Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Ndërron jetë Vehbi Gavoçi


    KMSH shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen

    nga jeta të dijetarit islam H. Vehbi Gavoçi


    Emri:  H.Vehbija-S.Gavoci.jpg

Shikime: 456

Madhësia:  99.4 KB


    Në orët e para të mbrëmjes së 19 shkurtit 2013, ndërroi jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dijetari i madh islam shqiptar, H. Vehbi Sulejman Gavoçi, në moshën 90 vjeçare.

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh hidhërimin e thellë për këtë humbje të ndjeshme të kulturës shqiptare dhe asaj islame në veçanti duke e përcjellë për në banesën e përkohshme me versetin kuranor: “Jemi të Zotit e tek Ai do të kthehemi!”



    Vehbi Sulejman Gavoçi, lindi në qershor të viti 1923, në lagjen Garuc, të Shkodrës.
    Në qershor të vitit 1937, i ati H. Sulejman Gavoçi, së bashku me vëllanë e tij Shejh Muhamedin dhe familjet e tyre emigruan në Damask të Sirisë.

    Në moshën trembëdhjetë vjeçare, i ati e dërgoi në Egjipt që të kryente shkollën dhe studimet në Ez’her, shkolla më e mirë e botës islame në atë kohë. Pas dhjetë viteve qëndrim në Egjipt kreu fakultetin e sheriatit (kul-lijjetush- sheriah) dhe dy vite për drejtësi.
    Në vitin 1947, pas dhjetë viteve studime, u kthye në Siri. U emërua si mësues i lëndëve fetare në Halep (Aleppo), 450 km larg Damaskut, ku kaloi tre vite.

    Duke treguar mbi mallin dhe lidhjen e tij me vendlindjen dhe hallet e Shqipërisë në kohët më të errëta të historisë së saj kombëtare, ai shkruan: “Jam munduar të bashkëpunoj me disa njerëz, për të shkruar sadopak në të mirën e fesë. Ndër artikujt e parë që kam shkruar është edhe “Asal- xhenneh” – (Shkopi i xhenetit), ku kam shkruar për Shqipërinë, vuajtjet që keni pësuar ju, vëllezërit e mi, pas vitit 1944. I pari artikull i imi ka qenë për ju, për vendin tim. Pastaj, shumë kam shkruar për Shqipërinë nëpër revista, gazeta apo libra dhe jam munduar që të mos e harroj vendin tim, që më ka bërë nder të madh. Këtë e kam bërë që t’ia kthej atë nder të madh vendit tim me plot respekt.

    Në vitin 1966, shkon në Arabinë Saudite, ku ftohet për të dhënë mësim në një kolegj islam. Atje kalon gjashtë vite, konkretisht, një vit në Rijad e pesë vite në Medine. Pas qëndrimit në viset e shenjta kthehet përsëri në Siri, ku vazhdon profesionin 1980. Në vitin 1980 del në pension dhe shkon përsëri në Medine, ku qëndron edhe tre vite të tjera. Pastaj shkon në Amman (Kryeqytet i Jordanisë), ku qëndron dy vite, duke dhënë mësime nëpër xhamia e shkolla private. Në vitin 1988 shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ftohet për hapjen e një Universiteti të ri islam. Atje jep mësime për 14 vite me radhë.

    Është autor i dhjetëra veprave me vlerë shkencore e fetare, në gjuhën shqipe dhe arabe. Librat e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të ndryshme të botës.

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Ndërron jetë Vehbi Gavoçi

    Lista e dijetarëve të famshëm në botën Islamike të cilt, që të gjithë kan marrur si pseudonim, origjinen e vendit te tyre : SHQIPTARI

    Sheikh Abdulkadir Al-Arnaut : http://en.wikipedia.org/wiki/Abdul_Qader_Arnaoot
    Shaykh Shu'ayb Al-Arnaut : http://forum.cordobaacademy.com/2011...shuayb-arnaut/
    Sheikh Muhammad Nasiruddin Al-Albani : http://en.wikipedia.org/wiki/Muhamma...ddin_al-Albani
    Shaykh Sulayman Wahbi al Ghawji Al Albani : http://www.muftisays.com/forums/13-a...y.html?p=43929

    Allahu i mëshiroft dhe na bashkoft me ta ne kopshtët e xhennetit Firdeus inshAllah !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431

    Për: Ndërron jetë Vehbi Gavoçi

    Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun,



    në emër të allahut, mëshiruesit, mëshirbërësit.

    falemderimi i takon vetëm Allahut, zotit të botrave,
    paqja qoftë mbi shpirtin e Muhammedit a.s.
    shpëtimi dhe falja qoftë mbi hoxhën e nderuar
    që u nda nga ne, per në botën e amshuar
    në këto momente pikëllimi, të drejtohemi Zot me këto fjalë :
    na e lehtëso dhimbjen që na ka goditi me këtë dijetar
    shpirtin e tij gostite dhe caktoja vendin
    pran të zgjedhurit tënd, bashkë me Muhamedin a.s..
    o Zot, të lutemi që shpirtin e të ndjerit
    bënia varin bahçe nga bahçet e xhenetit,
    e mos ia shëndro në skëterë nga gropat e xhehenemit.
    gjitha mëkatet pastroja,
    veprat e mira pranoja
    turpet e bëra mbuloja.
    ahzabin e vorrit lehtësoja,
    varrin e tij ndriçoja
    librin në krah të djathtë dorëzoja
    punët e mira shumfishoja
    në urën e siratit këmbët e tija forcoja
    allah i lartësuar! shiprti i tij sot është i lirë
    në prehërin tënd plot me mëshirë
    pranoe si është më mirë.
    o Allah i plotfuqishëm, naudhëzo në këtë botë
    vështirësitë t'i tejkalojmë, mëshirë, i madhi Zot!
    emri yt i lavdëruar, drita e jote përjetësi
    o Allah i madhëruar, mëshirë për këtë njeri.
    lutjet tona t'i drejtojmë, vetëm ty, je për ne
    falenderimi të takon, që na fale islamin fe
    na nderove me dy drita: kur'anin dhe profetin
    udhërëfyes për këtë jetë, krenaria për ymetin.
    rrugës tënde na udhëzoi, vetëm ty tët adhurojmë
    me urtësi na këshilloi, shpresën në ty e shikojmë
    shpirtin ti e cakton, urdhni yt, jep e merr.
    na ringjall me njerëz të mirë, me dëshmorë e pejgamberë.
    o krijues i kësaj gjithësie, toka e qielli t'madhërojnë
    na mundëso që n'botën tjetër, xhemalin tënd ta shikojmë
    falna gjithë mirësitë, epna dituri e dritë,
    tregona udhën' e mirë, mos na lerë n'errësirë,
    dhurona gjithë të mirat, mërgona nga të pështirat.
    lutem qe mungesen per kete bote
    ta kompenzoi i madhi Zot
    me ate që në ahiret
    të kënaqemi me xhenet.
    urtësia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •