Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Vetëvritet grabitësi i floririt.

    Një ngjarje si nëpër filma ndodhi dje në rrugën Elbasan-Librazhd. Autori i grabitjes me armë së një argjendarie dhe pike valute në Bulqizë vrau veten në një makinë të grabitur pak minuta më parë, ndërsa ndiqej nga policia. Përparim Bala, 23 vjeç, nga fshati Vajkaj i Bulqizës, është viktima që i dha fund ndjekjes dhe shkëmbimit të zjarrit me policinë në kthesat e Murrashit. I riu e pa që ishte i rrethuar dhe nuk kishte mundësi shpëtimi, duke u vetëflijuar me një plumb në kokë.

    Grabitja në Bulqizë
    Gjithçka nisi në orën 08:30 të mëngjesit pranë lagjes “Minatori” në Qytetin e Ri të Bulqizës. Pronari i një pike këmbimi valutor dhe shitje floriri denoncoi në Polici se dy persona i ishin futur në dyqan në kohën kur po sistemonte mallin. “Ishin të dy të maskuar dhe njëri mbante një pistoletë në dorë. Më morën nga dora një kuti ku kishte sende prej floriri, ndërkohë në sirtarin e banakut rreth 270 mijë lekë”, ka treguar ai. Dëshmia e pronarit ka qenë përcaktuese për identifikimin e autorëve. Vetëm pak minuta pas grabitjes me armë në qytetin e Bulqizës, policia e këtij rrethi ka ngritur postblloqe në të gjitha vendkalimet e këtij rrethi, por ndërkohë ka njoftuar komisariatet Mat, Dibër e Librazhd për ngjarjen e ndodhur. Burime të Policisë thonë se autorët janë larguar me një makinë tip “Golf”, i zi, duke ndjekur itinerarin Bulqizë – Fushë-Bulqizë – Ura e Cerenecit – Ostren – Klenjë – Librazhd. Rreth 12 km larg Librazhdit, Përparim Bala dhe bashkëpunëtori i tij kanë djegur makinën. I vetëm Bala ka përfunduar i hipur në një furgon të linjës Elbasan–Përrenjas. Në afërsi të fshatit Mengël, një postbllok policie që kryente kontrolle për armë dhe persona të kërkuar ka bërë që i riu të ndalonte furgonin dhe të zbriste. Sapo ka dalë nga furgoni me armë i ka dalë para një makine “Renault” me targë të Durrësit 6487 E, ku udhëtonte një çift dhe i ka detyruar të ndalonin. Ai ka hipur, por disa metra më tutje e ka zbritur me dhunë çiftin, duke e marrë vetë drejtimin e mjetit.
    Ndjekja
    Policia i ka bërë thirrje të ndalojë 23-vjeçarit, por ky i fundit ka vazhduar të qëllojë në drejtim të postbllokut dhe ka vazhduar të ecë drejt Librazhdit. Deri në këtë moment policia nuk kishte asnjë të dhënë mbi personin që po arratisej i armatosur. Policia e Elbasanit ka kërkuar përforcime edhe nga qyteti i Librazhdit, ndërsa është penguar qarkullimi i mjeteve në këtë segment për shkak të rrezikshmërisë. Për rreth 30 minuta ka zgjatur aksioni i ndjekjes së Balës, i cili, sipas Policisë dhe dëshmitarëve, qëllonte herë pas here, ashtu si dhe policia drejt makinës, duke i çarë dhe gomat e saj. Kjo ka zgjatur deri 500 metra pa hyrë në Librazhd, mbi një urë, ku i arratisuri e pa veten të rrethuar nga të dyja anët. Ai ka ndaluar makinën dhe një krismë është dëgjuar nga brenda saj. Makina e policisë, rreth 150 metra larg ka ndaluar dhe policët i kanë bërë thirrje disa herë të dilte nga makina. Kur nuk kanë marrë përgjigje ata janë afruar dhe e kanë parë pa jetë shoferin. Brenda çerek ore u identifikua se bëhej fjalë për Përparim Balën, i cili në bashkëpunim me një tjetër kishte vjedhur në Bulqizë një dyqan floriri dhe valute. - See more at: http://www.panorama.com.al/2013/02/2....3ratTuCg.dpuf

    Burimi: http://www.panorama.com.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Vetëvritet grabitësi i floririt.

    sa keq.sa gjera mund te ndryshoine per 1 çast ne jete.
    "Më e mira është armike e së mirës"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •