Progonati, vendi i Bilbilenjve tė shquar

Pergatiti: Albert ZHOLI

Progonati ėshtė njė fshat me emėr magjik qė perceptohet trimėrimshėm nė memorien e ēdo shqiptari pėr mbresat e tė kaluarės dhe pėr emrin e mirė tė bijve tė kėsaj krahine. Progonati pėr qytetin e Tepelenės, pėr atė rrethinė labėrie tė mbushur me traditė dhe kulturė, pėrbėn njė kryeqytet tė mendimit, trimėrisė, bujarisė dhe intelektualėve tė njohur, qė sot janė shpėrndarė nė tė gjithė Shqipėrinė, dhe me valixhen e traditės sė vendlindjes themi krenarisht se kanė pushtuar botėn. Progonati shtrihet nė njė rrafshnaltė 900m mbi nivelin e detit. Ėshtė rrethuar nga njė kurorė malesh si valltarėt nė dasėm dhe rrihet vazhdimisht nga erėrat e perėndimit. Karakteristikė ndryshe nga shumė fshatra tė Labėrisė, shtėpitė janė pranė njėra tjetrės tė rrethuara nga pemė (arrė e gėshtenja e qershi-kryesisht). Nė dimėr bie dėborė qė u rrin kurorave tė maleve si qeleshe, ndėrsa vera vjen e freskėt. Klima dhe uji i ftohtė tė shėndetshėm kanė qenė dhe mveten dy pasuri tė pandrysheushme dhe tė pazvėndėsueshme pėr vendasit.Sipas shumė historianėve Progonati ėshtė vendbanim shumė i hershėm me toponime interesante para kristiane e kristiane tė hershme. Fshati interesant ėshtė rritur deri 350-400 shtėpi, e pastaj si pėr ēudi, pėr shkak tė migrimit dhe emigrimit, sfumohet nė 70-199 shtėpi. Migrimet mė masive qė mbahen mend kanė qėnė nė Himarė, Progėr-Korēė, Lazarat, Mallakastėr, etj.

Nė Progonat te Rrapi(!)
Labėria progresin dhe historinė e ka lidhur me rrapin nė sheshin e fshatit. Kanė qenė kėto pemė shekullore qė kanė qenė mikpritėsit e parė tė tė huajve, ku janė zhvilluar ngjarjet nga mė historiket, takimet, betimet, luftrat, vrasjet. Nė rrapin nė Mashkullorė Ēeēua bėri histori, nė rrapin e Janinės u varėn Bilbilenjtė 13-tė. Nė rrapet e Vlorės Selami nisi luftrat e pashoqe. Edhe nė Progonat ka njė rrap madhėshtor, me ato krahėt qė shtrihen nė ajėr sikur pėrqafojnė mysafirėt dhe mbrojnė fshatin nga rrufetė e armiqtė. Rrapi dhe Progonati janė njė trup. Ata duket se kanė lindur nė njė ditė. Ata duket se janė njė duet magjik qė janė binjakėzuar pėrjetėsisht qė nuk mund ta kuptojnė jetėn pa njėri tjetrin si vėllezėrit siamezė.

“Bilbilenjtė 13, vanė nė litare vetė”…
E kush mė shumė se progonatas tė rritur nė ato male mund ta ngrinte vdekjen me atė akt nė pavdekės?! Kush mund tė dredhė i qetė cigare para vdekjes?! Kush mund tė qeshė me vdekjen si nė dasmė?! . Vetėm Bilbil Shakua me shokė. Janina e ruan nga gojėdhėnat si tė gjallė kėtė moment. Te rrapi i Janinės ata shkuan nė litarė nė atė mėnyrė qė nuk ka moment kur flitet pėr trimėrinė anekėnd Shqipėrisė, Greqisė apo Turqisė tė mos pėrmendet ky fakt unik qė ėshtė pėrjetėsuar nė vargjet nga mė brilantet tė poetit popull. Nė Janinė thonė se nė atė rrap ēdo vit nė ditėn e varjes bien rrufe, Kjo nuk ėshtė gojėdhėnė shqiptare por greke. Bien rrufe nė kujtim tė trimave qė jetėn e tyre ja falėn pėrparimit, lirisė, sepse si rrufe ishte lufta e tyre, shkrepėtimė, qė kėrkonte ndriēim nė atė errėsirė osmane.

Bilbilenjtė nė kėngė…
Ata ishin vėrtet trembėdhjete, ashtu si thotė kėnga. Nė fakt ata kryenin aksione tė ndryshme e sipas rastit ēeta mund tė arrinte edhe mė shumė, nga tridhjetė nė pesėdhjetė veta. Quheshin bilbilenj nga emrat e komandantėve, Bilbil Shakua e Bilbil Resuli. Ishin kryesisht tė rinj tė fshatrave Nivice, Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush e nga zona tė tjera tė Labėrisė. Bilbil Shakua ishte rritur jetim, djalė i vetėm. Kishte marrė pjesė nė luftrat e Kurveleshit nėn udhėheqjen e Tafil Buzit e tė Zenel Gjolekės. Ishte i kėrkuar nga turqit si hajdut e kryengritės. Kjo e detyronte tė fshihej maleve nėpėr stanet e ēobenjve sa nė Kurvelesh, Mal tė Gjerė e Ēajup. Odrije gryk’e Ēajupit/ jatak i Birbil hajdutit. Nė pėrgjithėsi u zinin pritė karvanėve tė turqve me sulme tė befasishme duke rrėmbyer mallin. Nė vėmendje tė tyre ishin dhe agallarėt e bejlerėt, e pėr ketė ishin kthyer nė tė kėrkuar tė veēantė. Disa herė turqit kishin kėrkuar t’a zinin Bilbilin gjallė a vdekur, por ky kishte mundur tė ēante rrethimin e tė merrte arratinė. E kishin rrethuar edhe nė shtėpinė e tij. Nė njė nga kenget mė tė bukura shikojme nėnėn qė e lajmėron e kaēakun qė i pėrgjigjet moskokėēarės: Lėri nėnė mos i nga/ se do shkoj nėpėr ta/ do t’i pres si lakėra Kurse nė njė rrethim tjetėr i bėnin thirrje qė tė dorėzohej por Bilbili pėrgjigjej mospėrfilles duke luftuar e duke ēarė rrethimin. O Bilbil kur t’a rrethosnė/ hidhi armet se t’u sosnė./ Se hedh Bilbili maxharė/ e kam fituar me pallė/ nė Voshtinė kur vura zjarrė. Duke luftuar kundėr taksambledhėsve, postave turke e karvanėve i detyronin turqit t’i rrinin larg Kurveleshit. Sanxhakbeu i Janinės ushtronte presion mbi ushtrinė turke qė tė eliminoheshin kėto ēeta kaēakesh qė ishin pėrhapur nė gjithė Jugun. Kjo luftė epike kishte brenda edhe tradhėtinė qė u bėhej kėtyre kaēakėve, gje qė do tė sillte edhe eliminimin e tyre nė fund tė viteve ’60 tė shekullit tė XIX. Por sot mund tė themi qė me shtypjen e levizjes sė kaēakeve do tė fillonte periudha e Rilindjes Kombėtare. Kur ata luftonin Naimi ishte akoma femije e Naum Veqilharxhi kishte vdekur, ndėrsa Thimi Mitko po fillonte mbledhjen e folklorit. Ishte pra njė periudhė fermentimi nė Shqipėri. Nėse jeta e Bilbilenjve ishte legjendare, vdekja kap maja tė pabesueshme. Ishin arrestuar nė njė dimer tė eger me borė, duke u dorėzuar nė kembim tė furnizimit tė familjeve tė tyre me buke. Shkurti ua prishi takeme/ u kish hedhur borė tė rėndė. Uria arrin atė qė nuk arrijnė armėt. Nė Janinė i ēojnė tė lidhur e dėnohen me vdekje. Nė momentin e vdekjes i kėrkojnė Bilbilit dėshirėn e fundit. Bilbili donte tė dridhte njė cigar pėr ta vėnė nė buzė. Ngrehu Bilbil hidh litarė,/ Dale bej tė dredh cigarė…Gjatė varjes ngaqė mungon oksigjeni, tė varurit pėrpiqen tė hapin gojėn e tė nxjerrin gjuhėn jashtė duke u shpėrfytyruar. Nėse shtrėngon diēka nė dhėmbė gjuha nuk del jashtė, dhe ėshtė kjo arsyeja pėr tė cilėn Bilbili kėrkon cigare. Se s’jam ēanaku me dhallė ,/Po jam Bilbili me pallė. Ndėrsa ushtarėt i shtynin drejt litarit nė forme sfide Bilbili u thotė qė mund tė shkoje vetė pa u shtyrė sikurse njė ēanak me dhalle. Kėnga e plotė tregon kėshtu: Tre- trembedhjetė Bilbilenjtė/ vanė Bilbilenjtė vane/ njė-njė nga njė tė trembedhjetė
va-vanė nė litarė vetė / Ngre-ngrehu Bilbil hidh litarė/ Da-dale bej tė dredh cigarė/ se-se s’jam ēanaku me dhalle/ po-po jam Bilbili me palle.

Ismail Lesko Progonati
Rilindėsi i shquar Ismail Lesko Progonati, me veprėn e tij tė zjarrtė patriotike nė shėrbim tė kombit, ka hyrė nė kėngė dhe tė zgjedhurit qė hyjnė nė panteonin e kėngės sė popullit, brezat ua pėrcjellin historinė nė testamentin e pavdekėsisė. "Ismail Lesko Progonati,/ē'i pret palla e shkel ati", i kėndon populli me krenari dhe e qan po me aq dhimbje rėnien e tij: "Janina te rrapi i falė/e zeza Janinė/flaka moj Janinė/vjen muzika duke qarė/bien njė zabit tė vrarė/Ismail Lesko Progonanė/E zeza Janinė/Flaka moj Janinė/Dhe tė ėmės kur i thanė/Lidhi duart dhe vu vajnė/mos ma thoni kėtė fjalė/se Ismailė e kam tė gjallė"... Te rrapi i falė i Janinės, atje ku gjyshėrit e Ismail Leskos, Birbilenjtė e famshėm kishin shkruar historinė, atje e filloi dhe e mbaroi veprimtarinė e tij patriotike dhe pinjolli i tyre i denjė, Ismail Lesko Progonati. Ai lindi dhe u rrit nė truallin epik tė Kurveleshit, ēatia e Labėrisė qė nė kohėra e ka gdhendur profilin e tij epik nė duele tė mėdha me hordhi pushtonjėse, qė nga pre-historia e gjer nė kohėt moderne, me figura tė shquara tė penės e tė pushkės, tė mendjes e tė zemrės, tė tillė si Belul Toto e Ēelo Picari, me Gjon Lekėn, Hodo Aliun e Ēobo Golemin, me Ismet Toton e Bilal Golemin etj., qė s’janė vetėm tė Kurveleshit e tė Labėrisė, por frymė e shpirtit tė tė gjithė kombit.

100 vjet shkolla shqipe nė Progonat
Nė ceremoninė e 100-vjetorit tė hapjes sė shkollės sė parė shqipe nė Progonat tė Kurveleshit tė Sipėrm (2010), historianėt dhe oratorėt sollėn fakte tė pa publikuara mė parė pėr historinė e mėsimit tė shqipes nė kėtė krahinė. Sipas historianėve, qė nė vitin1790, misionarė arbėreshė tė ardhur nga Italia e Jugut fshehtas autoriteteve pushtuese osmane u mėsonin banorėve tė Kurveleshit dhe Himarės gjuhėn shqipe, duke pėrdorur si libėr bazė "Doktrina e Krishterė" e Budit. "Mirėpo, pavarėsisht se nga kjo nismė cėnoheshin interesat e pushtuesve osmanė, ajo qė reagoi pranė autoriteteve qėndrore osmane ishte Patriarkana e Stambollit, qė kėrkoi masa ndėshkimore dhe qė pas persekutimeve dhe ndėshkimeve tė rrepta tė administratės pushtuese turke u ndėrpre mėsimi i shqipes nga misionarėt arbėresh", thekson ish-nxėnėsi i kėsaj shkolle, Martin Cukalla. Nismėtare e kėsaj veprimtarie ishte Shkolla e Mesme e Progonatit. Sipas dokumenatve Kėto mėsime tė para tė shqipes janė zhvilluar nga misionarėt arbėresh nė mjediset e kishave tė Progonatit dhe Himarės, ndėrsa shkolla e parė shqipe nė Progonat ėshtė ēelur 100 vjet mė parė nė mjediset e xhamisė sė kėtij fshati. Gjithmonė sipas historisė sė paraqitur gjatė kėsaj ceremonie, patriotėt dhe mėsuesit e parė progonatas qė kontribuuan nė hapjen e kėsaj shkolle ishin Shaqo Buxo, Arif Toto, Hajredin Qėndro, Cane Xhufi dhe Sheh Abazi. Abetaret e para u shtypėn nė Janinė dhe atdhetarė si Ismail Lesko Progonati i sponsorizuan dhe i dėrguan disa ditė para celjes sė shkollės nė Progonat. Shkolla e parė nuk mund tė hapej nėse nuk do tė ishte themeluar paralelisht me tė klubi patriotik "Arbėria", qė shumė shpejt u kthye nė njė "engjėll" mbrojtės pėr shkollėn e parė ku mėsuan fėmijė tė ardhur edhe nga Lekdushi, Gusmari, Rexhini dhe Nivica.Vėmendjen e tė pranishmėve e tėrhoqėn deklarimet e bėra nga politikani dhe historiani Pėllumb Xhufi me prejardhje nga kjo trevė. Sipas Xhufit, Progonati ėshtė fshati i Progonit dhe emri Progon ėshtė autentik mesjetar shqiptar qė shfaqet qė nė shekullin XI. Progon quhet nė vitin 1190 princi i shtetit tė Arbėrit, i tė parit formacion shtetėror mesjetar shqiptar qė shtrihej nė krahinat midis Mati dhe Shkumbinit dhe qė kishte si kryeqendėr Krujėn.Fise me prejardhje nga Progonati gjen sot jo vetėm nė Himarė e Vuno, si Milot, Bollanot, Kasnecėt dhe Dhimajt, por edhe nė Frashtan e Lazarat, tė cilat janė zhvendosur nė kohė tė ndryshme prej tij, theksoi Pėllumb Xhufi. Sipas kronikave tė historianit osman Evlija Ēelebiu, nė vitin 1630, Progonati kishte rreth 160 shtėpi dhe ishte qendra e njė krahine tė tėrė qė pėrfshinte 80 fshatra tė krahinės sė Kurveleshit, Himarės, Kardhiqit, Rrėzomės dhe Borshit. "Me gjithė reaksionin e madh xhonturk dhe synimet aneksioniste tė fqinjėve tė Shqipėrisė, shkolla shqipe e Progonatit nuk e ka ndėrprerė pėr asnjė ēast veprimtarinė e saj mėsimore pėr 100 vjet me radhė, duke u kthyer nė njė vatėr tė dijes dhe diturisė sė banorėve tė kėsaj zone", nėnvizoi nė pėrshėndetjen e tij ish-mėsuesi i saj Daut Gumeni.Nė kuadėr tė kėtij pėrvjetori u pėrurua edhe njė memorial kushtuar patriotėve qė ēelėn klubin "Arbėria" dhe shkollėn e parė shqipe nė Progonat.

Bilbilat e “Bilbilenjve”
Grupi i Bilbilenjtė e Progonatit ėshtė njė grup polifonik, i cili pason traditėn e grupeve tė tjera mė tė vjetėr tė zonės sė Labėrisė. Nėn drejtimin e Vasil Zhupės, grupi ”Bilbilenjte e Progonatit ka marrė pjesė nė disa veprimtari foklorike kombėrare dhe ndėrkombėtare nė festivale tė ndryshme nė Shqiperi e nė Kosovė. Per disa vite rresht grupi Bilbilenjte e Progonatit ka marrė pjesė nė Takimet Muzikore tė Dy Botėve nė Kalanė e Gjirokastrės, tė organizuara nga shoqata Argjiro. Bilbilenjte e Progonatit kanė marrė pjesė nė Festivalin Kombėtar Folklorik tė Gjirokastrės nė vitin 2009, nė Festivalin Nderkombetar tė Teatrove nė Prishtinė nė vitin 2009, ku ata hapen siparin e kėtij festivali, etj. Ky grup polifonik ku tradita percillet brez pas brezi solli nė skenė nje atmosfere tė veēante me njė varg kengėsh trimėrie, patriotike, erotike dhe historike.

Bilbilenjtė tė 13-tė, por edhe tė tjerė…
Askush mė shumė se ky fshat ka nxjerrė nga gjiri i vetė shkrimtarė, poetė, shkencėtarė, ushtarakė, gazetarė, studiues, bisnesmenė, mėsues, me tituj nga mė tė ndryshmit. Ata janė shumė dhe do tė duhet njė faqe gazete pėr t’i shkruar, por mund tė them se pėr nga numri, ata mund tė krahasohen me intelektualėt e tre qyteteve mė tė mėdha tė Shqipėrisė. Dhe kjo sepse ajri dhe dashuria e madhe pėr dijen kanė krijuar breza tė tėrė njerėzish pėrfaqėsuesish tė kėtij fshati. Pėrpos intelektualėve sa mė lart nė periudha tė ndryshme historike mund tė pėrmendim Enver Gugėn, Hito Ēakon, Pėllumb Xhufin, Halil Qendron, Ibrahim Ganin, Agim Shehun, Martin Cukallėn, Izet Ēullin, etj…

Ēudi pėr t’u ēuditur: Progonatasi Bollano dhe Bollanosi grek!...
Edhe pse vetė kam shkuar dy herė nė Progonat, dhe pse babai im ka njė shekull larguar nga Progonati i rrallė i bilbilenjve (nė moshėn 5 vjeē), kurrsesi nuk mund ta mohoj origjinėn time. Pėrkundrazi e pėrcjell atė me krenari dhe emocion. Askush nuk tė vlerėson kur mohon atdheun apo origjinėn, ndėrsa tė huajt pėr motive tė ndryshme tė shfrytėzojnė momentalisht. Nė periudhėn e luftės nė Kosovė, kur isha gazetar nė Greqi, njė gazetar grek i Radio “Sky” mė thotė: Ju jeni nga Tepelena e Pashait, pra jeni Vorio-epiriot! Dhe unė me qetėsi i thashė: Nuk kam dėgjuar ndonjė grek tė ketė emrin Ali. Si qenka atėherė vendlindja e Aliut greke?! Unė jam shqiptar 24 karat, pa sheqer fare. Duke lexuar historinė e Progonatit, nė rrėnojat e fshatit tė vogėl ndodhen dhe rrėnojat e gjyshėrve tė Pirro Dhimės si dhe tė Bollanove (ish-kryetar i bashkisė Himarė). Pra Bollano, Pirro dhe unė jemi nga njė fshat, veēe fisi i tyre ka ikur prej 90 vitesh mė parė se babai im nga Progonati me vulė. Bollano nė Himarė mėsoi greqisht, gjyshėrit e Pirros po ashtu, ndėrsa babai im nuk shkoi nė Himarė, por nė Tiranė, dhe mė pas nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Dhe njė pjesė e madhe himarjotėsh kanė qenė tė tillė. Bollano deklaron se himarjotėt janė grekė. Pirro deklaron se ėshtė grek i lindur, ndėrsa i bėn thirrje dhe Ninit, futbollistit shqiptar pėr pasaportė greke. Tashmė e gjitha kjo histori ėshtė ildisur sipas veshjes sė njė pjesėze ultranacionaliste tė politikės greke. Dhe Bollano-Dhima nuk janė gjė tjetėr vetėm gjilpėra qė pėrdoren pėr tė qepur politikėn e tyre dhe po harrojnė Progonatin e bukur qė koha e ka ngritur nė piedestal.