Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Egjipti njeh Republikën e Kosovës

    Prishtinë, 17 shkurt - Egjipti njeh Republikën e Kosovës. Ndihmës-presidentja e Republikës së Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy e cila ka arritur sot për një vizitë në vendin tonë konfirmoi vendimin e shtetit të saj si dhe të presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi për njohjen e Republikës së Kosovës, transmeton RTK.

    Lajmi u dha në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Thaçi, me ç’rast kreu i Qeverisë vlerësoi hapjen e një kapitull të ri të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Egjiptit. Njohja nga Egjipti arrin në ditën kur Kosova shënon 5 vjetorin e shtetësisë, duke ngritur në 99 numrin e shteteve që kanë njohur Kosovën.

    “Jam shume e lumtur që jam në Kosovë për herën e dytë. Kosova përfaqëson një simbol të lirisë duke qenë vendi më i ri demokratik në botë. Që nga revolucioni kemi pas shumë vizita të ndërsjella me Kosovën, së fundi nga Thaçi në konferencën e vendeve islamike me qëllim përforcimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen. Egjipti e mbështet Kosovën. Jam e nderuar të shpalli njoftimin se Egjipti po e njeh Kosovën. Kjo njohje do të na ndihmojë në bashkëpunimin tonë në shumë fusha sepse kemi një të kaluar të përbashkët si në aspektin kulturor dhe historik”, deklaroi Sharkway në konferencë për media, transmeton Almakos.

    “Shteti i Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër dhe integriteti territorial është i njohur ndërkombëtarësh, kurse tash do të lëvizim shpejt drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, kështu është shprehur kryeministri Thaçi në një konferencë për media, ku tha se njohja nga Egjipti është në rrugë e sipër dhe nga sot po hapet një kapitull i ri i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Egjiptit.

    Egjipti është shteti i 99-të që njehë Republikën e Kosovës.
    http://www.koha.net/?page=1,13,135346

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Egjipti njeh Republikën e Kosovës

    Tash jemi ne pritje kush do jete shteti i 100 qe do te njoh Kosoven

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Egjipti njeh Republikën e Kosovës

    Njohja e pavaresise se Kosoves nga Egjipti eshte mbase arritja me e madhe e diplomacise kosovare kete vit. Gjithe njohjet e tjera jane te parendesishme, por jo Egjipti. Egjipti eshte vendi me i madh ne Lindjen e Mesme me ndikimin me te madh ne gjithe boten islamike e arabe. Gjithe vendet islamike qe deri me sot kane refuzuar te njohin pavaresine e Kosoves, ne ditet ne vazhdim do te ndjekin shembullin e Egjiptit.

    Njohja e pavaresise se Kosoves nga Egjipti, eshte nje tjeter shuplake per diplomacine turke nga egjiptianet. Pasi presidenti Morsi arriti te negocioje armepushimin mes Izraelit e Palestines, duke e nxjerre jashte loje Erdoganin qe ka nje vit qe mundohet ta shesi veten si "flamurtari i ceshtjes palestineze", diplomacia egjiptiane deperton edhe ne zemer te Ballkanit, ne sferen e influences turke, Kosoven.

    Mesazhi per Erdoganin eshte i qarte: nese ti i fut hundet ne punet e lagjes sone, ne do ti fusim hundet ne punet e lagjes tende!

    Albo

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Saimo79
    Anëtarësuar
    19-06-2012
    Postime
    36

    Për: Egjipti njeh Republikën e Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Urojm qe inatin e Egjiptit per te fut hundet ne lagjen e Turkut ta zere dhe Greqine e Qipron. Mbase e njohin dhe kta pavarsine e Kosoves nga inati i Turkut e ti dergojn nje mesazh akoma me te forte se egjipti

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Egjipti njeh Republikën e Kosovës

    Ky eshte nje sukses i madhe qe kaher eshte dashur te realizohet,pra pika,pika mbushet ne fund PUSI.

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Egjipti njeh Republikën e Kosovës

    akoma seshte konfirmuar more
    vari leshte

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Egjipti njeh Republikën e Kosovës

    Une e di qe eshte ne rruge e siper... Po si dihet nqs kalon barrikadat e opozites e arrin ne Ajriport, se kur te arrin ne ajriport e t'hyp ne ballane Nota virbale qatehere na ka njoft pernjemend !

    E ky mursija sa i kercenohet Taipit le te kqyr oborrin e vet qe ju ka ba lluge e le ta len Gazan n'vend t'vetin.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005

    Për: Egjipti njeh Republikën e Kosovës

    jo jo ende nuk e ka njoft,ka qen nje delegacion nga Egjipti dhe bisedoi me Thaqin..kshu shok e shoqe( se ishte femere ajo delegatja)....jo dicka me shum

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •