Rinia Orthodhokse

nė 20-vjetorin e Ringritjes sė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė

(1992-2012)


† Asti, Episkopi i Bylisit

20-vjetori i Ringritjes sė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, qė festojmė kėtė vit, pėrbėn njėkohėsisht edhe pėrvjetorin e rilindjes sė Rinisė Orthodhokse. Kryepiskopi Anastas, rindėrtuesi dhe riorganizuesi i kėsaj Kishe tė shumėvuajtur, tregoi vėmendje dhe kujdes tė veēantė qė rinia tė mos ishte vetėm e ardhmja, por edhe tashmja e saj. Ai e orientoi, e drejtoi dhe e mbėshteti shpirtėrisht e financiarisht, tė gjithė jetėn, veprimtarinė dhe organizimin e rinisė drejt qėllimit tė bashkimit dhe pjesėmarrjes nė Trupin e Krishtit, duke e mbėshtetur nė kėto katėr parime: rritja nė Krishtin, miqėsia, dėshmia dhe shėrbimi. Tė rinjtė morėn pėrsipėr tė jetonin, tė predikonin e tė shėrbenin si “Bijtė e Dritės” (Efes.5:8), ashtu siē morėn edhe emrin.

Rinia Orthodhokse pėrjetoi dhe pėrjeton gėzimin e besimit tė krishterė si besim personal, tė lirė e tė vullnetshėm, por edhe si vazhdim ose rikthim nė besimin e paraardhėsve. Besim qė e rilindi nė Krishtin, qė i jep kuptim dhe dashuri jetės, besim qė bėn ndryshime nė jetėn personale, por edhe nė atė komunitare e sociale. Besim qė ofron jetė dhe vizion tė pėrjetshėm.

Rinia Orthodhokse, kjo forcė e madhe e Kishės sonė, pėrjetoi fuqishėm kėtė jetė tė re me Zotin, duke kontribuuar me dinamizmin e vet nė ringritjen nga gėrmadhat e shkatėrrimit dhe persekutimit shumėvjeēar ateist-komunist dhe duke organizuar nė vazhdim jetėn e saj nė tė gjithė vendin me kuadrot e dalė prej gjirit tė saj.

Nė gjithė kėtė pėrjetim, gjithsecili ndien dhe kupton se tė kėrkosh qė nė rininė tėnde Zotin dhe tė jetosh me Tė, ėshtė njė bekim i madh nga vetė Ai, gjė e cila solli ringritjen dhe rithemelimin e jetės sė rinisė orthodhokse.

Le tė kujtojmė...


Duhet tė kujtojmė se nuk jemi shumė larg nga pėrmbysja e sistemit totalitar ateist-komunist, i cili pėr 45 vjet indoktrinoi nė thellėsi breza tė tėrė, individė dhe familje, me parimet e mosekzistencės sė Perėndisė e tė mosbesimit tė parimeve hyjnore, si edhe reklamimin e mėnyrės sė jetesės ateiste-komuniste. Paralelisht mbylli e shkatėrroi institucionet fetare dhe ndėrtesat e tyre (kishat dhe xhamitė), pėrqeshi dhe poshtėroi figurėn e klerikėve e tė besimtarėve, po kėshtu ndaloi ushtrimin e veprimtarisė adhuruese e predikuese tė tyre, dhe nė vazhdim izoloi, persekutoi, shkatėrroi e vrau ata qė guxonin tė shfaqnin e tė predikonin besimin e tyre fetar. Shoqėria, familja dhe rinia e viteve tė para tė lirisė e demokracisė (1992 e nė vazhdim), ishte brumosur, arsimuar dhe edukuar me kėtė mendėsi, gjurmėt e sė cilės i hasim edhe sot e kėsaj dite nė realitetin shqiptar.

Kėtij kuadri i shtohet nė ditėt e sotme edhe mosinformimi rreth besimit pėr Perėndinė nė sistemin arsimor publik.

* * *

Nė kėta 20 vjet, me plot pėrpjekje dhe vėshtirėsi, tė gjithė ata qė e donin Perėndinė dhe e morėn seriozisht jetėn me Tė, vendės edhe miq dashamirės tė huaj orthodhoksė, ofruan mundėsitė dhe mundin e tyre nė rithemelimin e jetės sė krishterė nė realitetin shqiptar.

Tashmė edhe ndėrtimi i 150 kishave tė reja, rikonstruktimi i 160 tė tjerave, 60 kishave monument kulture, blerja, ndėrtimi dhe rikonstruksioni i 70 godinave tė tjera pėr shėrbime tė ndryshme kishtare, sociale, mes tyre dhe i qendrave tė shumta rinore, i japin mundėsi Rinisė Orthodhokse nė zhvillimin e jetės dhe veprimtarisė adhuruese, administrative, sociale e argėtuese rinore.

* * *

Rritja nė Krishtin Kisha pėrbėn burimin e njohjes dhe rritjes sė besimit nė Krishtin.

Njohja dhe rritja nė Krishtin u realizua dhe realizohet paralelisht nėpėrmjet pjesėmarrjes aktive dhe tė vazhdueshme, nė dy drejtime: sė pari nė adhurimin hyjnor, dhe sė dyti, nė studimin e Besimit tonė tė Krishterė Orthodhoks.

Nė adhurimin hyjnor kjo kryhet nėpėrmjet pjesėmarrjes personale dhe tė pėrbashkėt nė shėrbesat kishtare tė ditės (tė Mėngjesit, tė Mbrėmjes, tė Pasdarkės etj.), nė Liturgjitė Hyjnore tė tė dielave dhe ditėve tė kremte, si dhe nė Misteret e Kishės (Pagėzimi, Pendim-Rrėfimi, Martesa, Bekimi i Vajit [Efqelia], Bekimi i Ujit [Ajazma] etj.).

Ndėrsa njohja e Besimit tonė Orthodhoks kryhet nėpėrmjet studimit tė Shkrimit tė Shenjtė dhe Traditės sė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse nė dy nivele: a) nėpėrmjet takimeve tė pėrbashkėta: tė katekizmit sistematik, takimeve shpirtėrore, biblike, referateve, konferencave, si dhe b) nėpėrmjet studimit dhe leximit vetjak tė literaturės kishtare, tė botimeve tė Kishės Orthodhokse nė libra, gazeta “Ngjallja”, revistat “Kambanat”, “Tempulli”, “Kėrkimi”, nė internet nė faqen zyrtare www.orthodoxalbania.org, ose nė gjuhė tė huaja tė Kishave tė tjera Orthodhokse, nė forume, facebook e blog orthodhoksė, si edhe nėpėrmjet dėgjimit tė emisioneve nė Radion “Ngjallja” Fm 88.5 Hz.


Miqėsia

Ky besim dhe kjo jetė me Krishtin solli krijimin e njė shoqėrie tė krishterėsh qė ka si bazė rritjen nė Krisht. Kjo jetė nuk solli vetėm zgjerimin e njė shoqėrie personale, por edhe krijimin e njė vėllazėrie dhe tė njė mbėshtetjeje mė tė madhe, brenda e jashtė qytetit e fshatit ku jeton kjo rini.

Kjo lidhje dhe miqėsi midis tė krishterėsh u realizua fillimisht nėpėrmjet mbledhjeve tė tė rinjve dhe krijimit tė lidhjeve me rinitė orthodhokse tė qyteteve dhe fshatrave.

Nga mbledhjet e pėrbashkėta nė aktivitete tė ndryshme shpirtėrore, sociale, edukuese e kulturore, u arrit njė shoqėri dhe miqėsi e krishterė e organizuar, e cila ofroi dhe ofron mbėshtetje mes vetė tė rinjve, si nė jetėn shpirtėrore ashtu edhe atė shoqėrore, madje duke u lidhur akoma edhe mė ngushtė, d.m.th. nė krijimin e familjeve tė reja.

Me formimin e grupeve tė shumta rinore dhe katekiste nė qytete dhe fshatra u krijua lidhja dhe zgjerimi i miqėsimit mes tyre nė nivelin mitropolitan dhe atė kombėtar. Kjo u realizua qė nė fillim nėpėrmjet takimeve, ekskursioneve, pelegrinazheve, shkėmbimit tė eksperiencave, konferencave, trajnimeve, kampingjeve tė pėrvitshme verore (nga viti 1995 e nė vazhdim), festivaleve tė pėrvitshme e tė njėpasnjėshme (nga viti 1998 e nė vazhdim), veprimtarive sportive, olimpiadave, spartakiadave, dhe viteve tė fundit edhe nėpėrmjet facebook-ve rinore orthodhokse nė internet.

Gjatė gjithė kėsaj kohe u krijua njė shoqėri dhe miqėsi qė vazhdon edhe nė hapat e mėtejshėm tė jetės shoqėrore e profesionale, nė jetėn martesore e familjare, gjithashtu edhe nė jetėn pėrkushtuar Zotit (katekistė e klerikė). Tashmė tė rritur nė moshė, me detyra dhe angazhime tė ndryshme nė shoqėri, vazhdojnė tė jetojnė me Zotin, ashtu siē nisėn, nė forma, ritme e nivele tė ndryshme, duke pėrbėrė tashmė njė pjesė tė konsiderueshme tė familjarėve qė vijnė nė kishė rregullisht dhe rriten sė bashku nė Krishtin.

Ndėrkohė miqėsia e krishterė u shtri edhe pėrtej kufijve me vėllezėrit e motrat tė tė njėjtit besim nė Krishtin nėpėrmjet vizitave, takimeve dhe konferencave ndėrkombėtare: nė veprimtaritė e Lidhjes Rinore Orthodhokse “Syndesmos” (nga viti 1993 e nė vazhdim), tė asaj orthodhokse ballkanike “Boya” (nga viti 1992 e nė vazhdim), takimeve me vizitorė tė huaj nė vendin tonė nga Greqia, Amerika etj.

Kėshtu, rinia ofroi ndihmė me nivelin dhe potencialin e vet nė bashkimin e tė krishterėve tė rinj rreth Kishės, por edhe mes njėri-tjetrit.


Dėshmia

Rinia Orthodhokse ofroi dhe ofron njė kontribut tė madh nė dhėnien e dėshmisė sė krishterė orthodhokse nė komunitetin e saj dhe mė gjerė nė shoqėrinė shqiptare. Me zellin e vizionit tė ri tė krishterė, tė pėrjetimit tė kėtij besimi, si dhe tė zbatimit tė porosisė sė Krishtit “Shkoni e predikoni” (Mt.28:19) ajo zhvilloi dėshminė e saj kudo qė ndodhej, si njė shėrbim apostolik nė ditėt e sotme: me takime tė rregullta dhe spontane, nė kisha, nė rrėnoja kishash tė vjetra, nė shtėpi besimtarėsh, nė biseda mes tė rinjsh e familjarėsh, nė natyrė e ambiente shkollore e universitare etj.

Kontributi i saj u shtri nė organizimin dhe ofrimin nė: a) predikime dhe katekizėm; b) shkrime e botime; c) emisione nė radion “Ngjallja”, por edhe nė radio e televizione tė ndryshme; ē) nė rrjetet sociale nė internet (facebook, forume e blog); d) nė muzikė, duke ngritur kore pėr shėrbesat kishtare, pėr festat e krishtera tradicionale (p.sh. kolendrat), por edhe grupe me kėngė e valle pėr aktivitetet e festivalet rinore, duke rigjallėruar kėshtu edhe traditėn kulturore tė vendit; dh) gjithashtu edhe nėpėrmjet arteve tė tjera, mes tyre dhe punimeve artizanale, duke ofruar dhe shumėfishuar simbole tė krishtera (kryqe, komboskinė, ikona etj.) nė dobi tė fuqizimit tė jetės sė krishterė.

Anėtarėt e saj predikuan e katekizuan si klerikė, si teologė, si katekistė, por edhe si besimtarė tė thjeshtė me arsim dhe profesione tė ndryshme. Dėshmia e tyre iu drejtua tė papagėzuarve (katikumenė) dhe tė pagėzuarve, fėmijėve, adoleshentėve, studentėve, por edhe tė rriturve e tė moshuarve, nė qytete dhe fshatra, orthodhoksė dhe jo orthodhoksė. Me kontributin e tyre sollėn nė Kishė, duke i bėrė anėtarė tė Saj, edhe familjarėt, farefisin dhe shoqėrinė e tyre. Rinia nuk predikoi vetėm me fjalė, por edhe me shembullin dhe jetėn e saj, duke e shoqėruar me mendime, me lutje, me punė dhe kontribut.


Shėrbimi


Rinia Orthodhokse gjatė dy dekadave kontribuoi dhe kontribuon duke shėrbyer paralelisht nė dy drejtime: 1) nė shėrbim tė Kishės (komunitetit orthodhoks); 2) por edhe nė shėrbime sociale e bamirėse nė shoqėrinė shqiptare. Ajo ndjeu gėzimin e mėsimit, tė kontributit dhe tė bashkėpunimit me mė tė rriturit nė programet e sė tashmes, por edhe nė projektet e sė ardhmes, tė Kishės dhe tė Rinisė.

Anėtarė tė saj ofruan veten e tyre nė jetėn pėrkushtuar Zotit si katekistė, psaltė e klerikė tė martuar (dhjakonė, priftėrinj) apo edhe tė pamartuar (murgj, hieromonakė, episkopė). Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e tyre preknin ēdo aspekt tė jetės sė Kishės: atė adhuruese, baritore, katekizuese, predikuese, organizuese, administrative, tė shėrbimit, ndėrtimit, komunikimit etj. Me tė vėrtetė, kjo rini jetoi me pėrgjegjėsi dhe realitet fjalėt e Krishtit “Tė korrat janė tė shumta, por punėtorėt janė tė paktė” (Mt.9:37 dhe Llk.10:2). Kėshtu, ajo kontribuoi nė mė shumė se 1/2 e tė gjithė studentėve tė diplomuar nė Akademinė Teologjike “Ngjallja e Krishtit” tė Durrėsit (1/2 e 160 klerikėve dhe 3/4 e 90 studentėve laikė [djem e vajza]), duke ofruar gjithė kėto vite kontributin dhe mundin e saj pėr shtimin e punėtorėve tė Ungjillit dhe fuqizimin e strukturave kishtare. Kjo shkollė pėrbėn institucionin e vetėm pėr krijimin dhe formimin e kuadrove nė vend me formim dhe edukim teologjik, duke i shtuar dhe i shpėrndarė nė tė gjithė Shqipėrinė, dhe si rrjedhojė, duke e themeluar, fuqizuar dhe zgjeruar veprėn kishtare, predikuese dhe adhuruese nė vend.

Kontributi i rinisė vazhdoi edhe me aktivizimin dhe punėsimin e mjaft anėtarėve tė saj nė rolin e teologėve e pedagogėve nė Akademinė Teologjike (nė Sh. Vlash tė Durrėsit) dhe nė shkollat e mesme kishtare (Gjirokastėr dhe Sukth tė Durrėsit), si edhe nė shėrbime e detyra nė administratėn kryepiskopale e mitropolitane dhe tė edukimit tė krishterė: tė Rinisė, Katekizmit, Fėmijėve, tė Ndihmės sociale, Radios “Ngjallja” etj. Gjithashtu tė rinj me profesione tė ndryshme, ofrojnė talentet dhe profesionalizmin e tyre si tė punėsuar edhe nė institucionet e tjera tė Kishės: nė kopshtet pėr fėmijė (nė 17 kopshte nė tė gjithė vendin), nė shkollat 9-vjeēare (Tiranė, Durrės e Gjirokastėr), nė shkollat e mesme kishtare, nė shkollėn teknike profesionale (Mesopotam tė Delvinės), nė Universitetin “Logos” (Tiranė), nė Akademinė Teologjike, nė Institutet e Formimit Profesional (Tiranė e Gjirokastėr); nė qendrat diagnostike (Tiranė, Korēė, Lushnjė, Jergucat tė Gjirokastrės) etj.

Rinia vazhdon tė ofrojė shėrbimin e saj vullnetar, social e bamirės, tė pandėrprerė, pa dallim feje, nė shoqėrinė shqiptare: mbėshtetje shpirtėrore e sociale, ndihma ushqimore e veshmbathjeje, dhurim gjaku etj. pėr njerėz tė ndryshėm nė nevojė, tė varfėr, tė sėmurė, njerėz me aftėsi tė kufizuara, jetimė, tė moshuar, tė braktisur, me vizita nė shtėpi por edhe nė institucione publike: azile, jetimore, burgje, spitale etj.

Krahas tyre rinia ofron kontributin e saj edhe me iniciativa e aktivitete argėtuese (p.sh. kampet nė Kosovė), kurse tė ndryshme (gjuhėsh tė huaja, muzike, gatimi etj.), por dhe me kujdesin dhe pastrimin e mjedisit nėpėr kisha dhe nė atė publik.


Strukturat rinore

Tė rinjtė qė u arsimuan nė teologji, brenda dhe jashtė vendit, u bėnė nė vazhdim kuadro tė Kishės, duke vazhduar projektet qė ngritėn drejtuesit e tyre, duke pėrdorur jo vetėm pėrvojėn e mė tė rriturve, por edhe frymėzimin vetėkrijues. Kjo fuqi rinore orthodhokse dinamike, e organizuar tashmė nė struktura specifike tė kualifikuara (qė nga viti 1999), me kuadro, projekte dhe programe, nė rang kryepiskopate dhe mitropolitane, mbėshteti 52 lidhje rinore qė ngriti.

Zyrat e Katekizmit, tė Fėmijėve e tė Rinisė, kanė njė vizion tė qartė misionar rreth nevojave qė paraqet vepra ungjillore nė zona tė ndryshme tė vendit. Kėshtu, nė vitin 2011-2012 kėto struktura sė bashku me studentė tė Akademisė Teologjike kryejnė ēdo javė katekizmin sistematik nė mbi 135 grupe, duke katekizuar kėshtu mbi 2400 fėmijė e tė rinj, nė mbi 90 qendra nė qytete e fshatra tė Shqipėrisė. Pėrveē ungjillėzimit dhe formimit shpirtėror, ato kontribuojnė nėpėrmjet programeve social-edukuese e kulturore edhe nė informimin dhe pėrballimin e problemeve sociale tė moshės pėrkatėse (komunikimit, marrėdhėnieve, cigares, alkoolit, drogės etj.). Po kėshtu ato pėrpiqen edhe nė organizimin, nxitjen dhe dinamizmin e grupeve tė fėmijėve e tė rinjve, madje edhe nė ngritjen e grupeve tė reja dhe koordinimin e tyre.

Kėto struktura nėpėrmjet programeve financuese tė Kryepiskopatės sė Tiranės ose edhe tė Mitropolive ku bėjnė pjesė (Beratit, Korēės, Gjirokastrės), si edhe nė bashkėpunim me Zyrėn e Projekteve dhe Ndihmės Sociale tė Kishės (Diakonia Agapes) u pėrpoqėn dhe pėrpiqen tė sigurojnė kushtet e pėrshtatshme tė funksionimit dhe edukimit tė Rinisė Orthodhokse me aktivitete, trajnime, iniciativa e projekte vetėfinancimi, tė krijimit tė ambienteve tė pėrshtatshme, mobilimit dhe pajisjeve elektrike, elektronike, bibliotekave, veglave muzikore etj.

* * *

Kjo jetė rinore mė Krishtin, e pasuruar dhe e rigjeneruar me pėrvoja tė ndryshme pėr 20 vjet rresht, me tė rinj tė mundėsive dhe aftėsive tė ndryshme, vazhdon tė jetė sot njė forcė e madhe qė ofron dinamizmin e vet jetės dhe veprimtarisė sė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

Ngjallja,
Shtator 2012