Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Indeksi i varfërisë përfshin papunësinë dhe inflacionin e një vendi, për të vlerësuar kushtet në terren.
    Ueb-faqja amerikane për biznes dhe teknologji Business Insider ka analizuar 197 vende dhe territore – nga Afganistani në Zimbabve – për të hartuar Indeksin e Mjerimit për vitin 2013.
    Shënim: Rezultatet bazohen në të dhënat nga CIA Ëorld Factbook, e cila llogarit shifrat e vendeve dhe territoreve që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit. CIA world Factbook për herë të fundit është përditësuar më 11 shkurt, 2013, raporton Rel.

    25. MALI
    Indeksi i varfërisë: 36.5
    Inflacioni: 6.5%
    Papunësia: 30%
    Mali, njëri nga vendet më të varfra në botë, varet nga minierat e arit dhe eksportet bujqësore. Rreth 10 për qind e popullsisë është nomade dhe rreth 80 për qind e fuqisë punëtore është e angazhuar në bujqësi dhe peshkim.

    24. MAURITANIA
    Indeksi i varfërisë: 37
    Inflacioni: 7%
    Papunësia: 30%
    Gjysma e popullsisë është ende e varur nga bujqësia dhe blegtoria dhe varfëria është e shfrenuar. Ekonomia lokale varet shumë nga eksportet e mallrave.

    23. IRANI

    Indeksi i varfërisë: 39.1
    Inflacioni: 23.6%
    Papunësia: 15.5%
    Kontrollet e çmimeve, subvencionet dhe kufizimet e tjera në sektorin privat, janë pengesa të vërteta për ekonominë, ashtu si edhe zhvlerësimi me shpejtësi i monedhës. Kjo është edhe arsyeja përse korrupsioni është i shfrenuar dhe aktivitetet e paligjshme të biznesit zhvillohen në masë të madhe. Ekonomia është po ashtu shumë e varur nga nafta dhe vuan nga sanksionet ndërkombëtare. Papunësia është në nivele të shifrave dyshifrore.

    22. MALDIVET
    Indeksi i varfërisë: 40.8
    Inflacioni: 12.8%
    Papunësia: 28%
    Është një vend i dashur për pushime – turizmi përbën 30 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm (GDP). Por, rënia e turizmit dhe shpenzimet e mëdha të qeverisë kanë dëmtuar ekonominë lokale, kanë shkaktuar inflacion të lartë dhe norma e papunësisë gati është dyfishuar nga viti 2010.

    21. RRIPI I GAZËS
    Indeksi i varfërisë: 43.5
    Inflacioni: 3.5%
    Papunësia: 40%
    Prejse Lëvizja Islamike e Hamasit ka marrë kontrollin e Rripit të Gazës në qershor të vitit 2007, mbylljet e kufirit, të vendosura nga Izraeli, kanë çuar në përkeqësim të ekonomisë së dobët: më shumë papunësi, norma më të larta të varfërisë dhe tkurrje të mprehtë të sektorit privat, i cili mbështetet kryesisht në eksporte.

    20. BOSNJË DHE HERCEGOVINA
    Indeksi i varfërisë: 45.5
    Inflacioni: 2.2%
    Papunësia: 43.3%
    Lufta ndëretnike e viteve 1992 - 1995 ka shkaktuar papunësi. Papunësia është rritur, prodhimet kanë rënë për 80 për qind dhe vendi nuk ka arritur të rimëkëmbet. Në vitin 2011, një bllokim në Parlament ka lënë Bosnjën pa qeveri në nivel shtetëror për më shumë se një vit, çfarë ka bërë që Fondi Monetar Ndërkombëtar të ndalojë pagesat e ndihmës.

    19. JEMENI
    Indeksi i varfërisë: 46.4
    Inflacioni: 11.4%
    Papunësia: 35%
    Njëzetepesë për qind e Bruto Prodhimit të Brendshëm të Vendit vjen nga nafta. GDP-ja e Jemenit ka rënë më shumë se 10 për qind në vitin 2011, por kjo rënie është ngadalësuar për 1.9 për qind më 2012. Qeveria është duke bërë përpjekje për të zgjeruar ekonominë, por përballet me resurse ujore në rënie, papunësi të lartë dhe normë të lartë të rritjes së popullsisë.

    18. HAITI
    Indeksi i varfërisë: 46.5
    Inflacioni: 5.9%
    Papunësia: 40.6%
    Edhe para tërmetit të vitit 2010, 80 për qind e popullatës haitiane ka jetuar nën vijën e varfërisë dhe 54 për qind në varfëri të skajshme. Një pjesë e madhe e popullsisë po ashtu ka qasje të dobët në arsim. Vendi përballet ende me pasojat e tërmetit, si dhe me korrupsion të shfrenuar.

    17. SVAZILANDI
    Indeksi i varfërisë: 48.4
    Inflacioni: 8.4%
    Papunësia: 40%
    Svazilandi varet shumë nga Afrika e Jugut, ku i shkojnë 60 për qind e eksporteve dhe nga ku i vijnë 90 për qind e importeve. Kriza globale ekonomike ka goditur rëndë eksportet e Svazilandit, ndërsa të ardhurat në rënie kanë shtyrë vendin në krizë fiskale. Vendi po ashtu vuan nga papunësia e lartë.

    16. AFGANISTANI
    Indeksi i varfërisë: 48.8
    Inflacioni: 13.8%
    Papunësia: 35%
    Afganistani vazhdon të rimëkëmbet nga dekada e konfliktit. Përballet me nivele të larta të korrupsionit, kapacitet të dobët të qeverisë dhe infrastrukturë të varfër publike. Ndihma e huaj dhe bujqësia janë duke ndihmuar rimëkëmbjen e Afganistanit, por ai vazhdon të vuajë nga inflacioni i lartë dhe papunësia.

    15. ISHUJT MARSHALL
    Indeksi i varfërisë: 48.9
    Inflacioni: 12.9%
    Papunësia: 36%
    Gjëja më e mirë për ekonominë lokale është ndihma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Turizmi është shpresë e mirë për rritjen ekonomike, por aktualisht punëson vetëm 10 për qind të fuqisë punëtore. Zvogëlimi i qeverisë, thatësira, rënia në ndërtim, rënia në turizëm kanë qenë pengesa për ekonominë.

    14. SENEGALI
    Indeksi i varfërisë: 49.5
    Inflacioni: 1.5%
    Papunësia: 48%
    Pavarësisht marrjes së shumë ndihmave të huaja, Senegali vuan nga furnizimi i dobët me energji elektrike, i cili ka çuar në protesta publike dhe është pjesërisht shkak i papunësisë së lartë.

    13. KENIA
    Indeksi i varfërisë: 50.1
    Inflacioni: 10.1%
    Papunësia: 40%
    Korrupsioni dhe mbështetja në disa mallra specifike, çmimi i të cilave ka mbetur i ulët, kanë lënë prapa ekonominë e Kenias. Papunësia ka qenë historikisht shumë e lartë dhe mbetet e tillë. Megjithatë, në Kenia është zbuluar naftë në mars të vitit 2012, e cila mund të ndihmojë rigjallërimin e ekonomisë së saj.

    12. LESOTO
    Indeksi i varfërisë: 51.1
    Inflacioni: 6.1%
    Papunësia: 45%
    Lesoto e ka koeficientin e tretë më të lartë të Gini-t (masën e shpërndarjes statistikore) në botë, që do të thotë se pabarazia e të ardhurave është veçanërisht e lartë këtu. Rritja ekonomike pritet të ndodhë për shkak të projekteve të mëdha infrastrukturore, por prodhimi i dobët pengon ekonominë. Papunësia e shfrenuar është gjithashtu një problem i madh.

    11. SUDANI
    Indeksi i varfërisë: 51.5
    Inflacioni: 31.5%
    Papunësia: 20%
    Shkëputja e Sudanit Jugor në korrik të viti 2011 – rajonit që ka qenë përgjegjës për rreth tre të katërtat e prodhimit të naftës në ish-Sudan – ka qenë goditje e madhe për ekonominë e Sudanit. Vendi është duke bërë përpjekje për të gjetur mënyra të reja për të gjeneruar të ardhura, por jo me shumë sukses. Sudani ka futur një monedhë të re, të quajtur funta sudaneze, por vlera e saj ka qenë vazhdimisht në rënie. Inflacioni në rritje, i cili ka arritur në 47 për qind në muajin nëntor, është po ashtu problem i madh.

    10. SIRIA
    Indeksi i varfërisë: 51.7
    Inflacioni: 33.7%
    Papunësia: 18%
    Ekonomia e Sirisë vazhdon të goditet nga konflikti, i cili ka nisur qysh në vitin 2011. Në vitin 2012, GDP-ja është tkurrur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe rënies së konsumit të brendshëm. Përveç rritjes së papunësisë, vendi përballet me inflacion të lartë dhe zhvlerësim të monedhës.

    9. KOSOVA
    Indeksi i varfërisë: 53.6
    Inflacioni: 8.3%
    Papunësia: 45.3%
    Në vendin më të varfër në Evropë, mesatarja vjetore e të ardhurave për kokë banori është 7.400 dollarë. Remitancat nga vendet e tjera evropiane, kryesisht nga Zvicra, Gjermania dhe shtetet nordike, llogaritet se përbëjnë 18 për qind të GDP-së. Edhe pse ekonomia e Kosovës ka treguar hapa të rëndësishëm në kalimin në sistemin e bazuar në treg, papunësia e shfrenuar mbetet problem.

    8. NEPALI
    Indeksi i varfërisë: 54.3
    Inflacioni: 8.3%
    Papunësia: 46%
    Në njërin nga vendet më pak të zhvilluara në botë, rreth një e katërta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Bujqësia drejton ekonominë e Nepailit dhe përbën më shumë se çerekun e GDP-së. Grindjet civile, lokacioni i mbyllur gjeografik dhe ndjeshmëria ndaj fatkeqësive natyrore kanë përkeqësuar ekonominë e dobët të këtij vendi.

    7. NAMIBIA
    Indeksi i varfërisë: 57
    Inflacioni: 5.8%
    Papunësia: 51.2%
    Namibia është e varur në masë të madhe nga burimet e saj të minierave. Ajo eksporton shumë diamante, uranium dhe ar. Megjithatë, sektori i minierave punëson vetëm 3 për qind të fuqisë punëtore të vendit.

    6. XHIBUTI
    Indeksi i varfërisë: 63.3
    Inflacioni: 4.3%
    Papunësia: 59%
    Për shkak të burimeve të tij të pakta natyrore dhe industrisë së vogël, papunësia në Xhibut është tejet e lartë. Arsyeja e vetme përse inflacioni është i ulët, është sepse franga e Xhibutit është e lidhur me dollarin. Si rezultat, monedha është artificialisht e lartë dhe e bën edhe më të vështirë për vendin që të paguajë borxhet.

    5. TURKMENISTANI
    Indeksi i varfërisë: 70.5
    Inflacioni: 10.5%
    Papunësia: 60%
    Bujqësia përbën vetëm 8 për qind të të ardhurave në Turkmenistan, por punëson gjysmën e fuqisë punëtore të vendit. Turkmenistani vuan nga korrupsioni i shfrenuar dhe keqadministrimi nga qeveria autoritare. Sipas CIA Factbook: "Perspektivat e përgjithshme në të ardhmen e afërt janë dekurajuese për shkak të korrupsionit endemik, sistemit të dobët arsimor, keqpërdorimeve të qeverisë me të ardhurat e naftës dhe gazit dhe refuzimit për të miratuar reformat e orientuara në treg".

    4. BJELLORUSIA
    Indeksi i varfërisë: 71
    Inflacioni: 70%
    Papunësia: 1%
    Në vitin 2011, në Bjellorusi ka nisur një krizë financiare, e shkaktuar nga rritjet e pagave nga qeveria, pa mbështetje nga trendet e prodhimtarisë. Pavarësisht marrjes së miliarda dollarëve ndihma nga Komuniteti Ekonomik i Euro-Azisë, shitja e Beltranzgaz-it te Gazprom-i rus për 2.5 miliardë dollarë, në përpjekje për të stabilizuar ekonominë, rubla e Bjellorusisë ka humbur 60 për qind të vlerës së saj në vitin 2012 dhe vazhdon të jetë në rënie.

    3. BURKINA FASO
    Indeksi i varfërisë: 81.5
    Inflacioni: 4.5%
    Papunësia: 77%
    Burkina Faso ka një popullsi të madhe dhe burime shumë të kufizuara natyrore. Ekonomia e vendit varet nga bujqësia, pambuku dhe ari. Vendi është ende duke u rimëkëmbur nga efektet e thatësirës së madhe në vitin 2011. Ai po ashtu vuan nga papunësia shfrenuar.

    2. LIBERIA
    Indeksi i varfërisë: 90.5
    Inflacioni: 5.5%
    Papunësia: 85%
    Liberia është një vend me të ardhura të ulëta, i cili varet shumë nga ndihmat e huaja. Ekonomia e Liberisë është shkatërruar nga lufta civile dhe keqmenaxhimi i qeverisë. Ekonomia lokale është rritur me ritëm të shpejtë në dy vjetët e kaluar, kryesisht për shkak të burimeve të pasura natyrore dhe çmimeve të larta të mallrave. Megjithatë, 85 për qind e fuqisë punëtore nuk mund të gjejë punë të qëndrueshme.

    1. ZIMBABVE
    Indeksi i varfërisë: 103.3
    Inflacioni: 8.3%
    Papunësia: 95%
    Rritja ekonomike në Zimbabve është ngadalësuar, pjesërisht për shkak të të korrave të varfra dhe të ardhurave të ulëta nga diamantet. Sipas CIA Factbook: "Qeveria e Zimbabvesë ende përballet me një numër problemesh të vështira ekonomike, përfshirë infrastrukturën dhe mangësitë në rregullatorë, pasigurinë politike, një pjesë të madhe të borxhit të jashtëm dhe punësimin e pamjaftueshëm formal". Papunësia vlerësohet të jetë 95 për qind, edhe pse Factbook CIA tërheq vërejtjen se papunësia e vërtetë është "e pakuptueshme" nën kushtet aktuale ekonomike. Edhe pse norma e inflacionit është stabilizuar kohët e fundit, Zimbabve është përballur me hiper-inflacionin masiv në periudhën 2003-2009.

    Burimi: CIA Factbook/shekulli
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    hahahaha. cfare budallalleku...
    le qe nuk ka njeri me mend ne koke qe mund ta besoje, pasi ka vende qe vdesin nga uria dhe ne kosove nga uria nuk vdes njeri, por edhe titullin e ka shkruar nje injorant ne gjeografi.
    si mund te jete kosova e para ne europe duke u renditur e 9-ta, kur vete ne kete klasifikim ne vend te 4-t gjendet biellorusia?

    eh c'na gjeti me gjithe keto tema idiote.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    E paskemi fiks ate shprehjen ne "si n zimbabve" kur flasim per ndonje vend te shkatarruar apo rremuj. I kemi shprehjet me prova shkencore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    e mesoi ku ndodhet bielloruasia ky aqili?
    i ndrisin syte kur ka dicka negative per te thene per shqiperine dhe shqiptaret.
    kur po bisedoja me disa nga kosova ketu ne forum per nacionalizmin, u thashe qe te shihnin problemet ne kosove pasi eshte e fundit per nga zhvillimi.
    ata mu hodhen duke me treguar qe nuk e njof kosoven, dhe ajo eshte shume e perparuar.

    njeriu i shkrete e ka kohen e kufizuar, ose do merresh me zhvillimin e shoqerise, demokracine, ekonomine shkencen etj etj... ose do merresh me xhamadanin me vija,,
    me te dyja bashke nuk ja del dot.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Me e rendsishme eshte qe te diskutojm rreth ketij problemi qe vertet eshte shqetsues per shoqrine tone per menyren se si ne jetojme.....une jam nga Kosova edhe nuk me qudit aspak ky fak. Nuk ka rendsi aspak nese eshte gabuar dicka ne renditjen e fundit apo te parafundit....hapsi i temes ka paraqit dicka qe eshte reale dhe eshte normale qe realiteti dhemb!
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  6. #6

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Tema eshte dicka qe dihet, thjesht renditja ishte sensacion. Nuk besoj se ka njeri qe e kujtonte Kosoven me lart se kaq. Biles per mua vendi i parafundit eshte surprize. S'do e besoj qe Bjellorusia eshte me keq. Gjithesesi varet nga kriteret e perdorura per renditjen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    zimbabve e paska tejkaluar planin 103perqind
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kur po bisedoja me disa nga kosova ketu ne forum per nacionalizmin, u thashe qe te shihnin problemet ne kosove pasi eshte e fundit per nga zhvillimi.
    ata mu hodhen duke me treguar qe nuk e njof kosoven, dhe ajo eshte shume e perparuar.
    po ti e beson vertete ate qe ke shkruar?
    vertete mendon se vetem 8 jane vendet me te varfera se kosova ne tere globin???
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    po ti e beson vertete ate qe ke shkruar?
    vertete mendon se vetem 8 jane vendet me te varfera se kosova ne tere globin???
    ku te rref ty, e ku i rref lajmit.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ku te rref ty, e ku i rref lajmit.
    mua me rref tek vertetesia e lajmit. tek realiteti.
    ty te rref tek shpifja si e si per te ulur sa me shume cdo gje qe ka te beje me popullin shqiptar.

    e verteton edhe tek titulli qe i ve temes (pasi nuk besoj se nuk e dije qe biellorusia gjendet ne europe).

    p.s. pate genjyer edhe nje here duke manipuluar shifrat dhe pate thene qe shqiperia eshte vendi me me shume vrasje ne europe.
    kur te pata dhene shifrat ekzakte, u pate zhdukur me bisht neper kembe.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    mua me rref tek vertetesia e lajmit. tek realiteti.
    ty te rref tek shpifja si e si per te ulur sa me shume cdo gje qe ka te beje me popullin shqiptar.

    e verteton edhe tek titulli qe i ve temes (pasi nuk besoj se nuk e dije qe biellorusia gjendet ne europe).
    te kam dhene edhe referencat per ta vertetuar burimin e lajmit. keshtuqe leri shqetesimet per shpifje se nuk i shkojne temes.

    ps. pse ke rene keshtu nga dafinat???? e tu permbys qielli kur e lexove lajmin???
    mos e dije qe kosova ishte me perpara se ndonje shtet ne europe?????

    keshtu eshte kur degjon xhamadanin me vija cdo dite, dhe ne fund te mbushet mendja qe nuk ka me te mire se ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 22-02-2013 më 12:33
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  12. #12
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    te kam dhene edhe referencat per ta vertetuar burimin e lajmit. keshtuqe leri shqetesimet per shpifje se nuk i shkojne temes.

    ps. pse ke rene keshtu nga dafinat???? e tu permbys qielli kur e lexove lajmin???
    mos e dije qe kosova ishte me perpara se ndonje shtet ne europe?????

    keshtu eshte kur degjon xhamadanin me vija cdo dite, dhe ne fund te mbushet mendja qe nuk ka me te mire se ty.
    jo. vendi me i varfer ne europe mund te jete, por te besosh qe eshte vendi i 9-te me i varfer ne bote, duhet te jesh budalla dhe te mos njohesh se cfare behet rreth e rrotull globit.
    ka vende qe vdesin njerez nga uria cdo dite.

    p.s. lexo klasifikimin e unicefit qe eshte me kompetent.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e AxhiLib
    Anëtarësuar
    19-02-2013
    Vendndodhja
    <a href="Peja.html">
    Postime
    5

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    PUPUPUPU poo kur vjen Vera gjith kosovaret i ke naper Rivera Turisike , se besoj se kesaj i thojne vaferi ?
    *** SoftShqip ***
    Kodi:
    http://softshqip.blogspot.com/

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Kosova nuk eshte e varfer...

    Kosoven po e varferojne ata qe po e sundojne dhe po e vjedhin: Pushteti kuslingo-gangster i Hashim Thacit, Serbia, BE-ja dhe SHBA-te.

    Ja nje shembull konkret dhe aktual:

    AKI konfirmon përfshirjen e pjesëtarit të saj në vjedhje

    Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ia ka konfirmuar Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së se pjesëtari i këtij shërbimi ishte i përfshirë në vjedhjen e bankës NLB në Prishtinë. ...
    http://www.zeri.info/artikulli/570/a...saj-ne-vjedhje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 22-02-2013 më 12:49

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    tkeshtu eshte kur degjon xhamadanin me vija cdo dite
    tani paske problem dhe me kete kenge ,eshte tema e 5 apo 6 qe e permned kete kenge,gje qe ska lidhje me temat ku diskotohet
    cili eshte proiblemi yt me kete kenge?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    tani paske problem dhe me kete kenge ,eshte tema e 5 apo 6 qe e permned kete kenge,gje qe ska lidhje me temat ku diskotohet
    cili eshte proiblemi yt me kete kenge?
    ik o bledar se nuk merr vesh ti nga keto pune.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  17. #17
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    ja ore aqil shpifesi. perseri te dhenat cia world factbook meqe te pelqekan kaq shume.
    perqindja e popullsise qe jeton ne varferi.
    POPULATION BELOW POVERTY LINE(%)
    shtetet e renditura perpara kosoves jane: çadi, haiti, liberia, kongo, sierra leone, nigeria, surinami, suasiland, burundi, zimbabve, honduras, zambia, nigeri, komoret, ruanda, namibia, guatemala, mozambiku etj etj etj
    ja faqen zyrtare ku e ke: https://www.cia.gov/library/publicat...elds/2046.html
    hap harten tani dhe meso se ku ndodhen keto shtete.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ik o bledar se nuk merr vesh ti nga keto pune.
    haha,jo mo mer vesh ti greku per punet e shqiperise,duket sa mer vesh ti,kur arrin deri aty qe ne cdo teme te meresh me nje kenge...lere akili propaganden,se sidomos nga ti nuk kap..

  19. #19
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    e verteton edhe tek titulli qe i ve temes (pasi nuk besoj se nuk e dije qe biellorusia gjendet ne europe).
    Pse qenka e pabesueshme qe nje person qe nuk din as se ne çfare etie ben pjese ai vete, te jete hajvan ne gjeografi??!!
    Jarigas

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kosova më e varfëra në Europë e 9-ta në botë

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pse qenka e pabesueshme qe nje person qe nuk din as se ne çfare etie ben pjese ai vete, te jete hajvan ne gjeografi??!!
    sigurisht qe jargashet qe leshojne vetem jarga nacionaliste, nuk u interesojne gjendja e prapambetjes. por vetem fletet e lavderimit me Jarga dhe Qyrre nga restoranti Lura ne manhatan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 22-02-2013 më 13:38
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •