Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Reeker: Retorikat nacionaliste, shqetësuese, për 21 janarin duhet llogaridhënie

    Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker Në një intervistë në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në Top Channel, ai kritikoi tonet nacionaliste në vend.

    Çfarë e shqetëson Uashingtonin për nacionalizmin tonë?

    Mendoj se nuk është habi që nacionalizmi dhe retorika nacionaliste është diçka që ne rrokim. Të gjithë e kemi parë se në çfarë gjëje mund të çojë nacionalizmi. Kushdo që ka studiuar histori në këtë rajon ose në Europë më gjerë, mund të shohë papërgjegjshmërinë e retorikës nacionaliste dhe ajo sjell shpërqendrim nga fokusi i vërtetë, që duhet të jenë reformat. Duhet të jenë reformat për stabilitet për ndjekjen e shtegut europian, për përmirësimin e ekonomive në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për qytetarët, si dhe që të punohet së bashku për marrëdhëniet e mira të fqinjësisë, që është kritike. Në të vërtetë, Shqipëria ka festuar 100-vjetorin e pavarësisë së saj dhe kemi qenë të kënaqur se si sekretarja Klinton ka pasur mundësinë të vijë në Tiranë e të fliste përpara Parlamentit, të fliste për të ardhmen e ndritur që ekziston përpara. Duke menduar atë që ju keni arritur në këta 100 vjet, ka shumë gjëra që mund të thuhen, por ajo që ju mund të arrini gjatë këtyre 100 viteve të ardhshme, harta e Europës është e përcaktuar, kufijtë janë të përcaktuar dhe SHBA janë të palëkundshëm kundër çdo lloj ndryshimi kufiri. Thirrja për të bashkuar shqiptarët ose grupet në bazë të etnive apo nacionalizmave është kundërproduktive, është e papërgjegjshme dhe ne do të flasim kundër kësaj sepse kjo shpërqendron nga përparësitë për rajonin. Ambasadori Arvizu ka bërë një punë në shkëlqyer në prezantimin e mesazheve nga Uashingtoni për atë se si ndihemi për këtë, duke u kërkuar të gjithë udhëheqësve në Shqipëri, të gjithë udhëheqësve nga i gjithë rajoni që mund të përmbahen nga retorika e panevojshme nacionaliste dhe të përqendrohemi në atë që ka me të vërtetë vlerë, që do të përmirësojë me të vërtetë jetën e qytetarëve, atë që do t’u japë mundësi më të madhe qytetarëve sot, fëmijëve nesër dhe nipërve dhe mbesave në të ardhmen.

    Kryeministri Berisha ka deklaruar se nacionalizmi ynë nuk cenon fqinjët tanë. Në Kushtetutën tonë flitet për aspiratën e bashkimit kombëtar. Çfarë e bën atë të papranueshëm për SHBA, ndërkohë që është i ligjshëm për shqiptarët?

    Kufijtë në Europë janë të përcaktuar, dhe ajo ku gjendet Europa tani është Bashkimi Europian. Është një përvojë e jashtëzakonshme, e cila ka sjellë nivele të stabilitetit të begatisë në të gjithë Europën. Kjo për shkak se kanë lënë mënjanë retorikën nacionaliste dhe në vend të kësaj kanë ndjekur një bisedë reformash të përbashkëta, respektin për shtetin ligjor dhe të punuarit së bashku në vend që të mund të ndiqen nga fantazmat e nacionalizmit të së shkuarës, që të punojnë më mirë për të ardhmen e tyre. Kush do e kish menduar që Gjermania dhe Franca do ishin partnere kaq të ngushta? Ne shikojmë të njëjtën mundësi këtu në rajon. Ballkani është pjesë e Europës dhe politika e SHBA ka qenë që ta shohë Europën të plotë në paqe, dhe kjo ka qenë politika në 70 vitet e fundit e që do të vazhdojmë ta ndjekim këtë politikë. Për këtë arsye ne kemi mbështetur Shqipërinë që ajo të mund të bëhej aleate e NATO-s, jemi krenarë për këtë. Kjo ka qenë një arritje e jashtëzakonshme, ne do ta mbështesim Shqipërinë në shtegun e saj europian. Gjithashtu, mbështesim Kosovën sepse kufijtë e saj janë të përcaktuar, integriteti i saj territorial, sovraniteti i saj. Gjithashtu mbështesim edhe Serbinë drejt shtegut të saj europian, sepse vetëm kështu të gjitha vendet e Europës janë pjesë e kësaj Europe të plotë dhe të lirë dhe ndiejmë se ky projekt është përmbushur. Në vend që të shpërqendrohemi prej diskutimeve të panevojshme mbi nacionalizmin, ne duhet të përqendrohemi në vendet që kemi me atë që këto vende duhet të bëjnë për të ecur përpara se çfarë duhet të bëjnë për të punuar në mënyrë konstruktive së bashku në partneritet dhe si aleatë për një të ardhme më të mirë./panorama
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2

    Për: Shqetësim për retorikën nacionaliste dhe zgjedhjet, Arvizu flet me zërin e Obamë

    Ca titulli ky Filipi "Zv.ndihmëssekretar"

    duhet me vdek nja 5 veta qe ta marri ky punen ne dore

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqetësim për retorikën nacionaliste dhe zgjedhjet, Arvizu flet me zërin e Obamë

    Reeker-Panaritit: Bashkëpunoni për paqe e stabilitet në rajon

    TIRANE- Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker, do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri.

    Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, Reeker do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, me Ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.


    REEKER- PANARITIT: BASHKËPUNONI PËR PAQE E STABILITET NË RAJON

    ORA 14:17- Zyra e Shtypit e Ministrisë së Jashtme zbardh takimin mes e ministrit Panariti me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Phlip Reeker.

    Mësohet se në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve si në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh si dhe vlerësuan edhe një herë dimensionin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në përballimin e sfidave të sigurisë globale edhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

    Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimeve politike dhe u ndalën veçanërisht në rritjen e pranisë së biznesit Amerikan në Shqipëri dhe në rajon.

    Në takim u disktua dhe për zhvillimet në rajon ku u theksua edhe një herë rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    PANARITI TAKOHET ME REEKER
    Ora 11:50 Zëvendës Ndihmës Sekretari Philip Reeker takohet me Ministrin e Jashtëm Edmond Panariti. Ministri Panariti priti Reeker në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    (m.a/e.m/BalkanWeb)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Shqetësim për retorikën nacionaliste dhe zgjedhjet, Arvizu flet me zërin e Obamë

    Kushedi se sa dollare e ka pasur minutazhin?

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Reeker-Panaritit: Bashkëpunoni për paqe e stabilitet në rajon

    Reeker: Retorikat nacionaliste, shqetësuese, për 21 janarin duhet llogaridhënie

    TIRANË Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker, e nisi vizitën e tij dyditore në Tiranë me një intervistë për download (4)gazetarin Sokol Balla në emisionin “Top Story”. Reeker deklaroi gjatë intervistës se nacionalizmi dhe retorika nacionaliste është diçka që ShBA nuk e rrok. “…Ne e kemi parë se ku të shpie nacionalizmi në këtë rajon edhe gjatë historisë së këtyre vendeve. Duhen parë marrëdhëniet e mira mes vendeve. Edhe vetë sekretarja Klinton, e theksoi se e ardhmja e kufijve tashmë është përcaktuar. Por thirrja për bashkim është diçka e papërgjegjshme. Bashkë me ambasadorin Arvizu kemi bërë thirrje që të shmangen këto retorika”, tha mbrëmë Reeker. Ai shtoi se kufijtë në Europë janë të përcaktuar qartë dhe se BE-ja është një përvojë e jashtëzakonshme e suksesit. Reeker theksoi gjithashtu se ShBA kanë marrëdhënie të forta me Shqipërinë, po ashtu me të gjitha vendet e Ballkanit, por shtoi se retorikat nacionaliste janë shqetësuese. Ai mbështeti gjithashtu qëndrimin e deritashëm të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. “Kur ambasadori Arvizu flet, i drejtohet të gjithëve. Ne kemi një mesazh të përbashkët këtu në rajon, dhe ky proces i bashkëpunimit nuk lehtësohet me nacionalizma të panevojshëm…”, shtoi ai. Zyrtari i DASh-it ka konfirmuar gjithashtu edhe ekzistencën e një memo në mënyrë të tërthortë. Ai tha se ato janë pikëpamjet e ShBA, që po shprehen edhe publikisht, por janë shprehur edhe privatisht. Reeker tha se ai mbulon shtatë vende të rajonit në DASh dhe ka dëshirë që të vizitojë secilin nga këto vende së paku dy herë në vit. “Shqipëria është një nga dy vendet që është anëtar i NATO-s, nga këto shtatë shtete për të cilat unë kam përgjegjësinë në Departamentin e Shtetit,” – tha Reeker, duke theksuar në këtë mënyrë se ata interesohen shumë për ecurinë e Shqipërisë. Përsa i përket integrimit, Reeker shtoi se anëtarësimi në BE është një proces kompleks, sepse ka standardet e caktuara. “Mendoj se BE-ja ka qenë shumë e qartë se dëshiron që Shqipëria të marrë statusin,” – shtoi ai. Lidhur me 21 janarin, zyrtari i lartë amerikan tha se presin llogaridhënie. “…Kërkojmë të shohim drejtësi dhe llogaridhënie në këtë rast. Nuk është një çështje amerikane, do të jetë një çështje shqiptare…”, – tha ai. Reeker shtoi gjithashtu se deklarata e ambasadorit për çështjen në fjalë flet vetë dhe është e koordinuar me Uashingtonin. “Ne flasim me një zë. Arvizu është përfaqësues i Obamës dhe punon ngushtësisht me mua. Kemi qenë të shqetësuar nga verdikti dhe kemi shprehur pikëpamjet tona. Duhet të shkojmë pas e të shohim çfarë ndodhi më 21 Janar. Asgjë nuk ka për të rikthyer jetët e katër të vrarëve atë ditë”, tha ai. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit sqaroi gjithashtu se lobistët në ShBA nuk kanë ndikim në politikën e Uashingtonit për politikën e jashtme. Duke iu përgjigjur pyetjes për çështjen e kontratave të qeverisë me Podesta Group dhe Patton Boggs, Reeker u shpreh se nuk mund të komentonte për transaksione private, sepse grupet lobiste janë kompani private. “…Siç e përmenda më parë, politikat vendosen nga Presidenti, nga sekretari i Shtetit dhe nga Departamenti i Shtetit. Unë bashkërendoj politikat. Ambasada jonë këtu gjithashtu ka marrëdhënie të shkëlqyera me qeverinë dhe me faktorët politikë. Shqipëria gjithashtu ka një ambasadë të shkëlqyer në ShBA dhe takohemi vijimësisht”, tha ai. Reeker foli edhe për rëndësinë e zgjedhjeve. “…Më vjen shumë mirë që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Kjo është diçka që duhet të ndiheni krenarë, dhe kjo falë kontributit nga të gjitha palët. Ndaj duhet të punojmë së bashku, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë ashtu siç dhe dëshirohet më tej për Shqipërinë, të jenë të lira dhe të ndershme”, tha ai. Rerker është pyetur edhe për gazsjellësin TAP. Ai tha se ShBA mbështet çdo vendim që merret nga konsorciumi i Shah Deniz.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •