Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Bravo,Majko.

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Bravo,Majko.

    Nuk e besoja se do ta thoja ndonjehere kete.
    Por duhet dhene krediti aty ku takon.
    Dje lexoj se Majko ne nje nga komentet e tij,lidhur me viziten e "famshme" te Metes ,ne Beograd,kish thene:

    Kur une te nisem ne Beograd do konsultohem me kryeministrin e kosoves !
    Bravo ! Ashtu duhej.

    Nuk me interesojne aspak ironite e inatet e Majkos e Metes,si eshte thene e pse u tha kjo.Eshte nje realitet i hidhur e naiv qe asnje nga politikanet shqiptare nuk e ka thene me pare nje gje te tille.

    Eshte nje teme ku diskutuam ,per "meriten" qe ka vizita e Metes ne Beograd.E aty brari pruri nje shkrim ,ku ilustrohet qarte jo vecse Meta eshte i papjekur,por eshte dhe i rrezikshem ne naivitetin e tij.Shihet sesi ai ne fillim viziton Beogradin,e pastaj vendet me shqiptare ne Serbi.E natyrisht te lind pyetja,pse Meta shkoi ne Beograd,mori porosite e Xhincicit per tua thene shqiptareve.Gjera qe serbet i kane vendosur tashme.

    Nuk do ish me e arsyeshme,qe vizita "private" te fillonte ne Presheve?! E me pas ai te bisedonte me serbet per problemet qe pa vete me sy.

    Nejse tani jemi tek Majko,e mua me ka pelqyer pa mase ajo qe ka thene.

    Te gjithe lideret shqiptare duhet te pohojne se,vizitat e tyre ne Beograd jane,te kondicionuara nga Kosova e kosovaret.

    Nga lindi papritur nje dashuri e PS-istave shqiptare per Beogradin.Pse akoma pa u mbyllur plaget e kosovareve ,Beogradi eshte bere destinacion i preferuar i tyre ?

    Pse ,kur asnje serb ,lider a individ,nuk ka pranuar publikisht-qe jane fajtore e te kerkojne falje,ne rendim per tu puthur me ta.

    Nese lideret e PS DUAN TE TALLEN ME Kosoven,ka menyra me pak brutale se kjo.

    Kush eshte ai shqiptar,i cili paguhet nga shqipetaret taksapagues,i cili mund te thote qe,serbet jane te falur?!

    A e kuptojne Meta,Nano e soji e sorollopi i tyre qe vete prezenca e liderve hqiptare ne Serbi,prezymohet si falje qe shqiptaret i kane bere serbeve.
    Vertet te moderuar por,asnje nuk i ka orientuar shqiptaret qe medeomos,te "ngjiten" me serb.

    Pasojat te nje naiviteti te tille,do duken shume me vone.
    Do jene serbet ata te cilet do thone me pas ,qe kemi biseduar me politikane shqiptare,e ata jane dakort qe Kosova te mbetet me ne.

    Politika boterore,leviz me ore.Kush na garanton ne qe dikur Amerika e te tjere te "lodhur" A per nje favor ruso-sllav,ta leje ceshtjen kosovare si "gjysme" ne dore te tyre.

    Si mund te jemi ne aq naive sa te besojme qe gjerat jane te perjetshme? Duhet shfrytezuar nje miresi qe bota na beri e perfituar nga rasti,per te bere nje Kosove aktive e te fuqishme.

    Majko nuk duhet te mjaftohet vec me fale,te cilat mire i tha kete rradhe, por te krijoje nje grup te vecante per Kosoven.Shqiperia vertet eshte e varfer,por ka potencial njerezor ti afroje asaj.

    Lexojme perdite ne shtyp,qe njerez te zgjuar e intelektuale jane pa pune,pse keto nuk nisen per nje periudhe kohe ne Kosove,per te dhene pervoje administrative-e teknike,e gjithe shqiptaret te perfitojne nga kontaktet mes njeri-tjetrit.

    Politika e paqene e shtetit shqiptar ndaj Kosoves ,eshte indiferent ne ekstrem.Bota vertete ka thene mos i fryni zjarrit,por nuk tha harrojeni Kosoven,aq me teper shkoni e "puthuni" me serbe.

    Te gjithe politikanet,nuk bejne keq ta "huazojne" kete shprehje te Majkos :

    PARA SE UNE TE NISEM NE BEOGRAD,DO BISEDOJ ME KOSOVARET ?!

    Eshte nje Majko qe media e politikane ,me te "zgjuar" shqiptare po e vene ne loje perdite,e ne ne forum e kemi bere corap per budalliqet qe ben.
    Kjo s`do me then qe une u bera fans-e e tij brenda nje nate, E se Majko nuk po ben gafa me - por ama ate qe ka thene Duhet te shkruhet ne gur.

    Persot e mot,politika e shqiptareve kudo qe jane,ndaj Sllaveve, duhet referuar nga Kosova , NE FILLIM.

    BRAVO-MAJKO .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Amerika e konsideron te mbaruar per momentin problemin e Kosoves

    Ajo i arriti qellimet e veta te cilat perkohesisht interferuan me ceshtjen kosovare

    Tani e kane kosovaret ne dore qe ti marrin Amerikes dhe UN pjesen qe u takon, te tregojne qe ata e meritojne te veteqeverisen dhe madje te integrohen si nje shtet i vetem ne Europe bashke me Shqiperine dhe Pjeset e tjera ku jetojne shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi, si nje faktor qe do te eleminonte perfundimisht grindjet ballkanike te cilat edhe bota e ka kuptuar qe ne fakt nuk kane ardhur me teper nga perpjekjet e shqiptareve per te patur unitetin e tyre si cdo komb tjeter por nga lakmia dhe politikat e fqinjeve.
    Po te arrijne kosovaret ta realizojne me tej detyren e tyre do kene vendin qe u takon ne krye te sofres shqiptare

    Prova e ekzistences kaloi, tani eshte prova e rezistences dhe mandej ajo e kavalleshences

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Ne shqiptaret jemi popull naiv dhe shume i painformuar.

    N.q.se. gabimet e metes dhe nanos do t'i kishte bere ndonje politikan ne vende te tjera ata do te ishin eleminuar ne menyre te menjehershme jo vetem politikisht, por edhe fizikisht.

    Meta dhe Nano e kane treguar edhe me pare se jane sharlatane politike qe per intersat e tyre te ngushta shesin jo vetem Shqiperine por gjithshka qe te mundin.

    Per te ardhur keq eshte se reagimi ne Shqiperi eshte patetik dhe qesharak.

    vlora

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Vlora, perpara se te reagosh, duhet qe te kuptosh, dhe qe te kuptosh duhet te kesh mesuar dy gjera me shume mbi ate qe kerkon te besh. Fatkeqesisht, shqiptaret e njohin shume pak sistemin e nje shoqerie demokratike, dhe niveli i tyre kulturor demokratik le shume per te deshiruar. Kjo con pikerisht ne paradokse te tilla, ku injoranca uzurpon kryet e institucioneve shqiptare.

    Injoranca mbizoteron ne Shqiperi, pasi intelektualet dhe njerezit e zgjuar kane zgjedhur te heshtin.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •