Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 186
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni



    SHKUP- Maqedonia mund të ketë nevojë të ndjekë shembullin e Zvicrës, duke ndaluar kështu ndërtimin e xhamive të reja në vend. Kështu shkruan sot agjencia maqedonase e lajmeve MINA. Nëse Zvicra e bëri këtë dhe pjesa tjetër e botës e duartrokiti, atëherë pse nuk mund ta bëjmë edhe ne, pyet MINA?
    Duhet të theksohet se ky nuk është një fenomen që po ndodh vetëm në Maqedoni. Bullgaria është goditur mjaft rëndë nga ky problem, shkruan Mina. Janë me qindra xhamitë e ndërtuara në Bullgari gjatë një viti.
    Në Maqedoni, myslimanët nuk kanë nevojë për xhami. Shembulli i fundit vjen nga Shtipi, ku nuk ka njerëz të fesë myslimane, ndërsa atje po ndërtohet një xhami. Një xhami është ndërtuar në Valandovo, ku nuk ka gjithashtu asnjë mysliman.
    Xhamitë po ndërtohen në pjesën më të madhe të tyre gjatë orëve të natës, thuhet në shkrim, pasi nuk kanë lejë ndërtimi. Financuesit e tyre janë Arabia, Kuvajti, organizata të ndryshme nga Malajzia, Katari, Libia dhe qeveri të tjera nga vende myslimane.
    Me numrin e madh të xhamive që po ndërtohen, një turist i huaj merr përshtypjen se po hy në një vend mysliman.
    Sipas agjencisë së lajmeve, Arabia në 10 vitet e fundit ka dhënë rreth 1 miliard euro për përhapjen e islamit në Ballkan. 600.000 janë të dedikuara për ndërtimin e xhamive të reja.
    Të gjithë mund të marrin rreth 100.000 euro nga qeveria Saudite nëse thjesht do të thoni se kërkoni të ndërtoni një xhami.
    Me tej, duke iu referuar protestave të fundit, nuk është çudi shkruan agjencia e lajmeve, që shqiptarët në Maqedoni po shihen gjithnjë e më shumë me mjekra të gjata, apo edhe flamuj të Arabisë Saudite apo slogane në gjuhën arabe.
    Qeveria e Maqedonisë, nuk po bën asgjë, vijon me tej shkrimi, për të parandaluar ndërtimin e paligjshëm të xhamive në vend. Ironikisht, Shqipëria e cila ka gjysmën e popullsisë myslimane është shumë e kujdesshme në ndërtimin e xhamive të reja, dhe kontrollon me rigorozitet dhe shumë kujdes nga kush dhe kujt i jepen paratë për ndërtimin e xhamive të reja.
    Në fund jepet një listë se ku po ndërtohen këto xhami, ku 88 prej xhamive të reja janë ndertuar vetëm në Gostivar.
    Në Tetovë mund të shohësh një xhami për çdo fshat. Kumanovë, Strugë, apo edhe Ohër janë disa nga vendet e tjera ku fenomeni është vërejtur.


    Burimi:Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 23-02-2013 më 13:48

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Lamtumire shqiptari!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Xhamitë janë nevojë për komunitetin muslimanë dhe nuk duhet të shihen si pengesë. Aty kultivohet edukata,morali,arsimimi e sjelljet e mira,këto gjëra që i nevojiten çdo shoqërie,shteti e komuniteti.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    nuk jam kundra xhamive, nese ka mysliman ne ate zone, eshte e drejta e tyre, por te pakten te ndalojne ato minarete e larta qe duken si raketat e iranit.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    nuk jam kundra xhamive, nese ka mysliman ne ate zone, eshte e drejta e tyre, por te pakten te ndalojne ato minarete e larta qe duken si raketat e iranit.
    shife shife...!! shume mire po e ushqen veten dhe te tjeret me keto fjale qe i thua.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Islamofobia ju ka kaplu s`na ben me pak shqiptar Feja Islame por vetem qe na perforcon... e kujt i pengon kjo gje let ben dic kunder saj ne ja mbajte.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Islamofobia ju ka kaplu s`na ben me pak shqiptar Feja Islame por vetem qe na perforcon... e kujt i pengon kjo gje let ben dic kunder saj ne ja mbajte.
    Nuk kam absolutisht asgje kunder islamit,por me habit fakti se ata qe vetequhen besimtare te kesaj feje jane teper agresive dhe direkt sa kritikon dicka te tyren ata kalojne ne kercenime.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Nuk kam absolutisht asgje kunder islamit,por me habit fakti se ata qe vetequhen besimtare te kesaj feje jane teper agresive dhe direkt sa kritikon dicka te tyren ata kalojne ne kercenime.
    Nuk esht e vertet ajo ndodh vetem kur verehet qe qellim keni ofendimin dhe jo ndonje debat te mirfillte.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Ndertoni bre spitale dhe azile pleqsh keto duhen

  10. #10

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Nuk kam absolutisht asgje kunder islamit,por me habit fakti se ata qe vetequhen besimtare te kesaj feje jane teper agresive dhe direkt sa kritikon dicka te tyren ata kalojne ne kercenime.
    Sepse jo lloj lloj qelbesire ka te drejte te kritikoje !

    Duhet te jesh vet i kulluar sic jam une qe te ngresh akuza dhe kritika... po kur m.uti te mbulon nga koka deri te kembet, mos i thuaj tjetrit qe mban ere

    Keto fjale nuk i kisha per ty... qe te kuptohemi, i kisha ne pergjithsi
    Revolution 1848

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Sepse jo lloj lloj qelbesire ka te drejte te kritikoje !

    Duhet te jesh vet i kulluar sic jam une qe te ngresh akuza dhe kritika... po kur m.uti te mbulon nga koka deri te kembet, mos i thuaj tjetrit qe mban ere

    Keto fjale nuk i kisha per ty... qe te kuptohemi, i kisha ne pergjithsi
    Nuk te kuptova mire,mund te me sqarosh pak ku e ke llafin,nqs nuk perton sigurisht...

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Nuk te kuptova mire,mund te me sqarosh pak ku e ke llafin,nqs nuk perton sigurisht...
    Po te thote; shiko veten ne pasqyre pastaj gjyko tjetrin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 23-02-2013 më 17:32

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Asnje xhami nuk ngel bosh , gjitha jan sipas nevojes.

    Kishat maqedone jan bosh dhe prap ndertojn te reja.

    Xhamite i ndertojm vet , sna i ndertojn arabet , kjo esht genjeshter sllave.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Asnje xhami nuk ngel bosh , gjitha jan sipas nevojes.

    Kishat maqedone jan bosh dhe prap ndertojn te reja.

    Xhamite i ndertojm vet , sna i ndertojn arabet , kjo esht genjeshter sllave.
    me fal,nje pyetje,parate ku i gjeni?

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Po te thote; shiko veten ne pasqyre pastaj gjyko tjetrin
    une deri ne kete moment nuk kam kercenuar apo ofenduar ndonje person qe nuk mendon si une madje as ata qe mund te me kene ofenduar dhe as e kam ne plan ta bej pasi nuk ma lejon etika ime..

  16. #16

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    une deri ne kete moment nuk kam kercenuar apo ofenduar ndonje person qe nuk mendon si une madje as ata qe mund te me kene ofenduar dhe as e kam ne plan ta bej pasi nuk ma lejon etika ime..
    Prandaj te thash qe nuk e kam per ty... e thash ne pergjisi per pyetjen qe ti bere dhe qe kishe ven re ate gjen qe kishe shkruar dhe te kishte ber pershtypje dhe qe pershtypjet e tua i hodhe ne forum dhe qe une tu pergjigja dhe qe ti nuk e kuptove dhe qe Goni ta shpjegoj
    Revolution 1848

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
    Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
    Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
    Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
    Kush mos na e preki, se desim t'tanë
    Të desim si burrat që vdiqnë motit
    Edhe mos marrohna përpara zotit.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    une deri ne kete moment nuk kam kercenuar apo ofenduar ndonje person qe nuk mendon si une madje as ata qe mund te me kene ofenduar dhe as e kam ne plan ta bej pasi nuk ma lejon etika ime..
    Nejse de, Eurostar1 e kishte ne pergjithesi, jo vetem per ty lol

    Problemi eshte se ju gjeni vetem lajme ku eshte kritikuar feja Islame, por ne se sheh ndonje lajm ku eshte kritikuar ortodoksizmi, se besoj se do ta sjellesh ketu.. a eshte keshtu a jo ?? Une psh. jam mysliman, por shpesh kritikoj edhe bashkefetaret e mi mysliman per disa gjera qe behen brenda komunitetit dhe qe s'me duken te llogjikshme...

  19. #19

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Pra vendosja e kryqave vend e pavend,ka efektin e saj.Islamu fundamental dita dites po perhapet ne trojet e ishjugosllavise qe nga bosnja,sanxhaku,mali i zi,kosove dhe maqedoni.Dhe un besoj per nji kohe te shkurter do te behen ndryshime rrenjesore ne ballkan,kjo esht ne plan teorik,ashtu sic po ndodhin ndryshime radikale ne tere boten.Nga shtete sekullariste po dalin gjysem shtete me pretendime dheriatike qe po i paraprin zggjimit global te islamit qe do te jete problem nr 1 per perendimin i cili ne nji dite te afert do te kapitullon...po na shkon ne rruge te mbare...
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  20. #20
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Xhamitë e reja, shqetësime në Maqedoni

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin


    SHKUP- Maqedonia mund të ketë nevojë të ndjekë shembullin e Zvicrës, duke ndaluar kështu ndërtimin e xhamive të reja në vend. Kështu shkruan sot agjencia maqedonase e lajmeve MINA. Nëse Zvicra e bëri këtë dhe pjesa tjetër e botës e duartrokiti, atëherë pse nuk mund ta bëjmë edhe ne, pyet MINA?
    Duhet të theksohet se ky nuk është një fenomen që po ndodh vetëm në Maqedoni. Bullgaria është goditur mjaft rëndë nga ky problem, shkruan Mina. Janë me qindra xhamitë e ndërtuara në Bullgari gjatë një viti.
    Në Maqedoni, myslimanët nuk kanë nevojë për xhami. Shembulli i fundit vjen nga Shtipi, ku nuk ka njerëz të fesë myslimane, ndërsa atje po ndërtohet një xhami. Një xhami është ndërtuar në Valandovo, ku nuk ka gjithashtu asnjë mysliman.
    Xhamitë po ndërtohen në pjesën më të madhe të tyre gjatë orëve të natës, thuhet në shkrim, pasi nuk kanë lejë ndërtimi. Financuesit e tyre janë Arabia, Kuvajti, organizata të ndryshme nga Malajzia, Katari, Libia dhe qeveri të tjera nga vende myslimane.
    Me numrin e madh të xhamive që po ndërtohen, një turist i huaj merr përshtypjen se po hy në një vend mysliman.
    Sipas agjencisë së lajmeve, Arabia në 10 vitet e fundit ka dhënë rreth 1 miliard euro për përhapjen e islamit në Ballkan. 600.000 janë të dedikuara për ndërtimin e xhamive të reja.
    Të gjithë mund të marrin rreth 100.000 euro nga qeveria Saudite nëse thjesht do të thoni se kërkoni të ndërtoni një xhami.
    Me tej, duke iu referuar protestave të fundit, nuk është çudi shkruan agjencia e lajmeve, që shqiptarët në Maqedoni po shihen gjithnjë e më shumë me mjekra të gjata, apo edhe flamuj të Arabisë Saudite apo slogane në gjuhën arabe.
    Qeveria e Maqedonisë, nuk po bën asgjë, vijon me tej shkrimi, për të parandaluar ndërtimin e paligjshëm të xhamive në vend. Ironikisht, Shqipëria e cila ka gjysmën e popullsisë myslimane është shumë e kujdesshme në ndërtimin e xhamive të reja, dhe kontrollon me rigorozitet dhe shumë kujdes nga kush dhe kujt i jepen paratë për ndërtimin e xhamive të reja.
    Në fund jepet një listë se ku po ndërtohen këto xhami, ku 88 prej xhamive të reja janë ndertuar vetëm në Gostivar.
    Në Tetovë mund të shohësh një xhami për çdo fshat. Kumanovë, Strugë, apo edhe Ohër janë disa nga vendet e tjera ku fenomeni është vërejtur.


    Burimi:Panorama
    Uf ,Uf....shkrim nga agjencioni Sllavobullgar "Makedonska informativna agencija ",dhe keta do ja ndalojne Shqiptareve nga Maqedonija xhamit,madje po ju prishka humori sllavobullgareve pse ka xhami ne cdo fshat shqiptar. Shqiptaret e Maqedonise kane fene Islame dhe natyrisht qe cdo fshat do kete xhamine e tyre.
    C`i hyne ne pune sllavo bullgareve kur ne anen tjeter : ndertojne kisha ne mes te kalase Ilire,ndertojne kisha ne lendina te pabanuara (Stajkovc aty ku u vrane femijet !),edhe fshatrat e tyre dhe lagjet kane nga nje kishe...Nuk jane shqiptaret ne Maqedoni qe provokojne ne baza fetare por pikerisht sllavet :Ne nje qytet ku 50 % jane shqiptare (Shkupi) ndertojne ne menyre provokative kryqin gjigand ( qe naten pa re shihet deri ne Ferizaj !).

    Fondet vehabiste per ndertimin e objekteve dhe financime te grupeve militante Islamike duhet nderpritur menjehere ( te mos penetrojne ide te tilla te popullata shqiptare) ,por askush nuk guxon ti mohoj besimtareve musliman objektet e kultit.Ata duhen ndertuar me vetkontribut !
    -" Shqiptaret I ndertojne xhamit NATEN "...hahah.

    Perndryshe kjo MINA eshte nje agjencion me gazetaret me shoven qe munde ti hasesh,dhe keta shovenist duan te ndajne leksione....Mrsh ndyresira !
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 23-02-2013 më 19:23
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •