Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Bruksel, takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    BRUKSEL- Takimi mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij serb Ivica Dacic ka përfunduar pa asnjë marrëveshje.

    Emri:  63912_1.jpg

Shikime: 492

Madhësia:  32.9 KB

    Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare, të cilat bëjnë me dije se takimi ka përfunduar rreth orës 17:00, ndërkohë që mësohet se nesër do të ketë një takim tjetër mes dy kryeministrave.

    Bruksel, nis raundi i pestë Thaçi-Daçiç
    Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane Kethrin Ashton. Vetë zëdhënësja e Ashton, Maja Koçijançiç konfirmoi nisjen e takimit trepalës pasi Ashton, u takua me dy kryeministrat në takime të ndara.

    Ky është raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas këtij takimi të sotëm raundi i bisedimeve do të vijojë edhe nesër në mëngjes, nëse do të shihet e nevojshme apo nëse palët nuk arrijnë të bien dakord për një marrëveshje.

    Zëdhënësja e Ashton, Maja Koçijançiç tha një ditë më parë se këto janë bisedime të vështira ku do të diskutohen tema tepër të rëndësishme, ky natyrisht çështja e veriut dhe strukturave paralele serbe atje janë në qendër të bisedimeve. Sipas analistëve ndërkombëtar ky raund pritet të jetë vendimtar pasi palët mund të bien dakord për një marrëveshje mes tyre.

    (m.a/e.rusi/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Bruksel, Thaçi: Jeni vonuar me Kosovën. Barroso: Brenda qershorit firmoset MSA

    BRUKSEL-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nisi sot takimet në Bruksel në kuadër të raundit të pestë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryeministrave. Bashkimi Evropian e quan pikërisht këtë raund si më të rëndësishmin dhe më të vështirin, sepse do të hapen temat e vështira, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

    Thaçi dha një konference të përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ku ky i fundit theksoi se brenda muajit qershor do të nënshkruhet Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit me Kosovën, nëse përmbushen kriteret.

    I pyetur sesi mund të arrihet konsensus në Bashkimin Europian, kur 5 shtete ende nuk e kane njohur Kosovën si shtet, Barroso tha se KE nuk ka kompetencë të ndërhyjë në vendimet e shteteve anëtare.
    “Ne nuk e kemi këtë kompetencë ta njohim në emër të vendeve anëtare. Pavarësisht këtij fakti që jo të gjitha e kanë njohur ne po punojmë në integrimin e Kosovës në BE. Po përgatitemi për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, dhe po ecim konkretisht drejt kësaj. Nëse ka progres, ne brenda Qershorit do të bëjmë progres konkret për Marrëdhëniet e Asociim-Stabilizimit”.

    Barroso shtoi se viti 2013 do të jetë vit kyç për integrimin europian të Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë angazhim nga lidershipi kosovar në drejtim të sundimit të ligjit dhe integrimin e pakicave. Barroso vlerësoi edhe progresin e bërë përsa u përket kritereve për liberalizimin e vizave duke thënë se BE është i vetëdijshëm që kjo është një çështje shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

    Nga ana e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerësoi ndihmën e Komisionit Europian duke premtuar angazhim të vazhdueshëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara në kohë rekord.

    Por nga ana tjetër Thaçi u shpreh se Kosova është e vonuar në proceset e integrimit në krahasim me vendet e tjera të rajonit. “Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së, këto janë më shumë pengesa teknike se sa politike”,-u shpreh Thaçi. Kryeministri i Kosovës ndodhet në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd që vazhdon sot me takimin e pestë me homologun serb Ivica Daçiç.

    Pas këtij takimi Thaçi do të pritet edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.

    (d.b/e.rusi/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bruksel, Thaçi: Jeni vonuar me Kosovën. Barroso: Brenda qershorit firmoset MSA
    “Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së, këto janë më shumë pengesa teknike se sa politike”,-u shpreh Thaçi.

    (d.b/e.rusi/BalkanWeb)
    Eshte turp per europen qe perkedhel nje shtet si serbia dhe le pas dore shtetin e Kosoves qe praktikisht eshte izoluar nga europa.Nuk jam dakort me Thacin pengesat nuk jane teknike por kryekeput politike fal politikave te mbrapshta te grekeve dhe serbeve me lobimin kunder Kosoves.Eshte imediate qe shteti i Kosoves te forcoj kualicione me shtetet me te fuqishme te europes per te dal nga ky izolim absurd.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bruksel, takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    BRUKSEL- Takimi mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij serb Ivica Dacic ka përfunduar pa asnjë marrëveshje.

    ...

    (m.a/e.rusi/BalkanWeb)
    Shenje e keqe per Kosoven...

    Keso "lajmesh", ne rrethanat e dialogut Thaci-Dacic ose Kosove-Serbi, zakonisht lansohen per manipulim dhe mashtrim te publikut, ne menyre qe marreveshjet e disfavorshme ose edhe te demshme qe pasojne (neser ose me vone) te gelltiten me lehte nga publiku i gjere, duke sugjeruar keshtu "negociata te veshtira" dhe mbrojte te pozicioneve te forta te paleve deri ne sekondat e fundit. Shpesh ndodhe qe per arsye te tilla negociatat te perzgjaten edhe me teper sesa eshte parlajmeruar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Eshte turp per europen qe perkedhel nje shtet si serbia dhe le pas dore shtetin e Kosoves qe praktikisht eshte izoluar nga europa.Nuk jam dakort me Thacin pengesat nuk jane teknike por kryekeput politike fal politikave te mbrapshta te grekeve dhe serbeve me lobimin kunder Kosoves.Eshte imediate qe shteti i Kosoves te forcoj kualicione me shtetet me te fuqishme te europes per te dal nga ky izolim absurd.
    Neve kurkush faj nuk na ka qe nuk kemi kapacitet mental mu ballafqu me kundershtarin,kundershtari punon pa nderprerje dhe inskenon lloje te ndryshme te kurtheve,kurse keta te tanet jan shume te pasivizuar.
    Punet e tyre shifen kjarte,mere si shembull fjalimin e Atifetes Kryetares se shtetit,aty mundemi te shofim kualitetin e gatimeve ditore per ne,embicila,te pa tru,turpe i turpeve,njerzit e paafte e udhheqin shtetin ton.
    Dallim i madhe si nata me dite,kur analizohet fjalimi i Jozevines me Atifeten,te mjeret ne fati yne ne duarte e kujna eshte mbetur,shum eshte deshpruese,kush na perfaqson,dhe qfar niveli te intelegjences kan ata,kur te han Ujku Gomarin aty me nuk ka Muhabet.
    Vet populli i ka zgjedhur,populli i ka ngritur,pra edhe populli le ti shijoj specialitet Ditore qe na gatuajne ata per ne,vetm se tani kaperdimi i kafshatave eshte shume i veshtire.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Thaçi: Dua të besoj fuqishëm se në 4 mars do të ketë marrëveshje

    PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se në takimin e ardhshëm në 4 mars, me kryeministrin serb, Ivica Daçiç, do të arrihet ndonjë marrveshje, pas takimit të sotëm të pestë, që rezultoi pa marrëveshje, por që e vlerësoi “një hap përpara drejt normalizimit të gjendjes në veri".

    "Dua të besoj fuqishëm se po", u përgjegj kryeministri Thaçi, në një intervistë sonte nga Brukseli në Televizionin e Kosovës, ku foli për takimin e zhvilluar dje dhe sot të kryeministrave të dy vendeve, nën kryesimin e BE-së, Baroneshës Ashton.

    "Ky takim ka qenë në shërbim të angazhimeve tona për shpërbërjen e plotë të strukturave të sigurisë në veri të Mitrovicës, në shërbim të normalizimit të gjendjes komplete atje, në shërbim të rendit dhe ligjit, natyrisht edhe në shërbim të transformimit të strukturave të edukimit, të shëndetësisë, apo të shërbyesve civilë“, deklaroi kryeministri kosovar.

    “Takimi ka qenë konstruktiv, në frymën pozitive, në frymën e një qasje mund të them të përgjegjësive të plota që në të ardhmen e afër të organizohen edhe zgjedhje të lira në nivel lokal në katër komuna, sipas standardeve dhe legjislacionit kosovar, të organizuara dhe menaxhuara prej OSBE-së. Prandaj, mund të them se ka qenë një hap përpara drejt normalizimit të gjendjes në veri”, tha kryeministri Thaçi.

    "Unë dua të besoj se Serbia do t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë për shpërbërjen e plotë e të gjitha strukturave të sigurisë, edhe të Policisë edhe të Shërbimit Inteligjent, në mënyrë që në veri të kemi institucione të Republikës së Kosovës, të kemi funksionim normal, rend dhe ligj, investime ekonomike...“, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

    Kryeministri Thaçi tha se deri në takimin e gjashtë me kryeministrin serb, në 4 mars, mund të ketë takime të ekipeve të ekspertëve, grupeve profesioniste

    (e.m/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Kosova kërkon heqjen e strukturave paralele, Serbia autonomi

    PRISHTINE- Duket se marrëveshja kryesore që kanë arritur në takimin dyditor në raundin e pestë të dialogut mes tyre, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Ivica Daçiç, dhe ndërmjetësja në emër të BE-së Catherine Ashton, është që të mos u thonë shumë gazetarëve dhe atyre të mos u nxjerrin detaje që mund ta ngarkojnë dialogun.

    Por edhe në bazë të asaj pak që kanë thënë pas takimit Thaçi dhe Daçiç mund të shihet qartë se ka dallime edhe në bërjen publike të asaj se cilat kanë qenë temat kryesore të takimit.

    Ndonëse ato mund të lidhen, është e qartë se kryeministri i Kosovës flet kryesisht për "shpërbërjen e strukturave të sigurisë të Serbisë në veri“ ndërkohë që homologu i tij nga Beogradi thotë se tërë biseda ka qenë për "krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë dhe Metohi“.

    Kështu ka përfunduar edhe ky raund, nga i cili vetë BE-ja kishte krijuar pritje të mëdha duke e paralajmëruar si "raund kyç“ apo edhe tërë javën si "javë kyç“ për dialogun.

    (m.a/koha/BalkanWeb)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Përfundon takimi Thaçi- Daçiç, i ardhshmi me 20 mars

    BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, jane takuar vetem pak minuta ne raundin e gjashtë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
    Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç ka thënë se në takimin e gjashtë në mes të baroneshës Catherine Ashton me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, “është arritur përparim i mirë.” Takimi i ardhshëm do te mbahet më 20 mars.
    “Dialogu mes të kryministrave të Kosovës dhe Serbisë është në fazën më vendimtare dhe se të dyja palët duhet të jenë më konstruktiv që të arrihen marrëveshje”- tha me heret zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiç.
    “Është e qartë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm. Nuk kemi edhe shumë kohë , për këtë janë në dijeni edhe kryeministrat. Është duke u punuar që të arrihet deri të një progres”, ka thënë Kocijançiç, duke shtuar se edhe përkundër kësaj, është e vështirë të dihet se kur ky dialog do të mund të përfundojë.
    Ajo ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura dhe ato që do të arrihen, janë në pajtim me qëndrimin e të dyja palëve.

    Burimi: Panorama

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Përfundon takimi Thaçi- Daçiç, i ardhshmi me 20 mars

    BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, jane takuar vetem pak minuta ne raundin e gjashtë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
    Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç ka thënë se në takimin e gjashtë në mes të baroneshës Catherine Ashton me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, “është arritur përparim i mirë.” Takimi i ardhshëm do te mbahet më 20 mars.
    “Dialogu mes të kryministrave të Kosovës dhe Serbisë është në fazën më vendimtare dhe se të dyja palët duhet të jenë më konstruktiv që të arrihen marrëveshje”- tha me heret zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiç.
    Është e qartë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm. Nuk kemi edhe shumë kohë , për këtë janë në dijeni edhe kryeministrat. Është duke u punuar që të arrihet deri të një progres”, ka thënë Kocijançiç, duke shtuar se edhe përkundër kësaj, është e vështirë të dihet se kur ky dialog do të mund të përfundojë.
    Ajo ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura dhe ato që do të arrihen, janë në pajtim me qëndrimin e të dyja palëve.

    Burimi: Panorama
    Nese "marreveshjet" do te ishin ne pajtim me qendrimet e te dyja paleve, atehere pothuajse asnje problem ne mes te Serbise dhe Kosoves nuk do te zgjidhej, por vetem do te shtyhej per me vone, permes vazhdimit te nje status quo te pershtatur dhe te modifikuar ne perputhshmeri me interesat aftashkurta dhe afatmesme te BE-se dhe te Serbise.

    Ne mes te kerkeses se Kosoves per te qene, per tu pranuar dhe per tu etabluar si shtet dhe asaj te Serbise per "integrimin" e Kosoves brenda shtetit te Serbise, duke marre parasyesh se edhe Kushtetuta e saj e percakton Kosoven si pjese te pandashme te Serbise, nuk mund te ekzistojne "marreveshje" qe do te ishin "ne pajtim me qendrimet e te dyja paleve". Fjala eshte per marreveshje ne mes te Kosoves dhe Serbise, te cilat zgjidhin konfliktet dhe problemet ne mes te Kosoves dhe Serbise, jo per "marreveshje" te cilat i mundesojne BE-se perfshirjen dhe integrimin e dy vendeve, Serbise si shtet dhe Kosoves si Kosovo* (sipas rez. 1244 te OKB-se) apo si subjekt sui generis brenda strukturave te saj.
    Njekohesisht eshte absolutisht e pamundur qe problemet e brendshme te Kosoves resp. problemi i veriut te Kosoves te zgjidhen ne pajtim me qendrimet e te dyja paleve, te cilat do te ishin edhe ne pajtim me Kushtetutat, ligjet dhe rregullimin shteteror te dy vendeve. Prandaj, cdo "marreveshje" apo zgjidhje qe prezentohet apo do te na prezentohej do te jete domosdoshmerisht ne kundershtim me Kushtetuten, ligjet dhe rregullimin shtetror te Kosoves. Ne te kunderten, Serbia nuk do ta pranonte "marreveshjen" -pavaresisht propagandes antishqipetare te tradhetareve te kombit, hajduteve dhe kryekrimineleve (katunar) shqipetar te perfshire ne bisedime me antishqipetar te perbetuar, raciste serbe dhe europian ne Bruksel.
    Eshte e vetekuptueshme qe keta dhe mediat e tyre poashtu te udhehequra nga natishqipetar dhe tradhetar te kombit cdo "marreveshje" do ta paraqesin si fitore, ngjarje historike, arritje kolosale, njohje de facto, njohje de jure etj. -ashtu sic e kerkon momenti ose sic e gelltite populli i nenshtruar i Kosoves- sepse interesi i tyre i perbashket eshte karriera personale e pshu...t ne nje nder vendet me te pshu...ta te Europes, mbetja ne pushtet, ruajtja e privilegjeve dhe pasurimi ne kurriz te qytetareve dhe te kombit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-03-2013 më 02:50

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    akordi do te behet sepse jane me te interesuar serbet se shqiptaret qe te arrihet ne nje rezultat, ndryshe serbet as nuk do te kishin pranuar te uleshin ne tavoline .... pastaja i mbetet shqiptareve qe te dijne te bejne lojen e tyre ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    akordi do te behet sepse jane me te interesuar serbet se shqiptaret qe te arrihet ne nje rezultat, ndryshe serbet as nuk do te kishin pranuar te uleshin ne tavoline .... pastaja i mbetet shqiptareve qe te dijne te bejne lojen e tyre ....
    Interesi i Serbise per "nje rezultat" nuk nenkupton automatikisht situate te favorshme per Kosoven...
    Pothuajse cdo gje varet nga premisat, kushtet dhe qellimet e bisedimeve.
    Interesi i Serbise per integrim sa me te shpejte dhe me te volitshem ne BE nuk nenkupton heqjen dore te Serbise nga pretendimet kryesore te deritanishme ( te 13 viteve te fundit) ndaj Kosoves, por vetem gjetjen e rruges me te mire te mundshme per konzervimin dhe legjitimimin e metutjeshem nderkombetar te tyre. D.m.th. Serbia i permbushe vetem kerkesat minimale te BE-se per kushtet dhe standardet teknike, te cilat edhe keshtu negociohen dhe iu pershtaten nevojave te domosdoshme kushtetuese, ligjore dhe shteterore te Serbise, per ti hapur rrugen vetes dhe BE-se per integrim.
    Asnje nga keto kushte te parashtruara dhe te domosdoshme nuk parashikojne asnje ndryshim te qendrimeve themelore zyrtare serbe te bazuara ne Kushtetuten e shtetit te Serbise dhe Rez. 1244 te OKB-se, por ne rastin me te mire vetem nje interpretim me real (me te pershtatshem) te rezolutes se OKB-se, i cili do t'ia mundesonte edhe Serbise bashkejetesen dhe bashkepunimin e perkoheshem ne fusha te caktuara me Kosoven, sikur shteteve tjera te BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven, ose edhe BE-se.
    Pretendimi i Serbise se 13 viteve te fundit, pavaresisht ndonje retorike dhe deklarate radikale etj., nuk ka qene dhe nuk eshte pushtimi i Kosoves dhe nenshtrimi i shqipetareve qe jetojne aty. Ketu duhet bere dallim ne mes te deshires dhe vullnetit te shumices se serbeve, perfshi edhe shumicen e politikaneve, qe Kosova te "spastrohet" nga shqipetaret etj dhe mundesive reale. Fjala eshte per politiken reale dhe strategjine zyrtare te shtetit te Serbise.
    Pra, fakti qe Serbia bisedon apo negocion me perfaqesues te shumices se qytetareve te Kosoves (pavaresisht si e quajne ata veten apo si quhen nga te tjeret) ne asnje rast nuk del jasht kornizave te Rez. 1244 te OKB-se dhe Kushtetutes se Serbise. Perkundrazi, nje nga kerkesat themelore te rez. 1244 te OKB-se eshte gjetja e nje zgjidhje afatgjate permes dialogut dhe negociatave te paleve ne konflikt. Kjo rezolute nuk parasheh asnje afat kohor dhe parimisht (pavaresisht interpretimeve te ndryshme) as epilog te qarte per nje zgjidhje perfundimtare te konfliktit.
    D.m.th. Perderisa Serbia nuk pranon te negocioje direkt me perfaqesues te Republikes se Kosoves, ne rolin e tyre si perfaqesues te Republikes se Kosoves, gje te cilen nuk e ben as vete BE-ja si "lehtesuese" apo moderuese e negociatave aktuale ne mes te Republikes se Serbise dhe Perfaqesuesve te Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves sipas Rezolutes 1244 te OKB-se (ose edhe Kosovo*), Serbia i ka duart e lira te bisedoje per cfardo zgjidhje perfundimtare te konfliktit, perfshi pavaresine, ndarjen, atonomine...e Kosoves, pa e shkelur Kushtetuten e vendit.

    Ndryshe eshte pjesemarrja e perfaqesuesve te Republikes se Kosoves ne veprimtari te tilla.
    Keta perfaqesues rezultatet e negociatave si Perfaqesues te Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves sipas rez. 1244 te OB-se ( ose edhe si Kosovo*) publikisht i paraqesin si rezultate te shtetit apo Republikes se Kosoves, edhe pse bazuar ne Kushtetuten e Kosoves dhe te cfardo shteti te zakonshem eshte e pamundur qe perfaqesuesit e Republikes te nenshkruajne ose jo "marreveshje" per ceshtje madhore te shtetit me vulen e institucioneve te parapara me rez. 1244 te OKB-se, dhe te cilat ne shumicen e rasteve as nuk publikohen dhe as nuk ratifikohen nga organet kompetente te Republikes.
    Sheteti ose Republika e Kosoves parimisht eshte zgjidhja perfundimtare e konfliktit sipas rez. 1244 te OKB-se, shikuar nga kendveshtrimi dhe interpretimi i vete institucioneve te Republikes, Kushtetutes se Kosoves dhe te gjitha atyre qe e kane njohur apo e pranojne ekzistencen e Kosoves si shtet. Nga momenti i hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, perjashtuar provizionet e perkoheshme te bazuara ne propozimet e Ahtissarit apo edhe mbikqyrjes nderkombetare, cdo perfaqesues i larte i Republikes se Kosoves eshte i obliguar te paraqitet dhe te negocioje ekskluzivisht ne emrin e Republikes se Kosoves. Cdo kerkese e paleve tjera qe perfaqesuesit e institucioneve te Republikes se Kosoves te heqin dore nga paraqitja si te tille, te nenshkrujne ne emra te tyre personal, te nenshkruajn ne emer te institucioneve te perkoheshme te OKB-se , ne emer te Kosovo* etj. eshte absolutisht ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves dhe me cdo rregull dhe konvente nderkombetare per bashkepunim nderkombetar ne mes te shteteve. Kjo situate mund te tejkalohet vetem nese paraprakisht behet nje marreveshje ne mes te dy shteteve , sipas se ciles, per arsye te ndryshme, hiqet dore nga simbole te caktuara, nenshkrime etj. Pra, ne marreveshje duhet te thuhej p.sh.... "Republika e Kosoves dhe Republia e Serbise...pajtohet te paraqiten pa simbole..." Tjetra mundesi eshte nenshkrimi i pales se Kosoves me "Fusnote*" dhe i Serbise si Republika e Serbise ose Serbia. Se si e emerojne veten Institucionet e Serbise dhe te Kosoves jozyrtarisht apo zyrtarisht (publikisht), aty ku kane mundesi, eshte e parendesishme per ceshtjen.

    Per Serbine eshte me rendesi primare qe Kosova (aktualisht) te mos funksionoje si shtet sovran, jo se si e quajne veten ne dalje publike Thaci&Co.
    Gjithashtu eshte e rendesishme qe aty ku eshte e mundur te mos lejohet paraqitja e Kosoves si shtet i pavarur apo Republike.
    Intrumentet kryesore per ta penguar forcimin e subjektivitetit nderkombetar te Kosoves dhe funksionimin si shtet sovran aktualisht jane Keshilli i Sigurimit te OKB-se, BE-ja permes 5 vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven dhe prezenca e pushtetit te Serbise ne pothuajse cdo komune dhe shtepi serbe ne Kosove, ne Parlamentin e Kosoves, e sidomos ne veri te Kosoves.
    Per Serbine moti ka qene e qarte se integrimi ne BE nuk eshte i mundur pa respektim te mjaftueshem te Rez. 1244 te OKB-se apo interpretimin real te saj. Kjo nenkupton ne radhe te pare pajtimin e Serbise me faktin qe Kasova ka kufij te caktuar "administrativ" te njohur edhe nderkombetarisht, edhe permes marreveshjeve te Serbise me NATO, OKB... dhe sipas rez. 1244 te OKB-se. Kjo kerkese "minimale" e BE-se eshte rregulluar ne nje mase te mjaftueshme permes te ashtuquajturit "IBM" (nje nga marreveshjet teknike).
    Nje kerkese tjeter, gjithashtu e bazuar ne rezoluten e OKB-se, eshte heqja dore nga organet paralele te pushtetit, sidomos atyre te sigurise. Edhe kjo kerkese tani po negociohet ne mes te Serbise dhe BE-se, me prezencen e Thaci&Co, te cilet ne fakt vetem kane per detyre te pajtohen ose jo me ate per cfare pajtohen BE dhe Serbia.
    Serbia, real-politika serbe eshte pajtuar moti me humbjen faktike te pjeses me te madhe te Kosoves, prandaj angazhohet qe gjate ketyre negociatave me BE-ne te siguroje sa me shume qe te jete e mundur per serbet e Kosoves, ne vecanti per veriun e Kosoves te banur me shumice absolute serbe dhe indirekt e direkt per vete shtetin e Serbise. Serbia e di se Kosova nje dite, pas 10, 20 apo 30 vitesh, do te jete plotesisht e pavarur ose pjese e ndonje shteti te madh shqipetar, prandaj deshirone qe ta siguroje qe tani nje pjese te Kosoves permes se ciles fillimisht apo edhe disa vite do te vazhdonte nderhyrjen dhe ndikimin ne ceshtje te brendshme dhe te jashtme te Kosoves dhe do te perfitonte politikisht dhe ekonomikisht. Ne fund, kur presioni i shumices se shqipetare do te jete i padurueshem dhe i pakontrollueshem, ndoshta edhe per shkak te kushteve gjithnje e me te renda ekonomike, pjesa (e rezervuar) e veriut te Kosoves do te anektohet ose me dhune ose permes ndonje marreveshje apo referendumi etj.
    Perfitimi i vetem i shqipetareve te Kosoves nga keto "negociata" ne mes te Serbise dhe BE-se eshte dhe do te jete liberalizimi eventual i vizave, gje te cilen te gjithe tjeret e kane qe shume vite dhe pa bere asgje, si dhe ndonje ndihme financiare. Pothuajse cdo gje tjeter do te zhvillohet dhe do te vazhdoje te zhvillohet ne dem te Kosoves, e cila edhe per shume vite me radhe do te keqperdoret nga Serbia, BE, fuqi te caktuara dhe vete pushteti i banditeve dhe hajnave per hesape te veta. Vendi dhe populli edhe me tutje do te vazhdojne te mbesin nder me te varferit dhe me te prapambeturit ne Europe dhe ne bote, pavaresisht Iphone 5-shave qe ndoshta ua sheh edhe qobaneve te deleve...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-03-2013 më 09:07

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    ...
    Edhe kjo kerkese tani po negociohet ne mes te Serbise dhe BE-se, me prezencen e Thaci&Co, te cilet ne fakt vetem kane per detyre te pajtohen ose jo me ate per cfare pajtohen BE dhe Serbia.
    ...

    Ja edhe vertetimi me fotografi nga takimi ne Bruksel:



    "Në fotografitë e shpërndara shihen pjesëmarrësit e takimit të mbledhur rreth një tavoline ovale.

    Shkurt, pas publikimit të fotografive, komentuesit nëpër rrjetet sociale kanë vërejtur se kryeministri serb Daçiq, këshilltarja e tij, sikur edhe baronesha Ashton, para vetes kanë pasur dokumentacion dhe blloqe për marrjen e shënimeve, si dhe lapsa kimikë, për dallim nga tre anëtarët e delegacionit të Kosovës – kryeministri Thaçi, koordinatori Shala dhe këshilltari Çollaku – të cilët nuk kishin asnjë letër para vetes, njofton korrespodenti i Kohës Ditore nga Brukseli.
    ..."
    http://www.koha.net/?page=1,13,137354

    ose

    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 05-03-2013 më 10:34

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Asociacioni i komunave serbe në gjithë territorin e Kosovë

    Prishtinë, 6 mars - Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga priti sot kryeministrin e Hashim Thaçi, i cili e informoi për rrjedhën e takimit që u zhvillua në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të dy shteteve fqinje sovrane dhe të pavarura....

    Sipas kryeministrit,“Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës si një e drejtë kushtetuese dhe ligjore si dhe një obligim që del nga Pakoja e Marti Ahtisarit dhe që është në funksion të koordinimit dhe të bashkëpunimit më të mirë ndërmjet komunave për të realizuar interesat e përbashkëta në funksion të shërbimit më të mirë për të gjithë qytetarët”, theksohet në kounikatë.
    ...
    Thaçi tha se në takimin e ardhshëm në Bruksel më 20 Mars, palët do të merren vesh për afatet konkrete të zbatimit të këtyre marrëveshjeve.
    http://www.koha.net/?page=1,13,137555


    Marreveshje me Serbine per formimin e Asociacioneve Komunale, te cilat parimisht jane ceshtje vullnetare te cdo komune te Kosoves dhe ceshtje e brendshme e Kosoves!?
    D.m.th. vete fakti qe Hashim Thaci dhe Ivica Dacic bejne marreveshje te tilla, pavaresisht faktit qe Thaci eshte vetem implementues, sepse marreveshjet behen ne mes te Serbise dhe BE-se, eshte ne kundershtim me Kushtetuten, ligjet dhe rendin e "Republikes se Thacit".

    Thaci dhe Dacic, ne fakt vetem Thaci sepse Dacici zyrtarisht ben vetem marreveshje provizorike me Institucione te Perkoheshme te Kosoves sipas rez. 1244 te OKB-se dhe BE-ne, do te mund te benin vetem marreveshje per terheqejen e administrates se Serbise nga veriu i Kosoves dhe eventualisht te zotoheshin per mospengimin dhe nxitjen e formimit te asociacioneve te tilla, si mundesi per rregullim dhe zgjidhje te konfliktit.
    Por, eshte iluzore te besohet dhe shpresohet qe Serbia dhe Ivica Dacic&Co. do te ngopeshin me dicka qe ne fakt nuk do te ishte asgje, se paku jo keshtu sic mundohet t'ia shese publikut "Kryenegociatori" me duar n'xhepa i Kosoves ne Bruksel, Hashim Thaci.
    Nje dekade apartheid millosheviqian dhe 13 vjet administrim dhe shpenzime te qindra miliona Euro per dicka shume me pak se kane aktualisht dhe qe praktikisht do te ishte e realizueshme pa asnje mund dhe me pak shpenzime!?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ja edhe vertetimi me fotografi nga takimi ne Bruksel:



    "Në fotografitë e shpërndara shihen pjesëmarrësit e takimit të mbledhur rreth një tavoline ovale.

    Shkurt, pas publikimit të fotografive, komentuesit nëpër rrjetet sociale kanë vërejtur se kryeministri serb Daçiq, këshilltarja e tij, sikur edhe baronesha Ashton, para vetes kanë pasur dokumentacion dhe blloqe për marrjen e shënimeve, si dhe lapsa kimikë, për dallim nga tre anëtarët e delegacionit të Kosovës – kryeministri Thaçi, koordinatori Shala dhe këshilltari Çollaku – të cilët nuk kishin asnjë letër para vetes, njofton korrespodenti i Kohës Ditore nga Brukseli.
    ..."
    http://www.koha.net/?page=1,13,137354

    ose

    Hahaha... qfar ironie,po shkojne ne fushbetej tanet pa ARMATIM(LAPSI),kurse Zoti yne i meshirshem na mesone se Lapsi bene mrekullina dhe eshte arma me e forta kunder armikut (Zoti betohet ne fuqin e lapsit,dhe fitoret,kur perdoret ashtu si duhet)...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 06-03-2013 më 09:45

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    PM: Belgrade insists on executive powers for Serbs

    BELGRADE -- Prime Minister Ivica Dačić says "Belgrade is insisting on executive powers for its proposed association of Serb municipalities in Kosovo".

    This is true, he stated on Thursday, "even at the cost of not getting a date for (the start of) accession talks with the EU".


    Dačić told reporters at the Serbian government building that Belgrade is not involved in a political dialogue with Priština in order to get the accession talks date from the EU, but because a just solution needs to be found for Kosovo.

    "How come various regions across Europe and the world can have executive competencies and this only represents a problem in Kosovo? This is completely unacceptable for Serbia. We are prepared to make a deal, but if someone thinks we will act against our state and national interest just to get the date, they are wrong," said Dačić.


    Those opposing executive authority for the association of Serb municipalities in Kosovo, whose establishment Belgrade proposed based on the Serbian parliament's Resolution and the Serbian president's Platform, are trying to kill the dialogue between Belgrade and Priština, he said.

    Dačić said arrangements are being made for Serbia's top officials to visit Brussels next week, where they will discuss all issues related to the country's European integration process and its state and national interests in Kosovo.

    "It is very important for our state leaders to present their views to European officials so that they would not count on us accepting something at the last minute and think that is the time to put pressure on us," said Dačić, adding that the date and agenda of the Brussels visit are still being worked out.

    The agreement on the formation of the association of Serb municipalities must be just, because otherwise it will not be enforceable or durable, he said.

    ...

    Dačić said Priština wants every municipality to send delegates to the assembly, while Belgrade is insisting on direct elections.

    Still, a bigger issue are the competencies of the association, since Priština will not consent to granting it any executive powers, he said.

    "Over the past 14 years, Kosovo has gained significant attributes of subjectivity, but this does not mean Serbia should recognize this type of illegality. In a situation where we do not recognize Kosovo as an independent state and in light of our Platform, we cannot agree to the association of Serb municipalities drawing its authority from Kosovo laws," explained Dačić.
    http://www.b92.net/eng/news/politics...7&nav_id=85050

  16. #16
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Britania kërcënon me veto Serbinë, nëse nuk zbaton marrëveshjet me Kosovën

    Postuar në: Rajon | Me: 06/03/2013

    Kështu ka thënë në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit, ambasadori britanik Ian Cliff i cili tha se Britani e Madhe kërcënon me veto ndaj Serbisë për marrjen e datës së kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian, po që se nuk i përmbush ajo obligimet që janë paraparë dhe marrëveshjet e arritura në dialog.

    Britania mund të përdorë veto kundër Serbisë në Bashkimin Europian nëse ajo nuk i zbaton marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritura gjatë bisedimeve në Bruksel.

    Kështu ka thënë në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit, ambasadori britanik Ian Cliff i cili tha se Britani e Madhe kërcënon me veto ndaj Serbisë për marrjen e datës së kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian, po që se nuk i përmbush ajo obligimet që janë paraparë dhe marrëveshjet e arritura në dialog.

    Edhe Holanda e Gjermani që përkrahin fuqishëm pavarësinë e Kosovës, mund të bëjnë një gjë të tillë.

    “Është momenti që këto shtete ti thënë jo Serbisë. Por edhe nëse e merr datën për anëtarësim Serbia, ne kemi shumë çështje që mund të ja tërheqim vërejtjen”, ka thënë Cliff për KTV-në.

    Ai ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave më shumicë serbë në Kosovë, nuk do të keq fuqi ekzekutive, ngase atëherë, sipas tij do të kishte një pushtet të tretë, transmeton Indeksonline.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Zbogar: Serbët duhet të kenë besim tek institucionet e Kosovës

    Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të fokusohen më shumë në thelbin e pushtetit lokal, sesa në formën e asociacionit të komunave.
    Sipas tij, se si do duket ky asociacion, kjo varet nga dy palët e përfshira në bisedime, Prishtina dhe Beogradi.

    “Me zgjidhjen duhet të jenë të kënaqura të dyja palët, ne nuk do tu imponojmë asgjë”, tha ai.

    Sipas tij, serbët duhet të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të kenë një jetë normale. Ai i ka deklaruar RTK-së se me shqetësim po e ndjekë shtimin e sulmeve që po ndodhin javëve të fundit në veriun e Mitrovicës, transmeton Telegrafi.

    “Ky është një indikator se diçka është duke ngjarë në dialog dhe se ka njerëz që po bëhen nervozë për arsye të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë. Kjo është mënyra se si e ata e manifestojnë këtë nervozizëm. Por, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të bëjnë çdo gjë që të normalizohet kjo gjendje”, ka premtuar ai, duke dënuar njëkohësisht këto sulme.

    (a.k/BalkanWeb)

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Kurti: Thaçi po tradhton shtetin e Kosovës




    Asociacioni i komunave serbe, siç po quhet, duke qenë se po ngjizet me Daçiqin në Bruksel, është tradhti e Thaçit ndaj shtetit të Kosovës. Nuk ka rëndësi, në fund të fundit, se çfarë kompetenca do të ketë ai asociacion - me vetë faktin që po realizohet në bashkëpunim me Serbinë paraqet tradhti ndaj shtetit të Kosovës”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    REL: Zoti Kurti, Ju keni kritikuar në vazhdimësi Qeverinë e Kosovës për shkak të dialogut që po zhvillon me Beogradin. Në çka konsiston konkretisht ky qëndrim i juaji tani kur po bisedohet edhe për çështje konkrete, siç janë kompetencat e asamblesë e komunave serbe?

    Kurti: Kosova aktualisht është një vend i varfër, një shtet i dobët dhe në rrugë të gabuar. Për bindjen time, Qeveria e Kosovës, për problemet e Kosovës, është sikurse ilaçi që ta bën më zi sesa sëmundja. Me largimin e kësaj Qeverie mund të krijohen mundësitë për shërim dhe aktualisht kemi një Qeveri, e cila e shënon edhe pamundësinë e shërimit edhe përkeqësimin e mëtutjeshëm.

    Kjo Qeveri ka hyrë në bisedime me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa asnjë kusht për Serbinë. Ne shumë mirë e dimë që edhe në kohë të luftës Kosova i ka vënë kushte Serbisë për çfarëdo dialogu me të. Edhe në kohën e robërisë e okupimit ka vepruar njësoj. Kjo tregon që po sillemi në mënyrë më pak sovrane, sesa në kohën e luftës dhe të okupimit e robërisë serbe.

    Dialogu politik nuk është nisur për hir të Kosovës. Ai është nisur për hir të Serbisë, përkatësisht rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian. Me dialogun teknik, Serbia e fitoi statusin e vendit kandidat, e me dialogun politik ajo do ta fitojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të jetë një entitet territorial dhe administrativ, sepse komunat janë njësi territoriale e administrative. Tashmë e themeluan edhe një fond për zhvillim, prandaj po sajohet një entitet i ndarë përbrenda Kosovës, i cili është i ndarë etnikisht, territorialisht, administrativisht dhe financiarisht. Asociacioni i komunave serbe, siç po quhet, duke qenë se po ngjizet me Daçiqin në Bruksel, është tradhti e Thaçit ndaj shtetit të Kosovës. Nuk ka rëndësi, në fund të fundit, se çfarë kompetenca do të ketë ai asociacion - me vetë faktin që po realizohet në bashkëpunim me Serbinë paraqet tradhti ndaj shtetit të Kosovës.

    REL: Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Thaçi, por edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, përfshirë edhe ambasadoren amerikane, Tracy Jackobson, thuhet se ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe legjislative. Ju mendoni se do të jetë e kundërta?

    Kurti: Pikënisja e Qeverisë së Kosovës është plani i Ahtisaarit. Kryeministri Thaçi po lejon që në Bruksel të bëhet një interpretim ultra-liberal i planit të Ahtisaarit në dëm të Kosovës, e në favor të Serbisë. Po e përsëris, me vetë faktin që ky asociacion i komunave me shumicë serbe po realizohet nëpërmjet marrëveshjes me Daçiqin, paraqet tradhti ndaj shtetit të Kosovës, ndaj Republikës tonë.

    Në të gjitha negociatat ku ka marrë pjesë kryeministri Thaçi, ai rregullisht ka bërë koncesione drejt kompromisit të madh. Nuk mund të thuhet që ky asociacion do të jetë brenda Kushtetutës me vetë faktin që për të po merresh vesh me Daçiqin. Procesi është në vazhdim e sipër. Kanë mbetur të përcaktohet kompetencat e këtij asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe lëshime të mëdha tashmë janë bërë. Që të gjitha këto për lëshimin e madh që do të bëhet në fund.

    REL: A e shihni, atëherë, përcaktimin e kompetencave të këtij asociacioni në bisedime me Daçiqin si pasojë e mos-shtrirjes së autoritetit të Kosovës në veri?

    Kurti: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri aktual, vazhdimisht e përmend pavarësinë e Kosovës. Asnjë shtet normal nuk e përmend kaq shpesh pavarësinë sikurse Kosova. Kjo është simptomë e dyfishtë. Së pari, e faktit që kjo pavarësi nuk është e plotë. Së dyti, e faktit që ajo edhe kështu si është, gjithsesi është shumë e rrezikuar. Fundja pavarësinë një shtet e përmend kur është i kërcënuar apo kur kërcënon. E, në rastin e Kosovës është shembulli i parë.

    Unë nuk kam kurrfarë shpresash që me këtë konjukturë të korruptuar, e cila e ka dëmtuar në mënyrë të shumfishtë shtetin dhe të ardhmen e popullit të Kosovës, e gjithashtu edhe gjendjen socio-ekonomike, mund të presim ditë të mira për Kosovën.

    REL:Cilat, atëherë, konsideroni se janë alternativat e shtrirjes së pushtetit në veri dhe vendosjes së një normaliteti edhe në atë pjesë të Kosovës?

    Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një program me 13 hapa që duhet zbatuar në mënyrë të bashkërenduar. Këta hapa janë të dy llojeve, në njërën anë, hapa politikë, të sigurisë, mbrojtjes e sundimit të ligjit dhe, në anën tjetër, hapa socio-ekonomik.

    Qeveria aktuale e merrte ndonjë gjysëm hapi prej programit të Vetëvendosjes dhe e degradonte në gjest simbolik, pra, jo edhe në aksion në kuadër të një plani strategjik. Edhe intervenimi në veri të Kosovës më 25 korrik, me ç’rast pas disa orëve prej Prishtinës u dha urdhri për zmbrapsjen e forcave policore të Kosovës, edhe renovimet e kohëpaskohshme të shtëpive atje, janë gjeste simbolike, të cilat, në fakt, më tepër u përkasin organizimit të dështimeve me paramendim të kësaj Qeverie në veri të Kosovës, në mënyrë që të krijohet përshtypja se ja provuam ta bashkojmë Mitrovicën e ta integrojmë veriun, por nuk qenka e mundur. Në mesin e këtyre hapave do t’i kisha përmendur, ngritjen e kallëzimeve penale, padive dhe arrestimin e krerëve të strukturave ilegale shtetërore të Serbisë, të cilat janë njëkohësisht edhe kriminale e armiqësore.

    Në lagjet e banuara me shqiptarë duhet të vendosen nënstacionet policore, duhet të ndërtohen sa më shumë ura institucionale, fizike, kulturore midis veriut e jugut mbi lumin Ibër dhe duhet ta kemi një program të zhvillimit ekonomik për gjithë Kosovën dhe assesi vetëm për veriun. Kur i qasemi veriut të Kosovës, gjithmonë duhet ta trajtojmë Mitrovicën si një qytet, sepse vetëm kështu mund ta bashkojmë atë. Duhet ta rivitalizojmë "Trepçën", sepse ne e dimë që është gjigant ekonomik që i përket jo vetëm historisë, por edhe të ardhmes së zhvillimit të Kosovës.

    Qeveria nuk duhet të lejojë shitjen e pronave të shqiptarëve Qeverisë së Serbisë, e nëse dikush e bën këtë për shkak të kushteve të rënda të varfërisë, Qeveria e Kosovës duhet të jetë ajo që e blen atë pronë. Mendojmë që edhe Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të shpallet dhe bëhet ushtri, sepse shumë probleme që i kemi në veri të Kosovës nuk janë për policinë, por janë çështje ushtarake të mbrojtjes së territorit.

    Për ta zbatuar planin e bashkimit të Mitrovicës dhe integrimit të veriut, duhet të bashkëpunojmë me Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet e BE-së që kanë njohur Kosovën, në rend të parë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën e Italinë, mandej me Turqinë, si dhe shtetet që na kanë njohur dhe kanë treguar qëndrim pozitiv për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

    REL: Megjithatë, këto vende janë ato që e kanë përkrahur edhe dialogun. A nuk bien ndesh disi masat që i përmendët ju me procesin aktual që po zhvillohet në Bruksel?

    Kurti: Shtetet, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk mund të bëhen më radikale sesa Qeveria e Kosovës për çështje të Kosovës. Prandaj, qëndrimet e këtyre shteteve për dialogun aktual janë qëndrime që janë të kushtëzuara nga qëndrimet e Qeverisë së Kosovës.

    Na përket neve këtu si shtet, si institucione, si qytetarë, në kohën kur e kemi një qeveri të keqe që t’i bëjmë ndryshimet e domosdoshme, në mënyrë që edhe faktorët ndërkombëtarë të na përkrahin për atë që është e drejtë dhe e vërtetë, e kjo është se pavarësia e Kosovës për t’u bërë më sovrane duhet t’i kthehemi vetvetes dhe miqve, e jo armiqve si puna e Serbisë.

    REL: Dhe, përfundimisht zoti Kurti, e shihni ju problemin e veriut si çështje të dialogut apo si problem që duhet zgjidhur edhe me mjete tjera?

    Kurti: Mendoj që nuk është Mitrovica problem i Kosovës sa është Qeveria e Kosovës problem i Mitrovicës. Për bashkimin e Mitrovicës, pa të cilin nuk mund të ketë paqe e stabilitet në këtë pjesë të Ballkanit, është e domosdoshme të kombinohen mjetet e politikës, sigurisë, mbrojtjes, sundimit të ligjit me masat socio-ekonomike që përqendrohen në punësimin e popullsisë dhe që më tutje siguron mirëqenie për të gjithë. Mendoj që dialogu me Serbinë i shkon për shtati Serbisë, me ç’rast Beogradi i afrohet Brukselit, e veriu i Kosovës i afrohet Beogradit.

    Shteti e ka monopolin e forcës dhe unë mendoj se ndaj kriminelëve të dhunshëm natyrisht që duhet të përdoret forca e ligjit. /REL/

    http://www.zeri.info/artikulli/1518/...etin-e-kosoves

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Te dyja palet jane te interesuara per mareveshje pasi te dyja palet kane ngelur ne vend numero: Serbia jashte BE-se, dhe Kosova me probleme ne Veri te Kosoves ku minoriteti serb nuk pranon te njohi autoritetin e shtetit te Kosoves. Mareveshja do t'i ndihmonte te dyja palet: Serbia do te merrte driten jeshile per te filluar negociatat e hyrjes ne BE, dhe Kosova do te zgjidhte problemin e Veriut dhe autoritetit te shtetit kosovar ne syte e minoritetit serb ne Kosove. Fakti qe Beogradi do te nenshkruante nje mareveshje te tille, do t'i jepte mesazhin e duhur minoritetit serb ne Kosove se Kosova e pavarur nuk eshte "nje zgjidhje e perkoheshme" por nje zgjidhje afatgjate, dhe duhet te pranoni autoritetin e shtetit te pavarur te Kosoves te cilit i perkisni. Kjo eshte nje ndihme e jashtezakonshme qe Prishtina do te merrte nga Beogradi per te vendosur kontrollin e ligjit ne gjithe territorin e Kosoves.

    Shqiptaret harrojne edhe anen tjeter te medaljes: cdo mareveshje qe Beogradi do te nenshkruante, do te ishte nje njohje zyrtare e shtetit te pavarur te Kosoves si fqinjin e vete jugor. Dhe kjo nuk do te ishte nje mareveshje historike pasi pas nenshkrimit te saj, merr fund njehere e pergjithmone frika e ndarjes se Kosoves. Serbet heqin dore nga ndarja e Kosoves dhe pranojne qe te bashkepunojne me shtetin kosovar per te integruar minoritetin serb ne Kosove duke u dhene atyre nje mbrojtje te vecante ligjore brenda kuadrit te shtetit te pavarur te Kosoves. Me pak fjale, me nje mareveshje te tille, qeveria e Beogradit heq dore nga perpjekjet per ndarjen e Kosoves por e pranon integritetin territorial aktual te Kosoves.

    Mareveshja do te shkrinte akujt politike mes Prishtines e Beogradit, dhe kjo do te beje qe te filloje levizja e lire e njerezve, mallrave, kapitalit ne dy anet e kufirit. Deri me sot, akujt politike i kane mbajtur te ngrira gjithe kontaktet e tjera mes dy popujve fqinje.

    Albo

  20. #20
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Autonomia serbe hap kutinë e Pandorës?!

    Postuar në: Rajon | Me: 13/03/2013

    Asociacioni i komunave serbe në Kosovë për të cilin janë pajtuar që krijohet Prishtina dhe Beograd, mund të ngjallë kërkesën që edhe krerët e komunave shqiptare në Maqedoni të kërkojnë një gjë të tillë. Ideja për këtë lloj grupimi të komunave serbe në Kosovë, tashmë i ka nxitur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës që të kërkojnë të njëjtën.

    Analistët vendor thonë se nëse për katër komuna serbe në veri të Kosovës dhe ato të tjerat nëpër pjesë të tjera të Kosovës, mund të ketë Asociacion të komunave me kompetenca të mëdha, pse të mos ketë edhe për 14 komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni të cilat shtrihen në një territor të konsiderueshëm dhe kanë resurse dhe kapacitete të mëdha natyrore për zhvillim të qëndrueshëm.

    Duke filluar që nga Komuna e Likovës në veri të vendit e deri në komunën e Strugës në jug shqiptarët shtrihen në një territor kompakt, ndërsa komunat shqiptare kanë një lidhje në kontinuitet me përjashtim të disa komunave të vogla që janë me përzierje të ndryshme etnike por në të cilat megjithatë jeton një përqindje e konsiderueshme e popullatës shqiptare.

    Eksperti për çështje të pushtetit lokal Fadil Zendeli thotë se kompetencat e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë përbëjnë precedent në rajon për komunitetet që jetojnë në shtetet fqinje. Ai thotë se ingerencat që kërkon ky asociacion i komunave serbe në Kosovë nënkupton autonomi territoriale, sepse flitet për organ të posaçëm.

    “Katër komunave serbe në veri të Kosovës do t’u jepeshin kompetenca ekzekutive. Tanimë nuk bëhet fjalë për Asociacion të komunave por për organe të pushtetit të cilat do të krijonin kompetenca territoriale në ato komuna, të cilat e përbëjnë pjesën veriore të Kosovës, mbi lumin Ibër.

    Një politikë e tillë do të ishte e rrezikshme edhe për rajonin e Luginës së Preshevës si dhe për shumë rajone brenda Vojvodinës, Sanxhakut. Sigurisht, një politikë e tillë do të ndikojë edhe në vende siç jemi ne shqiptarët në Maqedoni.

    Nëse bëhet një paralelizëm atëherë shtrohet pyetja se pse kur munden 5 për qind serbë në gjithë territorin e Kosovës të kenë kompetenca ekzekutive këtë të mos e kenë edhe 25 për qind shqiptarë (sipas Entit Statistikor) në Maqedoni, të cilët shtrihen në një territor të madh në Maqedoni”, deklaroi për“Zhurnal plus”, eksperti i pushtetit lokal, Fadil Zendeli.

    “Edhe asociacioni i komunave shqiptare ose autonomia si njësi federale, do të ishte një status i cili parasheh pushtet ekzekutiv në kuadër të asaj njësie federale do të nënkuptonte pozicion më të avancuar për shqiptarët. Ajo që është me rëndësi këtu është se me bisedime dhe përmes ngritjes së iniciativave të tilla, pa dhunë, pa konflikt por në nivel të bisedimeve çdo herë ajo e drejtë nuk mund të mohohet, respektivisht çdo herë ka vend për t’u biseduar. Ndoshta për momentin në Maqedoni, Marrëveshja e Ohrit është një dokument të cilin faktori ndërkombëtar edhe më tutje e favorizon”, thotë politikani Ismet Ramadani./zhurnal/kombetare.al
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •