Drama e njė shqiptaro-greku, tregim i jetuar nga Athina

Postuar nė: Dossier | Me: 13/02/2013

Unė Veseli dhe Vasili

Nga Siri Sulejmani, shkrimtar

Tregim i jetuar nga Athina: Drama e njė shqiptaro-greku qė ka ndėrruar emrin pėr tė mbijetuar nė Greqi dhe tani kėrkon tė vijė nė Shqipėri pėr tė gėzuar emrin e vėrtetė

Pas shumė peripecish tė ankthshme nė Athinė, fillova punėn. Banoja nė Platine Vathi, nė njė hotel tė vjetėr, por me njė emėr tė bukur “ Orea Thesalia “ …. Po afroheshin Krishlindjet . Tė dielėn shkova nė lagjen Anoilisja, ku banonte njė kushėrira ime familjarisht. Aty nga ora dhjetė dolėm me kushėrirėn pėr tė psonisur nė “Laiqi”. Ishte ky njė pazar me mjaft interes pėr qetetarėt. Zhivllohej njė herė nė javė nė ēdo lagje. Bllokohej njė hapėsirė rrugėsh pėr qarkullimin e automjeteve dhe vėrshonin aty bashkė me mėngjesin tėrė llojet e mallrave me njė ēmim mė tė ulėt se mallrat e dyqaneve. Pasi mbushėm njė karrocė dore me ushqimet qė duheshin pėr tė gjithė javėn ,shkuam te njė banak i improvizuar mbi tė cilin ekspozoheshin gjithfarė lulesh tė freskėta. Kushėrira do blinte njė tufė lulesh pėr pronaren e shtėpisė ku ishte strehuar, e cila kishte ditėlindjen. Nė mes tė luleve qėndronte i gatshėm pėr tė shėrbyer njė burrė i shėndetshėm rreth tė gjashtėdhjetave. Ndėrsa bisedonim me kushėrirėn pėr zgjedhjen e luleve, shitėsi na foli shqip:

-Urdhėroni patriote, me se mund t’ju shėrbej?

-Shqiptar qenkeni? E pyeta disi i befasuar.

-Po , shqiptare jam, tė shkretėn ,ēish tė jem?, – u pėrgjigj nė dialektin ēam.

-Tuajat janė lulet?

-Tė miat.

-Bravo, sa mirė qenkeni rregulluar kaq shpejt?!. i thashė kureshtar.

-Jo errmi, nuk jam refugjat, jam vendas, domethėnė shqiptaro-grek.

-Po si e paske ruajtur gjuhėn kaq mirė?

-E kemi ruajtur ne tė moshuarit, ..tė rinjtė e flasin pėrzier.

- Si quheni?

- Vasil…

- Ē’ne Vasil? – kėmbėngula.

Ai qeshi dhe ma shpjegoi:

Kur ēamėt u larguan me dhunė pas luftės sė dytė botėrore, ne nuk mundėm tė largoheshim dot. Kėshtu erdhi puna. Grekėt na kėrkuan ose tė ndėrronim emrat dhe tė jetonim tė qetė, ose tė largoheshim nė Turqi: Pleqtė vendosėn tė qėndronim. Nuk kishim mundėsi tė merrnim udhėtime nėpėr botė. Kėshtu unė kalova nga “Vesel” nė “Vasil” . Tashti jam larguar nga vendlindja. Jetoj nja dyzet kilometėr larg Athinės. Kam shtėpinė time dhe njė serė, ku i prodhoj vetė lulet.Kam edhe njė kamjonēinė qė i sjell nėpėr tregje. Pa ēish tė bėnim errmi? Duhet jetuar e shkreta jetė , – tha si pėr t’u shfajėsuar. Ngaqė kisha takuar shumė refugjatė shqiptarė , tė cilėt, pėr t’u pranuar nė punė, e kishin ndėrruar emrin mysliman, por qė i mundonte ankthi i atij veprimi , e pyeta Vasilin : Mė thuaj tė vėrtetėn, nuk ndien ndonjėfarė frike kur kujton emrin tėnd tė vėrtetė qė tė kanė vėnė prindėrit?

-Mbase ke parė nėpėr disa zyra se si punonjėsit mbajnė tė varur nė grykė njė tabelė tė shndritshme, ku shkruhet emri i tyre? – mė pyeti. Unė e aprovova me kokė, kurse ai vazhdoi: Sa herė mė shkon mendja te emri i vėnė nga gjyshi, mė duket sikur nė qafė kam tė varur njė tabelė si ajo qė tė thashė, ku shkruhet : “Ky njeri ka ndėrruar emrin”!. Ee…….ēish tė bėsh, kėshtu na ra jeta dhe duhet ta jetojmė vėlla!

Sinqeriteti i tij mė dha kėnaqėsi tė veēantė. Nė tė gjitha fjalėt qė thoshte ishte i saktė . Urrejtjen e “afendikojve” grekė ndaj emrave myslimanė tė shqiptarėve, e kisha provuar vetė kur fillova pėr herė tė parė punė si shitės nė Agoria, nė qendėr tė Athinės, ndonėse rastėsisht kisha njė pėrparėsi, tė cilėn e dija pėrpara se tė shkoja nė Athinė : nga gjysma e parė e shekullit tė njėzetė nė Greqi kishin jetuar dy poetė me famė popullore: Sucos dhe Suris. Ishin bejtexhinj tė njohur, si Selim Hasani ynė, nga Brataj i Vlorės. Nė fabrikėn ku kisha nisur punė si saldator dhe tezgjaist, megjithqė brenda muajit kisha krijuar miqėsi me bashkėpunėtorėt e mi, kur u tregova edhe mbiemrin “Sulejmani”, mė rrethoi njė mjergull e ftohtė, sikur nė mes tyre tė ishte futur bash Sulltan Sulejmani. Kėshtu mbiemrin qė shkonte nė ”ekstrem” nuk ma pėrmendnin fare , ndėrsa emrin ma rregulluan me atė tė Suriut poet, me tė cilin ishte emėrtuar edhe njė rrugė nė periferi tė Athinės.. Gjatė njė jete tepėr tė lėvizshme nepėr kantjeret e atdheut, mė kishte rėnė rasti tė punoja me ēekėt, rusėt, polakėt, por tek askush nuk kam gjetur bezdinė, apo tė keqen e emrit, ndryshe te tė tjerėt, siē ndodhte me grekėt! Nuk e kuptoj ēfarė e mundon kėtė popull tė lashtė!! Duke i njohur nga afėr , pėrreth njė viti e gjysmė, nuk kisha vėnė re ndonjė epėrsi, pėrkundrazi, nė masėn e gjerė ndihej lehtė mediokriteti nė kulturėn e pėrgjithshme…Bashkėpunėtorėt e mi ēuditeshin se si unė “allvanosi” njihja Kazanzaqin, Ricosin, historinė e njerėzve tė mėdhenj tė antikitetit, apo edhe tragjedinė e Niko Bellojanit…



Nė kohėn kur po ndaheshim me Vasilin, ai mė pėrqafoi dhe mė tha:

Mė beso vėlla, jam nė hall. Tashti qė Shqipėria ka ecur pėrpara dhe ėshtė bėrė mirė, ndėrsa Greqia po ikėn poshtė e mė poshtė, nuk do ishte keq tė vija atje pėr punė, tė bėja dy sera me lule … Mund tė ndodhė qė unė Vasili , tė kėrkoj atje emrin tim Vesel. Kush ja din kėsaj bote se sa ndryshon, ore vėlla! Dhe ia dha tė qeshurit me gjithė zemėr.Vetėtimthi pashė njė lot t’i shkiste vjedhurazi deri poshtė, gjersa u ndal te mjekra…dhe u duk se ngriu.

Kombetare.al