra nxënës shqiptarë

    'Family Aerodrom' janë sulmuesit e nxënësve shqiptarë


    Sipas informatave paraprake që siguroi ALSAT-M menjëherë pas sulmit të djeshëm të nxënësve shqiptar, qëndrojnë anëtarët e grupit të tifozëve ‘Femili Aerodrom’ që janë shoqërues të klubit të basketbollit MZT.

    Edhe sot ka vazhduar marrja në pyetje e personave të dyshuar. Numri i tyre deri tani ka arritur deri në 30 veta. Nga policia as nuk konfirmojë dhe as nuk mohojnë këto zëra por vetëm thonë se organet kompetente po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit, kapjen dhe identifikimin e personave që kanë kryer sulmin ndaj nxënësve shqiptar nga Haraçina.

    Nuk përjashtohet as mundësia që ky sulm të jetë edhe si pasojë e revoltës tek tifozët por edhe një pjesë të maqedonasve nga emërimi i Talat Xhaferit si ish pjestar i UÇK-së në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

    Grupi i Tifozëve ‘Femili Aerodrom’ edhe në ndeshjen e fundit ndërkombëtare në kuadër të ABA Ligës në Shkup ku klubi i tyre MZT-Shkup luante kundër Igokeas nxorën parulla kundër emërimit të Xhaferit për Ministër të Mbrojtjes, në të cilën shkruante:

    “Për çka vdiqën bijtë maqedonas në 2001!? I tërë parlamenti ditë të bardhë të mos shoh!!!

    Ndryshe sot rreth incidenteve të fundit përfshirë edhe sulmin ndaj 13 vjeçarit Blin Shabani ka reaguar edhe avokati i Popullit, Ixhet Memeti i cili ka kërkuar nga organet kompetente që me urgjencë të ndërmarrin masa për kapjen e fajtorëve.

    ‘Avokati i Popullit kërkon zbardhjen e të gjitha incidenteve në territorin e Shkupit, me qëllim të mbrojtjes së të miturve të sulmuar dhe pengimin e përhapjes eventuale të kësaj dukurie të keqe. Sulmet mbi të rinjët, por edhe manifestimi i mos durimit mbi baza etnike shpijnë drejt ndarjeve edhe më të thella e që, nga ana tjetër, janë shkatërruese për shoqërinë tonë e cila është multietnike dhe lehtë e cenueshme pasi të gjithë jemi të vetëdijshëm se një dhunë nxitë dhunën tjetër", thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

    Sipas Avokatit të Popullit të gjithë faktorët më me ndikim në shoqëri duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë të cilat i bartin dhe të punojnë në pengimin e ngjarjeve të tilla të dhunshme, me qëllim të edukimit të popullatës së re, e cila do t’i vlerësojë dhe respektojë dallimet. Ndërkohë sa i përket rastit të rrahjes dhe keqtrajtimit të 13 vjeçarit Blin Shabani në Çair para disa ditëve nga persona të maskuar, nga MPB thonë se ende nuk ka ndonjë të re, por që po punohet në zbardhjen e rastit.


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •