Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Personazh,e me gjere.Policia SH.

    Ne nje nga artikujt e djeshem,kam pare se si ne Tropoje kish shkuar nje drejtues i ministrise se rendit,e per te krijuar besimin e forcave lokale po perdorte forma te ndryshme.

    Ky njeri te dashur anetare,quhet Pjerin Ndreu.
    Pikerisht Kolonel Pjerin Ndreu,te cilin une ashtu si ju e njoh vec nga gazetat shqip.

    Pse personalisht e vecova une kete?!

    Pa pretenduar se e mbaj mend krejt CV e tij ,me kujtohet se kish qene shefi i Policise Kufitare,e me pas e cuan ne Shkoder.Kur ai shkoi ne Shkoder,ne intervisten qe kish dhene,nder te tjera permendte fjale te cilat nuk i kisha degjuar nga drejtues te policise me pare.

    Kolonel Pjerini ,fliste per bashkeveprim te policise me komunitetin,me shkollat,me biznesin e me shtetin kufitar (Mali i Zi) ,u befasova e duke menduar qe ndoshta jam duke pare "superpolicin" modern shqiptar ne embrion,kam lexuar me pas cdo shkrim ku flitej per punen e tij.

    Ne Shkoder ky Kolonel i patrembur, beri qe prezenca e tij te ndihej.Per kolonel Ndreun,nuk vlente sesa i forte a i dobet ishte gangsteri i rradhes qe duhej kapur.Per kolonel Ndreun,nuk kish rendesi se a kishe bere krim para 2 a 5 vjetesh, a dy muaj me pare.

    Ky individ ne kushtet e nje ekonomie te dobet e ne nje qytet te madh si Shkodra me probleme sociale ,la stampen e tij.
    Aqsa kur e cuan ne Tirane,te gjithe shkodranet thane ..AH SA GABIM.

    Ketu do ndalem pak te politika e shtetit ne polici.Aktualisht mediat jane plot shkrime per policine,e sidomos per te korruptuar a te padenje per te punuar aty.Por kete po e le menjane.Mua me ka bere pershtypje nje fakt.

    LEVIZJET.

    Publiku ka nevoje ti referohet nje pike,e me besoni qe deri diku asaj i referohen kriminelet,duhet stabilitet,pasi kolonele si Ndreu nuk kemi shume,jane FARE PAK.Nuk ka mundesi,te gjithe dime-qe sapo vjen nje minister,te mos ndryshoje gjithe drejtuesit lokal e te Tiranes.

    Si mund te punohet ne kushte te tilla,kolonel Ndreu sa cohet ne Shkoder ,merret ne Tirane.Ndoshta dhe ai eshte i bindur se aftesia e tij DUHET ne terren,e jo ne zyrat e Rendit ne Tirane.

    Nuk kam idene me te vogel sesi behen levizjet e gradat e policise shqiptare,por besoj se Ndreu e drejtues si ai,duhet qe karrieren ta bejne gradualisht,Ministrat e langot e tyre duhet ta kuptojne qe kolonel eshte GRADE.

    Gje qe nuk jepet a falet per miqte e tyre,eshte shkalle vleresimi e autoriteti per individe qe e meritojne me pune,duke sakrifikuar jeten ne vite.Kolonel Ndreu e shoket e tij e meritojne kete,por jo te gjithe.Pasi lexoj qe grada kolonel ne Shqiperi perdoret per cDo drejtues policie dhe e kane bere pa vlere.Po ashtu shoh sesi njerezit terhiqen e thithen ne Tirane,pa e provuar veten mire ne terren.

    Tani ti rikthehemi praper kolonelit tone.Me duhet ta pohoj qe po shkruaj me ANESI TE PLOTE,pa e njohur kete njeri.Por kudo qe lexoj per te shihet qe eshte kurajoz,flet me takt,publiku e Do e me e rendesishmja qe kriminelet e kane hale ne sy.

    Nuk mund te rrihet pa permendur kety,qe duket sikur kolonel Ndreu,nuk ka nevoje te RRAFE njerezit per te percjellur mesazhin e tij qe eshte:
    Rend publik e per publikun.

    Nuk ka asnje fakt qe flet se atij i duhet te perdore metoda barbare,per te imponuar qetesi.E kjo ka rendesi shume per nje vend ku ligji eshte e s`eshte.

    Nje vend ku "mesazhet: jepen me dru e polici NUK E KUPTON SE ESHTE POLIC,PER QYTETARET E PAGUHET PREJ TYRE.Nje vend ku shteti ndihet se eshte shtet ,vec per forme.Nje vend ku ligji behet nga individe e jo shteti.Ku mungesa e kultures ligjore e vetegjygjesive eshte ne lulezim.Nje vend i tille do me shume si kolonel Ndreu e jo ne Tirane.

    KOLONELET E TIPIT NDREU,duhen ne Shkoder,Vlore e Tropoje.Ne vende ku ka probleme,por te cilat mund te riparohen,sa nuk eshte vone.Ne nuk duhet ta humbim shpresen plotesisht e shteti duhet ti kultivoje njerez si ai.

    Populli e qytetaret duhet tu shprehin mirenjohje e perkrahje qe kolonel Ndreu e shoket e tij,te kene shperblim morale e Material per ate qe bejne.Qe shteti tu garantoje familjen e te ardhmen,per keto njerez qe pa rezerve e kujdes per jeten e tyre, rrine perpara krimit e ganstereve.

    Nuk do jete mire qe shteti yne te katandiset ne ate pike,sa njerezit e kalibrit te Ndreut,te jene te pakte e te behen si Falkone,qe kur i humbim ua dime vleren.Ashtu sic nuk do jete mire qe Kolonele te tille,te lihen pa perkrahje,te behen viktima te lojerave politike a te tekave te individeve te dyshimte.

    Njerzit,publiku e kriminelet duhet te jene te qarte qe kol Ndreu duhet te jete po aty,dhe kur pushtetet e politika ndryshon.Pasi shoqeria ka me shume nevoje per Ndreun, sesa ai per ne.

    Raporti reciprok i shoqerise civile e individeve te tille,duhet te jape nje mesazh te forte:

    Kolonel NDREU eshte i joni.E ju mos t`ju shkoje nder mend te luani me te.Ndryshe,zeri jone do degjohet.Nuk mu te levizni njerez per hir te levizjes,qofte duke i cuar ne ministri ato.Ndreu duhet ne rruge e jo ne zyrat e Tiranes !

    Dua t`ju them me sinqeritet,se do dergoj nje leter falenderimi-sic bejne mijera qytetare ne cdo vend te globit.

    Personalisht per kolonel Pjerinin,ku do ja bej te qarte sesi aksionet e tij ne nje vend si Shqiperia e kalojne kufirin e detyres.Do i them sesi jam plotesiht me shprese nga shembulli i tij ,se Shqiperia e ka mundesine per te krijuar nje polici civile qe dhunen se ka per qytetaret e saj.

    Do e falenderoj personalisht,nje person te cilin dhe pse puna e tij nuk ka asnje impakt ne jeten time,me jep shprese per Shqiperine.

    Mos te harrojme Shqiperia e ka nje polici,e shpesh vec sharjeve,e qortimeve ato e meritojne dhe RESPEKTIN tone.
    Dicka ato Djem e bejne,pasi perdite lexojme u kapen kriminele te rrezikshem.Ne rradhet e policise tone ka dhe sy patrembur si ata qe Liruan vajzen e grabitur permbi 4 muaj nga kriminelet.

    Ne policine tone ka si kolonel Ndreu apo koloneli i Beratit-ku nje qytet i ka syte tek ta.Ka kolonele,agjente ,police e efektiv te cilet Dhe jane vrare,pikerisht se kane qene POLICE.

    Ka shume prej tyre qe punojne e jetojne nen presion e ne nje vend si i yni cdo arritje e tyre duhet shumefishuar,llogaritur kushtet nen te cilat punojne.

    Jo vetem shoqeria qe duhet ti shperbleje,por Dhe shteti te mos ua pres krahet.Kolonel Ndreu e shoket e tij duan "back-UP " NGA LIGJI,prokurorite e gjykatat qe plehrat qe ato pastrojne rrugeve perdite,te mos shohin me driten,e shoqeria te marre fryme lirisht.

    Keto pra ishin mendimet e mija per kolonel PJERIN NDREU -n , i cili punon per nje Shqiperi me te mire.Nje individ qe perdite provon me punen e tij se nuk ka kriminele te FORTE,por shtet te tille.
    Qe provon se Shqiperise nuk i duhet efort mbinjerezor per te stampuar krimin e individet qe e sjellin ate.Qe provon se i vetem arrin te mbaje nje qytet,e nese ata jane shume mund te mbajne nje Shqiperi.

    Nje individ qe provon se Shqiperise nuk mungojne njerzit e ndershem ,trima e te zgjuar; e prej tyre duhet marre shembull.

    Respekt per kolonelin e punen e tij.

    bursa33

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    yep mate, coja kolonelit kete leter qe t'a dije se ka shqiptare qe e vlersojne punen e tij.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    SPECIALET flaken ne rruge !

    Sigurisht,kete leter e kam shkruar dhe do e postoj neser,vec cdo here e me shume me vjen keq kur shoh se si shteti yne vepron ndaj forcave te tij policore.

    Nuk mjafton qe policet e drejtuesit e tyre levizen andej ketej si gure shahu,por po abuzohet shume me to.

    Vertete qe policia yne ka shume per te bere,drejt profesionalizmit,etikes,e normave qe kane,por ama pak ose fare vihet re bashkepunimi i shtetit,shoqerise civile e medias me ta,e kujdesi per policine eshte minimal.

    Lexoj se nje repart e forcave speciale,ne Elbasan,me rreth 45 inivie efektiv.eshte SHKRIRE !

    Se kush eshte efektivi i tyre dhe meritat qe kane ,kete nuk e di,por fare shkurt (ne nje fjali) gazeta tregonte se ato kishin mbajtur barren e rremujave te 97,kishin bere operacione ne te gjithe vendin-jo vec ne Elbasan,e kishin vene jeten ne rrezik -mbi nje here.

    Se sa speciale jane keto forca,ciniket mund te argumentojne gjithe naten-e une jam dakort qe profesionalizmi eshte dicka e argumentueshme,por ama keta djem,jane Speciale.

    Pasi ne cdo moment te dites a te nates,kane qene gati.

    Kane kapur kriminele e bandite qe para te cileve policia kishte kapitulluar.
    Kane vene veten ne rrezik disa here,e kane pasur sukses te admirueshem.
    Reputacioni i tyre i paraprinte cdo aksioni,media kete e theksonte-e kriminelet e kishin provuar kete ne kurrizin e tyre.

    E kjo i ben ata djem me te vertete SPECIALE !

    Tani si mendoni ju qe nje qytetar normal duhet te ndihet,kur degjon se ministria shkurton nje efektiv te tere?!Kur krimi ka marre perpjestime alarmante,e rradhet e tij mbushen perdite.

    Ne pushojme SPECIALET NGA PUNA!
    KULMI- i driteshkurtesise,pasi vec kursime nuk mund te behen nga kjo,nese ky ishte motivi.

    E per ta myllur kete mini-tragjedi ,me trishtim ne zemer lexova se keta djem kishin bere gati CANTAT !
    Per ku do thoni ju?!

    E ku tjeter miqte e mi,ne EMIGRACION,rrugeve ne Greqi.

    Keta mbrojtes te lirise,qe per nje pagese qesharake,dite e nate rrezikuan jeten duke ndaluar kapur a zhdukur pjesen me te rrezikshme te Krimit shqiptar,sot FLAKEN ne rruge.

    Shpjegimi ORDINER.
    Citohej sesi zedhenesi i ministrise,shpjegonte se nuk ka nevoje me per ta -me nje fjale- me shume fjale :

    Tani situata eshte qetesuar e nuk kemi nevoje per nje repart te tille !!

    Sikur ne te "qerojme" cDo situate absure qe ndodh ne Shqiperi ndoshta s`Do kemi kohe as per te ngrene,por drejtueSit absurd ne nje shtet absurd,as menDjen nuk e lodhin me kur genjenje popullin,a kur e rrjepin ate.

    E trajtojne opinionin publik me perbuzje duke mos pyetur per te.

    Me ke kujtojne se flasin ata?! Kush mund ti haje brockulla te tilla?
    S`KEMI ME NEvOJE PER TA (specialet ) !

    Ne Shqiperi eshte qetesi per ta.

    Sikur dhe qetesi absolute te kete,a nuk e di populli se FORCAT SPECIALE,nuk punojne 24 ore ne dite.Se rendimenti i tyre nuk matet me ore sherbimi,se ato duhen atehere KUR DUHEN,e kur te prishet qetesia "ty" nuk i gjen.

    Cdo shtet ka efektiv te forcave speciale,e kerkund e perseris kekund nuk kam degjuar qe ato te shkurtohen,por tu rritet paga,tu permiresohet statusi vazhdimisht e tu sigurohet perjete familja.

    Nuk mundet shoqeria qe nepermjet organizimit me te larte te saj shtetit,ti degdise keta djem trima,te ndershem e punetore-RRUGEVE.

    KJO I KALON KUFIJTE E ABSURDIT,pasi dhe ne pacim forca speciale te teperta,sigurisht qe keta djem qe dhane kaq shume ,mund te futen ne polici,te ritranjohen a tu gjindet nje pune.

    Shteti nuk dobesohet vec nga veprimet gjysmake por dhe nga ato haptaz te padrejta,pasi nese individi nuk e sheh qe eshte i perkrahur kur ai jep me shume per shtetin e rendin,nuk do beje pune konkrete ne te ardhmen-kush eshte ai indivi qe do punoje me me sakrifce per nje shtet qe e flak kur ti teket.


    Nuk di c`te them,ne te gjithe boten njerezit e shoqeria ankohen,pasi kerkojne te shtohen efektivat policore,e shtetet me mundesine qe kane mundohen te reflektojne deshiren e publikut,por shteti yne lumemadh,hedh ne rruge 45 djem speciale.

    Pa konsideraten me te vogel se cdo behet me keta individe,qe rrezikuan gjithshka per shoqerine.

    Policia jone ben pune,pune e cila ka shume te meta,por ama eshte pune.Ka kapje e ndalime te krimineleve,lidhjet me policite e botes jane rritur e te pakten individi e di se ne nje forme a tjetren -LINJA E FUNDIT eshte aty.

    Keta jem e vajza qe ne kushtet me te pabesueshme e me pagesen me absurde ,kundrejt punes qe bejne,nuk po trajtohen ashtu si duhen nga shteti shqiptar.

    Te gjithe e dime se po ra kjo linje per arsye te ndrysheme:
    -korrupsioni,morali i ulet,renia e profesionalizmit,kushtet degraduese,mosmirenjohja nga shteti e shoqeria,atehere do kemi anarki te plote.

    E pas saj askush nuk e di se c`vjen,revolte ,rremuje,lufte civile, regjione te pakontrolluara e kur ne ta kerkojme policine do jete vone.Nese do duam gjendje ushtarake apo proteksionizem nderkombetar-ka forma me te qarta per ti kerkuar ato.

    Turp per ministrine torollake te rendit publik,turp per shtetin ,turp per shoqerine,e turp per Pocot -gazetare te medias qe kemi-qe u iku jeta me e lagu apo se lagu Fatosi ,nuk shkruajne qofte dhe 5 rrjeshta ne proteste:
    Turp te gjitheve !

    Si nuk doli nje ,qofte 1 te PROTESTOJE,QE KETO DJEM ME ZEMER-LUANI ,TE MOS BEHEN enDacake rrugeve.Si nuk doli nje demagog, intelektual apo njeri i ndershem te thote :

    Mos i flakni specialet,pasi ata jane SPECIALE !


    jane shume fjalet qe mund te thuash per cdo rast qe ndodh atje ,por kjo s`mund te quhet vecse POSHTERSI !E gatuar nga individe qe perdite po kontribojne me verprimet e tyre ne shkaterrimin e atij shteti qe ka ngelur,nese mund ta quajme me te tille ,shtet.

    E mesazhi im eshte ky:

    Shqipetare,gjithmone heshtni,cdo absurd qe ndodh nuk ju revolton me,provoni te protestoni -e si fillim nisjani me nje- MOS LUANI ME POLICINE TONE !
    bursa33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •